Nė 30 dhe 28 vjetorin e vrasjes sė Jusuf Gėrvallės, Kadri Zekės, Bardhosh Gėrvallės, Rexhep Malės dhe Nuhi Berishės

 

 

 

     Mė 21 Janar 2012 nė Münsingen afėr Bernės (Zvicėr), 30 vjetori i rėnies sė Jusuf Gėrvallės, Kadri Zekės e Bardhosh Gėrvallės dhe 28 vjetori i rėnies sė Rexhep Malės dhe Nuhi Berishės ėshtė shėnuar me njė Akademi pėrkujtimore, organizuar nga njė Kėshill i pėrbėrė prej bashkėveprimtarėve tė dėshmorėve. Atė ditė ky kėshill, ka inicuar themelimin e Shoqatės Atdhetare “PRANVERA 81” nė krye me veprimtaren tonė tė shquar Saime Isufi. Nė kėtė akademi, pėrveē aktivistėve dhe bashkėatdhetėrve tanė qė jetojnė nė Zvicėr e Gjermani, kanė marrė pjesė edhe ambasadorėt shqiptarė nė Bernė e nė Gjenevė: ambasadori i Shqipėrisė, Mehmet Elezi, ai i Kosovės, Naim Malaj, ambasadori i Maqedonisė nė Bernė, Ramadan Nazifi dhe Aziz Pollozhani - ambasador i Maqedonisė nė Misionin e OKB-sė nė Gjenevė, ndėrsa nga Kosova kishte ardhur ish i burgosuri politik Basri Musmurati. Nė mesin e veprimtarėve dhe ambasadorėve, pėr dėshmorėt foli edhe veprimtari i shquar i Lėvizjes sonė Kombėtare Bejtullah Tahiri. Me kėtė rast pashtriku.org, boton kumtesėn e z.Tahirit tė lexuar nė kėtė akademi.

 

 

JANARI I NGJARJEVE TĖ MĖDHA

Shkruan Bejtullah Tahiri

 

 

Tė nderura zonja!

Tė nderuar zotrinj!

Tė nderuar ambasador tė Shqipėrisė, Kosovės dhe Maqedonisė!

Tė nderuara familje tė dėshmorėve!

Tė nderuar veprimtarė tė ēėshtjes kombėtare!

Tė nderuar tė pranishėm!

 

 

Janari i ngjarjeve tė dhimbshme dhe krenare

 

     Nė muajin Janar qė bėnė shumė ftohtė, na lidhin ngjarje tė dhimbshme, tė humbjes sė bijėve mė tė mirė tė Kosovės, Jusufit, Kadriut, Bardhoshit, Rexhepit, Nuhiut e tė tjerė. 17 Janari i vitit 82 ėshtė dita kur u vranė nė tradhėti Vėllezėrit  Gėrvalla dhe Kadri Zeka dhe 12 Janari i vitit 84, ėshtė dita kur nė njė rrethim tė hekurt nė njė luftė tė pabarabartė u vranė  Rexhpi dhe Nuhiu. Pra 17 dhe 12 Janari janė ditė tė trishtuara  nė historinė e shqiptarėve. Edhe pse kanė kaluar 30 e 28 vjet ato ditė gjithnjė do tė mbesin tė freskėta pėr zinė e tyre jo vetėm pėr tė afėrmit e tyre, shokėt, miqtė e dashamirėt por pėr mbarė shqiptarėt kudo qė janė. Kėta martirė tanimė janė shndėrruar nė ikona. Kėta emra qė tani mė janė skalitė nė historinė e popullit tonė, pėrbėjnė brezin mė tė artė tė atdhedashurisė dhe guximit qė i tregoi ish Jugosllavisė se pushtimi i saj nė Kosovė ka marrė fund. Duke qenė tė rrezikuar tė jetojnė e veprojnė nė Kosovė, Jusufi, Kadriu e Bardhoshi, detyrohen tė marin rrugėt e botės, vėllezėrit Gėrvalla u vendosen nė Gjermani e Kadriu nė Zvicėr.

 

Ideali dhe qėllimi i pėrbashkėt do t’i bashkoi

vėllezėrit Gėrvalla e  Kadri Zekėn.

 

     Demonstratave tė pėrgjakshme tė vitit 81 nė Kosovė, jehonė tė fuqishme do ti jep nė botė, kjo treshe. Nė tė gjitha vendet e botės ku u organizuan ato, zėri i Jusufit, Kadriut e Bardhoshit i bashkoi mergimtarėt. S’kishte si mos t’i bashkoi zėri i tyre i arsyeshėm e i fuqishėm. Platforma e tyre pėr ēlirimin e Kosovės ishte edhe aspiratė e populit tonė, e cila aspiratė u pėrqafua shumė shpejt nga mėrgimtarėt. Shumica e mėrgimtarėve edhe sot me lot nė sy i kujton ata. E kujtojnė Kadriun sepse ai do tė shkoi nėpėr banesa tė tyre, do tė bisedoi me ta kokė mė kokė, do tė ulet me ta gju mė gju dhe do t’ju jep detyra. Qėndrimi i tij prej njė ideologu bėri qė ai tė ngulitet pėrgjithmonė nė zemrat e mergimtarėve.

     “Mjaft plaēkitjes sė Kosovės”,

     ”Jashtė policia e Beogradit nga Kosova”,

     “Mjaft pushtimit serb mbi Kosovė”,

     “Kosova Republikė” - e shumė parulla tė tjera qė do t’i shohim nėpėr demonstrata tė vitit 81, janė parolla qė i pėrgatitėn njerėzit e Jusufit, Kadriut e Bardhoshit dhe i brohoritėn e i mbajtėn nė duar shumė patriot mergimtarė. Duke e paraqitur tė vėrtetėn mbi Kosovėn, ata u shndėrruan nė ambasadorė tė ēėshtjes shqiptare. Organizimet e mirėfillėta, pėrmes klubeve shqiptare e formave tė tjera tė rrėnimit tė mentalitetit jugosllav, ndihmuan mėrgimtarėt qė tė ecin drejt rrugės sė lirisė, drejt rrugės sė ēlirimit kombėtar. Me njė fjalė kjo treshe i vuri themelet e organizimit tė mirėfillt tė shqiptarėve nė mėrgim i cili organizim nuk u ndal asnjėherė deri nė luftėn e armatosur tė udhėhequr nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės.

 

Rexhep Mala e Nuhi Berisha janė shembėlltyra

e mirė e rinisė shqiptare.

 

     Ndryshe nga vrasja nė Shtutgart, qė u vranė tre militantė, tre udhėheqės tė lėvizjes kombėtare, as pa ju thėnė ndal as jeni tė rrethuar, nė Prishtinė pas njė rrethimi tė hekurt u vranė duke luftuar me kėngė nė gojė Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Kjo luftė e pabarabartė e dy ilegalėve, dy trimave me njė ushtri la njė histori nė vete.  Rexhep Mala, pas njė veprimtarie tė madhe e tė palodhshme, pas mbajtjes sė burgut, shumė tė rėndė, mbi 3 vjet vetmi, del nė ilegalitet pėr ta vazhduar rrugėn e lirisė. Nga Zvicra kthehet njė djalė, njė petrit, njė shqiponjė si Nuhi Berisha. Kėta dy veprimtarė, bashkojnė brezat e 68 e 81 dhe janė shembėlltyra mė e mirė e rinisė shqiptare. Qėndresa heroike e Rexhepit, nėpėr burgjet jugosllave, nuk i kishte dhėnė zemėr vetėm Nuhiut por tė gjitha brezave tė kohės. Torturat mė barbare qė u ushtruan mbi trupin e tij ate nuk e mposhtėn kurrė por e bėnė edhe mė tė fortė e mė tė vendosur se duhet tė luftohet me ēdo ēmim qoftė edhe tė jetės deri nė ēlirimin pėrfundimtarė tė atdheut. Ai thot se “rashė nė sy vetėm se e doja Kosovėn dhe e simpatizoja Shqipėrinė dhe kjo ju mjaftoi armiqėve tė mė burgosin e tė mė mbyllin nė dhoma tė vogla duke menduar se do tė mė bėjnė tė vogėl e do tė mė ndalin sė vepruari kundėr tyre”. Nuhi Berishės i bie fati tė kthehet nga Zvicra nė Kosovė pėr ta vazhduar luftėn ballė pėr ballė me armiqtė e popullit tonė. Atė kohė shumė shokė ishin burgosė, lėvizja kishtė pėsuar shumė pasoja dhe dikush duhej shty pėrpara ate. E kush tjetėr pėrpos atyre qė kanė zemėr, gadishmėri e forcė vigani mund ta shty pėrpara ate. Pra Nuhiu ishte njėri prej atyre vigajve qė pėr njė kohė tė shkurtėr i dha moral, forcė e zėmėr lėvizjes ilegale nė Kosovė. Dhe kur kėta dy vigaj Rexha e Nuhiu, bėėheshin bashkė skishte si tė mos kryhet aksioni me sukses. Ata pėr njė kohė tė gjatė vepruan nė sy tė policisė, mobilizuan shumė tė rinj e tė reja nė rrugėn e lirisė, sa policia vėrejti se diēka e madhe ėshtė duke ndodhur nė transformimin e rinisė shqiptare. Vėrejti se gjithēka po i rrėshqet nga duart. Vėrejti se edhe pushtimit tė Kosovės sė shpejti do ti vie fundi. Mu pėr kėtė arėsye orgnizoi vrasjen e tyre.

 

Qėllimi i tė gjithė atyre patriotėve ishte, ēlirimi i trojeve

robruara shqiptare dhe bashkimi i tyre me Nėnė Shqipėrinė.

 

     Pra si vrasja nė Shtutgart edhe ajo nė Prishtinė u kry nga e njejta dorė, dora e zgjatur e Serbisė. Kjo politikė e shfrarosjes, e burgosjes, e zhdukjes masive tė shqiptarėve na ėshtė e njohur neve dhe gjithė botės. Na ėshtė e njohur shfarosja e mbi 45.000 shqiptarėve mbasLuftės sė Dytė Botėrore, na ėshtė e njohur mbytja nė tortura e Fazli Grajqevcit, na ėshtė e njohur burgosja e mijėra shqiptarėve, e mbajtjes nė burg 28 vjet me radhė Adem Demaēit, na ėshtė e njohur zhdukja misterioze, ditėn e fundit tė burgut, e filozofit dhe mendjes mė tė ndritur tė tė gjitha kohrave tė shqiptarisė, Ukshin Hotit, qė edhe sot nuk i dihen eshtrat e tij, na ėshtė e njohur zhdukja e shumė familjeve dhe na ėshtė e freskėt masakra nė familjen e Jasharajve, na ėshtė e njohur dhe kurr nuk e harrojmė masakrėn e Raēakut, shpėrnguljen masive tė shqiptrarve nga Kosova, e shumė e shumė ngjarje rrėnqethėse qė i ushtrojė Serbia mbi popullin tonė. Prandaj edhe qėllimi i tė gjithė atyre patriotėve ishte, ēlirimi i trojeve tė robruara shqiptare dhe bashkimi i tyre me Nėnė Shqipėrinė.

 

Rezistenca e pėrbashkėt e dėshmorėve ēoi nė njė

emėr tė pėrbashkėt - Ushtria Ēlirimtare e Kosovės.

 

     Pak para shpėrthimit tė demonstratėve tė vitit 81 e thanė Jusufi e Kadriu, “Po bėhet gati populli pėr hakmarrjen e vet tė madhe! Do ta derdhim edhe pikėn e fundit tė gjakut tonė dhe do tė ngadhėnjejmė mbi armiqtė e mbi tradhtarėt e ēdo ngjyre. Dita e lirisė po afrohet. Po vjen dita qė armiku e tradhtari tė japin llogari pėr krimet e poshtėrsitė e bėra mbi popullin tonė.Vetėm tė bashkuar e tė vendosur, me besėn e madhe shqiptare, do tė arrijmė nė fitoren tonė tė sigurt.” Natėn e vrasjes, pikėrisht mė 17 Janar 1982, Jusufi, Kadriu dhe Bardhoshi u bashkuan rreth Frontit Popullor dhe pikėrisht ky bashkim e pengoi shumė Serbinė e tradhėtarėt e vendit tonė. Dora gjakatare serbe, vėrtetė arrriti tė shuaj jetėn e shumė bijėve e bijave tė popullit tonė, duke shpresuar se do tė ndėrprejė rrugėn e lirisė, synimet dhe aspiratėn tonė pėr liri e pavarėsi. Por u gabua rėndė sepse veprimtaria e heronjėve brez pas brezi kishte lėshuar rrėnjė thellė nė popull, qė shumė dėshmorė do tė ndjekin rrugėn e dėshmorėve tė mėparshėm sepse ideali dhe synimi kryesor i tyre ishte ēlirimi kombėtar. Prandaj Vėllezėrit Gėrvalla, Kadri Zeka, Rexhep Mala, Adem e Hamėz Jashari, Ukshin Hoti, Fehmi e Xhevė Lladrovci, Nuhi Berisha, Zija Shemsiu, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Fadil Vata, Zahir Pajazit, Edmond Hoxha, Agim Ramadani, Abdullah Tahiri, Ismet Jahari e shumė e shumė tė tjėrė qė luftuan e ranė pėr liri, kishin njė shpirtė, njė qėllim. Rezistenca e tyre e pėrbashkėt ēoi nė njė emėr tė pėrbashkėt Ushtria Ēlirimtare e Kosovės.

 

Populli ynė tashmė nuk ėshtė jetim!

 

     Tė kota ishin tė gjitha masakrat, burgosjet e vrasjet makabėr tė Serbisė. Populli ynė jo vėtėm qė nuk u shua, nuk u zhduk por ai sot po lulzon mė mirė se kurdoherė mė parė. Shqipėria ka hy nė NATO, ka njė perspektivė shumė mė tė favorshme se shtetet fqinjė qė ja gllabruan tokat padrejėsisht. Kosova ka fituar pavėrėsinė tė cilėn nuk po e pranon akoma as Rusia as Serbia, as disa vende muslimane, por nuk na prish punė sepse ate e ka pranuar Amerika e bota e qytetėruar. Andaj ta ruajmė e zhvillojmė si sytė e ballit Kosovėn tonė tė dashur. Shqiptarėt e Maqedonisė dhe ata tė Luginės sė Preshėvs mė nuk janė si mė parė. Populli ynė tashmė nuk ėshtė jetim. Sot gjithēka qė zhvillohet e ndodhė nė hapsirat shqiptare e ka parasysh dhe e menaxhon Brukseli e Amerika. Nuk mundet mė tė luaj si mė parė Serbia me ne. Koha ėshtė duke punuar pėr ne dhe e ardhmja i takon tė drejtės sonė tė kahmotshme, amanetit tė dėshmorėve dhe aspiratės shekullore tė popullit tonė - Bashkimit Kombėtar dhe integrimit nė Evropė.

 

LAVDI DĖSHMORĖVE TĖ KOMBIT!

 

Münsingen - Bern, mė 21 Janar 2012

 

 

SAIME ISUFI

KUJTIME PĖR DĖSHMORĖT E

KOMBIT QĖ PO I PĖRKUJTOJMĖ SOT

____________________________________________________________________________________

 

ISMET RASHITI

NJĖ LIBĖR UDHĖRRĖFYES PĖR HERONJTĖ REXHEP MALAJ E NUHI BERISHA

 

 

 

© Pashtriku.org, Janar'2012