Vrasja, burgosja dhe dėnimi i shqipatėve nė „emėr tė popullit“!

 

DHUNA SISTEMATIKE, VRASJET, BURGOSJET E DĖNIMET

KUNDĖR USHTARĖVE SHQIPTARĖ NĖ ISH – ARMATĖN

E JUGOSLLAVISĖ

 

       Shkruan: Skėnder IBISHI *

       21. 10. 2007

 

       Ėshtė dėshmuar sa e sa herė deri tani se Armata Jugosllave, e ashtuquajtura “Armatė Popullore e Jugosllavisė”, nė fakt nuk ishte asnjėherė popullore. Ajo armatė, qė nga themelimi i saj e deri nė ditėt e shpartallimit, tė paktėn si njė armatė e rregullt, ishte e dominuar dhe shumė e dominuar nga elementi serb, qė udhėhiqej nga qarqet shoviniste serbomėdha, madje qė nga koha e tė ashtuquajturės Luftė Nacional Ēlirimtare.

       Gjatė asaj lufte radhėt e kėtushme kishin shtabin e tyre suprem tė LNĒ-sė pėr Kosovėn dhe Rrafshin e Dukagjinit, ku komandant ishte njė shqiptar, por mė vonė, me ndryshimin e raportit tė forcave si nė fushėbetejė, ashtu edhe nė kabinetet politike, pikėrisht kur edhe duhej shkelur dhe mohuar vendimet e marra nė Konferencėn e Bujanit, janar 1944, e nė radhė tė parė tė drejtat e popullit shqiptar qė tė vetėvendoste pėr fatin e vet, qarqet ushtarake-politike nisėn spastrimin e kuadrove komanduese nė radhėt dhe brigadat e UNĒ-sė tė Kosovės. Zėvendėsimin i tyre u bė me serbė dhe malazezė. Dhe, ēfarė ndodhi pas kėsaj, dihet fare mirė nė opinion tonė: u vendos administrimi ushtarak nė Kosovė, ndėrmerren krime tė papara mbi popullin e pambrojtur shqiptar, ndėrkohė qė bėhen masakra nė Drenicė, Gjilan, Tivar, Shkup dhe nė shumė vende tė tjera shqiptare.

       Kjo politikė e qarqeve ushtarake dominoi edhe gjatė periudhės sė pas luftės, sidomos pas vitit 1981, pas demonstratave tė vazhdueshme tė popullit shqiptar kundėr padrejtėsive qė i janė bėrė nga pushtuesit sllavė.
Situata aktuale politike nė Kosovė, nė fillim tė muajit prill tė vitit 1981 e detyroi kreun mė tė lartė ushtarak jugosllav, tė ngritė shkallėn mė tė lartė tė mobilizimit nė Armatėn Jugosllave, duke pėrforcuar me trupa tė mėdha korpusin e Prishtinės dhe duke i sforcuar tė gjithė mekanizmat ushtarakė dhe policorė, shėrbimet sekrete, shėrbimin e propagandės speciale dhe asaj publike, organet politike, organet gjyqėsore, perfeksionimin e metodės sė zbulimit etj. Tė gjitha kėto masa i ndėrmori APJ duke pasur parasysh ngritjen e vazhdueshme tė ndėrgjegjes kombėtare e klasore, intensifikimin e luftės sė tij pėr tė drejta e liri.

        Mobilizimi dhe bashkimi i paparė i popullit tonė si dhe numri i madh i shqiptarėve nė AJ (ēdo i treti ushtarak ishte shqiptar) paragjykohej me tė drejtė si rrezik potencial nė destabilizimin e Armatės Jugosllave, si dhe nė destabilizimin e Jugosllavisė nė pėrgjithėsi. Mobilizimi i shpejtė i njėsive dhe nisja e tyre pėr nė Kosovė nė prill tė vitit 1981 i tronditi shumė ushtarėt dhe eprorėt shqiptarė, pasi qė nuk kishin informata rreth misionit tė tyre nė Kosovė. Mendonin se nė Kosovė ėshtė luftė, se atje duhej luftuar kundėr popullit shqiptar, prandaj dezertuan shumė ushtarė, refuzuan urdhrat e eprorėve tė tyre, u shkruanin letra lamtumirėse familjeve, etj.

        Kėtė mė sė miri e shpjegon mė vonė gjenerali Mladen Bratiq, sekretar pėr informin nė LK tė AJ-sė, i cili pati deklaruar: ”Funksionarėt e lartė dhe oficerėt nuk dėshirojnė qė fėmijėt e tyre tė shkojnė nė Kosovė, sepse nuk janė «tė marrė» tė shkojnė e tė vdesin nė Libanin jugosllav. Atje i dėrgonin vetėm naivėt dhe kadetėt pa pėrvojė, sepse tė vjetrit nuk pranonin tė komandonin nė territorin e Kosovės”.

       Shumė garnizone sė Armatės tė Parė mbetėn me njė pėrqindje tė vogėl tė ushtarėve dhe eprorėve. Asokohe nė Kosovė ishte dislokuar njė korparmatė tė Ushtrisė Jugosllave me rreth 40.000 pjesėtarė. Korparmata ka qenė e pėrbėrė me mbi 80 pėr qind tė eprorėve dhe ushtarėve tė nacionalitetit serb, gjersa komanda e saj qind pėr qind me pjesėtarė tė serb. Veprimet e tyre si nė Kosovė, ashtu edhe jashtė saj ishin tė orientuar kundėr shqiptarėve. Ata filluan me provokime tė pareshtura nė orėt politike dhe jashtė saj e shpeshherė edhe fyerje tė rėnda kundėr popullit shqiptar nė pėrgjithėsi. Nga eprorėt ushtarakė shqiptarė kėrkonin qė para ushtarėve ta kenė si temė qendrore, situatėn nė Kosovė dhe t’iu shpjegojnė arsyet pse Kosova nuk mund tė bėhej republikė.

       Nė njė takim tė udhėhequr nga gjenerali Bunqiq, organizuar nga Armata e Parė ishin prezentė tė gjithė eprorėt tė lindur nė Kosovė. Nė kėtė takim nuk u bė fjalė pėr ēka ishim tė ftuar, por takimi u bė me qėllim pėr t'i provokuar eprorėt shqiptarė, me pyetje tė ndryshme, si pėr shembull, pse Kosova nuk mund tė bėhet republikė, nėse do tė merrnin detyra nė Kosovė, si do tė kishim reaguar ndaj «nacionalizmit» dhe «irredentizmit» shqiptar, pse nuk i denonconin sjelljet e dyshimta tė ushtarėve shqiptarė, etj. Me insistimin e organit tė sigurimit nė foltore, eprori Ramadan Behluli u pėrgjigj nė pyetjen e parashtruar “Pse Kosova nuk mundet tė bėhet Republikė”? Eprori shqiptar, nė kushtet dhe rrethanat e atėhershme u pėrgjigj shkurt:”Kosova nuk mundet tė bėhet Republikė pasi qė ekziston njė shtet shqiptar”. Kjo pėrgjigje e revoltoi pa masė gjeneralin Bunēiq. Kjo pėrgjigje i kushtoi Ramadanit me qėndrim mė tepėr se njė orė nė foltore, deri sa i pėrsėriti tė gjitha “arsyet” gjeneralit Bunēiq.
       Gjatė tė kėsaj kohe maltretimet, fyerjet ,dhe poshtėrimi ishte prezent para shumė pjesėmarrėsve nė kėtė tubim, i cili u inskenua enkas pėr provokime nė njė anė, e nė tjetrėn u bė edhe prezantimi i ynė para shėrbimit tė KOS-it, tė cilėt ishin tė pranishėm aty. Ky «tubim» zgjati mė tepėr se gjashtė orė. Presioni psikik mbi eprorėt, kadetėt dhe ushtarėt shqiptarė, u pasua mė vonė edhe me masa represive nė “zbulimin” e tė dyshimtėve dhe largim e tyre nga APJ-ja. Kjo fushatė represive filloi qysh nga gushti i vitit 1981, fillimisht me eprorin mė tė lartė, Sadik Sutaj, i cili u dėnua me 4 vjet e gjysmė burg, pėr shkak se kolegėve tė tij u tregoi pėr situatėn aktuale politike dhe ushtarake nė Kosovė, si dhe angazhimin e njėsive tė blinduara kundėr demonstruesve shqiptarė.

       Nė maj tė vitit 1982 u dėnua edhe eprori ushtarak, Skėnder Ibishi, si anėtar i organizatės ilegale “PKMLSHJ” ai fillimisht u dėnua 12 vjet burg tė rėndė, mė vonė u zbuluan disa grupe tė eprorėve dhe ushtarėve brenda AJ-sė.


Disa grupe eprorėsh tė dėnuar pėr vepra penale antijugosllave

 
       Mė 23 mars 1983 u arrestuan eprorėt:

-         Bajram Mehmeti,

-         Gani Lipaj,

-         Izet Zabelaj.

     Nė dhjetor tė vitit 1985 u arrestuan eprorėt ushtarakė:

-         Naim Maloku,

-         Xhafer Jashari,

-         Fadil Hakiu,

-         Fadil Demiri,

-         Ramadan Gashi,

-         Shefqet Tahiri, si dhe ushtarėt,

-         Rrahim Bytyqi,

-         Zeqirijah Hyseni dhe

-         Xhemil Osmani.

     Mė 19.8.1986 u arrestuan grupi tjetėr i eprorėve:

-         Agim Mehmeti,

-         Xhafer Kabashi,

-         Miftar Ziba,

-         Shabi Dėrmaku,

-         Rrahim Ademi,

-         Xhavit Sadiku,

-         Xhemė Ademi, (i ndjerė)

-         Musa Hoxha dhe civilėt,

-         Tahir Mehmeti,

-         Enver Idrizi, ndėrsa

-         Ramiz Selmani epror i aviacionit u dėnua nė Sarajevė

-         Tahir Turkaj u dėnua sė bashku me gjashtė ushtarė tė tjerė nė Gjyqin Ushtarak tė Manastirit.

       Pastaj ndodhi “Procesi i Zarės” i cili ishte drejtuar kundėr tre shqiptarėve, tė cilėt akuzoheshin si anėtarė tė organizatės ilegale «Fronti i Kuq Popullor», kėta kishin pėr qėllim shkėputjen e Kosovės nga Jugosllavia.
Fadil Vata dhe Murat Bytyqi u akuzuan si anėtarė tė organizatės ilegale «LPRK». Malush Ademaj u dėnua me 18 muaj burgim, sepse refuzoi tė shėrbejė nė AJ. Kjo u ka ndodhur dhe shumė tė tjerėve.

       Pėrpos dėnimit nga gjykatat ushtarake, ata janė dėnuar edhe nga gjykatat civile me nga tri vjet burg me arsyetim se janė motivuar me ide nacionaliste.
Nė Sarajevė, Ismail Rashiti u dėnua me pesė vjet burg si anėtar i grupit ilegal “Flaka e flamosur”.

       E njėjta gjykatė ngrit akuzėn edhe pėr 4 shqiptarė dhe u dėnuan me 28 vjet burgim, me akuza se kanė formuar njė organizatė ilegale para se do tė vinin nė shėrbimin ushtarak, ku thuhej se qėllimi i tyre ka qenė tė merrnin armatim pėr tė luftuar mė vonė nė Kosovė. Fushata pėr zbulimin e anėtarėve tė grupeve ilegale dhe individėve brenda AJ-sė vazhdoi me njė intensitet tė madh, duke u rritur numri i tė burgosurve prej dite nė ditė. Nė gjykatat ushtarake, eprorėt, ushtarėt dhe kadetėt akuzoheshin si anėtarė tė organizatave ilegale tė «PKMLSHJ» «OMLK» «Fronti i Kuq Popullor» «LPK» etj.

      Pėr organet e sigurimit ishte mė rėndėsi tė zbulohej njė pjesėtar i ndonjė organizate ilegale, nė bashkėpunim tė ngushtė me kolegėt e tyre shqiptarė nė Kosovė, e pastaj shokėt e tij nė shėrbimin ushtarak, pa kurrfarė argumentesh i akuzonin se janė nė tė njėjtin grup ose organizatė. Nė kėto procese politike kundėr veprimtarėve e patriotėve nga radhėt oficerėve, kadetėve dhe ushtarėve shqiptarė pėrdoreshin metoda tė dhunės e tė torturave tė ndryshme, si pėrdorimi i grafologėve, imituesve tė zėrit, “detektorė tė rrenave”, elektro-shok, dėshmitarė tė rrejshėm, detyrimet pėr tė nėnshkruar deklarata tė montuara, kėrcėnime me likuidim, izolime, bisedat e ashtuquajtura informative, metodė kjo e cila u bė metoda e pėrditshme, me qėllim pėr tė ushtruar presion nė detyrimin e shqiptarėve pėr bashkėpunim pėr t'i zbuluar ata, tė cilėt ishin ata pėr tė cilet dyshohej se ishin tė orientuar kundėr Jugosllavisė.

        Me metoda tė tilla ata keqtrajtuan shumė ushtarė dhe eprorė shqiptarė. Nė kėto procese u angazhua njė numėr i madh inspektorėsh ushtarakė, civilė dhe policė ushtarakė. Nė vitet ’80 e pėsuan shumė eprorė, kadetė dhe ushtarė shqiptarė, shumė prej tyre nė procese tė montuara nga organet e sigurimit ushtarak dhe civil, duke i akuzuar pėr vepra politike, sipas nenit 133, 124, 136, lidhur me nenin 114, dhe 116, tė LPJ, akuzat kundėr vrasjeve tė ushtarėve tė tjerė , helmime tė ujit dhe ushqimit, diversione, sabotime, moskryerjen e urdhrave tė eprorėve ushtarakė, pėr dezertime individuale apo kolektive nga shėrbimi ushtarak etj.


Vrasja e ushtarėve shqiptarė nėpėr kazermat jugosllave

 
       Si pasojė e njė politike shoviniste ushtarake, si dhe trajtimi i egėr antishqiptar qė ndėrmerrej nė shėrbimin ushtarak kundėr shqiptarėve ėshtė fakt i pakontestueshėm qė flet se gjatė viteve 1981-1991 nga shėrbimi ushtarak u kthyen nė arkivole 73 ushtarė shqiptarė tė martirizuar nė kushte dhe rrethana tė ndryshme. Prej tyre 35 kufoma tė ushtarėve tė vrarė ishin tė mbuluara nė arkivole speciale dhe familjeve tė tyre nuk iu lejua t`i shohin.
Tė gjitha kėto raste janė trajtuar kryesisht, gjoja si vetėvrasje.

      Asokohe por edhe tani shtrohet pyetja se, a ėshtė e mundur qė ushtarėt e tillė t’ ia marrin vetes jetėn, kur ėshtė vėrtetuar nė mėnyrė tė saktė se janė tė aftė psiqikisht dhe fizikisht pėr shėrbimin ushtarak. Nė anėn tjetėr statistika e ka vėrtetuar se ndėr shqiptarė fenomeni i vetėvrasjeve asokohe ishte tepėr i rrallė, dhe krejt pak i shprehur nė raport me popujt e tjerė.
A ėshtė e mundur kur kemi parasysh faktet se gjatė asaj periudhe me mija shqiptarė tė rinj janė dėnuar me burgim afatgjatė, madje deri 20 vjet, duke ushtruar forma dhe metoda mė barbare, e nuk kemi asnjė rast tė pėrpjekjeve pėr vetėvrasje. Kėtė dyshim e kanė shprehur edhe familjarėt e ushtarėve tė viktimizuar mizorisht nė APJ.

       Nga tė dhėnat qė posedojmė, del se numri mė i madh i tė viktimizuarėve ( mė shumė se gjysma ) ka ndodhur nė ish-Republikėn e Kroacisė dhe tė Sllovenisė, derisa nė Serbi kanė ndodhur vetėm 8 raste, pastaj nė Bosnjė dhe Hercegovinė, Maqedoni dhe nė Mal tė Zi. Kjo tregon se Serbia ka qenė e kujdesshme qė nė territorin e vet tė ketė sa mė pak raste tė tilla.


Fushata antishqiptare pas “Rastit tė Paraqinit


       Rasti i Paraqinit, i cili ndodhi mė 3 shtator tė vitit 1987, nė orėn 3:05 pa dyshim ishte njė nga rastet mė tipike, i cili zgjoi interesim tė madh nė opinionin vendor dhe atė tė jashtėm. I akuzuari Rizah Xhakli u arrestua mė 19.9.1987 dhe u dėnua me 20 vjet burg, Abdylxhemil Alimani u dėnua me 20, Afrim Mehmeti u dėnua me 13 vjet, Pajazit Aliu u dėnua me 13 vjet burg, Shefqet Paqarizi u dėnua me 7 vjet dhe, Enver Behlili u dėnua me 5 vjet e gjysmė burg.

        Gazeta e pėrditshme “Politika” mė 4 shtator 1987, pas rastit nė fjalė shkruan: “Kelmendi goditi Jugosllavinė. Opinioni jugosllav ėshtė tmerruar, vrasėsi Kelmendi, sipas tė gjitha gjasave, nuk e ka tėrhequr kėmbėzėn vetėm, ai shtiu nė njėrėn nga shtyllat mė tė rėndėsishme tė bashkimit dhe tė stabilitetit jugosllav, nė APJ dhe kėtė nė pulsin mė tė ndjeshėm tė qenies sė saj, nė rininė tonė, e cila barti gjithmonė me krenari uniformėn e saj. Masakra nė Paraqin tregon edhe njėherė nė mėnyrėn tragjike, se kundėrrevolucioni nė Kosovė ėshtė problem jugosllav. Tragjedia nė Paraqin ėshtė tragjedia e Jugosllavisė”.

        Mė 8 shtator tė gjitha radiostacionet dhe shtypi i Jugosllavisė nuk lanė gjė pa vjellė kundėr ushtarit Aziz Kelmendi, duke nėnvizuar se Kelmendi ėshtė shqiptar, shqiptarėt shtinė nė Jugosllavi, shqiptarėt, pra janė armiq dhe rrėnues tė Jugosllavisė! Ata duhet tė ndalen ashtu sikur tė gjithė nacionalistėt dhe irredentistėt shqiptarė.

       Kjo fushatė do tė rezultonte edhe me efektet negative nė Burgun e Pozharevcit dhe nė burgjet e tjera. Nė fillim tė burgosurit ordinarė ndėrsehen kundėr tė burgosurve politikė, pastaj ndėrseheshin gardianėt e njohur pėr qėndrim antishqiptar, pa fije dyshimi me urdhrin e drejtorėve tė burgjeve, siē ka ndodhur nė Burgun e Pozharevcit. Kėshtu do tė bjerė edhe viktima e parė, i burgosuri Ibrahim Kastrati, “faji” i vetėm i tė cilit ishte se kishte qenė bashkėfshatar i Aziz Kelmendit. Ismet Krasniqi ėshtė dėnuar nė Bosnjė me njė vit burgim pėr arsye se nė njė bisedė private ka shprehur mendimin se vepra e Kelmendit nė Kosovė ėshtė e kuptueshme, pasi qė bėhen keqtrajtime nė Armatėn Jugosllave ndaj shqiptarėve.

      Procesi i Paraqinit u dha shkas dhe nxitoi forcat nacionaliste serbe drejt aplikimit tė njė represioni edhe mė masiv ndaj ushtarėve, eprorėve dhe shqiptarėve nė pėrgjithėsi. Dėrguan njėsitė speciale ushtarake dhe policore nė ēdo fshat me urdhrin e gjeneralit tė Armatės sė Parė, Petar Graqanin.
Shėrbimet sekrete ushtarake planifikonin tė vendosnin eksplozive nėpėr tubime tė serbėve dhe malazezėve, likuidimin e atdhetarėve tė shquar nė vend dhe jashtė vendit, shkatėrrimin e varrezave serbe, pėr t'i fajėsuar shqiptarėt si “terroristė e vandalistė” tė cilėt kishin qėllim shkėputjen e Kosovės nga Jugosllavia.


Fushata antishqiptare po merrte pėrmasa me veprime

dhe metoda fashiste


       Krejt kjo fushatė e zezė antishqiptare, mė sė miri ilustrohet nga fjalimi dhe vlerėsimi i admiralit jugosllav, Branko Mamulla, asokohe sekretar Federativ i Mbrojtjes tė APJ-sė, i cili nė Komitetin e LKJ-sė, mė 27 shtator 1987, kishte arsyetuar veprimet e AJ-sė dhe politikėn e LKJ-sė kundėr shqiptarėve nė pėrgjithėsi e nė veēanti nė APJ.

        Ai duke u lavdėruar pėr punėn nė ndjekjen e ushtarėve dhe eprorėve shqiptarė kishte deklaruar: “Nė periudhėn e viteve 1981-1987 nė APJ janė zbuluar 216 grupe tė organizuara ilegale nė tė cilat ishin kyēur 1435 pjesėtarė tė APJ-sė tė kombėsisė shqiptare. Ėshtė vėrtetuar se disa grupe, pėrveē indoktrinimit, tė forcimit dhe tė masovizimit tė radhėve tė tyre, kanė planifikuar, kanė shprehur gatishmėri, kanė propaganduar, kurse disa edhe kanė pėrgatitur aksione mė ekstreme nė njėsi, vrasje tė eprorėve ushtarakė, helmimin e ushqimit dhe tė ujit, diversione, sabotime, thyerje tė depove dhe vjedhjen e armėve, ekscese grupore nacionaliste nėpėr njėsi, kurse grupet mė ekstreme kanė shqyrtuar variantet e rebelimit tė armatosur dhe shkuarjen nė Kosovė me gatishmėri luftarake pėr t'iu bashkuar fazės sė armatosur tė kundėrrevulucionit, me tė cilėn llogaritet.” ( Politika, 4.9.1987) Tė gjitha kėto akuza tregojnė pėrmasat ndėshkuese qė kishte ndėrmarrė AJ kundėr eprorėve, ushtarėve dhe kadetėve shqiptarė,si dhe arsyetimin hipokrit para opinionit se gjoja APJ ka qėndrim tejet tė butė ndaj shqiptarėve, tė cilėt janė edhe mė te kėqij se sa turqit para 500 vitesh. Yshtjet dhe ndėrsyerjet mė antinjerėzore vinin kryesore vinin nga gjenerali i APJ-sė, Nikola Lubiqiq, si dhe nga Kisha ortodokse serbe.


Ushtarė shqiptarė tė vrarė gjatė shėrbimit nė AJ prej viti 1981-1991


1. Sami Ali Gashi, i lindur nė Pejė, u martirizua mė 6.7.1981 nė Vėrshac (Serbi).
2. Besim Xhemajl Bajraktari, Gjakovė, u martirizua, mė 5.8.1981 nė Banja Llukė. (BH)
3. Shaban Sadik Prushi, Lipjan, u martirizua, mė 2.9.1981 nė Split. (Kroaci)
4. Halil Habib Hajrullahu, Gjakovė, u martirizua, mė 22.9.1981 nė Banja Llukė (BH) 1982.
5. Sami Shani Krasniqi, Dragash, u martirizua, mė 12. 3.1982 nė N. Mesto (Sloveni).
6. Abedin Selman Balaj, Besianė, u martirizua, mė 7.4.1982 nė Sinj (Kroaci).
7. Rasim Ramadan Zekaj, Preshevė, u martirizua, mė 11. 4.1982 nė Split (Kroaci).
8. Hasan Talat Sezeri, Drenas, u martirizua, mė 5.51982 nė Mostar. (BH)
9. Nazmi Abdullah Muja, Mitrovicė, u martirizua, mė 4.6.1982 nė Dobrinjė.
10. Izeir Rr. Sadiku, Gostivar, u martirizua, mė 15.7.1982 nė Krivollakė (Kroaci).
11. Musė Ramadan Haxhaj, Therandė, u martirizua, mė 20.12.1982 nė Split (Kroaci).
12. Latif Mehmet Zeqiri, Burim, u martirizua, mė 4.6.1982 nė Lubjanė (Sloveni).
13. Adem Binak Osmanaj, Shkup, u martirizua, mė 30.5.1983 nė Lubjanė (Sloveni).
14. Enver Selman Elezaj, Shkup, u martirizua, mė 4.6.1993 nė Split (Kroaci).
15. Mustafė A. Pantina, Klinė, u martirizua, mė 1.8.1983 nė Derventa tė (BH).
16. Murat Muharrem Jusufi, Shkup, u martirizua, mė 4.6.1983 nė Lublanė (Sloveni).
17. Naser Sh. Gashi, Skėnderaj, u martirizua, mė 10.6.1984 nė Tollmin. (Kroaci).
18. Agron Haxhi Ferizi, Deēan, u martirizua, mė 23.8.1984 nė Baēka Topolla (Kroaci).
19. Abedin S. Balaj, Karraticė, Drenas, u martirizua, mė 12.3.1985 nė Postonjė (Sloveni).
20. Ejup Fejzė Sahiti, Papaz (Ferizaj), u martirizua, mė 1985 Valevė (Serbi).
21. Fadil Xhafer Gashi.?
22. Fadil Selim Bėrdynaj, Radoc (Pejė), u martirizua, mė 24.6.1985 ?
23. Mujė T. Maqaj, u martirizua, mė 16.6.1985 nė Benkovc (Kroaci). 24. Rexhep Ismet Balaj?
25. Inajet Isrefi, Strugė, u martirizua, mė 12.6.1986 Novi Sad (Vojvodinė).
26. Haki Rexhep Shatri, Tomoc (Istog), u martirizua, mė 3.2.1986 nė Sarajevė. (BH)
27. Sami Daut Shabani, Zastok (Ferizaj), u martirizua, mė 9.1.1986 nė Zagreb. (Kroaci)
28. Erdohan A. Morina, Prizren, u martirizua, mė 2.12.1986 ?
29. Bedri N. Bajgora, Vushtri, u martirizua, mė 14.1.1987 nė Nish (Serbi).
30. Mustafė Mumin Ramadani, Bozoc (Tetovė), u martirizua, mė 27.4.1987 nė Strumicė (Maqedoni).
31. Qani Muharrem Shabani, Rahovec, u martirizua, mė 5.11.1987 nė Pulė (Kroaci).
32. Ibrahim Jusuf Kastrati, Turjak (Rahovec), u martirizua, mė 22.9.1987 nė Pozharevc (Sėrbi).
33. Miftar Sylė Tali, B.Bokės (Gjakovė), u martirizua, mė 22.4.1987 nė Kutina.
34. Aziz S. Kelmendi, Karaēicė, u martirizua,( nė rrethana ende te pasqaruara plotėsisht) mė 3.9.1987 nė Paraqin. (Serbi).
35. Raif Adem Isufi, Kotorr, u martirizua, mė 5.12.1987 nė Bohinsko B (Sloveni).
36. Tafil Zahir Hyseni.
37. Nehat Xh.Gashi, Orrėberdė, u martirizua, mė 15.5.1988 nė Ribnice.
38. Naim Ramadani Ajgeri, Prizren, u martirizua, mė 1988 nė Beograd (Serbi).
39. Afrim Muhamet Lushtaku, Prekaz i Ulėt, u martirizua, mė 28.6.1988 nė Kranj (Sloveni).
40. Osman Hajdar Ismajli, Gerbic (Medvexhė), u martirizua, mė 28.6.1988 nė Titograd (Mali i ZI).
41. Enver Shaban Ramadani, Brojė, u martirizua, mė 16.1.1989 nė Viroviticė (Kroaci).
42. Xhavit Alush Berisha
43. Hilmi Shaqir Litaj, Klinė, u martirizua, mė 4.9.1989 nė Doboj. (BH).
44. Vehadin Xhemshit Hajrizaj, Kuklibeg, u martirizua, mė 26.4.1990 nė Divule.
45. Jetullah Haxhi Desku, Siēevė, u martirizua, mė 18.5.1990 nė Suboticė (Vojvodinė).
46. Xhevdet Hajredin Aruēi, Rezallė, u martirizua, mė 26.6.1990 nė Tuzėll (BH).
47. Enver Hasi, ? Tetovė, ? ?
48. Fatmir A. Tafaj, Grejkovc, u martirizua, mė 25.08.1990 nė Velika Goricė. (Slloveni)
49. Rexhep I. Blakaj, Jabllanicė ? ?
50. Izet Sadri Bushi, Pustenik, u martirizua, mė 1.1.1991 nė Qupri (Sėrbi).
51. Lulzim F. Rexhepi, Viroviticė, u martirizua, mė 16.1.1991 nė Viroviticė (Kroaci)
52. Samedin P. Krasniqi, Tėrpezė, u martirizua, mė 31.8.1991 nė Shibenik (Kroaci)
53. Enver S. Maksutaj, Orrobėrdė, u martirizua, mė 15.9.1991 nė Gjakovo (Kroaci)
54. Selman Sh. Metaj, Shushicė, u martirizua, mė 15.9.1991 nė Pakovė.
55. Agim S. Gllareva, Verbovc, u martirizua, mė 16.9.1991 nė Zvor (Kroaci)
56. Tahir A. Gashi, Verbovc, u martirizua, mė 18.9.1991 nė Osijek. (Kroaci)
57. Bashkim S. Krasniqi, ?, u martirizua, mė 24.9.1991 nė Shibenik (Kroaci).
58. Ejup S. Bedrolli, u martirizua, mė 29.9.1991 nė Bjellovar (Kroaci) 59. Skėnder D. Kryeziu, Ēaparc, u martirizua, mė 16.9.1991 nė Sinj. (Kroaci).
60. Haki D. Morina, Gllarevė, u martirizua, mė 24.10.1991 nė Trebinje (Kroaci).
61. Burim Sh. Behramaj, Mitrovicė, u martirizua, mė 25.10.1991 nė Beograd. (Serbi).
62. Vesel D. Duraku, Damja, u martirizua, mė 15.12.1991 nė Turanj.
63. Ali S. Sahiti, Komogllavė, u martirizua, mė 19.12.1991 nė Sllunj. (Kroaci)
64. Setar M. Ramadani, Pejė, u martirizua, mė 28.9.1991 nė Trebinje. (Kroaci).
65. Ejup E. Gashi, Bellaqevc i Madh, u martirizua, mė 21.11.1991 nė Llastovė. (Kroaci).
66. Abedin S. Krasniqi, Bellaqevc i Madh, u martirizua, mė 3.11.1991 nė Beograd. (Serbi). 67. Rasim R. Istrefi, Kovaēicė, u martirizua, mė 20.12.1991 nė Karllovc. (Kroaci).
68. Xhevdet Z. Musliukaj, Mitrovicė, u martirizua, mė 23.12.1991, nė Utenje.
69. Raif J. Miftari( kapiten), Medvegjė, u martirizua, mė 27.4.1991 nė Zhivicė. 70. Fatmir Krasniqi,
71. Rasim Isrefi,
72. Xhevdet Musliukaj,
73. Muharrem Robelli,
74. Nesim Dana, nga Gjakova i vrarė nga AJ nė vitin 1981.
75. Fadil Talla, nga Podujeva i vrarė nga AJ nė vitin 1990.
(Tė dhėnat janė marrė nga KMLDNJ, nė Prishtinė).


Eprorė ushtarakė shqiptarė tė arrestuar prej viti 1981-1990


Sadik Sutaj u arrestua mė 1981.
Skėnder Ibishi u arrestua mė vitin 1982.
Grupi i eprorėve ushtarakė tė arrestuar mė 23 mars 1983:
Bajram Mehmeti,
Gani Lipaj,
Bilall Hadėrgjonaj,
Izet Zabelaj.
Ramiz Selmani, epror ushtarak, u arrestua nė vitin 1984


Grupi i eprorėve ushtarakė tė arrestuar nė dhjetor tė vitit 1985


Naim Maloku,
Xhafer Jashari,
Fadil Hakiu,
Fadil Demiri,
Ramadan Gashi,
Shefqet Tahiri,
Rrahim Bytyqi, ushtar (dhjetar)
Zeqirijah Hyseni, ushtar
Xhemil Ismani, ushtar.


Grupi ushtarak tė arrestuar mė 1986


Agim Mehmeti,
Xhafer Kabashi,
Miftar Ziba,
Shabi Dėrmaku,
Rrahim Ademi,
Xhavit Sadiku,
Xhemė Ademi (i ndjerė)
Musa Hoxha,
Tahir Mehmeti,
Enver Idrizi.
Agim Krasniqi, eprori ushtarak, u arrestua nė vitin 1987.
Selver Nuhiu u arrestua mė 1987, por u lirua nė mungesė tė fakteve.

 

Kjo listė mund tė mos jetė e plotė, mund tė ketė edhe gabime sa i pėrket ndonjė emri apo ndonjė date tė caktuar, mund tė ndodh tė mos jenė pėrfshirė edhe persona tė tjerė, tė cilėt janė vrarė apo janė dėnuar nė APJ, pėr tė cilėt ende unė nuk disponoj tė dhėna.

 

·        Autori ishte anėtar i organizatės ilegale “PKMLSHJ” dhe u dėnua me 12 vjet burg tė rėndė

 

-----------------------------

„NĖ EMĖR TĖ POPULLIT“… PROKURORĖT, HETUESIT,GJYQTARĖT, MILICĖT, DĖNUAN DHE NDĖSHKUANBRUTALISHT DHJETĖRA MIJĖRA BASHKĖKOMBĖS!