Ne rastin e dhjetėvjetorit tė Operacionit”Shigjeta” nė Pashtrik

 

PĖRMASA GJEOGRAFIKE E BATALIONIT ATLANTIKU

 

Dr. Emin Kabashi, Batalioni “Atlantiku” i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, ISBN: 9950-418-01-5, botoi Ēlirimi, Prishtinė, 2004, f. 248.

 

Shkruan: Prof.Dr.Begzad BALIU - Prishtinė, 21. 04. 2009

_______________________________

Foto: Hysni Syla - Batalioni Atlantiku / 1 / 2 / 3 / 4

                                   

      Nė prag tė pėrvjetorit tė hyrjes sė Batalionit “Atlantiku” (njė forcė e organizuar e ushtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės nga Amerika), studiuesi dr. Emin Kabashi, nxori nga shtypi njė vepėr tė karakterit eseistik kushtuar aktit tė tyre madhor nė Luftėn e Kosovės (1997-1999).

      Autori i kėsaj vepre ėshtė historian i letėrsisė, studiues i letėrsisė bashkėkohore, kritik letrar, shkrimtar e eseist prej shumė vjetėsh, qė luftėn e Kosovės dhe rrjedhojat e saj, i ka shikuar me syrin e njė analisti tė veēantė, prandaj ėshtė e kuptueshme pse kjo monografi kap disa elemente dhe disa pėrmasa tė Luftės sė Kosovės nė pėrgjithėsi dhe Batalionit “Atlantiku” nė veēanti, tė cilat u kanė munguar shkrimeve tė gjertashme. Nėse deri mė tash, nė studimet e tij historiko-letrare Kabashi, pėr lėvizjen kulturore dhe historike tė diasporės sonė ka shkruar duke vlerėsuar veēantitė letrare e estetike tė krijimtarisė artistike tė letėrsisė sė romantizmi dhe autorėt e letėrsisė sė gjysmės sė parė tė shekullit XX, nė kėtė vepėr ka arritur qė pėrmasėn e kėsaj historie, tė kėsaj kulture dhe tė bartėsve tė saj, ta sheh si njė sintezė tė madhe tė pėrmasave gjeografike dhe tė kujtesės historike njėkohėsisht.

      Libri hapet me njė fjalė tė autorit, nė tė cilėn mund tė shihet se vepra e tij ėshtė njė homazh pėr vullnetarėt e batalionit “Atlantiku; njė kujtesė pėr mėrgatėn shqiptare nė SHBA, e cila e bėri realitet kėtė fakt historik; njė ndėrdije historike qė pėr ēėshtjen e lirisė sė atdheut rri zgjuar dhe vepron nė mėnyrė proverbiale sa herė e kėrkon atdheu, njė dhunti e paparė e kujtesės shqiptare pėr tė vepruar nė pėrmasa historike, nė pėrmasa kombėtare dhe gjeografike. Nė tė vėrtetė mė parė se pėr tė gjitha kėto libri del tė jetė njė homazh pėr pėrmasėn kombėtare dhe gjeografike tė tė rėnėve pėr lirinė e Kosovės, njė pėrmasė tė cilėn, sot lakmojmė ta kemi edhe nė shkallė tė trojeve etnike kombėtare. Po kėshtu mund tė thuhet edhe pėr Parathėnien recensuese me titull “Atlantiku” shkėlqeu me madhėshtinė e atdheda­shu­risė, tė gjeneralmajorit, Prof. as. dr. Ruzhdi Ramadanit, i cili vlerėson sa kontributin shkencor tė autorit tė librit po kaq edhe karakterin historik, kombėtar, kulturor e ushtarak tė temės tė cilėn e trajton.

      Nė kapitujt e veēantė tė kėtij libri shqyrtohen tema tė mėdha apo aspekte tė tyre tė veēanta, si: vetėdija historike e mėrgatės sė vjetėr dhe vazhdimėsia  koherente e mėrgatės sė re nė Amerikė, mėrgata shqiptare dhe lufta e Kosovės, me pėrbėrės themelor brenda saj ēėshtjen kombėtare, pozicionin johistorik tė Kosovės dhe qėndrimin e mėrgatės shqiptare etj. Po kėshtu mund tė thuhet pėr kaptinėn tashmė pėrafruese tė temės sė librit, e cila ka tė bėjė mė Luftėn e UĒK-sė dhe Batalionin “Atlantiku”, brenda tė cilės diskutohen ēėshtje tė karakterit tė pėrgjithshėm dhe atij individual tė luftėtarėve tė kėtij batalioni, si: konceptet politike dhe mbamendja atdhetare e vullnetarėve tanė nga SHBA-ja, gatishmėria luftarake e kėtyre vullnetarėve, format e organizimit ushtarak tė Batalionit, slloganet si ai “Atdheu nė rrezik” dhe lėvizja kombėtare qė e bėri realitet ardhjen e vullnetarėve nė Kosovė etj.

      Mė shumė se nė kapitujt e mėparshėm, pėr misionin e luftėtarėve tė lirisė, tė bashkuar nė Batalionin “Atlantiku” flet kapitulli “Frontet e luftės dhe sakrifica e “Atlantikut”, nė tė cilin janė pėrshkruar bėmat e drejtpėrdrejta tė kėtyre luftėtarėve nė luftėn e kufirit, format e organizimit ushtarak dhe vetėdija e bashkimit nė emėr tė ēėshtjes sė madhe tė atdheut, kontributi i tyre pėr lirinė kombėtare, pėr vizionin historik tė tyre etj.

      Nėse nė kapitujt vlerėsues pėr aspektet historike, kombėtare, ushtarake, kulturore dhe madje psikologjike tė luftėtarėve tė batalionit “Atlantiku”, janė theksuar disa nga vlerat mė tė pėrgjithshme tė kėtij misioni tė madh, nė kapitullin e fundit “Jeta e luftės dhe kujtimet”, mė shumė se sa nė pėrfundimet e tij, sillen disa anė sa personale po kaq edhe universale tė luftėtarėve veē e veē dhe batalionit si tėrėsi. Me fakte nga mė personalet dhe me dėshmi nga mė rrėqethėset, nė kėtė kapitull sillen pėrfundime pėr karakterin kombėtar tė pėrbėrjes sė Batalionit “Atlantiku”, pėr pėrmasėn kombėtare tė tė rėnėve dėshmorė tė kėtij Batalioni dhe pėr karakterin universal qė solli bashkėpunimi i UĒK-sė me aleatin mė tė rėndėsishėm tė globit: NATO-n.

      Nuk ka dyshim se kėto veēori i pėrmbushin mė sė miri edhe luftėtarėt dhe dėshmorėt e batalionit Atlantiku. Tek sheh pėrbėrjen e tyre gjithkombėtare (nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevės dhe madje Ēamėria,  mbamendje tė shfaqet karakteri gjithkombėtar i Lidhjes sė Prizrenit. Tek sheh atė pėrbėrje me ndikim tė luftėtarėve nga Malėsia e Madhe tė shfaqet pamja epike e luftėtarėve nga Malėsia e Mbishkodrės, nga Rugova e gjithė Kosova tek zbrisnin nė Plavė e Guci, pėr tė mbrojtur trojet shqiptare nė motin e Kongresit tė Berlinit. Kėshtu ata pėrsėrisin historinė dhe bėhen vetė historia.

      Ata janė luftėtarė qė ju takojnė jo vetėm prejardhjeve tė ndryshme krahinore, prejardhjeve tė ndryshme sociale, kulturore, intelektuale, ekonomike etj., pėr edhe prejardhjeve tė tė shpėrngulurve nė Amerikė, tė cilėt nuk i bashkonte ndonjė mision ekonomik, psikologjik, rrymė kulturore, fetare etj. Ata ishin burra tė shkuar nė moshė qė mund t’i kalonin vitet e fundit tė tyre duke shkruar memoaret e duke theksuar nė mėnyrė tė veēantė mallin pėr atdheun e tė parėve tė tyre; ata ishin burra qė kishin krijuar njė pasuri tė mirė pėr tė jetuar njė jetė komode krahas shoqėrisė amerikane dhe kėtė jetė mund ta jetonin edhe me familjen e tyre; ata ishin djem me perspektivė nė fushė tė ekonomisė, shkencės, kulturės, artit etj., qė mund tė shkonin nė teatro dhe atje tė ’vdisnin artistikisht’ shumė herė nė podiumet e teatrit tė Nju Jorkut, tė shkonin nė Holivud dhe atje tė vdisnin si heronj tė popullarizuar nė botėn e yjeve, por ja kishin zgjedhur vdekjen mė sublime, vdekjen pėr lirinė e atdheut.

      I vetmi mision i tyre ishte misioni kombėtar i vendosur thellė nė ndėrdijen familjare dhe shpirtėrore tė tyre, qė natyrshėm bashkėjetonte me misionin demokratik dhe liridashės tė Amerikės si vend i demokracisė botėrore. Kėta luftėtarė vėrtetė vinin nga breza tė ndryshėm tė tė shpėrngulurve nga trojet shqiptare nė Amerikė, nė njė hapėsirė kohore prej mė se 100 motesh, por tė gjithė i bashkonte koncepti amerikan i luftės kolektive pėr njė qėllim: lirinė dhe demokracinė. Nėse moshatarėt e tyre nė trojet etnike ishin rritur dhe pėrgatitur pėr luftė duke lexuar Biblėn a Kuranin dhe duke u vetėdijėsuar pėr lirinė si mision njerėzor para varrit tė Ēerqiz Topullit e Adem Jasharit, luftėtarėt e batalionit “Atlantiku” ishin rritur duke mbajtur nė dorė, veē Bibles e Kuranit edhe Deklaratės sė tė Drejtave Universale dhe duke u frymėzuar nga Shtatorja e Lirisė, e cila bashkonte konceptin pėr lirinė kolektive, krenarinė kombėtare dhe botėn humane tė tyre.

      Vepra mbyllet me njė dosje dokumentare tė nxjerrė nga Arkivi i Batalionit, ndėrsa librin e bėn njė ekspozitė tė vėrtetė njė numėr i madh fotografisė tė cilat e pėrshkojnė nga fillimi deri nė fund.

      Pėr Luftėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, pėr luftėtarėt dhe dėshmorėt e tyre nė veēanti, pėr misionin e saj historik dhe kombėtar janė shkruar shumė artikuj nė gjuhėn shqipe dhe nė gjuhė tė huaja, madje janė shkruar mjaft libra dhe janė hapur mjaft ekspozita. Pėr kėtė luftė dhe pėr kėtė ushtri, pjesė e sė cilės ishte edhe Batalioni “Atlantiku’ do tė shkruhen dhe shumė libra analitikė, historikė, sintetikė, tė karakterit historik, politikė, ushtarak, kulturor etj. Vepra mė e re e shkruar nga dr. Emin Kabashi, qė tash merr karakteristika gjithpėrfshirėse. ( Prishtinė, 12. 9. 2004 - Begzad Baliu )

 

Prof.as.dr.Begzad Baliu: Kafeneja ballkanike - Udhėzime pėr Teatrin Evropian

Prof.as.dr.Begzad Baliu: Etnonimi kosovar dhe kuptimi historik i tij