K   O   M   U   N   I   K   A   T   Ė

 

E KOMITETIT QENDROR TĖ LĖVIZJES NACINALĒLIRIMTARE

TĖ KOSOVĖS

 

      Pėr tė fshehur shkakun e vėrtetė tė demonstratave dhe trazirave tė sivjetme nė Krahinėn e Kosovės, skamjen e mjerimin, shtypjen nacionale, sociale e kulturore tė popullsisė vendėse, qeveria shovniste e Beogradit, me kryepolicin Herleviē nė krye, u hodh nė tė katėr anėt pėr tė kurdisur arsye tė paqena, si ”romantizėm nacional”dhe ”nacionalizėm e shovinizėm shqiptar” si dhe pėr tė gjetur ”organizatorin” e demonstratave, duke fajėsuar herė njė ”grup huliganėsh”, herė ”ekstremistėt” shqiptarė, (duke pasur nė kėtė rast parasysh Marksistė-Leninistėt e Kosovės) herė organizatėn Fronti i Kuq Popullor etj., nė mėnyrė qė pastaj tė kthehet e t’ia ngarkoj fajin kryesor Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė.

      Ndėr ”organizatorėt” e shumtė, kryepolici Herleviē, zuri ngoje edhe organizatėn tonė patriotiko - revolucionare me emrin Lėvizja Nacionalēlirimtare e Kosovės, duke e fajėsuar atė pėr shumė ”vepra” qė nuk pėrkojnė aspak me veprimtarinė e saj.

      E kemi parė tė udhės qė, pasi nė mjetet e informimit publik tė Perėndimit u publikuan ”informatat” e pėrpunuara nga agjencitė gazetare jugosllave, t’ju drejtohemi me njė kėrkesė demokratike edhe ne: pėr dezinformimet e ndryshme rreth ngjarjeve tragjike tė Kosovės; ne do tė kishim pasur njė satisfaksion, po qė se do ta transmetoni nė organet tuaja edhe kėtė komunikatė nga ana e Komitetit Qendror tė Lėvizjes Nacionalēlirimatare tė Kosovės.

     1. Demonstratat e Kosovės tė kėtij viti nuk i ka organizuar LNĒK. Ato kanė shpėrthyer spontanisht, sė pari nė Universitetin e Kosovės, e pastaj janė pėrhapur nė tė gjitha viset e Kosovės. Shkaku dhe arsyeja e shpėrthimit tė tyre nuk mund tė kėrkohen askund tjetėr, pos nė revoltėn e grumbulluar me dhjetėra vite te popullsia shqiptare pėr shkak tė skamjes, mjerimit dhe padrejtėsive nacionale qė i bėhen popullit tonė nga ana e qeverisė shoviniste tė Beogradit.

     2. Kėrkesa pėr t’iu njohur Kosovės statusi i republikės sė federuar jugosllave nuk ėshtė kėrkesė e LNĒK. Organizata jonė lufton pėr ēlirimin e tokave shqiptare tė pushtuara nga Jugosllavia dhe bashkimin e tyre me vendin amė, Shqipėrinė, dhe kėshtu pėr krijimin e shtetit unik shqiptar brenda kufijve kombėtarė. Kjo shihet nga Statuti dhe Programi, nga tė gjitha dokumentet e LNĒK tė botuara nė organet ”Zėri i Kosovės” dhe ”Lajmėtari i lirisė”, si dhe nė tė gjitha traktet tona.

   Kėrkesa pėr republikėn e Kosovės ėshtė kėrkesė e njė pjese tė intelegjencies sė Kosovės. Ēêshtja e saj ėshtė shtruar mė herėt, sidomos mė 1968. Pasi ajo u refuzua nga ana e Titos dhe e qeverisė jugosllave, nė Kosovė patėn shpėrthyer nė nėntor tė vitit 1968 demonstrata tė fuqishme. Edhe atėherė edhe sot, kjo kėrkesė u pėrkrah nga mbarė populli shqiptar nė Jugosllavi. Por, LNĒK mbetet pranė kėrkesės sė saj tė vetme – luftės pėr bashkimin e ligjshėm tė tė gjitha trojeve shqiptare tė robėruara nga Jugosllavija dhe bashkangjitjen e tyre shtetit amė.

     3. Nga Statuti, Programi dhe tė gjitha dokumentet e LNĒK del qartė se ne nuk e aprovojmė dhe nuk e aplikojmė asnjė formė terrori dhe anarkie. As sot LNĒK nuk merr pėrsipėr as pėrgjegjėsinė mė tė vogėl pėr aktet e ”terrorit” e tė ”anarkisė”, qė i trumbeton me tė madhe policia sekrete jugosllave, siē ėshtė djegia e ndonjė fabrike a ndėrmarrjeje, pėrdhunimi i monumenteve kulturo-historike, i varrezave serbo-malazeze etj. Madje, sipas bindjes sonė, janė as mė shumė e as mė pak se aksione subverzive tė njerėzve tė UDB-sė. Qėllimi i tyre ėshtė justifikimi i vrasjeve, plagosjeve, arrestimeve, burgosjeve dhe terrorit tė paparė mbi popullsinė tonė. Nė  kėtė drejtim Jugosllavia, si para ashtu edhe pas Luftės sė Dytė Botėrore, ka pasur njė traditė tė gjatė. Lidhur me inskenimin e akteve tė terrorit e tė anarkisė nga ana e qeverive jugosllave, akte qė pastaj i janė mveshur popullsisė shqiptare, mjafton tė shikohet elaborati i serbomadhit Vasa Ēubriloviē ”Shpėrngulja e shqiptarėve”, i cili pėrmban njė arsenal tė pasur udhėzimesh pėr aplikimin e metodave mė barbare, nga tė cilat do tė duhej tė rezultonte ērrėnjosja e shqiptarėve nga tokat e tyre brenda kufirit administrativo-politik tė Jugosllavisė. S’ka dyshim se nė kontekst tė kėsaj ”vepre” duhet tė shihen edhe brengosja e Jugosllavisė pėr shpėrnguljen nga Kosova tė elementit serbo-malazez, edhe zhurma e madhe rreth prishjes sė varrezave dhe tė pėrmendoreve kulturo-historike nė Kosovė.

       Kėto metoda nuk janė nė traditėn dhe nė mėnyrėn burrėrore tė luftės ballė pėr ballė qė kanė bėrė me shekuj shqiptarėt edhe atėherė kur armiku ka qenė dhjet fish mė i pėrgatitur, numerikisht e teknikisht. Pėrkundrazi, pėr 500 vjet tė sundimit turk, ishin pikėrisht shqiptarėt ata qė mbrojtėn tradicionalisht pėrmendoret kulturo-historike nė territorin e tyre, pa marrė parasysh se cilit popull i takonin ato. Deri mė dje serbėt nuk kurseheshin nė lavdatat e tyre pėr popullsinė shqiptare tė Rrafshit tė Dukagjinit, qė mbrojtėn Patrikanėn e Pejės dhe Manastirin e Deēanit nga tė gjitha stuhitė dhe luftėrat e shumta tė zhvilluara nė kėtė terren.

       Shqiptarėt e jugosllavisė, kur ka qenė nevoja, e kanė mbrojtur edhe me armė elementin e kėtushėm serbo-malazez. Por qeverisė shoviniste tė Beogradit nuk i leverdisė ta pohoj kėtė nė momentin aktual, edhe pse me siguri, asgjė nga e kaluara nuk do tė ketė harruar. (Neve na indinjon thellė fakti se as kryepolici Herleviē as ndonjė tjetėr nga udhėheqja jugosllave, derisa hakėrrohen mbi shqiptarėt, nuk u kujtuan tė pėrmendnin sė paku njė herė problemin e shpėrnguljeve tė mėdha tė shqiptarėve nga Kosova dhe viset tjera shqiptare, por kanė marrė nė dorė kamxhikun e kėrcėnimeve pėr shkaktarėt e shpėrnguljes sė serbo-malazezėve; ”ēudi”, si nuk e publikuan asnjė rast tė prishjes sė varrezave tė serbomalazezėve, kur hetimet treguan se kėso veprash ishin kryer pikėrisht nga bandat e aktivizuara ēetnike dhe nga vetė njerėzit e porositur tė UDB-sė!)

       Nė fund ju njoftojmė se Lėvizja Nacionalēlirimtare e Kosovės ėshtė njė organizatė patriotiko-revolucionare qė lufton me mjetet mė demokratike qė janė pėrdorur ndonjėherė nė Evropė. Terrori, anarkia e ravanshizmi kanė qenė dhe mbeten metoda, jo vetėm tė huaja por edhe tė urryera e rreptėsisht tė ndaluara pėr ēdo anėtar dhe simpatizant tė Lėvizjes sonė.

 

Komiteti Qendror

i Lėvizjes Nacionalēlirimtare tė Kosovės

..............

 

Kopja e Komunikatės

 

·        Kjo komunikatė u pėrpilua nga Jusuf Gėrvalla e Xhafer Durmishi nė gusht 1981, nė Untergruppenbach dhe u nėnshkrua si: ”Komiteti Qendror i  Lėvizjes Nacionalēlirimtare tė Kosovės”.