Letra qė shpėrfaq njė histori tė dhimbshme

 

     Tė nderuar lexues,

     Gati njė vit mė parė, saktėsisht mė 19 nėntor 2006 (nė vigjilje tė Festės sė Flamurit) nė adresė time ka ardhur njė letėr nga njė intelektual i njohur, i cili nė kohėn kur e ka shkruar letrėn ka qenė nė Angli duke pėrfunduar doktoraturėn nė „Cardiff University“. Kjo letėr, me sugjerimin e letėrshkruesit nuk ėshtė publikuar deri mė tani. Ndonėse nė letėr shpėrfaqen disa ēėshtje shumė interesante, (si reaksion i disa publikimeve tė mija nė pashtriku.org), sot vendosa ta bėjė publike atė, por jo edhe emrin e letėrshkruesit, pėr tė cilin kam respekt tė veēantė. Letėrshkruesi ėshtė i biri i njė ish tė burgosuri politik, i arrestuar nė shkurt 1950 nga UDB-a, ndėrsa pas disa muajsh keqtrajtimi mizor ai (sė bashku me disa bashkėveprimtarė), nė shtator tė atij viti nė Gjyqin e Qarkut nė Prishtinė nė„emėr tė popullit“ u dėnua me gjashtė (6) vjet burgim tė rėndė, nga gjykatėsit - porotėt shqiptarė: Arif Korapi, Ali Abdullahu, Ismail Xhemaili dhe Abdyl Doda procesmbajtės nė kėtė proces gjyqėsor.

 

Sheradin Berisha , 09. 11. 2007

 

---------------------------

 

SHPALOSJA E DOSJEVE TĖ BASHKĖPUNĖTORĖVE TĖ

UDB-sė GJATĖ DEKADAVE “50, `60 DHE `70 ĖSHTĖ

OBILIGIM I TĖ GJITHĖVE

 

 

     I nderuar Sheradin,

 

     Kam filluar ta lexoj www.pashtriku.org, pėr tė cilin u njoftova pėrmes njė emaili qarkullues. Ėshtė punė e madhe kjo, s’do mend. Tė uroj punė tė mbarė dhe kėmbėngulje nė kėtė pėrpjekje tė ndėrlikuar.

 

     Tė tė them tė drejtėn, ajo qė mė sė shumti mė pėlqen nė faqen tėnde ėshtė pikėrisht pėrpjekja e madhe pėr t’i shpalosur dosjet e bashkėpunėtorėve kosovarė tė UDB-sė gjatė dekadave tė harruara ’50, ’60, ’70 dhe ’80 (mendja ma merr se pėr ata tė viteve ’90 jemi pėrkujdesur deridiku...). Mendoj se shpalosja dhe zbardhja e krimit tė spiunazhit kundėr popullit ėshtė obligim i tė gjithėve – e veēanėrisht i atyre tė cilėt mund tė kenė dėshmi pėr tė.

 

     Pavarėsisht nga fakti se nė pashtriku.org ka vėshtrime me tė cilat nuk do tė pajtohesha krejtėsisht – sidomos nė kontekstin e vlerėsimit tė ardhmėrisė politike tė Kosovės – megjithatė mė duhet tė ta pranoj se tė pėrkrah dhe tė pėrshėndes vėllezėrisht pėr hulumtimin e pakompromis tė sė kaluarės sonė. Nė shumė aspekte, ajo e kaluar ėshtė e ndytė, pėrplot tradhti, diferencime moralo-politike, spiunazh tė ulėt, burgosje, izolime e vrasje.

 

     Ma merr mendja se do tė pajtoheshe me mua kur them se ne shqiptarėt e kemi pak a shumė tė qartė se ēfarė pėrmban e ardhmja, mirėpo, ajo qė kurrė nuk ia dolėm t’i biem nė fije ėshtė – e kaluara. Madje, jo e kaluara e thellė qė ikėn nėpėr shekuj. Pėrkundrazi. Ėshtė e kaluara e afėrm pėr tė cilėn shtiremi se nuk kemi haber. Bėhet fjalė, pra, pėr dekadat qė t’i pėrmenda mė lart – e pėr tė cilat nuk flet kush nė mbarė Kosovėn.

 

-         Nuk flet kush mė pėr Fadil Hoxhėn, Xhavit Nimanin, Beqir Hotin apo Asllan Fazlinė...

 

-         Nuk flet mė kush pėr brezin e “Luftėtarėve tė ‘41” qė vinin nga radhėt e banditėve dhe denoncuesve tė popullit – e tė cilėt sunduan mbi kosovarė sė paku 30 vjet nė emėr tė Jugosllavisė sė Josip Brozit e tė Lidhjes Socialiste tė Popullit Punonjės.

 

-         Nuk pėrmend mė kush Mehmet Maliqin, Gani Jasharin apo Daut Jashanicėn e Remzi Kolgecin...

 

-         Nuk flitet mė fare pėr faktin se po ky Universitet i Prishtinės ishte, ē’prej themelimit tė tij mė 1969, ēerdhja mė e madhe e bashkėpunėtorėve tė UDB-sė nė Kosovė.

 

-         Nuk pėrmend mė kush faktin se po thuaj tė gjithė “intelektualėt” e mitizuar kosovarė (me njė pėrjashtim, pėr tė cilin kam dėshmi) filluar nga Ibrahim Rugova, Fehmi Agani e qebesa deri te Rexhep Qosja ishin anėtarė tė denjė tė LKJ-sė, tė privilegjeve politike tė Jugosllavisė, tė beneficioneve tė ulėta shtetėrore (tė kredive qė s’u kthyen kurrė, tė honorareve pėr punė koti, tė banesave qė i ndante ‘kolektivi’, tė trojeve nėpėr Dragodan, tė shtesave pėr fėmijė e pushimeve verore gratis nėpėr Kamenovė e Beēiq, si shpėrblim pėr punėn lojale ndaj shtetit).

 

     Vėrtet, Sheradin, si u mor vesh qė krejtėsisht tė harrohet kjo e kaluar jona e afėrm ??

 

-         Qė tė gjithė na e lodhin k....duke ofruar ‘fakte tė reja rreth prejardhjes ilire’ e askush nuk flet pėr atė se kush i tradhėtoi – me emėr e mbiemėr – fėmijėt e lagjes sime si Afrim Xhitia e Fahri Fazliu?

 

-         Si ore nuk e mbajmė mend se kush e gjykoi dhe e dėnoi me burg Xhavit Hazirin apo, shembull, Skender Hajdarin e Ramadan Avdiun?

 

-         Apo edhe Hydajet Hysenin e Bajram Kosumin? E qindra, qindra tė tjerė?

 

-         S’ėshtė e mundur qė paskemi harruar se mė 1981-82 kur u burgosėn qindra djem e vajza, gjykatat kosovare udhėheqeshin prej neve – shqiptarėve!?

 

     Po, po. Pėrse nuk e themi troē: ishin pra po kėta shqiptarėt e sotėm ata qė morėn pjesė nė udhėheqje tė Kosovės gjatė viteve tė burgosjeve e tė vrasjeve. Nuk ishin tė tjerė. Nuk ka tė tjerė. Jemi kėta qė jemi. Jemi pra, po tė njėjtit qė shtyheshim nėpėr zyrat e Azem Vllasit pėr ta marrė ‘librezėn e kuqe’ tė partisė dhe, po tė njėjtit qė mė 1989 kinse shtyheshim pėr ta hedhur nė baltė po tė njėjtėn... Dhe, tė anėtarėsoshehim nė LKJ-nė e re, te Shoqata e Shkrimtarėve tė Kosovės.

 

     Jemi po tė njėjtit qė mezi s’prisnim qė Shtafeta e Atij Qeni tė kalonte nėpėr Kosovėn nanė e tė rrijmė gjithė natėn zgjuar duke e ruajtur pėrplot krenari nė Pallatin “Boro e Ramizi” derisa e gjithė kjo pafytyrėsi popullore transmetohej drejtėpėrdrejti nė Radio Televizionin e Prishtinės (RTP) nė tė cilin sėrish punojnė gati 60 pėr qind e po atyre qė dikur bėnin pėrzgjedhjen e komenteve tė Jusuf Ferizit kundėr ‘nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar’.

 

     Jemi pra, po ai popull i cili nė fytyrėn e Josip Brozit e shihte shpėtimin e vet, shpresėn se vėrtet mund tė jetohet mirė pėrmes shėrbėtorisė e spiunimit.

 

     Hiē mos ke gajle Sheradin:

     jemi po ai popull tė cilin, nėse gėrrmih pak, mund ta gjesh nėpėr arkivat e mbetura tė RTK-sė duke gjuajtur gur e dru mbi po kėtė ‘nacionalizėm e irredentizėm’, i xhiruar nėpėr kolektivet e pshurrta punuese e nėpėr OPB-jat e dikurshme dhe ‘konferencat aksionale tė LRSJ’...

 

     Gajle mos ke Sheradin,

     se jemi po ata tė cilėt mezi s’prisnin tė paraqiten vullnetarė nėpėr „Omladinska Radna Akcija“ e tė poshtėroheshin vullnetarisht anekėnd atij shteti tė fėlliqur duke ia ndėrtuar hekurudhat e liqenet artificiale njė pushteti i cili do tė na i vrante fėmijėt nesėr.

 

      Vėrtet, ashtu ndodhi. Po ai pushtet, njėzet-tridhjet vjet mė vonė, do tė hynte nėpėr shtėpitė e tė gjithėve – spiunė, atdhetarė, qytetarė e katundarė – pėr t’i djegur e pėr t’i vrarė. E pikėllueshme, por edhe interesante. Ėshtė pra interesante tė vėrehet se ndėr viktimat shqipare nė Kosovė gjatė viteve ’98-99 ėshtė njė numėr jo i vogėl i shėrbėtorėve dhe spiunėve tė dikurshėm. Ēfarė ironie e tmerrshme! Ēfarė paradoksi i pikėllueshėm.

 

     Tash, pas gjithė atyre viktimave duhet tė shtiremi se jemi bėrė njė popull i pėrbashkuar, unik dhe atdhetar.

 

-         Vetėm pėr faktin se Gjakova pėrjetoi aso tragjedie gjatė bombardimeve tė NATO-s, nuk guxojmė ta pėrmendim faktin se po ajo qytezė sundoi mbi Kosovė me ‘kuadrot’ e veta nja 40 vjet...

 

-         Vetėm pse shumė fėmijė u kidnapuan, u vranė e u zhdukėn, nuk guxojmė ta pėrmendim faktin se Xhevdet Hamzat e Xhevdet Pulat ishin oficerė tė zellshėm tė KOS-it gjatė dekadave tė errėta tė Rankoviqit.

 

-         Vetėm pėr faktin se Peja u dogj me ‘teshė-e-koteshė’ tash nuk guxojmė ta pėrmendim se po ai qytet (pėrndryshe, vendlindje e familjes sime) ishte sė paku 70 vjet ēerdhe e shovenizmit serb dhe e kuislingėve shqiptarė. Nėse mund tė ekzistojė diēka si traditė nė spiunim, atėherė do tė mund tė pajtoheshim se Peja ishte, tradicionalisht, qytet i spiunimit dhe i bashkėpunimit me UDB.

 

     Jemi pra po ky popull i familjeve tė pėrēara qė kanė leēitur njėri-tjetrin pėr vite e vite – qoftė pėr shkak tė urrejtjes ndaj Jugosllavisė, qoftė pėr shkak tė dashurisė ndaj Jugosllavisė. Jemi po ky popull i cili me vite e vite druante qė pikėpamjet e veta politike t’ia dėftonte edhe kushėrinjėve, e lėre mė miqėve apo – qoftė larg – fqinjėve.

 

      Sheradin i nderuar,

      Jam lindur e rritur nė Prishtinė. Mund tė tė them sinqerisht se e tėra qė mbaj mend nga fėmijėria dhe rinia ime e hershme nė kėtė qytet ėshtė vetėm devotshmėria kolektive ndaj – Jugosllavisė. Nuk e di se ku e ke kaluar ti fėmijėrinė e rininė (druaj se ka tė ngjarė qė njė pjesė ta kesh kaluar prapa grilave jugosllave), mirėpo, tė jesh atdhetar nė Prishtinė gjatė kėtyre dekadave – ‘70 dhe ’80 – ishte tė jesh i dėnuar nė vetmi dhe ofendime tė pėrditshme.

 

     Mos harro, nėse pėr ty (e edhe pėr mua) kanė qenė kėto vitet e ndyta qė na i rrėnuan ėndėrrat fėmijėrore, pėr shumėkė ato ishin dhe mbesin vitet e arta tė jetės.

 

     Sot e kėsaj dite, nėpėr shumė shtėpi tė Prishtinės e tė Kosovės vazhdohet tė qahet me lotė:

 

-         pėr Josip Brozin e Jugosllavinė;

 

-         pėr kohėn e Fadilit e Xhavitit,

 

-         pėr kohėn e Mirkos e Sllavkos,

 

-         pėr Akordet e Kosovės me Gazmend Pallaskėn e Besnik Krajkun,

 

-         pėr koncertet e Zdravko Ēoliqit e Shaban Shauliqit...

 

     Pėrfundimisht, meqė i jemi afruar kėsaj date.... Nė Kosovė, Sheradin, nuk ėshtė festuar shumė 28 nėntori. Me sa mbaj mend unė, mė shumė ėshtė festuar ajo festa qė vinte njė ditė mė vonė. Po, po. Ėshtė festuar Jugosllavia II e AVNOJ-it. Kjo ishte festa e popullarizuar kosovare. Kėto ishin ditėt kur populli punonjės e bashkėpunėtor i Kosovės i merrte nga katėr-pesė ditė pushim dhe nė televizion gjithė ditėn shikonte ‘”Bitka na Neretvi” e “Partizanska Eskadrila”...

 

-         Kujt, pra, Sheradin e ke ndėrmend t’ia shpalosėsh dosjet?

 

-         Kujt?

 

-         Cilėve kosovarė?

 

     Me lejo tė tė them diēka. Ata pak atdhetarė qė ka ky vend i mjerė, ata e dijnė fort mirė – sikurse edhe ti – se kush ka spiunuar gjatė gjithė kėtyre viteve tė errėta. Atyre s’ke nevojė t’ua dėftosh atė qė e dijnė... Sa pėr kėta tjerėt (e tė cilėt, druaj, janė nė shumicė...), ata nuk do ta hapin kurrė faqen tėnde. Madje, do tė tė sulmojnė dhe do tė tė poshtėrojnė. Jo drejtpėrdrejti, meqė aty do tė mund tė fitosh... Pėrkundrazi. Do tė tė pėrulin nėpėr biseda pas darke, nėpėr takime mėngjesi gjatė pirjes sė machiatove.

 

      Njerėzve tė huaj do t’i thonė ‘nė besė’ –

 

-         se njerėzit si ti janė rrezik pėr demokracinė dhe pėr lirinė;

 

-         se njerėzit si ti janė ‘radikalė’,

 

-         ‘tė kuq’,

 

-         ‘enveristė’,

 

-         e madje edhe ‘terroristė’...

 

     Kujt, pra, i duhet ta dijė ēfarė, nė fakt ka bėrė Zekeria Cana e Fahredin Gunga, e sidomos Ali Aliu tė cilin edhe vetė e kam pasur profesor? ( Cana, Gunga, Aliu etj ishin denocuesit e Adem Demaēit nė UDB / Lexo KĖTU - Sh.B )

 

     Ndoshta, vetėm atyre qė nuk e dijnė. Qė nuk e mbajnė mend. Qė nuk e patėn fatin e poshtėr tė jenė tė lindur nė ato kohė tė ndyta. Ndoshta brezave tė rinj kosovarė – qė sė paku ata ta kuptojnė se nga shitja dhe tradhtia e atdheut nuk mund tė ketė pėrfitim. Ndoshta, Sheradin... Edhe pse, punė e vėshtirė ėshtė kjo.

 

     Mos harro: Kosovarėt janė njė popullatė e vogėl, kurse atdhetarėt e saj janė njė familje edhe mė e vogėl. Gjithashtu, mos harro se ata tė cilėt me dekada i tradhėtuan anėtarėt e kėsaj familjeje tė vogėl, megjithatė patėn pėrfitime. Ata jetuan mė mirė se ne, Sheradin.

 

     Nga fėlliqėsitė e tyre krijuan edhe pasuri, edhe familje, edhe para... Gjatė viteve ’90, pėrmes LDK-sė, e fituan edhe autoritetin dhe nė fund – edhe pushtetin. Pse, ēfarė mendon se ishin Nexhat Daci, Nekibe Kelmendi, Kaqusha Jashari, etj... Atdhetarė??

 

     Pėr fat tė keq, nga spiunimi gjithnjė do tė ketė pėrfitim. Prej kėtij zanati mund tė tė humb vetėm nderi dhe fytyra. Mirėpo, janė kėto kategori pėr tė cilat nuk jemi mėrzitur fort gjatė historisė. Sė paku jo ē’prej vrasjes sė Haxhi Zekės, nė pikė tė ditės dhe nė mes tė Pejės.

 

     Megjithatė, tė pėrshėndes, tė uroj dhe tė pėrkrahi nė kėtė punė, edhe pse i vetėdijshėm se bėhet fjalė pėr njė pėrpjekje tė pikėllueshme pėr t’ia dėftuar tė vėrtetėn atyre qė nuk duan ta dėgjojnė.

 

     Kėtė letėr ta kam shkruar unė, X.Y. Jam gazetar e redaktor me profesion dhe momentalisht jam nė Cardiff tė Britanisė sė Madhe duke kryer punim doktorate nė temėn “Sistemi Paralel dhe Shteti Imagjinar i Kosovės 1990-1998”. Jam i biri i prof. X.X, … ish-burgosur politik, i tradhėtuar nga bashkėqytetarėt e tij dhe i dėnuar nga gjykatės e porotė shqiptarė nė Kosovė.

  

Tė fala tė pėrzemėrta dhe urime pėr Festėn e Flamurit,

 

X.Y, 19. 11. 2006

Cardiff University

Wales, UK.

 

 * Titulli ėshtė nxjerr nga pėrmbajtja e letrės.