Golgota shqiptare gjatė regjimit komunist Titos!

 

KUSH JANĖ PERSEKUTUESIT E SHQIPTARĖVE, PAS LDB’sė?!

 

Pėrmbajtja:

·       Zanafilla e UDB’ės famėkeqe;

·       Ali Shkukria prokuror i parė publik i “Kosmetit”!!

·       Kush e pėrgatiti Kuvendin e Prizrenit 8 - 10 korrik 1945?!

·       Cilat ishin pikat e rendit tė ditės nė Kuvendin e Prizrenit?

·       Kush ishin delegatėt e pėrzgjedhur tė Kuvendit tė Prizrenit?!

·       Sa shqiptarė u vranė e u persekutuan gjatė viteve 1941 - 1947?!

·       Kush ishin gjyqtarėt e parė tė “gjyqit popullor krahinor tė kosmetit” ?!

 

*  *  *

Autor: Sheradin Berisha - 26. 01. 2009

 

 

ZANAFILLA E UDB’ės FAMĖKEQE!

 

      Dihet mirėfilli se pas Luftės sė Dytė Botėrore, syri dhe veshi i regjimit jugosllavė ishte padyshim Shėrbimi famėkeq UDB.

 

Ku e kishte zanafillėn kjo famėkeqja UDB pėr Kosovė, e cila ia nxiu jetėn shqiptarėve ?!

 

      Mė 14 maj 1944 me vendim tė Shtabit Suprem tė UNĒJ-sė, u formua OZN’a (Odelenje za Zashtitu Naroda - Dega e Mbrojtjes Popullore) e cila fillimisht ka vepruar nė kuadėr tė seksionit tė MP tė KANĒJ’sė. Ky formacion shfarosės pėr shqiptarėt, nė Kosovė u themelua mė 1 shtator 1944. Tė gjitha dokumentet e kohės flasin se OZN’a pėr Kosovė ėshtė formuar me kėrkesėn e “Komitetit Krahinor tė Kosmetit” dhe tė Komitetit Qėndror tė PKJ-sė. Pėr formimin e saj, pėrgjegjės ishte Aleksandėr Rankoviqi, i cili pėr atė ditė i kishte ftuar nė njė takim - nė ishujt Vis tė Kroacisė:

 

1.     Miladin Popoviqin ( udhėton nga shqipėria pėr nė Vis),

2.     Dushan Mugoshėn dhe

3.     Spasoje Gjakoviqin.

      kėtė takim u vendos shef i OZN-ės pėr Kosovė emrohej Spasoje Gjakoviqi. Me rastin e promovimit OZN-ės Kosovė, radhėt e saj ishin edhe tre anėtarė “Komitetit Krahinor Kosmetit”:

 

1.      Ali Shukria, ( Shih foto )

2.      Ēedo Mijoviqi dhe

3.      Sahit Bakalli.

 

      Me rastin e formimit ashtuquajturės ”Qeveri demokratike” mars 1945, OZN’a hyri pėrbėrjen e Ministrisė Punėve Brendshme, ndėrsa pas shpalljes Kushtetutės parė Jugosllavisė AVNOJ-it ( janar 1946) ajo u shndėrrua UDB (Uprava Drzhavna Bezbednosti - Drejtoria e Sigurimit Shtetėror - DSSH). Me kėtė emėrtim UDB’a veproi deri korrik vitit 1966, kur Plenumin e Brioneve u largua nga pushteti Aleksandėr Rankoviqi.

      Pas disa ndryshimeve sipėrfaqėsore brenda kėtij shėrbimi, UDB’a u emėrtua si SDB (Slluzhba Drzhavne Bezbednosti - Shėrbimi i Sigurimit Shtetėror), por, pavarėsisht nga ndryshimi i emrit, populli shqiptar deri ditėt e sotme e njihte si UDB.

      Krahas SDB alias UDB- ka vepruar edhe njė shėrbim tjetėr sekret i njohur si KOS (Kontra Obaveshtajna Sluzhba - Shėrbimi Kundėrspijunues). KOS’i ka vepruar kuadėr Armatės jugosllave APJ.

      OZN’a / UDB’a / SDB dhe KOS’i  ishin dhe mbetėn shėrbimet sekrete antishqiptare dhe monstruoze luftimin e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare gjatė viteve 1945 - 1999...

 

ALI SHUKRIA PROKUROR I PARĖ PUBLIK I “KOSMETIT”!

 

      Ndonėse kėto shėrbime antishqiptare konsideroheshin si “Dorė e fortė” brenda shtetit jugosllavė dhe si tilla i ndiqnin, keqtrajtonin dhe i burgosnin pamėshirė shqiptarėt, kudo dhe ēfardo forme kundėrshtonin regjimin e ri jugosllavė, 3 shkurt 1945 bazė vendimit Mbledhjes AVNOJ’it mbi formimin dhe kompetencėn e ”Prokurorit Publik Jugosllavisė Demokratike Federative”, u formua edhe “prokuroria publike e Kosovės dhe Metohisė, ku prokuror publik u emrua punėtori i OZN’ės Ali Shukria”.

      Vendosja e administratės ushtarake Kosovė 8 shkurt 1945 ( me njė vendim vacantė Titos ) dhe vazhdimi i luftės pakompromis i brigadave partizano - ēetnike, bashku me repartet e OZN’ės Kosovė dhe viset tjera etnikumit shqiptarė, ka dėshmuar qartė karakterin pushtues regjimit Jugosllavisė AVNOJ’it ndaj popullit shqiptar trojet e veta etnike, mbetėn padrejtėsisht nėn Jugosllavi.

 

KUSH  E  PĖRGATITI  KUVENDIN  E  PRIZRENIT, MĖ 8-10. VII. 19945?!

 

      Derisa vazhdonin operacionet ushtarake tė UNĒJ’sTitos pėr ripushtimin e Kosovės me viset tjera shqiptare, qarqet politike tė Jugosllavisė avnojiste bėnin plane sekrete pėr ndarjen e saj. Kėshtu dhjetė ditė pas vendosjes sė Administrimit ushtarak ( 08.02.45 ) dhe ende pa pėrfunduar Kryengritja e Shaban Polluzhės nė Drenicė, udhėheqja mė e lartė e KQ tė PKJ-sė, mė 18. 02. 45 nė Beograd, nxori pėrfundimin "qė Kosova dhe Metohija t'i bashkohet shqipėrisė, kurse Shqipėria tė hyj nė federatėn jugosllave... por meqenėse rrethanat ndėrkombėtare nuk janė tė favorshme pėr njė hap tė tillė,... atėherė Kosova dhe Metohija si autonomi duhet t'i bashkohen Serbisė".

 

      Ky vendim partiak, ( qė u morė pa u pyetur populli shqiptarė - pėrveē Fadil Hoxhės me kompani), nė mbledhjet tjera tė mbajtura nė periudhėn mars - maj 1945, u shndėrrua nė program politik. Dhe ky program politik ndonėse me kohė u shndėrrua nė ligj shtetėror, krejt formalisht u shtrua pėr diskutim edhe nė instancat politike, ushtarake e policore qė administronin asokohe Kosovėn. Akti i aneksimit (formal) tė Kosovės Serbisė federale pėrfundimisht u bė nė mbledhjen e Kėshillit Popullor tė Kosmetit, tė mbajtur mė 08 - 10. 07.1945 nė Prizren, qė nė histori njihet si “Kuvendi i Prizrenit”. Si pėrfundim, po tė analizohen me kujdes tė gjitha zhvillimet politike e ushtarake nė Kosovė, pas mbajtjes sė Konferencės sė Bujanit ( 31 dhjetor 1943 -1 e 2 janar 1944)..., mund  konkludohet me lehtėsi se, ky kuvend qe njė farsė politike  e pėrgatitur (nė ēdo aspekt) nga shėrbimi famėkeq i quajtur OZN’a. Gjatė punės sime hulumtuese nė Arkivin e Prizrenit kam gjetur njė fotografi tė mbledhjes sė Kėshillit Krahinor Popullor tė Kosmetit, i mbajtur nė ambientet e sallės sė edukatės fizike nė shkollėn e Gjimnazit nė Prizren.

 

Shiko: Pamje nga Mbledhja e Kėshillit Krahinor Popullor tė KA Kosovė- Metohisė, 8 - 10. VI. 1945, Prizren

 

CILAT ISHIN PIKAT E RENDIT TĖ DITĖS NĖ KUVENDIN E PRIZRENIT?!

 

       Sipas dokumentit zyrtar tė lėshuar nga kreu i “Kuvendit tė Prizrenit”, nė tri sesionet e mbajtur tė kėtij kuvendi, janė shqyrtuar 11 pika tė rendit tė ditės: Po i referohemi procesverbalit, ku thuhet:

 

PROCES - VRBAL

I SESJONIT TĖ I’rė TĖ RREGULLT TĖ LEGJISLATURĖS SĖ PARĖ TĖ KĖSHILLIT POPULLUER KRAHINUER TĖ KRAHINĖS AUTONOME TĖ KOSOVĖ - METOHIS, MBAJTUN NĖ PRIZREN  ME 8, 9 e 10 KORRIK TĖ VJETIT 1945

 

      Mė 8 korrik 1945 n’ora 9,45 kryetari i Kėshillit populluar krahinuer Mehmet Hoxha, e hap sesionin dhe pėrshėndet kėshilltarėt, si dhe delegatėt e qeverive tė Serbis, Malit tė Zi e Maqedonis. Fjalėn pėrshėndetse e pėrkthen nė sėrbisht shoku Boshko Ēakiq. Tė gjithė tė pranishmit, me ftesė tė kryetarit, bajnė njė minut heshtje si shej  nderimi tė luftėtarėve tė  ramė nė luftėn nacional - shlirimtare.

      Mandej u zgjodh kryesija e punės, n’emėn tė sė cilės Mehmet Hoxha propozon kėtė rend dite:

1)      Zgjedhja e komisjonit verifikues;

2)      Raporti i punės sė Kėshillit ekzekutiv krahinuer;

3)      Diskutimi  rreth kėtij raporti;

4)      Referati pėr situatėn politike;

5)      Diskutim rreth kėtij referati;

6)      Projekt - rezoluta pėr aneksimin e Kosovė - Metohis Sėrbis Federale;

7)      Zgjedhja e debutetve pėr Kuvendin PopulluerSėrbis;

8)      Zgjedhja e debutetve pėr Kėshillin Antifashist tė shlirimit kombtarJugosllavis;

9)      Zgjedhja e kėshilltarėve tė kėshillit populluar krahinuer;

10)  Zgjedhja e Kėshillit ekzekutiv krahinuer;

11)  Zgjedhja e Gjyqit krahinuer;

      Kuvendi pranoi njizanit rendin e ditės tė propozuem.

 

( Lexoni kėtu: 11 pikat e rendit tė ditės nga procesverbali nė origjinal )

 

 

KUSH ISHIN DELEGATĖT E KUVENDIT TĖ PRIZRENIT?!

 

     Delegatėt e rretheve pėr nė kuvendin e Prizrenit janė pėrzgjedhur nga OZN’a.  Nė kuvend morėn pjesė:

 

I)- Rrethi i Prizrenit:

1. Kolė Shiroka, ,

2. Ethem Zurnaxhiu

3. Ahmet Nalbani,

4. Vasa Bogdanoviq,

5. Predrag Ajtiq,

6. Gani Demiri,

7. Boshko Ēakiq;

  

II)- Rrethi i Gjakovės:

1. Elhami Nimani,

2. Sylejman Domi,

3. Ramadan Boshtri,

4. Qamil Luzha,

5. Tun Marku,

6. Ismail nga Suhareka;

   

III)- Rrethi i Drenicės:

1. Muharrem Keseti,

2. Qemal Deva,

3. Fazli Vela,

4. Ibrahim Tėrnavci,

5. Rrustem Selmani,

6. Gjoko Pajkoviq;

 

IV)- Rrethi i Vuēitėrnės:

1. Ilia Embaroviq,

2. Jetullah Jakupi,

3. Kadri Hasan Barileva,

4. Qazim Bajgora,

5. Rada Jovanoviq,

6. Xhavit Nimani;

 

V)- Rrethi i Dragashit:

1. Ramadan Dauti,

2. Mursel Ashimi,

3. Rasim Musa,

4. Pavle Joviqeviq;

 

VI)- Rrethi i Pejės:

1. Murat Bajraktari,

2. Janko Llakiqeviq,

3. Adem Nuradini,

4. Mark Krasniqi, *

5. Kiko Sfinjar,

6. Fadil Hoxha;

   

VII)- Rrethi i Ferizajt:

1. Shaban Kajtazi,

2. Bogdan Gotovusha,

3. Tafil Fazliu,

4. Mursel Kabashi,

5. Kėrsta Filipoviq;

 

VIII)- Rrethi i Gjilanit:

1. Vesel Rexhepi,

2. Metė Nuredini,

3. Sinan Hasani,

4. Mehmet Krileva,

5. Dushan Jankoviq,

6. Aleksa Klariq,

7. Mita Milkoviq;

 

IX)- Rrethi i Prishtinės:

1. Seit Haziri,

2. Rajko Demitroviq,

3. Ismaill Jusuf,

4. Nikodin Mirjaēiq,

5. Elmaz Dauti,

6. Dushan Mugosha;

 

X)- Rrethi i Mitrovicės:

1. Janko Komoviq,

2. VasaKomadiniq,

3. Jetullah Dobrani,

4. Kadrush Aliu,

5. Blagoje Dorotoviq,

6. Milia Kovaqeviq;

 

XI)- Rrethi i Istogut:

1. Sahit Zatriqi,

2. Zeqir Rexha,

3. Steva Samarxhiq,

4. Ali Ferati,

5. Ruzha Raiqeviq;

 

XII)- Rrethi i Rahovecit:

1. Qamil Brovina,

2. Ismet Shaqiri,

3. Blagoja Miliq,

4. Faik Pruthi;

 

XIII)- Rrethi i Kaēanikut:

1. Faik Xhemajli,

2. Halim Musliu,

3. Miqo Kėrdiq;

 

XIV)- Rrethi i Suharekės:

1. Jovan Petkoviq,

2. Emrush Ramadani,

3. Brahim Uka,

4. Asllan Fazliu,

5. Reshat Isa,

 

XV)- Rrethi i Podujevės:

1. Shaban Selimi,

2. Shaban Lepaja,

3. Milica Ukmanoviq,

4. Riza Iljazi(Vokrri),

5. Sali Azemi,

6. Misha Miqkoviq.

( ... )

 

       Kėta delegatė nė ditėn e tretė tė kuvendit “miratuan” njė “rezolutė” ku kėrkohej “bashkimi” i  Kosovės me Republikėn Popullore tė Sėrbisė! Ata delegatė qė e kundėrshtuan njė vendim tė tillė, me vonė e pėsuan me kokė, apo me shumė vite burg.

                                                                                            

       Ky bashkim i dhunshėm i Kosovės me Serbinė, ishte vetėm njė pjesė e padrejtėsisė qė i bėhej asokohe popullit shqiptarė, tė mbetur jashta kufijve tė Shqipėrisė londineze, pėr vetė faktin, sepse Kosovės ju shkėputėn jo vetėm trevat e banuara kryesisht me popullatė etnike shqiptare nė Maqedoninė perėndimore dhe nė Mal tė Zi, por asaj ju ndanė edhe pjesėt etnike shqiptare, si: Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, tė cilat u pėrfshinė nė kuadėr tė Serbisė jugore. Pra, populli shqiptarė nė Kosovė dhe nė trevat tjera etnike, u mashtrua rėndė nga premtimet demagogjike tė udhėheqjes jugosllave dhe asaj "shqiptare" qė ishin pjesė e kėtij regjimi, megjithė gjakun e derdhur nga bijtė mė tė mirė tė tij.

 

SA SHQIPTARĖ U VRANĖ E U PERSEKUTUAN, GJATĖ V. 1941 - 1947?!

 

        Pas zyrtarizimit tė aneksimit tė Kosovės nga Serbia, u nxorėn qindra ligje, dekrete e udhėzime interne pėr policinė dhe ushtrinė, pėr kthimin e kolonistėve tė viteve 1912 - 1941 nė Kosovė. Pėr t’i realizuar kėto synime antishqiptare u hartuan listat prej 782 emrash tė mesueve, arsimtarėve dhe profesorėve shqiptarė (kishte edhe nga Shqipėria), qė duhej likuiduar politikisht dhe fizikisht. Dhe, njerėzve tė likuiduar si armiq tė shtetit, duhej t“u konfiskohej toka pėr t“ua dhėnė kolonistėve serbo - malazezė. Pėr kėtė fushatė tė egėr shfarosėse ndaj shqiptarėve ka shumė burime.

 

       Sipas tė dhėnave tė Xheladin Hanės (anėtar i KNĒK, mė vonė drejtor i gazetės Rilindja) rezulton se deri nė vitin 1947 OZN’a dhe forcat pushtuese ushtarake jugosllave (lexo serbosllave) kanė vrarė mizorisht  rreth 86.000 shqiptarė,

-         prej tė cilėve 36. 000 nė Rrafshin e Kosovės;

-         23. 000 nė Rrafshin e Dukagjinit dhe

-         27. 000 tė tjerė nė trevat etnike shqiptare nė Maqedoni.

-         Gjatė kėsaj periudhe janė kryer 220. 000 bastisje nė familjet shqiptare (duke pėrfshirė kėtu edhe bastisjet e pėrsėritura nė tė njėjtat familje);

-         pastaj mbi 200. 000 shqiptarė kanė kaluar nėpėr duartė e OZN’ės famkeqe

-         si dhe janė zhvilluar tetė operacione me pėrmasa tė gjera ushtarake tė ndihmuar edhe nga OZN’a (mė vonė UDB’a) dhe tė gjitha kėto operacione janė kryer, kundėr shqiptarėve, por jo edhe ndaj serbėve, malazezėve apo maqedonasve.

 

KUSH ISHIN GJYQTARĖT E PARĖ TĖ “GJYQIT POPULLUOR

KRAHINUOR TĖ KOSMETIT”?!

 

       Pėr t“i shkatėrruar e gjykuar ”armiqtė e pushtetit popullor..., bandat kriminale balliste e bashkėpunėtorėt e nazi-fashizmit“ ( siē cilėsoheshin kundėrshtarėt e regjimit nė Kosovė) , pėr kėtė qėllim kuvendi i Prizrenit zgjodhi edhe “gjyqin popullor krahinor tė Kosovės e Metohisė”. Pika e 11 e rendit tė ditės sė Kuvendit tė Prizrenit ishte “zgjedhja e gjyqit populluer krahinuer”, ku nė procesverbalin e kėtij kuvendi thuhet:

 

”Nė gjyqin populluer krahinuer kuvendi zgjodhi:

 

Si kryetar Hivzi Sylejmani - Shiko fotoportretin e tij

 

Si antar tė gjyqit:

 

- Millutin Pavliēiq

- Simon Kazhiq

- Ismail Gjinali

- Ibrahim Muhaxhiri

- Bozhidar Zuleviq

- Pajazit Abedini

 

Lexo listėn: Kryetari i Gjyqit: Hivzi Sylejmani me 6 anėtarė tė tjerė!

 

Ndėrsa si zhurista:

 

 1. Sait Haziri   

 2. Ismail Jusufi

 3. Elmaz Dauti

 4. Qamil Luzha

 5. Kemal Deva

 6. Sait Haziri

 7. Ibrahim Tėrnava

 8. Rrustem Sylejmani

 9. Hasan Ēitaku

10. Ramadan Dauti

11. Rasim Musaja

12. Miodrag Ajtiq

13. Maksut Skenderi

14. Shaban Kajtazi

15. Bogdan Gotovusha

16. Jovan Ēakiq

17. Jovo Jovoviq

18. Vaso Kandiq

19. Jetullah Dobranja

 20. Kadrush Alija

21. Bllagoje Gjorgjeviq

22. Metush Grezza

23. Ramadan Bosti

24. Tun Marku

25. Ismet Suhareka

26. Abdul Abdullah Jakupi

27. Qazim Bajgora

28. Rada Jovanoviq

29. Rexhep Butovci

30. Murat Bajraktari

31. Janko Lakiqeviq

32. Mark Krasniqi *

33. Niko Strugar

34. Ali Boletini

35. Metė Nuredini

36. Sinan Hasani

37. Dushan Jankoviq

38. Aleksa Klariq,

39. Adem Stanēiqi

40. Sahit Zatriqi,

41. Zeqir Rrexha,

42. Stevo Samargjiq,

43. Ali Fetahu,

44. Ruzha Raiqeviq,

45. Kolė Shiroka,

46. Ethem Zurnaxhiu,        

47. Ahmet Nallbani,

48. Vaso Bogdanoviq,

49. Predrag Ajtiq

50. Gani Demiri,

51. Osman Rifati,

52. Selim Shabani,

53. Shaban Lepaja,

54. Milica Vukiqeviq

55. Riza Iljazi,

56. Salih Azemi,

57. Misho Miqkoviq,

58. Faik Xhemaili,

59. Talim Muslimi

60. Miēko Krniq,

61. Jovan Petkoviq,

62. Emrush Ramadani

63. Ibrahim Uka,

64. Islam Fazlija,

65. Reshat Isa,

66. Qamil Sharki,

67. Ismet Kozeri,

68. Bllagoje Miliq,

69. Faik Pruthi

 

Lexo: Listėn e gjyqtarėve gjyqit populluor krahinuor!

 

( *  Nė listėn e delegatėve tė Kuvendit tė Prizrenit nga “Rrethi i Pejės” nėn numrin rėndor 4 dhe nė listėn e gjykatėsve „populluor krahinuor“ nėn numrin rėndor 32, figuron edhe emri i Mark Krasniqit, i cili aktualisht ėshtė deputet nė Kuvendin e Kosovės si dhe anėtar i Komisionit, pėr Arsim, Shkencė, Teknologji, Kulturė, Rini dhe Sport.

( Lexo: pozitat e z. Mark Krasniqi - nė faqen zyrtare tė Kuvendit tė Kosovės! )

 

       Kėta gjyqtarė e porotė, pa hezitim morėn pjesė nė ekzekutimin e dėnimeve me vdekje (pushkatim) dhe prej 1 - 25 vjet burgim tė rėndė, tė pėrgatitura nga punėtorėt operativė tė OZN’ės famėkeqe, pėr mijėra shqiptarė, qė ishin organizuar nė kuadėr tė Lėvizjes Nacional Demkratike Shqiptare ( LNDSH ), dhe nė shumė organizata tjera kombėtare, pėr ta luftuar regjimin pushtues jugosllavė.

                 

( … )