Funksionimi i shtetit juridik e mundėson hapjen e „dosjeve“

 

Jemi tė Sigurimit shtetėror! Nė emėr tė ligjit

je i arrestuar, mė thanė!

 

Pėr ēfarė dosjesh mund tė flasim ne sot, kur dihet se ish-prokurorėt dhe ish- gjykatėsit, qė morėn pjesė nė montimet e proceseve politike dhe qė, mes viteve 1981- 1999, i dėnuan me dėnime afatgjata mbi 13 mijė tė rinj dhe intelektualė, edhe sot e ushtrojnė profesionin e prokurorėve dhe gjykatėseve. ( !!! )

 

Shkruan Tahir Gecaj -  25. 01. 2009

_________________________

 

        Mė 28 dhjetor ’08, vetė i dyti, hyra nė „Grand“ pėr tė pirė kafe. Dhe, deri sa shikoja pėr tė gjetur vendin ku do tė uleshim, mė ranė sy dy grupe njerėzish, rreth dy tavolinave. Grupi i parė pėrbėhej prej dhjetė apo mė shumė vetash, ndėrsa i dyti, prej 5-6 syresh. Nė grupin e parė ishte nė qendėr tė vėmendjes Muharrem Dana, kurse nė tė dytin, R. H. Tė gjithė tė pranishmit e tė dy grupeve, dukej se ishin rreth e mbi moshėn 50 vjeēare. Nga ata tė grupit tė parė, mė kishte rėnė ta njihja vetėm atė, mė tė rėndėsishmin pėr ata, - idhullin e atyre qė rrinin me tė - Muharremin, kurse nga grupi i dytė, i njihja thuaja tė gjithė, por me R. H., e kisha ngrėnė „njė thes kripė“, siē thuhet, nė burgun e Zrenjaninit dhe tė Somborit. Edhe tė tjerėt rreth tij, ishin ish-tė dėnuar apo tė pėrndjekur politikė nė Kosovė apo nė Shqipėri.

 

        Duket kjo hyrje paksa e ēuditshme pėr tė dalė te tema e „Dosjeve“ dhe e hapjes sė tyre, e aktualizuar kohėve tė fundit, nė gazetėn „Express“, por besoj se mė lejohet pėr ta vazhduar edhe paksa dhe pėr tė treguar si e njoha unė Muharremin, apo si mė njohu ai mua. Pra, pa dėshirė po mė rikthehet skena e mėngjesit tė 22 marsit 1982, ditės kur mė patėn arrestuar, pėr tė parėn herė.

 

        Me tė dalė nga ndėrtesa ku banoja, pata vėrejtur njė „Golf“ tė ndalur buzė rrugės, me dyer tė hapura dhe pranė tij dy - tre njerėz. Pa shfaqur ndonjė kureshtje qesh kthyer nė tė majtė pėr tė vazhduar rrugėn, por dy prej tyre mė dolėn pėrpara:

 

-          Nė emėr tė ligjit je i arrestuar, mė thanė?!

 

-          Cilėt jeni dhe ē’doni nga unė, i pyeta, por pa marrė pėrgjigjen, para meje qe shfaqur Zyberi, ish-nxėnėsi im, tė cilit i kisha dhėnė mėsim, shumė vite mė parė, nė Gjimnazin e Deēanit.

 

-          Jemi tė Sigurimit shtetėror! Kemi pėr detyrė tė tė ēojmė nė njė vend tė caktuar, qe pėrgjigjur Zyberi. Pastaj, ish-nxėnėsi im, Zyber Zyberi, i cili, me atė rast s’mė quajti „profesor“ si herave tė tjera, mė dha shenjė tė ulesha nė ndenjėsen e pasme tė „Golfit“ tė Sigurimit. Vetura mori drejtimin e daljes nga qyteti. Ata nuk flisnin. Mbase meditonin pėr punėn qė po e bėnin, ndėrsa unė vrisja mendjen pėr shkaqet e njė kidnapimi tė tillė, por edhe pėr shumėēka tjetėr, qė duhej tė prisja nga makineria e UDB-s, nė radhėt e tė cilės vepronin edhe shėrbėtorėt e saj me pėrkatėsi shqiptare, e njėri prej tyre ishte edhe ish-nxėnėsi im, Zyber Zyberi, qė mė ēonte drejt njė vendi tė panjohur, diku nė Maqedoni.

 

       Pas nja dy orėsh grahje, kur vetura nisi t’i ngjitej njė shpati tė mbuluar me pyll tė dendur, ata mė urdhėruan tė gėrmuqesha, nė mėnyrė qė mos ta shihja rrugėn se nė ē’drejtim do tė mė ēonin, ndėrkaq pak mė vonė deri sa vetura duke gjėmuar i ishte afruar cakut, mė lejuan tė qėndroja nė pozitė normale.

 

        Pėrballė nesh u shfaq njė ndėrtesė nė dukje tė njė hoteli. E mora me mend se ai ishte “konaku” ku do t’ mė vendosnin. Nė fakt, kisha dėgjuar edhe mė parė pėr ekzistimin e hoteleve - burgje, tė ndėrtuara qysh nė periudhėn e Rankoviqit (1945-1966), tė cilat shėrbenin si shtėpi rekreacioni pėr punėtorėt e UDB-s, kurse podrumet e tyre pėrdoreshin si burgje speciale. Kur vetura u ndal, rreth saj u gjendėn tre - katėr policė. Mė nxorėn dhe mė ēuan nė podrumin - burg, mė bastisėn, m’i nxorėn tė gjitha gjėsendet nga xhepat, m’i hoqėn lidhėset e kėpucėve, kravatėn, rripin dhe mė detyruan tė qėndroja nė kėmbė me fytyrė tė kthyer nga muri. Derėn e lanė tė hapur, kurse ata vetė qėndronin para saj, duke llafosur nė gjuhėn e tyre, sllavo-maqedone.

 

         Qėndrova pėr njė kohė tė gjatė nė atė pozitė, deri sa njėri syresh, mė tha ulu nė karrige. S‘vonoi shumė dhe erdhėn dy punėtorė tė Sigurimit Shtetėror:

·       Hasan Mehmeti, shef i Drejtorisė sė Sigurimit Shtetėror tė Prishtinės dhe

·       Muharrem Dana, funksionin e tė cilit nuk e dija, qė tė dy tė pėrkatėsisė shqiptare.

Pesė ditė me radhė m’u kėrcėnuan dhe mė pyetėn pėr shumėēka, qė kishte tė bėnte me demonstratat e vitit 1981, e madje edhe pėr ca ēėshtje pėr tė cilat nuk kisha dėgjuar mė parė... Pra, kėshtu e kisha njohur idhullin e grupit tė njerėzve qė llafosnin atė ditė rreth tij, nė “Grand”.

 

Udbashėt Hasan Mehmeti dhe Muharrem Dana, nė vitin 1975/76 morėn pjesė nė keqtrajtimin dhe gjykimin e grupit tė Adem Demaēit etj. ( Lexo: KĖTU )

 

       Mendoj se skena e dhėnė nga salla e hotelit “Grand”, e paraqet gjendjen reale tė botėkuptimeve politike, tė njė pjese jo tė vogėl tė inteligjencės kosovare, qofshin ata anėtarė apo jashtė partive politike.

- Nėse nuk ėshtė kėshtu, atėherė si mund tė kuptohet ndryshe e dhėna, sipas sė cilės del se Parlamenti i Kosovės pritet ta miratojė Ligjin pėr ish - tė dėnuarit politikė, ndėrkaq, po ai Parlament ( nė kėtė apo nė pėrbėrje tė mėparshme ) nė emėr tė votės sė popullit, i kishte emėrtuar nė pozita gjykatėsish e prokurorėsh, madje edhe prokurorėsh specialė, pikėrisht personat qė morėn pjesė aktive sė bashku me UDB-ėn serbo-shqiptare, qoftė nė konstruktimin e provave dhe montimin e proceseve politike, si dhe gjykimin e tyre pėrmes aktakuzave tė kunstruktuara?!

- Rasti mė eklatant ėshtė ai prokurorit special, Reshat Millakut, i cili nė emėr tė do farė interesash tė pasqaruara tė ndonjėrės prej partive nė pushtet, vazhdon ta ushtrojė atė pushtet tė pacenueshėm, pikėrisht si nė periudhėn e pas vitit 1981. Pėr tė qenė befasia edhe mė e madhe, Millaku ishte prokuror edhe i ndonjėrit prej ish - tė dėnuarve politikė, deputetė nė Parlamentin tė Kosovės.

 

Foto: Reshat Millaku, prokuror i prokurorisė speciale

 

     Dhe, tani shtrohet pyetja:

- cili ligj mund ta mbrojė njė ish dėnuar politik nga teket e Reshat Millakut apo tė ndonjė prokurori a gjykatėsi tjetėr tė periudhės sė perėnduar?!

Thėnė sinqerisht asnjė ligj.

- Pra, pėr ēfarė dosjesh mund tė flasim ne sot kur dihet se ish-prokurorėt dhe ish- gjykatėsit, qė morėn pjesė nė montimet e proceseve politike dhe qė, mes viteve 1981- 1999, i dėnuan me dėnime afatgjata mbi 13 mijė tė rinj dhe intelektualė, edhe sot e ushtrojnė profesionin e prokurorėve dhe gjykatėseve.

„Katundi qė shihet s’do kallauz” - thotė populli.

 

*    *    *

 

Arben Gecaj: Prokurori Reshat Millaku pėrmes montimeve e dėnoi babain tim me 12 vjet burg tė rėndė!