Lufta e heshtur ilegale para vitit 1981 pėr Kosovėn Republikė

 

Skender Ibishi: Gjatė hetuesisė ndaj meje do tė pėrdoren mjete dhe metoda mė barbare!

 

·        Gjatė hetuesisė ndaj meje do tė pėrdoren mjete dhe metoda mė barbare. Dua tė theksoj se gjatė tėrė kohės nė hetuesi ( nėntėmbėdhjetė muaj tė plota) mė ngujuan nė njė qeli tė vetmuar, e prej tyre, tetė muaj s'kam pasur kurrfarė kontakti me familjen e as qė mė ėshtė lejuar shtypi. Mė kujtohet kur njė ditė erdhėn aty dy inspektorė tė sigurimit (Bashkim Kursani dhe Lutfi Ajvazi) nga Prishtina, tė cilėve do t'u rrėfej pėr tė gjitha ato sjellje tė egra gjatė procesit tė hetuesisė. Ndėrsa ata, nė vend qė tė mė japin kurajė, do tė ma kthejnė me arrogancė «Mirė e ke kėtu, po tė kishe qenė nė duar tona do tė bėnim mė butė shpinėn se barkun».

Pashtriku.org, 21. 04. 2008

 

* * *

Jeta dhe vepra e Skender Ibishit

 
       Nė mes tė viteve 1968 deri mė 1981 njeri ndėr eprorėt e parė tė Armatės sė atėhershme Jugosllave me kombėsi shqiptare, i cili ishte i organizuar nė ilegale, gjegjėsisht nė rrymimin pėr barazinė dhe pavarėsinė e shqiptarėve nė ish RSFJ pėrmes vetėvendosjes ishte Skender Hamdi Ibishi nga Prishtina. Me Skenderin njihemi qė nga banka e shkollės fillore (tani “Naim Frashėri”) tė Prishtinės. Nė kėtė shkollė ne asokohe si nxėnės pėrjetuam pėrafėrt edhe demonstratat e vitit 1968. Disa nga arsimtarėt tanė ishin mjaft aktivė nė kėto demonstrata. Njėri nga ta, qė tek kjo klasė ka lėnė pėrshtypje, ishte posaēėrisht arsimtari i historisė, kujdestari i klasės sonė Mustaf Arifi nga rrethi i Tetovės. Nga kjo gjeneratė e 68-shit kishte edhe tė tillė qė pėrpjekjet pėr arritjen e lirisė sė shqiptarėve i ndėrlidhnin me krijimin edhe tė kuadrove tė reja nė tė gjitha lėmit shoqėror tė njė populli dhe apelonin si dhe motivonin gjeneratėn e re pėr sfida tė reja. Ndėr tė tjera ishte ky arsimtar ai, qė tek Skender Ibishi dhe Hilmi Mehmeti (atėherė njė shok yni i klasės dhe si nip i tė mirėnjohurve Ismail dhe Osman Dumoshi) ndikoj tė pėrcaktoheshin pėr vijimin gjimnazit ushtarak dhe mė pas dhe akademisė ushtarake. Hilmiu nė momentin e fundit hoqi dorė nga arsimimi si ushtarak, ndėrsa Skenderi vijoj ketė rrugė vet. Ėshtė pėr tu cekur se nga kjo klasė dolėn disa kuadro qė nė skenėn politike dhe kulturore tė Kosovės janė emra tė njohur. Nuk po i pėrmendi me emėr pasi qė mund ti hyj nė hak ndonjėrit apo ndonjėrės nga ta. Ata qė gjithsesi mė duhet ti pėrmendi e qė lidhen me temėn janė edhe shokėt tanė qė bashkė me Skenderin u pėrpjekėn dhe politikisht dhe bartėn peshėn edhe tė torturave dhe burgut armik. Kėta ishin Bahtir Ahmeti dhe Kadri Cakiqi.

 
       Edhe pse Skenderi vijonte gjimnazin e mė vonė edhe akademinė nė Serbi, kontaktet tona shoqėrore mbaheshin dhe sa herė qė Skenderi vinte pėr pushime nė Prishtinė, ne takoheshim dhe kohėn e shumtė e kalonim bashkė. Nė kėto ndeja tona, ashtu si edhe nė rrethe tė tjera tė shumta shoqėrore, me kohė pos tjerash bisedonim edhe pėr “hallet” e tė rriturve dhe pėr zhvillimet nė shoqėri dhe nė vend. Pak a shumė ishim po tė njėjtit shokė; Skender Ibishi, Lekė Nikolla, Kadri Cakiqi, Bahtir Ahmeti, Hilmi Mehmeti, shoku ynė i ndjerė Ramiz Krasniqi dhe unė. Pasi qė unė isha kyēė mė 1975 si 18 vjeēar nė “botėn e ilegales” bashkė me Abdullah Prapashticėn dhe Rexhep Maqedoncin, kujdesesha herė nė mėnyrė indirekte herė direket qė me kėta shokė tė ngushtė, edhe me njė nga njė, por edhe nė grup si tėrėsi, tė inicioja tema shoqėroro-politike dhe rreth tyre tė nxitsha diskutime.


       Nė vitin shkollor 1976/77, derisa Skender Ibishi vijonte vitin e katėrt nė Akademinė Ushtarake nė Beograd nga eprorėt mėsimdhėnės tė Akademisė Ushtarake u caktua tė mbajė njė referat nė njė seminar mbi “vėllazėrim – bashkimin” nė RSFJ. Skenderi referatin e pėrgatiti me ndihmėn e Abdullah Prapashticės. Nė njė mėnyrė tė butė dhe duke ia pėrshtatur rrethanave tė rastit, nė kėtė referat ndėr tė tjera, pos qė ceken pėrparimet objektive, nė tė njėjtin, kritikohen edhe mangėsitė nė raport me barazinė faktike tė shqiptarėve me popujt tjerė tė federatės nė rrafshin shoqėroro-politik dhe socio-ekonomik.

 
       Referati nga tė pranishmit - ndėr tė cilėt kishte edhe pjesėtarė tė shtabit gjeneral tė APJ - u prit mjaft mirė. Komandanti i akademisė e pat pyetur me vone Skenderin se mos Mahmut Bakalli ta ka shkruar referatin. Ai u pėrgjigj se e ka shkruar vet.
Komandanti e vlerėsoi referatin pozitivisht duke thėnė se ishte shumė bukur. Edhe tė pranishmėve tė tjerė nė kėtė seminar referati i Skenderit sipas dėshmive u pėlqye dhe ka lėnė pėrshtypje tė mirė, pasi qė nė atė kohė as njėrit nuk i ka shkuar mėndja se ēka fshihej pas atij referati.

 
       Ky referat me vonė u bė temė gjatė hetimeve. Posaēėrisht fjalia “Pa barazi politike nuk ka barazi ekonomike” hetuesve u jepte shkas pėr egėrsim. Kjo fjali ishte parim kultivues dhe udhėrrėfyes qė karakterizonte veprimtarinė tonė kombėtare dhe revolucionare dhe na dallonte nga rrymimet tjera tė kohės.

 
       Se kush ishte dhe ėshtė Skender Ibishi dhe shokėt tij nė vepėr mė sė miri tregojnė faktet. Njeri nga kėto fakte tė padiskutueshme ėshtė edhe arrestimi i tij, hetimet ndaj tij si dhe aktakuza e aktgjykimi i gjyqit ushtarak nė Beograd kundėr tij, tė cilat tė pėrkthyera nga origjinali po i botojmė nė vijim:

 

Nxjerrė nga Aktakuza dhe Aktgjykimi i Gjyqit Ushtarak

kundėr Skender Ibishit



Prokuroria Ushtarake Beograd

Gjyqit Ushtarak nė Beograd


Nė bazė tė nenit 6. ligjit mbi prokurorinė ushtarake, si dhe nenit 261. dhe 261. tė ligjit pėr vepra penale ..., prokurori ushtarak pranė Postės Ushtarake 2280 nė Beograd, ngritė

 

P a d i

 

 Kundėr SKENDER IBISHIT, nga baba Hamdi dhe nėnės Naile, i lindur mė 26.12.1956, ...., me banim nė Valjevė, Toger i APJ, me detyrė nė Postėn Ushtarake 6734 nė Valjevė, ka tė kryer Gjimnazin dhe Akademinė Ushtarake,..., nė paraburgim nga 17 maji 1982;


Pasi qė:

 

Si pjesėtar i organizatės...”Partia Komuniste Marksist Leniniste e Shqiptarėve Jugosllavi”- PKMLSHJ, qėllimi i sė cilės ėshtė rrėnimi i sistemit shoqėroro-ekonomik , sistemit shoqėroro-politik dhe atij vetėqeverisės, rrėnimi antikushtetues i organeve vetėqeverisėse dhe tė pushtetit, rrėnimi i themeleve ekonomike tė vendit, rrėnimin e vėllazėrim-bashkimit dhe rrėnimin e barazisė sė kombeve dhe kombėsive, rrėnimi i dhunshėm i kufijve nė mes tė republikave dhe krahinave autonome, ... , nė tė cilėn u anėtarėsua nė nėntor tė vitit 1977 nė pėrfundim tė Akademisė Ushtarake,..., me detyrė tė veprojė nė masivizimin e Organizatės nė radhėt e ushtarakėve, e mė vonė edhe nė radhėt e ushtarėve dhe eprorėve tė kombėsisė shqiptare, tė pėrhapė qėllimet e Organizatės, tė informojė Organizatėn mbi numrin ushtarėve dhe eprorėve me kombėsi shqiptare, qėndrimin e tyre karshi Organizatės, dhe i cili nė janar 1978 zgjidhet nė udhėheqėsin e ngushtė tė Organizatės nė “Komitetit Qendror” me detyrė “Kėshilltar pėr Ēėshtje Ushtarake”, me ē’rast janė precizuar detyrat e tija si dhe iu kanė dhėnė udhėzimet si tė veprojė..., si dhe nėpėrmjet tė gazetave dhe revistave ushtarake nė mėnyrė adekuate tė propagandojė ideologjinė e kėsaj Organizate, nė kuptimin e njoftimit me situatėn ekonomike dhe pozitės sė popullit shqiptar nė Kosovė dhe nė RFSJ, nė realizimin e detyrave tė marra pėrsipėr dhe qėllimeve tė lartpėrmendura, duke vepruar nė pajtueshmėri me “Platformėn” e aprovuar tė Organizatės, e cila parasheh realizimin nė tri faza tė qėllimeve tė lartpėrmendura - ... nė konspiracion tė rreptė dhe propagandės sė gjerė, pėrmes demonstratave masive..., ka ndėrmarrė veprime pėr indoktrinimin e shokėve tė tij nga radhėt e Akademisė Ushtarake dhe mė vonė eprorė tė APJ, ..., me qėllim pėrfitimi pėr anėtarėsim nė Organizatė, pėr krijimin e grupeve tė reja dhe zgjerimin e ideve tė Organizatės nė radhėt e ushtarėve, ashtu qė sipas metodologjisė paraprakisht tė aprovuar ka zhvilluar bisedat mbi situatėn e vėshtirė ekonomike dhe politike nė Kosovė, pėr pakėnaqėsinė e popullit e posaēėrisht tė rinisė, qė udhėheqja ėshtė e paaftė tė zgjidhė kėto ēėshtje, qė Kosovėn e shfrytėzon Serbia, qė njė situatė e tillė duhet ndryshuar dhe se kjo situatė ndryshon nėse Kosova merr statutin e Republikės, qė shqiptarėt tė cilėt jetojnė jashtė Kosovės gjenden nė njė pozitė edhe ma tė pabarabartė nė krahasim me kombet tjera, ... dhe nė rast tė vlerėsimit se ka pėrvetėsuar bashkėbiseduesin, ka folur se nė Kosovė ekzistojnė Organizata tė cilat luftojnė qė Kosova tė bėhet Republikė, ....ka mbajtur kontakte tė rregullta me anėtarėt e udhėheqjes sė Organizatės, posaēėrisht me Osman Osmanin dhe Abdullah Prapashticėn, tė cilėt i ka informuar mbi veprimtarinė tij dhe tė arriturat e punės, ndėrsa nga ta ka pranuar instruksionet pėr punė tė mėtejme,...


A r s y e t i m i

 

Nė bazė tė dokumenteve tė paraqitura ...nuk kundėrshtohet fakti qė i akuzuari Skender Ibishi ėshtė pranuar nė Organizatėn...”Partia Komuniste Marksiste Leniniste e Shqiptarėve nė Jugosllavi” PKMLSHJ, gjatė pushimeve nė nėntor tė vitit 1977. E ka pranuar Osman Osmani pas bisedave tė gjata dhe indroktrinimit nga pozitat e nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar, pasi qė ėshtė bindur se Skender Ibishi nė tėrėsi pranon ideologjinė e kėsaj Organizate ilegale, qėllimi i sė cilės ėshtė “Republika e Kosovės”, gjegjėsisht krijimin e shtetit tė tė gjithė shqiptarėve, e i cili shtet do tė pėrfshinte pjesėt e territoreve nė RSFJ nė tė cilat jetojnė shqiptarėt. Me kėtė rast ai i ka thėnė se detyra e tij themelore ėshtė zgjerimi i ideve tė kėsaj Organizate dhe pėrfitimi i anėtarėve nga radhėt e ushtarakėve. Me rastin e festave tė vitit tė ri, saktėsisht mė 1 janar 1978 nė banesėn e Abdullah Prapashticės nė Prishtinė ėshtė mbajtur mbledhja e Organizatės, e cila ka pasur karakter konspirativ dhe ideologjik.

 
Diskutimi, nė tė cilin fjalėn kryesor e ka mbajtur Abdullah Prapashtica, ėshtė nisur nga ajo qė populli shqiptar si politikisht ashtu dhe ekonomikisht ėshtė i ē’veshur nga tė drejtat, qė Serbia eksplaton (shfrytėzon) Kosovėn, qė shqiptarėt tė cilėt jetojnė jashtė Kosovės – nė Maqedoni, Serbi dhe Mal tė Zi gjenden nė njė pozitė dhe mė tė vėshtirė se sa shqiptarėt e Kosovės, se kjo gjendje duhet ndryshuar duke luftuar pėr realizimin e idesė sė krijimit tė shtetit tė tė gjithė shqiptarėve, me ē’rast ėshtė madhuar “Lidhja e Prizrenit” si fillim i luftės pėr realizimin e kėsaj ideje, si dhe nacionalistėt e njohur shqiptar. Pas diskutimit qė ėshtė zhvilluar ..., ėshtė zgjedhur “Komiteti Qendror” pėr Kryetar tė tė cilit ėshtė zgjedhur Abdullah Prapashtica, pėr Nėnkryetar Osman Osmani, pėr Sekretar Rexhep Maqedonci, ndėrsa pėr “Kėshilltar pėr Ēėshtje Ushtarake” Skender Ibishi, ...Ėshtė lexuar “PLATFORMA” e Organizatės, si dokument themelor pėr pėrfitimin e anėtarėve tė rinj, nė tė cilėn janė tė pėrcaktuar fazat e realizimit tė qėllimeve pėr tė cilat lufton Organizata. Faza e parė ėshtė masivizimi i Organizatės dhe ngritja ideologjike e anėtarėve, mandej pėrgatitja e tyre pėr fazėn e dytė- demonstratat masive, derisa faze e tretė do tė ishte ajo e kryengritjes sė armatosur.


Nė pėrpunimin e ideve nga “Platforma” ėshtė nisur nga ajo qė tė pėrfitohen sa mė shumė anėtarė tė Organizatės nga radha e tė gjitha strukturave shoqėrore, pėr tu mbuluar secila pjesė e shoqėrisė sė tėrėsishme, ndėrsa ata nė rrethet e tyre do tė zgjeronin idetė e Organizatės. Kjo do tė bėhej pėrmes formave tė ndryshme tė propagandės – shtypjen e fletushkave, incizimi i kasetave me tekste dhe kėngė tė karakterit patriotik dhe revolucionar dhe imitimi i pėrmbajtjeve tė tilla nėpėr dasma, tregje dhe ndeja tė ndryshme. Pas kėsaj kur tė ėshtė vlerėsuar se janė plotėsuar kushtet do tė organizoheshin demonstrata masive, ...Nė rast kryengritjeje ndihma do tė merrej nė radhė tė parė nga Shqipėria, emigracioni shqiptar si dhe do tė shfrytėzoheshin njėsitė e armatosura tė mbrojtjes territoriale tė cilat gjenden nėpėr organizatat punonjėse, nė bashkėsitė lokale dhe nė komuna. Detyrat e pjesėtarėve tė APJ, anėtarė tė Organizatės, do tė ishte nė punėn pėr masivizimin e Organizatės, ndėrsa deri te pjesėmarrja konkrete e tyre do tė vinte nė fazėn e tretė ... tė luftės me armė nė dorė.

 
Nė kuadėr tė kėtyre planeve roli i Skender Ibishit tregohet si tejet i rėndėsishm. Nėnkuptohet se ai , si “Kėshilltar pėr ēėshtje ushtarake” sė bashku me pjesėtarėt e APJ, tė cilėt i pėrfiton si anėtarė tė Organizatės, do tė duhej pėrgatitur ternin pėr fazėn e tretė dhe pjesėmarrjen e pjesėtarėve tė APJ nė te... Nė kėtė kuptim ai edhe ka marrė detyra konkrete pėr pėrfitimin e shokėve tė tij eprorėve ushtarak, punė nė tė cilėn ėshtė angazhuar aktivisht....Kjo shihet edhe nga fakti se nė shkurt tė vitit 1978, d.m.th. vetėm dy muaj pas mbledhjes sė pėrmendur, sipas vlerėsimit tė tij, ka pėrfituar vijuesin e Akademisė H. N. Dhe pasi ka vlerėsuar se nė tėrėsi pranon idetė e “platformės” e qon nė kontakt te Abdullah Prapashtica pėr tė testim dhe pėr tu bindur, si dhe shumė shpejt ka vepruar nė drejtim tė kolegėve tė tjerė. Bisedat i ka filluar nė pėrputhje me udhėzimet e marra, duke u nisur nga theksimi i situatės sė vėshtirė ekonomike dhe politike nė Kosovė, papunėsisė, keqpėrdorimeve, zhveshjen e shqiptarėve nga tė drejtat dhe varėsisht se sa i pranon bashkėbiseduesi qėndrimet e tij do tė shkon mė tutje deri tek teza “Kosova Republikė” dhe ekzistimi i organizatave qė luftojnė pėr kėtė ēėshtje. Kjo ėshtė zhvilluar me plan, pėrmes bisedave tė shumta tė shkurta, pėrmes metodologjisė sipas sė cilės edhe vetė ėshtė pranuar nė Organizatė. Mė vonė pėrmes metodologjisė sė njėjtė ka vepruar edhe kundrejt ushtarėve tė kombėsisė shqiptare, duke u paraqitur si mbrojtės i tyre nė kuptimin e lehtėsimeve tė imta....nė kėtė mėnyrė i ka pėrfituar dhe nė mesin e tyre ka pėrhapur idetė..., pa pretendimet qė secilin prej tyre ta pranojė nė Organizatė, pasi qė ky nuk ka qenė qėllimi.

 
Nė tė vėrtetė, nė raport me ushtarėt, Skender Ibishi ka marrė detyra mjaft konkrete. Qėllimet e Organizatės nuk kanė qenė qė ushtarėt tė anėtarėsohen, por qė ndaj tyre tė pėrhapen idetė e Organizatės, ndėrsa nė momentin e duhur (nė fazėn e tretė) anėtarėt e Organizatės do ti aktivizonin dhe nisnin nė aksion...Marrėdhėnie tė kėsaj natyre i akuzuari ka pasur kundrejt ushtarėve I. S., M. P., I. D., K. A., A. S., etj. Kėshtu p.sh. pėr ushtarin A. S. pėr tė cilin e ka ditur se ėshtė bashkėmendimtar sipas preferencave tė Osman Osmanit e ka kontaktuar...


I akuzuari Skender Ibishi duke mos mohuar se ėshtė anėtarė i Organizatės sė pėrmendur, nuk mohon kryerjen e detyrave tė cilat Organizata ia ka shtruar atij, nė mbrojtje e tij thekson se qėllimi kėsaj Organizate nuk ėshtė ndarja e Kosovės dhe bashkimi i saj Shqipėrisė, porse krijimi i Republikės sė Kosovės nė kuadėr tė RSFJ. Njė mbrojtje e tillė ėshtė e zhveshur nga ēdo bazė. Nė deklaratėn e tij nė procedurėn e mėhershme i akuzuari gjerėsisht flet pėr qėllimet dhe metodat e punės tė kėsaj Organizate, nga tė cilat padyshim del nė pah se qėllimi i kėsaj Organizate ėshtė krijimi i shtetit tė tė gjithė shqiptarėve, ēka nėnkupton Shqipėrinė dhe pjesėt e territorit tė RSFJ nė tė cilat jetojnė shqiptarėt, duke pėrfshirė karshi Kosovės, pjesė tė RS tė Serbisė, RS tė Maqedonisė dhe RS tė Malit tė Zi. Nė mbledhjen e 1 janarit 1978 ėshtė folur pėr krijimin e “shtetit te gjithė shqiptarėve” me ē’rast ėshtė festuar dhe zmadhuar “Lidhja e Prizrenit”, atėherė dhe mė vonė gjatė pėrpjekjeve tė pėrfitimit tė personave pėr anėtarė tė Organizatės, ėshtė folur me mjaft pėrkushtim pėr shqiptarėt jashtė Kosovės, nė RS tė Serbisė, nė RS tė Maqedonisė dhe nė RS tė Malit tė Zi, nė planet e saja kjo Organizatė llogaritė nė radhė tė parė nė ndihmėn ushtarake tė Shqipėrisė, ndėrsa nė kontaktet me Abdullah Prapashticėn, i cili nė cilėsinė e kėshilltarit pėr ēėshtje ushtarake e ka konsultuar pėr fazėn e tretė, e cila fazė parasheh mundėsinė e pėrzierjes sė shteteve tė huaja, me ē’rast S. Ibishi i ėshtė pėrgjigjur se ne kėtė rast do tė shpėrthente lufta e tretė botėrore, A. Prapashtica njė gjė tė tillė e ka vlerėsuar si tė pėrshtatshme, pasi qė nė njė rast tė tillė sipas tij do tė vinte deri te shkatėrrimi i Jugosllavisė dhe Kosova do ti takonte Shqipėrisė. Mė nė fund i akuzuari vėrteton se nga bisedat me Abdullah Prapashticėn ka kuptuar se qėllimi i fundit i kėsaj Organizate ėshtė (poqė se nuk vjen deri tek krijimi i Republikės Shqiptare tė Kosovės nė kuadėr tė RSFJ, v. j.) bashkimi, i Kosovės dhe viseve tjera shqiptare nė RSFJ, Shqipėrisė. Nė bazė tė kėsaj padyshim vihet nė pėrfundim se qėllimi i fundit i kėsaj Organizate ėshtė shkėputja e pjesėve tė RSFJ dhe bashkimi njė shteti tjetėr, ndėrsa parulla “Kosova Republikė” ėshtė vetėm faza fillestare drejt realizimit tė kėtij qėllimi, e i cili ndėr tė tjera ėshtė qėllim edhe i Organizatave tjera irredentiste nė Kosovė.


I akuzuari S. Ibishi ka mbajtur kontakte tė rregullta me anėtarėt e udhėheqjes sė Organizatės, posaēėrisht me Abdullah Prapashticėn dhe Osman Osmanin , i ka informuar mbi punėn e tij, nga ta ka marrė instruksionet pėr punė tė mėtejme. Kėshtu ai u ka folur atyre pėr shokėt e tij, pėr tė cilėt ka menduar se janė “pjekur” pėr pranim nė Organizatė, i ka informuar pėr gjendjen nė Njėsi, numrin e ushtarėve tė kombėsisė shqiptare, qėndrimet e tyre, ...ka mbajtur kontakte me anėtarėt e udhėheqjes Osman Osmanin dhe Kadri Cakiqin derisa ata kanė qenė nė shėrbim ushtarak...


Nė raport me vizitėn e Osman Osmanit dhe Bahtir Ahmetit, pak para demonstratave ne mars tė vitit 1981, ... thekson se kėta tė dy e vizitojnė gjatė rrugės sė tyre pėr nė Slloveni. Nė tė vėrtetė: nga vetė deklarata e tė akuzuarit del se demonstratat e marsit tė vitit 1981 i ka organizuar kjo Organizatė, qė d.m.th. se pėr pėrgatitjen e tyre kanė punuar dhe kanė ditur anėtarėt e Organizatės, nė radhė tė parė ata tė udhėheqjes. Nė bazė tė planeve, nė demonstrata ėshtė dashur tė shtyhen masat e indoktrinuara, ndėrsa anėtarėt e Organizatės tė qėndrojnė pasiv para organeve tė pushtetit dhe qė tė mos eksponohen pa nevojė nė demonstrata, ēka d.m.th. “ruajtja e kuadrove”. Mė tutje Organizata nuk ka vendosė pagesėn e anėtarėsisė pėr tė financuar aktivitetet e veta, porse ka paraparė kontributet vullnetare sipas nevojės. Mė nė fund kur flet pėr veprimtarinė e anėtarėve tė Organizatės nė APJ i akuzuari thotė; “...nė rast se do tė kalonin nė realizimin e kėtyre kėrkesave do tė njoftoheshin anėtarėt e Organizatės, e ata me aktivitetin e tyre do tė venin nė lėvizje shqiptarėt qė nuk janė anėtarė, ... lajmėrimin, jo vetėm pėr fazėn e kryengritjes, porse pėr secilėn fazė do tė merrnin personalisht, pėrmes dėrgimin e personave nėpėr teren apo pėrmes shkresave.

 
Nėse nė raport me kėtė vėzhgohet udhėtimi i Osman Osmanit dhe Bahtir Ahmetit, pėrndryshe qė tė dy studentė tė rregullt, atėherė ėshtė tėrėsisht i qartė qėllimi i udhėtimi tė tyre. Ata qysh nė Prishtinė mbledhin tė hollat dhe atė shuma tė mėdha ndaras (nga Hilmi Mehmeti 1’000.-- , ndėrsa nga Lekė Nikolla 2’000.—din.)me ē’rast nuk shtrohet ēėshtja e kthimit, gjė qė nuk do tė merreshin pėr nevoja private. Mandej vijnė tek S. Ibishi, nga i cili merren 2’000.—din., mė pas te Kadri Cakiqi..., nga ku vazhdojnė pėr nė Slloveni ku, nga ajo qė ka qenė e mundur tė vėrtetohet, kontaktojnė edhe me tre ushtarė shqiptarė, nga ku mė pas (njė kohe tė shkurtė pas demonstratave tė 11 marsit 81, v. J.) kthehen nė Prishtinė...


Nė lidhje me shkuarjen e tij nė Mitrovicėn e Kosovės, i akuzuari thekson se atje ka shkuar tė shihet m shokun e tij D. M., pėr tė ra nė ujdi nė lidhje me shitblerjen e automobilit. Megjithatė faktet tregojnė se motivi i vėrtetė i shkuarjes sė tij nė kėtė Njėsi ėshtė i njė karakteri krejt tjetėr. Nė tė vėrtetė, i akuzuari me rastin e festave tė 1-majit 1981 ka qėndruar nė Prishtinė ku ėshtė takuar me Abdullah Prapashticėn, Osman Osmanin, si dhe anėtarėt tjerė, tė cilėt kanė analizuar demonstratat e deriatėhershme dhe janė marrė vesh pėr veprimtarinė mėtejmė. I akuzuari jep edhe vlerėsimin e tij personal, se pėr cilėn arsye nuk kalohet nga faza e dytė nė tė tretėn, duke cekur shkakun se demonstratat nuk kanė shpėrthyer njėkohėsisht nėpėr tė gjitha vendbanimet, dhe se nuk ėshtė llogaritur me intervenimin aq tė shpejtė tė ushtrisė dhe policisė tė ardhur nga jashtė Kosovės. Nė qershor tė vitit 1981 derisa ishte nė pushime vjetore pėrsėri ka kontaktuar anėtarėt e Organizatės, tė cilėt e njoftojė se iu ėshtė drejtuar letėr Kryesisė sė RSFJ dhe Kryesisė sė KSA tė Kosovės, nė tė cilėn kjo Organizatė merr pėrsipėr pėrgjegjėsinė pėr organizimin e demonstratave nė mars dhe prill, dhe se do tė pritet pėrgjigja e qeverisė pėr kėrkesėn qė Kosova tė bėhet Republikė, dhe se gjatė kėsaj kohe tė vazhdohet puna mė tej. Po nė kėtė kohė tė kontakteve intensive tė tij me anėtarėt drejtues tė Organizatės, nė kohėn kur situata nė Kosovė edhe mė tej ka qenė e parregulluar, ndodhė edhe shkuarja e tij nė Mitrovicė tė Kosovės. I akuzuari ha veshur uniformėn pėr tė hyrė papengesė nė Kazermė, ka zhvilluar biseda me shumė eprorė, tė cilėt kanė arritur me Njėsitė veta nga Garnizone tė ndryshme, ka parė se ēka gjendet nė rrethin e Kazermės, dhe si epror me njohuri dhe pėrvoja tė caktuara ushtarake ka mundur tė nxjerrė pėrfundime mbi detyrat, pėrbėrjen dhe forcėn e Njėsive, pėr ēka ka njoftuar A. Prapashticėn dhe O. Osmanin, si dhe u ka thėnė se Njėsitė do tė qėndrojnė edhe mė tutje nė Kosovė...

 

15.11.1982


Gjyqi Ushtarak nė Beograd
Prokurori Ushtarak
Nėnkoloneli
Dusan Tabakovic

 

Nė bazė tė kėsaj Aktpadie Gjyqi Ushtarak i Beogradit mė 10 mars 1983 me Aktgjykimin IK. nr. 374/82-IV, Skender Ibishin, me gradė Toger nė PU 6734 nė Valevė (nė burg hetues nga 17. maji 1982 deri nė kėtė ditė) e shpall


Fajtor


Pasi qė:


Si pjesėtar i Organizatės ilegale armiqėsore “Partia Komuniste Marksist Leniniste e Shqiptarėve Jugosllavi”- PKMLSHJ, ... , nė tė cilėn u anėtarėsua nė gjysmėn e dytė tė vitit 1977 nė pėrfundim tė Akademisė Ushtarake, ka marrė pseudonimin “Lauferi”..., me detyrė tė veprojė nė masivizimin e Organizatės nė radhėt e ushtarakėve, e mė vonė edhe nė radhėt e ushtarėve dhe eprorėve tė kombėsisė shqiptare, tė pėrhapė qėllimet e Organizatės, tė informojė Organizatėn mbi numrin ushtarėve dhe eprorėve me kombėsi shqiptare, qėndrimin e tyre karshi Organizatės, dhe i cili mė 1 janar 1978 zgjidhet nė udhėheqėsin e ngushtė tė Organizatės nė “Komitetit Qendror” me detyrė “Kėshilltar pėr Ēėshtje Ushtarake”, me ē’rast janė precizuar detyrat e tija si dhe iu kanė dhėnė udhėzimet si tė veprojė..., si dhe nėpėrmjet tė gazetave dhe revistave ushtarake nė mėnyrė adekuate tė propagandojė ideologjinė e kėsaj Organizate, nė kuptimin e njoftimit me situatės ekonomike dhe pozitės sė popullit shqiptar nė Kosovė dhe nė RFSJ, nė realizimin e detyrave tė marra pėrsipėr dhe qėllimeve tė lartpėrmendura, duke vepruar nė pajtueshmėri me “Platformėn” e aprovuar tė Organizatės, e cila parasheh realizimin nė tri faza tė qėllimeve tė lartpėrmendura - ... nė konspiracion tė rreptė dhe propagandės sė gjerė, pėrmes demonstratave masive..., ka ndėrmarrė veprime pėr indoktrinimin e shokėve tė tij nga radhėt e Akademisė Ushtarake dhe mė vonė eprorė tė APJ, ..., me qėllim pėrfitimi pėr anėtarėsim nė Organizatė, pėr krijimin e grupeve tė reja dhe zgjerimin e ideve tė Organizatės nė radhėt e ushtarėve, ashtu qė sipas metodologjisė paraprakisht tė aprovuar ka zhvilluar bisedat mbi situatėn e vėshtirė ekonomike dhe politike nė Kosovė, pėr pakėnaqėsinė e popullit e posaēėrisht tė rinisė, qė udhėheqja ėshtė e paaftė tė zgjidhė kėto ēėshtje, qė Kosovėn e shfrytėzon Serbia, qė njė situatė e tillė duhet ndryshuar dhe se kjo situatė ndryshon nėse Kosova merr statutin e Republikės, qė shqiptarėt tė cilėt jetojnė jashtė Kosovės gjenden nė njė pozitė edhe ma tė pabarabartė nė krahasim me kombet tjera, ... dhe nė rast tė vlerėsimit se ka pėrvetėsuar bashkėbiseduesin, ka folur se nė Kosovė ekzistojnė Organizata tė cilat luftojnė qė Kosova tė bėhet Republikė, ....ka mbajtur kontakte tė rregullta me anėtarėt e udhėheqjes sė Organizatės, posaēėrisht me Osman Osmanin dhe Abdullah Prapashticėn, tė cilėt i ka informuar mbi veprimtarinė tij dhe tė arriturat e punės, ndėrsa nga ta ka pranuar instruksionet pėr punė tė mėtejme, ...
..

 

Kryetari i Kėshillit Gjyqėsor, Majori Dimitrije Pavlovic

E dėnon me burg prej 12 (dymbėdhjetė) vjetėsh


A r s y e t i m

Nė seancėn kryesore, nė tė cilėn janė pyetur i akuzuari dhe dėgjuar dėshmitarėt: Naser Limoni, Borivoje Srtanojevic, Agim Blakqori, Ramadan Behluli, Xhafer Ademi, Haxhi Neziraj, Dragan Muncan, Agim Sinani, Murteza Plavci, Kaplan Ademi, Jovic Radenka, Nikolic Djordja, Rexhep Maqedonci, Nysret Ahmeti dhe Kadri Cakiqi, ka lexuar dhe bėrė shikimin e librit tė vizitorėve tė PU 9206 nė Mladenovac, revistėn “Akademac” nr. 45/77, dy blloqe shėnimesh tė marra nė banesėn e tė akuzuarit gjatė bastisjes,..., Programin, statutin dhe instruksionet e PKMLSHJ, revistat “Zėri i Atdheut” dhe “Revolucioni” ... dhe materialet tjera origjinale, tė cilat janė gjetur gjatė bastisjes sė banesės sė Adem dhe Abdullah Prapashticės, ka lexuar shėnimet e marrjes nė pyetje tė dėshmitarėve: Mlenko Cesic, Adem Prapashtica, Adem Dėrvisholli dhe Bahtir Ahmeti.


I akuzuari pranon se ėshtė anėtarėsuar nė Organizatėn...”Partia Komuniste Marksiste Leniniste Shqiptare nė Jugosllavi” (nė tekstin e mėtejmė PKMLSHJ) se ka marrė pseudonimin “Laufer” dhe detyrat pėr tė vepruar nė APJ ne masivizimin e Organizatės nė radhėt e APJ ....Pranon se ėshtė zgjedhur nė udhėheqėsin e ngushtė “Komitet Qendror” tė Organizatės (KQ tė PKMLSHJ) me detyrė “Kėshilltar pėr ēėshtje ushtarake”, ...Mė tutje pranon se pėrmes bisedave me anėtarėt e KQ tė PKMLSHJ Osman Osmanin dhe Abdullah Prapashticės edhe gjatė konstituimit tė KQ tė PKMLSHJ, ku janė pėrpunuar Programi, Statutet dhe Instruksionet e Organizatės (nė tekstin e mėtejmė platforma) ėshtė njoftuar me qėllimet e Organizatės...

 
Thelbi i qėllimeve...tė PKMLSHJ del nga platforma e saj “dokumentet partiake”, tė cilat pos tjerash nė vijat e tėrėsishme parasheh ndryshimin e statutit tė pakicės kombėtare dhe njohja e popullit shqiptar qė jeton nė trojet e veta e i cili nė pjesėt e RSFJ tė banuara me shqiptarė ėshtė numerikisht mė i madh se serbet, malazezėt dhe sllavėt e Maqedonisė. Platforma kėrkon qė nga “kėto vise” tė formohet Republika Socialiste e Kosovės nė kuadėr tė Jugosllavisė, e cila pra, do tė pėrfshinte edhe pjesė tjera tė RSFJ nė tė cilat jetojnė kryesisht shqiptarėt. Rregullimi i brendshėm i “Republikės sė Kosovės” do tė rregullohej pėrmes kombinimit tė Kushtetutės sė RSFJ dhe RPS tė Shqipėrisė.

 
Platforma parasheh realizimin e qėllimeve tė lartpėrmendura nė tri faza – duke filluar nga masivizimi i Organizatės sipas principit tė dhjetėsheve, nė konspiracion tė rreptė dhe propagandės sė gjerė, pėrmes demonstratave masive, ... deri te kryengritja e armatosur, nė tė cilin do tė merrnin pjesė edhe pjesėtarėt e APJ me kombėsi shqiptare. Pėr kryengritje ndihma do tė merrej nga jashtė, para sė gjithash nga emigracioni shqiptar, e do tė shfrytėzoheshin edhe armatimi i Njėsive tė Mbrojtjes Territoriale tė cilat gjenden nė organizatat punonjėse, bashkėsitė lokale dhe komunat.

 
Karakteri ... i PKMLSHJ mund tė shihet edhe nė zėdhėnėsit e tyre “Revolucioni” (organi KQ tė PKMLSHJ) dhe “Zėri i Atdheut” (fletushkė/Organ i Rinisė sė Organizatės, v. j.). Kėshtu nė zėdhėnėsin “Revolucioni” i vitit 1981 nė thirrjen e pėrgjithshme dhe apelin drejtuar gjithė forcave progresive tė Shqiptarėve nė Jugosllavi, komunikohet kalimin nė fazėn e dytė tė luftės pėr realizimin e qėllimit Kosova Republikė. Nė kėtė fazė parashihet kombinimi i aksioneve paqėsore me aksione presioni, grevave dhe likuidimin e tradhtarėve tė popullit shqiptar... Nė “Zėrin e Atdheut” gjithashtu shpallet kalimi nė fazėn e dytė dhe jepen detyrat konkrete pionierėve, rinisė, grave ...


Duke analizuar deklaratat e dėshmitarėve gjyqi konstaton se ėshtė e kuptueshme qė dėshmitarėt: Adem Dėrvisholli, Bahtir Ahmeti, Nysret Ahmeti, Adem Prapashtica, Kadri Cakiqi, bile edhe Rexhep Maqedonci nuk japin tė dhėna pėr veprimtarinė ...e tė akuzuarit, por vetėm se e dinė se ėshtė anėtar i Organizatės ilegale. Nė tė vėrtetė tė gjithė kėta dėshmitarė janė tė dėnuar pėr vepra tė njėjta pėr tė cilat ngarkohet i akuzuari, ashtu qė deklaratat janė dhėnė nė cilėsinė e dėshmitarėve e nė pėrputhje me konceptet e tyre mbrojtėse. Pos kėsaj, i akuzuari nuk ka qenė nė lidhje tė drejtpėrdrejtė me kėta persona, por me Abdullah Prapashticėn dhe Osman Osmanin – Kryetarin dhe Sekretarin e Parė e KQ tė PKMLSHJ, tė cilėt janė arratisur nga RSFJ.


I akuzuari vepron nga pozitat e njėjta karshi ushtarėve tė kombėsisė shqiptare....ka arritur nė pėrfundim se Murtez Plavci, Kaplan Ademi dhe Agim Sinani janė bashkėmendimtarė tė Organizatės ilegale, gjegjėsisht se janė pėr atė qė Kosova tė fiton statutin e Republikės, ndėrsa Ibrahim Deda jo. Gjatė hetimeve ka pėrdorur shprehjen “bashkėmendimtarėt e mi” ndėrsa nė seancėn kryesore e ka ndryshuar me shprehjen “bashkėmendimtarėt e Organizatės”...


Kėshtu gjatė pushimeve shkollore tė vitit 1979 Abdullah Prapashtica i ka shpjeguar tri fazat e realizimit tė qėllimeve tė PKMLSHJ, tė njėjtin vit i akuzuari nga Abdullah Prapashtica ka marrė materialin mbi vėllazėrim bashkimin pėr ta botuar nė ndonjėrin nga revistat ushtarake, nė qershor tė vitit 1980 Osman Osmani e ka informuar se PKMLSHJ ka njoftuar qeverinė e RSFJ pėr ekzistimin e PKMLSHJ dhe mbi kėrkesat e saj,...

 

·        Nxjerr dhe pėrkthyer nga Aktakuza dhe Aktgjykimi nė serbokroatisht - nga   Osman Osmani, Mars 2008, Schaffhausen.

 

 

«Mirė e ke kėtu, po tė kishe qenė nė duar tona do tė bėnim mė butė

 shpinėn se barkun»

Nė vetėn e parė - Skender Ibishi

 

       Festėn e Njė Majit tė vitit 1982 nuk e kisha planifikuar tė shkoja nė shtėpi, pasi qė pas njė muaj e kisha pushimin vjetor, por komandanti i batalionit ma imponoi tė udhėtoja pėr tė ditur se si e kam familjen, pas demonstratave nė Kosovė. Arsyet e kėtij imponimi do t'i kuptoj mė vonė. Gjatė festės do tė takohem me vėllain e Bahtirit, Naser Ahmetin, i cili mė tregojė se qė tė dy vėllezėrit e tij Bahtirin e Nysretin, Kadri Cakiqin dhe shumė shokė tė tjerė i kishin burgosur, si dhe se shtėpia ime ishte nėn kontrollin dhe vrojtimin e njerėzve tė sigurimit, pėr ēfarė do tė vėrtetoj mė vonė edhe vetė. Dy persona nga operativa e organeve tė sigurimit tė cilėt mė pėrcillnin kėmba-kėmbės kudo qė qarkulloja, vetėm qė nuk mė thanė « Na falni zotėri, ne e kemi pėr detyrė qė t’u pėrcjellim nė ēdo kohė». Tani pėr mua ishte e qartė, pėrse komandanti i batalionit ma imponoi kėtė «pushim» nė vendlindje.


       Pas mbarimit tė «pushimit» do tė kthehem nė garnizonin e Valevės. Nė zyrėn time erdhėn tė gjithė eprorėt ushtarak tė batalionit pėr tė dėgjuar se ēka ka tė re lidhur me gjendjen nė Kosovė (ani pse ata kėtė e dinin mė mirė se unė). Pasi qė ju thashė se kamė qenė te vėllai tėrė kohėn se ishte i sėmurė dhe nuk kamė pasur mundėsi tė dalė jashtė pėr ta shikuar gjendjen Kosovė, filluan provokimet e eprorėve ushtarak e sidomos kapiteni i klasės sė parė Gjorgjeviq, i cili ishte edhe bashkėpunėtorė i organit tė sigurimit. Mė 16 maj 1982, ėshtė dashur tė shkojmė nė stėrvitje tė rregullta, por kjo do tė shtyhet pėr njė ditė mė vonė, siē do ta kuptoja mė vonė, e gjithė kjo do tė bėhet mu pėr shkakun tim. Tė nesėrmen tok me katėr eprorė tė tjerė, jo shqiptarė, do tė mė dėrgojnė nė Beograd, gjoja pėr tė na testuar. Nė vend tė testimit, mua do tė mė shpien drejtė nė komandėn e Armatės sė parė. Aty nė bisedė «informatike», mė mori gjeneral Bunēiq dhe Koloneli Jerko. Nė fillim biseda dukej spontane, por gradualisht do tė marrė konotacione tė tjera dhe do tė kalojė nė politikė. Kryesisht interesimi i tyre kishte tė bėnte me demonstratat e 81', duke vėnė theks veēanėrisht mbi aktivitetin e organizatave ilegale. Dhe, nga fundi i bisedės ata do tė fillojnė t'i kėrkojnė nga unė emrat e shokėve tė mi nė Kosovė. Unė i thashė disa emra tė personave qė nuk ekzistonin, gjė qė kėta do t'i revoltojė pa masė. Dhe, atėherė nga dollapi do tė nxjerrin njė fletė me emrat e shokėve tė ilegalitetit e qė ishin tė arrestuar nė Kosovė. I njeh?- mė pyeti – Shokėt tė shkollės fillore, u pėrgjigja. Nuk vonoj dhe nė zyre hynė katėr polic ushtarakė dhe mė dėrguan nė burgun hetues ushtarak tė Beogradit. Gjatė hetuesisė ndaj meje do tė pėrdoren mjete dhe metoda mė barbare. Dua tė theksoj se gjatė tėrė kohės nė hetuesi ( nėntėmbėdhjetė muaj tė plota) mė ngujuan nė njė qeli tė vetmuar, e prej tyre, tetė muaj s'kam pasur kurrfarė kontakti me familjen e as qė mė ėshtė lejuar shtypi. Mė kujtohet kur njė ditė erdhėn aty dy inspektorė tė sigurimit (Bashkim Kursani dhe Lutfi Ajvazi) nga Prishtina, tė cilėve do t'u rrėfej pėr tė gjitha ato sjellje tė egra gjatė procesit tė hetuesisė. Ndėrsa ata, nė vend qė tė mė japin kurajė, do tė ma kthejnė me arrogancė «Mirė e ke kėtu, po tė kishe qenė nė duar tona do tė bėnim mė butė shpinėn se barkun». Pas «takimit me inspektorė» nga Prishtina, sjelljet e organeve tė hetuesisė ishin edhe mė tė vrazhda. Pasi unė ilegalisht isha i organizuar nė Kosovės qysh nga viti 1977 ata nga unė kėrkonin emrat e eprorėve ushtarak qė unė i kamė angazhuar nė Organizatė. Ky fakt se unė isha i organizuar qė nga viti 1977 i tmerronte organet e sigurimit ushtarak. Ata dyshonin se nė radhėt e AJ ka shumė eprorė tė organizuar nė baza ilegale, prandaj bėnin tė pamundurėn pėr tė ditur se sa i kamė futur «Rrėnjėt» ilegale nė mes tė eprorėve ushtarak dhe ushtarėve shqiptarė.

 
       Rreth rastit tim hetimet ushtarake ishin tė organizuar nė katėr grupe; grupi i parė ishte i angazhuar me mua; grupi i dytė rreth eprorėve ushtarak shqiptarė nė AJ; grupi i tretė me ushtarėt tė garnizonit ku kam punuar, dhe; grupi i katėr ishte i angazhuar tė pėrcjellė procesin gjyqėsor tė organizatės ilegale «PKMLSHJ» qė zhvillohej nė Prishtinė. Tė gjitha kėto grupe ishin tė koordinuara mirė dhe mbi mua ushtronin presion psikik dhe fizik pėr tė ditur rreth detyrave qė i kam marrė nga Komiteti Qendror i Organizatės ilegale «PKMLSHJ-sė», si do tė veproja si eprorė ushtarak nėse fillon lufta nė Kosovė, roli i ushtarėve nė rast tė luftės nė Kosovė, mė ēfarė detyrash kanė ardhur Osman Osmani dhe Bahtir Ahmeti nė Valevė vetėm tri ditė para se tė fillojnė demonstratat e 11 marsit 1981, pėrse e kam lėshuar ushtarin Agim Sinani qė tė shkojė pėr vikend nė shtėpi gjatė vrullit mė tė madh tė demonstratave tė 1,2,3 prillit 1981, etj. Pėr kėto dhe shumė e shumė ēėshtje tė tjera mė pyetnin edhe nga 24 orė pa ndėrpre.

       Nė shqyrtimin kryesorė kanė thirrur ose prurė detyrimisht 26 dėshmitarė, ndėr tė cilėt kishte eprorė ushtarak shqiptarė dhe jo shqiptarė, ushtarė dhe civil, ca nga ta edhe nuk i njihja personalisht. Pas seancave maratonike, trupi i gjykatės ushtarake mė shqiptoi dėnimin nė kohėzgjatje prej 12 vjet heqje lirie. Pėr kėtė aktvendim tė gjyqit ushtarak mė njoftoi afėr njė muaj para seancės kryesore, sekretari i gjykatėsit, ushtari Safet nga Bosnja. Nė pyetjen time se si erdhi ai deri te kjo informatė, ai mu pėrgjigj »Unė ka kohė qė e kamė shtypur Aktvendimin tėnd». Kjo tregon edhe njėherė mė shumė se organet gjyqėsore civile dhe ushtarake jugosllave nė rastin e tė burgosurve politik nuk kanė vepruar nė bazė tė fuqisė sė argumenteve dhe dėshmive, por nė baza politike ndėshkuese.

 
       Nė fund mė duhet thėnė se nė atė kohė nė burgun hetues ushtarak tė Beogradit ka qenė pėr plotė me ushtarė shqiptarė, tė cilėt kanė pėrjetuar barbarinė e regjimin ushtarak tė armatės jugosllave. Njė nga metodat mė atraktive nė burgun hetues ushtarak nė Beograd ishte natėn. Derisa tė gjithė ishin nė gjumė ushtarėt shqiptarė nxirreshin nė shėtitore dhe torturoheshin nga ana e ushtarėve polic tė burgut. Bėrtima e tmerrshme e tė torturuarve nė shėtitore zgjaste deri pas mesnatė dhe gjithmonė e mė shpesh na zgjonte nga gjumi. Me kėtė metodė donin t'i frikėsonin tė gjithė shqiptarėt qė ishin aty, donin t’u thyenin qėndrimin e drejtė dhe dinjitoz tė ushtarėve shqiptarė. Por ata kėtė nuk ia arritėn dot. Ushtarėt shqiptarė bėheshin edhe mė tė fortė dhe mė kėmbėngulės nė mbrojtjen e aspiratat shekullore tė popullit tė tyre
[1].


--------

 

    [1] Pėr mė shumė nė lidhje me kėtė temė shih edhe referatin e Skender Ibishit “Viktimizimi i ushtarėve shqiptarė nė armatėn jugosllave” mbajtur me rastin e Simpoziumit tė organizuar nga Instituti i Historisė mė 2001 nė Prishtinė me rastin e pėrvjetorit tė  Demonstratave tė pranverės sė vitit 1981.

 

…………………………

 

Skender Ibishi: Dhuna sistematike…. kundėr shqiptarėve nė ish-AP Jugoslave