Me rastin e 63 vjetorit tė lindjes sė Jusuf Gėrvallės

 

Jusuf Gėrvalla dhe romani i tij ”Rrotull”

 

     Nė mbarim tė vitit 1981 nė panairin ndėrkombėtar tė librit nė Frankfurt tė Gjermanisė Perėndimore, pata rastin tė takoj pėr herė tė parė e tė fundit shkrimtarin, gazetarin dhe personalitetin e shquar tė Kosovės, Jusuf Gėrvallėn. Erdhi te stenda e librit shqiptar sė bashku me tė vėllanė njė ditė shiu, pa rėnė fare nė sy, midis dhjetėra vizitorėve. Trupmesatar, gjysmėbiond ai kishte nė tėrė qenien e tij atė lloj thjeshtėsie dhe paraqitjeje tė zakonshme, pas tė cilės ndihet menjėherė thellėsia dhe e pazakonshmja.

 

     Biseduam gjatė atė ditė midis rrėmujės sė panairit dhe pastaj mė gjatė nė mbrėmje nė njė kafe tė qytetit. Poet, prozator, publicist militant, Jusuf Gėrvalla kishte tė gjitha cilėsitė dhe dimensionet qė e bėjnė tė shquar njė personalitet tė letrave e tė kulturės. Pėr fat tė keq mundėsitė e tij mbetėn tė pashprehura plotėsisht.

 

     Pak kohė mė vonė, nė natėn e errėt tė 17 janarit 1982, ai bashkė me tė vėllanė u vranė nė Untergrupenbah nė afėrsi tė Shtutgartit tė Gjermanisė Perėndimore nga plumbat e armiqve tė kombit shqiptar, duke shtuar kėshtu numrin e martirėve tė kėtij kombi. Vrasja e Jusuf Gėrvallės ndėrpreu, veē tė tjerash, njė nga krijimtaritė mė origjinale e me kolorit tė letrave shqipe.

 

     Romani ”Rrotull” qė lexuesi ynė e merr nė dorė sot, ėshtė pėrpjekja e parė e Jusuf Gėrvallės nė prozėn e gjatė. I shkruar nė traditėn e rrėfimit popullor dhe duke shfrytėzuar arketipat e letėrsisė orale shqiptare, ky roman ėshtė nisja e njė rruge qė mbeti, nė fillimet e saj.

 

     Duke pėrshkruar mjedise tė fshatit kosovar, tipa dhe ngjarje tė ndryshme, autori ka prekur plagė tė ndjeshme tė atij realiteti, siē janė varfėria, kurbeti, mentalitetet prapanike etj.

 

     Krijimtaria letrare e Jusuf Gėrvallės, poezitė e tij, si dhe proza artistike e publicistika pėrbėjnė njė kontribut tė rėndėsishėm nė rrugėn e zhvillimit tė artit e tė mendimit shqiptar.

 

     Ismail Kadare

 

·        Ky shkrim ėshtė si parathėnie e romanit ”Rrotull” qė pėr herė tė parė u botua nė Tiranė mė 1983 nga Shtėpia Botuese ”Naim Frashėri”. Kėtė botim e ilustroi me njėmbėdhjetė punime Piktori i Popullit - Abdurrahman Buza.

.......................................

 

·        Mr.Sc.Myrvete DRESHAJ: Dimensioni  kombėtar dhe krijues i Jusuf Gėrvallės