|
Nė 30
vjetorin e vrasjes sė Jusuf Gėrvallės, Kadri Zekės dhe Bardhosh Gėrvallės |
|
TRADHĖTARĖT E
VJETĖR DHE TRADHĖTARĖT
E RINJ Shkruan Jusuf Gėrvalla (*) Ēdo pushtues, pėr tė
bėrė zap popullsinė e pushtuar, rekruton nė organet e pushtetit tė vet njė
numėr vendėsish, tė cilėt bėhen pėrēues tė politikės, tė ideologjisė dhe tė
urdhrave tė atij pushteti. Nga viti 1912, kur tokat shqiptare nė Kosovė e
Rrafsh tė Dukagjinit, nė Maqedoni, Mal tė Zi si dhe ato nė Serbinė e sotme tė
ngushtė iu shkėputėn padrejtėsisht trungut shqiptar dhe hynė nėn zgjedhėn e
egėr serbomalazeze, nė shėrbim tė pushtetit tė huaj hynė edhe njerėz nga
radhėt e popullsisė vendėse shqiptare, qė nga poverenikėt mė tė thjeshtė e
deri te deputetėt nė parlament. Pėrfaqėsues tipikė tė indigjenėve tė rekrutuar nė
aparatin shtetėror tė pushtuesve jugosllavė ishin dikur Dragajt e Mitrovicės, Begollėt e Pejės, Kryezitė e Gjakovės etj.,
dhe mė pastaj, nė aparatin revizionist titist: Fadilj Hodzėt, Dzavid Nimanėt, Mahmud Bakallėt etj. Nė kohėn e Jugosllavisė sė vjetėr kishte
ndodhur qė populli shqiptar, duke u nisur nga tė drejtat formale qė
garantonte kushtetuta e atėhershme, bėnte edhe pėrpjekje pėr tė zgjedhur
pėrfaqėsuesit e vet nė organet e pushtetit ( rasti i Zef Lush Markut, Lufta e
Baranit e 1937-ės) dhe, pėr ta realizuar kėtė tė drejtė, ishte pėrgjakur sa e
sa herė me pushtetin shovinist. Ndėrkaq, nė Jugosllavinė e Titos, pushteti e
ka kursyer popullin; ai ėshtė kujdesur vetė pėr njerėzit qė do tė zgjidhen nė
organet shtetėrore. Poverenikėt dhe deputetėt shqiptarė nė
parlamentin titist i gjejmė nė njė pozitė mė tė mirė se ata nė Jugosllavinė
mbretėrore; kėta skanė nevojė as tė luajnė veshin pėr tė bėrė ēka don pėr
popullin nė mėnyrė qė tė fitojė simpatinė e tij. Mjafton qė tu pėrgjigjen
kėrkesave tė pushtuesit dhe e kanė tė siguruar kolltukun e butė. Vullneti i
popullit pėrjashtohet fare, sepse, nė vendet udhėheqėse (qoftė edhe pėr njė
drejtor tė thjeshtė) funksionarėt nuk zgjidhen, por emėrohen nga forumet e
larta lokale dhe qendrore. Pasi ti ketė zgjedhur pėr qejfi,
pushteti i quan kėta njerėz - pėrfaqėsues tė popullit. Po edhe populli, logjikisht,
ata i quan - tradhtarė tė popullit. Sepse, sipas praktikės sė deritanishme,
ėshtė dashur tė japėsh provime tė shumta tė gatishmėrisė pėr tė bėrė politikė
antishqiptare, ani pastaj tė tė emėrojė pushteti nė ndonjė organ lokal apo
qėndror. Ska
tjetėr emėr pėr kėta sahanlėpirės qė i shėrbyen me
besnikėrinė e qenit, jo popullit, nga gjiri i tė cilit kanė dalė, po regjimit
tė egėr antipopullor e antishqiptar, te i cili janė shitur badihava. Ata u
bėnė thjeshtė njė vegėl e verbėr nė realizimin e politikės shoviniste dhe tė
gjenocidit mbi shqiptarėt. Me
pajtimin e plotė tė kėtyre tradhtarėve u masakrua, mė 1945, popullsia
shqiptare nė Drenicė e Gjilan, nė Tetovė e gjetkė. Me heshtjen e tyre aprovuese
u likuiduan dhjetėra mijra partizanė shqiptarė nė Tivar, nė Srem e Slloveni,
ku kishin vajtur pėr tu dalė nė ndihmė popujve fqinjė jugosllavė nė dėbimin
e ēizmes fashiste. Poverenikėt dhe funksionarėt titistė ishin kokė e kėmbė
tė pranishėm kur u shkel me tė dy kėmbėt vullneti i
popullit shqiptar nė Kosovė dhe nė viset e tjera shqiptare, i shprehur nė
Rezolutėn e Konferencės sė Bujanit, mė 1943, e cila shqiptarėve u garantonte
tė drejtėn pėr vetėvendosje deri nė shkėputje dhe bashkimin me vendin amė,
Shqipėrinė, e qė ishte aspiratė e natyrshme shekullore e popullit tonė tė
martirizuar. Nė
vend qė tė viheshin me guxim nė ballė tė popullit
tonė tė shkretė e tė dėrmuar luftėrash, masakrimesh e skamjeje, ti prinin
atij nė rrugėn e mėtejshme tė ēlirimit kombėtar dhe klasor (kur Jugosllavia
shkeli tė drejtat e premtuara, pėr tė cilat populli ynė pat derdhur pa kursim
gjakun e bijve tė vet tė shtrenjtė), tradhtarėt Fadilj Hodza e Dzavid Nimani me shokė, parapėlqyen qyqarinė dhe
pajtimin nė heshtje me tė gjitha tė zezat qė kishte pėrgatitur pėr shqiptarėt
klika titiste. Ata ishin kėtu edhe kur zbriti dhe u shkel pėr mė se 20 vjet
flamuri shqiptar. (Tė verbėritė: Pse edhe ata nuk
kėrkuan tė ndaloheshin flamujt e kombeve tė tjera nė Jugosllavi - nė emėr tė
internacionalizmit proletar - siē bėnė jugosllavėt me shkabėn tonė
dykrenare?!) Ata
nuk paraqitėn kundėrshtimin mė tė vogėl as mė 1947, ku u zbrazėn drithnikėt e
Kosovės dhe populli ynė i uritur u detyrua tė
ushqehej me barishte, se kopallat e demagogjitė revizioniste nuk jepnin bukė.
Pėr mė tepėr, tradhtari Xhevdet Hamza
u ndodh nė krye tė detyrės pėr realizimin e aksionit famėkeq tė armėve, mė
1956, kur populli shqiptar u masakrua, kur dinjiteti i popullit tonė u
kėrcėnua tė ulej deri nė baltė nga zullumet e gjakpirėsve
titistė-rankoviēistė.
Qyqarinė e tyre nuk e preku as vajtimi i djepeve shqiptare, loti i
nėnave as malli i burrave shqiptarė, qė u dėbuan nga vatrat stėrgjyshore dhe
morėn nė sy shkretėtirat e Anadollit. Tradhtarėt ishin gjithnjė kėtu, tė
pranishėm kudo, si biberi nė tavė dhe bėnin jetėn e tyre tė rehatshme nė
kushtet e vėllazėrim-bashkimit tė xhelatit me
viktimėn. Dhe pėr kėtė merrnin shpėrblim racionin e turpshėm prej
sahanlėpirėsish; sė pari nė triska tė majme pėr ushqim e veshmbathje, pastaj
nė shtėpi tė mėdha e apartamente, e mė pastaj nė vila e vetura. Kur
krimet individuale e masive tė ushtruara nga klika titiste mbi popullin tonė,
se prekėn dot atė lėkurė bualli-mamuth tė renegatėve shqiptarė, marrėzia mė
e madhe ėshtė tė pritėsh prej tyre qė tė preken nga pabarazitė ekonomike,
shoqėrore e kulturore nėn regjimin titist. Nė
qoftė se tė ardhurat kombėtare nė Kosovė janė gjashtė herė mė tė vogla se ato
nė Slloveni, kurse zhvillimi i Kosovės bėhet me njė
ritėm 106 pėr qind nė zotimet e jugosllavėve, nė qoftė se papunėsia te ne
ėshtė njėzet herė mė e madhe se ajo nė Slloveni dhe krahu i lirė i punės
derdhet varė-darė nga Kosova nėpėr republikat e Jugosllavisė dhe nė shtetet
Perėndimore. Nė qoftė se nė Kosovė punohet nė zhvillimin e njė industrie
nxjerrėse, qė e pasuron Beogradin dhe jo tė njė industrie pėrpunuese - qė do
tė pasuronte Kosovėn, nėse fshatarėsia kosovare ėshtė varfėruar deri nė
kufirin e zisė sė bukės dhe rėnkon nė kushtet e njė jete asociale, nė qoftė
se gruaja shqiptare ka mbetur edhe nė fund tė shekullit XX nė errėsirėn
mesjetare, e diskriminuar nga aspekti shoqėror dhe familjar, nė qoftė se, mė
nė fund, ky mjerim pėrjetohet nė pėrmasa tė shumėfishuara nė viset shqiptare
nė Maqedoni, Serbi e Mal tė Zi, ēkanė tė bėjnė tė gjitha kėto me renegatėt
shqiptarė!!! Ata e kanė kolltukun e tyre, kanė
pallatet dhe veturat, kanė rrogat e tyre tė majme, si gjithė funksionarėt dhe
borgjezia jugosllave. Dhe,
mbi tė gjitha - nėse popullit i ka ardhur shpirti nė fyt dhe ngre zėrin e tij
tė fuqishėm pėr tė kėrkuar bukė, tė drejta e liri, kushte tė njėjta a tė
pėrafėrta me popujt e tjerė tė mozaikut jugosllav, me
tė cilėt e lidhin vėllazėrimin e bashkimin - tradhtarėt e kanė nė dorė
milicinė dhe ushtrinė. Natyrisht, jo pėr tė pėr tė pėrkrahur interesat e
kėrkesat e popullit, po pėr ti shtypur nė gjak ato.
Dhe, kur tė mos u mjaftojnė milicia e ushtria e stacionuar nė tokat shqiptare
tė robėruara, ata mund ta thėrrasin edhe milicinė dhe ushtrinė e Beogradit. E
dinė se, pėr tė bėrė zap shqiptarėt, Beogradi nuk kursen ushtri as milici.
Tanke as avionė. Helikopterė as municion. Kjo
gjė, ēėshtė e vėrteta, dihej mirėfilli. Ishte parė nė ngjarjet e 1945-ės e nė
ato tė 1968-ės. U pa edhe nė tragjedinė mė tė re tė Kosovės, nė mars e prill
(1981-Sh.B). Por, nuk dihej njė gjė tjetėr. Megjithė besnikėrinė e tyre tė
pashoqe ndaj Beogradit, tradhtarėt shqiptarė si Dzavid e Mahmudi, a e
meritonin ata qė Beogradi ti nxirrte nė rrugėn e madhe? Dyzet vjet luftė
antishqiptare tė shkurtabiqit-bullafiq
Dzavid Nimani nuk i siguruan atij as njė pensionim tė rehatshėm nga
gospodari! Si qen i zgjebosur e i shogur i stanit,
tė cilit i janė rralluar tė lehurat dhe i ėshtė dobėsuar nuhatja, ai u
detyrua tė lėrė stanin e kaēorren, tė lėrė koritėn dhe qullin e pėrbashkėt me
qentė e tjerė tė gospodarit. Ēmund tė bėnte pėr Beogradin mė shumė seē ka
bėrė, i shkreti Dzavid! Stazhi mė se 10 vjeēar i shėrbimit tė Mahmudit qe vėrtet mė i shkurtėr, po ky
ishte njė qen me dresurė dhe shėrbimi i tij - shumė mė intensiv e efektiv.
Megjithatė, edhe Mahmudin e hodhi nė shportė Beogradi si lėvoren e limonit tė
shtrydhur. Po
pse? Edhe
budalla e di se ajo qė kėrkon aktualisht prej tyre Beogradi, nuk ėshtė mė
fare nė mundėsinė e tyre. Populli i robėruar shqiptar kishte nevojė tė madhe
tia qanin hallet e tia mjekonin plagėt e mėdha, qė ishin pezmatuar sa sbėn
mė. Kurse Beogradi kėrkon qė renegatėt shqiptarė ti flasin kėtij populli
ashtu si i kanė folur qe 40 vjet, me demagogji,
frikėsime e shantazhe, Kėrkon qė ata tė injektojnė edhe mė nė popullin
shqiptar po ato mendime qė kanė Beogradi, Mahmudi e Fadilji. Por, kjo ėshtė e
kotė. Aq e kotė , sa do tė kish qenė e kotė sikur
shqiptarėt tė kėrkonin nga Beogradi qė ky tua japė falas ato tė drejta e
liri, tė cilat sfitohen veēse me luftė kėmbėngulėse e me gjak. Duhet
tė jesh i verbėr fare nėse nuk sheh se sqitet mė nė krye me shqiptarin. Ka
ndodhur diēka e re me tė. Ai gjithmonė e ka urryer
regjimin antipopullor jugosllav, i cili mban nėn thundrėn e vet tė
pėrgjakshme edhe popujt e tjerė tė kėtij mozaiku artificial, por dėmton
veēanėrisht shqiptarin. Po sot kjo urrejtje ka dalė haptazi dhe ėshtė bėrė
mur i pakapėrcyeshėm pėr pushtuesin dhe tradhtarėt e vendit. Nė ngjarjet e
marsit e tė prillit, populli ynė tha njėherė dhe pėrfundimisht: Jo! Kjo i
kushtoi gjak. Ndėrmjet nesh dhe qeverisė sė Beogradit tani ka hyrė gjaku i
bijve tė shtrenjtė tė popullit tonė. Dhe ky gjak ėshtė ai qė i fshin tė
gjitha perspektivat e kthimit nė gjendjen e mėparshme. Beogradi
kėrcėnohet haptazi me gjakderdhje tė re. Por si bėn dobi. Zemra jonė ka
gjak sa gurra. Dhe mbi gjakun e derdhur forcohen edhe mė shumė themelet e
vetėdijes kombėtare e klasore tė shqiptarit tė robėruar. Ndjenja e fuqishme e
lirisė e ka bashkuar popullin tonė trim si njė trup tė vetėm. Me tanket e
aeroplanėt, me helikopterėt e mitralozėt, me
ushtrinė e milicinė speciale, Beogradi sbėri gjė tjetėr pos qė dogji etapat
e luftės sonė tė pashmangshme dhe na ndihmoi shumė nė afrimin sa mė tė
shpejtė kah dita e fitores sė sigurt. E di
mirė Beogradi se nuk gjendet dot ilaē pėr ta shėruar te
populli ynė kujtimin e vrasjeve e tė plagosjeve, as akullin e burgjeve tė
kėsaj pranvere. Por, kėtė sikur nuk po e dinė ca tradhtarė tė rinj qė
pushteti i ka futur nė lojė si kartėn e fundit. Kryesia e Serbisė e pat thėnė
qė nė fillim tė prillit se disa udhėheqės vasalė kosovarė si Fadilji, Dzavidi e Mahmudi janė tė
pjekur pėr tu larguar nga skena politike. Kjo i gjeti tashmė Dzavidin e
Mahmudin, pritet tė gjejė edhe Fadiljin. Nga ana tjetėr, kur populli shqiptar
shtroi ēėshtjen e republikės sė federuar tė Kosovės, ishte e vetėkuptueshme
qė, kur tė shpallej republika, nga postet e tyre duhej tė binin dhe tė
merrnin nga populli dėnimin e merituar tė gjithė ata udhėheqės e kriminelė
kosovarė e jugosllavė, qė aprovuan apo urdhėruan gjakderdhjen nė Kosovė. (Si
mund tė jetojė shqiptari nėn shkopin dirigjues tė atij qė i vrau, i plagosi e
i burgosi bijtė mė tė shtrenjtė?) Tani
plaga po pezmatohet gjithnjė e mė shumė, sepse Beogradi, i vetėdijshėm pėr
krimet e deritanishme dhe pėr rrugėn e krimeve mė tė mėdha qė ka ndėr mend,
emėroi nė vende kyēe tė pushtetit krahinor renegatė tė rinj shqiptarė me
kondicion edhe mė tė madh pėr tradhti tė reja. Garnitura e vjetėr e
tradhtarėve tė urryer u zėvėndėsua kėmbadoras me njė
garniturė findo tė re tradhtarėsh qė ēirren si tė flamosur, duke pandehur se
do ta frikėsojnė e ta pėrulin njė popull qė kurrė sėshtė pėrulur, e pėrulet
aq mė pak sot qė ka vendosur tė luftojė pa u zmbrapsur pėr tė drejtat dhe
liritė e veta. Tash
qė ska bukė, dhe shteti ka hartuar plane pėr njė otkup tė ri, kėta
renegatė tė rinj thėrresin: Mirėqėnia, Begatia! Kur populli kėrkon me tė drejtė, republikėn qė e kanė tė gjithė popujt e
tjerė tė Jugosllavisė, ata thėrresin: E kemi republikėn - Serbinė. Kur
begatitė tona plaēkiten pa mėshirė dhe marrin rrugėn e Beogradit, ata
thėrresin: Vėllazėrim -bashkim!. Kur ushtria e
milicia fashiste mbulojnė nė gjak Kosovėn, duke shkelur mbi popullsinė e
pambrojtur, ata ēirren: Tė distancohemi nga nacionalistėt, shovinistėt,
reaksionarėt e kundėrrevolucionarėt shqiptarė, qė duan tė rrezikojnė
revolucionin dhe integritetin territorial tė Jugosllavisė! Me njė fjalė, ata
thėrrasin si qyqarėt mė tė mėdhenj tė kėsaj bote pėr njė nėnshtrim akoma mė
tė madh tė popullit tonė, pėr tu pajtuar me humbjen
edhe atyre pak tė drejtave formale qė kishin deri mė tash nė Serbinė. Ata e
thėrrasin kėshtu popullin shqiptar qė ky, me sy nė
ballė, tia hapė vetvetes me duart e veta varrin e sigurt. Ku e
shohin vallė perspektivėn kėta renegatė tė rinj? Ata se kanė as pėrvojėn e
paraardhėsve tė tyre, e kushtet kur u ngjitėn nė skenė janė pakrahasueshėm mė
tė ndėrlikuara se ato kur mbretėronin renegatėt e vjetėr. Pėr pushtuesit
jugosllavė, shėrbime mė tė mėdha se Fadilji,
Dzavidi e Mahmudi nuk mund qė nuk mund tė bėjnė. Kurse populli shqiptar
jo vetėm nuk po fiksohet nga shantazhet e tyre, po pėrditė po i konsolidon mė
shumė radhėt e veta, po e forcon frontin e luftės e tė hakmarrjes sė madhe
popullore. U mbetet njė mundėsi e vetme tradhtarėve tė ēirren e tė pėrpėliten
si peshku nė zall, e kur ti shtrydhė deri nė fund
pushtuesi e ti hedhė nė rrugė, atje ti presė dora hakmarrėse e popullit. Tė
mjerėt tradhtarė, ēpo u pėrgatit populli! *) Shkėputur nga "Liria" nr.4-5 gusht 1981, faqe
12 dhe 17)
|
|
© Pashtriku.org, Janar'2012 |