Njė rėfim pėr imazhin

 

IMAZHOKRACIA NĖ KOSOVĖ

 

Njė regjim qė e bėn Kosovėn imazh pėr tė tjerėt, nuk na kursen neve banorėve tė imazhit. Dominimin e imazhit e gjen kudo, saqė dominimi i imazhit dhe dominimi i regjimit nuk janė dy gjėra tė ndryshme. Nuk bėhemi dot vend qė pėrparon gjersa tė mos i themi dy fjali themelore. 1. Ne jemi tė mirė. 2. Ne mundemi. Pra: vetėrespekt dhe vetėbesim.

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 02. 10. 2009

­­­­­­­­

Ata qė kujdesen pėr dominimin e imazhit!

 

Rrėfimi pėr imazhin nė Kosovė, pėr dėmtimin a lartėsimin e tij, ėshtė rrėfim pėr shitjen nė treg, ėshtė rrėfim pėr shqetėsimin:

·       se nuk do tė shitemi,

·       se nuk do tė mund tė shitemi,

·       se do tė mbesim pa u shitur,

·       se nuk do tė blihemi,

·       se nuk do tė na blejnė,

·       se do tė na bie vlera nė treg,

·       se nuk do t’iu duhemi,

·       se mund tė jemi tė papėrdorshėm.

Ėshtė frikė pėrgjatė shikimit tė padronit klient mbi ne. Ėshtė frikė pas reduktimit tė dyfishtė: sė pari nė mall dhe mė pas nė ambalazh tė mallit. Frikė qė mund ta zėvendėsojė vetėm kėnaqėsia jonė pėr kėnaqėsinė e tjetrit teksa vendosi tė na blejė.

 

Asgjė nė Kosovė nuk theksohet e pėrsėritet sikurse njohjet e tyre dhe ambasadorėt tonė. Kush do tė na njohė, kush do tė na njohė sė shpejti, e kush paralajmėroi njohje. Paralelisht me emrat e ambasadorėve qė aq shpesh u duhet tė kthehen nė Kosovė kur pėrcaktohen, emėrohen, vėrtetohen, konfirmohen e fjalė tė tjera tė ngjashme si kėto. Ndoshta pse kjo ėshtė krejt ēka kemi, ndryshe prej gjendjes para shpalljes sė pavarėsisė. Njė Kosovė e ndryshuar sė jashtmi, por jo pėrbrenda. Vetėm kaq: pagėzimi dhe ata qė na e pranuan pagėzimin. Nuk jemi sikurse emri qė kemi dhe pa emrin pothuajse qė s’jemi. Ambalazh pra. Jo vetėm shtet i ambalazhuar. Shtet (si) ambalazhė.

 

Na njohin shtete pėr tė cilat kurrė s’kemi dėgjuar dhe kurrė s’do tė dėgjojmė mė. Me rėndėsi qė u dha lajmi pėr to. Qė i njohėm duke na njohur. Secila njohje bėhet lajm i parė me tė cilin pritet prej nesh qė tė magjepsemi. Secili pranim i Kosovės rrėfehet si njė mrekulli thuajse do ta ngop tė uriturin, do ta shėrojė tė sėmurin e do t’i gjejė punė tė papunit. Prej anėtarėsimit tė Kosovės nė organizatėn mė tė panevojshme ndėrkombėtare, e deri te secila deklaratė pėr anėtarėsimin e Kosovės nė NATO e BE, qė askush nuk e di se kur do tė ngjajė.

 

Pranimin politikanėt tonė e propagojnė ashtu siē e mendojnė: si hyrje nė njė VIP klub nate atėherė kur nuk i ke rrobat adekuate, por megjithatė arrin tė hysh disi. Dhe, tė shikosh e shikohesh aty brenda. Tė shfaqesh atje, tė dukesh nė vendin nė tė cilin do tė qėndrosh gjithnjė i sikletosur, meqė i vetėdijshėm se nuk e ke bash vendin aty. Tė bėhesh veēse ashtu siē tashmė ishe: inferior gjer nė dhembje.

 

Imazhi nuk ėshtė vetėm jashtė Kosovės, vetėm imazh i Kosovės. Njė regjim qė e bėn Kosovėn imazh pėr tė tjerėt, nuk na kursen neve banorėve tė imazhit. Dominimin e imazhit e gjen kudo, saqė dominimi i imazhit dhe dominimi i regjimit nuk janė dy gjėra tė ndryshme.

·       Edhe shkollat i ndėrtojnė,

·       edhe rrugėt i shtrojnė,

·       edhe spitalet i renovojnė pėr syrin e kamerės.

Pėr imazhin qė ato paraqesin. Njė shkollė e ndėrtuar ose njė pasjisje e sjellur nė spital janė tė mira pėr pushtetin nėse imazhi i saj ėshtė i mirė. Nuk ka gajle nėse s’ka energji elektrike dhe as ujė rregullisht, nėse nuk ka mėsues tė pėrgatitur e mjekė profesionistė. Qytetarėt do t’i bartin pasojat me atė rast, e jo pushtetarėt. Kėta kanė pasoja vetėm atėherė kur imazhi i asaj qė paraqesin ka defekte, jo kur defektet janė te pėrmbajtja reale e asaj qė xhirohet.

 

Kurrė nuk do tė arrijmė tė bėhemi shtet i njėmendtė duke prioritizuar imazhin tonė, duke e bėrė imazhin masė tė (mos)veprimeve tona. Dogma e imazhit po na ngujon. Ajo po i bėn njerėzit pasivė e statikė, po prodhon njerėz qė kanė shumė turp ndaj tė huajve dhe fare nga vetvetja, njerėz pa vetėbesim dhe pa vetėrespekt, njerėz qė nuk besojnė sepse besojnė nė dėshtim, dhe krejt ēfarė brengosen ėshtė qė tė mos konsiderohen fajtorė mandej pėr atė qė ngjau. Pra, njerėz nė trotuar, njerėz qė rrinė anash, e tė cilėt nėse eventualisht do t’i thėrrasin si dėshmitarė, do tė thonė se kanė qenė duke fjetur. Dhe, do tė mendojnė se kanė gėnjyer!

 

Nuk bėhemi dot vend qė pėrparon gjersa tė mos i themi dy fjali themelore.

  1. Ne jemi tė mirė.

  2. Ne mundemi.

  Pra:

- vetėrespekt dhe

- vetėbesim.

Pėrgjegjės sepse duam tė veprojmė. Pėrgjegjės edhe atėherė kur nuk vepruam. Pėrkundėr, pikėrisht pėrkundėr, propagandės qė na vjen nga lart e cila mundohet tė na bind:

·       se populli ynė s’vyen gjė,

·       se puna e tij s’ėshtė gjė,

·       se ai nuk ėshtė i mirė dhe mbase shyqyr qė s’mundet.

Nuk jemi tė fyer e tė poshtėruar pse na sundojnė nė mėnyrė jodemokratike; na sundojnė nė mėnyrė jodemokratike sepse paraprakisht na kanė fyer e poshtėruar, duke mos na llogaritur si njerėz tamam. Nė sytė e tyre, kur nuk jemi fėmijė, u ngjajmė si tė ēmendurit, qė duhen kontrolluar e mbikėqyrur pa u dhėnė llogari.

 

Imazhi ynė, nė tė vėrtetė, ėshtė ky vrapim pas imazhit, ndėrkohė qė jeta politike e kulturore dhe gjendja socio-ekonomike po rrėgjojnė me shpejtėsi edhe mė tė madhe se ky vrap pas imazhit. Ishte qesharake ajo pamja teksa ambasadori amerikan Christopher Dell nėnshkruante marrėveshje me Thaēin dhe Sejdiun pėr njė ndihmė Kosovės prej 13 milionė eurosh. Pikėrisht nė ditėn kur po demonstrohej nė Prishtinė kundėr protokolleve tė bashkėpunimit EULEX-Serbi, Sejdiu e Thaēi merrnin para nė emėr tė Kosovės qė pėr nga shuma janė minore nė krahasim me pasurinė qė e kanė krijuar ata pėr vete. Nė fakt, kjo s’ishte aspak qesharake. 13 milionė euro janė shumė qesharake pėr Sejdiun e Thaēin qė s’lanė djem e vėllezėr tė tyre pa punėsuar nė pozitat ku ndahen tenderėt nėpėr ndėrmarrjet e rėndėsishme publike.

 

Mirėpo, duket qė ndėrkombėtarėt i duan mu kėta politikanėt e korruptuar sepse ata janė posaēėrisht tė dėgjueshėm, ata mundėsojnė qė ndėrkombėtarėt as tė mos kenė nevojė t’i pėrdorin fuqitė e tyre ekzekutive, por edhe pėr shkak se mu ata e bėjnė tė nevojshme sundimin e ndėrkombėtarėve nė sytė e popullatės, e cila e ndrojtur siē ėshtė, nuk do qė tė mbetet nė duar tė kriminelėve vendas.