Kush e dėnoi dhe persekutoi rininė shqiptare

„nė emėr tė popullit“(!?!)

 

„NĖ EMĖR TĖ POPULLIT“… PROKURORĖT, HETUESIT,

GJYQTARĖT, MILICĖT, DĖNUAN DHE NDĖSHKUAN

BRUTALISHT DHJETĖRA MIJĖRA

BASHKĖKOMBĖS!

( Koment i RKL-sė )

          Kurrė nuk do tė harrohen gjykimet dhe dėnimet drakonike, qė ndėrmori politika titiste jugosllave kundėr liridashėsve tė Kosovės, dėnime tė cilat ishin intensifikuar sidomos pas protestave studentore tė Marsit dhe Prillit tė vitit 1981, kur rinia pėrparimtare e vendit tonė dhe grupet patriotike, qė vepronin fshehur, tashmė kishin arritur tė bėnin ndarjen e madhe mes shqiptarėve liridashės, qė kėrkonin liri, drejtėsi e barazi shoqėrore dhe klasės pacifiste projugosllave, e cila e pranonte prosperitetin dhe ardhmėninė e lumtur tė shqiptarėve nė bashkėsi me popujt sllavė nė RSFJ.


         
“Nė emėr tė popullit”..., prokurorėt, hetuesit, gjyqtarėt dhe shumė ish-milicė shqiptarė dėnuan dhe ndėshkuan brutalisht dhjetėra mijėra bashkėkombės liridashės nga tė gjitha trojet etnike shqiptare (tė okupuara nga Jugosllavia ) deri nė qershor tė vitit 1999. Po sjellim njė shembull nga gjykimet e tilla, duke afishuar kronologjikisht aktgjykimin e 15 shkurtit tė vitit 1983, nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė kundėr njė grupi tė madh nacionalistėsh e irredentistėsh shqiptarė.

 
         
Nė emėr tė popullit... ( P-K.nr. 167/82)

          Gjykata e Qarkut nė Prishtinė, nė kolegjin e pėrbėrė nga gjyqtari, Mentor Qoku, kryetar, nga gjyqtarja e kėsaj gjykate, Verosllava Dimiq dhe gjyqtarėve porotė: Dojqin Maksimoviq, Ilaz Aliu dhe Emin Azemi, nė pjesėmarrjen e punėtores sė kėsaj gjykate, Atifete Krasniqi, procesmbajtėse, nė ēėshtjen penale kundėr tė akuzuarve: Rexhep Maqedonci, Adem Prapashtica, Nusret Ahmeti, Kadri Cakiqi, Adem Dervisholli, Sabit Gashi dhe Skėnder Vardari, tė gjithė pėr veprėn penale “Bashkim pėr veprimtari armiqėsore” nga neni 136. alineja 1, lidhur me nenin 114 tė Ligjit Penal tė RSFJ, Lutfi Maqedonci, Fatmir Graiēevci, Bahtir Ahmeti, Martin Ēuni, Meriman Braha, Osman Maqedonci, Arban Hoxha, tė gjithė nga Prishtina, Naim Mahmudi nga Dragonishta e Vogėl KK Kėrēovė dhe Ahmet Islami nga Prishtina, tė gjithė pėr vepėr penale “Bashkim pėr veprimtari armiqėsore” nga neni 136, al. 1 e LP tė RSFJ, lidhur me nenin 114, Avdi Krasniqi nga Peja pėr vepėr penale “cenim kundėrrevolucionar i rregullimit shoqėror” nga neni 114,
Ahmet Qeriqi nga Shtimja, Zenun Gjoci nga fshati Gjocaj, Hamėz Morina nga fshati Llashkadrenoc, Sallah Jonuzi nga Ferizaj dhe Idriz Isufi nga Prishtina pėr vepėr penale “Propagandė armiqėsore” nga neni 133. al. 1 dhe i akuzuari Agim Ahmeti pėr vepėr penale “Moskallėzim i veprės penale” nga neni 172 al. 1, sipas aktakuzės sė Prokurorisė Publike tė Qarkut nė Prishtinė pp.nr. 152/82, 156/82, 158/82,.... nė prani tė tė akuzuarve dhe tė avokatėve mbrojtės, shumica syresh me detyrė zyrtare si: Mehmet Dushku, Zeqir Arni, Zhivojin Jokanoviq, Ivko Jagodiq, Engjėll Ēeta, Hasan Kryeziu, Gavrilo Vuleviq, Latif Krasniqi dhe Avni Gjakova, gjatė mbajtjes sė seancave “publike” prej 7 deri mė 12 shkurt tė vitit 1983, nė prani tė pėrfaqėsuesve tė aktakuzės, zėvendės-prokurorėve tė Qarkut nė Prishtinė, Reshat Millaku dhe Ruzhdi Kozmaqi, mė 15 shkurt 1983 shpalli aktgjykimin dhe dėnoi tė akuzuarit:

 

Rexhep Maqedonci, 14 vjet burg,
Adem Prapashtica, 11 vjet burg,
Nusret Ahmeti, 10 vjet burg,
Kadri Cakiqi, 6 vjet burg,
Adem Dervisholli, 6 vjet burg,
Sabit Gashi, 8 vjet burg,
Skėnder Vardari, 8 vjet burg,
Lutfi Maqedonci, 6 vjet burg,
Fatmir Graiēevci, 9 vjet burg,
Bahtir Ahmeti, 5 vjet burg,
Martin Ēuni 8 vjet burg,
Meriman Braha 7 vjet burg,
Osman Maqedonci, 5 vjet burg,
Arban Hoxha, 5 vjet burg,
Naim Mahmudi, 2 vjet burg,
Ahmet Islami 5 vjet burg,
Avdi Krasniqi, 7 vjet burg,
Ahmet Qeriqi , 8 vjet burg (
dėnimi unik pėr dy vepra tė njėjta “penale”)
Zenun Gjocaj, 6 vjet burg,
Hamėz Morina, 5 vjet burg,
Sallah Jonuzi, 3 vjet burg,
Idriz Isufi, 2 vjet burg, dhe
Agim Ahmeti, 1 vit burg.

Tė akuzuarve:


Ahmet Qeriqi,
Zenun Gjoci,
Meriman Braha,
Martin Ēuni,
Adem Dervisholli, iu shqiptua masa e ndalimit tė ushtrimit tė profesionit tre vjet pas pėrfundimit tė burgut.


          Kėto vite burgu i “ndau” drejtėsia jugosllave” mė 15 shkurt tė vitit 1983, nė Gjykatėn e Qarkut, nė Prishtinė. Kėto vite burgu pėr studentėt, punėtorėt dhe profesorėt shqiptarė, tė cilėt kėrkonin avancimin e pozitės kushtetuese tė Kosovės, i firmosen:


Isak Nishevci, gjykatės hetues,
Mentor Qoku, kryetari i Trupit Gjykues,
Ilaz Aliu dhe Emin Azemi, porotė,
Ruzhdi Millaku dhe
Ruzhdi Kozmaqi, prokurorė,
Lutfi Ajazi, inspektor hetues,
Xhavit Kuēi, inspektor hetues,
Bashkim Kursani, hetues,
Zymber Zymberi, hetues
Faik Nura, hetues

Ibush Kllokoqi,
Lorenc Selmani,
Zoran Lakiēeviqi,
Ismail Arifaj e shumė tė tjerė.

 

          Tashmė kanė kaluar 24 vjet nga ajo kohė. Shumėēka ka ndryshuar gjatė kėtyre viteve. Tė gjithė tė dėnuarit kanė vuajtur dėnimet. Disa prej tyre kanė qenė tė dėnuar edhe mė parė, po pėr vepra tė tilla penale. Martin Ēuni ėshtė dėnuar edhe njė herė, gjatė kohės sa ishte nė vuajtje tė dėnimit, disa janė keqtrajtuar rėndė, si: Fatmir Graiēevci, Nusret Ahmeti, Skėnder Vardari, Sabit Gashi, Lutfi Maqedonci e tė tjerė. Pas vuajtjes sė dėnimit, tė gjithė qenė degdisur, secili nė pėrpjekje pėr tė mbijetuar. Shumica prej tyre nuk u penduan dhe sapo u liruan nga burgjet vazhduan veprimtarinė e tyre tė organizuar antipushtuese.

 
          Disa, sapo u liruan mėrguan nė shtetet e Evropės dhe mbeten atje, por edhe atje nuk qėndruan duarkryq, por ndihmuan fondet pėr ēlirimin e vendit. Disa prej tyre iu bashkuan luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, qė nė ditėt e para. Shumica dėrrmuese e tyre e pėrkrahu luftėn e UĒK-sė nė forma dhe mėnyra tė ndryshme.

 
          Pėr fat tė mirė tė gjithė janė gjallė dhe kanė krijuar familjet e tyre. Asnjėri prej tyre nuk ėshtė pasuruar nė mėnyrė tė paligjshme. Disa syresh jetojnė nė varfėri, ashtu sikur kanė jetuar edhe nė tė kaluarėn.


Po ku janė, gjyqtarėt, hetuesit, prokurorėt?


          Edhe ata, me ndonjė pėrjashtim, tė gjithė janė gjallė, tė paktėn fizikisht. Disa prej tyre edhe pas ēlirimit tė Kosovės nga robėria serbe punojnė edhe aktualisht si gjyqtarė, prokurorė dhe inspektorė. Atyre nuk iu mungoi as njė fije floku. Ishin super mirė me regjimin e Titos, tė cilit i shėrbyen qenėrisht, ishin mirė edhe me regjimin e kryekriminelit Milosheviq, tė cilit, disa syresh i shėrbyen dhe i shėrbejnė po ashtu qenėrisht, ndihen shumė mirė edhe sot nė vendet e tyre tė pėrjetshme tė punės, nė Kosovėn e administruar nga regjimi i UNMIK-ut.

 

-        Isak Nishevci me gjyqtarė tė tjerė ( dhe jo vetėm ky) ende heton dhe akuzon luftėtarė tė lirisė.

 

-        Reshat Millaku dhe Ruzhdi Kozmaqi janė prokurorė tė Kosovės, sė bashku me tėrė kohortėn e prokurorėve, shėrbėtorė tė ish regjimit gjakatar serb.

 

-        Lutfi Ajazi, inspektor famėkeq, thonė se ndodhet diku nė Serbi apo gjetkė, i ikur sė bashku me forcat kriminale serbe, nė qershor tė vitit 1999. Thonė, se nganjėherė tinėz viziton tė afėrmit nė Kosovė.

 

-         Edhe tė tjerėt kėtu janė. Ata janė ngritur edhe mė shumė ekonomikisht. Ata i gjen tė postuar nė shumė resorė tė Qeverisė sė Kosovės, nė detyra shumė me rėndėsi, tė postuar me preferencė tė regjimit aktual tė Beogradit. Pėr tė tillėt pėrkujdeset policia ndėrkombėtare dhe SHPK-ja, e cila ka mjaft tė tillė edhe nė radhėt e veta. Kėta kanė pėrfituar nė kurriz tė ēlirimit tė Kosovės dhe kanė ngritur pasuri pėrrallore, secili mė shumė se tjetri.


          Andaj Kosova ka mbetur peng. Ka mbetur peng, sepse Serbia llogarit nė njerėzit e vet, llogarit nė ata shqiptarė, tė cilėt gjatė tėrė jetės i shėrbyen asaj me besnikėri dhe shumė syresh edhe sot punėn e Serbisė e bėjnė nė Kosovė. Llogarit edhe nė ata qindra mijėra shqiptarė tė mjerė, tė cilėt me vetė dėshirė kanė nxjerrė dhe shėrbehen me pasaportat e Serbisė...
Llogarit Beogradi madje edhe te ata mjeranė shqipfolės, qė vrasin njerėz tė pafajshėm nė Kosovė dhe gjejnė strehim nė Serbi....

 
          Kėto mbeturina, tashmė tė rifreskuara, tė ish regjimeve okupatore kriminale, ende formulojnė aktakuza kundėr luftėtarėve tė lirisė, duke marrė pėr bazė deponimet e sajuara nė akuzat e Ministrisė sė Drejtėsisė tė Serbisė. Ata asnjėherė nuk i kanė kėrkuar falje popullit, nė emėr tė tė cilit i kanė kryer ato krime. Ata, nuk u kanė kėrkuar falje as viktimave, madje kėtė nuk e kanė bėrė qoftė edhe deklarativisht, sepse ende vazhdojnė veprimtarinė e tyre tė zezė dhe shumė tė damkosur kundėr interesave tė kombit e atdheut.

 
          Dhe, kjo ėshtė e pafalshme. Me njerėz tė tillė nė krye tė institucioneve me pėrgjegjėsi nuk mund tė arrihet pavarėsia e Kosovės. Me bashkėpunėtorėt e tillė tė ish nomenklaturės jugosllave nuk mund tė fitohet asgjė e ndershme dhe e moralshme. Me tė tillėt, tė postuar nėpėr vende udhėheqėse, kemi siguruar agoninė tonė, e cila po zgjat edhe tetė vjet pas ēlirimit tė Kosovės nga regjimi barbar, okupator, serb. Agonia, do tė vazhdojė derisa Serbia ende i mban lidhjet e veta tė shumta me ish pushtetarėt, ish dhe aktualisht prokurorėt, gjykatėsit, inspektorėt, policėt e milicėt e dikurshėm dhe tėrė sojin e hafijeve e kriminelėve.

 
          Kėto lidhje janė tė shumta dhe kapin shumicėn e sferave tė jetės sė organizuar institucionale, tė mafies, tė nėntokės dhe tė gjitha llojeve tė trafiqeve. Kėto lidhje janė kobi dhe fatkeqėsia jonė. Kėto lidhje kanė bėrė dhe bėjnė qė Kosova tė mbetet peng i politikave hegjemoniste dhe kolonialiste tė Serbisė.


         
Nė emėr tė asnjė lloj “tolerance” apo “humanizmi” nuk ka qenė dashur, qė nė Kosovėn e ēliruar nga bijtė dhe bijat mė tė pėrkushtuara tė kombit, sėrish tė kthehen nė vendet e tyre tė punės, prokurorėt, gjyqtarėt, inspektorėt, milicėt dhe politikanėt e regjimeve okupatore jugosllave.

 
          Tė paktėn, ka qenė dashur tė mos kthehen, ata, mė tė damkosurit, meqė duhet pranuar faktin se nga mesi i tyre pati edhe tė ashtuquajtur “oportunistė”, tė cilėt nuk u treguan tė zellshėm nė jetėsimin e platformave jugosllave, antishqiptare, nė emėr tė luftės kundėr nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar, duke filluar sidomos prej marsit dhe prillit tė vitit 1981, kur edhe filloi shpėrbėrja faktike e RSFJ-sė, tė sėmurės sė Ballkanit, burgut tė popujve...

 
          Kthimi nė skenėn politike dhe nė atė institucionale i shumė prej bashkėpunėtorėve mė tė damkosur tė ish regjimit okupator ndodhi edhe me fajin e njė pjese tė kreut tė luftės, pjesė kjo e cila nė rrethana jo edhe aq tė njohura kishte vėnė lidhje bashkėpunimi, kishte koketuar dhe aktualisht koketon, me sojin mė tė damkosur tė bashkėpunėtorėve tė regjimit.