Nė 10-vjetorin e themelimit tė batalionit “Atlantiku”

 

Simfonia e lirisė

 

Ardhja e djemve tė batalionit “Atlantiku” nga Amerika pėr tė luftuar nė Kosovė dhjetė vjet mė parė ishte njė akt i madh etik, politik dhe ushtarak.

 

Shkruan: Agim Vinca

_____________________________

 

     Dhjetė vjet mė parė, nė vlugun e luftės nė Kosovė, njė grup djemsh nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, lanė luksin qė ofron vendi i mundėsive tė mėdha, Amerika dhe u nisėn pėr atje tek i ftonte zėri i atdheut: nė Kosovė, pėr tė dhėnė kontributin e tyre nė luftė pėr ēlirimin e saj. Kishte nė mesin e tyre djem e vajza nga tė gjitha trevat shqiptare: nga Prishtina, Peja, Gjakova, Drenica, Rugova, Malėsia, Juniku, Plava, Gusia, Shkupi, Kaēaniku, Ferizaj e Besiana, por edhe nga Tirana e Tropoja; kishte edhe tė tillė qė kishin lindur e ishin rritur nė SHBA dhe as qė kishin shkelur ndonjėherė nė Kosovė, por zėrin e tokės sė tė parėve ama e ndienin fort. Dhe ky zė jetik, qė del nga thellėsitė e dheut sa herė qė atdheu ėshtė nė rrezik, bėri qė ata tė radhiteshin nėn emblemėn e UĒK-sė, nė njėsitin e tyre luftarak me emrin “Atlantik”, duke u betuar se do tė luftonin deri nė vdekje pėr ēlirimin e plotė tė Kosovės dhe asgjėsimin pėrfundimtar tė pushtuesit barbar.

 

     Rreth njėqind luftėtarė vullnetarė, kryesisht djem tė rinj, por edhe burra paksa tė moshuar e, madje, edhe ndonjė vajzė, u radhitėn nė radhėt e kėtij efektivi me tė vetmin qėllim: t’ia zgjasnin dorėn Kosovės martire nė ēastet e luftės sė saj pėr jetė a vdekje. Nė radhėt e UĒK-sė, edhe mė parė, pothuajse qė nga fillimi i luftės, kishin ardhur vullnetarė nga vende tė ndryshme tė Perėndimit (nga Zvicra, Gjermania, Austria, Franca, Italia, Belgjika, Suedia, Danimarka e vende tė tjera tė Evropės), por, ndryshe nga ata, qė vinin individualisht ose, shumė-shumė, nė grupe tė vogla, shqiptaro-amerikanėt  vendosėn tė vinin tė organizuar nė njė formacion tė veēantė ushtarak, qė e quajtėn thjesht dhe bukur: Batalioni “Atlantiku”. Kurrė nuk kishin tingėlluar mė aktuale vargjet lapidare tė Nolit: “Mbahu, Nėno, mos kij frikė/ se ke djemtė n’Amerikė!” se nė ato ditė pranvere tė vitit 1999, kur djemtė trima tė pėrtejoqeanit morėn rrugėn pėr nė Atdhe, pėr t’u rreshtuar nė frontin e Luftės Ēlirimtare.

 

     Ardhja e tyre nė Kosovė me misionin e luftės ēlirimtare kishte njė domethėnie tė madhe dhe njė simbolikė edhe mė tė madhe. Deri atėherė prindėrit e tyre, shqiptarėt e Amerikės, e kishin mbėshtetur kauzėn kombėtare nė mėnyra tė ndryshme, kryesisht me kontribute financiare, por edhe me lobim nė qarqet e politikės amerikane, kurse tani, bijtė e tyre, tė mobilizuar vullnetarisht, vinin qė tė luftonin nė Kosovė me armė nė dorė. Akti  i tyre ishte njė akt i pastėr atdhetarie, pa kurrfarė kalkulimi e prapavije. Ata hynė nė luftė pa synuar poste, pasuri e privilegje, plotėsisht nė frymėn e thėnies proverbiale tė Kenedit, aq shumė tė cituar, por aq pak tė respektuar ndėr ne: “Mos pyet ē’ka bėrė atdheu pėr ty, por pyet ē’ke bėrė ti pėr atdheun!”.

 

     Mbrojtja e Kosovės dhe ēlirimi i saj ishte ideal i tyre. Nė emėr tė kėtij ideali, ata lanė familjet, punėn, bizneset, fitimet, shkollat, universitetet…, gjithēka dhe rrokėn armėt. E ē’mund tė bėnin tjetėr ata nė njė kohė kur kėtu, nė atdhe, sikundėr edhe jashtė, nė diasporė, kishte edhe tė tillė, madje jo pak, qė kėtė luftė jo vetėm nuk e mbėshtesnin, por edhe e bojkotonin dhe anatemonin? Djemtė e “Atlantikut” nuk ishin ushtarė tė paguar, as njerėz qė karriera u varej nga shėrbimi nė ushtri, e aq mė pak aventurierė, mburracakė e kapadainj, siē tentonin t’i paraqisnin disa qėllimkėqij. Ata vinin nga Amerika e largėt nė zjarrin e luftės pėr liri tė popullit tė origjinės, por edhe nė shėrbim tė paqes, sepse paqja e vėrtetė nuk mund tė bėhet pa lirinė e popujve si kolektivitetdhe tė njerėzve si individė.

 

     Nė kohėn kur batalioni “Atlantiku” u nis pėr nė Kosovė, pėr tė marrė pjesė nė luftė, Aleanca Veriatlantike kishte filluar fushatėn e bombardimeve tė caqeve ushtarake serbe pėr tė penguar gjenocidin ndaj njė populli tė tėrė, i cili vritej e masakrohej pa mėshirė dhe dėbohej me dhunė nga vatrat e veta. Nėn kėrcėnimin e tytave serbe shqiptarėt e Kosovės kishin marrė rrugėt e botės. Eksodi masiv i tyre nė tremujorin e dytė tė vitit 1999 shėmbėllente me holokaustin e ēifutėve gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Jo rastėsisht, prandaj, shkrimtari i njohur bashkėkohor izraelit, Amos Oz, njė humanist i vėrtetė, pat thėnė ato ditė se ndėrhyrja e NATO-s nė Kosovė ishte “njė pėrgjigje e vonuar ndaj nazizmit”.

 

     Sjellja e regjimit serb nė Kosovė, sidomos pas fillimit tė bombardimeve tė NATO-s mė 24 mars 1999, ishte bėrė krejtėsisht e paparashikueshme dhe irracionale. Kosova pėrballej me njė nga situatat mė kritike nė historinė e saj. Ajo ishte vėnė pėrballė dilemės hamletiane: “to be or not to be” (tė rrosh o tė mos rrosh!). Kasapi I Ballkanit po bėhej gati pėr njė qėrim pėrfundimtar hesapesh me Kosovėndhe shqiptarėt. Nė kėtė situatė, askush qė kishte njė grime ndėrgjegjeje kombėtare e dashurie pėr tokėn e tė parėve nuk mund tė ishte i qetė, e aq mė pak tė bėnte sehir. Batalioni “Atlantiku” ishte shprehje e kėtij zėri dhe e kėsaj vetėdijeje: ishte grishja e lashtė, jetike, e ardhjes nė ndihmė Atdheut nė ēastet kur ai ndodhet nė rrezik. Formacioni origjinal i pėrtej Atlantikut, pothuajse unik nė historinė e luftėrave, synonte t’i bėhej krah UĒK-sė nė luftėn e saj me njė armik shumėfish mė tė fuqishėm, duke u bėrė pjesė pėrbėrėse dhe njėsiti mbase mė elitar i saj.

 

     Rrugėtimi i kėtij formacioni nga pikėnisja e gjer te caku, nuk ishte as i lehtė e as i thjeshtė. Nė rrugė e sipėr atė i ndoqėn, si ēdo mision tjetėr, vėshtirėsi e pengesa tė shumta, por vendosmėria e djemve tė tij, i mposhti ato. Nga pėrtej Atlantikut nė malet e Pashtrikut, tekefundit, as si turist nuk vihet lehtė, e jo mė si pjesėtar i njė ushtrie rreth sė cilės thureshin intriga e komplote nga mė tė ndryshmet, nga faktorė tė jashtėm e tė brendshėm, dhe e cila kishte marrė pėrsipėr njė mision tė rėndė: t’i dilte zot vendit tė vet deri nė ēlirimin e tij tė plotė.

 

     Ardhja e batalionit “Atlantiku” i dha impulse tė reja luftės nė Kosovė dhe njė konotacion tė ri edhe vetė UĒK-sė. Ai u prit me entuziazėm nė ēdo cep tė Atdheut, nga popullata civile dhe luftėtarėt e lirisė, por nuk u kursye nga intrigat meskine politike tė faktorėve politikė shqiptarė tė Kosovės e Shqipėrisė dhe ndonjėherė edhe nga sjellja e papėrgjegjshme e naïve e ndonjė segmenti tė UĒK-sė, qė vepronte me a pa dijen e SHP-sė.

 

     Mirėpo, pavarėsisht nga intrigat e ngatėrresat gjithfarėshe, tė vogla e tė mėdha, tipike ballkanike, qė e ndoqėn nė rrugėtimin e tij, batalioni “Atlantiku” u prit me dashuri e respekt tė madh kudo ku shkeli: nė Rinas e Durrės, ku zbarkoi, nė Golem e Burrel, ku bėri stėrvitjet luftarake, nė Pashtrik e Koshare, ku luftoi nė kuadėr tė operacionit “Shigjeta”, kurse nė Prishtinėn e ēliruar, ku marshoi si ēlirimtar, u prit me entuziazėm tė vėrtetė.

 

     Luftėtarėt e tij gėzuan pėrkrahjen e plotė tė popullit shqiptar, por edhe simpatinė e popullit amerikan, gjatė nisjes pėr nė atdhe dhe sidomos pas kthimit nė Amerikė, ashtu sikundėr edhe pėrkujdesjen e autoriteteve shte tėrore e ushtarake amerikane. Komandanti i atėhershėm i forcave tė NATO-s, gjenerali Uesli Klark, nė promovimin e librit tė tij Lufta moderne, tė mbajtur nė Nju-Jork nė korrik tė vitit 2001, i nxitur nga pyetjet e ish-pjesėtarėve tė “Atlantikut”, pjesėmarrės nė promovim, pat deklaruar: “Kur dėgjova qė amerikanėt me origjinė shqiptare janė nė malet e Pashtrikut, dhashė urdhėr qė aeroplanėt e NATO-s tė bombardonin menjėherė pozicionet e serbėve pėrballė jush, pėr tė mėnjanuar rrezikun qė ju kanosej…”. (Uk Lushi, Shqiptaroamerikanėt e UĒK-sė. Kronikė e Batalionit Atlantiku, f. 277).

 

     Nuk kemi arsye tė mos i besojmė zotit Klark! Aq mė shumė qė, falė ndėrhyrjes sė tij, natyrisht pas kėrkesės kėmbėngulėse tė ish-bashkėluftėtarėve tė tyre, qe zbardhur fati i vėllezėrve Bytyēi, tė cilėt, falė angazhimit tė institucioneve shtetėrore tė SHBA-sė, shtetas tė sė cilės ishin, sot prehen nė varrezat e Yonkers-it, afėr Nju-Jorkut, nė vendin prej ku u nisėn nė luftė dhe ku dhanė betimin solemn pėrpara flamurit, popullit dhe Zotit.

 

     Historia e batalionit “Atlantiku” ėshtė e shkruar me gjak. Nga vorbulla e luftės nė Kosovė, as “Atlantiku” s’mund tė dilte pa humbje e pėsime. Ai pati tė vrarėt, tė plagosurit dhe invalidėt e vet, por shumica e luftėtarėve tė tij, pėr fat, dolėn gjallė e shėndoshė nga lufta dhe, pasi e pane Kosovėn tė lirė e u ēmallėn me tė afėrmit e tyre, u kthyen sėrish nė Amerikė, pothuajse tė gjithė, pėr tė dėshmuar praktikisht se synimet e tyre kishin qenė vėrtet fisnike, e jo tė natyrės profitabile e karrieriste.

 

     “Ne u kthyem nė Amerikė si njerėz shumė tė pasur… Nuk morėm me vete banesa, pallate, miliona… Morėm me vete lumturinė e lirisė sė Kosovės, e cila nuk ka ēmim” - theksoi kėto ditė Uk Lushi, pjesėtar i kėtij formacioni luftėtarėsh vullnetarė, tė cilėt, nga metropolat amerikane (Nju-Jork, Ēikago, Detroit), erdhėn nė vijėn e parė tė frontit nė Koshare e Pashtrik. Erdhėn pėr tė hyrė pėrjetėsisht nė kujtesėn e kombit si tė gjithė luftėtarėt e lirisė.

 

     Kur shkeli pėr herė tė parė nė Amerikė, nė njė fjalim tė mbajtur para bashkatdhetarėve nė Buffalo, Noli i ri shqiptoi fjalinė profetike:  “Kėngėn e lirisė asnjė saze s’e lot dot si dyfeku!”. Ishte fillimi i shekullit, viti 1908, koha e kryengritjeve tė mėdha antiturke nė Shqipėri dhe burrėshtetasi e historiani i ardhshėm, e ndiente logjikėn e historisė.

 

     Nė fund tė shekullit XX, sikurse edhe nė fillim tė tij, madje akoma mė shumė, liria e shqiptarėve kėrkonte pėrsėri instrumentin e vet tradicional - dyfekun. Djemtė e “Atlantikut”, tė edukuar nė frymėn e tė parėve tė tyre, por edhe tė Nolit dhe Konicės, e kuptuan kėtė gjė dhe iu pėrgjigjėn zėrit tė atdheut nė ato ditė ankthi e shprese tė vitit 1999.

 

     Nė simfoninė e lirisė, qė filloi nė Prekazin e tė madhit Adem Jashari dhe nėn “dirigjimin” e tij, nuk munguan as krismat e “atlantikasve” sypetritė. Sot, dhjetė vjet pas, kur Kosova ėshtė jo vetėm e lirė, por edhe e pavarur, ata meritojnė respektin dhe mirėnjohjen tonė tė thellė. Do tė kalojnė vitet e dekadat, do tė ngrihen e bien partitė, qeveritė, liderėt…, kėtu e gjetkė; luftėtarėt e batalionit “Atlantiku” do tė mbeten njė shembull i madh idealizmi, pa tė cilin nuk ka kuptim jeta njerėzore.

 

Fjalė e mbajtur nė akademinė solemne pėr nder tė 10-vjetorit tė themelimit tė batalionit “Atlantiku” dhe inkuadrimit tė tij nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nė Prishtinė, mė 27 prill 2009

 

WILLIAM WALKER: UNĖ, UĒK’ja DHE BATALIONI "ATLANTIKU"