Ata qė u persekutuan pėr Bashkim Kombėtar

VRASJET DHE BURGOSJET e SHQIPTARĖVE NĖ KRAHINĖN E PLAVĖS DHE GUCISĖ - Nėntor 1944 dhjetor 1945

      Shkruan: Hasan GJONBALAJ / 25. 04. 2008

Kliko: Krahina e Plavės dhe e Gucisė

      Krahina e Plavės dhe e Gucisė shtrihet nė pjesėn e skajshme tė Malėsisė sė Madhe, qė gjeografikisht dhe historikisht ėshtė pjesė e tėrėsisė shqiptare, por nėn administrimin e Malit Zi, tė cilės i ra fati qė ndėr tė parat tė copėtohet nga trungu i vet, mė pastaj tė pėrjetoj pushtim pas pushtimi pa iu nda. E tėrė kjo trevė ka njė lidhshmėri natyrore e rrethuar me vargmalet e Alpeve Shqiptare me kryeqendrėn komunale Plavėn. Bukuritė mė magjepse dhe mė joshėse qė din vetėm Zoti t'i fali, shtyri shumė udhėpėrshkrues tė hedhin nė letėr pėrshtypjet nga kėto anė , si p.sh. Zuko Xhumbur, shkruan: “Xheneti i kėsaj bote fillon nė Guci”. Ndėrsa Cvijiqi shprehet nė kėtė mėnyrė: “Kjo krahinė bie ndėr viset mė tė bukura nė Gadishullin Ballkanik”. Nė vazhdimėsi edhe mė tutje lakmitė ndaj kėsaj bukurie sjellin pushtues tė ndryshėm, kurse kufiri i dhunshėm nėpėrmes trupit shqiptar qėndroj gati njė shekull, por prapėseprapė zemra e kėsaj popullate mbeti e plotė dhe e pathyeshme.

      Ėshtė e kuptueshme se okupator tė mirė nuk ka, kėtė e kishin tė qartė malėsorėt e kėtyre viseve, pėr tu bindur nė kėtė i kujtonin “pėrkėdheljet” austro-hungareze, andaj nuk u besonin as fjalėve tė ėmbla tė italianėve, e mė pas as tė gjermanėve tė cilėt erdhėn nė Guci qė nga prilli i vitit 1941. Fillimisht italianėt duke ditur ėndrrėn shekullore tė tyre jepnin shenja pozitive me propagandė “Tash e tutje kjo krahinė e ka kryeqendėr Tiranėn e jo Cetinėn dhe Beogradin”. Kjo popullatė kohė tė gjatė priste ndonjė lajm tė tillė. Nėpėr heshtje tė kėtij lajmi malėsorėt u bashkuan rreth parisė dhe pėr ta vėrtetuar thėnien e tillė dėrguan njė delegacion pėr nė Shkodėr dhe Tiranė. Me t'u kthyer delegacioni, solli sihariqin qė pati jehonė tė madhe , se “Trojet e copėtuara shqiptare do tė bashkohen me nėnėn Shqipėri”. Ky lajm u mirėprit dhe kushtrimi u shndėrrua nė hiq-kushtrim, qė pėrfshinte moshėn prej 7 deri nė 100 vjeē. 

      Nė mbledhjen e parisė, nėn udhėheqjen e 85 vjetarėve, Ēun Mulės - vuthjanė dhe Shaban Begut plavjanė, mbajtur nė prill 1941, te Krojet e Vuthajve, mori pjesė edhe pėrfaqėsuesi i malazezėve kapedan Nika, i cili nė parim u pajtua me vendimet qė u morėn aty pėr aty. Vėllezėrve nga Vermoshi u printe patrioti i dėshmuar Prekė Cali. Udhėheqėsit e mbledhjes me menēuri dhe pėrvojė afruan shumė mendime duke respektuar vullnetin e pjesėmarrėsve tė tri besimeve fetare. Kėtu fuqishėm u shpreh vetėm njė dėshirė, bashkimi i trojeve etnike shqiptare.

      Njė ndėr vendimet e para ishte qė Plava tė jetė prefekturė, ose sė paku nėnprefekturė me kryetar vendas. Gjithashtu edhe kryetarėt e komunave, nė Guci, Plavė dhe Zhanicė, pretendohej tė ishin vendas. Mė pas u hartua plani pėr njė ushtri civile-vullnetare, duke bėrė mobilizimin nė bazė tė vetėdijes dhe ndėrgjegjes kombėtare, kurse nė Plavė caktohet selia e Shtabit tė mbrojtjes popullore. Meqenėse kushtrimi ishte gjithė kombėtar nė mėnyrė tė vazhdueshme arrinin edhe forcat vullnetare nga viset e tjera shqiptare tė udhėhequra nga prijėsit e vet, qė mė pas binin nėn udhėheqjen e qėndresė nė Guci. Pėr ta bindur masėn pėr njė rrugė dhe fitore kombėtare u ngritė flamuri shqiptar nė ndėrtesėn e komunės sė mėparshme te Gucisė, me kėtė rast roje nderi i bėnin djemtė e kėsaj treve...

      Filli i okupimit italian ishte i qetė dhe i matur, krijohej pėrshtypje se lėnin hapėsirė pėr organizim tė brendshėm. Propaganda e tyre jepte tė kuptonin se, nuk duhet kthyer pushkėn atij qė ndihmon tė bashkojė trojet etnike. Bindje e tillė u krijua edhe nėpėr viset e tjera, qė ishin mė larg kufijve tė Shqipėrisė sė atėhershme. p.sh. Rozhaja, Rafshlarta e Peshteri, Pazari i Ri etj. Kėshtu patriotėve tė krahinės sė Plavės dhe Gucisė s“u mbet gjė tjetėr vetėm se tė luftojnė kundėr atyre qė pengonin dhe kundėrshtonin njė bashkim tė tillė. Andaj qė nė fillim pėr ballė kishin vetėm sllavo-ēetnikėt e pamėshirė ndaj popullit jo sllav tė kėtyre viseve. 

      Atdhetarėt e kishin tė qartė programin e ēetnikėve, por befasoheshin me paraqitjen e idesė sė dytė, e cila filloj aktivitetin edhe nė kėtė mes. Pėr ti pėrfituar tė rinjtė pėrdoreshin nė masė tė madhe shprehjet afirmim, vėllazėrim - bashkim dhe perspektivė e ndritshme.

      Paria e vendit e paarsimuar, por tė pėrcaktuar drejtė nė frymėn kombėtare, iu vu pėrballė edhe aleancės sė tillė. E shpresat gjithsesi ua shtoj kthimi i tė mėrguarve, qė nga vitet 1912-1913, 1919, tė cilėt ishin shkolluar edhe nėpėr qendra tė njohura evropiane. Gjatė prillit 1941 dhe nėntor 1944, “Koha e Shqipnisė”, Nėnprefektura e Plavės mbikėqyrej nga paria vendase, e cila edhe pse fitoi krah pas mbledhjes sė dytė tė Lidhjes sė Prizrenit, diku nė mbarim tė vitit 1944 nisi t“i bie forca, nga se marrėdhėniet komuniste shqiptaro-jugosllave e bėnė tė veten. Shumė tronditės ishte fakti mė pas kur nėpėr kėto vise shiheshin dy simbole luftėtarėsh, nė kapelė partizane ylli me pesė cepa, kurse nė qeleshen e bardhė shndriste Stema e Skėnderbeut. Duke pėrjetuar edhe goditje tė tilla forcat patriotike gjenin forcė dhe menēuri pėr tė bėrė pėrpjekje pėr ruajtjen e qetėsisė me qėllim qė tė mos ndodhė vėlla-vrasje.

      Aleanca e partizanėve shqiptar me ata sllav u jepte krahė ēetnikėve pėr ta shtuar sulmin e egėr dhe dhunėn ndaj kėsaj popullate. Vjeshta e vitit 1944 ishte thyerja e brishtė dhe humbja e shpresės pėr tu mbrojtur nga sllavo-komunistėt dhe ēetnikėt. Paria, ndėr mė tė kėqijat zgjodhi mė tė mirėn dhe zyrtarisht dėrgojė njė shkresė nė Shkodėr qė njėsitet partizane shqiptare tė stacionohen nė kėtė trevė. Pas thirrjes sė tillė arritėn njėsitet partizane shqiptare, tė cilat u mirėpritėn nga paria dhe popullata. Mirėpo pas disa ditė qėndrimi vendin ia lėshon “vėllait, ēlirimtarit jugosllav”. Pazarllėqet e tilla e bėnė qė pansllavizmi tė krijoj hapėsirė dhe tė vendos administrimin ushtarak. Fatkeqėsisht pas dy dekadash u pėrsėrit rasti kur shqiptarėt ua patėn dorėzuar serbėve “Zonėn e lirė Junikun”, e tani sė dyti krahinėn e Plavės dhe Gucisė.
Forca dhe tradhtia bėnė qė krahina tė fundosėt nė terrin e sė kaluarės dhe tė bie nė thumb tė pushkės, nė dhunė, burgosje, ekzekutime dhe likuidime tė tmerrshme dhe tė pandėrprera. Liridashėsit, pavarėsisht nga kėto rrethana mbetėn besnik parimit tė bashkimit tė trojeve etnike, madje edhe iu veshėn malėve nė lėvizjen e pėrgjithshme shqiptare pėr rezistencė, sikur t“i kishin frymėzuar nė kėtė rast vargjet e Fishtės:

“Ma mirė i dekun nėn dhe m“u kja, Se pėr t“ gjallė me mbet nėn shkja”.

      Mė e vėshtira ishte pėr patriotėt kur ndjekja me tradhti bėhej edhe nga partizanėt shqiptar, andaj ata para veti kishin vetėm vdekjen. Dhuna ndaj familjeve tė tyre edhe farefisit ushtrohej nė mėnyrė tė papėrshkruar, jo vetėm sa ishin ata nėpėr male, por edhe me vėnien e administratės partizane, kur i klasifikonin popullatėn me shprehje tė ndryshme, “miq” dhe “tradhtar, ballist” etj. Nė grupin e parė bėnin pjesė themeluesit e pushtetit “popullor”. Kurse nė grupin e dytė ishin tė gjithė kundėrshtarėt ideorė tė tyre dhe familjarėt e tyre. Pesha mė e rėndė e shtypjes dhe vuajtjes ishte presioni qė bėnin pėr tua treguar vendqėndrimet e ēetave. Kėtu dhe kėshtu nisė bashkim- vėllazėrimi tė shkruhej me gjak tė patriotėve malėsorė dhe farefisit tė tyre. Kėto vuajtje i shoqėronte lajmi i tradhtisė se “Nė Tiranė ėshtė marrė vendim pėr amnisti”. Dorėzoheshin patriotėt nė qendrat Tropojė dhe Shkodėr, duke besuar nė lajmin dhe besėn shqiptare. Pėr fat tė keq ndodhte e kundėrta, nė vend qė ti gjykonte gjyqi shqiptar ua dorėzonin OZN-ės jugosllave, mė pas fati i tyre pėrfundonte me pushkatim gjatė rrugės, para gjykimit, pas gjykimit, gjatė mbajtjes sė dėnimit, por edhe pasi qė e kryenin dėnimin.  

      Dėnimet qė u pėrcollėn me fatkeqėsi tė tillė u e nisėn me dy anėtarėt mė tė moshuar tė parisė, Ēun Mula nėntėdhjetėvjeēar tė cilin e dėnuan me izolim tė pėrjetshėm brenda shtėpisė sė vet. Dhe Shaban Rexhepagėn tetėdhjetepesėvjeēar e ekzekutojnė pa gjyq, nė vjeshtė 1944, nė Kaēanik tė Gucisė. Vrasjet dhe ekzekutimet ishin mė tragjike dhe mė tė pakuptimta gjatė qėndrimit tė njėsitit partizan shqiptar, nga tė cilėt nuk pritej dhunė dhe vrasje.

      Parisė i ra forca pėr ta ruajtur gjakderdhjen brenda kėtyre viseve, madje nė pėrleshje tė ndryshme ranė nė shėnjestėr tė armikut qė mė pas reflektoj me vdekjes edhe disa partizanė: Hajro Shahmani dhe Hysni Zajmi tė njėsitit “Bajram Curri”, (9 IX 1943, nė Plavė). Pastaj Xhafer Nikoēi, nga Gucia, Gani Ēavderbasha, nga Prizreni e Nexhmedin Nixha nga Gjakova tė cilėt u vranė nė mėnyra tė ndryshme. Po ashtu gjatė vitit 1944 vriten nė pėrleshje nė Kaēanik - Guci edhe: Beqo Bashiq, Jusuf Rexhepagaiq, Vojo Novoviq dhe Alo Hot. 

     Bashkimi i forcave partizane shqiptaro-jugosllave, marrėveshja e tyre dhe propaganda e amnistisė ishin plagėt vdekjeje pėr liridashės, tė cilėt pushteti i kishte shpallur “ballistė tė dėnuar pėr vdekje”.

Vrasja dhe ekzekutimi i shqiptarėve nė mėnyra tė ndryshme

Gjatė vjeshtės tė vitit 1944 dhe vitit 1945 nga krahina e Plavės dhe Gucisė mbetėn tė vrarė ballė pėr ballė me OZN-ėn dhe bashkėpunėtor tė tyre, ose u ekzekutuan nė mėnyra tė ndryshme.   

Nga Plava:

Shaban beg Rexhepagaj (nė Kaēanik-Guci), Halil Rexhepagaj, Mak Rexhepagaj dhe Juso A. Medunaj (nė Krusheve-Guci), Lan Pejēinaj dhe Hako Jasoviqi (Kofilaē-Plavė), Adem Bashi (nė Treskavicė), Ramiz Lluka (Babinė tė Plavės), Sali Musaj ( Mokna), Hamo M. Medunaj ( Zhanicė), Ramė Musa dhe Jupo Basha (nė Qafė tė Diellit), Rashid Serdani, Bako Gutiq (Brzovicė), dhe Bego Lukaj (Meteh), Beqir Brahimi, Rexho Medunja, Rrustem O.Feri, Iso R. Medunjanin, Ramė Mazi, Sahit Sharkinaj, Ramė Musaj, Ramė Rexha… Emro Lluka u dorėzua, por u pushkatua nė Bjellopojė (1946).  Shemso Feri nė shpellė nė Malėsi tė Koplikut, pėr tė mos u dorėzuar bėn vetėvrasje, sikur edhe Riza Feri qė piu helmin nė njė tjetėr vendqėndrim. 
Nga Gucia:Azem Mulliqi (nė Horollac), Zeqir Kolina ( nė Guci), Feriz Bajroviqi ( nė Murinė), Murat Mashi (Zagraje), Husen Lackaj (nė Qafė Nakuti), Hasan Hoti, Rrahim Hoti, Ali Agani, Beqir Brahimi, nėpėr strehime tjera.

Nga fshati Zhanicė:

Ymer Muēaj (nė Mokna), Xhemė Arifi, (nė Mokna), dhe Azem Gjelaj (nė Mokna), Dervish Asllani ( nė Ēakorr), Sokol Idrizi (Shtupeq- Rugovė). Malush Bajrami, Haxhi Syla, Arnaut Rama u pushkatuan nė Bjellopojė (1946).

Nga fshati Nokshiq

Imer Maliqi ( nė Koshutan Rugovė), Islam Balia (nė Erenik Gjakovė. Nė fshatin Velikė-Murinė u pushkatuan: Azem Ibishi, Sutė Rekja (bijė e Dedushajve), Zade Danja, Elez Kasemi, Ujkan Zeqi, Xhemajl Alia, Reko Beqi, Seko Mani, Mehmet Neku.

Nga fshati Pepaj:

Hasan Salihi, Ibrahim dhe Niman Duci dhe Ali Ferizi.

Nga fshati Hoti i Kujit: 

Nė bjeshkėt nė mes tė Deēanit dhe Plavės nė pėrleshje mbetėn tė vrarė: Haxhė Curri, Ali Caku, Niman Curri, Shpend Balia, Rexhė Balia, Sylė Rexha, Xhemė Medi, Smajl Medi. Mė pas nė fshatin Hot u pushkatuan, Imer Curri, Metė Rexha, Zenel Mehmeti, Shaban Asllani, Musė Sadiku, Mehmet Rama, si dhe nė Zabel-Hot u pushkatuan Shaban M. Vuēetaj dhe Ahmet R.Vuēetaj.

Nga fshati Hakaj dhe Budovicė:

Nė njė pėrleshje tė ashpėr mbetėn tė vrarė: Niman Uka, Shaban Ibishi, Bekė Hyseni, Ujkan Alia, (nga ajo ditė humbi Budak Hyseni), ( nė Sjapicė). Shpend Haku dhe Mehmet Rama (nė Mashnicė), Haradin Jupi, Smajl Idrizi (nė Vonoselė). Nė Murinė mbetėn tė vrarė: Beqo Emri, Brahim Mala, Demė Haku, Salih Reku(nė Murinė), Idriz Arifi, Ahmet B, Kuēi (nė Prejvi). Hazir Alia u pushkatua nė Bjellopojė dhe Halil Markishaj nė Beran.

Nga fshati Martinaj:

Arif Bajrami, Bajram Mani (nė Prejvi), Selman Faku (nė Bjeshkė tė Memės), Elez Gjeri (nė Vitomiricė- Pejė), Demė Reku nė (Zeletinė), Imer Muji (Kolinė-Guci), Muē Isufi (nė Nakut).

Nga fshati Kaēanik i Gucisė

Ujk Cara dhe Gjon Martini, Mark Vocerr Bala dhe Shpend Vocerri ( nė Kaēanik -Guci), Pal Martini (nė Krushevė-Guci), Kolec Uci dhe Luk Toma ( nė Nikē), Dedė Gjoni (nė Rrapsh i Hotit), Gjergj Gjoni ( nė Vukėl), Lekė Martini dhe Lulash Martini ( nė Shalė-Dukagjin), Lazer Deda (nė Godi-Guci). Mark Martini (nė Godi-Guci), Kolė Prela (nė Maje Krafili-Guci), Gjon Buli dhe Gjekot Ujka (nė Bjellopojė), Nikė Gjoni dhe Prekė Shala ( nė Kaēanik-Guci).

Nga fshati Vuthaj:

Isuf Kameri ( nė Murinė), Rexhep Buti (nė Mitrovicė), Mustafė Haxhia (nė Neqinat-Rugovė), Belo Hamza ( nė Godi Guci), Haxhi Haxhia ( nė Krushevė-Guci), Pulec Hima (nė Bjeshkė tė Memės), Man Zeka (nė Zastan-Vuthaj), Hasan Isufi u pushkatua ( nė Bjellopojė).

Nga radhėt e vullnetarėve nga krahinat e tjera:

Nga Shala-Dukagjin ( Malėsia e Shkodrės).

Marash Pali, Pjetėr Lulashi, dhe Zef Ēobani Shaljanė, Prekė Pali Curraj-Nikaj, Marash Malota -Toptan, Zef Leka - Palaj, Shosh, (nė Murinė).

Nga Malėsia e Madhe, pėr aktivitetin patriotike nė lidhje me bashkimin e kėtyre viseve me amėn e vet u pushkatua Prek Cali i Vermoshit me 15 veta.

Nga Tropoja:

Zeqir Haxhia Ahmagjokaj ( nė Godi) me katėr shokė.

Nga Rrafshi i Dukagjinit, Lan Selimi me tetė shokė. Nga Nepol-Pejė Niq Krasniqi ( Mark Ndue Sokoli), dhe Kolė Ukshini dhe tre shokė tė tjerė. Nga Podguri Bardh Isufi edhe me dy shokė. Nga Rugova Sak Fazlia, Rizė Zumeri dhe dhjetė shokė tė tyre.

Tė dėnuar me burg, deri nė njėzetė vite

Nga Plava:

Hilmo Feri, Huso Shabanbegu, Hakia Rexhepagaj, Juso H.Koiqi, Hamo Omeragiqi, Lulo F. Kuēi, Adem Sh. Leshaj, Selim S. Llukaj, Abedin Haxhimusaj, Braho Sharkini, Braho Markishaj. Rrustem Salihi, Ibish Ēela.

Nga Gucia:

Sali Nikoēi, Sejdo Beqi, Halil A. Mulaj, Hasan D. Hoti.

Nga Zhanica:

Cenė Gjelaj, Halil Uli, Smajl H. Shabaj, Salih Zh.Tahiraj, Idriz S. Ēėlaj, Idriz B.Gjelaj Shaban U. Shabaj.

Nga Nokshiqi:

Shaqir Zymeri, Ukė Dema, Zymer Imeri.

Nga Hoti i Kujit:

Naso Etemi, Muj Mustafaliaj dhe Sharo Ibra.

Nga Martinajt:

Halil Shpeni, Mehmet Brahimi, Shaban Bajraktari, Halil Tola, Ramė Tola, Haxhi Met, dhe Elez Hyseni. Sadik Bajrami u pushkatua nė Bjellopojė edhe pse ishte i gjykuar 15 vjet burg. Ramė Tola vdiq nė burgun e Cetinės pas gjykimit.

Nga Vuthajt:

Avdyl Husa, Zenel Mehmeti, Mehmet Mustafa, Zeqir Bajrami, Zymer Haxhia, Mustafė Ēuni, Adem Shabani, Shaban Sadria, Adem Hakaj, dhe Halil Kurti.

Nga Pepajt:

Ali Smajlaj, Ramė Smajlaj, Lekė Lekaj.

Nga Kaēaniku i Gucisė:       

Prel Kola, Gjelosh Prela, Gjokė Deda, Gjon Prela, Zef Lulashi.

      Politika perfide komuniste, pasi vuri pushtetin, aplikoj edhe mobilizim tė dhunshėm pėr rekrut tė rinjtė nė aradhet partizane Jugosllave qė nga nėntori 1944, me thirrje: “do t“i ēlirojmė tė gjithė popujt vėllezėr Jugosllav”. Marshimi aq me prapavijė arriti edhe nė viset kroate. Nga krahina e Gucisė dhe e Plavės nė kėtė pėrbėrje ishin mė se 200 djemė tė rinjė nga tė cilėt shumė pak u kthyen prapa. Thuhet se prej tyre vetėm nė Ternovė (Sarajevė) janė vrarė 60 veta.  Propaganda e errėt edhe nė ato ēaste pėrpiqej t“i qetėsoj familjet e tyre me arsyetim se “vdiqėn pėr atdhe”, duke i shpallur pastaj edhe dėshmorė. 

Pėrmbledhje

      Krahina e Plavės dhe Gucisė, pjesė e tėrėsisė shqiptare pėrveē pushtimit shekuj me radhė, pati fatin mė tragjik kur u bė monedhė kusuri pas vendimeve famėkėqija tė Kongresit tė Berlinit, pėr tė mbetur gjithė nėn ethe kujtese dhe vuajtje.  

      Pushtues tė mirė nuk ka, por duke ua ditur dhembjet kėsaj popullate ata njėri pas tjetrit u afronin shpresa lirie, si p.sh. Austro-Hungaria qė ishin jetėshkurtra dhe me gjemba, pėr tė vazhduar italo-gjermanėt, gjatė “Kohės sė Shqipnisė”, e cila kohė qiti nė ballė thėniet mė tė pritura bashkimin kombėtar, duke sjellė bashkimin e njėmendtė tė kėtyre malėsorėve tė etshėm pėr liri dhe njė pikė qendre tė gjithė shqiptarėve. Kjo kohė solli pushtetin nė duar tė patriotėve vendas, me shpresė tė bashkimit shqiptar me kryeqendrėn Tiranėn. 

      Pasi fituan aleatėt ēetniko-sllavo-komunistėt dhe ruso-komunistėt shqiptar kėsaj popullate iu shtrua dhuna dhe vuajtja deri nė eliminimin e patriotit tė fundit shqiptar, tė cilėt ėndėrronin nė bashkimin e trojeve etnike shqiptare, kurse pasardhėsit e tyre, njė pjesė e madhe, mori rrugėn e mėrgimit.