43 vjetorin e demonstratave vitit 1968

 

 

DEMONSTRATAT E VITIT 1968

Shkruan: Kadri Rexha ( * )

 

 

Vitet e qėndresės sė popullit shqiptar

 

     Qėndresa e popullit shqiptar ndaj dhunės kolonialiste tė Beogradit, ndaj shfrytėzimit ekonomik, shtypjes politike dhe diskriminimit kombėtar nė vitet e gjashtėdhjeta gjithnjė e mė shumė po hynte nė njė etapė tjetėr te stoicizmit dhe po e hapte nė perspektivė njė luftė tė re nė pajtim me kushtet dhe rrethanat e kohės. Politikės serbomadhe tė gjenocidit, tė persekutimeve e tė asgjėsimit masiv, politikės sė shkombėtarizimit, tė dėbimit me dhunė nga trojet e veta e tė padrejtėsive tė pashembullta, e cila iu kishte bėrė nė tė kaluarėn dhe po i bėhej pėr ēdo ditė popullit shqiptar tė Kosovės dhe viseve tė tjera shqiptare brenda kufirit tė Jugosllavisė, i duhej dalė pėrpara pėr t’ia ndalur vrapin e saj tė shfrenuar. Ndonėse politika shoviniste e Beogradit jetėsohej nėpėrmjet metodave perfide e brutale qė nga propaganda pėr liritė e pakufizuara e deri tek masat represive, ndonėse nė tė rrallė kjo politikė pėrpiqej tė maskohej me premtime e lajka demagogjike dhe me keqardhje tė ndonjė udhėheqėsi tė lartė pėr ndonjė gabim tė aplikuar ndaj Kosovės, vala e zemėrimit tė popullit shqiptar rritej vazhdimisht. Zemėrimi dhe urrejtja e popullit ndaj pushtuesit, e grumbulluar gjatė viteve tė robėrisė, po i jepte shenjat e sigurta se Kosova dhe viset e tjera shqiptare nuk do tė mbaheshin mė ashtu tė shtypura e tė ndrydhura, por pėr sė shpejti do tė shpėrthenin para opinionit pėr tė shpallur botėrisht tė drejtat dhe aspiratat qė u takonin si dhe tė kundėrshtonin shtypjen, terrorin fizik e shpirtėror dhe gjenocidin qė po zbatoheshin kundėr njė populli.

     Kėto vite tė zemėrimit dhe tė urrejtjes sė popullit ndaj okupatorit e burrėruan dhe e poqėn edhe gjeneratėn e re, e cila pėr asnjė ēast nuk u gjend jashtė rrjedhave tė vogla e tė mėdha tė kohės. Rinia shqiptare, si forcė pėrtėritėse e shoqėrisė, mori frymė me kėto rrjedha, jetoi aktivisht me popullin, me baticat dhe me zbaticat e tij, me vitalitetin e saj, me interesimin jetik qė tė gjendet sa mė afėr vlimeve, rezistencės spontane tė masave tė gjėra si dhe asaj tė organizuar, ajo kėtyre u dha gjak te ri dhe energji tė re. Rinia, inteligjencia si dhe pjesa mė e madhe e popullit shqiptar tashmė ishin bindur se tradhtia e idealeve tė Luftės Nacionalēlirimtare, masakrat shfarosėse nė masė gjatė vitit 1945 nė Rrafshin e Dukagjinit, nė Drenicė, nė Llap e nė Gollak, nė Ferizaj e nė Gjilan, nė Bujanovc e nė Preshevė, nė Tetovė e nė Shkup, nė Dibėr e nė Gostivar, nė Plavė e nė Guci, nė Tivar e nė Ulqin; vrasja e mijėra rekrutėve shqiptarė nė rrugėn Prizren-Ulqin, vrasja e mijėra shqiptarėve nė kampet e pėrqendrimit nė Shkup, Prishtinė, Mitrovicė, Tetovė, etj.; heqja e Flamurit Kombėtar Shqiptar dhe ndalimi i tij nė vitin 1946, kishin mbetur prolog i njė vargu aktesh tė tjera tė dhunės dhe tė terrorit qė do tė viheshin nė zbatim nga regjimi ēetnik serbomadh i Beogradit gjatė viteve qė do tė pasonin. Doktrinat, teoritė dhe platformat e mėparshme pėr shkombėtarizimin, shpėrnguljen me dhunė dhe pėr zhdukjen definitive tė popullit shqiptar, tė pėrgatitura nga institucionet borgjeze tė shovinizmit serb nė krye me ideologėt e tyre Vasa Ēubrilloviq, Ivo Andriq, Vukotiq, etj., nė shtetin e ri tė pasluftės ato ishin plotėsuar me elemente akoma mė tė tmerrshme tė institucioneve tė reja pėr shfarosjen e shqiptarėve dhe pėr serbizimin e Kosovės me ēdo kusht.

     Nė kėtė rrjedhė, terrorin dhe masakrat e vitit 1945, aksionin e pėrgjithshėm pėr ndėrtimin e Beogradit tė ri njė vit mė vonė, i pasoi akti tjetėr tragjik pėr shqiptarėt: vrasja e tyre me anė tė urisė dhe me anė tė sėmundjeve tė ndryshme qė shkaktoheshin nga mungesa e bukės. Nė emėr tė „otkupit“ famėkeq (tepricave) popullit shqiptar iu hoq nga goja edhe kafshata e fundit e bukės, iu fshi me fshesė edhe kokrra e fundit e drithit nė hambar. Po pėr kėtė qėllim iu mor edhe tėlyeni, djathi, mishi, mjalti, lopa e kosit, iu bastisen edhe arkat e nuseve dhe ato tė plakave... Te gjitha kėto pastaj u nisėn nė rrugėt e largėta nė thellėsi tė Jugosllavisė, ku pėrfunduan si ushqim i njerėzve dhe i derrave. Dhe, pėr ironinė e kohės, tė gjitha kėto u bėnė nė emėr tė solidaritetit vėllazėror, nė emėr tė ndihmave qė Jugosllavia ia bėnte gjoja „popullit vėlla nė Shqipėri“, i cili, sipas tellallėve jugosllavė, me tė dalė nga lufta e fundit, po hiqte tė zitė e ullirit dhe po vdiste urie. Kjo propagandė, nė njėrėn anė, synonte tė vriste popullin tonė me uri e, nė anėn tjetėr, synonte ta ftohte popullin Kosovės nga shteti i ri shqiptar, i cili gjoja nuk ishte nė gjendje t’i sigurojė popullit as bukėn e gojės e as rrobėn trupit e tė mos flitej pastaj pėr gjėrat e tjera tė nevojshme pėr jetė. Nė emėr tė miqėsisė me Shqipėrinė, pas dėshtimit tė planit tė turpshėm qė Shqipėria tė bėhet republikė e shtatė e Jugosllavisė, ky shtet do tė bėhet dorėlirė dhe nė territorin e Kosovės, nė rrethin e Gjakovės, mu nė zonėn kufitare me Shqipėrinė, duke lejuar dhe organizuar formimin e qeverisė shqiptare nė emigracion. Me njė bujari dhe zemėrgjerėsi tė pashembullt, Jugosllavia me tė gjithė mekanizmat e saj shtetėrore kėtė qeveri e pėrkrahu dhe i ndihmoi politikisht dhe materialisht. E pėrkrahur moralisht dhe materialisht nga Jugosllavia, kjo qeveri nė aktivitetin e saj politik e nxirrte edhe organin e saj me titull „Flamuri i lirisė“, qė botohej dy herė nė muaj nė Prishtinė. Pėrkundėr ėndrrave me sy hapur tė Jugosllavisė, populli i varfėr dhe i plaēkitur i Kosovės jetonte me realitetin e rėndė e tė hidhur. Shumė artikuj qė i kėrkoheshin nuk i kishte as pėr vete e lėre me t’i kishte tepricė. Nė rrethana tė kėtilla, pėr t’i shpėtuar ndėshkimit tė rėndė qė shkonte deri nė dėnim me vdekje, popullit iu desh tė hyjė nė borxhe tė pėrhershme te kulakėt dhe te popullsia vendėse serbe e malazeze, nė mėnyrė qe t’u pėrgjigjej pozitivisht detyrimeve tė pushtetit. Nė vend tė tlynit lejohej tė dorėzohej edhe dhjami i derrit, tė cilin populli shqiptar e blinte me ēmime tė larta nga fqinjėt serbė e malazez. Nė kėtė mėnyrė shqiptari i skamur u varfėrua deri nė pikė tė fundit. Atij, nė mungesė tė bukės, pėr tė mbajtur shpirtin gjallė, iu desh tė pėrdorte pėr ushqim barishte, hithra, rrėnjė dhe lėvore tė bimėve, duke e pėrballuar kėshtu bllokadėn e urisė si fisi i Kelmendit dikur nė njė rrethim tė V. Pashės. Bllokada e urisė popullit tė Kosovės i kushtoi disa mijėra tė vdekur, sidomos fėmijė, por edhe mijėra tė tjerė te sėmurė nga organet e tretjes dhe shkuarja e barkut.

     Nė vazhdimėsinė e planeve tė tyre tė errėta nė fillim tė viteve tė pesėdhjeta, dhunėn dhe presionin mbi popullin shqiptar pushteti e orientoi dhe e shtriu edhe ne planin social dhe etnopsikologjik. Duke e njohur mirė mentalitetin, psikologjinė dhe traditat patriarkale tė popullit tonė, institucionet antishqiptare tė ngritura nė nivel shteti, pa kurrfarė pėrgatitjesh parapake, pa kurrfarė kushtesh reale, me vrazhdėsinė mė tė madhe qė i karakterizonte ato vite nga plagėt qė ende kullonin nga Lufta e fundit, ia filluan kolektivizimit tė Kosovės. Me aplikimin e kolektivizimit nė Kosovė, nė regjionin e vetėm nė Jugosllavi, dhuna mbi popullin shqiptar u shkallėzua edhe mė shumė. Natyrisht, pėr kushtet e kohės, sidomos pas propagandės shtetėrore, tė lėshuar pėrmes njerėzve tė vet lidhur me humbjen e tokės, bagėtisė, bjerrjen e adeteve dhe zakoneve tė lashta shqiptare, me kazanin e pėrbashkėt dhe me mėnyrėn e jetės „a la ruse“, hyrja nė kolektiv pėr kosovarin ishte njė provė e rėndė dhe e pamundshme. Personi i cili nuk pranonte qė sė bashku me familjen tė hyjė nė kolektiv, akuzohej si reaksionar, kulak, armik i shtetit, i popullit dhe i socializmit. Ndaj personave tė tillė merreshin masat mė tė ashpra politike dhe administrative, duke i dėnuar me izolim, me burgim e deri me asgjėsim me anė torturash tė egra. Mbi tė gjitha, masa e izolimit ishte mė e rėnda. Me anėn e saj familja shqiptare izolohej nga ēdo aktivitet njerėzor dhe shoqėror. Nuk lejohej t’i hynte kush nė shtėpi e as ajo t’i shkonte ndokujt, qoftė nė gėzim e qoftė edhe nė hidhėrim. Familja e izoluar e kishte tė ndaluar tė shiste dhe te blinte nė treg. Asaj nuk guxonte askush t’ia kėrkonte vajzėn e as t’i jepte nuse pėr djalė. Nė kėtė mėnyrė familja e izoluar detyrohej tė jetonte vazhdimisht nėn tehun e shpatės sė ndalesave tė pėrgjithshme qė jetės dhe punės ia humbnin kuptimin e tyre tė mirėfilltė. Nė anėn tjetėr, kolektivizimi nxiti ngatėrresa me pėrmasa tė mėdha ndėrmjet fshatarėve. Ato ngatėrresa nė tė shumtėn e rasteve pėrfundonin me vrasje. Ne kuadėr tė masave tė dhunės pushteti nėpėrmjet organeve tė UDB-ės organizonte edhe provokacione te ndryshme qė tė kishte tė drejtė ta arrestonte dhe ta burgoste kėdo qė tė dėshironte gjoja me dyshim tė bazuar se ka kryer vepėr penale kundėr popullit dhe kundėr shtetit.

     Duke e parė se masat e aplikuara deri nė atė kohė mbi popullin shqiptar tė Kosovės dhe tė viseve tė tjera shqiptare nuk po jepnin rezultatin e pritur nė mėnyrė tė shpejtė, pushteti, i nervozuar deri nė kulm, vendosi tė ndėrmarrė dhe tė zbatojė njė provė tjetėr tė rėndė, me tė cilėn synonte ta ulte dinjitetin e popullit deri nė baltė. Nė dimrin e vitit 1955/56 Ministria e Punėve tė Brendshme organizoi Aksionin pėr mbledhjen e armėve, tė cilat popullit shqiptar i kishin mbetur gjoja nga Lufta e fundit dhe paraqitnin rrezik pėr sigurinė e rendit shtetėror dhe se UDB-a gjoja kishte njoftime tė hollėsishme pėr pėrgatitjen dhe shpėrthimin e njė kryengritjeje tė shqiptarėve tė Kosovės kundėr Jugosllavisė. Mbledhjen e armėve apo thėnė mė mirė blerjen e tyre me ēmime tė larta nga organet e UDB-sė i shoqėroi njė terror i papresedencė dhe i padėgjuar ndonjėherė. Nė fakt, sikurse tė gjitha masat e deriatėhershme tė dhunės, edhe “Aksioni i armėve - siē pohon J. Gėrvalla - ishte njė nga mėnyrat pėr presion mbi popullin shqiptar, me qėllim kryesor e tė fundit - shpėrnguljen e shqiptarėve nė Turqi e gjetkė”. Prandaj, nė valėn e gjithė kėsaj dhune dhe kėtij terrori tė egėr, qeveria jugosllave pa fije turpi predikonte dhe propagandonte si tė vetmen rrugė tė shpėtimit tė popullit shqiptar pėrqafimin dhe pranimin e kombėsisė turke, e pastaj mė njė shpirtgjerėsi tė pashembullt, nė pėrkim me planet e Ēubrilloviqit dhe tė kontratės sė qeverisė sė Stojadinoviqit pėr shpėrnguljen e mė se 500.000 shqiptarėve pėr nė Turqi, ajo shprehte gatishmėrinė qė pėr kėtė element tė trilluar ta angazhojė vetė administratėn e saj lidhur me kushtet e kėnaqshme tė shitjes sė pasurisė nė Kosovė dhe tė shpėrnguljes sa mė tė lehtė pėr nė shkretėtirat e Anadollit. Natyrisht qė propagandėn, presionin, dhunėn dhe terrorin e organeve tė UDB-ės i pasoi njė shpėrngulje masive e shqiptarėve pėr nė Turqi, Evropė dhe Amerikė. Nė vitet e pasluftės, deri nga gjysma e parė e viteve tė gjashtėdhjeta, Kosovėn nga dhuna e braktisėn mbi gjysmė milioni shqiptarė, ndėrsa sipas shėnimeve zyrtare tė publikuara pas Plenumit tė Brioneve nė revistėn e Zagrebit “VUS” theksohet se vetėm gjatė periudhės sė aksionit tė armėve pėr nė Turqi janė shpėrngulur rreth 300.000 shqiptarė. Gjatė aksionit tė mbledhjes sė armėve populli u torturua dhe u masakrua ne mėnyrat mė barbare me ē’rast 100 persona humben jetėn nga duart e kasapėve tė Rankoviqit, ndėrsa 30.000 tė tjerė mbetėn me pasoja tė rėnda e tė pėrjetshme fizike dhe shpirtėrore. Masat represive tė dhunės dhe tė terrorit nė masat e gjėra popullore shėnuan ngritjeje tė re nga ana e UDB-ės sidomos gjatė vitit 1958 e mė vonė. Populli shqiptar, tashmė i vendosur deri nė fund tė qėndrojė nė trojet e tė parėve, kishte ngulur kėmbė qė nga rezistenca spontane individuale nė shtėpi, nė rrugė, nė treg, nė vendin e punės, nė zyrė e nė qeveri tė kalojė nė rezistencė tė organizuar masive duke shpėrndarė afishe, trakte dhe flamuj kombėtarė.

 

Populli shikonte me optimizėm ardhmėrinė

 

     Zemėrimin e popullit shqiptar nė kėtė kohė e ngriti peshė sidomos burgosja e njė numri tė madh tė anėtarėve tė organizatave tė ndryshme patriotike ilegale, tė cilat i kishin shpallur luftė tė pakompromis pushtuesit dhe shėrbėtorėve tė tij. Burgosjet masive tė bijve tė popullit nė Prishtinė, nė Mitrovicė, nė Gjilan dhe nė tė gjitha viset e tjera shqiptare nė Jugosllavi u bėnė objekt i bisedave dhe i komentimeve tė gjalla nė popull. Populli shqiptar i Kosovės, i pėrtėritur tashmė me fuqi tė reja, i trimėruar nga fakti se tashme qenka me zot, me pararojėn e tij, filloi tė merrte frymė mė lirshėm dhe nisi tė shikonte mė me guxim e optimizėm edhe ardhmėrinė. Nė rrethana tė reja, kur populli mė shumė mundime e sakrifica e kishte shkolluar plejadėn e re tė intelektualėve, edhe pse ende tė paktė nė numėr, rezistenca spontane dhe ajo e organizuar po i kundėrvihej shumė mė me sukses dhunės dhe terrorit tė ēmendur shtetėror. Rezistenca e ndėrgjegjshme e popullit tonė gradualisht nisi t’ia ējerrė maskėn pushtetit jugosllav, duke e bėrė atė qė tė pranonte edhe botėrisht se problemi i Kosovės ėshtė gjithnjė i gjallė si njė vullkan qė pret tė aktivizohet njė ditė. Nė mėnyrė tė veēantė popullin e Kosovės e aktivizoi burgosja e intelektualit tė ri popullor, shkrimtarit dhe atdhetarit Adem Demaēi, i cili pėr veprimtari kundėr shtetit jugosllav u dėnua me pesė vjet burg tė rėndė. Nė romanin “Gjarpijt e gjakut” shkrimtari i shpalli luftė tė rreptė vėllavrasjes, tė cilėn e nxiste dhe e mėkonte pushteti me veglat dhe mekanizmin e tij, qė populli ynė tė pėrēahej sa mė shumė dhe tė njollosej para opinionit si popull i egėr. Romani hapej me pėrkushtimin:

         Jo - atyne qė janė trima

         me ngrehė gishtin e krimit,

         por - atyne qė janė burra

         me shtri dorėn e pajtimit...

dhe pėrfundonte duke e ftuar gjeneratėn e re: “Qe, qita janė gjarpnojt... Kta lypin veē gjak... – Nalni!.. Shtypjauni kryet!... -Ju muni me i nalė, ju muni me jau shtypė kryet se ju 'ini t'farės s're...” Qėndrimi i Adem Demaēit ne burg, para organeve tė hetuesisė dhe para trupit gjykues e tmerroi pushtetin. Ai nga pozita e tė pandehurit procesin gjyqėsor e shndėrroi nė akuze tė ashpėr kundėr robėrisė jugosllave. Dhe nga kjo kohė e kėtej gjykatat jugosllave nė Kosovė nuk do tė pushojnė pėr asnjė moment sė dėnuari bijtė dhe bijat mė tė mirė tė popullit shqiptar, tė cilėt nuk do tė kursejnė asgjė pėr fitoren e lirisė sė popullit dhe tė atdheut tė tyre. Nė kundėr tė zgjimit, vetėdijesimit dhe aktivitetit politik tė popullit shqiptar nė Kosovė dhe kudo nė trojet shqiptare brenda kufirit tė ish-Jugosllavisė, si nė aspektin cilėsor ashtu edhe nė atė sasior, viti 1961 shėnon edhe njė hap pėrpara. Nė kėtė vit, ndonėse zbulohet dhe bie nė dorė tė UDB-ės organizata patriotike e udhėhequr nga patrioti Kadri Halimi, e cila kishte zhvilluar njė aktivitet tė konsiderueshėm, idealet e larta tė popullit pėr jetė tė lirė dhe tė drejta njerėzore jo vetėm nuk po shuheshin mė, por ato po shpėrthenin mė fuqishėm duke e marrė edhe formėn e tyre mė tė qartė dhe mė tė plotė. Po nė kėtė vit del nga burgu edhe Adem Demaēi. Pas udhėtimeve tė tij trup e tėrthor trojeve tė robėruara shqiptare si edhe pas njohjes se tij nė mėnyrė mė tė drejtpėrdrejtė me vuajtjet dhe ėndrrat e popullit, Adem Demaēi krijon bindjen e thellė se tashmė ishin pjekur kushtet shoqėrore dhe politike pėr krijimin e njė organizate tė fortė patriotike, e cila do t’i delte nė ballė lėvizjes ēlirimtare tė masave tė gjėra, duke i orientuar ato nė njė luftė tė drejtė.

     Me pėrpjekjet e tij tė urta, sė bashku me shumė patriotė tė tjerė, Adem Demaēi ia vuri themelet organizatės patriotike Lėvizja Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve. Kjo organizatė “nė njėrėn anė bėnte presion mbi okupatorėt pėr realizimin e tė drejtave qė parashikohen me kushtetutėn jugosllave, e qė nuk janė zbatuar kurrė, e nga ana tjetėr duhej tė bėheshin pėrgatitje qė, nė momentin e duhur, populli shqiptar tė ngrihej nė mėnyrė tė organizuar nė LNĒ, t’i ēlirojė tė gjitha trojet e veta nga robėria jugosllave dhe tė bėnte bashkimin me shtetin kombėtar e kėshtu tė realizoheshin aspiratat shekullore tė popullit shqiptar - tė krijohej shteti shqiptar brenda kufijve tė tij kombėtar”. (“Zėri i Kosovės”, nr.3, 1982). Aktiviteti revolucionar i kėsaj organizate ishte i gjithanshėm dhe hasi nė mirėkuptim tė plotė tek shtresat e gjėra tė popullit shqiptar. Lėvizja me aktivitetin e saj tė pareshtur ia ēori maskėn okupatorit dhe veglave tė tij; kundėrshtoi shtypjen, shfrytėzimin dhe padrejtėsitė shoqėrore dhe kombėtare qė bėheshin nė kurriz tė popullit shqiptar; ia sqaroi popullit veprimtarinė e errėt tė diplomacisė sė Fuqive tė Mėdha dhe tė shteteve grabitqare fqinje, tė cilat nė vitin 1913 e ndanė pėrgjysmė popullin shqiptar dhe trojet e tij; ia sqaroi popullit edhe faktin e tragjedisė mė tė re tė Kosovės qė erdhi si rezultat i tradhtisė sė idealeve tė LNĒ mė 1945 nga ana serbo-jugosllave dhe nė fund Lėvizjes i takoi fati dhe nderi qė me veprimtarinė e saj tė dendur, nė tė gjitha trojet shqiptare, ta ringjallė kujtimin e Flamurit Kombėtar Shqiptar, tė ndaluar menjėherė pas Luftės sė Dytė Botėrore. Dhe kėshtu, pas njė aktiviteti tė gjithanshėm trevjeēar, nė qershorin e vitit 1964 Lėvizja zbulohet nga organet e UDB-ės dhe nė kėtė mėnyrė njė numėr i madh i anėtarėve tė saj e sidomos udhėheqėsit kapen dhe mbyllen nė burgjet hetuese. Gjatė kėtij procesi nėpėr duart e organeve tė hetuesisė kaluan disa qindra atdhetarė, bijtė mė tė mirė tė popullit, me pėrbėrje tė ndryshme profesionale. Gjyqet jugosllave nė Kosovė i dėnuan rreth 500 persona me nga disa muaj burg, ndėrsa pesėdhjetė e shtatė udhėheqės dhe anėtarė tė dalluar tė Organizatės i dėnuan prej 3-15 vjet me burg tė rėndė. Megjithatė, edhe pse e dėmtuar nė masė tė konsiderueshme, Lėvizja nuk e pushoi veprimtarinė e saj as nė tė ardhmen. Me shpėrndarjen e trakteve, me ngritjen e flamujve kombėtarė nė tė gjitha viset shqiptare, me pėrtėritjen e radhėve me anėtarė tė rinj, aktiviteti i Lėvizjes u rrit pėrherė e mė shumė, duke depėrtuar nė shtresat e gjėra tė popullit dhe nė tė gjitha poret e jetės politike e shoqėrore tė Kosovės dhe mė gjerė. Zgjimi i popullit shqiptar, vetėdijesimi i popullit nė planin shoqėror, historik dhe politik, mospajtimi i popullit me robėrinė dhe padrejtėsitė qė ushtroheshin nė dėm tė tij dhe sidomos pėrkrahja qė Lėvizja e hasi nė popull, e tmerroi pushtuesin.

     Presioni kėmbėngulės i popullit shqiptar kundėr pushtetit gjakpirės tė Beogradit si dhe lufta e vazhdueshme e klanit serb pėr pozita, dominim dhe hegjemonizėm nė tėrė shtetin, nė verėn e nxehtė tė vitit 1966, e ēoi Federatėn jugosllave nė Plenumin e Brioneve. Nė kėtė luftė te ashpėr, ndėrskėmbcash tė fshehta dhe ballafaqimesh tė ngėrdheshura, J. B. Tito doli fitues mbi shokun e tij tė luftės, ministrin e organeve tė UDB-ės, kriminelin namkeq Aleksandėr Rankoviq, duke e demaskuar pastaj kėtė si fajtorin kryesor pėr tė gjitha krimet qė ishin hėrė pas Luftės e deri atėherė nė dėm tė popullit shqiptar. Nė kėtė mėnyrė Tito kthehet nė Beograd nė postin e shefit tė shtetit, nė atė tė forcave tė armatės, nė atė tė partisė, etj., duke bėrė pėrpjekje ta bindė opinionin se mė kėtė rast i kishte tė pastra duart prej kryexhelati. Nė tė njėjtėn kohė, pas kėsaj plasaritjeje nė mes tė klaneve tė Federatės, qė u hetua tashmė botėrisht, edhe renegatėt shqiptarė shpejtuan, kush e cili mė parė, duke e ngritur zėrin deri nė qiell, nė mėnyrė qė para popullit shqiptar tė liroheshin sado pak nga barra e rėndė e fajit me alibinė se gjoja nuk kishin ditur asgjė mbi vallen makabre tė pėrgjakshme qė mbi popullin shqiptar tė Kosovės e mė gjerė ishte luajtur pėrmbi njėzet vjet me radhė. Nė fakt, me kėtė ata tregonin se gjatė atyre viteve tė robėrisė kishin qėndruar tė qetė nė kolltukun e butė tė udhėheqėsve tė popullit duke e bėrė veshin shurdh e syrin qorr pėrpara vuajtjeve e krajatave tė popullit, pėrpara klithmės dhe gjėmės sė Kosovės sė rrahur shumėfish. Nė pėrpjekje pėr tė pėrfituar simpatinė e popullit, tė cilėn nuk e kishte pasur kurrė, i vetėdijshėm se populli nuk gėnjehet lehtė, sidomos kur ėshtė fjala pėr dhembjen qė e ka pėrjetuar nė lėkurėn dhe nė shpirtin e tij, renegati Ali Shukriu detyrohet tė bėjė njėfarė autokritike, si pėr vetvete ashtu edhe pėr shokėt e tij tė sahanit me kėto fjalė: “Ne kemi ditur pėr tė gjitha krimet dhe zullumet qė janė herė nė Kosovė, pėr kėto kemi qenė tė njoftuar edhe nga ankimet e popullit; por tek ne ka dominuar ndjenja e karrierizmit, e mirėqenies dhe ajo e frikės...” Prandaj, nga ana e udhėheqėsve shqiptarė, pėr aq sa dihet botėrisht deri sot, asnjėherė nuk u ngrit zėri i sė drejtės dhe protesta e arsyeshme kundėr krimeve, dhunės dhe gjenocidit serb mbi popullin tonė martir. Ne kėtė mėnyrė, me vetėdije tė plotė, ata u inkuadruan kokė e kėmbė nė rrjedhėn e ngjarjeve, duke u bėrė ndihmė e madhe e armikut, ashtu siē bėhet pyka pėr druvarin gjatė ēarjes sė lisit, sikur tė ishte fjala pėr njė rrjedhė normale tė ngjarjeve shoqėrore-politike nė kohė dhe nė njė midis tė caktuar. Megjithėkėtė armiku i kishte shpėrblyer ata edhe pėr kėtė ndihmė. Kjo do tė shihet pas hapjes sė 120.000 dosjeve tė pėrpiluara nga organet e UDB-ės, ku pėrkrah patrioteve tė popullit do tė gjenden nė thumb tė armikut edhe renegatėt e tij. Si ēdo okupator, edhe okupatori serb qe nė fillim i kishte bėrė llogaritė: atij qė me besnikėrinė e qenit i shėrben armikut tė popullit tė vet, nuk duhet t'i falet respekti, por pėrbuzja...

 

Vitet e njė stine tė re

 

     Ndonėse askush nuk ushqente ndonjė iluzion tė veēantė lidhur me pėrmirėsimin e gjendjes dhe tė pozitės sė shqiptarėve qė jetonin nė trojet e veta brenda kufirit politik jugosllav, prapėseprapė vitet pas Plenumit tė Katėrt tė LKJ-sė nė Brione, populli shqiptar i Kosovės, i pėrjetoi si vite tė njė stine tė re, si vite tė njė pėrtėritjeje tė pėrgjithshme, si vite tė njė rilindjeje kombėtare. Qeveria e Beogradit pėr t’u shfajėsuar pėr krimet e saj tė pashėmbullta, si pėrpara opinionit shqiptar ashtu edhe pėrpara atij tė brendshėm dhe atij ndėrkombėtar, sė pari e demaskoi dhe e zbriti nga posti i shefit tė UDB-ės armikun e shtetit tė Jugosllavisė, Aleksandėr Rankoviqin, e pastaj filloi njė fushatė tė fryrė premtimesh demagogjike lidhur me njohjen e tė drejtave tė gjithanshme, tė cilat sikurse tė gjithė popujve nė Federatė, edhe popullit shqiptar ia garantonte Kushtetuta e RSPJ-sė. Nė situatėn e re tė krijuar pas Plenumit, krahu pėrparimtar i kuadrove dhe i inteligjencies popullore, qė tashmė pas njė mijė vuajtjesh e sakrificash kishte arritur tė dalė nga bankat e shkollave tė mesme dhe fakulteteve tė ndryshme tė Jugosllavisė, tash e ngre zėrin edhe legalisht duke kėrkuar tė drejta politike, demokratike, kulturore dhe arsimore, tė sanksionuara nė Kushtetutė. Qė nė fillim u kėrkua qė nė arsimin fillor dhe atė tė mesem tė pėrfshiheshin pa kurrfarė pėrjashtimi tė gjithė nxėnėsit e kombit shqiptar, ashtu siē bėhej qė nga vitet e pasluftės pėr popullatėn serbe dhe malazeze. U kėrkua hapja e shkollave tė reja, ngase vetėm atė vit pėr shkak tė mungesės sė lokaleve shkollore jashtė bankave tė shkollės kishin mbetur 50.000 fėmijė tė moshės shkollore. U kėrkua qė nė shkolla tė flitet dhe tė shkruhet lirisht nė gjuhėn amtare jo vetėm nė kuadrin e orėve tė lėndės sė gjuhės shqipe, por edhe gjatė zhvillimit tė lėndėve tė tjera mėsimore. Pastaj u kėrkua hapja e shkollave tė tė gjitha shkallėve dhe profileve, masivizimi i letėrsisė dhe nxjerrja e njė vargu organesh tė shtypit, hapja e rrjetit bibliotekar, themelimi i teatrove, themelimi i institucioneve pėr studimet dhe pėrhapjen e kulturės kombėtare, administrata dygjuhėsore me kuadrin e pėrberė sipas pėrqindjes sė numrit tė popullsisė qė jetonte nė Kosovė, kthimi i rreth pesėqind mijė shqiptarėve tė shpėrngulur nga dhuna e pushtetit dhe riatdhesimi e tyre nė vatrat shekullore. Nė kėtė vazhdė u kėrkua tė njihet edhe jeta dhe tė arriturat e popullit shqiptar nė RP tė Shqipėrisė. U apelua qė nga RPSH tė kėrkoheshin libra letrare e shkencore, filma e muzikė shqiptare. Nga kėrkesat kėmbėngulėse dhe tė drejta tė popullit edhe udhėheqėsit shqiptarė zunė ta prishnin rehatinė e tyre dhe tė zgjoheshin si ariu nga kllapia e njė gjumi tė gjatė dimėror. Nė mėnyrėn e rrotullimit tė gurit tė mullirit, qė forcėn lėvizėse e ka poshtė, ashtu edhe nė Kosovė gjithēka qė kishte filluar tė ecte pėrpara, burimin e kishte tek shtresat e gjėra popullore.

     Sikur zogjtė qė marrin krahė e fluturojnė lirshėm nė qiellin e paskaj edhe gjeneratat e reja po nxitonin tė shkelnin nė shtigje tė hapura, atje ku i thėrriste jeta, nė shėrbim tė atdheut tė shumėvuajtur. Kosova zhytur dhe e mbytur nga terri i obskurantizmit dhe i injorancės, qė vinte si rezultat i dhunės sė pushtuesit, po zgjohej me ėndrrat shekullore tė lirisė. Ajo digjej flakė nga etja e pashuar pėr gurrėn e bardhė e te pashtershme tė diturisė dhe tė sė vėrtetės. Nė kėtė stinė tė zgjimit, prandaj, dikujt i ra hise tė merrte ditarin e nxėnėsve nė dorė dhe tė punonte si mėsues edhe nė fshatrat mė tė humbura tė Kosovės, e dikujt tjetėr tė ulej nė bankat e tempullit tė diturisė dhe tė dritės nė Fakultetin e ri e tė vetėm nė Prishtinė, qė ishte degė e Universitetit tė Beogradit. Populli po kėrkonte zgjerimin horizonteve tė njohurive dhe krijimin e mundėsive pėr thellimin e diturisė... Nė mėnyrė tė veēantė gjenerata e re u bė edhe mbėshtetja mė e sigurt e inteligjencies shqiptare pikėrisht nė kohėn mė tė thirrshme, atėherė kur nė pozitėn e Kosovės, si njėsi krahine e thjeshtė e Serbisė (obllast), me amandamentet kushtetuese te vitit 1967 dhe 1968, kishin filluar te bėhen ndryshime.

Nga rrethanat e krijuara asokohe,shenjė se anija ka zėnė tė lundrojė me erė tė mbarė, rezultatet e para u dukėn nė arsim dhe nė kulturė. Ndonėse ende mungonte rrjeti shkollor i nevojshėm, nxėnėsit shqiptarė regjistroheshin mė me lehtėsi nė shkollė. Kuadri arsimor qė zhvillonte mėsimin nė gjuhėn serbe nisi tė zėvendėsohet me kuadrin shqiptar. Natyrisht, nė atė kohė, Kosova ende nuk kishte kuadėr tė mjaftueshėm pėr t'i mbuluar tė gjitha nevojat qė i kėrkonte arsimimi nė gjuhėn shqipe. Vetėm nė fillim tė vitit shkollor 1967/68 nė Kosovė mungonin rreth tre mijė arsimtarė, ndėrsa nga ata qė punonin rreth 70 pėr qind ishin tė pakualifikuar. Prandaj edhe pėr njė kohė lėndėt kryesore tė shkencave tė natyrės dhe tė shoqėrisė nxėnėsit shqiptarė i zhvillonin nė gjuhėn serbokroate. Nxėnėsit shqiptarė, bij dhe bija tė njė populli tė stėrvuajtur, iu pėrveshėn mėsimit me zell dhe me entuziazėm tė pakufishėm. Tė lodhur me terrin dhe prapambeturinė shekullore, ata i udhėhiqte etja e pashuar pėr dituritė dhe pėr zgjerimin e njohurive tė veēanta dhe tė pėrgjithshme. Orientimi kryesor i tyre u drejtua sė pari nė njohjen e vetvetes, nė zbulimin e rrėnjėve tė lashtėsisė, nė njohjen e sė kaluarės sė largėt dhe tė afėrt tė popullit tė tyre, e cila deri nė atė kohė kishte qenė e gjykuar tė qėndronte nė terr, ndėrsa zbulimi i saj sado i pėrciptė dėnohej me ligjet inkuizicionale tė ngritura nė sistem shtetėror. Pos librave shkollore tė autorėve jugosllavė, nė mesin e nxėnėsve filluan tė qarkullojnė me tė madhe edhe ata pak libra nė gjuhėn shqipe, tė cilėt deri atėherė gjendeshin nė indeksin e librave tė ndaluar. Librat lexoheshin me njė frymė, me lot nė sy, duke e pėrtėritur qenien e secilit lexues sikurse shiu i butė i verės bimėn pas njė thatėsie tė gjatė. Ndėr librat qė asokohe lexoheshin dhe analizoheshin nė mesin e nxėnėsve ishin veprat jo tė plota tė Naimit, Ēajupit, Shirokės, Gurakuqit, Mjedės, Migjenit, Nolit, Asllanit, e pak mė vonė edhe “Lulja e kujtimit” e F. Postolit, “Sikur t’isha djalė” e H. Stėrmillit e ndonjė tjetėr.

     Duke e shfrytėzuar situatėn konfuze tė pas Plenumit, duke i shfrytėzuar kritikat dhe autokritikat e udhėheqėsve tė lartė tė shtetit, “keqardhjet” e tyre tė pakufishme, si dhe “gatishmėrinė” e tyre tė shprehur pėr t’i korrigjuar gabimet qė ishin bėrė ndaj shqiptarėve pėr njėzet vjet rresht, duke ua mohuar shqiptarėve edhe tė drejtat mė elementare, kuadri pėrparimtar shqiptar arriti tė shpallė edhe nė Kosovė vitin 1968 vit jubilar me rastin e 500-vjetorit tė vdekjes sė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut. Nė shenjė tė kėtij jubileu revistat e pakta tė asaj kohe “Jeta e re” dhe “Zėri i rinisė” duke filluar qė nga viti 1967 dhe gjatė gjithė vitit vijues jubilar botuan materiale tė ndryshme historike dhe letrare si dhe riprodhime pikturale dhe skulpturale tė autorėve nga RP e Shqipėrisė e qė lidheshin me epokėn e lavdishme tė Skėnderbeut. Nė kėto rrethana njė punė tė mbarė e filloi edhe Redaksia e Botimeve “Rilindja” me publikimin e veprave qė inkuadroheshin nė shėnimin e atij jubileu, si “Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut» e M. Barletit, “Bashkėluftėtarėt e Skėnderbeut” e A. Harshovės, apo “Historia e Skėnderbeut» e F. Nolit, “Histori e Skėnderbeut” e N. Frashėrit nė botim tė Entit tė teksteve tė Prishtinės, etj. Po ashtu edhe Edicioni i „Flakės sė vėllazėrimit” nė Shkup, nė kuadėr tė kėtij jubileu boton apologjinė “Gjergj Kastrioti, princi i shqiptarėve” tė F. Bardhit si dhe disa pėrmbledhje kėngėsh dhe tregimesh popullore pėr Skėnderbeun. Pesėqindvjetori i vdekjes sė Skėnderbeut mė kėngė dhe me recitime do tė shėnohet nė ēdo komunė tė Kosovės, bile edhe nėpėr shumė fshatra. Por manifestimi kryesor mbahet nė Prishtinė mė 17 janar 1968, ku edhe do t’i fillojė punimet me sukses Simpoziumi pėr Skėnderbeun. Pjesėmarrės nė kėtė Simpozium do tė jenė personat mė tė privilegjuar, tė cilėt pos pėrcjelljes sė ligjėratave shkencore, gjatė atyre ditėve do tė shohin lirisht edhe Emblemėn e Kastriotėve, Flamurin e kuq me shkabėn e zezė dykrerėshe, e cila qėndronte hijerėndė nė platformėn e sallės sė punimeve. Kjo emblemė nėpėrmjet gojės sė pjesėmarrėsve do tė marrė fuqinė e diellit duke e shndritur dhe duke e ngrohur nė shpirt mbarė Kosovėn. Nga punimet e Simpoziumit si dhe nga publikimet e tjera tė kėsaj natyre gjatė atij viti populli shqiptar do tė njihet me periudhėn e Motit tė Madh, me njėrėn nga periudhat mė tė lavdishme nė historinė e kombit tonė. Nė kėtė kohė mbarė opinioni do tė njihet edhe me tė vėrtetėn e Luftės sė Kosovės tė vitit 1389, nė tė cilėn nuk paskėshin luftuar vetėm serbėt me nė krye Llazarin kundėr Perandorisė Osmane, siē thuhej nė tekstet e historisė tė hartuara nga autorėt serbė, por nė atė luftė kishin marrė pjesė edhe shqiptarėt si dhe tė gjithė popujt e tjerė tė Ballkanit dhe mė gjerė. Atmosfera e krijuar kudo nė Kosovė popullit shqiptar po ia shtonte krenarinė kombėtare dhe po ia forconte bindjen pėr tė ardhmen e ndritur dhe tė sigurt. Nga ligjėratat plot frymėzim tė arsimtarėve si dhe nga pėrgjigjet e zėshme tė nxėnėsve tė palodhshėm shqiptarė, edhe shkollat e Kosovės e thyen heshtjen e tyre monotone. Sidomos orėt e gjuhės dhe tė letėrsisė shqipe nga nxėnėsit priteshin me padurim. Me tė njėjtėn dėshirė pritej edhe ora e historisė aty ku arsimtari i kėsaj lėnde ishte shqiptar, meqė njė pėrqindje e kėsaj lėnde i kushtohej edhe historisė sė popullit shqiptar, qė zhvillohej nga njė tekst i historisė hartuar nga Ali Hadri dhe Milan Perkaj. Shkollat, rrugėt e sheshet nė kėto rrethana buēitnin nga entuziazmi dhe zgjimi. I madh e i vogėl u bėnė poetė dhe kėngėtarė. Secili dėshironte tė shkruante njė vjershė apo njė tregim pėr Skėnderbeun, secili pėrpiqej tė flakte ndjenjėn e ndrydhur ndėr shekuj pėrmes kėngėve pėr Skėnderbeun dhe pėr figurat e tjera tė historisė sonė:

         Frynė murlani me stuhi

         Qielli bumbullonte

         Nėn Flamurin kuq e zi

         Skėnderbeu luftonte

 

         Hej, trim, o Skėnderbe

         O krenari shqiptari

         Me ēliru Atdheun

         N’luftė je nisė ma i pari

 

         T’japim besėn t’gjithė sa jemi

         Trim, o Skėnderbe

         Pėr Atdhe jetėn shqiptari

         E jap si me le...

     Janė kėto vargje tė njė kėnge tė krijuar asokohe nė Kosovė, e cila i jepte vulėn gjithė asaj atmosfere dhe atij entuziazmi masiv. Gjithēka qė evokonte tė kaluarėn tonė tė lavdishme pėrjetohej kolektivisht, me ēka merrte pesėshe vlera e tyre njohėse dhe edukuese. Atmosferės sė pėrgjithshme popullore i bashkohet edhe e pėrditshmja „Rilindja“, Radio Prishtina, Teatri Popullor Krahinor etj.

     Pas pyetjeve tė shumta se pse nė emisionet muzikore Radio Prishtina emeton kėngė tė kėnduara nga solistet e Radio-Ankarasė, ndėrsa nga ata tė Radio Tiranės jo, Radio Prishtina filloi tė bėjė edhe kėtė punė. Zėri buēitės i mbretėreshės sė kėngės popullore shqiptare, Fitnete Rexha, ėshtė zėri i parė pėrshėndetės i kėngėtarėve tė RP tė Shqipėrisė nė valėt e Radio Prishtinės. Tashti edhe Radio Tirana filloi tė dėgjohej mė lirisht se pėrpara. Gjithashtu nė mesin e nxėnėsve u duk edhe ndonjė ekzemplar i rrallė i revistave tė ilustruara „Ylli“ dhe „Shqipėria e Re“, tė cilat nė Kosovė arrinin nga Evropa Perėndimore nėpėrmjet emigracionit ekonomik kosovar. Nė kėtė mėnyrė u krijuan disa kushte qė sado nė mėnyrė tė tėrthortė dhe sipėrfaqėsore populli shqiptar i Kosovės tė njihet me gjysmėn tjetėr tė kombit tė tij.

 

Kosova pėrgatitet tė shpėrthejė si vullkan

 

     E ndodhur pėrpara njė vullkani qė po priste tė shpėrthente nė Kosovė nga dita nė ditė, e gjendur pėrballė kėrkesave tė drejta e kėmbėngulėse tė popullit shqiptar, Qeveria e Beogradit nuk gjeti shteg tjetėr pos atij qė hėpėrhė para kėsaj stuhie tė lėshonte pe. Nė kėtė kohė edhe Lėvizja e kishte vlerėsuar situatėn si tė favorshme qė tė kalojė nė aktivitet legal qė nga bashkėsitė lokale e shkollat e deri nė organizatat legale tė shtetit. Prandaj, nga presioni i furishėm i rinisė shkollore, i kuadrit pėrparimtar, i inteligjencies popullore, nga presioni i pėrgjithshėm i masave qysh nė fillim tė vitit 1968 e mė vonė nisėn tė realizohen edhe disa nga kėrkesat e shtruara nga populli. Sė pari emėrtimi fyes „shiptar“, „shiftar“ ose thjesht „shok“ pėr kombin tonė u zėvendėsua me emėrtimin e vėrtetė „albanac“, ashtu siē njihej nė mbarė botėn. Emėrtimi Metohi i krijuar nė vitin 1922 nga Monarkia Serbe u zėvendėsua sėrish me emėrtimin shumėshekullor Rrafshi i Dukagjinit. Tė gjitha trevat e emėrtuara qėllimisht me toponime lokale u rrumbullakėsuan sėrish me emėrtimin e pėrhershėm tė popullit: Kosova. Plan-programet e gjuhės dhe tė letėrsisė shqipe si dhe ato tė historisė po plotėsoheshin nė tė mirė tė njohjes tė sė kaluarės sonė historike dhe kulturore. Flamuri Kombėtar Shqiptar ende i palejuar me akt zyrtar filloi tė valonte i lirė nė tė gjitha viset e Kosovės dhe mė gjerė. Atmosfera e elektrizuar e Kosovės, situata e gjallė politike, zgjimi i furishėm kombėtar, u shfrytėzua pėr tė mirė ashtu sie ka ditur ta shfrytėzojė pėrherė ēdo situatė populli ynė. Ngjashėm me kohėn e Hyrietit, nė vitin 1908, kur Turqia e zėnė me probleme tė brendshme dhe e detyruar nga gryka e pushkės shqiptare do tė detyrohet qė pėr pak kohė t’ia njohė disa liri dhe tė drejta popullit tonė, edhe nė Kosovė u hapėn disa shkolla tė larta, u nxorėn njė varg gazetash, u hapėn disa klube dhe u themeluan disa shoqėri amatore kulturore-artistike. Nė kėtė drejtim edhe Redaksia e Botimeve “Rilindja” e filloi punėn e saj intensive me ribotimin e veprave letrare tė autorėve qė krijojnė nė RP tė Shqipėrisė. Njė punė me vlerė e filloi edhe Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mėsimore, sidomos me botimin e monumenteve me vlera kapitale shkencore siē ishin: „Historia e letėrsisė shqipe, I, II“ dhe „Historia e popullit shqiptar, I-II“, tė hartuara nga njė grup punonjėsish shkencorė tė Universitetit Shtetėror tė Tiranės. Njė punė e madhe u bė edhe me botimin e Projektit tė drejtshkrimit tė gjuhės letrare shqipe qė shpiente drejt unifikimit tė gjuhės shqipe nė nivel kombėtar me moton: njė popull njė gjuhė. Gjuhėn letrare shqipe, me vetėdije tė lartė e pėrqafėn dhe e pėrdorėn nė shkrimet e tyre tė gjithė gazetarėt, shkrimtaret dhe punonjėsit shkencorė tė Kosovės. Gjuhėn letrare e pėrqafėn edhe shtypi i ditės dhe ai periodik si „Rilindja“, „Flaka e vėllazėrimit“, „Jeta e re“, „Zėri i rinisė“, „Fjala“, „Pionieri“ dhe „Bota e re“. Gjuha letrare nisi tė pėrdoret edhe nė tė gjitha shkollat dhe institucionet e tjera tė Kosovės. Gjatė vjeshtės sė vitit 1968 nėpėr kino-sallat e Kosovės u shfaq edhe filmi shqiptaro-sovjetik „Skėnderbeu“ dhe u prit me interesim tė jashtėzakonshėm nga mbarė populli, i cili ngarendte edhe nga fshatrat mė tė largėta pėr t’u gjetur pėr herė tė parė nė jetėn e tij nė sallėn e kinemasė. Gjithashtu njė punė tė madhe pėr zgjerimin e njohurive lidhur me rrugėn e vėshtirė dhe plot sakrifica drejt diturisė dhe dritės e bėri edhe ekspozita e organizuar me rastin e 60-vjetorit tė Kongresit tė Manastirit, e cila u hap nė foajeun e Teatrit Popullor Krahinor nė nėntor tė vitit 1968.

      Nė rrjedhėn e diskutimeve lidhur me ndryshimet e amandamenteve kushtetutare gjatė vitit 1968, kėrkesat e popullit tė Kosovės nuk u kėnaqėn vetėm me realizimin e disa ēėshtjeve nga sfera e kulturės dhe e arsimit. Pėrkundrazi, kėrkesat e popullit shqiptar vazhdonin me kėmbėngulje duke prekur edhe nė sfera tė tjera tė tė drejtave politike dhe ekonomike, tė cilat me decenie ishin mohuar me dhunė. Nė radhė tė parė, duke u mbėshtetur nė tė gjitha tiparet dhe karakteristikat e kombit, siē janė: gjuha amtare, kultura dhe konstitucioni shpirtėror i pėrbashkėt, kompaktėsia territoriale, jeta e pėrbashkėt ekonomike si dhe aftėsia pėr t’u vetėqeverisur, njėzėrit u kėrkua qė trajtimi i popullit shqiptar si „pakicė kombėtare“ tė korrigjohet duke e ngritur kėtė nė nivelin adekuat me njohje tė statusit tė kombit, ndėrsa Krahinės sė Kosovės, e cila deri nė atė vit trajtohej vetėm si njėsi territoriale autonome (obllast) nė kuadėr tė Serbisė Federale, u kėrkua t’i njihet statusi i Republikės brenda Federatės Jugosllave. Kjo kėrkesė u paraqit publikisht dhe u pėrkrah masovikisht nga shtresat e gjėra tė popullit. Nė vargun e kėrkesave tė kėsaj natyre ishte edhe kėrkesa pėr pėrdorimin e lirė te Flamurit kombėtar shqiptar, tė simboleve tė tjera kombėtare dhe te datave dhe festave kombėtare. Po ashtu u shtrua edhe kėrkesa lidhur me zhvillimin e ekonomisė kosovare nė nivelin e mesatares sė asaj jugosllave. Kjo kėrkesė arsyetohej me faktet bindėse se Kosova e ka nėntokėn, mbitokėn dhe fuqinė punėtore me tė pasur se ēdo republikė e Federatės dhe me tė drejtė kėrkohej qė tė ndėrpritej praktika e deriatėhershme qė Kosova tė trajtohej vetėm si burim lėndėsh tė para, apo thjesht si zonė koloniale jugosllave, gjė qė e kishte katandisur popullin nė njė varfėri tė tmerrshme dhe nė njė diferencė kriminale nė krahasim me zonat e tjera tė Jugosllavisė. Nė kėtė kuadėr populli shqiptar i Kosovės, nė krahasim me tė drejtėn, vullnetin dhe aspiratat e tij shekullore, kėsaj radhe shfaqte vetėm njė kėrkesė tė domosdoshme, tė mundshme dhe tė realizueshme.

 

E tėrė Kosova nė kėmbė

 

     Duke e parė se punėt rreth kėrkesave tė popullit shqiptar tė Kosovės po zvarriteshin qėllimisht, duke e parė se qeveria e Beogradit po e bėnte veshin te shurdhėr dhe syrin qorr ndaj kėrkesave tė kėtij populli, ndėrsa vetė Tito nė mėnyrė pėrbuzėse po i mohonte kėto kėrkesa edhe kėsaj radhe me fjalėt: „Republika nuk ėshtė shkop magjik e as i vetmi faktor qė i zgjidh tė gjitha problemet“, popullit nuk i mbeti rrugė tjetėr pos qė kėto kėrkesa t'i shprehė dhe t’i manifestojė botėrisht nėpėr rrugėt dhe sheshet e Kosovės. Nė rrugėn e tij tė ndritur populli po ngrihej si baticė deti. Punėn vendimtare pėr organizimin dhe shpėrthimin e demonstratave tė masave tė gjėra popullore, sė pari nė muajin tetor nė Pejė, Prizren, Therandė dhe Mitrovicė, e pastaj mė 27 nėntor 1968 nė Prishtinė, Besianė, Ferizaj, Gjilan, Drenas, e pas disa javėsh edhe nė Tetovė e Ulqin, e bėri Rina e Lėvizjes Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve, e cila, duke e shfrytėzuar situatėn ne tė cilėn ndodhej populli, e gjeti tė udhės dhe e vlerėsoi si akt tė dorės sė parė se kishte ardhur koha qė kėrkesat e drejta tė popullit shqiptar tė jehonin fuqishėm edhe pėrpara opinionit jugosllav dhe atij ndėrkombėtar dhe se kishte ardhur momenti i fundit qė ēėshtja e Kosovės tė ndėrkombėtarizohej njėherė e pėrgjithmonė. Nėpėrmjet demonstratave masive qė shpėrthyen nė tė gjitha trevat e Kosovės dhe mė gjerė, punėtorėt, fshatarėt, nxėnėsit, studentėt dhe intelektualėt kėrkonin botėrisht njohjen e statusit tė Republikės pėr Kosovėn, tė drejtėn e Kushtetutės, tė drejtėn e statusit tė kombit, tė drejtėn e pėrdorimit tė lirė tė Flamurit Kombėtar, tė drejtėn e themelimit tė Universitetit nė Kosovė, tė drejtėn e dygjuhėsisė, tė drejtėn e inkuadrimit nė punė sipas strukturės kombėtare tė popullsisė sė Kosovės, tė drejtėn e zhvillimit tė industrisė, u kundėrshtua rreptė grabitja dhe shfrytėzimi i pashembullt qė po u bėhej pasurive mbitokėsore dhe nėntokėsore tė trevave tė banuara nga shqiptarėt...

     Shuarja me gjak e demonstratave, lėndimi i truallit tė Kosovės nga zinxhirėt e tankeve dhe nga ēizmja e policisė dhe ushtrisė sė ardhur nga Nishi e nga Shkupi, vrasja e Murat Mehmetit, plagosja e dhjetėra djemve dhe vajzave kosovare, burgosja e njė numri tė madh tė organizatorėve tė demonstratave, largimi i njė numri tė konsiderueshėm tė intelektualėve nga puna, hapja e dosjeve tė reja pėr personat me pėrcaktim armiqėsor antijugosllav nga ana e UDB-ės, etj., popullin shqiptar nuk e demoralizuan dhe as nuk e larguan nga rruga e vėshtirė e luftės sė paepur pėr liri kombėtare dhe pėr tė drejta njerėzore.

     Qeveria jugosllave, e shtrėnguar nga situata e ndere e brendshme politike, qė vinte si rrjedhim i pabarazisė kombėtare, si dhe nga frika e shpėrthimit tė njė zemėrimi hala mė tė madh tė popullit tė gjakosur shqiptar, i qėndroi si beden i pathyeshėm dhe nuk i dėnoi demonstratat, u detyrua tė ulet, t’i rishikojė gabimet e veta dhe tė vendosė pozitivisht lidhur me disa kėrkesa tė popullit tonė, tė cilat tashmė kishin marrė dheun. Nė radhė tė parė, qė nė muajin shkurt tė vitit 1969, me anė tė Ligjit Kushtetues, bėhet njėfarė rishikimi formal i statusit tė Kosovės, e cila nga krahinė e thjeshtė e Serbisė, emėrtohet Krahina Socialiste Autonome e Kosovės, por qė vazhdon tė mbetet gjithnjė nėn tutelėn e Serbisė. Po ashtu pas disa muajsh, nė nėntor tė vitit 1969 u shpall ligji pėr hapjen e Universitetit tė Kosovės qė do tė jetėsohet mė 15 shkurt 1970. Gjatė kėtij viti me ligj u aprovua qė dygjuhėsia (gjuha serbokroate dhe gjuha shqipe) tė ngrihet nė normė zyrtare. Pas diskutimeve dhe aprovimit tė amandamenteve tė vitit 1971, nė vitin 1974 Kosova e fitoi edhe Kushtetutėn e saj.

     Por, kėrkesa e parė, qenėsorja, lidhur me statusin e Republikės brenda Federatės Jugosllave, u kalua nė heshtje, duke shkelur kėshtu me tė dy kėmbėt mbi tė drejtat dhe vullnetin e njė populli, si dhe duke e lėnė prapa njė zjarr tė ndezur furishėm nga flakėt e tė cilit vite me vonė do tė digjet idili i rrejshėm i bashkim vėllazėrimit dhe politika demagogjike e mbarė Federatės. Kėshtu, ndonėse u fituan disa tė drejta pėr zhvillimin e arsimit dhe tė kulturės, Kosova sėrish mbeti nėn sqetullat e Serbisė, e cila pėrveē qė vazhdoi eksploatimin e Kosovės me qėndrimet e saj tė mėparshme dhe me synimet pėr asimilimin e popullit shqiptar, dėbimin e tij nga trojet e veta, si dhe serbizimin e Kosovės, kėto jo vetėm qe nuk i ndėrroi, por i intensifikoi edhe mė shumė. Nė kėtė rrjedhė, gjendja e Kosovės mbeti ajo e para: pa rrugė, pa objekte shkollore, pa spitale, pa shtėpi tė kulturės, pa elektrifikimin e krahinave tė tėra, pa rrjetin e ujėsjellėsit dhe tė kanalizimit edhe nėpėr qendra tė mėdha komunale, pa fabrika, pa banesa, pa bujqėsi tė kultivuar, pa treg tė organizuar etj. etj. Me papunėsi Kosova zinte vendin e parė jo vetėm brenda kufijve shtetėrorė tė Jugosllavisė, por edhe nė mbarė Evropėn. Nga kjo plagė e rendė shoqėrore rinia e papunė e Kosovės detyrohej tė merrte rrugėn e kurbetit nė viset veriore tė Jugosllavisė dhe tė pėrfundonte mė nė fund nė emigrantė tė pėrhershėm ekonomikė nė Evropėn Perėndimore, nė Amerikė, nė Australi e gjetiu.

 

* ) Pjesė nga libri FATI I LULEVE, “Buzuku”, Prishtinė, 1993

 

 

KADRI REXHA: POETĖT NUK VDESIN

 

 

 

© Pashtriku.org, Nėntor'2011