Pėr herė tė parė nė jetė nė dhunė fizike dhe psiqike serbe

 

Me veprimtarin e njohur Ramadan Pllana

 

     Shkruan: Riza LAHI

 

     Pllana, me njė fėmijėri tė bukur, nė njė shtėpi ku zotėronte qetėsia, tė folurit me zė tė ulėt, rregulli ku mbretėronte mendimi, dashuria dhe ėmbėlsia dhe pasioni pėr punė nė lėndinat e blerta apo mes kafshėve shtėpiake,  papritur, ndeshet me pasojat e arrgancės dhe egėrsisė qė po i vinin nga ajo pastėrti idealiste qė i kish pushtuar shpirtin.

 

     E rrėmbyen nga shtėpia nė prezencėn e  nėnės, Fatimes 57  vjeēare, babait, Islamit, 65 vjeēar, tė vėllezėrve dhe motrės. Qė tė gjithė mbajtėn qėndrim shumė tė pėrmbajtur ato ēaste tė mesnatės.

 

     Mes policėve tė armatosur, e hypėn pa asnjė goditje apo shenja tė tjera dhune. Ai nuk bėri asnjė kundėrshtim ndaj arrestonjėsve dhe priti qetėsisht vendosjen e prangave.

Textfeld:  
Duke klikuar mbi pikturėn, mund tė lexoni artikullin qė ėshtė shkruar nga veprimtari i ēėshtjes kombėtare, Ramadan Pllana para 30 vjetėsh, kur ishte kryetar i Komitetit tė Rinisė tė LNĒKVSHJ-sė. Artikulli ėshtė shtypur me makinė nga heroi ynė kombėtar Jusuf Gėrvalla nė vitin 1979 nė gazetėn „Ljmėtari i Lirisė“ 


Lirisė" numėr 1/1981.79 dhe ėshtė botuar nė
 Gazetėn "Lajmėtari i Lirisė" numėr 1/1981.

     Ata nuk gjetėn asnjė armatim. Ia  kishin marrė librat, albumet. Kryesuesi i arrestimit i njihte familiarisht. Ishte nga Vushtrria.

     Burhan Prishtina u pėrpoq me tė butė nė ēastet e pyetjeve tė para. Pa prezencėn e askujt tjetėr, mė tė ngrohtė, ai i tha djaloshit 32 vjeēar se edhe ai e donte Republikėn e Kosovės, se edhe ai ishte shqiptar si unė, se ishte nga njė familje edhe mė tė njohur se e tija, e Hasan Prishtinės dhe se, gjithēka, ne duhej ta bėnim brenda kushtetutės. Ndryshe do tė pėrballeshin me shtetin dhe ai, megjithėse i donte familiarisht, siē ia pėrsėriti disa herė Pllanės qė vetėm heshte dhe se i vinte keq, nuk kishte mundėsi ta ndihmonte mė. « More, Ramadan, po gjyshi im i ka dajallarėt Pllanaj. Hyr nė punė, vazhdo shkollėn, merr njė diplomė, dakord, haj tė bėhemi tė gjithė e tė kėrkojmė Kosovėn Republikė, por gradualisht ».

 

     Ky UDB-ash, po pėrpiqej ta thyente me tė mirė.

     Ai, nė tė vėrtetė, kishte zgjedhur kėtė formė me shumė  kujdes, pasi i njihte si fis qė ishin njerėz shumė kėmbėngulės, apo « kokėfortė » dhe qė nuk thyheshin me dhunė e dajak. Mbase edhe nuk donte tė armiqėsohej me Pllanajt e Vushtrrisė, nga ishte edhe vetė, pasi kishte tė tjerė qė do ta torturonin. Ndėrkohė, vetė ai, merrte rrogėn si « Inspektor federativ i sigurimit jugosllav », pra, njeri shumė  i besueshėm i UDB.

 

     «Ne nuk jemi tė barabartė, o Burhan. Pėrse mė keni marrė, atė mė thuaj dhe bėni ē`keni vendosur tė bėni me mua » Tjetri e pa nė sy me shumė vėmendje dhe i ra njė zileje. Hyri kolegu i tij, shefi zonal pėr Mitrovicėn. Ai njihej si i tmerrshėm nė Mitrovicė.

 

     « Bėj ē’tė duash me kėtė, se nuk merr vesh me tė mirė »  - tha nipolli i Hasan Prishtinės dhe bėri mėnjanė Faruk Mehmeti, qė nga dera, ku hyri fill pas ziles,  bėri me hapa tė shpejtė drejt meje duke thėrritur «tė q… Shqipėrinė tėnde» dhe ma ka futur njė grusht qė mė erri sytė. Kur erdha nė vete, e pashė veten qė mė dilte gjak nga goja dhe njė gjė tė fortė nė gjuhė. Mė kishte thyer dhėmbin. Pas disa muajsh, nė qelinė e burgut nė Prishtinė, si pasojė e komplikacioneve nga ajo goditje, mė ka vizituar denisti, serb ishte, i njė ambulance civile. Mė ēoi administrata e burgut. Mjeku bėri njė ndėrhyrje tė rėndė nė nofullėn time.

 

     Faruku nuk mė goditi mė, kurse Burhani, mė pa edhe njė herė nė mėnyrė tė akullt dhe u largua. Po atė ditė, mė dėrguan nė Prishtinė, ku do t’u nėnshtrohesha torturave dhe pyetjeve inkuizitive gati gjashtė muaj. Torturuesit e mi ishin qė tė gjithė shqiptarė. Faik Nurėn e mbaj mend mirė, si emėr, kurse tė tjerėt nuk i kam identifikuar.

 

     Hetuesi im ka qenė, edhe ai, shqiptar, Zejnulla Shala, i cili nuk mė ka dhunuar fizikisht, pėrveē ndonjė grushti nė ditėt e para, bashkarisht me tė tjerėt. » - thotė Pllana qė tani ėshtė njė burrė i gjashtėdhjetave, i dobėt dhe qė qeshet shumė rrallė dhe atėherė me gjithė shpirt.

 

«Ti je organizator i atyre qė duan tė na bien Enverin kėtu….Ju jeni tė marrė, a e shihni se Titon e do tėrė bota. Titoja ėshtė ideator i vendeve tė painkuadruara. »

 

     Asnjė pėrgjigje nga njeriu nė pranga.

     Ata kishin kapur disa tė rinj tė grupit tė Ramadan Pllanės. Sylė, quhej njėri, njė djalė i mrekullueshėm, por i pakujdesshėm. I kishin kapur edhe njė ditar, ku figuronte emri i drejtuesit.

 

     Pyetje pėr lidhjet qė kish kėrkuar tė vendoste mes grupit tė tij ilegal dhe atij qė vepron nė Turqi, tė njė kosovari me emrin Tefik;  pėr lidhjet qė kishte  me Jusuf  Gėrvallėn dhe njė Gėrvallė tjetėr, Zeqirin, qė kish qenė nėpėr burgje.

 

     E pyetnin me kėmbėngulje edhe pėr drejtues tė tjerė tė organizatės ilegale, dy prej tė cilėve endeshin tė lirė. «Refuzova gjithēka, me pėrjashtim tė shkuarjes nė Turqi. Edhe Shefqeti – Shefqet Jashari, njė tjetėr lider i grupit ilegal LNēKVSHJ ( Lėvizja Nacional ēlirimtare Kosoves me Viset e tjera Shqiptare nė Jugosllavi) nuk kishte pranuar asgjė.

 

     Atėherė…Nga pesė vetė qė kishte kryesia e jonė, dy po torturoheshim. Jusuf Gėrvalla me Sabri Novosellėn qenė larguar jashtė shtetit menjėherė.

 

     Metush Krasniqi, megjithėse e dinte qė po na torturonin, nuk lėvizi qė nuk lėvizi nga Prishtina. Metushi ishte rreth 50 vjeēar dhe njė burrė shumė i fortė. I pathyeshėm. Ai burrė ėshtė torturuar disa herė dhe e fundit, mė 1986, pėrfundoi nė mėnyrė fatale. Pasi ishte dėrmuar pėr vdekje UDB-a mė 16 qershor 1986 e liron nga burgu dhe mė 15 tetor 1986 ky atdhetar i devotshėm, duke mos pasur shėrim ndėrroi jetė. Varrimi i tij u bė nė fshatin e lindjes nė Dajkoc.

 

     « Shefqetin  e dėnuan me tetė vite, me tė njėjtėn akuzė  sikurse mua, pra, njė vit mė shumė, sepse kish qenė nė burg edhe njė herė. Gjykatėsi Isak Nishevci na kategorizoi me nenin 136, « veprimtari armiqėsore », megjithėse, siē thashė, ne veē parullave dhe shpėrndarjes ilegale tė letėrsisė nga Shqipėria, nuk kishim bėrė tjetėr gjė « veprimtari armiqėsore ». Mirėpo, dolėn dėshmitarė njerėz qė deklaruan se ne tė dy ishim liderė grupesh. Sepse edhe Shefqeti kishte celulat e veta, sikurse edhe unė.

 

      Tė tjerėt,

-         Avdi Kelmendi, me 5 vite burg ;

-         Abdyl Lahu, me 4 vite burg ;

-         Skėnder Jashari me 3 vjet ( Abdyli dhe Skėnderi ishin dajė dhe nip tė heroit qė kalbej nė burg ato ditė, Adem Demaēit);

-         Isa Demaj me katėr vite;

-         Sylejman Qyqalla me 4 vite dhe

-         Hysen Gėrvalla, vėllai i Jusuf Gėrvallės me 3 vite.

 

     Gjyqi u bė me dyer tė mbyllura.

     Rreth gjyqit tonė, sigurisht qė u pėrfol nė popull, por nuk u hodhėn trakte. Ishte njė fushatė e tmerrshme kundėr tė gjitha grupeve ilegale qė vepronin nė Kosovė. Personalisht edhe unė mendoj qė, nė atė kohė, UDB e zotėronte situatėn tonė thuajse plotėsisht. Ishin arrestuar shumė aktivistė ilegalė. Tė tjerėt, nė vend qė tė nxirrinin trakte nė pėkrahje tonė,  qė me siguri do tė zbuloheshin nė ēast, po mprehnin shpatat pėr tė pėrgatitur sulmin popullor tė demonstratave tė1981.

 

     Fill pas pėrfundimit tė gjyqit tonė, si zogjtė e qiellit nė pranverė, po shfaqeshin grupe tė tjera tė rezisencės. Shokėve dhe mua, na vinin kėsi informacionesh nė qeli dhe zemra na bėhej mal.

Isha nė burg me 3 – 4 tė tjerė, tė burgosur ordinerė, si vrasės, hajna, etj.»

Mirėpo…. Njė ditė… Ishte data 26 mars. Pasdite. Viti 1981.

 

     Shpėrthim i hatashėm zėrash nė gjuhėn shqipe. Mes tyre edhe « Lirojini tė burgosurit ! » Kishin nisur demonstratat e 81- shit. Atė pasdreke kishte nisur preludi nė Prishtinė. Mu pranė qelisė vinin zėrat. «O Zot, si nuk jam ēmendur nga gėzimi.»

 

     Shpėrthimin e parė tė rinisė studentore, tė 11 marsit, qė kish ndodhur brenda mureve tė Universietit tė Prishtinės, tė burgosurit nuk e kishim ndjerė as na kishin lejuar tė na informonin tė afėrmit.

 

     Pas disa ditėsh, erdhi prilli. Demonstratat shpėrthyen nė tėrė Kosovėn. Nė Kosovėn heroike. Administrata titiste, nxitoi t’i transportonte tė burgosurit politikė sa mė larg Prishtinės, sa mė larg Podujevės, Gjilanit, Ferizajit, Pejės, Vushtrrisė, Mitrovicės…Sa mė larg Kosovės. Burgjeve tė Jugosllavisė. Nė fshehtėsirė dhe natėn.

…