Nė pėrkujtim tė dėshmorėve tė Kombit

 

 

 

     Mė 21 Janar 2012 nė Münsingen afėr Bernės (Zvicėr), 30 vjetori i rėnies sė Jusuf Gėrvallės, Kadri Zekės e Bardhosh Gėrvallės dhe 28 vjetori i rėnies sė Rexhep Malės dhe Nuhi Berishės ėshtė shėnuar me njė Akademi pėrkujtimore, i organizuar nga njė Kėshill i pėrbėrė prej bashkėveprimtarėve tė dėshmorėve. Nė kėtė akademi, pėrveē aktivistėve dhe bashkėatdhetėrve tanė qė jetojnė nė Zvicėr e Gjermani, kanė marrė pjesė edhe ambasadorėt shqiptarė nė Bernė e nė Gjenevė: ambasadori i Shqipėrisė, Mehmet Elezi, ai i Kosovės, Naim Malaj, ambasadori i Maqedonisė nė Bernė, Ramadan Nazifi dhe Aziz Pollozhani - ambasador i Maqedonisė nė Misionin e OKB-sė nė Gjenevė, ndėrsa nga Kosova kishte ardhur ish i burgosuri politik Basri Musmurati. Nė mesin e tyre pėr dėshmorėt foli edhe veprimtarja e palodhur e Lėvizjes sonė Kombėtare Saime Isufi. Me kėtė rast pashtriku.org, boton kujtimet e znj.Isufi tė shpalosura nė kėtė akademi.

 

 

KUJTIME PĖR DĖSHMORĖT

E KOMBIT QĖ PO I PĖRKUJTOJMĖ SOT

 

( Shkruan Saime Isufi )

 

    Tė nderuar ambasadorė:

     z. Mehemt Elezi, z.Naim Malaj z.Ramadan Nazifi. dhe z.Aziz Pollozhani

     Tė dashur familjarė tė dėshmorėve, veprimtarė e mysafirė!

     Tė nderuar tė pranishėm

     Nė kėtė 30 vjetor, gjegjėsisht nė 28 vjetorin e rėnies sė pesė dėshmorėve, kam mėtuar tė pėrmbledh disa kujtime tė pathėna pėr ta, pasi shumicėn prej tyre i kam shpėrfaqur nė pėrvjetorėt e mėparshėm si dhe i kam shkruar nė shtypin ilegal e mė vonė edhe atė legal. Dhe ato i kam radhitur jo sipas moshės, aktivitetit apo kohės sė rėnies, por sipas radhės sė njohjes me ta.

 

 

Rexhepi tė jepte forcė, tė krijonte besim qė tė mos

 zbrapseshe kurrė nga rruga e nisur.

 

     Kėtu e rreth dyzet vjet mė parė rėnia nė burg dhe qėndresa heroike dhe e pathyeshme e Rexhep Malajt, u pėrhap shpejt nė rrethin e gjimnazistėve tė Gjilanit e cila do tė ndikonte nė formimin nga ana e kėtyre tė rinjve tė njė organizate nė pėrkrahje dhe mbėshtetje tė veprimtarisė sė Rexhepit me shokė. Pra me kėtė dua tė them se nuk ishte e thėnė qė patjetėr duhej tė njiheshe personalisht me trima tė tillė. Qėndresa e tij si nė burg si dhe nė gjykimin e mėvonshėm do tė ishte mė shumė se njohje. Do ta njihja qėndrimin e tij tė pashembullt nė burgjet mė famėkėqija tė ish Jugosllavisė ku Rexhepi do tė vepronte edhe aty, pėrveē tė tjerash me shkrime tė shpeshta rreth organizimit tė cilat arrinte tė na i dėrgonte fshehtas pėr gazetėn «Zėri i Kosovės». Pas lirimit tė tij nga burgu, kemi patur biseda telefonike. Ishte ai Rexhepi i pėrkushtuar i pathyeshėm e i patrembur edhe pas atyre pėrjetimeve ēnjerėzore nėpėr burgje. Ai tė jepte forcė, tė krijonte besim qė tė mos zbrapseshe kurrė nga rruga e nisur.

 

Me Kadriun do tė vepronim nė njė celulė deri nė vitin 1978.

 

     Ndikimi qė pati qėndresa e Rexhepit nė burg tek ne tė rinjtė gjimnazistė ēoi edhe nė nohjen e mėvonshme me Kadri Zekėn. Ishte viti 1977. Veprimtaria e grupit tonė si tė rinj dhe pa pėrvojė e njohje tė duhura rreth organizimit ilegal, do tė binte shpejt nė sy tė armikut dhe UDB-a do tė na fuste tė gjithėve nė burg. Kjo ngjarje u mor vesh nė gjithė Gjilanin. Kadriu ishte interesuar tė takonte anėtarėt e tij tė cilėt do t’i fuste nė radhėt e njė organizimi tė mirėfilltė. Me Kadriun do tė vepronim nė njė celulė deri nė vitin 1978, kur ai pėr t’u shpėtuar kthetrave tė UDB-sė do tė arratisej nė Zvicėr. Gjatė vepritmarisė sonė nė njė celulė, tek Kadriu pash njė njeri tė pėrgatitur, tė devotshėm, tė pėrkushtuar e tė pėrbetuar dhe me njė kulturė prej intelektuali tė shquar. Pėrveē kėtyre virtyteve qė kėrkonte koha, ai ishte edhe njė njeri me pikėpamje pėrparimtare europjane e civilizuese rreth emancipimit dhe barazisė sė gruas. Gruan e shihte si forcė, pa kontributin e sė cilės shoqėria nuk mund tė ecte pėrpara. Ky qėndrim i tij ndaj gruas do tė ēonte deri tek lidhja jonė, e cila qe jetėshkurtėr, por qė pėr mua Kadriu do tė mbetet njė shok dhe njė burrė shembullor. Mė 1981 pas demonstratave studentore, u detyrova tė largohesha nga Kosova. Erdha tek Kadriu nė Zvicėr. Kadriu nė Zvicėr kishte krijuar njė autoritet dhe simpati tė papėrshkruar nė mesin e bashkatdhetarėve. Ata, Zeqėn e njhnin si prijėsin e tyre. Ai u priu dhe i udhėhoqi nė tė gjitha demonstratat nė Perėndim nė vitin 1981. Kadriun nė Zvicėr e njoha si ambasador tė Kosovės, me punėn qė bėri pėr ndėrkombėtarizimin e ēėshtjes sė pazgjidhur tė saj. E njoha si gazetar i gazetės ilegale: «Liria » dhe ndėr udhėhqėsit kryesorė tė OMLK-sė, si dhe njėrin ndėr themeluesit e platformės politike tė dalė pas demonstratave tė vitit 1981 me titull : «Tezat rreth Frontit Popullur pėr Republikėn e Kosovės», rreth sė cilės do tė pėrpiqej tė bashkonte tė gjitha grupet e organizatat pa dallim feje, gjinie, krahine e pikėpamjesh.

 

Jusufin dhe Bardhin do t’i njihja nė shtėpinė e tyre.

 

     Duke kujtuar Kadriun dhe vazhdimėsinė e veprimtarisė sė tij nė mėrgim, do tė kujtoj edhe bashkėveprimtarėt e pandashėm tė tij, vėllezėrit Jusuf e Bardhosh Gėrvalla. Pėr Jusufin, Kadriu mė kishte folur me njė respekt tė veēantė si pėr njė shok, njė intelektual e veprimtar i LNCKVSHJ, si gazetar i gazetės: «Lajmėtari i lirisė» dhe qė ishin duke bėrė pėrpjekje pėr bashkimin e organizatave. Jusufin dhe Bardhin do t’i njihja nė shtėpinė e tyre, nė tė cilėn ata na pritėn me pėrzemėrsi. Tek Jusufi pash njė intelektual dhe veprimtar shumė tė pėrzemėrt dhe qė dinte tė tė respektonte e tė dėgjonte fjalėn. Kishte kėrshėrinė tė dinte si ndodhėn demonstratat e studentėve duke bėrė pyetje tė pafund rreth tyre. Ai ēmonte shumė pjesėmarrėsit e demonstratave, por nė veēanti respektonte njerėzit e organizuar. Ndaj Kadriut kishte poashtu njė respekt tė veēantė. Tė veēantat ishin lidhjet mes tij e Kadriut. Kjo lidhje ishte forcuar e rritur gjatė aktivitetit nė nėntė demonstratat e mbajtura me bashkatdhetarėt nė mėrgim. Me Jusufin e Bardhin do tė takoheshim edhe nė festimin e 28 Nėntorit nė Shtugart. Poashtu Jusufi e Bardhi do tė ishin dasmorėt tanė tė veēantė mė 2 janar 1982. Fill pas dy javėsh ata do tė binin nė krye tė detyrės, pasi bėn bashkimin e organizatave.

 

Nuhi Berisha - «Unė nuk mund tė rri kėtu».

 

     Ndėrkaq tani do t’i kthehem kujtimeve pėr dėshmorin mė tė ri Nuhi Berisha. Nuhiu ishte shok i vėllait tim. Ai vinte nė shtėpinė tonė. Ishte njė djalė shumė energjik, trim dhe kėrkues dhe qė lexonte shumė. Studionte njėkohėsisht nė dy fakultete. Ishe njė djalė tek i cili  tė krijohej vetvetiu besimi pėr t’iu afruar dhe pėr t’i besuar shumė. Lexonte literaturė ilegale dhe shpejt u organizuam dhe vepruam nė njė celulė. Ishte shumė energjik dhe pėrveē leximit ai merrej edhe me ushtrime fizike, tė cilat do t’i shėrbenin nė kalitjen e tij pėr luftėn e mėvonshme. E njoha tė patrembur dhe shumė aktiv nė tė gjitha demonstratat studentore tė vitit 1981 e mė pas si dhe nė aksionet e shumta nė Gjilan me rrethinė pėr shpėrndarjen e trakteve e nė shkruarjen e parullave. Guximi i tij ishte i pashembullt, prandaj edhe kur ishe nė njė aksion me tė ndjeheshe i sigurt, sepse sido qė tė vinte puna me policinė, nuk ndjeje frikė; ai ishte mburojė dhe nuk tė linte nė baltė. Nuhi Berisha ishte njė djalė i ri i kompletuar me tė gjitha virtytet e njė veprimtari qė kėrkonte koha. Pas rėnies sė Kadriut dhe vėllezėrve Gėrvalla, ai erdhi edhe nė Zvicėr pėr t’u konsultuar me shokėt rreth veprimtarisė sė mėtutjeshme qė do tė zhvillonte nė Kosovė. Gjatė qėndrimit nė Zvicėr na la nė dorėshrkim veprėn «Pranverė e luleve tė kuqe». Unė nuk mund tė rri kėtu thoshte. Dua tė veproj nė Kosovė. Aty ndihem mė mirė. Dhe u kthye pėrsėri atje nė organizimin e Lėvizjes, krah i djathė i tė cilit iu bė Rexhep Malaj pas daljes nga burgu. Rexhepit nuk do t’i ndahej, deri nė rėnien e pėrbashkėt. Krismat e pushkėve tė Rexhepit dhe Nuhiut ishin krismat e para tė ushtrisė sė ardhshme Ēlirimtare tė Kosovės.

 

Lavdi e pėrjetshme Kadriut, Jusufit, Bardhoshit, Rexhepit e Nuhiut!

 

Lavdi tė gjithė tė rėnėve pėr liri!

 

Münsingen - Bern, 21. 01. 2012