Pse nuk ka kurrfarė debatesh pėr kėto privatizime?

 

PESHK A QEN?!

 

    Me kėtė privatizim, Kosova po bėhet sikur ai peshku te romani Plaku dhe Deti i Hemingway’it: njė peshk i madh por qė nuk do ta sjellėsh dot nė breg. Peshkaqenėt e shumtė rreth e rrotull vetėm skeletin kanė pėr t’ia lėnė. Tepėr gjatė ka hequr e ėshtė munduar populli ynė porsi plaku i Hemingway-it. Nuk duhet ta pranojmė epilogun e njėjtė, nuk duhet tė lejojmė qė gjithēka tė pėrfundojė te peshkaqenėt. EULEX-i sigurisht qė nuk e kishte asnjėherė ndėrmend qė ta kap kurrfarė ‘peshku tė madh’ prej politikani tė rėndėsishėm e tė korruptuar. Ka diēka prej qeni e jo peshku te ata politikanė. Peshku i madh ėshtė vetė Kosova.

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 26. 03. 2010

 

 

     PTK-ja ėshtė sikur ajo pula qė bėn vezė tė arta. Por, pronari i saj, Qeveria e Kosovės, ka vendosur qė ta shesė pulėn. Nuk ėshtė dakord qė t’i shesė eventualisht vetėm vezėt e arta. Kush pėrfiton nga kjo shitje? Qeveritarėt gjithsesi, Kosova kurrsesi. Gjysmė miliard euro tė fondit tė privatizimit vazhdojnė tė mbesin jashtė vendit. BQK-ja si klient i bankave jashtė vendit ku kėto para janė, nuk do qė t’i kthejė ato mjete nė Kosovė. Shefi i ICO-sė, Pieter Feith, pat deklaruar qė ky fond duhet tė mbetet jashtė vendit pėr shkaqe tė sigurisė. Ndėrkohė, pikėrisht vendet perėndimore ku ndodhen paratė e Kosovės i kishte kapluar kriza financiare globale, ndėrsa bankat e huaja nė Kosovė vazhdojnė tė kenė vetėm 4% kredi tė kėqija.

     Pse ky privatizim na qenka i domosdoshėm?

     Pse duhet shitur ndėrmarrjet publike ose shoqėrore?

     Pse edhe atėherė kur ato janė fitimprurėse e tė suksesshme?

     Pse po e zhdukin tė pėrbashkėtėn e qytetarėve?

     Pse ky sulm mbi publikun dhe shoqėrinė, mbi pasuritė publike e shoqėrore?

     Pse bėhet privatizimi para dekolonizimit (gjė qė i mundėson Serbisė hise nė Kosovė)?

     Pse Kuvendi i Kosovės nuk e miraton ligjin pėr dekolonizim para ēfarėdo privatizimi?

     Pse duhet vazhduar me privatizimin pėrkundėr mbetjes sė mjeteve tė deritanishme tė privatizimit jashtė vendit?

     Pse pa i futur ato nė zhvillim njėherė?

     Pse duhet privatizuar pasuria pa e pasur njėherė planin zhvillimor afatshkurtėr, afatmesėm e afatgjatė?

     Pse duhet privatizuar pa e regjistruar njėherė tėrė pasurinė tonė tokėsore e nėntokėsore, pa e ditur paraprakisht se sa tė pasur jemi saktėsisht?

     Pse duhet privatizuar pėrderisa nuk jemi sovranė, dhe nė mungesė tė integritetit territorial?

     Pse nuk ka kurrfarė debatesh pėr kėto privatizime?

     Pse nuk parashihet referendumi gjithėpopullor pėr pasuritė kapitale?

     Pse Kosova si vendi mė i varfėr nė Evropė duhet privatizuar resurset e saj, nė kohėn kur vendi mė i pasur nė botė, ShBA-ja, e merr nėn kontroll industrinė e vet?

     Kėto pyetje, dhe shumė tė tjera, nuk kanė pėrgjigje pėr shkak se, para sė gjithash, janė pyetje tė ndaluara. Pse, kur, qysh dhe ēka tė privatizohet nuk lejohet tė diskutohet nė Kosovė. Sepse, gjithēka duan ta privatizojnė sa mė shpejtė, dhe pėr pasojė, sa mė lirė. Pėr ēėshtjet madhore ekonomike, nė Kosovė lejohen diskutime e polemika pas marrjes sė vendimeve kryesore, jo para tyre. Dhe mandej kėto lloj debate shėrbejnė zakonisht si legjitimim posteriori i vendimeve tė marra e jo kontribut nė cilėsinė e vendimeve qė duhet tė merren. Prandaj nuk ėshtė e rastėsishme qė i gjithė problematizimi i privatizimit konsiston nė (mos)transparencėn e tij. Vetėm kaq lejohet dhe vetėm kaq ka kuptim nė njė situatė kur vendimet tashmė janė punė e kryer. Jo vetėm qė i shesin ndėrmarrjet e Kosovės, por duan ta shesin edhe lajmin pėr kėtė si njė ēėshtje tė mirė pėr Kosovėn.

     Gabimisht dhe me keqdashje privatizimi konsiderohet si e vėrteta e dėshmuar e organizimit dhe planifikimit tė ekonomisė. Gabimisht dhe me keqdashje zhvillimi ekonomik nė Kosovė ėshtė paraqitur si zhvillim i privatizimit. Hajnitė e politikanėve janė suplement dhe produkt i privatizimit. Nėse ėshtė e lejueshme qė pasuria e Kosovės t’i jepet pėr pak para njė njeriu privat, nėse ajo qė ėshtė e tė gjithėve bėn qė tė bėhet e ndonjėrit, atėherė politikanėt kollaj kalojnė nė anėn e kėtij ‘ndonjėri’ privat. Popullsia e varfėruar dhe disa klane tė pasuruara janė dy anėt e sė njėjtės monedhė tė transicionit qė e shėnon privatizimi. Lufta na e shkatėrroi pasurinė kurse privatizimi po e tret atė qė na mbeti. Privatizimi ėshtė luftė kundėr shoqėrisė me mjetet tjera. Midis popullsisė sė varfėruar dhe gjithnjė e mė tė varfėr dhe disa privatistėve tė pasuruar dhe gjithnjė e mė tė pasur, politikanėt me lehtėsi dhe shpejtėsi pėrfundojnė te grupi i dytė meqenėse politikisht dhe juridikisht ata janė bėrė facilitatorėt e kėtij procesi qė varfėron shumicėn dhe pasuron pakicėn.

     Privatizimi i kėtillė ėshtė plaēkitje e pastėr e asaj qė trashėguam nga brezat paraardhės dhe asaj qė do tė duhej t’ua lėmė trashėgim brezave pasardhės. Pėrgjegjėsia e Qeverisė pėr kėtė shpronėsim final tė shoqėrisė nuk ėshtė vetėm aktuale por edhe historike - ajo e tejkalon gjeneratėn tonė. Kjo qė kemi nuk e krijuam vetėm ne dhe nuk na takon vetėm neve. Ne jemi ardhmėria e brezit qė shkoi pikėrisht duke iu falėnderuar atij brezi. Ėshtė nė dorėn tonė qė t’ia mundėsojmė ose pamundėsojmė ardhmėrinė brezit qė do tė vie.

     Zėrat qė thonė se duhet t’i shesim ndėrmarrjet meqė ne nuk kemi kapacitete menaxhuese dhe kuadro tė afta, janė shprehje e racizmit ndaj neve vendėsve. Niveli i pakėnaqshėm arsimor i shqiptarėve nuk ėshtė pasojė e karakterit tė shqiptarėve, por e sistemit tė shkollimit. Shqiptarėt qė janė nė diasporė nuk janė mė tė dobėt nė mėsime se bashkėmoshatarėt e tyre perėndimorė. Fundja, nėse na mungon ndonjė ekspert, atėherė e marrim nė punė dikė nga jashtė, por s’kemi pse i shesim pasuritė. Ose, le t’i dėrgojmė njerėzit nė shkollim a trajnim jashtė vendit pėr hir tė profesionalizmit dhe ekspertizės, por le tė mos i shesim ndėrmarrjet tona.

     Industria e pakėt e mbetur ėshtė industri ekstraktuese e jo pėrpunuese, madje nė pėrmasa shumė mė tė kėqija sesa nė kohėn e ish’Jugosllavisė kur nė Kosovė protestohej me parullėn “Trepēa punon, Beogradi ndėrton”. Feronikeli sot ėshtė gjithsesi shembull i eksploatimit neokolonial: ėshtė shitur fare lirė, i jepet energji elektrike pa kufizim nėn ēmimin e importit, e bile edhe nėn atė tė prodhimit, ndėrkohė qė Kosova importon mallra tė prodhuar nga lėnda e parė e nxjerrur nė Kosovė.

     Me kėtė privatizim, Kosova po bėhet sikur ai peshku te romani Plaku dhe Deti i Hemingway-it: njė peshk i madh por qė nuk do ta sjellėsh dot nė breg. Peshkaqenėt e shumtė rreth e rrotull vetėm skeletin kanė pėr t’ia lėnė. Tepėr gjatė ka hequr e ėshtė munduar populli ynė porsi plaku i Hemingway-it. Nuk duhet ta pranojmė epilogun e njėjtė, nuk duhet tė lejojmė qė gjithēka tė pėrfundojė te peshkaqenėt. EULEX-i sigurisht qė nuk e kishte asnjėherė ndėrmend qė ta kap kurrfarė ‘peshku tė madh’ prej politikani tė rėndėsishėm e tė korruptuar. Ka diēka prej qeni e jo peshku te ata politikanė. Peshku i madh ėshtė vetė Kosova.