Nė 27 vjetorin e demonstratave tė vitit 1981

Kush ishin flamurtarėt e parė tė Republikės sė Kosovės

          Shkruan: Ahmet QERIQI *

          Prishtinė, 11. III. 2008

 

        Protestat dhe demonstratat e Marsit dhe Prillit tė vitit 1981, shėnojnė fillimin e ndarjes definitive tė forcave liridashėse shqiptare nga procesi i jugosllavizimit, i cili po manifestohej me politikėn e ashtuquajtur tė bashkim vėllazėrimit tė shqiptarėve me popujt sllavė. Pėr mė tepėr, qysh nga ajo kohė filloi edhe procesi i gjatė, historik, pėr krijimin e Republikės sė Kosovės, fillimisht si republikė e barabartė nė federatėn jugosllave, me synim qė nė kėtė republikė tė pėrfaqėsoheshin shqiptarėt e tė gjitha viseve tona etnike, tė cilat i mbante nėn okupim RSFJ.

 

        Tani, 27 vjet mė vonė, Kosova ka shpallur pavarėsinė, e cila tashmė ėshtė pranuar dhe ėshtė njohur nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe shumė shtete tė tjera. Serbia ashtu sikur nė vitin 1981, qė nuk pranoi barazimin e Kosovės me republikat e tjera tė Federatės jugosllave, edhe sot po bėn pėrpjekje qė ta shantazhojė dhe ta pengojė procesin e pavarėsisė, qė ka filluar tė jetėsohet, fillimisht me njė status tė mbikėqyrur.

 
        Nė pėrkujtim tė ngjarjeve madhore tė sė kaluarės, nė 27-vjetorin e Pranverės sė vitit 1981 do tė shkoqisim njė segment tė kundėrvėnies sė rinisė sonė atdhetare kundėr formave brutale tė regjimit titist jugosllav. Mė 2 prill tė vitit 1981, protestat e ligjshme tė rinisė shqiptare, e cila nuk kėrkonte asgjė mė shumė se liri e barazi, kishin marrė pėrmasa tė njė revolte tė pėrgjithshme popullore, jo vetėm nė Prishtinė, ku ishte bėrthama e qėndresės dhe e tė gjitha zhvillimeve, por edhe nė mbarė qytetet e Kosovės. Atė ditė janė shėnuar edhe disa elemente tė kryengritjes sė pėrgjithshme popullore, sikur ishte rasti i rrėmbimit tė armėve nga njė grup i tė rinjve shqiptarė, tė cilėt u barrikaduan nė fshatin Besi, nė hyrje tė Prishtinės, duke mos lejuar forcat policore serbe tė futeshin nė Kosovė.

 
        Krahas grushteve tė ngritur nga studentėt nė protesta, tė cilėt ishin pėrgjakur nga forcat pushtuese dhe ato mercenare, njė grup i tė rinjve militantė shkoi edhe mė larg. Ata, duke parė se policia po pėrdorte armė kundėr protestuesve duarthatė, rrėmbyen armėt dhe vendosėn njė barrikadė tė kundėrvėnies, nė dalje tė Prishtinė nė fshatin Besi dhe nė rrugėn pėr nė Besianė, (ish-Pudujevė). Grupi ishte i organizuar dhe kishte synim tė pėrshkallėzonte revoltėn nė formė tė kundėrvėnies, meqė atė ditė, forcat intervencioniste serbe kishin martirizuar dhjetėra protestues shqiptarė dhe kishin plagosur me armė zjarri qindra tė tjerė. Nė kėtė grup bėnin pjesė kryesisht nxėnės, punėtorė dhe arsimtarė, tė cilėt gjatė tėrė muajit mars kishin marrė pjesė nė demonstrata.
Nė mesin e tyre kishte protestues tė rritur, por edhe tė mitur.

 
Grupin e parė tė tė rriturve qė ishte barrikaduar nė fshatin Besi tė Prishtinės e pėrbėnin:


Ruzhdi Hajdini, nga fshati Miroc,
Sami Leci nga fshati Barilevė,
Zijadin Hoxha nga Prishtina,
Vehbi Leci nga Barileva,
Osman Krasniqi nga Bėrnica e Epėrme,
Ibush Kelmendi nga fshati Prugoc,
Agim Selmani nga Barileva,
Agim Leci, po ashtu nga Barileva,
dhe Hajrullah Dragusha nga Prugoci.

Grupi i dytė i tė rriturve:

Zymer Krasniqi nga fshati Besi,
Bajram Syla nga Rimanishta,
Qerim Arifi nga Rimanishta,
Nagip Bllaca, nga Besia,
Naim Statocvi, nga fshati Prugovc,
Sadik Dragusha, nga fshati Prugovc,
Shaban Dragusha, po ashtu nga Prugovci,
Ramadan Rexha nga Rimanishta,
Enver Koliqi nga fshati Lupē i Poshtėm,
Nexhmedin Pireva nga fshati Lupē,
Sadri Berisha nga fshati Drenovc.

Nė grupin e tė miturve bėnin pjesė:

Afrim Bllacaku,
Agim Selim Leci,
Naser Rexha,
Shemsi M. Leci,
Fadil Shala,
Ekrem Dragusha,
Avni Llumnica,
Veton Osmani,
Xhemshir Leci,
Pajazit Ndreca,
Nexhat Dragusha,
Osman H. Abdullahu,
Sami Abdullahu,
Osman S. Abdullahu,
Ismajl Koliqi,
Zenel Krasniqi,
Lutfi Leci, dhe
Xhafer Fetahu, nė gjithė nėn moshėn 18 vjeēare.


        Nė aktakuzėn e ngritur nga Gjykata e Qarkut e Prishtinės kundėr grupit tė parė tė tė rriturve K. 147/ 81, mė 13. 8. 1981, ndėr tė tjera thuhet:  “Mė 2 prill 1981, nė rrugėn e asfaltuar Prishtinė-Podujevė, prej rrugės “Jabllanica” tė Prishtinės e deri nė fshatin Besi, KK Prishtinė, nė kushte veēanėrisht tė rėnda: Ruzhdi Hajdini, Sami Leci, Zijadin Hoxha, Vehbi Leci, Osman Krasniqi, Ibush Kelmendi, Agim Selmani dhe Agim Leci kryen vepra penale tė drejtuara nė: rrėzimin e pushtetit tė klasės punėtore, minimin e rregullimit shoqėror ekonomik, minimin e sistemit shoqėror politik, thyerjen e bashkim vėllazėrimit, prishjen e barazisė sė kombeve e kombėsive dhe ndryshimin antikushtetues tė Jugosllavisė. Ky grup demonstruesish me forcė ia morėn pushkėn me 5 fishekė rojtarit tė OPB-sė “Bisernica”, pastaj kėtė pushkė ia drejtuan vozitėsit Ilija Xhelatoviq, tė cilit ia morėn veturėn dhe u drejtuan nė OPB “Higjeno-Teknika”, ku po ashtu rojtarit me forcė ia marrin pushkėn e gjuetisė me 3 fishekė.... Pastaj nė rrugė pėr nė Besi, me gurė dhe mjete tė tjera i dėmtuan automjetet e punėtorėve tė sigurimit... iu kundėrvunė me forcė punėtorėve tė sigurimit dhe forcave tė tjera, qė vepronin nė shpėrndarjen e demonstratave. Ata e vendosin flamurin kombėtar (shqiptar) nė njė shtyllė elektrike, kėpusin lidhjet telefonike dhe brohorasin:


“Republikė kushtetutė, ja me hatėr ja me luftė”!

“Lironi shokėt nga burgu”

“Trepēa punon pėr tė tjerėt”.


        Gjithnjė duke pėrdorur forcėn, ky grup ndaloi kamionin FAP me targė: Pr. 262 – 83 dhe me tė shkojnė nė fshatin Lebane.
Aty i japin zjarrin automjetit tė markės mercedes, pronė e njė ndėrmarrje tė Nishit me targė: NI 111 382. Kėtij kamioni tė ngarkuar me mall ia dhanė zjarrin. Po atė ditė ata kryen edhe shumė vepra tė tilla penale nė fshatin Besi.... Mė 3 prill 1981, tė armatosur me dy pushkė automatike dhe njė pushkė tė gjuetisė u tubuan nė vendin e quajtur “Te Qukat” te Mulliri i Pashės, ku mė vonė u shpėrndanė nė drejtime tė ndryshme. Kėtij grupi militant ndėrkohė i bashkohen edhe Hajrullah Dragusha e tė tjerė...”
Aktakuza pėrshkruan veprat e kėtyre militantėve tė parė tė Republikės sė Kosovės. Ata veprojnė nė mėnyrė tė organizuar, demonstrojnė kėrkesėn tashmė plebishitare pėr Republikėn e Kosovės, shkrepin plumba mbi veturat e policisė, por nuk vrasin njerėz, madje as policė as bashkėpunėtorė tė tyre. Pastaj nė aktakuzė pėrshkruhen edhe veprime tė tjera, “tė inkriminuara”, sikur ishte rasti i marrjes sė bukės nga njė kamion, me qėllim pėr t’ua shpėrndarė qindra protestuesve, tė cilėt nuk largoheshin nga barrikada. Ata zėnė rrugėn, ndalojnė automjetet dhe legjitimojnė udhėtarėt. Tė ardhurve tė paftuar nga Serbia ua marrin automjetet, tė cilat i vendosin nė barrikada. Tė ndaluarit as i rrahin, as i maltretojnė, por ju bėjnė me dije se herėn tjetėr duhet tė marrin me vete “pasaportat” e Republikės sė Kosovės...

 
         Kėto janė shkurtimisht veprat “penale” qė kishte kryer ky grup militant mė 2 dhe 3 prill tė vitit 1981, nė kohėn kur zemėrimi popullor kishte shpėrthyer fuqishėm dhe tėrė mllef kundėr padrejtėsisė, nė ditėt kur shpirti kryengritės i rinisė shqiptare kishte marrė hapin historik pėr krijimin “me hatėr ose me luftė” tė Republikės sė Kosovės. Pjesėtarėt e kėtij grupi nuk i kanė mohuar veprimet e tilla, tė cilat i kanė ushtruar nė shenjė revolte kundėr forcave policore dhe ushtarake tė RSFJ-sė, qė kishin vrarė demonstruesit paqėsorė mu nė qendėr tė Prishtinės. Ata kishin synuar tė krijonin bėrthamėn e parė tė armatosur ēlirimtare, por gjatė njė afati tė shkurtėr kohor ishin arrestuar nga policia. Pėr kėto ngjarje tė cilėsuara si vepra tė rėnda penale, tė drejtuara kundėr RSFJ-sė, nė shqyrtimin kryesor verbal, publik, nė prani tė prokurorit Publik tė Qarkut tė Prishtinės, Pjetėr Kola, nė prani tė akuzuarve dhe mbrojtėseve tė tyre, mė 31 gusht 1981, Gjykata mori kėtė aktgjykim dhe dėnoi me burg:


Ruzhdi Hajdini, nga fshati Miroc, 25 vjeēar, i cili u dėnua me 15 vjet burg.
Sami Leci nga fshati Barilevė, 20 vjeēar, u dėnua 14 vjet burg.
Zijadin Hoxha nga Prishtina, 20 vjeēar, u dėnua 15 vjet burg.
Vehbi Leci nga Barileva, 18 vjeēar u dėnua 12 vjet burg.
Osman Krasniqi nga Bėrnica e Epėrme, 10 vjet burg.
Ibush Kelmendi nga fshati Prugoc, u dėnua 10 vjet burg.
Agim Selmani nga Barileva, 13 vjet burg.
Agim Leci, po ashtu nga Barileva, u dėnua 12 vjet burg.
Hajrullah Dragushanga Prugoci dėnohet dy vjet burg, pasi paraprakisht ishte modifikuar aktakuza kundėr tij.


        Nė arsyetim tė shqiptimit tė dėnimeve tė tilla drakonike, Gjykata e Qarkut nė Prishtinė nė kolegjin e pėrbėrė nga: Ismet Emra, kryetar, Slobodan Zhivkoviq, anėtar, Azem Emini porot, Lubisha Miēiq dhe Qazim Goxhufi anėtarė... shkruan se nga tė dhėnat rezulton se tė pandehurit kanė kryer veprat penale pėr tė cilat akuzohen, tė cilat janė tė pėrshkruara nė dy petitume tė kėsaj aktakuze, veprime kėto qė janė tė inkriminuara dhe ekzekutorėt janė penalisht pėrgjegjės, andaj nė veprimet e tyre plotėsohen tė gjitha tiparet e figurave tė veprave penale nga neni 114 tė LPJ-sė dhe qė pėrkrah ashpėrsisė sė manifestuar gjatė veprimit armiqėsor duhet tė ndėshkohen sipas nenit 139 tė Ligjit Penal tė Jugosllavisė....

        Me kėtė rast ishte dėnuar 12 vjet burg, i riu Agim Leci, i cili sapo kishte mbushur 18 vjet. Vetėm pėr disa ditė kishte kaluar kufirin ligjor dhe ishte dėnuar si i rritur dhe jo si i mitur, sikur ishin dėnuar edhe disa nxėnės, qė ua kishin rrėmbyer pushkėt disa rezervistėve serbė. Ky ishte grupi qė asokohe u dėnua me shkallėn maksimale tė dėnimit, qė parashihnin ligjet e RSFJ-sė nė atė kohė. Ndėrsa tė dėnuarit ishin keqtrajtuar mizorisht, si gjatė periudhės sė hetimeve, ashtu edhe gjatė kohės sė mbajtjes nė burg. Dhuna e ushtruar kundėr kėtyre militantėve tė Republikės, i kaliti edhe mė tej ata. Inspektori kryesor i SPB-sė nė lėndėn e kėtij grupi ka qenė Gjergj Berisha.


Aktgjykimi i grupit tė dytė tė tė rriturve, i datės 2

gusht tė vitit 1981. P. Nr. 110/81


        Gjykata e Qarkut nė Prishtinė nė Kolegjin e pėrbėrė nga Mentor Ēoku kryetar dhe anėtarėt gjyqtarė tė kėsaj gjykate: Veroslava Dimiq, si dhe gjyqtarėve porotė: Azem Emini, Dojēin Maksimoviq, dhe Ilaz Aliu, me pjesėmarrjen e punėtorės sė kėsaj Gjykate, Melihate Zeqiri, nė ēėshtjen penale kundėr: Zymer Krasniqit nga fshati Besi, Bajram Sylės nga fshati Rimanishtė, Qerim Arfit nga fshati Rimanishė, Nagip Bllacės nga fshati Besi, Naim Statovcit nga fshati Prugovc, Enver Koliqit nga fshati Lupē i Poshtėm Nexhmedin Pireva nga fshati Vranidoll, Shaban Dragusha nga fshati Prugovc, Ramadan Rexha nga fshati Rimanishtė, Sadri Berisha nga fshati Prugovc, tė gjithė sipas aktakuzės sė Prokurorisė Publike tė Qarkut tė Prishtinės, PP.nr. 84/81 tė datės 15 korrik 1981, tė cilėn e pėrfaqėsoi Mustafa Shala, Gjykata shpalli fajtor dhe dėnoi:


Zymer Krasniqi nga fshati Breznicė u dėnua 13 vjet burg,
Bajram Syla nga Rimanishta, 12 vjet burg,
Qerim Arifi u dėnua 8 vjet burg,
Nagip Bllaca, u dėnua 12 vjet burg,
Naim Statocvi u dėnua 10 vjet burg,
Sadik Dragusha, nga fshati Prugovc, 10 vjet burg,
Shaban Dragusha, po ashtu nga Prugovci u dėnua 7 vjet burg,
Ramadan Rexha nga Rimanishta u dėnua 7 vjet burg,
Enver Koliqi nga fshati Lupē i Poshtėm u dėnua 8 vjet burg,
Nexhmedin Pireva dhe Sadri Berisha u dėnuan me kusht.


        Sipas aktgjykimit, kėta protestues u shpallėn fajtor, sepse “ mė 2 prill 1981 nė rrugėn magjistrale Prishtinė-Podujevė, nė fshatin Besi, para shkollės fillore,
kanė kryer vepra penale tė drejtuara nė rrėzimin e pushtetit tė klasės punėtore, minimin e rregullit shoqėror dhe ekomomik, tė pėrcaktuar me kushtetutė, minimin e bazės ekonomike tė vendit, thyerjen e bashkim vėllazėrimit dhe barazisė sė kombeve e tė kombėsive, si dhe ndryshimin antikushtetues tė rregullimit federativ tė shtetit. Kėshtu qė mė 2 prill pre orės 11.00 deri nė orėn 16.00 kanė marrė pjesė aktive nė grupin armiqėsor tė udhėhequr nga Zymer Krasniqi dhe Bajram Syla. Ky grup ka gjuajtur automobilat me gurė dhe ka brohoritur parullat me pėrmbajtje armiqėsore:


“Kosova Republikė”
“Republikė kushtetutė, ja me hatėr ja me luftė”,
“Duam Kushte”,
“Unitet”,
“Na i lironi shokėt”.


        Tė akuzuarit Zymer Krasniqi dhe Bajram Syla me stupca nė dotė e me disa tė mitur kanė ndaluar automjetin bartės tė tipit “RABA” me targė PE-148-07, me tė cilin e kanė nxėnė rrugėn horizontalisht. Mė vonė ka ardhur kolona e automobilave tė policisė nga Beogradi. Ndėrkohė kėta i kanė dhėnė zjarrin kamionit ku ishin tė ngarkuar 20 shatora dhe shumė pajisje tė tjera. Ndėrkohė nga automjeti “TAM” M-900-251, kanė marrė armė automatike dhe municion. Pastaj nė aktakuzė pėrshkryet veē e veē veprimi i secilit tė akuzuar, mėnyra si janė marrė armėt, sasia dhe tipi i armės, shanzherėt, plumbat etj. Tė gjitha amėt e rrėmbyera nga demonstruesit kanė qenė pushkė automatike tė kalibrit 7.62. Po kėshtu, nė kėtė aktakuzė janė pėrshkruar edhe rrethanat e tjera, qė kishin tė bėnin me veprimet konkrete qė kanė ndėrmarrė demonstruesit, tė cilėt gjatė asaj dite kishin nbyllur njėrėn prej artereive kryesore nga ku vinin nė Kosovė policėt serbė, tė ngarkuar me municion dhe pajisje tė tjera me qėllim pėr ta shtypur kryengritjen shqiptare tė asaj kohe.

 
Dėshmitarė tė pėrfaqėsuar gjatė gjykimit kanė qenė policėt nga Beogradi: Vidoje Simiq,

Dragomir Jelisavqiq,

Branislav Dimiq,

Lubomir Nejiq,

Radule Skokoviq, si dhe vozitėsi i kamionit,

Gojko Stanishiq nga Vitomirica e Pejės.


        Me pushkėt e rrėmbyera nė ditėt e prillit tė vitit 1981, Sami Leci, Nexhmi Llumnica (tani dėshmor) dhe disa tė tjerė 17 vjet mė vonė do tė inkuadrohen nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, ku do tė luftojnė ballė pėr ballė kundėr forcave pushtuese serbe. Nė radhėt e UĒK-sė qė nė ditėt e para ishin angazhuar edhe Ibush Kelmendi, nė Zonėn Operative tė Llapit, Zijadin Hoxha ishte i organizuar edhe nė ilegalen e kohės, e mė vėnė edhe nė radhėt e UĒK-sė.

        Ndėrkohė, pas ushtrimit tė ankesave tė avokatėve lidhur me shkallėn e lartė tė dėnimit, Gjykata Supreme e Kosovės, nė pėrbėrje: kryetari i Gjykatės, Riza Fazliu, dhe gjyqtarėve: mr. Halil Kelmendi, Branislav Kijaqiq, Qazim Tolaj e Durmish Koēinaj, me vendimin Ap-nr.453/81, tė datės me 4 janar 1982, iu uli dėnimin disa tė dėnuarve.


Grupi i tė miturve


        Nė aktgjykimin e Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė, kundėr grupit tė tė miturve (Pm-nr.37/81) pas seancave tė mbyllura tė mbajtura mė 20, 21, 22 korrik tė vitit 1981, Kolegji i gjykatėsve, i pėrbėrė nga gjyqtarja Verosllava Dimiq kryetare e kolegjit dhe gjyqtarėve: gjyqtarė porotė: Skėnder Lamaxhema dhe Hasan Prebreza anėtarė tė kolegjit nė ēėshtjen penale kundėr tė miturve:

 
Afrim Bllacaku, nga Besia,
Agim Selim Leci, nga fshati Barilevė,
Naser Rexha, nga fshati Rimanishtė,
Shemsi M. Leci, nga Barileva,
Fadil Shala, nga Prugovci,
Ekrem Dragusha, nga Prugovci,
Avni Llumnica, nga Barileva,
Veton Osmani, nga fshati Besi,
Xhemshir Leci, nga Barileva,
Pajazit Ndreca, nga Barileva,
Nexhat Dragusha, nga Prugovci,
Osman H. Abdullahu, nga Vranidolli,
Sami Abdullahu, nga Vranidolli,
Osman S. Abdullahu nga Sharbani,
Ismajl Koliqi, nga fshati Lupē i ulėt,
Zenel Krasniqi, nga fshati Lupē i Ulėt,
Lutfi Leci, nga Barileva, dhe
Xhafer Fetahu, nė gjithė nėn moshėn 18 vjeēare.

 
        Gjykata, pasi i shpalli fajtor, mori vendim dhe dėnoi me burg pėr tė mitur, prej 1 deri nė 5 vjet: Afrim Bllacakun, Agim M. Lecin, Naser Rexhėn, Shemsi Lecin, Fadil Shalėn, Ekrem Dragushėn, Avni Llumnicėn dhe Veton Osmanin.


        “U shpallėn fajtor meqė mė datė 2.4.1981, nė rrugėn magjistrale Prishtinė Podujevė, nė fshatin Besi, para shkollės fillore, prej orės 13,00 deri nė orėn 16.00, kanė kryer veprėn e drejtuar nė minimin e rregullimit shoqėror ekonomik, sistemin shoqėror politik, sistemin e vetėqeverisjes, minimin e bazės ekonomike tė vendit, shkatėrrimit tė bashkimit dhe tė vėllazėrimit, shkatėrrimit tė barazisė sė kombeve dhe kombėsive dhe ndryshimit kundėr kushtetues tė rregullimit federativ tė shtetit.


        Kėta nxėnės tė Qendrės shkollore nė Besi dhe qytetarėt, nė njė grup prej rreth 500 vetash, kanė brohoritur parulla me pėrmbajtje kundėrrevolucionare:

 

“Duam kushtet”,

“Lėshoni shokėt”,

“Unitet”,

Kosova Republikė” dhe

“Republikė kushtetutė, ja me hatėr ja me luftė”.

 

        Ata kanė lėvizur prej fshati Besi deri nė Lebane dhe anasjelltas. Gjatė rrugės kanė gjuajtur me gurė automjetet, tė cilat kanė kaluar rrugės, me qėllim qė tė pengojnė kalimin e tyre nė drejtim tė Prishtinės, ku janė mbajtur demonstratat armiqėsore. Tė miturit: Afrim Bllacaku, Agim Leci dhe tė tjerėt me hunj nė duar kanė ndaluar automjetin bartės tė markės “Raba” me targa PE. 148-07, tė ng
arkuar me rėrė, tė cilin e ka drejtuar: Gojko Stanishiqi nga Vitomirica, dhe e kanė detyruar qė automjetin ta kthejė terthorazi nė rrugė.
Kur ka ardhur kolona e automjeteve tė milicisė tė SPB-sė nga Beogradi, tė cilat kanė lėvizur kah Prishtina, njė pjesė e automjeteve nga kolona kanė bėrė pėrpjekje qė tė kalojnė pėrskaj automjetit “Raba” tė qitur nė rrugė, kurse pjesa tjetėr e kolonės ėshtė ndaluar para kėtij kamioni.


        Grupi ka sulmuar kolonėn e automobilave tė ndaluar tė milicisė, duke i gjuajtur me gurė. Kanė ndezur automjetin “Tam” me targė M. 900 242, i cili ka pasur tė ngarkuar 20 tenda dhe i cili ėshtė djegur tėrėsisht. Kurse nga kamioni “Tam” M. 900 251 nė tė cilin ka pasur pushkė automatike, gjysmė automatike dhe municion tė kalibrit 7.62 mm. ata kanė marrė armė dhe municion.
Mė tej nė kėtė aktgjykim, pėrshkruhen nė detaje rrethana sesi janė marrė pushkėt, duke precizuar personin qė ka marrė pushkėn, numrin e pushkės, tipin dhe sasinė e municionit. Pėr marrje tė pushkėve dhe municionit janė akuzuar: Afrim Bllacaku, Agim M. Leci, Naser Rexha, Shemsi Leci, Fadil Shala, Ekrem Dragusha, Avni Llumnica, Veton Osmani e tė tjerė.


        Pėr shkak tė kėtyre veprave penale, gjykata mori vendim dhe dėnoi me burg pėr tė mitur: Agim Bllacakun dhe Agim M. Lecin nga pesė vjet burg, Naser Rexhėn dhe Shemsi Lecin me nga katėr vjet burg, Fadil Shalėn dhe Ekrem Dragushėn me nga tre vjet burg, Avni Llumnicėn me dy vjet burg, Veton Osmanin njė vit burg.

 
        Tė miturve tė tjerė: Xhemshit Lecit, Pajazit Ndrecit, Nexhat Dragushės, Osman Hamdi Abdullahut, Sami Avdullahut, Osman Sahit Avdullahut, Smajl Koliqit dhe Zenel Krasniqit iu shqiptua masa “edukative” e dėrgimit nė shtėpinė Edukuese Korrektuese nė Lipjan, nė bazė tė nenit 19 tė Ligjit penal tė Kosovės. Nė kėtė Shtėpi Ndėshkuese Korrektuese tė miturit do tė qėndrojnė mė sė paku njė vit e mė sė shumti pesė vjet. Lidhur me kėtė gjykata do tė vendos mė vonė. Kundėr Lutfi Lecit shqiptohet masa e pėrforcuar e mbikėqyrjes, ndėrsa Xhefer Fetahu lirohet nga aktakuza.

 
         Dėnimet janė shqiptuar me kėrkesė tė Prokurorisė sė Qarkut nė Prishtinė PPM. Nr. 42/81 tė datės 2.7.1981. Prokuror Nanda Vllahoviq”. Pėr tė dėshmuar veprat penale qė iu ngarkoheshin, gjykata u mbėshtet nė tė dhėnat e dėshmitarėve. Si palė e dėmtuar konsiderohen punėtorėt e Sekretariatit tė Punėve tė Brendshme tė Beogradit, si: Radullo Uskokoviq nga Beogradi, pastaj Vidoje Simiq, Dragomir Jelisaviq dhe Branisllav Dimiq, tė gjithė nga Beogradi. Nė cilėsi tė dėshmitarėve u morėn edhe: Rrustem Morina profesor nga Prishtina, Ismajl Qosaj, po ashtu profesor nga Prishtina, Gjergj Nikėprelaj, udhėheqės i paraleles sė ndarė tė QSHAM nė Besi, Rrahman Reēica nga Besija, Lubomir Neiq nga Beogradi, Rexhep Rexhepi drejtor i shkollės fillore “Nexhmedin Mustafa” nė fshatin Besi, Gojko Stanishiq nga Vitomirica, Salih Pllana nga Prugovci, Xhafer Osmani nga Besia, Bajram Syla nga Rimanishta, Zymer Krasniqi nga Besia si dhe pėrfaqėsuesit ligjor tė tė miturve, kryesisht prindėrit e tyre, disa prej tė cilėve ishin mbajtur nė paraburgim sė bashku me bijtė e tyre tė mitur. Ky gjykim ėshtė mbajtur nėn masa tė rrepta tė sigurisė dhe ka qenė i mbyllur pėr opinionin.

 
        Gjatė bisedimeve me kėta flamurtarė tė parė tė Republikės sė Kosovės, fitohet pėrshtypja se tė gjithė kanė synuar organizimin e rezistencės sė armatosur. Sami Leci dhe Zijadin Hoxha, Agim Leci, Ibush Kelmendi, Vehbi Leci dhe tė tjerėt rrėfejnė nė imtėsi tė gjitha zhvillimet e atyre ditėve heroike, kur ata si tė rinj ishin pėrleshur me milicinė serbe, e cila nga Beogradi po vinte nė Kosovė pėr tė shtypur demonstruesit.


        Atmosfera e krijuar me 2 dhe 3 prill tė vitit 1981, kur pothuajse tėrė Kosova ishte ngritur nė kėmbė dhe po protestonte, kishte marrė pėrmasa tė njė kryengritjeje tė pėrgjithshme popullore. Pikėrisht pėr shkak tė pėrmasave qė kishte marrė revolta, Komiteti Krahinor me urdhėr tė Beogradit, mė 3 prill pėrmes zėdhėnėsit besnik, Xhavit Nimani kishte marrė vendim pėr shpalljen e gjendjes sė Jashtėzakonshme dhe vėnien e Kosovės nėn administrim ushtarak, prej 3 deri mė 18 prill tė vitit 1981.

 
        Kėta flamurtarė tė parė tė Republikės sė Kosovės, shkuan mė larg se protestuesit paqėsorė nė Prishtinė dhe nė qytete tė tjera tė vendit. Kėtyre iu takon merita qė kishin ndėrmarrė njė hap historik, hapin e parė nė atė kohė, meqė kishin rrėmbyer armėt me qėllim pėr tė krijuar grupe tė armatosura dhe pėr tė ngritur barrikada tė kundėrvėnies. Barrikadat i kishin ngritur. Ata kishin ndėrprerė qarkullimin nė rrugėn Prishtinė-Besianė, kishin ēarmatosur disa rezervistė serbė, qė vinin nga Serbia dhe ua kishin rrėmbyer armėt, por nuk i kishin vrarė, meqė ishin pėrcaktuar pėr t’ u vetėmbrojtur nga kriminelėt. Ata kishin filluar patrullimin e rrugėve dhe kishin ndaluar ēdo njeri te i cili dyshonin.


        Merita e tyre ėshtė e jashtėzakonshme pikėrisht me faktin se arritėn tė pėrshkallėzojnė protestat dhe me veprat e tyre tė drejtpėrdrejta kundėr milicisė serbe dhe kundėr tėrė aparaturės shtypėse, ata hapėn njė kapitull tė ri nė historinė tonė tė re. Kjo, dhe revolta tė tjera tė ngjashme bėnė qė kryengritja tė shpallet si kundėrrevolucion, me ēka edhe fillon rruga pėrfundimtare e shkėputjes sė Kosovės nga kthetrat e robėrisė serbe. Kėta prijatarė tė Republikės sė Kosovės me heroizmin e tyre tė treguar mė 2 dhe 3 prill tė vitit 1981 shėnuan njė faqe tė ndritur tė historisė sonė tė rezistencės aktive, e cila, falė pėrkushtimit tė gjeneratės revolucionare tė vitit 1981, nuk e ndaloi veprimtarinė atdhetare dhe mori pjesė nė tėrė procesin e ēlirimit nga robėria okupatore serbe.
Kėta flamurtarė tė lirisė nuk i pėrkisnin asnjė grupi ideologjik. Ata, mbėshteten fuqishėm aspiratat pėr liri, drejtėsi dhe barazi, duke bėrė njė hap mė tej.

 
        Edhe gjatė kohės sė mbajtjes nė burg, kundėr kėtyre flakadanėve tė parė tė Republikės sė Kosovės, regjimi serb ushtroi dhunė sistematike. Tė gjithė, madje edhe disa nga tė miturit u dėrguan nė vuajtje tė dėnimit nėpėr kazamatet jugosllave si nė Novi Sad, Zrenjanin, Suboticė e deri nė Goli Otokun famėkeq nė Kroaci. Asnjėri prej kėtyre tė rinjve nuk arriti tė shkollohet pas daljes nga burgu, qoftė pėr shkak tė kohėzgjatjes sė burgut deri nė 10 vjet, qoftė sepse ishin tė etiketuar si armiq tė Jugosllavisė, sepse shoqėria e ideologjizuar e bashkim vėllazėrimit tė shqiptarėve me sllavė, qė e pėrfaqėsonin fuqishėm Azem Vllasi, Ali Shukriu, Rrahman Morina dhe tėrė politika pro serbe, ua mbylli tė gjitha rrugėt pėr dije pėrparim, por edhe pėr ekzistencė. Ata mbeten luftėtarė tė pėrhershėm dhe tė pėrjetshėm tė Republikės sė Kosovės, mbetėn nėn mėshirėn e kohės edhe pas luftės fitimtare dhe ēlirimtare tė UĒK-sė e deri nė ditėt tona, deri nė 27-vjetorin e fillimit tė veprimtarisė sė tyre ēlirimtare.


Disa nga kėta flamurtarė tė parė tė lirisė, u dėnuan pėr tė njėjtat vepra penale gjatė kohės sa ishin duke vuajtur dėnimin


        Duhet veēuar me kėtė rast njė ndėshkim tjetėr djallėzor, i cili iu shqiptua prijėsit tė kėtij grupi, Zymer Krasniqit, i cili sė bashku me dy tė dėnuar tė tjerė, Abedin Bala nga Korratica e Drenicės dhe Bajrush Murati nga Prekazi, tė cilėt ndodheshin nė vuajtje tė dėnimit nė Novo Mesto tė Sllovenisė, u ridėnuan pėr shkak se nuk i kishin ndėrruar bindjet dhe kishin vazhduar ta afishonin kėrkesėn “Kosova Republikė”, nėpėr lokalet e burgut.


        Gjykata themelore nė Novo Mesto, Njėsia nė Trebinje, Nr. K 55/85-34, nė bazė tė nenit 45/II pika 3 e Ligjit Penal tė vendit dhe nė bazė tė nenit 22 tė LKP u ngrit aktakuza kundėr Zymer Krasniqit nga fshati Besi, Bajrush Muratit nga fshati Prekaz dhe Abedin Balės nga fshati Karraticė e Epėrme. Nė kėtė aktakuzė shkruan se Zymer Krasniqi, Bajrush Murati dhe Abedin Bala me anė vizatimesh kanė ftuar dhe nxitur pėr ndryshimin kundėrkushtetues tė sistemit shoqėror socialist, gjatė kohės sa ishin duke vuajtur dėnimin nė KPD (Shtėpia Ndėshkuese Korrektuese) pranė Mirnės nė Novo Mesto tė Sllovenisė, Zymer Krasniqi dhe Bajrush Murati kanė shkruar nė njė fletė tė bardhė tekstin “Kosova Reėpublikė” dhe e kanė varur nė murin e korridorit, pėrpara dhomave tė tė burgosurve. Abedin Bala ka vizatuar nė njė fletė letre stemėn, e cila pėrfaqėson stemėn e Republikės sė Kosovės, kurse nė letėr ka shkruar “Kosova Republikė” dhe tė dy letrat i ka varur nė korridor, pėrpara domave tė tė burgosurve. Prokurori publik themelor, slloveni, Niko Bricelj, si rrethanė rėnduese kishte marrė faktin se kėto afishime ishin bėrė mė 29 nėntor 1983, pikėrisht nė Ditėn e Republikės sė Jugosllavisė, andaj kėto veprime i kishte trajtuar si provokim tė llojit tė vet. Si rrethanė tjetėr rėnduese pėr Abedin Balėn kishte marrė edhe faktin se vazhdonte edhe mė tej ta pėrkrahte qėndrimin pėr shpalljen e Republikės sė Kosovės.


         Mė 30.1.1986, Gjykata Themelore e Trebinjes, me kryetar tė trupit gjykues: Anton Zhitka dhe gjyqtarėt: Andreja Hrovat e Anton Remsa, shpallin fajtor dhe dėnojnė tre tė akuzuarit: Zymer Krasniqin, Bajrush Muratin dhe Abedin Balėn. Nė gjithėve iu kishte ngritur shkalla e dėnimit edhe pėr njė vit, ndėrkohė qė Abedin Bala mbytet mizorisht nė tortura nė Burgun Qendror tė Beogradit.

 
Ku janė tani dhe si jetojnė nė Kosovėn e pavarur: hetuesit, gjykatėsit, prokurorėt, porotėt dhe tė dėnuarit?


        Opinion ynė e di se tė gjithė prokurorėt, porotėt, gjyqtarėt dhe disa nga inspektorėt, pėrveē atyre qė ndėrkohė kanė vdekur ose janė pensionuar, tė tjerėt janė nė punė, dhe kryejnė detyra po ashtu zyrtare, sikur tė mos kishte ndodhur asgjė. Ata punojnė aktivisht pa asnjė brejtje tė ndėrgjegjes, madje pa iu kėrkuar falje publike tė dėnuarve dhe familjeve tė tyre, as tani pas 27 vitesh, as tani pas shpalljes sė Republikės sė Kosovės dhe fillimit tė njohjes ndėrkombėtare tė saj. Pėrderisa nuk do tė “denoncojmė” sesi jetojnė nė mirėqenie e pasuri gjyqtarėt, hetuesit, prokurorėt, inspektorėt, hafijet, bashkėpunėtorėt, dėshmitarėt, policėt e milicėt tė cilėt dėnuan dhe sakatuan rininė shqiptare, sidomos duke filluar prej pranverės sė vitit 1981, ne do t’ i bėjmė tė ditur opinionin tonė se ku gjenden tani dhe si jetojnė militantėt e parė, ata mė tė hershmit tė Republikės sė Kosovės, ata mė meritorėt, qė tė parėt kishin rrėmbyer armėt pėr ta bėrė republikėn dhe mė vonė, kur u krijuan kushte, po me ato armė luftuan nė radhėt e UĒK-sė.

 
Ku ndodhen dhe si jetojnė flamurtarėt e parė tė republikės sė Kosovės

 
Ruzhdi Hajdini aktualisht ėshtė i papunė. Ka mbajtur vite tė tėra burg. Ka krijuar familje dhe jeton duke pritur, qė tani nė kohėn kur u realizua aspirata e pavarėsisė tė kujtohet dikush edhe pėr tė.

Sami Leci, militanti i 1981-shit, ka mbajtur shumė vjet burg, luftėtari i dalluar i UĒK-sė, ka njė gjysmė pune dhe njė gjysmė rroge, nga ato mė tė ulėtat. Ka krijuar familje dhe rron i lumtur sepse mė nė fund Kosova u shpall e pavarur.
Zijadin Hoxha, ka mbajtur shumė vjet burg. Edhe pas burgut ka vazhduar aktivitetin ilegal patriotik. Ka marrė pjesė aktive nė luftėn e UĒK-sė. Aktualisht punon, por me paratė qė merr nga puna mezi ia del. Po ashtu ka edhe probleme shėndetėsore nga pasojat e viteve tė kaluara nėpėr burgje dhe nė luftėn e UĒK-sė.

Agim Leci, tė cilit drejtėsia jugosllave i kishte “dhuruar” 12 vjet burg mu nė lulen e rinisė, aktualisht ėshtė i papunė. Agimi pret se ndoshta “paskėtaj do tė vinė ditė mė tė mira” dhe pas 27 vitesh, mė nė fund do tė gjejė ndonjė punė, nė Kosovėn e pavarur dhe demokratike.

Vehbi Leci, ka mbajtur shumė vite burg. Aktualisht punon dhe ia del disi me pagėn mujore qė merr, aq sa pėr ta mbajtur familjen, por ka brengė pėr shokėt e burgut, tė cilėt ende janė pa punė dhe pa kushte elementare pėr ekzistencė.
Agim Selmani, Osman Krasniqi, Hajrullah Dragusha jetojnė nė botėn e jashtme, sė bashku me familjet e tyre.

Ibush Kelmendi punon pėrgjegjės i Tregut, nė Bardhosh, te Tregu i Automjeteve.
Afrim Bllacaku, nga Besia, ka migruar qysh moti, jeton nė Austri.
Agim Selim Leci, jeton nė Barilevė, i papunė.
Naser Rexha, nga fshati Rimanishtė, i papunė.
Shemsi M. Leci, nga Barileva, punon vozitės.
Fadil Shala, nga Prugovci, punon nė KEK.
Ekrem Dragusha, nga Prugovci, i pa punė.
Avni Llumnica, nga Barileva, punon nė PTK.
Veton Osmani, nga fshati Besi, jeton nė mėrgim.
Xhemshir Leci, nga Barileva ėshtė ende i papunė.
Pajazit Ndreca, nga Barileva, i papunė.
Nexhat Dragusha, nga Prugovci, i papunė.
Osman H. Abdullahu, nga Vranidolli, i papunė.
Sami Abdullahu, nga Vranidolli, i papunė.
Osman S. Abdullahu nga Sharbani,
Ismajl Koliqi, nga fshati Lupē i ulėt,
Zenel Krasniqi, nga fshati Lupē i Ulėt,
Lutfi Leci, nga Barileva,
Xhafer Fetahu, i papunė.
Zymer Krasniqi nga fshati Breznicė, i papunė.
Bajram Syla nga Rimanishta, jeton nė mėrgim,
Qerim Arifi jeton nė Prishtinė,
Nagip Bllaca, punon automekanik,
Naim Statocvi punon nė PTK,
Sadik Dragusha, nga fshati Prugovc, jeton dhe punon nė Angli,
Shaban Dragusha, po ashtu nga Prugovci.
Ramadan Rexha nga Rimanishta,
Enver Koliqi nga fshati Lupē i Poshtėm.
Nexhmedin Pireva,
dhe Sadri Berisha


        Asnjėri prej kėtyre militantėve dhe meritorėve tė lirisė nuk ka plaēkitur, nuk ka abuzuar, nuk ka ngritur pallate as ka themeluar firma dobiprurėse. Asnjėri prej tyre nuk ka pranuar as pranon lėmoshė. Megjithatė, ata sot janė mė tė lumtur se kurrė, meqė aspirata e lirisė, dalėngadalė po realizohet. Ata janė krenarė, qė kanė pritur ditėn kur Kosova do tė shpallet Republikė dhe do tė pranohet nga Amerika dhe shumė shtete tė botės.

 
Cili ėshtė obligimi i shtetit tė ri Kosovės pėr kėta e qindra meritorė tė tjerė tė lirisė si kėta?

        A ka fare obligim kjo shoqėri dhe kėto institucione tė interesohen pėr kėtė shtresė tė mė meritorėve, pėrderisa ka kthyer nė punė dhe pėrkujdeset pėr ish dhe tani prokurorėt, ish dhe tani inspektorėt, ish dhe tani gjyqtarėt, ish dhe tani porotėt, milicėt e dikurshėm dhe tėrė soj-sorollopin e ish regjimeve?.
Natyrisht se ka obligim, madje ka obligim mbi tė gjitha obligimet, qė rastet e tilla tė meritorėve tė lirisė, atyre qė kanė lėnė shėndetin nė zandanėt dhe kazamatet serbe pėr ēlirimin e vendit, tė paktėn t’ u ofrojė punė dhe mos tė lejojė qė rastet e tilla tė trajtohen si raste sociale. Nėse vazhdon praktika e tetė viteve tė mėparshme, atėherė edhe kjo shoqėri, dhe kjo qeveri me institucionet e saj do tė vulosen me damkėn e turpit. Sepse tė bredh rrugėve duke kėrkuar punė liridashėsi i vendit, qė ka mbajtur 12 vjet burg, ku ka lėnė edhe shėndetin, liridashėsi qė ka luftuar nė radhėt e para tė luftės sonė ēlirimtare, dhe tė merret nė punė e tė favorizohet ai tjetri, qė jo vetėm nuk ia ka bėrė as njė argat punė ēlirimit tė vendit, por edhe ka bashkėpunuar me regjimin, kjo nuk ėshtė vetėm njė padrejtėsi, por ėshtė njė mallkim i rėndė pėr Kosovėn e pavarur dhe ardhmėrinė e saj.


        Tė shpresojmė dhe tė besojmė se qeveritarėt e sotėm tė Kosovės, nė mesin e tyre edhe personalitete tė njohura tė luftės e tė rezistencės, do tė interesohen pėr fatin e meritorėve tė lirisė e tė pavarėsisė sa mė parė qė tė jetė e mundur, meqė tani nuk jemi duke pritur shpalljen e pavarėsisė, por kemi filluar ta realizojmė kėtė pavarėsi edhe pse tash pėr tash tė cunguar.


Pėrse kjo revoltė me pėrmasa tė fillimit tė kryengritjes gjithė popullore tė vitit 1981 u la nė heshtje?


        E kemi thėnė edhe mė parė, madje publikisht se 2 prilli i vitit 1981 shėnon fillet e kryengritjes sė pėrgjithshme shqiptare nė Kosovė kundėr okupimit jugosllav. Lėvizja pacifiste nė Kosovė, e afishuar me rastin e fillimit tė shpėrbėrjes sė Jugosllavisė, nė vitin 1989, ngjarjet e vitit 1981 nuk i trajtoi meritorisht. Ato zhvillime u paraqiten si demonstrata paqėsore tė studentėve me kėrkesa pėr kushte dhe barazi shoqėrore e sociale, duke prezantuar dhe duke pėrforcuar idenė se protestat nuk kishin pėr qėllim rrėnimin e Jugosllavisė, por vetėm avancimin e pozitės kushtetuese tė Kosovės. Mjerisht, kjo qasje u pėrkrah edhe nga tėrė klasa e historianėve tė vendit tonė dhe disa nga momentet kyēe tė kėsaj kryengritjeje u heshtėn dhe kurrė nuk u morėn nė shqyrtim, edhe pse pėr ta rikthyer kėtė datė me rėndėsi nė kalendarin tonė historik ende nuk ėshtė vonė dhe kurrė nuk do tė bėhet vonė.

 
        Mė 2 dhe 3 prill tė vitit 1981, kėto grupe tė rinjsh, kryesisht nxėnės dhe studentė, tė cilėt kishin protestuar nė rrugėt nė dalje tė Prishtinės nė drejtim tė Besianės, ish Podujevė, tė rinj nga fshatrat: Barilevė, Miroc, Besi, Prugoc, Rimanishtė, Lupē, Vranidoll e fshatra tė tjera, kanė shkruar faqen ndėr mė tė ndriturat tė historisė sonė tė rezistencės aktive, meqė ata jo vetėm protestuan por edhe ua rrėmbyen armėt milicėve serbė, me qėllim pėr t’ u mbrojtur nga ushtria dhe policia, e cila po vriste tė rinj shqiptarė nėpėr rrugėt e Prishtinės. Mė sė lehti do tė ishte qė kėtė “anashkalim” tė deritanishėm t ia lėmė indolencės sonė, e cila nuk ka munguar dhe mjerisht nuk na mungon as sot. Pėr kėta trimat e parė tė Republikės sė Kosovės, opinioni ynė di fare pak dhe shkaqet janė tė shumta. Shkaku kryesor ėshtė se nė mesin e tyre nuk ka “veprimtarė” qė rrahin gjoks dhe qė shtyhen me bėrryla. Kėta qė kanė pėrjetuar tmerrin e ditėve tė para tė prillit tė vitit 1981, tė cilėt kanė pasur guximin tė marrin armėt policėve serbe e shqiptarė, veprat e tyre nuk i kanė bėrė pėr t’ i kthyer pastaj nė kapital politik dhe ekonomik, sikur ndodhi me disa “patriotė” qė nga Shqipėria dhe mėrgimi erdhėn fitimtarė pas luftės sė UĒK-sė dhe i zunė vendet nėpėr institucionet e Kosovės, duke krijuar pasuri pėrrallore, nganjėherė edhe brenda njė nate. Pėr veprat e kėtyre prijatarėve tė Republikės sė Kosovės, deri tani ka folur vetėm “Kosova e lirė”, ka shkruar ndonjė shkrim, ndonjė gazetar.

 
        Flamurtarėt e gjallė tė Pranverės sė pėrgjakshme shqiptare tė vitit 1981, shumica dėrrmuese e tyre nuk flasin pėr vetveten, nuk imponohen nė debate tė TV-ve, madje nuk kanė qenė kurrė tė ftuar pėr tė folur pėr kryengritjen e vitit 1981, nuk japin intervista, meqė as edhe iu ka ofruar ndokush pėr t’i intervistuar.
Megjithatė kėta dhe shumė e shumė tė tillė si kėta kanė qenė dhe mbeten atje ku e kėrkon atdheu, gjithnjė sogjetarė tė lirisė dhe pavarėsisė.
Shumica dėrrmuese e tyre janė tė papunė dhe jetojnė nė gjendje tė rėndėsuar ekonomike. Disa prej tyre bėjnė punė fizike. Disa janė sėmurė nga pasojat e viteve nėpėr burgje. Disa jetojnė nė mėrgim. Dhe, nuk janė vetėm kėta nė njė gjendje tė tillė. Tė tillė ka kudo tė Kosovė.

 

        Ēuditėrisht, inspektorėt, porotėt, gjykatėsit hetues, milicėt e policėt, dėshmitarėt dhe ata qė iu kanė shėrbyer tė gjitha regjimeve, tė gjithė janė nė punė, nėpėr prokurori, nėpėr gjykata, nė SHPK, nėpėr ministri dhe nė tė gjitha institucione tė tjera tė vendit. A thua a nuk dinė gjė pėr kėtė histori, dhe pėr shumė histori tė kėtilla, kryetari Sejdiu, kryeministri, Thaēi dhe kryesuesit e institucioneve tė Kosovės, apo ndoshta ata kanė punė tė tjera shumė mė tė rėndėsishme. Tė paktėn ndonjė kėshilltar i tyre duhet tė ketė dijeni pėr veprat e kėtyre flamurtarėve tė parė tė Republikės sė Kosovės, ndonjė prej atyre kėshilltarėve, qė nuk ka derdhur helm e vrerė kundėr kėtyre dinjitarėve gjatė shumė viteve tė kaluara. A thua a nuk do tė mallkojė historia, Kosova, Atdheu, nėse edhe pas 27 viteve sėrish vazhdon tė mungojė mbėshtetja institucionale pėr mė meritorėt e lirisė

 

·         Autori ėshtė Drejtor i Radios Kosova e Lirė.

…………………….……

Burimet

 

 - Aktgjykimi nė gjuhėn shqipe i Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė K. 147/ 81, mė 13. 8. 1981.
 - Aktgjykimi i Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė, kundėr grupit tė tė miturve, Pm-nr. 37/81, pas seancave tė mbyllura, tė mbajtura mė 20, 21, 22 korrik tė vitit 1981.
 - Aktgjykimi i Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė, PP nr. 84/81, K 110/81.
 - Aktgjykimi i Gjykatės Supreme tė Kosovės mė 14 janar 1982, Ap-nr.453/81.
 - Aktgjykimi i Gjykatės Themelore nė Novo Mesto tė Sllovenisė, nė gjuhėn sllovene, mė 30.1.1986, K 55/85-70.
 - Zijadin Hoxha, Sami Leci, Ibush Kelmendi, Agim Leci, intervista dhėnė Radios-Kosova e lirė, mars 2005 dhe shkurt 2008.