Me rastin e 63 vjetorit tė lindjes sė Jusuf Gėrvallės

 

Hysen Gega: Asgjė nuk harrohet

 

Shkruan: Sheradin Berisha - 28. 09. 2008

_________________________________

 

Kush ishin nismėtarėt e Lidhjes

Demokratike tė Kosovės?!

 

      Euforizmi pluralist qė e kishte kapluar ish-Jugosllavinė nė vitin 1989, (pas fillimit tė shpėrbėrjes sė “perandorisė” sovjetike tė quajtur BRSS), pashmangshėm u reflektua edhe nė Kosovė. Dihet mirėfilli se nė vitet 1989/90 Kosova ishte pėrfshirė nė protesta gjithėpopullore pėr tė mbrojtur tė drejtat kombėtare, dhe, pikėrisht nė kėtė situatė kur kishte filluar tė luhatet ushtrimi i pushtetit komunist nė Kosovė, u themelua Lidhja Demokratike e Kosovės. Pėr tė sipėrfaqėsuar zanafillėn e Lidhjes Demokratike tė Kosovės po i referohemi zėdhėnėses mediale tė LDK-sė - Qendrės pėr Informim tė Kosovės (QIK).

 

       Si e shpjegon QIK-u nismėn pėr themelimin e LDK-sė?

      “Nė shtator dhe tetor tė vitit 1989, njė grup shkrimtarėsh dhe intelektualėsh, nė kohėn e shqetėsimeve mė tė mėdha politike dhe shoqėrore te ne, u pajtua, gati spontanisht, qė tė themelonte njė parti politike, e cila do t'i artikulonte kėrkesat politike tė shqiptarėve dhe do tė bėhej nismėtare e proceseve tė pluralizmit, qė ishin nė nismė nė vendet e bllokut tė atėhershėm socialist. Iniciativa pėr themelimin e njė partie qė do tė pagėzohet Lidhja Demokratike e Kosovės, doli nga shkrimtarėt Jusuf Buxhovi, Ibrahim Berisha, Mehmet Kraja dhe Xhemail Mustafa (tė gjithė gazetarė tė Rilindjes – vėrejtja ime). Pas shumė bisedash, ata angazhuan Koordinator tė Kėshillit Nismėtar Jusuf Buxhovin, i cili mori pėrsipėr kontaktimin me intelektualėt e tjerė dhe hartimin e programit dhe statutit tė partisė.“ - kėshtu shkruan QIK-u nė historikun e themelimit tė LDK-sė .

 

·       Foto: Jusuf Buxhovi, Koordinatori Kėshillit Nismėtar tė LDK-sė

·       Foto: Pamja nga Kuvendi themelues i LDK-sė , mė 23.12.1989

 

Jusuf Buxhovi - promotori energjik i partisė!

 

      Nė historikun e LDK-sė, vihet nė dukje, se, promotor i angazhimeve pėr themelimin e LDK-sė ishte Jusuf Buxhovi, i cili jo rastėsisht ėshtė emruar edhe Koordinator i Kėshillit Nismėtar. “Buxhovi ishte energjik dhe mė i shkathtė nė punė tė komunikimit dhe kristalizimit tė idesė” - thotė bashkėthemeluesi i LDK-sė, Mehmet Kraja. ( Lexo librin e tij “Vite tė humbura” - Tiranė, 1995, fq.166.)

 

    Kur bėhet fjalė pėr hartimin e programit dhe emėrtimin e partisė si “Lidhja Demokratike e Kosovės“, z.Kraja, sėrish spikatė emrin e Jusuf Buxhovit. “Tashi nuk e them dot se e kujt ishte ideja qė partia tė quhej “Lidhje”, e ndonjėrit prej nesh, apo e atyre me tė cilėt Buxhovi konsultohej vazhdimisht, por e di se asnjėrit nuk na pėlqente kjo “lidhje” pėr shkak tė asociacionit qė krijonte me Lidhjen Komuniste. Sido qė tė ishte, ashtu sikundėr ishim marrė vesh dy - tri ditė para mbajtjes sė Kuvendit Themelues, Buxhovi solli programin dhe statutin. Qė nė fjalinė e parė e hetova se programi nuk ishte shkruar nga Buxhovi dhe as nga ndonjė “ekip” mė i gjerė, por nga njė person “pa emėr” qė i takon klanit tė vjetėr politik, autonomist, dhe i cili, nga prapaskena edhe sot e kėsaj dite tėrheq shumė hapa politikė nė Kosovė. Programi ishte i mbushur me fraza politike, me periudha tė gjata e konfuze, pra, njė tekst i shkruar pa sintaksė shqip dhe pa mendim tė qartė politik”. - shkruan Mehmet Kraja nė  “Vite tė humbura”, faqe 167.

 

     Mehmet Kraja, nė letrat e tij, shpėrfaq aktivitetin e Buxhovit nė kėtė drejtim, por nuk i sipėrfaqėson aktorėt kryesor tė “klanit tė vjetėr politik” komunist nė prapaskenė, me tė cilėt Jusuf Buxhovi  ėshtė konsultuar vazhdimisht.

 

*   *   *

 

       Me rastin e njė vjetorit tė vdekjes sė Ibrahim Rugovės (Janar 2007) nė njė emision tė natės (nė Radi Kosovė) qė e drejtonte gazetari Mentor Mripa, Jusuf Buxhovi, pat deklaruar se programin e Lidhjes Demokratike e ka hartuar vetė, ndėrsa Mehmet Kraja duke pas parasysh se ky program “ishte i mbushur me fraza politike, me periudha tė gjata e konfuze, pra, njė tekst i shkruar pa sintaksė shqip dhe pa mendim tė qartė politik” ka dyshuare se ėshtė shkruar nga Buxhovi dhe ka theksuar se, ky program ėshtė shkruar “nga njė person “pa emėr” qė i takon klanit tė vjetėr politik, autonomist…”. Prandaj, duhet thėnė shkurt e shqip se, programi dhe statuti i Lidhjes Demokratike tė Kosovės ėshtė pėrpiluar diku nė zyrat e Komitetit Krahinor tė LK tė Kosovės dhe si i tillė ėshtė miratuar unanimisht nė kuvendin themelues tė LDK-sė mė 23 dhjetor 1989.

 

Ēfarė pėrmbajtje kishte Programi i Lidhjes

 Demokratike tė Kosovės?!

 

      Programi dhe statuti i LDK-sė (si dokumente bazė pėr politikėbėrjen e saj) nuk dallonin shumė nė pėrmbajtje nga platformat politike tė KQ tė LKJ-sė, qė hartoheshin deri nė vitin 1989 pėr zhvillimet  politike nė Kosovė.

 

      Pėr ta bėrė tė qartė esencėn e programit tė LDK-sė, qė u miratua pa asnjė kundėrshtim nė kuvendin themelues tė saj, nė vijim sjellė disa pjesė tė programit:

 

      Nė Programin e LDK-sė, ndėr tė tjera thuhet:

-         Jugosllavia, duhet kuptuar si interes i secilit, ngase ajo ėshtė themeluar me vullnetin e lirė tė tė gjithėve, edhe me vullnetin e popullatės sė Kosovės dhe se pėr ēdo rregullim tė ri tė federatės ėshtė e drejtė imanente qė tė vendosin lirisht edhe qytetarėt e Kosovės.

-         Lidhja Demokratike e Kosovės angazhohet pėr njė Jugosllavi demokratike, federative, socialiste dhe pėr reformėn e sistemit politik nė kėtė drejtim.

-         Lidhja Demokratike e Kosovės angazhohet pėr zhvillimin e raporteve demokratike nė federatė, duke e kuptuar atė si bashkėsi tė subjekteve tė barabarta tė republikave dhe tė krahinave, si bashkėsi tė qytetarėve dhe tė nacionaliteteve tė barabarta. Pra, angazhohet pėr federatė moderne, e cila do tė mundėsojė barazinė e nacionaliteteve, tė republikave dhe tė krahinave, pėr sistemin parlamentar nė bazė tė sė drejtės sė votimit tė lirė, tė drejtpėrdrejtė e tė pėrgjithshėm, pėr Kuvend Federativ tė pėrbėrė nga Dhoma e Republikave dhe e Krahinave, si dhe nga Dhoma e Qytetarėve.

-         Lidhja Demokratike e Kosovės ėshtė: “kundėr manipulimeve nacionaliste e burokratike me ēėshtjen kombėtare. Lidhja Demokratike e Kosovės pėrpiqet pėr barazinė e plotė tė nacionaliteteve nė Jugosllavi” etj. etj .

 

·       Lexoni tė plotė:  Programin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės

 

Kush ishin politikanėt e “klanit tė vjetėr politikė”?!

 

      Sipas dokumenteve zyrtare tė LDK-sė saktėsohet, se: “Iniciativa pėr themelimin e njė partie qė do tė pagėzohet Lidhja Demokratike e Kosovės, doli nga shkrimtarėt Jusuf Buxhovi, Ibrahim Berisha, Mehmet Kraja dhe Xhemail Mustafa ( tė gjithė gazetarė tė Rilindjes - vėrejtja ime) ”, ndėrkaq Mehmet Kraja, nė librin e tij „Vite tė humbura“ Jusuf Buxhovin, Koordinatorin e Kėshillit nismėtar tė LDK-sė, e paraqet si njeriun kyē, qė ka pas konsultime tė vazhdueshme me njerėz tė tjerė, edhe nga radhėt e regjimit komunist.

 

      Edhe pse opinioni i gjerė publik kėtė fakt asnjėherė  s’e ka ditur, pėrfaqėsuesit e “elitės intelektuale” gjegjėsisht “nismėtarėt” publik pėr themelimin e LDK-sė, e dinė shumė mirė, se inicuesit e vėrtet (nė prapaskenė), me tė cilėt ėshtė konsultuar vazhdimisht Buxhovi, pėr themelimin e LDK-sė si njė “parti alternative” nga LKJ’ja ( e cila asokohe po i numėronte muajt e fundit deri nė shpėrbėrje), ishin pikėrisht zyrtarėt e Komitetit Krahinor tė LK tė Kosovės: Rrahman Morina, Kryetar i KK tė LKK-sė *, Agim Mala, anėtar i Kryesisė sė KK tė LKK-sė dhe drejtor i RTP-sė, etj.

 

( * Rrahman Morina qysh nė fillim tė vitit 1989 pas “dorėheqjes” sė Kaqusha Jasharit, duke qenė njeriu mė i besuar i Sllobodan Millosheviqit emrohet Kryetar i KK tė LK tė Kosovės, ndėrsa karierėn e tij e kishte nisur nė Beograd si kuadėr i sigurimit tė shtetit. Ishte zėvendės i sekretarit Federativ tė Punėve tė Brendshme Franjo Hėrleviqit. Pas demonstratave tė pranverės sė vitit 1981, Morina dėrgohet nė Kosovė po nė pozitėn e zėvendėsit tė Sekretarit tė Sekretaritat Krahinor pėr Punė tė Brendshme, Mehmet Maliqit, njė kuadėr i UDB-sė qė nga koha e Rankoviqit, dhe mė vonė vihet nė krye tė  kėtij sekretariati.)

 

·       Foto: Agim Mala

 

·       Foto: Binomi i deformuar Sllobodan Millosheviq - Rrahman Morina

 

      Jusuf Buxhovi dhe buxhovėt tjerė e kanė ditur madje shumė mirė, se, Agim Mala (gjatė periudhės sė formėsimit tė idesė pėr formimin e LDK-sė si “parti alternative”) e ka luajtur rolin e ndėrmjetėsit, nė mes tė partisė nė pushtet (LKJ) dhe atyre (elitės intelektuale) qė po “lindnin” njė parti tė re, tė quajtur LDK.

 

      Agim Mala, nė njė dokumentar televiziv (pėr RTK-nė) i pėrgatitur nga Baton Haxhiu dhe Andi Bushati, krejt sipėrfaqėsisht flet pėr angazhimin e tij (nė prapaskenė) pėr themelimin e LDK-sė dhe kontaktet qė ka pas me “nismėtarėt” publik tė kėsaj partie, prandaj i mbetet Jusuf Buxhovit dhe tė tjerėve, qė ta sqarojnė kėtė ēėshtje deri nė fund.

 

Themeluesit e LDK-sė, qė iu shitėn falas

UDB’sė!

 

      Nė Kuvendin themelues tė LDK-sė qė u mbajt mė 23 dhjetor 1989, sipas QIK-ut „morėn pjesė 96 veta“, ku shumica prej tyre i takonin elitės intelektuale shqiptare qė deri dje ishin anėtarė tė LKJ-sė dhe njerėz me pozita tė ndryshme shkencore dhe politike nė institucionet akademike. Kjo elitė intelektualėsh gjatė viteve tė 70-ta e 80-ta duke qenė pjesė e sistemit politik-institucional, kishte nėn kontroll tė gjitha institucionet shkencore, informative, kulturore, botuese etj., nė Kosovė dhe, madje shumica prej tyre ishin bėrė edhe argat tė Shėrbimit Sekret  jugosllavė ( UDB-sė). 

 

      Pėr tė argumentuar kėtė argatllėk, nė vijim  po pėrpiqem t“i vė nė dukje disa fakte. Nė vitin 2000 nė Shkup ėshtė botuar libri „Ballė pėr ballė me vdekjen“ i Nafi Ēegranit. Autori i librit nga marsi i vitit 1969 - deri nė vitin 1980 ka punuar nė Sektorin II tė Shėrbimin Sekret tė Sigurimit Shtetėror, pranė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Maqedonisė nė Shkup. Nė kėtė libėr ish-udbashi Ēegrani nė mes tjerash spikatė veprimtarinė e kėtij shėrbimi famėkeq nė hapėsirat shqiptare nė ish-Jugosllavi, dhe i bėnė publike disa nga emrat e „elitės intelektuale“ qė iu „shitėn“ falas kėtij shėrbimi sekret.

 

·       Shiko: Autori dhe ballina e librit „Ballė pėr ballė“

 

      Ēegrani nė faqen 129 - 130 tė librit „Ballė pėr ballė me vdekjen“ shkruan (po citoi): „Edhe pas Plenumit tė Brioneve dhe rėnies sė Rankoviqit, vazhdon spiunazhi nė mes shqiptarėve si nė Maqedoni, ashtu edhe nė Kosovė, Mal tė Zi dhe Shqipėri. Gati tė gjitha redaksitė e gazetave dhe tė radiotelevizioneve nė Maqedoni dhe Kosovė shndėrrohen nė qendra rezidente, me tė cilat SDB-ja( UDB-ja – vėrejtja ime) vite me radhė e sinkronizonte veprimtarinė e vet tė errėt kundėr shqiptarėve.“ - pėrfundon citati.

 

      Ndėrkaq z.Ēegrani vijon: "Nė kohėn kur nė SDB tė Kosovės vrisnin e prisnin Mehmet Shoshi, Xhevdet Hamza, Mehmet Maliqi e Selim Brosha, kėtij shėrbimi sekret iu "shitėn" falas edhe shumė gazetarė tė "Rilindjes", si Maksut Shehu, Fadil Bujari, Mehmet Kraja, Sabri Hamiti, Jusuf Buxhovi, ndėrsa nė Televizionin e Prishtinės - Riza Alaj, Fahredin Gunga, Agim Zatriqi, disa tė punėsuar nė Arkivin Historik tė Kosovės etj.“ - pėrfundon citati. 

 

·       Lexo: kopjen e tekstit nga libri „Ballė pėr ballė“

 

      Nafi Ēegrani nė vazhdim thotė se „nė redaksin e emisioneve nė gjuhėn shqipe pranė Televizionit tė Shkupit tregohen mjaftė aktivė Luan Starova dhe Alush Kamberi,…“ dhe „nė radhėt e tyre hynė ndėrkohė edhe majori rezerv Menduh Ajdini, dhėndėr i Meti dhe Nushi Kėrliut *, si edhe dhėndri i tyre Ali Aliu“. (Pėr mė tepėr lexo te libri i N.Ēegranit fq.130).

     ( * Nushi Kėrliu ėshtė njė mik i Ibrahim Rugovės, nė shtėpinė e tė cilit ka ndenjur pėr dhjetė vjet rresht, gjatė shkuarje-ardhjeve tė tij nga Shkupi apo Tirana, pėr nė vendet perėndimore.)

 
      Siē vihet nė dukje nė kėtė d
ėshmi tė ish-udbashit Ēegrani, SDB-sė (UDB-sė), kėtij shėrbimi famėkeq sekret, iu paskan shitur krejt falas Jusuf Buxhovi, Sabri Hamiti * , Mehmet Kraja, Ali Aliu,… tė gjithė kėta anėtarė tė elitės intelektuale tė afėrt me regjimit komunist jugosllavė, e qė nė vitin 1989 ishin “ideatorė” tė themelimit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės (!!!)

      ( * Sabri Hamiti aktualisht ėshtė anėtar i Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės, kryetar i Komisionit pėr Punė tė Jashtme dhe anėtar i Komisionit pėr Integrime Evropiane. ( Shiko pozitat e Sabri Hamitit Kėtu ) Sabri Hamiti ėshtė mik i gjithanshėm i Ibrahim Rugovės, dhe konsiderohet si njėri mė me ndikim nė LDK.)

 

      Madje, nė kuvendin themelues tė LDK-sė kishte edhe pjestarė tė kėsaj “elite intelektuale” qė nė vitin 1958 denoncuan (nė UDB) aktivitetin patriotik tė Adem Demaēit, siē ishin: Zekeria Cana, Ali Aliu etj., dhe nga dėshmitė e tyre, mė 17 mars tė vitit 1959 Demaēi denohet me 5 vjet burg tė rėndė. 

 

·       Lexo shkrimin: Kush ishin denoncuesit e Adem Demaēit nė UDB,  nė vitin 1958-59?! Pėr mė tepėr lexoni librin “Dosja Demaēi”, Prishtinė 2003, faqe 54-55)

 

Cili ishte misioni intern i udbashit Jusuf

Buxhovi nė Gjermani ?!

 

      Siē u vu nė pah nga dokumenti i shpėrfaqur mė lartė,  Jusuf Buxhovi ishte njėri ndėr gazetarėt shqiptarė (nga elita intelektuale titiste) qė e kishte shitur veten krejt falas nė shėrbim tė UDB-sė famėkeqe. Aktualisht Jusuf Buxhovi ėshtė njė prej shkrimtarėve mė tė njohur nė Kosovė. Qysh si student, nė vitin 1967, punėsohet nė gazetėn "Rilindja", si gazetar nė rubrikėn e kulturės, ku fillimisht pasqyron filmin, e mė vonė letėrsinė, duke shkruar pėr disa vite si recenzent. Nė vitin 1976, pas njė konkursi intern, caktohet si korrespodent i gazetės "Rilindja" nė Gjermani, duke u bėrė kėshtu gazetari i parė i akredituar i njė mediumi nga Kosova nė kėtė vend perėndimor. Jusuf Buxhovi, ky korrespodenti i gazetės “Rilindja” i caktuar me konkurs intern pėr kėtė “punė” nė Gjermani, duket se atje ka shkuar me njė mision intern nga shėrbimi sekret jugosllavė, pėr tė survejuar veprimtarinė e organizatave politike shqiptare qė vepronin kundėr regjimit jugosllavė  nė Gjermani. Pėr tė argumentuar kėtė mision intern me karkater udbesk tė Jusuf Buxhovit tė kamufluar me punėn e “korrespodentit tė gazetės ”Rilindja” po i referohemi dėshmive tė bashkėveprimtarėve tė Jusuf Gėrvallės: Ibrahim Kelmendit dhe Hysen Gegės.

 

      Nė janar tė vitit 2007 ( me rastin e 25 vjetorit tė vrasjes sė vėllezėrve Gėrvalla e Kadri Zeka) Ibrahim Kelmendi boton romanin “Atentatet” dhe ato ditė ai ndoshta, ishte njeriu mė i intervistuar nga mediat shqiptare, pėr faktin se, nė romanin e tij (qė sapo kishte dalė nga botimi)  lexuesit kanė mėsuar pėr herė tė parė tė gjitha rrethanat e panjohura tė vrasjes sė Jusufit, Bardhoshit e tė Kadriut, nė natėn e kobshme tė 17 janarit 1982 nė Untergrupenbach tė Gjermanisė. Madje nė libėr bėhet i njohur edhe emri i vrasėsit ( tė mundshėm) tė tyre. “Ai qė vrau Jusuf Gėrvallėn jeton nė Kosovė, nė njė fshat tė komunės sė Suharekės. Ėshtė shqiptar dhe e ka emrin Rezil, thotė Ibrahim Kelmendi, nė intervistėn ekskluzive pėr gazetėn Express”.

 

·       Lexo: citatin e Ibrahim Kelmendit botuar nė gazetėn “Express”

·       Foto: Kopertina e librit “Atentatet”

 

      Nė njė intervistė me titull: ”E njoh vrasėsin e Jusuf Gėrvallės” dhėnė gazetės “Expres” ( mė 11 e 12. III. 2007 ) Kelmendi  spikatė aktivitetin e kamufluar tė Jusuf Buxhovit nėn petkun e korrespodentit tė gazetės “Rilindja”. Ibrahimi me kėtė rast duke shpjeguar pėrplasjet e Klubit shqiptarė nė Dyseldorf me pėrfaqėsuesit e konsullatės jugosllave,  e bėnė tė dukshėm (e sipėrfaėson) involvimin e korrespodentit tė “Rilindjes” nė kėtė situatė. 

 

      Ato (konsulli - vėretja ime) insistonin qė ta fusnin nėn tutelė Klubin e shqiptarėve aty, dhe ky, i kamufluar si gazetar, angazhohej pro konsullatės.” “Ai ndonjėherė ishte mė brutal se vet konsulli jugosllavė”! - kujton me saktėsi z.Kelmendi

 

      Pėr mė tepėr, I.Kelmendi, aktivitetin e korrespodentit Jusuf Buxhovi e sqaron nė librin e tij “Atentatet”. Nė faqen 159 tė librit Kelmendi pėr Jusuf Buxhovin shkruan (po citoi): ”Sa pėr ilustrim po sjell shembullin e korrespodentit tė gazetės “Rilindja”. Ky farė korrespodenti qe mė brutal se ata tė pėrfaqėsuesit jugosllavė. Konkretisht, ai kėmbėngulte qė nė emėrtim tė Klubit tė mos pėrmendej cilėsimi punėtorė “shqiptarė”, por “jugosllavė”. Kėrkonte qė Klubi atje tė quhej “Klubi i punėtorėve jugosllavė”, siē po quhej Klubi “Rilindja” nė Mynhen, “Pėrparimi” nė Bruksel dhe ndonjė klub i ngjashėm.”- pėrfundon citati.

 

      Nė intervistėn dhėnė tė pėrditshmes “Expres” Ibrahim Kelmendi shpėrfaq edhe njė moment shumė interesant lidhur me korrespodentin e “Rilindjes” Jusuf Buxhovi, qė ka tė bėjė me burgosjen e Hysen Gegės, njėri nga bashkėveprimtarėt e Jusuf Gėrvallės, i cili nė librin “Atentatet” ėshtė personazhi me pseudonimin “Vasili”.

 

      Hysen Gega (Vasili), pasi kishte shkuar pėr t“i kaluar pushimet nga Shtutgarti i Gjermanisė nė Kosovė, nė 31 dhjetor 1980 arrestohet nga UDB-a. Kelmendi lidhur me arrestimin e Hysen Gegės thotė (po citoi): ”...kur Vasilin( Lexo - Hysen Gegėn) e arrestuan nė Kosovė, gazetarin nė fjalė (Lexo - Jusuf Buxhovin) e sjellin nga Gjermania pėr ta marrė nė pyetje gjatė procesit hetues, meqė duhet tė jetė vlerėsuar si njohės mė i mirė i veprimtarisė sonė nė Perėndim.”- pėrfundon citati.

 

Si e mori nė pyetje Hysen Gegėn, udbashi Jusuf Buxhovi nė ambientet e UDB-sė,

nė janar 1981?!

 

      Kėtė pohim tė Kelmendit, mė sė miri e sqaron vetė ish i burgosuri Hysen Gega, nė njė intervistė me titull ”Asgjė nuk harrohet” tė botuar nė gazetėn “ZiK” dhe nė librin “Terror, dhimbje, qėndresė”, tė autorit Faridin Tafallari nė faqet 342-344.

 

      Hysen Gega nė kėtė intervistė shpėrfaq gjithanshėm rrethanat e marrjes sė tij nė pyetje nga Jusuf Buxhovi etj., nė zyrat e sigurimit shtetėror – UDB, nė Prishtinė.

 

·       Foto: Hysen Gega dhe Jusuf Buxhovi

 

      Nė pyetjen e gazetarit tė njohur Bislim Elshani: ”Hysen, a tė kujtohet se kur je arrestuar me t“u kthyer prej Gjermanisė dhe kush tė ka marrė nė pyetje pas arrestimit?” Hysen Gega pėrgjigjet: “Posi. Po ato janė gjėra qė nuk harrohen. Mė kanė arrestuar mė 31 dhjetor 1980 nė orėt e hershme tė mėngjesit, diku kah ora 5 - 6 sapo kishte filluar pakėz tė zdritej. Hetimet e mija kanė zgjatur rreth 6 muaj. Pothuajse gjatė gjithė kohės sė hetimeve mė kanė marrė nė pyetje Mehmet Lumi dhe Lorenc Selmani. Kah fundi i hetimeve mė ka marrė nė pyetje edhe Adem Ibrahimi. Por nė fillim tė janarit 1981, data e saktė nuk mė kujtohet, po ashtu mė ka marrė nė pyetje edhe Jusuf Buxhovi. Kėshtu ma kanė prezentuar atė. Pėr Jusuf Buxhovin kisha dėgjuar mė parė se ishte korrespodent i „Rilindjes“ nė Bon, por nuk e kisha parė kurrė me sy. Pėr herė tė parė e kam parė aty, nė lokalet e Sekretariatit nė Prishtinė.”

 

      Nė pyetjen vijuese: ”Sa herė e ke parė gjithėsejt Jusuf Buxhovin nė jetėn tėnde?”, Hysen Gega saktėson: “Dy herė. Njė herė nė fillim tė janarit 1981 kur mė ka marrė nė pyetje dhe njė herė tjetėt nė fillim tė vitit 1991 nė Lokalet e lidhjes Demokratike tė Kosovės nė Prishtinė.”

 

      Ndėrkaq nė pyetjet, lidhur me sjelljet e z.Buxhovi gjatė hetimeve dhe pėr ēka interesohej tė dinte mė sė shumti, Hysen Gega thotė: ”Qėllimi i tij ishte qė unė tė pendohem pėr aq sa kisha bėrė. Mė thoshte se mė kishte pėrcjellur atje (nė Gjermani – vėrejtja ime) dhe se i dinte tė gjitha gjėrat. M“i pėrmendi disa lokale, por pėr fat nė ato lokale unė s“kisha qenė kurrė. Nė kėtė mėnyrė bile ai mė ndihmonte, ma bėnte me dije se s“dinte, se dinte fort pak ose fare lidhur me ēėshtjen time. Mė bėnte presion psikik. M“i ofendonte shokėt, vėllezėrit Gėrvalla … me sharje nėne e me fjalė tė cilat as me laps nuk shkruhen”. Nė fund Hysen Gega, sqaron edhe njė ofertė tė udbashėve pėr vrasjen - likuidimin e vėllezėrve Gėrvalla …!

 

Intervista e plotė e Hysen Gegės

 

Intervistė: Hysen Gega, ish i denuar politik

 

ASGJĖ NUK HARROHET

 

      Hysen Gega, i lindur nė fshatin Sallgrazhdė me 1950, njihet midis tė burgosurve politikė kosovarė si “legjendė e burgjeve jugosllave“ pėr shkak tė qėndrimit tė tij tė paepur dhe pėrherė kryengritės. Pėr herė tė parė unė vetė kam pasur rastin ta njoh atė gjersa isha nėn hetime nė Burgun e Qarkut tė Prizrenit gjatė verės sė vitit 1981. Isha nė vetmi. Sa herė qė dilja nė shetitje, prej njė dhome nė katin e II-tė, nė mes parmakėsh depėrtonte njė grusht i pėrcjellė me njė zė: „Mos u mėrzit! Vdekje titizmit!“. Kush ish ky njeri vallė qė nuk e njihja? Pas njė gabimi tė rastėsishėm (ose tė qėllimtė) tė gardianėve, mė ra ta takoja nė oborrin e burgut. Iu prezentova dhe m“u prezentua. M“u kujtua se emrin e tij ma kishin pėrmendur disa herė nė hetuesi, mbase pėr tė zbuluar ndonjė lidhje tė mundshme. Pas  ca muajsh atė e degdisin nė burgje tė tjera, nė Burgun Qendror nė Beograd dhe sė fundi nė Nish, ndėrsa mua nė Leskovc.

 

      Ka vetėm katėr klasė fillore. Megjithatė ka lexuar njė bibliotekė tė tėrė. Por shkollėn mė tė madhe ia dha jeta. I detyruar tė punojė qė nė moshė tė re pėr bukėn e gojės, vajti nė fillim nė Beograd pastaj edhe jashtė vendit, nė Gjermani, ku i ra tė punonte me veprimtarėt mė tė shquar patriotė tė atjeshėm. Pothuajse jeta i kaloi nė mėrgim.

 

      Lidhur me njėrin prej aksioneve ilegale qė kishte kryer, me ē“rast i kish vėnė zjarrin emrit tė Titos tė shkruar me lule nė njė hapėsirė tė gjėrė nė njė parkė tė Prizrenit, gjykatėsi e kish pyetur: - Kush ta dha idenė pėr njė gjė tė tillė, - ai i ish pėrgjigjur pa hezitim: - Nė njė film dokumentar kam parė djegjen e Rajhshtagut, kryqit tė thyer fashist dhe tė fotografisė sė Hitlerit. Aty e mora idenė.

 

      Lidhur me ndriēimin e disa fakteve qė patėn jehonė nė opinion, bėmė njė intervistė tė shkurtėr nė fshatin e tij.

 

PYETJA: Hysen, a tė kujtohet se kur je arrestuar me t“u kthyer prej Gjermanisė dhe kush tė ka marrė nė pyetje pas arrestimit?

H.GEGA: Posi. Po ato janė gjėra qė nuk harrohen. Mė kanė arrestuar mė 31 dhjetor 1980 nė orėt e hershme tė mėngjesit, diku kah ora 5 - 6 sapo kishte filluar pakėz tė zdritej. Hetimet e mija kanė zgjatur rreth 6 muaj. Pothuajse gjatė gjithė kohės sė hetimeve mė kanė marrė nė pyetje MEHMET LUMI dhe LORENC SELMANI. Kah fundi i hetimeve mė ka marrė nė pyetje edhe ADEM IBRAHIMI . Por nė fillim tė janarit 1981, data e saktė nuk mė kujtohet, po ashtu mė ka marrė nė pyetje edhe JUSUF BUXHOVI. Kėshtu ma kanė prezentuar atė. Pėr JUSUF BUXHOVIN kisha dėgjuar mė parė se ishte korrespodent i „RILINDJES“ nė Bon, por nuk e kisha parė kurrė me sy. Pėr herė tė parė e kam parė aty, nė lokalet Sekretariatit nė Prishtinė.

 
PYETJA: Sa herė e ke parė gjithėsejt JUSUF BUXHOVIN nė jetėn tėnde?

 H. GEGA: Dy herė. Njė herė nė fillim tė janarit 1981 kur mė ka marrė nė pyetje dhe njė herė tjetėt nė fillim tė vitit 1991 nė LOKALET E LIDHJES DEMOKRATIKE TĖ KOSOVĖS NĖ PRISHTINĖ.

 
PYETJA: A ishte fjala pėr tė njėjtėn fytyrė?

HYSEN GEGA: Po

 

PYETJA: A mund tė na i pėrshkruani sjelljet e tij gjatė hetimeve? Pėr ēka interesohej mė shumė dhe si sillej?

H. GEGA: Qėllimi i tij ishte qė unė tė pendohem pėr aq sa kisha bėrė. Mė thoshte se mė kishte pėrcjellur atje (nė Gjermani - vėrejtja ime) dhe se i dinte tė gjitha gjėrat. M“i pėrmendi disa lokale, por pėr fat nė ato lokale unė s“kisha qenė kurrė. Nė kėtė mėnyrė bile ai mė ndihmonte, ma bėnte me dije se s“dinte, se dinte fort pak ose fare lidhur me ēėshtjen time. MĖ BĖNTE PRESION PSIKIK. M“I OFENDONTE SHOKĖT, VĖLLEZĖRIT GĖRVALLA; IBRAHIM KELMENDIN. E ofendonte Enver Hoxhėn. Mė thoshte se ata janė nė rrugė tė gabuar dhe se edhe mua mė paskan hudhur nė rrugė tė gabuar prandaj duhet…

 
PYETJA: Domethėnė shprehej me fjalorin mė tė ndytė tė UDB-sė?

H.GEGA: PO. PO. PO. ME SHARJE NĖNE E ME FJALĖ TĖ CILAT AS ME LAPS NUK SHKRUHEN.


PYETJE: Sa herė tė ka marrė nė pyetje?

H. GEGA: Vetėm njė herė. Ka zgjatur disa orė, saktėsisht nuk mė kujtohet, Dy deri nė tri orė. Nė prezencėn e tij presion psikik nuk mė kanė bėrė, nuk mė kanė rrahur me asgjė… Gjatė asaj kohe kanė qenė mjaftė korrektė. Aty ishin prezent MEHMET LUMI e LORENC SELMANI.


PYETJE: A ka pasur ndonjė pyetje tė BUXHOVIT rreth vėllezėrve GĖRVALLA?

H. GEGA: Jo, ai s“mė pyeste asgjė pėr ta vetėm se i ofendonte, i shante. Thoshte se ata janė nė njė rrrugė tė gabuar, se ne kurrė s“kemi qenė mė mirė…

 
PYETJE: A mos e ke njohur rastėsisht BUXHOVIN gjatė qėndrimit tėndė nė RF tė Gjermanisė?

H.GEGA: Jo.

 
PYETJE: A ėshtė dėshmuar gjatė marrjes nė pyetje se ai tė ka njohur ty?

 H.GEGA: Po. Kur mė kanė sjellė nė zyrė, ata mė kanė prezentuar nė bisedė e sipėr ai (BUXHOVI) mė ka thėnė se tė kam pėrcjellė, se tė kam njohur shumė mirė, i kam pėrcjell edhe vėllezėrit GĖRVALLA. M“i pėrmendte disa lokale e kafene, pėr tė cilat pėr herė tė parė dėgjoja prej tij.

 
PYETJE: Z.Hysen, kemi dėgjuar edhe pėr njė ofertė qė tė ka bėrė UDB-a jugosllave lidhur me likuidimin e vėllezėrve GĖRVALLA. Sa ėshtė e vėrtet kjo?

H.GEGA: Po. Kanė qenė tė pranishėm aty MEHMET LUMI, ADEM IBRAHIMI, LORENC SELMANI, VESEL KRASNIQI dhe njė SERB. Pėr herė tė parė e kam parė atė aty, vetėm se kam dėgjuar se edhe ai ishte inspektor. Kjo ka ndodhur dikund nė muajin qershor 1981, kah mbarimi i hetimeve tė mia, nė zyrat e SPB-sė sė Prizrenit. Vetė MEHMETI mė ka thėnė, ashtu si edhe tė tjerėt se “DO TĖ LĖSHOJMĖ PREJ BURGUT E DO T“I BĖJMĖ TĖ GJITHA KUSHTET E MUNDSHME, DO TĖ JAPIM ARMĖ ĒFARĖ TĖ DUASH, KEMI ARMĖ SPECIALE….SHKO LIKUJDOI VĖLLEZĖRIT GĖRVALLA, OSE IBRAHIM KELMENDIN! Tė holla pėrveē shpenzimeve, njėqindė mijė marka mė tepėr i ke“.  Kjo ishte e tėra. Pėr kėtė i kam bėrė me dije edhe shokėt pasi mė kthyen nė burg nga lokalet e SPB-sė.


PYETJA: Ēfarė ishte pėrgjigjja jote pas njė oferte tė tillė?

H. GEGA: Atyre u thash kėshtu:“I kam katėr fėmijė pėr tė cilėt gjithmonė kam qenė i pėrmalluar sepse tėrė jeta mė ka shkuar nė mėrgim. M“i ofroni fėmijėt e mi kėtu dhe mė jepni automatikun. Nėse mund t“i vrasė ata atėherė mund ta bėj edhe veprėn qė kėrkoni ju.“ Pas kėtyre fjalėve inspektori serb intervenoi me fjalėt se nuk duhet zgjatur mė tej sepse ky njeri i ka tejkaluar tė tridhjetat dhe pas kėsaj moshe, sipas tij, bindjet politike po kalokan edhe nė gene dhe s“paska forcė qė t“i ndryshojė.


Bisedėn e zhvilloi: B.Elshani

 

·        Kjo intervistė ėshtė marrė nga libri: “Terror, dhimbje, qėndresė“ i autorit Faridin Tafallari, botuar nė faqet: 342 - 344.