Ne rastin e dhjetėvjetorit tė Operacionit”Shigjeta” nė Pashtrik

 

LUFTA E UĒK, DĖSHMI E IDENTITETIT SHQIPTAR

 

Shkruan: Ismail Kadare *

______________________________

 

      Mund tė thuhet pa asnjė droje se ky libėr i Uk Lushit pėr batalionin “Atlantik”, ėshtė njė ndėr mė tė veēantit nė historinė e shkrimit e tė botimit shqiptar. Ėshtė i tillė, sepse e veēantė dhe e pakrahasueshme me asnjė tjetėr ėshtė saga e kėtij batalioni nė krejt historinė shqiptare. Nė njė vėshtrim tė parė ky vlerėsim mund tė duket i tepruar. Historia e botės ėshtė e mbushur plot me emra njėsish ushtarake, tė famshme e tė pafamshme, ngadhėnjyese e tė mundura. Regjimente, brigada, divizione, legjione, armata, trupa sulmi, regjimente tė blinduar, brigada internacionale, tabore tė vdekjes e kėshtu me radhė. E po aq i mbushur me to ėshtė gadishulli ynė ballkanik, e jo mė pak se gadishulli, hapėsira shqiptare nė Ballkan. Ndėr gjithė kėto njėsi, me emra zakonisht tingėllues e krenarė, batalioni ...( pavarėsisht se fjala ngjan tepėr e pėrdorur dhe e rėndomtė ) pėrbėn njė farė thelbi, siē e tregon vetė rrėnja e emėrtimit tė tij nga latinishtja e vonshme. Pėr tė respektuar atė thelb, nė shqip batalionin mund ta quanim “luftues” ngaqė ndjesia e parė qė rrezaton fjala, ėshtė pikėrisht fjala “luftė”.

 

      Nė morinė e pafundme tė ndeshjeve ushtarake, sado tė shumta tė kenė qenė ato, historia e batalionit “Atlantiku” do tė jetė pėrherė e dallueshme. Do tė jetė pėrherė kėshtu, sepse ky batalion u krijua, pra lindi dhe njėmendėsoi arsyen e tė qenit tė tij, luftėn pėr ēlirimin e Kosovės mė 1999, pėr t’u shpėrndarė pastaj menjėherė kur misioni “u kry”. Batalioni u tret, njerėzit u shpėrndanė, shkuan andej nga ku kishin ardhur, drejt shtėpisė, familjes, lumturisė ose vetmisė sė tyre, nė tė katėr anėt e globit, kryesisht nė SHBA. Por historia e batalionit “Atlantiku”, ajo e madhja, e dyta, ajo qė s’njeh shpėrndarje dhe tretje, historia shpirtėrore e tij, ka nisur pikėrisht pas misionit tė kryer tė tij. Ajo bėn pjesė tashmė nė mozaikun emblematik tė kombit shqiptar.

 

      Ndjenja e solidaritetit njerėzor ėshtė e njohur nė botė. Ajo e pėrgjigjes kur tjetri tė thėrret ngaqė ndodhet nė rrezik, gjithashtu. E aq mė tepėr kur ndihmėn ta kėrkon kombi yt, tė cilit po i merret fryma. Rendja drejt atdheut qė kėrkon ndihmė ka qenė njė ėndėrrim i vjetėr shqiptar. Ky ėndėrrim bėn pjesė nė bazat e kulturės dhe moralitetit europian e botėror.

 

      Shumica e njerėzve janė tė pajisur me kėtė ndjesi tė fisme, por shansi pėr ta pėrjetuar nė mėnyrė tė rrokshme atė, qėllon tepėr rrallė. Ndėr kėngėt e krijuara gjatė kohės sė Rilindjes shqiptare, nė prag tė shkėputjes nga perandoria osmane, refreni i njėrės kėngė, “Eja, mblidhuni kėtu, kėtu!” ka qenė, ndoshta, mė tronditėsi. Shumė herė shqiptarėt kanė dashur tė mblidhen, tė rendin atje ku duhet rendur, pėr motive tė mėdha, e jo veē pėr shkaqe vetjake, por, siē u tha mê lart, dėshira ka mbetur dėshirė. Nė fillim tė shekullit tė shkuar, kur Shqipėria shpalli pavarėsinė, rrethanat, e kryesisht fillimet e luftės botėrore, nuk e bėnė tė mundshme rendjen pėr tė penguar copėtimin e vendit. Mė 1939, nė prag tė pushtimit italian, ishin rrethana tė ngjashme. Mė 1944, kushtet ishin krejtėsisht mė tė ndėrlikuara, e po ashtu mė pas, gjatė kohės sė dy diktaturave komuniste, nė Shqipėri e nė Kosovė. Fati e kishte ruajtur provėn e ėndėrruar pėr vitin e fundit tė shekullit XX.

 

      Historia e mbledhjes sė shqiptarėve tė Amerikės, nė pranverė tė vitit 1999, nė batalionin “Atlantiku”, pėr t’i ardhur nė ndihmė Kosovės, pėrbėn lėndėn mallėngjyese tė kėtij libri. Uk Lushi ka dhėnė tablonė e plotė tė ngjarjes: trazimin e shqiptarėve pėr atė ēka ndodhte “atje”, nė Kosovėn e largėt, qė s’ishte aspak e largėt, padurimin pėr t’u mbledhur, shqetėsimin e natyrshėm tė familjeve dhe tė dashurve, vėshtirėsitė e organizimit, tė gjetjes sė avionėve pėr t’u nisur, mbėrritjen nė aeroportin e Tiranės, ku njė pjesė s’kishin qenė kurrė, stėrvitja ushtarake nė breg tė Adriatikut, pastaj nė zonat malore, kryer prej oficerėve shqiptarė, holandezė, gjermanė, izraelitė, francezė e norvegjezė, sė fundi, nisja nė luftė. Ishte mė shumė se prekėse tė pėrfytyroje kėta djem e vajza tė reja, qė braktisėn jetėn paqėsore, qė linin metropolet amerikane, pėr tė luftuar pėr idenė mė fisnike tė njerėzimit, atė tė lirisė. Ishte tronditėse hyrja e tyre nė Kosovė, ndeshjet e para me ushtrinė serbe, vėshtirėsitė, plagosjet e para, gjer te vrasja barbare prej serbėve e tre vėllezėrve Ylli, Agron, dhe Mehmet Bytyēi, qė pėrshkruhet hollėsisht nė pjesėn e shtatė tė librit.

 

      Gjithēka nė kėtė libėr ėshtė pėrshkruar prej autorit pjesėmarrės nė luftė, me realizėm e jo me ngjyrė rozė. Nuk mungojnė ngjyrat e mėrzisė kur punėt shkonin jo siē ishin parashikuar. Me vėrtetėsi janė dhėnė ēastet e vėshtira, sidomos pamjet dėshpėruese tė Kosovės sė martirizuar prej serbėve, si hakmarrje pėr bombardimin e NATO-s, sė fundi, trishtimi i ēmobilizimit dhe i kthimit nė atdheun amerikan, kthim jo fort i lehtė pėr disa. Por po aq realist ėshtė dhėnė motivi i madh i idealit, kurajon qė iu jepte qielli, njė zonė armiqėsore zakonisht nė njė luftė, por qė, nė rastin e Kosovės ishte e afėrt pėr shqiptarėt, ngaqė nė tė sundonin avionėt e NATO-s. Tingėllojnė mė shumė se prekėse fjalėt e kryekomandantit tė NATO-s, gjeneralit Clark, thėnė autorit tė librit, se nė zonat ku luftonte batalioni “Atlantik” dėrgonte gjithmonė pilotėt mė tė mirė, ngaqė aty shqiptaro-amerikanėt luftonin bashkėrisht.

 

      Sot pas gati dhjetė vitesh pas ēlirimit tė Kosovės, libri pėr batalionin “Atlantiku” ėshtė po aq i nevojshėm, e ndoshta mė tepėr, se nė kohėn kur u shkrua. Ai iu bėn sfidė gjithfarė teorive rimohuese, qė rreken t’i shpallin si tė tejkaluara idetė e mėdha tė lirisė, tė tė drejtave njerėzore, tė solidaritetit e tė luajalitetit natyror tė njeriut ndaj kombit e atdheut tė vet. Ky libėr ku pėrshkruhet se si kurajo shqiptare, europiane e amerikane funksionojnė natyrshėm nė njė aksion tė pėrbashkėt, ėshtė njė nga dėshmitė e identitetit shqiptar. Ky identitet nuk ėshtė gjysmak, siē kėmbėngulin disa, pra pjellė e njė sundimi tė gjatė, me fjalė tė tjera, identitet i robėrisė. Asnjė popull qė e do lirinė nuk mund tė lejojė gjymtimin e identitetit tė vet si pasojė e njė sundimi. Tharmi i lirisė ėshtė njė thelb i pandryshueshėm pėr tė gjithė popujt. Tretja, asgjėsimi i kėtij tharmi paralajmėron rėnien e kombit.

 

(Parathėnia e librit “Shqiptaro-Amerikanėt e UĒK-sė (kronikė e batalionit ”Atlantiku”) me autor Uk Lushi. Libri ėshtė botuar nga shtėpia botuese “ORA”, me rastin e dhjetėvjetorit tė ēlirimit tė Kosovės.)