|
Nė 26 vjetorin e vrasjes sė Jusuf Gėrvallės RRUGA LETRARE E JUSUF GĖRVALLĖS Shkruan: Kadri
REXHA Zvicėr, 16. I. 2008 Si poet
Jusuf Gėrvalla ( foto
) sprovat e para i bėri poashtu si
gjimnazist. Nėse nuk i llogarisim kėtu tekstet e kėngėve dhe pak poezi e
trgime tė tij, tė botuara nė gazetėn Flaka e vėllazėrimit, fillet e poezisė
sė mirfilltė tė Jusuf Gėrvallės datojnė nga viti 1974, kur para lexuesit
paraqitet me poemat Baladė pėr shavarin dhe Kalon pran meje qė tė dyja tė
botuara nė gazetėn e studentėve Bota e re. Gjatė kėtij viti Jusufi ia ofron
pėr botim njė cikėl poezishė edhe revistės letrare Jeta e re. Pasi qė
poezitė ndahen pėr botim, ende pa dalė revista nė qarkullim, Rexhep Qosja,
asokohe kryeredaktor i revistės nė fjalė, e fton Jusuf Gėrvallėn dhe me njė ndjenjė tė fuqishme kėnaqėsie dhe gėzime, me fjalėt
mė tė mira, i uron kėtij sukes nė fushėn e krijimtarisė artistike. Poezitė u
botuan me titull tė pėrbashkėt Caste poetike. Nė recensionin qė kėtij numri tė
revistės Jeta e re i bėhėt nga e pėrditshmja Rilindja, si karakteristike
e poezisė sė kėtij numri theksohet dhe ndahet pėr shqyrtim mu ky cikėl.
Mehmet Kraja, autor i shkrimit, nė kėtė poezi sheh
njė origjinalitet, njė botė tė pasur dhe tė pastėr ndjenje e mendimi, njė
poezi idesh dhe pėrgjithėsimesh tė mėdha, tė karakterizuara nga gjuha e
pasur, nga narracioni poetik, asociacioni, muzika, ritmi i brendshėm dhe i
jashtėm etj. Gjatė vitit 1974 Jusuf Gėrvalla e pėrgatiti pėr shtyp librin e
parė me lirika me titull Shtėpia nė rrugė, tė
cilin para se ta dorėzonte nė radaksi e pagėzoi Fluturojnė e bien, titull
simbolik qė mbi supet e veta e mbartė e idenė dhe porosinė e mbarė librit.
Libri u botua nė kuadėr tė Redaksisė sė Botimeve tė Rilindjes nė Prishtinė,
nė fillim tė vitit 1975. Ky libėr, siē shprehej edhe vetė
Jusuf Gėrvalla gjatė bisedave dhe nė ndonjė intervistė, vinte si njė borxh
ndaj sė kaluarės, si shkarkim i poetit nga barra e
rėndė e kujtimeve tė fėmijėrisė, tė kujtimeve tė idhta dhe tė ėmbla pėr
vendlindjen e tij, e cila duke ecur tehut tė gėrminės dhe ekzistencės sė saj
mbahej gjallė nga pėrpjekjet dhe dėshtimet, nga ngritjet dhe rėniet, nga
dėshirat dhe ėndėrrat, nga dashuria dhe urrejtja... Libri u prit mirė nga
lexuesi dhe nga kritika letrare. Brenda njė kohe tė shkurtė botimin e kėtij
libri e shėnuan pjesa dėrmuese e gazetave dhe revistave tona. Botimi i kėtij
libri u shėnua edhe nė shtypin jugosllav. Gjatė vitit dhe mė vonė pėr kėtė
libėr u botuan mbi dhjetė ese, recensione dhe vėshtrime letrare. Pėr tė
shkruan Ali Aliu, Teki Dėrvishi, Jusuf Buxhovi, Resul Shabani, Sylejman Syla,
Januz Fetahaj, Bajram Sefaj, autori i kėtij shkrimi, etj. Nė vėshtrimin
kritik pėr kėtė libėr dr. Ali Aliu ndėr tė tjera pohon se Jusuf Gėrvalla me
veprėn e parė poetike provon tė sjellė njė ton tė ri nė rrjedhat e poezisėsė
sotme te ne. Sipas kritikut vargu i poetit ėshtė
i qartė nė konceptimin dhe pėrcaktimin tematik dhe poetik, ndėrsa bota e
poetit ėshtė e pasur shtresash tė shumta kuptimore. Nė brendinė e kėsaj
poezie kritiku heton degėzimin e dy linjave: zėri qė shpreh mishėrimin
dramatik tė poetit pas ambientit qė tani ėshtė vetėm njė vizion i tretur i sė
kaluarės dhe, ambienti real qė e step disi ndjenjėn e tij edhe atėherė kur ajo ka arsye tė
shpėrthejė deri nė pakufi. Nė kėtė poezi tė pasur refleksionesh jetėsore
kritiku sheh ballafaqimin dramatik tė dy ambienteve atij rustikal qė e
ruan esencėn e natyrės sė njeriut dhe, atij urban qė pėrherė tėhuajsohet nga
kjo natyrė. Prandaj, konstaton Aliu: nė vend qė tė shpėrthente pėrmes patosit revoltues,
alarmues, lidhur me fenomenin e
shqetėsimit qė, nė kėtė vėllim ėshtė nxitėsi, embrioni i frymėzimeve dhe
shqetėsimeve poetike, ai duke e strehuar nėn njė vel tė padukshėm diskret po
sugjestiv, e shton intensitetin e brendshėm... Dhe, duke u strehuar, poeti
ofron edhe njė imazh ngjyrash tė gjalla dhe tė fuqishme tė njeriut dhe tė
botės, natyrės sė kėtij ambienti... Duke e pėrfunduar kėtė shkrim pėr poetin
Jusuf Gėrvalla, dr. Ali Aliu shton edhe kėtė konstatim: Po, ėshtė e sigurtė
se fjala ėshtė pėr njė botė dhe pėr njė sensibilitet tejet tė pasur, tė
ndjeshėm dhe tė nuancuar poetik qė disponon aftėsi dridhjeje edhe nga
ngacmimet mė tė padukshme, nga disonancat mė tė lehta nė jetė e te njeriu.
Dhe, pikėrisht kjo ėshtė ajo qė lė tė besohet dhe tė shpresohet pėr tė
nesėrmen e kėtij poeti... Lidhur me shėnimin e dritėsimit tė
kėtij libri dhe pritjes sė mirė tė tij nga lexuesit Qerim Arifi e zhvilloi edhe
njė intervistė me Jusuf Gėrvallėn, e cila u botua nė revistėnm Zėri i
rinisė. Pra, ishte konstatim i pėrbashkėt: parabola krijuese poetike e Jusuf
Gėrvallės po fillonte aty ku shumė krijues do tė donin ta pėrfundonin. Si poet i fuqishėm dhe sugjestiv Jusuf Gėrvalla do tė
gjendet edhe nė vėllimin Antologjia e poezisė sė sotme shqipe nė Jugosllavi
tė Ali Aliut (Shkup, 1977) nė mesin e njėzet poetėve tė tjerė. Libri i parė poetik i Jusuf Gėrvallės mbeti vazhdimisht i dashur dhe i freskėt
pėr lexuesit, meqė doli nė dritė nė kohėn mė tė thirrshme, kur njė pjesė e
poezisė sonė, sidomos e krijuesve tė rinj, po vrahej nga heretizmi, nga
steriliteti i figurave, nga pagjakėsia dhe nga monotonia. Kėsaj tendence
Jusuf Gėrvalla i kishte shpallur luftė qysh nė vitin 1968 edhe nėpėrmjet tė
kėtyre vargjeve tė kėngės protestuese Njeri, ku je: njeri, ku je tlėnduan rėndė me poezi e arte abstrakte tė kanė
mbėrthy
nregjistra e akte se je
njeri su shkon
ndėrmend Poezinė e kėtij vėllimi e
karakterizonte drita, jeta, freskia, lėvizja dhe optimizmi, ndonėse ajo fund
e krye ishte poezi e dhembjes, pikėllimit, vuajtjes, ashpėrsisė sė jetės dhe
tė tragjikės individuale dhe kombėtare. Nė vitin 1978 Jusuf Gėrvalla e boton
vėllimin e dytė tė lirikave me titull Kanjushė e verdhė. Ky libėr ėshtė
vazhdim i tė parit, ndonėse shquhet pėr zgjėrimin e rrethit tematik dhe pėr
thellimin e mendimit poetik. Edhe kėtė libėr e pėrcollėn njė varg vėshtrimesh
dhe kritikash letrare tė shkruara nga Mehmet Kraja, Xhemail Mustafa, Emin
Kabashi, Halit Fetahu, Bajram Sefaj, autori i kėtij shkrimi, etj. Me rastin e
botimit tė kėtij libri dhe tė tre librave tė tjerė gjatė atij viti, redaksia
e Zėrit tė rinisė e organizoi njė tryezė diskutimi tė frytshėm. Pėrveē
autorėve tė librave, nė kėtė tryezė morėn pjesė edhe disa kritikė letrarė tė
tjerė, si dr. Ali Aliu, Beqir Musliu, Sabri Hamiti, Mehmet Kraja, Emin
Kabashi, Arif Demolli, Xhemail Mustafa, Ramadan Musliu, etj. Sipas Mehmet
Krajės komponentet e realizimit tė kėsaj poezie janė: frymėzimi, idilika,
imazhi, si pjesė e saj, tabloja impresioniste, narracioni etj. Dhe nė fund
vjen ky konstatim: Poezia e Jusuf Gėrvallės ėshtė komunikative, ėshtė
poezi-frymėzim, observimet mbėshteten mbi tablo dhe imazhe, i jepet hapėsirė
asociacionit dhe, nė ndėrtimin e ligjėratės sė vet poetike, mbėshtetet te
metafora. Xhemail Mustafa kėtė vėllim poetik e sheh si shumėsi kreative, ai
kufizon me njėsinė poezi, por qė intencionalisht kėto bashkėjetėsohen nė
nivelin libėr duke ruajtur gjithnjė pavarėsinė e vet brenda njė poezie tė
caktuar. Ndėrsa Emin Kabashi lidhur me kėtė libėr e jep kėtė mendim: Me
kualitetet qė sjell nė poezinė tonė tė re, mendoj qė libri i Jusuf Gėrvallės
ėshtė njė prej realizimeve mė tė suksesshme tė kohės sė fundit te ne. Nė dhjetor tė vitit 1979 del nga
shtypi edhe libri i tretė me lirika tė kėtij poeti me titull Shenjat e
shenjta. Libri botohet nė Shkup nė kuadėr tė bibliotekės Valėt tė Flakės
sė vėllazėrimit. Botimi i kėtij libri pėrkon me kohėn e arratisjes sė Jusuf
Gėrvallės, prandaj libri mbyllet dhe i ndalohet qarkullimi. Vetėm pak
ekzemplarė tė kėtij libri qė kishin arritur tė shohin dritėn mbetėn tė
qarkullojnė ilegalisht nga lexuesi nė lexues. Krahas poezisė Jusuf Gėrvalla shkroi
edhe nė proozė. Tregimet e para ai i botoi nė gazetėn Flaka e vėllazėrimit e mė vonė
edhe nė revistat Jeta e re, Fjala, Zėri i rinisė, etj. Sidomos tregimet
Vazhdim...,Barziloku i trimit, Lindja e Cufės,
Sharkia me dymbėdhjetė tela, Rrum tetė, Abdylrrezakhalimi, Sporteli,
Katrahura qindrakėmbėshe, qenė sprova tė sigurta qė Jusuf Gėrvalla tė kalojė
nė shkrimin e prozės sė gjatė, romanit. Pėrpjekjet e para pėr shkrimin e
romanit Jusuf Gėrvalla i bėri gjatė vitit 1975. Romani Dy florinj tė njė
dashurie atė vit hyri nė planin botues tė Botės sė re, nė kuadėr tė bibliotekės
Dituria, nė mesin e gjashtė romaneve tė shkrimtarėve tanė tė gjeneratės
sė re. Nga kjo ndėrmarrje arriti tė botohet vetėm vepra Romani pa kornizė e
shkrimtarit Musa Ramadani. Si romanin e botuar ashtu
edhe pesė veprat tjera qė gjendeshin nė shtyp i pezulloi cenzura. Romani i parė i
Jusuf Gėrvallės qė mbeti i pabotuar trajtonte njė temė nga e kaluara jonė,
ngjarja e tė cilit zhvillohet diku menjėherė pas pavarėsisė sonė kombėtare.
Edhe romanin e dytė tė Jusuf Gėrvallės me titull Rrotull e pėrcolli njė fat
pikėllues, i ngjashėm me atė tė disa veprave tė
kėtij autori. Ky roman kishte hyrė nė planin botues tė Redaksisė sė Botimeve
tė Rilindjes dhe gjendej nė fazėn e fundit tė shtypjes kur Jusuf Gėrvalla
qe i detyruar tė arratisej nga atdheu. Prandaj, me
kėtė rast edhe kjo vepėr u pezullua nga botimi. Megjithatė, nė saje tė
kujdesit tė familjes sė Jusuf Gėrvallės dhe tė mirėkuptimit tė Shtėpisė
Botuese Naim Frashėri tė Tiranės, ky roman do tė botohet pas pesė vjetėsh,
mė 1983, njė vit pas vrasjes sė autorit. Po kjo shtėpi botuese, mė parė, mė
1982, e kishte botuar vėllimin me poezi tė zgjedhura
nga opusi poetik i Jusuf Gėrvallės me titull Bekimi i nėnės .Po kėshtu Jusuf
Gėrvalla la nė dorėshkrim edhe dramėn Procesi, e cila, pas vrasjes sė tij,u
botua nė Zvicėr mė 1984, nė kuadėr tė bibliotekės Liria tė Zėrit tė
Kosovės. Tė theksojmė kėtu se gjatė vitit 1979, deri sa ende gjendej nė
Kosovė, Jusuf Gėrvalla e ka pas projektuar dhe e ka pas filluar tė shkruante
edhe njė roman me temė nga baladat tona tė rinjohjes
sė vėllait me vėlla. Nė njė bisedė me Agim Malėn dhe Shaip
Beqirin tė botuar nė gazetėn Bota e re mė 1 prill tė vitit 1977, lidhur me
orientimet dhe parimet e tij krijuese nė poezi dhe nė prozė Jusuf Gėrvalla
shprehet kėshtu: Po trumbetohet me tė madhe se ka
perėnduar koha frymėzimit, se frymėzim as qė ka pasur... ekziston laboratori
i artistit, thonė. Dhe, u muar vesh qė kėtu ka diēka qė mban. Por, mbi tė
gjitha, mė bėhet se ėshtė qėndrimi ynė ndaj frymėzimit ai qė ka ndryshuar:
nuk e mendojmė mė si pozitė tė jashtme e tė
brendshme emfatike larg kėsaj. Edhe kjo ėshtė nė rregull. Megjithatė,
mendoj se frymėzimi ėshtė njė akt i domosdoshėm, tė cilit krijuesi nuk i shmanget dot. Dhe, ky farė akti solemn (por me transformime e varietete tė gjendjes solemne ndėr kohė
e frymė), merr atribute tė ndryshme, varėsisht nga koha nė tė cilėn
trajtohet. Po qe kėshtu, e kėshtu mė bėhet se ėshtė, meqė kėshtu disi ngjan
tek unė, atėherė momenti i tillė tė thuash se nuk gjurmohet nė kuptimin e
plotė tė kėsaj fjale; imponohet fuqishėm, mė sė shpeshti. Ėshtė me rėndėsi qė tė kapet menjėherė, pastaj, sa pėr
pėrpunimin nė laborator, ka kohė dhe pėr kėtė gjė nuk duhet ndonjė kohė e
posaēme. Nė kushte tė sotme pėrpunimi mund tė bėhet ndonjėherė edhe mes
punėve tė tjera, tė ditės po deshėm, ndoshta pa ndonjė rrezik serioz nga
keqtrajtimi. Sa mė pėrket mua, koha e poezisė ėshtė gjithė koha qė e kemi
pėrpara, prandaj nuk ėshtė vėshtirė ta zėsh. Do tė thosha se projeksione
absolutisht tė pastra, nė tė cilat se heton dot gjurmėn e gjendjes sė
rrėmujės para projektimit konkret kemi vetėn nė letėr, nė inkarnimin
sadokudo material tė formave e tė pėrmbajtjeve tė tyre tė pėrfytyruara. Unė
pėr vete nuk rresht dot nga rrėmuja, qė shkaktohet me hapjen e themeleve, kur
grumbuj dheu ende kanė mbetur rreth godinės qė ke marrė tė ndėrtosh. Dhe, tė
thuash se nuk ēaj kokė ti mėnjanoj domosdo gjurmėt e rrėmujės nga tė gjitha
fazat e ndėrtimit. Mė mjafton qė, sipas mundėsisė, punimet finale rreth pikave
kryesore tė projeksionit tė marrin shkėlqimin e vet tė domosdoshėm, e kėshtu
tė bėjnė qė edhe unė, edhe lexuesi, ndjenjėn e rrėmujės ta harrojmė
spontanisht pėr ta shijuar rezultatin final. Do tė pajtohemi ndoshta se sot kėtu
ndėr ne mbretėron tė shumtėn njė kohė
eksperimentimesh. Dhe burimet e njohurive dhe preokupimeve, qė po bėhen
shtytje pėr prozatorin tonė nė vend qė burim i vetėm tė jetė trualli ynė
konkret, me tė gjitha atributet, mbi tė cilat mund
tė ndėrtohen projeksione origjinale e autoktone te ne po vijnė me erėra
drejtimesh tė ndryshme. Ndonjėherė, pamundėsia qė ta pėrkufizosh e ta
radhitėsh prozėn tonė, kėtu, nė vend tė caktuar unik dhe me
mjete tė caktuara, prapė unike, ka zėnė e po zgjon edhe neveri. Ėshtė e
vėrtetė se nuk kemi nevojė pėr tradicionalizėm tė ngurosur, se ndoshta do tė
gjendeshim nė rrugė edhe mė tė gabuar. Por, sdo mend se largimi total nga
tradita (dinamike me rrotullimin e saj ndėr varietete e rrjedha qė e shpien
pėrpara) nuk do tė na damkoste; pėrkundrazi, ndoshta kjo do tė jetė e vetmja
rrugė e shėndoshė pėr krijuesi tonė. Lidhur me preokupimet e veta letrare
nė njė bisedė me Qerim Arifin tė botuar mė 4 tetor 1975 nė revistėn Zėri i
rinisė, Jusuf Gėrvalla pohon: Ajri ėshtė pėrplot klithje, qė shprehia na i
ka bėrė memece. E di njė dhembje, di shumė dhembje, qė nuk do ti dija po tė
mos distancohesha pak prej tyre; e di gėzimin e jetės, qė nuk do ta dija, po
tė mos e shikoja pak me syrin e atij qė nuk e ka bukė tė pėrditshme. Po
kėshtu, duke u pėrpjekur qė nė momente ti bėjė pak tė huajat edhe
bardhėsitė, edhe pezmin e jetės, nė mėnyrė qė mė vonė tė mė kthehen tė
sheshuara, tė ndara ėmbėlsia nga e amshta me
kohė kanė zėnė tė mė bėhen mė tė qarta konturet e njeriut me etje pėr sende
tė imta dhe pėr gjakime tė shumta, po edhe tė njeriut me njė shpresė tė
patundshme tė varur pėr ndėrgjegjen e vet e tė sojit tė vet. Duke shkruar pėr Jusuf Gėrvallėn,
shkrimtari ynė i madh, Ismail Kadare, thekson: Krijimtaria letrare e Jusuf
Gėrvallės, poezitė e tij, si dhe proza artistike e publicistika pėrbėjnė njė
kontribut tė rėndėsishėm nė rrugėn e zhvillimit tė artit e tė mendimit
shqiptar. Poet, prozator, publicist militant, Jusuf Gėrvalla kishte tė gjitha
cilėsitė dhe dimensionet qė e bėjnė tė shquar njė personalitet tė letrave e
tė kulturės. Pėr fat tė keq mundėsitė e tij mbetėn tė pashprehura plotėsisht. Thėnė me pak fjalė, Jusuf Gėrvalla nė
krijimtarinė e tij letrare me njė invencion tė rrallė kapi dhe trajtoi
probleme tė kohės me tė gjitha idetė dhe idealet e
saj, duke i pasqyruar nė to dhembjet, vuajtjet dhe shpresat e njeriut
konkret, i cili pandėrprerė gjendet nė luftė pėr tė mirėn dhe pėr tė bukurėn
njerėzore. Shkrimtarėt e ēmuar tė Jusuf Gėrvallės: Ismail Kadare, Teki
Dėrvishi, Jakov Xoxa, S. Beket, F. Kafka, M.A. Asturias, G. Markes, etj. * * * Pos krijimtarisė origjinale Jusuf
Gėrvalla ka pėrkthyer edhe njė numėr tė konsiderueshėm tė materialeve tė
ndryshme letrare, si poezi, skica poetike, tregime, romane, drama, ese. Jusuf
Gėrvalla pėrktheu nga gjuhėt e huaja nė gjuhėn shqipe si
dhe anasjelltas nga gjuha shqipe nė gjuhėn serbokroate. Ndėr pėrkthimet mė
tė rėndėsishme tė Jusuf Gėrvallės nga letėrsia jugosllave dhe ajo botėrore
vlen tė ceken kėto: njė pjesė nga romani Kėshtjella tė Mesha Selimioviqit,
botuar nė revistėn Jehona tė Shkupit; pjesė nga romani Uliksi tė
shkrimtarit Xhems Xhojs botuar nė Bota e re tė Prishtinės; njė cikėl
tregimesh poetike tė shkrimtarit Franc Kafka, botuar nė Bota e re tė
Prishtinės. Pėr nevoja tė Teatrit Popullor Krahinor nė vitin 1975
Jusuf Gėrvalla pėrktheu dramėn Gloria tė Ranko Marinkoviqit, tė cilėn e botoi
edhe Redaksia e Botimeve Rilindja e Prishtinės, nė vitin 1978. Me
pėrkushtim tė madh Jusuf Gėrvalla e pėrktheu edhe romanin Klepsidra tė
shkrimtarit Danilo Kish, tė cilin e botoi Redaksia e Botimeve Rilindja,
Prishtinė, 1977. Poashtu nga opusi poetik i poetit tė shquar slloven Ciril
Zllobec Jusuf Gėrvalla bėri zgjedhjen dhe pėrktheu vėllimin poetik me titull
Amshimi im i shkurtėr, tė cilin e botoi Redaksia e Botimeve Rilindja,
Prishtinė, 1979. Gjithė talentin dhe vokacionin e tij prej pėrkthyesi Jusuf
Gėrvalla e shkriu nė pėrkthimin e veprės madhore poetike Legjenda e
Guatemalės tė shkrimtarit latinoamerikan M.A. Asturias, poashtu e botuar nga
Rilindja, Prishtinė,1979. Nga eseistika kėtu vlen
tė ceket pėrkthimi i esesė sė shkrimtarit Edgar A.
Po lidhur me poezinė e tij Korbi, tė
botuar nė revistėn Jehona. Ndėr pėrkthimet mė tė rėndėsishme tė
Jusuf Gėrvallės nga gjuha shqipe nė gjuhėn serbokroate po i pėrmendim kėto:
pjesė nga romani Padrona tė shkrimtarit Teki Dėrvishi, botuar nė njė revistė
letrare tė Nishit; poema Frymėmarrjet e detit e Teki Dėrvishit; romanin
Halveti tė Teki Dėrvishit, me tė cilin autori mori
pjesė nė njė konkurs letrar me karakter jugosllav, pėrkthim qė ka mbetur i
pabotuar; dramėn televizive Vdekja e Gjergjezit tė Beqir Musliut, me tė cilėn
autori mori pjesė nė njė konkurs letrar, por pėrkthimi nuk ėshtė botuar;
esenė Moda e mallkuar tė Rexhep Qosjes tė botuar nė gazetėn Novi
svet,Prishtinė. Ndėrsa pėr shkaqe tė njohura e la tė papėrfunduar, nė
dorėshkrim, romanin Zanoret e humbura tė Zejnullah Rrahmanit. Njė veprimtari tė dendur nė fushėn e
pėrkthimit Jusuf Gėrvalla e zhvilloi edhe pėr nevojat e Televizioni tė
Prishtinės. Kėtu po e pėrmendim vetėm pėrkthimin e filmit tė Kinostudios
Shqipėria e re Beni ecėn vetė tė regjisorės Xh. Keko. Ky film u pėrkthye
nga gjuha shqipe nė gjuhėn serbokroate. Nė gjuhėn shqipe Jusuf Gėrvalla i
pėrktheu edhe disa filma dhe emisione dokumentare nga produksioni i shtėpive filmike dhe televizive tė Jugosllavisė. Nė
bashkėpunim me dr.Shaqir Shaqirin Jusuf Gėrvalla pėrktheu dhe shqipėroi nga
gjuha angleze edhe njė numėr tė konsiderueshėm filmash artistikė nga
kinematografia botėrore. * * * Jusuf Gėrvalla shkroi edhe
recensione, ese dhe kritika letrare, tė cilat i botoi nė periodikun e kohės.
Ndėr studimet e pabotuara tė Jusuf Gėrvallės vlejnė tė pėrmenden Poetika e
romanit Lumi i vdekur i shkrimtarit Jakov Xoxa,
punim diplome, tė cilin e mbrojti para komisionit nė Katedrėn e Albanologjisė
tė Fakultetit Filozofik tė Universitetit tė Prishtinės si dhe tezėn e magjistraturės
Poetika e poezisė sė Nolit, punim i papėrfunduar dhe i pambrojtur pėr shkaqe
tashmė tė njohura. Nė revistėn Fjala Jusuf Gėrvalla botoi tė panėnshkruar
edhe njė recension pėr romanin Klepsidra tė Danilo Kishit, me rastin e
botimit shqip tė kėsaj vepre. Me vlerė tė
theksuar janė edhe shkrimet kritike tė Jusuf Gėrvallės lidhur me filmat
artistikė, dramat televizive si dhe me emisionet dokumentare tė shfaqura nga
Televizioni i Prishtinės. Kėtu po i cekim vetėm kėto shkrime tė kėsaj natyre:
vėshtrimet mbi serialin e filmit televiziv Era e Lisi tė Besim Sahatēiut, tė
atij Rrėnjėt, si dhe vėshtrimet lidhur me emisionet dokumentare pėr
Arbėreshėt e Italisė dhe ato pėr Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit. Nė kėtė kuadėr mund tė inkuadrohen
edhe disa biseda tė Jusuf Gėrvallės lidhur me disa
ngjarje tė shėnuara kulturore nė Kosovė, tė cilat i realizoi nė Programin
Dokumentar tė Televizionit tė Prishtinės. Nė mėnyrė tė veēantė vlen tė
theksohet kėtu biseda impresive e Jusuf Gėrvallės me rastin e hapjes sė
ekspozitės artistike Rilindja Kombėtare Shqiptare nė Galerinė e Arteve nė
Prishtinė, nė vitin 1978. Ėshtė me interes tė veēantė tė pėrmendet edhe njė
bisedė e Jusuf Gėrvallės e zhvilluar dhe e shfaqur nga Televizioni i Prishtinės
me rastin e Tetė Marsit Ditės ndėrkombėtare tė Gruas, nė vitin 1977.
* * * Talentin e tij tė gjithanshėm Jusuf
Gėrvalla e shfaqi edhe nė pėrgatitjen artistike tė kopėrtinave tė njė morie
librash tė shkrimtarėve tė Kosovės, si: Romani pa kornizė i
Musa Ramadanit, Halveti dhe Kibla tė Teki Dėrvishit, Vdekja nė ajėr tė
pastėr tė Ymer Shkrelit, Gjurmė nė trotuar tė Mehmet Krajės, Dy florinj tė
njė dashurie tė Jusuf Gėrvallės, Suzana tė Ramiz Kelmendit, etj. ·
Pjesė nga kapitulli XV i monografisė Fati i
luleve, botim i vitit 1993 |