UNMIK-u afirmon ata njerėz qė kanė qėndrim tė ftohtė

ndaj idesė kombėtare!

 

Shteti i sigurimsave Madein Serbia

 

·       Numri i saktė i sigurimsave e kolaboracionistėve shqiptar nė Kosovė zor se do tė mėsohet ndonjėherė saktėsisht, meqė ėshtė sekret i mbyllur nė arkivat e BIA-s, nė "Knez Mihajllova" nr. 30 nė Beograd. Por s'do mend se sigurimet serbe e kanė rekrutuar njė numėr goxha tė madh shqiptarėsh. Ajo qė mund tė bėhet ėshtė njė vlerėsim i pėrafėrt, nisur nga fakti i njohur botėrisht se Kosova gjatė 60 vjetėve tė fundit ka qenė shoqėria mė e militarizuar nė kontinentin Evropian, me njė (1) ushtar a polic pėr ēdo dhjetė (10) frymė banori. Sipas njė vlerėsimi profesional tė botuar nė Serbi, RDB-ja nė Kosovė ka pasur njė efektiv prej mėse 50 000 agjentėsh e kolaboracionistėsh aktivė (ose "lidhjesh operative") nga radhėt e etnisė shqiptare, apo 1:34 nė raport me popullsinė. Kjo shifėr i pėrgjigjet goxha mirė asaj qė nė kurset e sigurimit mėsohet edhe sot si "balans stabil".

 

     Shkruan: Shqiptar OSEKU /  26.05.2008

 

     Pėr pothuajse 90 vjet tė sundimit serb, Kosova qe e mbeti "Perėndimi i Egėr" i Serbisė, trevė kufitare me popullsi vendore tė disponuar armiqėsisht, ku vlenin rregulla tė veēanta. Pushteti serb nė Kosovė ushtrohej kryesisht pėrmes instrumenteve tė forcės, ushtrisė e policisė, e pėrmes kolonizimit tė elementit tė besueshėm serb, si dhe pėrmes rekrutimit tė indigjenėve lojal nė radhėt e shėrbimeve informative serbe. Se ēfarė pėrmasa ka pasur dhuna e sigurimeve serbe kundėr shqiptarėve, kėtė e rrėfejnė mė sė miri shifrat autentike nga madhoritė ish jugosllave.

 

     Nė tetė operacione tė mėdha spastrimi nė trevat shqiptare pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore e deri mė 1947, u kryen 220 000 bastisje kundėr familjeve shqiptare, kurse mbi 200 000 shqiptarė kaluan nėpėr duart e sigurimit, OZNA. Rreth 86 000 shqiptarė u vranė, prej tė cilėve 36 000 nė Rrafshin e Kosovės; 23 000 nė Rrafshin e Dukagjinit dhe 27 000 tė tjerė nė trevat shqiptare nė Maqedoni e nė Mal tė Zi. Gjatė viteve 1955-1956, pasardhėsja e OZNA-s, UDB-ja, nisi aksionin pėr gjoja "mbledhje tė armėve", ku u rrahėn, u keqtrajtuan e u torturuan mbi 30 000 shqiptarė, prej tė cilėve 103 vdiqėn, ndėrsa 10 000 tjerė u gjymtuan pėr jetė; shumėēka flet qė kjo valė dhune u ndėrmor enkas pėr t'i pėrmbushur kuotat e marrėveshjes Tito-Kyprili nga viti 1953, konform tė cilės u konvertuan nė "turq" dhe u zbuan nė Turqi rrafsh 452 371 shqiptarė.

 

     Dhe shifrat e tmerrit nuk mbarojnė atje. Sigurimi serb gjer nė vitin 1966 kish arritur tė procesojė mbi 280 000 shqiptarė. Gjithnjė sipas statistikave zyrtare, vetėm gjatė viteve 1979-1991 qenė burgosur e keqtrajtuar rreth 900 000 shqiptarė, prej tyre 750 000 nė Kosovė dhe 150 000 tė tjerė nė Maqedoni, Mal tė Zi, e nė Kosovėn Lindore. Shifrat pas vitit 1991 ėshtė vėshtirė t'i gjesh, meqė madhoritė jugosllave pushuan sė publikuari ato; por dihet se 10 344 vetė quhen tė vrarė e/a tė zhdukur vetėn gjatė viteve 1998-1999, kurse 20 000 femra tė dhunuara, gjithnjė nėn vėzhgimin dhe koordinimin e sigurimit serb, tashti tė njohur me emrin RDB. Mė 2004, ky sigurim e ndryshon emrin pėr herė tė katėrt, kėsaj radhe nė BIA, dhe kreu i tij i fundit, Rade Markoviē, dėnohet me burg pėr "korrupsion", por askush tjetėr nga kuadrot kriminele tė tij nuk preket me dorė nga pushtetmbajtėsit nacionalistė nė Beograd: kriminelėt sekret tė Serbisė janė ende nė pushtet, si udhėheqės tė sigurimit, si lektorė e instruktorė nė Akademinė Policore. Kujto qė kėto s'janė sall shifra anonime me shumė zero, po njerėz tė gjallė, me emėr e mbiemėr, me bashkėshortė, fėmijė, e farefis; kujto qė tėrė kjo orgji e dhunės ėshtė ushtruar mbi njė popullsi relativisht tė vogėl, nė njė hapėsirė relativisht tė ngushtė gjeografike; pa do tė fillosh t'i kuptosh pėrmasat e krimit. E pra, ky krim s'do mend se ka lėnė gjurmė nė shoqėrinė shqiptare.

 

     Njė ndėr fėrkemėt e kėtij krimi ėshtė edhe ekzistenca e "spiunėve shqiptarė", shqiptarė indigjenė tė cilėt, pėr tė shpėtuar jetėn a pasurinė, apo pėr shkak tė pėrfitimit personal nė karrierė, u rekrutuan nė sigurimin serb.Trajtimi qė i ėshtė bėrė nė Kosovė kėtij fenomeni dallon nga pothuajse tė gjitha vendet pėrreth. Shqipėria e ka njė ligj pėr ish funksionarėt e pushtetit komunist, i cili ua ndalon atyre tė ushtrojnė detyrat e shėrbyesit civil.jė ligj tė ngjashėm e ka nė rend tė ditės edhe Mali i Zi sovran si dhe IRJM-ja (Ish Republika Jugosllave e Maqedonisė); nė kėtė tė fundit, kandidatėt e koalicionit proevropian Dielli kanė firmosur deklarata para zgjedhjeve tė ardhme parlamentare ku sigurojnė opinionin qė nuk kanė punuar pėr sigurimet jugosllave. Kroacia, Sllovenia, Rumania, Bullgaria dhe Hungaria kanė tė gjitha ligje tashmė tė ratifikuara nga parlamentet e veta, tė cilat e vendosin kėtė fenomen tė ndjeshėm nė njė kuadėr transparent ligjor.

 

     Fatkeqėsisht, kjo rrugė e ndershme pėr tė spastruar hesapet me tė kaluarėn, e pėr tė garantuar tė ardhmen demokratike tė shoqėrisė, ėshtė bllokuar qėllimshėm nė protektoratin kosovar tė OKB-sė. UNMIK-u e institucionet e tij nuk i kanė kėrkuar ndonjėherė Beogradit qė t'i dorėzojė dosjet kosovare tė sigurimit serb. Nėse Serbia do t'i dorėzonte kėto lėndė apo jo ėshtė ēėshtje krejt tjetėr nisur nga qėndrimi zyrtar serb se do ta luftojnė pavarėsinė e Kosovės me tė gjitha mjetet pėrpos luftės sė hapur, njė transfer i lėndėve kosovare nuk tingėllon si prioritet pėr Beogradin por ėshtė domethėnės fakti se as vetė UNMIK-u s'e ka prekur kėtė temė. Sa pėr krahasim, UNMIK-u s'ka pėrtuar t'i kėrkojė prej Serbisė tė dhėnat kosovare (apo kopjet e tyre) nė lėmitė tjera, p.sh. tė dhėnat nga amza e popullsisė, nga shėrbimi kadastral etj; nė kėto lėmi, UNMIK-u madje ka sajuar pa skrupuj marrėveshje zyrtare e bashkėpunim operativ me madhoritė serbe, qoftė edhe me ato qė e sfidojnė vetė Rezolutėn 1244 (!) tė KS tė OKBsė, duke operuar brenda Kosovės. Nė tė njėjtėn kohė, UNMIK-u e institucionet e tij tė nėnshtruara, si dhe trupat tjerė ndėrkombėtar (pėrfshirė kėtu KFOR-in) kanė zgjedhur tė mos kryejnė as hetime vetjake pėr tė identifikuar pjesėmarrėsit dhe kolaboracionistėt e regjimit serb.

 

     Pėrkundrazi, praktika e ndjekur nė protektoratin kosovar ka qenė pikėrisht e kundėrta, pra jo vetėm lėnia rehat, por madje rehabilitimi i heshtur (!) i kolaboracionistėve tė njohur tė regjimit serb. Ėshtė fakt i njohur nė opinionin kosovar qė njė numėr i konsiderueshėm i i kolaboracionistėve tė njohur botėrisht janė instaluar si shėrbyes civil. Ish pjesėtarė udhėheqės tė Partisė Komuniste ndodhen sot nė krye tė institucioneve qendrore e vendore anekėnd Kosovės, duke nisur nga kryeqendra e teposhtė deri te kuvendet komunale. Pjesa dėrrmuese e tyre kanė qenė kolaboracionistė tė sigurimit policor RDB, i cili e kishte detyrė zyrtare qė tė lėshonte vlerėsimin e vet nė ēdo emėrtim udhėheqės tė partisė. Njė rast flagrant ėshtė Shėrbimi Policor i Kosovės, i cili udhėhiqet pothuajse kryekėput nga efektivi policor i ndėrtuar gjatė periudhės komuniste. Ky kuadėr ishte, pėr shkaqe tė vetėkuptueshme, nėn kontroll tė rreptė tė RDB-sė. Shqiptarėve qė dėshironin tė bėjnė karrierė nė policinė jugosllave s'u mjaftonte vetėm biografia e mirė (lexo familjarė qė kanė bashkėpunuar me sigurimet serbe) por u duhej ta dėshmonin "pėrshtatshmėrinė ideo-politike" individualisht, duke bashkėpunuar personalisht me RDB-nė. Meqė ra fjala, ky rregull vlente edhe pėr ata shqiptarė qė synonin karrierė ushtarake nė radhėt e APJ-sė. E pra, ėshtė pikėrisht ky kuadėr qė e ka marrė besimin e UNMIK-ut pėr t'u bėrė skele e SHPK-sė dhe e TMK-sė sė re "profesionale".

 

     Njė tjetėr rast flagrant ėshtė ai i gjyqėsorit komunist, tė inkriminuar gjer nė bėrryla nė dhunėn antishqiptare. Arif Korapi, Ali Abdullahu, Ismail Xhemaili, Abdyl Doda, Shukri Begiē, Mustafa Hoxha, Vehbi Mehmeti, Sejfė Sherifi, Tahir Ibrani, Shaqir Zogaj, Mehmed Kalaveshi, Riza Voca, Qazim Bajgora, Hazir Haziri, Tefik Shala, Nebih Qena, Nazmi Juniku, Beqir Shehi, Mehmet Sponca, Hysamedin Oruēi, Sahit Meraku, tė gjithė kėta janė emra nga gjyqėsori i kohės, qė i kanė procesuar "dėrgesat" e sigurimit serb dhe kanė shqiptuar dėnime drakonike kundėr disidentėve shqiptarė.

 

     Njė tjetėr kuadėr i sigurimit serb ishin intelektualėt e rekrutuar si kolaboracionistė: gazetari dhe nismėtari i LDK-sė, Jusuf Buxhovi merrte pjesė nė hetime e rrahje tė disidentėve; intelektualėt Fahredin Gunga, Din Mehmeti, Ali Aliu, Zekeria Cana, e plot tjerė, kanė dėshmuar kundėr kolegėve tė tyre disidentė - lista e turpit mund tė bėhet goxha e gjatė.

 

     Numri i saktė i sigurimsave e kolaboracionistėve shqiptar nė Kosovė zor se do tė mėsohet ndonjėherė saktėsisht, meqė ėshtė sekret i mbyllur nė arkivat e BIA-s, nė "Knez Mihajllova" nr. 30 nė Beograd. Por s'do mend se sigurimet serbe e kanė rekrutuar njė numėr goxha tė madh shqiptarėsh. Ajo

mund tė bėhet ėshtė njė vlerėsim i pėrafėrt, nisur nga fakti i njohur botėrisht se Kosova gjatė 60 vjetėve tė fundit ka qenė shoqėria mė e militarizuar nė kontinentin Evropian, me njė (1) ushtar a polic pėr ēdo dhjetė (10) frymė banori. Sipas njė vlerėsimi profesional tė botuar nė Serbi, RDB-ja nė Kosovė ka pasur njė efektiv prej mėse 50 000 agjentėsh e kolaboracionistėsh aktivė (ose "lidhjesh operative") nga radhėt e etnisė shqiptare, apo 1:34 nė raport me popullsinė. Kjo shifėr i pėrgjigjet goxha mirė asaj qė nė kurset e sigurimit mėsohet edhe sot si "balans stabil".

 

     Njė pjesė e kėtyre dosjeve thuhet se janė djegur pas Luftės Ēlirimtare, meqė aty janė regjistruar edhe rastet korruptive tė elitave tė sotme serbe. Por nė kategorinė e dosjeve tė ruajtura pėr shėrbim tė mėtejshėm pėrmendet tė jenė ruajtur 286 agjentė e 1081 kolaboracionistė aktiv, mes tyre 135 punėtorė tė arsimit, 21 doktorė shkencash, 26 studentė, 16 inxhinierė, 46 nėpunės, 23 punėtorė, 10 pensionistė, 6 klerikė, e 14 "profesione tjera".

 

     E pra, asnjė nga kėta njerėz nuk ka dalur gjer sot tė kėrkojė falje nga viktimat e veta, e nga familjarėt e tyre. S'kanė shkak, pse shumė nga ta i gjen sot nė majat e hierarkisė politike e kulturore kosovare, duke nisur nga kryeqendra e deri te institucionet vendore nėpėr komuna. Arsyetimi jozyrtar (se zyrtarisht kjo temė as qė ekziston) ėshtė se gjoja s'qenka moralisht e drejtė t'i ngacmosh plagėt e vjetra tė shoqėrisė; e se edhe sigurimsat shqiptar gjoja paskan vuajtur nė luftėn e fundit. Ėshtė, pra, fjala pėr njė etikė tė pėrbindshme, qė e quan tė moralshme mbrojtjen keqbėrėsit e jo t'i mėkėmb viktimat, e qė i barazon ngecjet nė karrierė me vrasje e dhunime femrash - njė gjykim, druaj, qė s'do ta hante kurrė pazari, po tė mos kishte shumė blerės tė interesuar.

 

     Politika e ndėrkombėtarėve qė ta rehabilitojnė veprimtarinė e agjenturės serbe nė Kosovė dallon prej kursit tė ndjekur nė shumicėn e ndėrhyrjeve perėndimore. Nė Afganistan, ndėrkombėtarėt i kanė eliminuar talebanėt dhe pėrkrahėsit e tyre nga tė gjitha postet, qoftė qendore a vendore, duke preferuar luftėn e pėrzgjatur guerile nė vend tė bashkėpunimit tė tyre. Nė Irak, koalicioni antiterrorist i ka spastruar themelshėm tė gjitha elementet bathiste nga shteti, e para sė gjithash nga ushtria dhe policia. Kjo politikė e kushtueshme ka pasur njė kosto tė lartė ekonomike, por ėshtė vlerėsuar megjithatė si mė e pranueshme dhe mė e sigurt pėr tė ardhmen e qėndrueshme tė kėtyre vendeve, sesa korruptimi i demokracive tė reja nga kuadro tė vjetra tė diktaturave. Nė Kosovėn e brishtė, qė ndodhet nė shėnjestėr tė luftės speciale serbe dhe nėn trysni tė pėrditshme nga ekstremizmi vendor serb, njė politikė e tillė do tė ishte absolutisht mė e favorshmja.

 

     Pėrjashtimi me ligj i kuadrove tė komprometuara, kombinuar me njė komision vendor tė pajtimit sipas modelit jugafrikan qė do tė ofronte amnisti ligjore nė rast tė dėshmive vullnetare, do tė garantonte qė shteti i ardhshėm i Kosovės tė mos jetė mė shtet i sigurimsave Made in Serbia. Fatkeqėsisht, duket qė UNMIK-u ka zgjedhur qėllimshėm njė rrugė tjetėr,  atė tė rehabilitimit tė agjentėve e kolaboracionistėve serb, e tė pėrndjekjes sė kundėrshtarėve tė tyre, nė radhė tė parė tė kėtyre tė UĒK-sė. Katundi qė shihet, kallauz nuk do. Nė rastin e tė parėve, UNMIK-u ka deklaruar se nuk do t'i hetojė krimet qė kanė ndodhur para etablimit tė misionit. Nė rastin e tė dytėve, gjykatat e UNMIK-ut u kanė shqiptuar dėnime drastike dhjetėra ish luftėtarėve, pas procesesh gjyqėsore qė janė kritikuar nga OJQ-tė dhe mbrojtėsit e tė pandehurve si "tė montuara" e "tė pabaza".

 

     Kulmi i ironisė ėshtė se pjesa dėrrmuese e kėtyre tė fundit janė dėnuar pėr gjoja maltretime tė kryera - kundėr atyre tė parėve! Se pse ėshtė kėshtu, kjo s'do mend. UNMIK-u e di qė projekti i tyre nė Kosovė bie ndesh me projektin afatgjatė vendor pėr liri, demokraci e vetėvendosje. Idetė shkombėtarizuese sikurse "flamuri kosovar", "identiteti kosovar" etj. thjesht e kėrkojnė njė sortė tė veēantė tė bartėsve, e kėrcėnohen nga njė sortė tjetėr.

 

     Prandaj, pėr UNMIK-un ėshtė e natyrshme - sikur pėr Serbinė dikur - qė t'i afirmojė ata njerėz qė kanė qėndrim tė ftohtė ndaj idesė kombėtare, e qė kanė "merita" tė dėshmuara individuale. Sikundėr qė ėshtė e natyrshme tė sulmojė ata qė janė dėshmuar si "tė rrezikshėm" e me "biografi". Me fjalė tė tjera, kanė ndryshuar sall emrat e aktorėve, por tendencat kanė mbetur tė njėjtat si nė kohėn e Serbisė: nė kėtė aspekt, nė Perėndimin e Egėr kanė ndryshuar veē kaubojėt, por pėrndryshe s'ka asgjė tė re. '

………………

     Burimet 

-        Gjenocidi serb nė Kosovė, sesion shkencor, Tiranė 1999;

-        Gjenocidi serb nė Kosovė nė prag tė shek. XXI, Prishtinė 2002;

-        "E vėrteta mbi Kosovėn dhe shqiptarėt nė Jugosllavi". Tiranė, 1990;

-        Sheradin Berisha, www.pashtriku.org;

-        Marko Lopušina, Tajne sluzbe Srbije, Beograd 2006.