Kush i vret patriotėt shqiptarė prapa shpine e kush botėrisht ?!

 

 

A ĖSHTĖ TRADHĖTIA TRADITĖ E SHQIPTARĖVE

APO LEHJE E ZAGARĖVE !

 

 

        Shkruan: Behxhet Sh. SHALA

       Prishtinė, 12. 10. 2007    

 

“Azem Bejta, Azem Galica, ta pa sherrin krejt Drenica“!

 

        Historia e shqiptarėve ėshtė tregim nė vete, shumė e pasur me vuajtje dhe shumė e varfėr me dokumentimin e kėtyre vuajtjeve, madje ka periudha qė ka mbetur krejtėsisht e pandriēuar dhe e cila mbėshtetet kryesisht nė tregime popullore, tė trashėguara brez pas brezi, folklor informativ shpeshherė i shndėrruar nė “realitet” dezinformativ! Nė mungesė tė fakteve relevante kemi raste kur vlerėsimi pėr personalitete tė rėndėsishme tė popullit shqiptar, qoftė nė kontekstin pozitiv apo negativ ėshtė bėrė nė bazė tė vendimeve tė konjukturave politike nė pushtet.

 

        Vlerėsimi shumė herė ėshtė mbėshtetur edhe nė tė dhėnat qė janė plasuar nga shėrbimet informative tė huaja pėrfshirė kėtu edhe vendeve me disponim dhe veprim armiqėsor ndaj shqiptarėve dhe ēdo gjėje shqiptare. Kėshtu, jo pa qėllim, shumė herė tradhėtarėt janė paraqitur si personalitete tė shquara kombėtare ndėrsa patriotėt e vėrtetė janė stigmatizuar si tradhėtarė, me njė fjalė, antivlerat janė shitur si vlera dhe anasjelltas. Pėr diskreditimin dhe eliminimin e atyre qė kanė qenė pengesė e arritjes sė qėllimeve personale dhe mbetjes nė pushtet janė pėrdorur metodat me tė ulėta!

 

         Lexuesi i vėmendshėm nuk e ka vėshtirė tė kujtojė se nė kohėn kur atdhetari i shquar nga Drenica, Azem Bejta i luftonte xhandarėt serbė, nga vet “rapsodėt“ shqiptarė kėndohej: “ Azem Bejta, Azem Galica, ta pa sherrin krejt Drenica“. Prapavija e tė kėtij tė kėnduari ishte shumė e qartė, diskreditimin e tij nė sy tė popullit si keqbėrės dhe shkaktar i vuajtjeve tė popullit, si pretekst, ndėrsa eliminimi i tij fizik, si kontekst! Edhe nė Llap, mė kujtohet mirė, njė kategori i pleqėve tė ”ditur” dhe qė kishin ndikim te popullata e paarsimuar dhe e painformuar, Isa Boletinin e patėn shpallur argatė tė kralit serb dhe tradhėtar tė interesave kombėtare! Edhe kur i madhi Adem Jashari kryente aksione nėpėr Kosovė ashtu siē ishte, me flokė tė gjata dhe mjekėrr karakteristike, qarkullonin lajmet se “ njė ēetnik po sillet nėpėr Drenicė dhe Dukagjin, me motor”. A nuk ishte edhe mė eklatant rasti i pėrpjekjes pėr mistifikim i UĒK – sė, pikėrisht nga ata qė, gjoja punonin pėr pavarėsinė e Kosovės?!  U shpallėn dorė e zgjatur e UDB – sė!

 

Fati i atdhetarėve tė vėrtetė shqiptarė! Tė vrarė dhe tė sharė!

Tė ekzekutuar dhe tė poshtėruar!

 

        Po ē’fat patėn ata qė tėrė jetėn e tyre u pėrpoqėn pėr lirinė e shqiptarėve kudo qė jetonin, nė Shqipėri, Kosovė dhe trojet e aneksuara nga Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia?

 

        U vranė thuaja tė gjithė.

 

        Nga kush?  

 

        Kryesisht vrasėsit ishin shqiptarė, thuhet dorė e zgjatur e dikujt. Po pse nuk e drejtuan armėn kah dora e zgjatur ? Sepse paraprakisht kėta persona ishin shėnjestruar nga ata qė krijonin opinion dhe nė kėtė mėnyrė e krijuan njė alibi moral pėr vrasėsit potencial! Duke e kriminalizuar aktivitetin e tyre dhe duke i pėrbaltur moralisht u krijua disponimi qė vrasja e tyre tė konsiderohej si njė akt bėmirėsie dhe patriotizmi!

 

Tė fillojmė me emrat e “ tradhėtarėve” tė kombit

  u vranė nga “ patriotėt“:

 

-         Hasan Prishtina u vra nga Ibrahim Ēelo, shqiptar,

 

-         Avni Rrustemi u vra nga Isuf Reēi, shqiptar,

 

-         Luigj Gurakuqi u vra nga Balto Stambolla, shqiptar,

 

-         Haxhi Zeka u vra nga Adem Zajmi, shqiptar,

 

-         Bajram Curri bėri vetvrasje shkaku sė ndryshe do ta vriste Kadri Mehmeti, shqiptar.

 

-         Po mos ta kishin vrarė Isa Boletinin malazezėt, me gjasė do ta vrisnin shqiptarėt.

 

        Ky ishte pra fati i atdhetarėve tė vėrtetė shqiptarė! Tė vrarė dhe tė sharė! Tė ekzekutuar dhe tė poshtėruar!

 

Ukshin Hoti, Adem Demaēi dhe Albin Kurti tė sharė mė sė shumti nga shqiptarėt (!!!)

 

Nė historinė mė tė re tė Kosovės ishin tre personalitete qė u shanė mė sė shumti por nuk u vranė ende nga shqiptarėt.

 

      Ishte:

 

-         Ukshin Hoti, i sharė nga shqiptarėt dhe i vrarė nga serbėt.

 

      Janė ende tė gjallė por vazhdimisht tė sharė:

 

-         Adem Demaēi dhe

 

-         Albin Kurti

 

        Interesant, Adem Demaēi dhe Albin Kurti mė shumė janė sharė nga shqiptarėt se nga serbėt andaj edhe ndaj tyre ėshtė drejtuar shtiza e dyshimit nga matrapazėt folklorik dhe bastardėt politik!

 

        Adem Demaēi, vėlla i serbėve, bėri 28 vjet burg pėr ēlirimin e shqiptarėve dhe lirinė e serbėve. Unė them, nuk kishte pėr kėnd ndėrsa ai thotė se do ta bėnte pėrsėri tė njejtėn punė! Ashiqare, njėri prej nesh nuk ėshtė normal, unė veten e konsideroj normal! Baca thotė se nuk ėshtė normal se po tė ishte normal nuk do ta bėnte atė qė e ka bėrė, tė rebelohej kundėr njė perandorie jugosllave, duke kėrkuar shkatėrrimin e saj. Dhe e priti. Baca nuk ishte normal sepse nuk e kishte ndjenjėn e hakmarrjes ndaj askujt, ua fali edhe atyre qė nuk merituan falje ! Ata qė e shpallėn armik gjatė vuajtjes sė denimit, mė vonė i angazhojė pėr kėshilltarė sepse e vlerėsonte se dija e tyre do t’i hynte nė punė Kosovės. Veton Surroi e pushkatoi publikisht duke e cilėsuar se ėshtė armik i krejt botės meqė e kundėrshtonte Rambujenė.

 

        Emisarėt e partive tė ndryshme politike qė sot janė nė pozita ministrore dhe tė tjera, bėnin fushatė nėpėr oda tė fshatrave kundėr Adem Demaēit, sepse po e rikthyeka Sėrbinė nė Kosovė. Partitė politike mbanin mbledhje tė jashtėzakonshme kundėr propozimit tė Bacės pėr projektin Ballkania ndėrkaq tani e kannė ulur bishtin ! Tė njejtit individė  gėlltisin ēdo gjė qė iu ofrohet, pėr tė qėndruar nė grazhd.

 

-         E akuzonin se po shkruan romane pėr lexuesit serbė sepse nuk di tė shkruaj shqip.

 

-         E akuzonin, Gelbart dhe kompania shqiptare se po e mbron terrorizmin ngase nuk pranonte tė cilėsohej UĒK-ja si organizatė terroriste, kur edhe vet establishmenti i atėhershėm politik ishte deklaruar nė favor tė kualifikimit tė zotit Gelbart dhe zotit Milosheviq.

 

-         E akuzonin se asnjėherė nuk ka qenė pėrfaqesues politik i UĒK – sė por se nė Prishtinė ( kur askush nuk kishte guxim ta merrte nė gojė emrin e UĒK –sė e lėre mė ta pėrfaqėsonte zyren mu nė gojėn e ujkut, policisė serbe ) ka tredhur miza!

 

-         E akuzonin se nė kohėn kur, ata, “patriotėt” e devotshėm iknin nga Kosova, tė rruar dhe tė kruar dhe asnjėherė tė ndjer si tė turpėruar   e lėre mė tė penduar, ai po shetiste  rrugėve tė Prishtinės i pėrcjellur nga ndonjė qen apo polic serb! Thonin se ai qenka tradhėtar ngase, ndryshe do tė vritej nga policia serbe. Kėtė e pohonin edhe ata qė, duke u veshur me rroba tė grave, bėnin ēmos ta shpėtonin, jo fytyrėn, por prapanicėn e tyre me tė vetmin qėllim t’i shėrbenin Kosovės siē janė edhe duke i shėrbyer sot! Nė mungesė tė fytyrės  po punojnė me prapanicė! Nė kėtė mėnyrė i turpėronin gratė qė nė tė shumtėn e rasteve janė treguar mė burra se ata!

 

-         E akuzonin se asnjė proces apo projekt nuk e pėrmbylli dhe , kush, ata qė ēdo proces politik dhe kombėtar e ngulfatėn, abortuan nė fazėn embrionale tė saj dhe tani po realizojnė projekte qė esencialisht e dėmtojnė tė tashmen e Kosovės ngase ardhmėria as qė iu intereson, ardhmėria e Kosovės pėr ta ka kuptim vetėm nėse identifikohet me realizimin e interesave tė tyre personale.

 

-         E akuzojnė ata tė luftės, tė cilėve Baca qysh nė gusht tė vitit 1999 u pati thėnė se do tė vijė njė kohė kur ata do t’iu kenė lakmi atyre qė janė vrarė gjatė luftės si:

    Adem Jashari,

    Fehmi dhe Xhevė Lladrovci,

    Remzi Ademaj e shumė heronj tė tjerė!

 

   Ngase, luftėn e shfrytėzuan pėr plaēkitje, grabitje, u distancuan nga ajo! E keni parė si kanė pėrfunduar disa prej tyre, mė me dinjitet dhe vendosmėri e kanė mbrojtur veprėn e tyre hajnat e pulave se ata  qė e kanė bėrė luftėn!

 

Adem Demaēi ky “ qeni i keq ta bjenė ujkun

  torishte “ (!!!)

 

        Nė kėtė kontekst po ua tregoj njė rast qė mė ka ndodhur para disa ditėve e qė mė bind se serbėt nuk e kane vrarė Adem Demaēin por pikėrisht janė shqiptarėt ata qė janė munduar ta vrasin shumė herė. Me kėtė nuk nėnkuptoj vetėm vrasjen fizike por atė shpirtėrore, morale, kombėtare dhe njerėzore qė ėshtė shumė mė e rėndė se ajo fizike! Kėtė e kanė bėrė shqiptarėt dhe po e bėjnė vazhdimisht. Pra, personazhi qė mė shtyri ta shkruaj kėtė shkrim quhet Kadri Deva, 78 vjeēar, nga Mitrovica, anėtar i NDSH – sė dhe i dėnuar politikisht nė vitet e 56 – ta.

 

        Unė e pranoj botėrisht se kam njė respekt tė veēant pėr anėtarėt e NDSH – sė tė cilėt, konsideroj se kanė qenė patriotė tė vėrtetė dhe tė dėshmuar nė pėrpjekjet dhe luftėn pėr lirinė e shqiptarėve. Nė bisedė e sipėr mė tha se: “ qeni i keq ta bjenė ujkun nė torishte “ dhe meqė nuk dija nė kend aludonte kėrkova tė mė tregonte pėr kėnd e ka fjalėn. Shumė gjakftohtė me tha se qeni i keq na qenka Adem Demaēi. Insistova ta dijė se pse na qenka qen i keq ndėrkaq ai zotėriu m’u pėrgjigj se gjatė ēdo arrestimi tė “ qenit tė keq “, me vete i ka marrė nga 350 tė tjerė dhe, herėn e fundit kur ėshtė arrestuar i paska marre me vete 560 shqiptarė. Nė pohimin tim se ai qė i merr me vete ( i fut nė burg ) mbi 1200 shqiptarė, nuk ka arsye tė qėndrojė mbi 28 vjet nė burg porse mė e nevojshme dhe e levėrdishme pėr Serbinė ėshtė tė qėndrojė nė liri dhe t’i mbushė burgjet me shqiptarė tė tjerė, pėrgjigja e tij ishte se ai mė mirė e ka pasur nė burg se nė shtėpi dhe se gjatė vujtjes sė burgut tė BACĖS ( shprehja e imja ) atė e ka vizituar personalisht Aleksandėr Rankoviqi!

 

       Mė nė fund u detyrova t’i them se me BACĖN kam pasur nderin tė jem nė burgun e Stara Gradishkės dhe se jam dėshmitar se kushtet nė tė cilat e ka vuajtur dėnimin Adem Demaēi kanė qenė nėnēmuese edhe pėr njė qen e jo pėr njė njeri, Kadri Deva u step duke e komentuar me fjalet “ ti qenke pėrkrahės i Adem Demaēit “ dhe duke bėrė pėrpjekje tė mė bind se “ kur tė hapen letrat, tė gjithė do tė binden se Adem Demaēi do tė jetė tradhėtari mė i madh i popullit shqiptar dhe se pėr kėtė arsye nuk i flet atij “. U solla nė mėnyren mė tė njerėzishme me te dhe e pėrcolla gjithashtu nė mėnyrėn mė tė njerėzishme! Lente pėrshtypjen se ėshtė normal dhe inteligjent.

 

        Lexues tė nderuar,

        kėtė nuk e bėra me qėllim tė diskreditimit tė Kadri Devės, i cili ishte rast i humbur dhe i huqur por pėr ta pėrshkruar fatin e atyre qė kanė dhėnė diēka pėr kėtė vend, kanė bėrė njė sakrificė, kanė qėndruar dhe qėndrojnė vertikalisht, hecin siē ka thėnė zoti, me njė fjalė, desha ta ndėrlidhė fatin e tij dhe trajtimin qė i bėhet nga shqiptarėt sot, me fatin e Hasan Prishtinės, Luigj Gurakuqit, Avni Rrustemit, Haxhi Zekės, Azem Bejtės, Isa Boletinit dhe Adem Jasharit dhe trajtimin qė u ėshtė bėrė nga Ibrahim Ēelo, Balto Stambolla, Isuf Reēi, Adem Zajmi, xhandarmėria serbe si dhe policia, ushtria dhe paramilitarėt serbė!

 

         Kėta qė i kanė sulmuar dhe i sulmojnė kėto vlera tė vėrteta dhe tė dėshmuara tė popullit shqiptarė, i kanė zgjatur jetėn pushtuesve dhe, kėtė e bėjnė edhe sot! Andaj, lėreni tė qetė Adem Demaēin – BACĖN o ju “ shokė “ tė burgut, luftės dhe paqes qė e tradhėtuat dhe e degėdiset nė fund tė botės shqiptare, ju qė angazhimin e tij titanik e vlerėsuat me njė pension prej 40 eurosh nė kohėn kur, si “ pėrfaqesues” tė popullit, nuk  e latė asnjė tė zeze pa berė, vodhėt ēdo gjė qė mund tė vidhet, mbytėt ēdo shpresė dhe ēdo ėndėrr, shkelet mbi gjakun e Adem Jasharit dhe shumė heronjve tė tjerė tė luftės sė UĒK –sė, nė emėr tė realizimit tė pavarėsisė sė Kosovės , tė cilėn e abuzuat nė menyrėn mė tė paskrupullt. Nėse edhe tani, kur ėshtė larguar, ju pengon nė realizimin e qėllimeve tuaja, gjejeni njė Balto, Lloq, Berllok, Mbeturinė dhe rehatojeni Adem Demaēin edhe fizikisht, tė tjerat ia keni bėrė, tė gjitha! Pėrcaktohuni pėr traditėn: a mė mirė tė jesh tradhėtar apo tė lehėsh si zagar!

 

Albin Kurti “armik i ardhmėrisė sė Kosovės” dhe

“pėrgjegjės pėr vrasjen e protestuesve paqėsorė,

Arben Xheladini dhe Mon Balaj” !!!!

 

        Dhe, personazhi i tretė i kėtij shkrimi ėshtė Albin Kurti, i cilėsuar nga Tina Kajdanova si armik i ardhmėrisė sė Kosovės. Tė njejtin cilėsim e ka nga Grupi i Kontaktit si edhe nga sekretari gjeneral i OKB –se , z. Ban Ki Mun (pra, nga te gjitha autoritetet planetare dhe vendimmarrėse ), ngase i kundėrshton proceset politike, kėrkon realizimin e tė sė drejtės pėr vetėvendosje, pėrmes referendumit, pėr popullin e Kosovės, e drejtė kjo e garantuar edhe nga Deklarata Universale pėr tė Drejtat e Njeriut e OKB –sė, nė krye tė sė cilės ėshtė z. Mun, qė me raportin e tij tė fundit ia zgjatė arrestin shtėpiak Albin Kurtit!

 

        Edhe Ekipi i Unitetit, qė aq shumė po angazhohet pėr realizimin e sė drejtės pėr vetėvendosje, Albin Kurtin e bėri pėrgjegjės pėr vrasjen e protestuesve paqėsorė, Arben Xheladini dhe Mon Balaj. Nė bazė tė kėrkesės sė Ekipit tė Unitetit , Albini u arrestua dhe tani po mbahet nė arrest shtėpiak. Ekipi i Unitetit, UNMIK-u dhe ndėrkombetarėt qė kanė ardhur tė na mėsojnė pėr demokracinė, nė Kosovė po e zbatojnė receten e juntės ushtarake tė Birmanisė se si tė trajtohen kundėrshtarėt politikė! Albini po mbahet nė arrest, pėr turp timin dhe tė gjithė neve qė kėtė turp po ua lemė nė trashėgimi edhe fėmijėve tanė!

 

Gėzuar!