Duke e pėrkujtuar Jusuf Gėrvallėn nė 63-vjetorin e lindjes

 

ENDE KA NJERĖZ

 

·       Ēast me poezinė e Jusuf Gėrvallės “Ka akoma poetė”, botuar nė vėllimin poetik “Fluturojnė e bien”, 1975.

 

Shkruan: Kadri Rexha

_____________________________

 

     “Ka njerėz qė akoma dinė se dielli ndrit”. Ēuditshėm tingėllon nė e parė. Natyrisht, sot. Nė kėtė atmosferė. Kur thuhet se “bota ka brenga mė tė mėdha“. Nė kohėn e atomit dhe tė raketave kosmike. Nė kohėn kur ēdo gjė matet me masat mė tė vogla e mė tė mėdha tė zbulimeve tė reja shkencore e teknike. Flitet pėr perėndimin e shekullit tė njėzetė dhe pėr zvogėlimin e njeriut. Kompjuteri dhe truri. Kėmba dhe asfalti. Brenda sekondit sheh dhe dėgjon  ēdo gjė ngjan meridianeve tė planetit tonė. Ku ėshtė njeriu? Zėri i tij? Dhe, zhurmat e shekullit? Bukė e pėrditshme: robotėt! Njeriu po zėvėndėsohet. Ngadalė vjen tėhuajsimi. Prandaj, kėlthet. Britma e tij nuk shkon mė larg se tek vetvetja. Nuk e dėgjon kush. Shprehia i vak shqisat. Indiferencė. Apati. Tė pranishme nė ēdo hap. Atėherė, ēfarė tė bėhėt? Opiumi-shpėtim?! Gjumi-helm?! Ėndėrrimet, pėr njė ēast?! A bėjnė prehje shtegėtimet nėpėr botė?A iket prej vetvetes? Dalje nga lėkura?! Ku i kanė rrėnjėt vetėvrasjet? Zbulime tė mėdha! Njeriu, i humbur nė mjegull. Shoqėria, e tillė. Dhe, dyndjet nė shpirt. Mungon uni. Qėllimet e jetės. Kėshtu thuhet. (!!!).

 

KA AKOMA POETĖ

 

Shkruan: Jusuf Gėrvalla

 

1.

ka njerėz qė akoma dinė se dielli ndrit

mes akullnajash nė shpirt mes muresh tė qytetit

ka njerėz qė akoma ia dinė ngjyrėn lules

mes drizash tė malit mes sendesh tė vjetra

ka akoma njerėz qė dinė se kafshėt kanė ekzistuar

mes nesh mes drunjsh e ujėvarash mes xhunglash

ka njerėz qė ėndėrrojnė akoma ka njerėz

qė dinė si piqet rrushi n’hardhi si perėndon

njerėz qė kurrgjė s’dinė qė akoma prekėn me kėngė e zgjohen

me frymė zgjohen kėta njerėz tė shqetėsuar

 

2.

ka njerėz qė tėrė ditėn fluturojnė ēudi

ka njerėz qė gjithė natėn flenė nėn ujėvara

lumit i besojnė si njeriut e flenė nganjėherė edhe pas dreke

njerėz me ballė tė ēiltėr me shokė shumė e tė dashur

e femra qė i dashurojnė

ka njerėz tė ēuditshėm sot kudo nė botė

ka varre pėr kėta njerėz nė tokėn e shkelur tė Kilit...

 

     A besohet?

     Njeriu. Qėllimet. Puna. Shpėtimi. Qėllimet dhe puna: Tė mbajnė. Tė forcojnė. Tė ngrisin sėrish. T’i hapin horizontet e pakufijshme. Prandaj, duhet bėrė diēka. Ku ėshtė kuptimi i jetės? Fajtorėt e bigėzimit tė arsyes nė luhatje tė mėdha? Nuk janė shumė, megjithėse mėndohet. Gjakimi i njeriut nuk ka humbur. Ende gjėllinė. Nė ēdo mes. Pėrballė brengave tė ditės. Pėrballė reaktorėve, armėve bėrthamore dhe biologjike. Ai ėshtė i pranishėm. Kudo nė botė. Edhe nė mesin tonė: “ka njerėz qė ėndėrrojnė, akoma ka njerėz qė dinė si perėndon”. Po, ka njerėz. Ka dėshira. Ka dashuri. “Ka njerėz qė akoma ia dinė ngjyrėn lules“. Ani qė jemi nė epokėn e kozmetikės. Kur bukuria e plakės shėmtohet me hekurosjen e fytyrės. Kur floku ndėrron ngjyrėn shumė herė brenda ditės. C’shpikje! Hutimi i rrugės njerėzore. Hi nė sy. Cdo gjė me patent. Ndėrsa, parmenda kotet nėn srehė : pasqyrė e fshatit. Aty ku s’mungon batica. Veē, ylli polar. Rruga dhe mali. Kulla dhe shpresė. Aty “ka njerėz qė kurrgjė s’dinė, qė akoma preken me kėngė e zgjohen me frymė”.  Tė ēuditshėm janė kėta “njerėz qė gjithė natėn flenė nėn ujvare (e) lumit i besojnė si njeriut”.

 

     Po. I kėtillė ėshtė edhe poeti. I pari e ndien frymėn. Ndizet. Mbytet nė dhembje. Shpėrthen nė gėzime. Sė andejmi vjen fjala e tij plot pezmė. Fjala e tij e ėmbėl. Veson dhe trimėron. Se “akoma ka njerėz” . Prerė thuhet me gojėn e tij. Ngushėllimet nuk na duhėn. E balli i ēiltėr i poetit ndritė rrugėt e pėrbaltura, tė errėta. Ai nuk ėshtė i vetėm. Ka shumė shokė tė dashur.

 

      Njerėzit e shqetėsuar e kuptojnė. Dhimben e tij. Fatin e vet. Pėr kėta njerėz ka “femra qė i dashurojnė”. Se dashuri ka ende. Nuk i ka humbur kuptimi. Edhe pse thuhet e kundėrta. Njeriu njeri mbetet. Sidomos poeti. Ai i vėrteti. Qė frymon me tė tjerė njerėz. Ai qė nuk ruan gjė pėr vete. Se tė gjitha i ka pėr t’ua falur tė tjerėve. E prej tyre veē helmin thithė. Helmin e vuajtjeve. Helmin e jetės. Ushqen shpirtin si nikotina mushkėritė. Lulet i vret verdhėsia. Vetė helmohet. Tė tjerėt i shėron. Tė paktėn ua lehtėson dhembjet e ditės. Duke marrė pjesė nė to. Kėtu dhe meridianeve. Pėr tė, tė panjohur nuk ka. Kudo janė njerėz. Nė emėr tė dashurisė, secila lule zbukurohet nga ngjyra e vet. E, ndėr ta, “ka njerėz qė dinė se kafshėt kanė ekzistuar mes nesh”. E kudo nė botėn njerėzore. “Mes akullnajsh, nė shpirt, mes muresh tė qytetit”.  Nė planetėn tragjike. Ndaj, ato i zbulojnė. Ua ējerrin maskat. I qesin para nesh. Ua vijėzojnė fytyrėn e vėrtetė. Qė ne pastaj t’i njohim mė mirė. T’i dallojmė. Barėrat e egra tėharren pa dhembje. Kėshtu poetėt punojnė pėr tė tjerėt. Nė emėr tė fisnikėrisė njerėzore. Jetėn e vet e shuajnė nė zjarr. I ferrojnė ditėt mė tė mira. “Fluturojnė e bien”. Pėr t’i ndėrruar gjėrat. Dhe, e dinė, qė nė fillim tė misionit tė vet: Askush kėngės nuk i ka dalė nė fund. Mbarimi vjen i vetmuar. Deri sa botės po i shtohen brengat: “ka varre pėr kėta njerėz nė tokėn e shkelur tė  Kilit”. Dhe pėr tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tyre. Por, njerėzimi nuk shuhet. Si bijtė e tij tė ndieshėm. Si lulet e para qė i vret bryma. Udhėrrėfyesit jetojnė amshueshėm. Me veprėn. Me flakėn e saj. Njė gjė duhet tė dihet: ata i pret nderi. Edhe kėtė tonin. Se historia nuk shkruhet vetėm me majėn e shpatės. As vetėm me lumenjtė e gjakut. Atė e krijon koha. Njerėzit dhe ngjarjet. Qėndresa nė kohė. Pėrpjekjet... Ndaj, ende ka njerėz... qė dinė se asgjė nuk ėshtė e pėrhershme. As robotėt. As mjegulla. As tėhuajsimi. As… as… Shekulli - ēast. Kthjellohet. E njeriu, NJERI mbetet.

 

·       “Flaka e vėllazėrimit”, 26. 06. 1977 dhe  “Rilindja”,17.06.1978

 

Lexo: Jusuf Gėrvalla

 

Nga cikli poetik kushtuar Jusuf Gėrvallės

 

Shkruan: Kadri Rexha

 

1. SI TA ZĖ VARGUN

 

Tash je mė afėr

Nuk pėrfton vetėm netėve tė vona

Shpirtkandil farfuritės

I ngrohtė mbi tė gjithė

Fluid nė shtėpinė time tė ngushtė

Dorė e zellshme mes lulesh tė verdha

Ta shoh nė buzė shpėrthimin e pranverės

Nė stinėn e bardhė

 

Asnjė natė pa ty

Nuk pushon tė heshtė me bubullimė

Asnjė ēati pėr be s’e rrėzuan rrufetė

Je jugė e bardhė. Je tambėl mbi zjarr

Lejlek i oxhakut tim

Nuk beson.Ti e paske ditur si lind si pėrendon

Stina. Si ringjallet njeriu

 

Si ta zė fjalėn. Pėrfytyrimin

E netėve tė gjata. Bisedat pėr tė dashurit

Shtegėtimin tim nė ngazėllimin tėnd tė ēiltėr

Pėr  “duartrokitjet qė vijnė nga rreshtat e fundit”

Vargu i parė i poezisė qė do tė shkruhet

Lisi mė blerosh i bjeshkės

 

Tė vrau fjala e fundit

Uji qė nuk ecėn. Bėrraka

Fluturimi yt ėshtė fillim i ri qė premton

Po tė sheh nė ėndėrr zabeli

Kroi i etheve. Maja e Strellcit

Nė fantazinė e fėmijės je trimi i kėngės

Nė shqetėsimin tėnd mė sė paku ka vend droja

 

“Fjala”, qershor 1980

 

2. ZGJIM GJAKU

 

Kudo qė tė kėrkoj tė gjejė kudo

Nė fjalė nė lule nė kullė nė mal

Muret janė rrėnuar mes njerėzish

Sikur fati prore ngel mbi prag

Tė shtėpisė as i rėndė as transparent

E mban mend fundin e vjeshtės sė vonė

Dita qė solli shiun s’ish veē zgjimi im

Bėrraka s’u pėrmend mė beso

Nė plepat e kopshtit flenė zogj

Nė lumin e fushės rrjedh ujė i ri

 

“Bota e re”, maj 1981

 

3. LAJMĖTAR NADJESH

 

Kėnga jote

S’do t’i zgjojė kurrė mė

Ata qė i zgjove njė herė

Lajmėtar nadjesh

Ti qė kėndon vetėm njė avaz

Parmbrėmė mbrėmė dhe sonte

Kėrkojmė pemėn qė kėrkon edhe ti

Dhe tė gjithė ata qė ikėn

Pėr t’u bėrė drita jonė

Tashti flenė nėn bli

Nė zabel mes shavarit

Vetėm mbrėmjeve tė festave kthehen

Mes nesh hyjnė tė ēiltėrt

Me frymėn e sharkisė ngjallėn

E kalurojnė

 

“Bota e re”, maj 1981

 

4. KULLĖ MERMERI

 

Kujtimi pėr ty dhe kėnga pėr namin tėnd

Nėpėr dimensione kohe u vesh me tė blertė

Kėtu nė poret e nėnės tokė dhe nė shpirt

Qė nga lashtėsia bėjmė dashuri me shirat

Me mjegullat e vjeshtės me ritimin e kasollės

Vetėm balli qėndroi lartė kėshtjellė mermeri

Tė ushqyem me zjarr tė praruam me legjenda

U dogjėm u bėmė shpuzė pėr emėr pėr tokė

Shpresa kjo grua fisnike kurrė nuk na braktisi

Sa herė u nisėm nė pritje tė vjeshtės sė tretė

Siē presim rrezėn e parė nė pjergull mbi derė

Si puthjen e ėmbėl tė nėnės nė ditėlindjen tonė

Nė zgurrin tėnd tė bruztė lind ėdėrra prej fjalėsh

Prej lėngut tė kėngėve pėr bukėn prej klorofili

Ndaj tė gjithė kėshtu tė dehur e fillojmė ditėn

Me porosinė e rapsodit me kėngėn e tij nė gojė

Tė gjallėt flenė si toka nė stinėn e butė tė barit

Si fusha si pyjet si lumenjtė nė pranverė

 

“Bota e re”, maj 1981