Pse u dashka ne tė paguajmė ēmim pėr pavarėsinė?A do tė thotė kjo se pavarėsia nuk na ka takuar dhe asaj duhet t’i gėzohemi si njė mrekullie a dhurate? A do tė thotė kjo se nuk paskan mjaftuar 120.000 shqiptarė qė i ka vrarė Serbia kur e okupoi Kosovėn nė vitet 1912-1913, se nuk paskan mjaftuar dhjetėra mijėra tė tjerė tė vrarė e qindra mijėra tė dėbuar, burgosur e persekutuar pėrgjatė shekullit XX, deri te 12.000 tė vrarėt e luftės sė fundit?

 

PSE DUHET TĖ JETĖ DECENTRALIZIMI ĒMIM

PĖR PAVARĖSINĖ E KOSOVĖS?!

 

Shtetet e pavarura e sovrane nuk lejojnė dhe as nuk dėshirojnė kėso decentralizimesh. Mbase, decentralizimi etnik qė po i ngjan Kosovės ėshtė simptomė e njė pavarėsie qė s’ėshtė me tamam e tillė, dhe e njė shteti tė kapur nga koalicioni i madh politikė-biznes-media, i cili zot e ka paranė.

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 16.10.2009

 

 

      “Decentralizimi ėshtė ēmim pėr pavarėsinė”. Kėshtu arsyetojnė politikanė e zyrtarė tė ndryshėm institucionesh. Mirėpo, jo vetėm kjo fjali, por asnjėra shprehje e kėsaj fjalie nuk ėshtė e vėrtetė. Ky decentralizim qė po bėhet nė Kosovė nuk ėshtė decentralizim, nuk ėshtė afrim i pushtetit te qytetari. Shtėpitė e shqiptarėve nė Pasjak e Stanishor janė 2 kilometra afėr qytetit tė Gjilanit. Pas decentralizimit qė i nxjerr ato nga komuna e Gjilanit, kėto dy fshatra do ta kenė larg 27 kilometra ndėrtesėn e komunės sė tyre tė re tė Artanės (ish Novobėrdės). Zgjerimi si komunė i qytezės sė Artanės bėhet deri nė paralagjet e qytetit tė Gjilanit. Shėrbimet pėr qytetarėt si administrata komunale, ambulanca, biblioteka, policia, zjarrfikėsit, shkolla e mesme, tregu, gjykata e shumėēka tjetėr, do tė jenė dhjetėfish mė larg.

 

 

      Pushteti i decentralizuar nuk iu afrohet as serbėve. Edhe banorėve tė Koretishtės, Parallovės, Kufcės sė Epėrme etj., qė rregullisht e lirisht vijnė nė Gjilan, u largohet shumėfish qendra komunale tash kur bėhen pjesė e Artanės. Po ashtu, meqė strukturat paralele tė Serbisė, tė cilat ndodhen gjithandej ku ka serbė, nuk po shpėrbėhen paraprakisht, decentralizimi i pushtetit tė Gjilanit e Prishtinės pėr serbėt do tė thotė centralizim i pushtetit tė Beogradit mbi ta.

 

      Megjithatė, decentralizimi ėshtė ēmim pėr pavarėsinė, thonė pushtetarėt.

·       Por, pse u dashka ne tė paguajmė ēmim pėr pavarėsinė?

·       A do tė thotė kjo se pavarėsia nuk na ka takuar dhe asaj duhet t’i gėzohemi si njė mrekullie a dhurate?

·       Dhe, a do tė thotė kjo se nuk paskan mjaftuar 120.000 shqiptarė qė i ka vrarė Serbia kur e okupoi Kosovėn nė vitet 1912-1913, se nuk paskan mjaftuar dhjetėra mijėra tė tjerė tė vrarė e qindra mijėra tė dėbuar, burgosur e persekutuar pėrgjatė shekullit XX, deri te 12.000 tė vrarėt e luftės sė fundit?

( Lexoni: Barbarėt - pashtriku.org )

Pra, nėse iu bindemi kėtyre pushtetarėve tanė, ne po e pranojmė qė Kosova i ėshtė marrur Serbisė, e jo qė Serbia e ka marrur Kosovėn, dhe tash ajo u dashka tė kompensohet ca pėr padrejtėsinė qė i ėshtė bėrė.

·       Pse Kosova tė ndjehet me borxh ndaj Serbisė kur, nė tė vėrtetė, Serbia ėshtė ajo qė na ka borxh neve?

 

      Ata qė na e theksojnė se decentralizimi ėshtė ēmim pėr pavarėsinė, nuk arrijnė tė na e shpjegojnė pse ky farė ēmimi duhet tė paguhet nė Anamoravė. Thjesht, pse jo diku tjetėr? Me 30 nėntor 2005, gazeta beogradase Danas, i paraqiti planet e

·       Dobrica Qosiqit,

·       Aleksandar Despiqit,

·       Branislav Krstiqit,

·       Dushan Batakoviqit,

     e deri te planet e :

·       Zoran Gjingjiqit,

·       Nebojsha Ēoviqit e Boris Tadiqit,

pėr krijimin e dy entiteteve pėrbrenda Kosovės: njėrit shqiptar e tjetrit serb. Decentralizimi potencohet nė kėto plane si mėnyrė pėr kantonizim dhe nė tė gjitha hartat e publikuara shihet se ato e kanė nė shėnjestėr Anamoravėn. Pra, decentralizimi nė rajonin e Gjilanit nuk ėshtė kurrfarė ēmimi pėr pavarėsinė, por vazhdim i projekteve tė Serbisė nė Kosovė edhe pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.

 

      Realizimin e decentralizimit nė Kosovė Serbia do ta ndihmojė me kuadro dhe buxhet. Grantet nga Serbia, qė janė tė kufizuara nė fushėveprim por jo edhe nė sasi, do tė paguhen drejtpėrdrejt nga buxheti i Serbisė nė atė komunal. Pėrveē tė hyrave vetanake (tatimet nė pronė, taksat e regjistrimit tė afarizmit, liēencimi i tyre, liēencimi i veturave etj.), kompetencat shtesė tė komunave tė reja, do t’i financojė buxheti i Kosovės. Pasi qė qytetarėt e Kosovės kurrė nuk u pyetėn dhe nuk u lejuan tė deklarohen pėr decentralizimin me referendum, tash buxheti i Kosovės i sajuar nga kontributet e qytetarėve do tė pėrdoret pėr ta financuar decentralizimin qė i dėmton ata.

 

      Pėrderisa tė rriturit ndahen nė baza etnike pėrmes policisė, gjyqėsisė e administratės, nė kėto komuna fėmijėt dhe tė rinjtė nėpėr shkolla do t’i kenė planprogramet e Serbisė, kurse fėmijėt serbė nuk e kanė tė obliguar ta mėsojnė gjuhėn shqipe. Arsimi nėpėr komunat e reja me shumicė serbe, ku mėsohet njė histori e kundėrt prej pjesės tjetėr tė Kosovės, e farkon brezin e ardhshėm tė serbėve pėr konflikte tė reja me shqiptarėt. Ja, pra, se si i kontribuon decentralizimi paqes e stabilitetit me tė cilin na i shurdhuan veshėt burokratėt ndėrkombėtarė.

 

      Cilindo shtet normal, demokratik e tė zhvilluar, njė kėso decentralizimi mbi parimin etnik do ta shpėrbėnte. E, tė mendosh qė me kėtė decentralizim Kosova do tė bėhet shtet i pavarur me gjithė mend, ėshtė absurde. Shtetet e pavarura e sovrane nuk lejojnė dhe as nuk dėshirojnė kėso decentralizimesh. Mbase, decentralizimi etnik qė po i ngjan Kosovės ėshtė simptomė e njė pavarėsie qė s’ėshtė me tamam e tillė, dhe e njė shteti tė kapur nga koalicioni i madh politikė-biznes-media, i cili zot e ka paranė.

 

      Decentralizimi nuk po ndodh meqė tash sė voni u pavarėsuam e as pėr t’u pavarėsuar plotėsisht sė shpejti. Decentralizimi po ndodh sepse nuk jemi tė pavarur. Decentralizimi ėshtė ēmimi i varėsisė qė po rritet.