Nė 26 vjetorin e vrasjes sė vėllezėrve Gėrvalla dhe Kadri Zeka

 

JUSUF GĖRVALLA ME SHOKĖ – YJE TĖ PASHUARA

 

ü     Kosova nuk ka nevojė pėr disa zėra tė ngritur, por ka nevojė pėr njė zė tė fuqishėm… Jusuf Gėrvalla

 
          Shkruan: Ramadan PLLANA

          15. I. 2008


          U mbush plot njė ēerek shekulli nga vrasja mizore prej dorės kriminele serbo-jugosllave e Jusuf Gėrvallės, Kadri Zekės e Bardhosh Gėrvallės. Por, heronjtė nuk vdesin kurrė, sepse emrat dhe veprat e tyre bėhen tė pavdekshėm! Ata u nderuan, nderohen e do tė nderohen me respekt tė madh nga populli, kėshtu ata e fituan pėrjetėsinė nė zemrat e kombit, sepse ata u ngritėn pėr tė mos rėnė kurrė.

 
          Hasan Prishtina i madh, ndėr tė tjera, do tė thotė mbi varrin e Luigj Gurakuqit, edhe kėto fjalė: - O Gurakuq! Me trup me tė vėrtetė vdiqe, por me emėr jo, kurrė. Se emri yt ėshtė i shkruar nė zemrat e shqiptarėve tė vėrtetė dhe historia e Shqipėrisė emrin tėnd do ta shkruaj me shkronja tė arta!

 
          Se ėshtė kėshtu mė sė miri flasin zemrat dhe goja e popullit qė i kėndon tė gjithė heronjtė e vet tė tė gjitha kohėrave, nga Agroni e Teuta, nga Skėnderbeu, Ali Pashė Tepelena, Abdyl Frashėri e Sylejman Vokshi, Mic Sokoli e Ali Ibra, Haxhi Zeka, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isė Boletini, Bajram Curri e Idriz Seferi, Bajo e Cerēiz Topulli, Dedė Gjo Luli, Avni Rrustemi, Shaban Polluzha e shumė e shumė tė tjerė. Mbesin tė paharruar dėshmorėt e kombit tė ēdo brezi, pra edhe Jusufi, Kadriu e Bardhoshi me bashkėmendimtarėt e bashkėveprimtarėt e vet, me emra tė dėshmorėve tė paharruar, si Fazli Greiqevci e Shaban Shala, Rexhep Elmazi e Hilmi Rakovica, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Afrim Abazi, Zija Shemsiu, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, Metush Krasniqi, Ali Ajeti, Xhemajli Berisha, Fadil Vata, Ahmet Haxhiu e shumė e shumė tė tjerė…

 
          Kėtė zinxhir flakadan kombėtar do ta kurorėzojė me shkronja tė arta plejada e Epopesė sė lavdishme e heroike e UĒK-sė, me Komandantin legjendar Adem Jashari, bashkė me tė vėllain Hamzėn e me familje, me luftėn pa kompromis me pushtuesin, luftė qė do tė sakrifikojė bijtė e bijat mė tė mira tė kombit nga tė gjitha trojet, nga ta po i pėrmendim vetėm pak prej tyre, ishin edhe kėta luftėtarė, tani dėshmorė, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, Mehė Uka, Adrian Krasniqi, Ilir Konushevci, Mujė Krasniqi, Luan e Shkėlzen Haradinaj, Fehmi e Xhevė Lladrovci, Ismet Jashari, Agim Bajrami, Bashkim Krasniqi, Labinot e Visar Krasniqi, Kadri Kokollari, Remzi Ademaj, Ferki Aliu, Bahri Kuēi, Xhemajl Fetahu, Gursel e Bajram Sylejmani, Ahmet Kaēiku, Naser Kodra, Luljeta Shala, Mustafė Shyti, Bedri Shala, Myrvete Maksutaj, Jetė Hasani, Agim Ramadani, Rasim Kiēina, Abedin Rexha, Xhavit Morina, e qindra tė tjerė, tashmė tė skalitur me shkronja tė arta; Adem Jashari, UĒK-ja me luftėtarėt trima do ta shkėpusin, njėherė e pėrgjithmonė, zinxhirin e zi tė robėrisė serbe duke ia dhėnė grushtin vendimtar nė beteja tė njėpasnjėshme, heroike e tė pabarabarta nė armatim e nė ushtri duke e bėrė Drenicėn kala tė pamposhtur e varr tė armikut dhe Kosovėn mollė tė ndaluar pėr apetitet e kriminelėve pushtues tė Serbisė.

 
          Edhe emri i Jusf Gėrvallės ėshtė shkruar me shkronja tė arta nė historinė e kombit tonė. Atė e mbajnė me dhjetėra shoqėri kulturo-artistike, shkalla e institucione, klube letrare brenda e jashtė atdheut etj. Sot, nė kėtė ditė kujtimi pėr te e pėr Kadriun e Bardhoshin do ta kujtojmė tė gjithė. Vėllezrit, miqtė, shokėt, shoqatat qė mbajnė emrin e tyre, shkollat e klubet, do ta kujtojė tėrė kombi ynė. Ne shokėve, bashkėveprimtarėve dhe bashkėkohėsve tė tij, na takon mė sė shumti qė duke pėrkujtuar figurėn e tij tė ndritshme ta bėjmė sa mė tė ndritshme para gjeneratave tė reja, sepse vepra e tij na obligon tė bėjmė gjithmonė me pėrulje pėrkujtimin e tij.

 
          Jusuf Gėrvallėn e pėrcolli fati i atyre dėshmorėve qė kurrė nuk pushuan duke punuar pėr lirinė e popullit, pa kursyer as mund as gjak, i atyre heronjve qė populli i ēmon shumė sikur qė ishin Haxhi Zeka, Luigj Gurakuqi, Avni Rrustemi etj. Adem Demaqi, njėri nga frymėzuesit dhe bashkėveprimtarėt e Jusufit, nė shumė pėrkujtime e pėrurime pėr te thotė se UDB-ja e vrau vėllaun tonė Jusufin sepse ia kishin frikėn.

 
         
Familja Gėrvalla ishte njė familje me tradita atdhetare. Familjet e tilla gjithmonė kanė qenė si halė nė sy pėr robėruesit serbosllavė, mu pėr kėtė ata bėnin lloj- lloj shantazhi e eksperimente ēnjerėzore mbi to, qė ata nga kėto zullume tė shpėrnguleshin pėr nė Turqi e gjetiu dhe tokat e Kosovės tė pastrohen nga gjaku shqiptar e tė kolonizoheshin me serbo-malazez. Kėtė fat tė hidhur e pati pėrjetuar edhe familja e Bardhosh Gėrvallės (e atit tė Jusufit), i cili u detyrua qė disa herė tė blejė tokėn e vet.

 
          Jusufi lindi mė 1 tetor 1945, djali i dytė i Bardhosh Dinės, nė fshatin Dubovik tė Deēanit. Babai i vdes nė vitin 1951, kur Jusufi ishte nė moshėn gjashtėvjeēare. Tėrė kujdesi pėr rritjen e tij, si dhe tė vėllezėrve tė tij Hysenit, Bardhoshit e Avdylit, do t’i mbetet nėnė Ajshes. Ajo duke parė zellin dhe talentin pėr mėsim e dituri do ta dėrgojė Jusufin e ri pėr shkollim nė Pejė tek vėllai i vet Lush Buzhala. Pasi kreu dy-tri klasė tė shkollės fillore nė Prapaqan (sot shkolla fillore «Jusuf Gėrvalla») vazhdon mėsimet nė shkollėn fillore «Ramiz Sadiku» nė Pejė dhe pastaj shkollėn e mesme nė Gjimnazin «11 Maji» nė Pejė.

 
          Kishte talent pėr muzikė dhe gjatė pushimeve i binte kitarės dhe kėndonte. Ndikimi i tij nė rrethin ku gjendej ishte shumė i madh. Mė 1966 u regjistrua nė Fakultetin Juridik tė Prishtinės. Kushtet e vėshtira jetėsore e detyruan qė ai, si student tė punojė si anėtar nė Korin e Radio Prishtinės. Nė fillim tė vitit 1967 martohet me Suzanėn, me tė cilėn do t’i ketė tre fėmijė: Premtonin, Donikėn dhe Ergonin. Nė vjeshtė tė vitit 1967, duke iu falur talentit tė tij e angazhojnė edhe si kėngėtar tė muzikės argėtuese si dhe pėrpunues i teksteve tė kėngėve pėr radio. Mė 1968 e lėshon fakultetin Juridik duke mos u pajtuar me normat e shtetit «vetėqeverisės» dhe regjistrohet aty ku i flinte zemra – nė Fakultetin Filozofik, dega gjuhė dhe letėrsi shqipe. Mė 1968 punonte si sufler nė Teatrin Popullor Krahinor tė Prishtinės.

 

          Kėshtu i jepet rasti qė nėpėrmjet tė TPK-sė tė bėjė njė vizitė, (vizita e parė dhe e fundit e kėtij lloji nga TPK) tė burgosurve shqiptarė nė burgun e Nishit ku luajti nė pjesėn teatrale «Duke pritur Godon» tė Samuel Beketit. Ai e shfrytėzoi kėtė rast duke ia hedhur njė letėr shokut tė tij, tė burgosurit politik, Afrim Loxhės, me kėto fjalė: »- Mbahuni! Mos u mėrzitni! Nuk jeni vetėm, tė gjithė jemi me ju. E ardhmja ėshtė e jona. Liria po vjen… » Pas disa ditėsh Jusufi arrestohet nga organet e UDB-sė nė Prishtinė. E akuzonin si organizator dhe pjesėmarrės nė demonstratėn e nėntorit tė vitit 1968, pėr pjesėmarrje nė manifestimin e madh qė u bė mbi varrin e Murat Mehmetit, tė vrarė nė demonstratė. E kėrcėnonin me burg tė rėndė, tė pėrjetshėm e deri nė vdekje. Tė gjitha kėtyre akuzave e shantazheve ai iu pėrballoi ashtu siē i ka hije njė atdhetari tė pamposhtur dhe nė mungesė tė fakteve pėr akuzė lirohet. Por, siē do tė shihet Jusufi do tė pėrcillet nga UDB-ashėt deri nė vdekje si njeri shumė i rrezikshėm pėr «vėllaznim-bashkimin» e shtetit jugosllav. Nė kėto rrethana edhe TPK e kishte larguar nga puna. Kėshtu edhe Jusufi do ta pėrjetoi varfėrinė e madhe studenteske bashkė me tė shoqen dhe tė birin e sėmurė dhe do tė vuaj pėr kafshatėn e gojės. Mė 1971 do tė vendoset nė Shkup, ku do tė punėsohet si pėrkthyes nė «Flakėn e Vėllazėrimit».

 

          Aty iu dha mundėsia pėr tė botuar edhe punimet e veta, si poezi, tregime, reportazhe etj. Pas vitit 1973, pas kryerjes sė shėrbimit ushtarak pranohet pėr gazetar «Rilindje», ku do tė punojė deri nė fund tė vitit 1979 kur detyrohet tė largohet jashtė atdheut. Krahas kėtyre angazhimeve legale qė do tė t’i ketė nė punė e shoqėri tė pėrditshme, Jusufi punėn mė tė madhe do ta bėjė nė veprimtarinė ilegale, nė veprat e nisura nga rilindėsit tanė, nga Lidhja e Prizrenit e kėndej. Ai do tė vazhdojė tė kryej punėn e nisur pėr liri e pavarėsi nga bashkėvepruesit e tij mė me pėrvojė qė tashmė ishin nėpėr burgje (Adem Demaēi me shokė) dhe tė tyre qė kishin rėnė dėshmorė pėr atdhe (Fazli Greiqevci, Shaban Shala etj).

 
          Kėtė aktivitet do ta pėrsos me ardhjen e tij nė «Komitetin Qendror» tė Lėvizjes Nacional Ēlirimtare tė Kosovės dhe tė Viseve tė tjera shqiptare nė Jugosllavi (LNCKVSHJ), bashkė me Metush Krasniqin, Sabri Novosellėn, Shefqet Jasharin dhe Ramadan Pllanėn. Jusufi u pranua nė «Komitet» tė LNCKSHVJ nė vitin 1978 me pseudonimin Sokoli, po mė i njohur u bė nė mesin tonė ilegal si Gazetari i Lėvizjes. Qysh nga ky vit angazhohet shpirtėrisht pėr ngritjen ideo-politike nė frymėn kombėtare e shkencore tė punėtorėve, studentėve, fshatarėve, si dhe tė gjitha shtresave tė tjera popullore. Ai, nė bashkėpunim me shokė brenda e jashtė Lėvizjes sonė, luajti njė rol shumė tė madh pėr t’i treguar popullit tonė tė robėruar shtigjet mė tė pėrshtatshme kah bashkimi e ēlirimi kombėtar, nė veēanti e kishte tehun te edukimi i shėndosh i rinisė studentore e shkollore ; mu pėr kėtė rėndėsi edhe kishte propozuar formimin e Komitetit Qendror tė LNCKVSHJ prej 5 anėtarėsh, gjė qė realizohet mė 12 mars tė vitit 1979 nė Prishtinė.

 

          Pas burgosjes sė disa anėtarėve tė Lėvizjes, nė nėntor tė vitit 1979, si dhe tė vėllait tė tij Hysen Gėrvallės, Jusufi detyrohet tė dalė jashtė atdheut - strehohet nė Gjermani. Ai nuk do tė pushojė kurrė sė vepruari nė dobi tė ēėshtjes madhore tė atdheut - tė ēlirimit tė Kosovės me viset tjera shqiptare nė ish-Jugosllavi dhe tė bashkimit me nėnėn Shqipėri. Jusufi shkruante nė organet «Bashkimi», «Lajmėtari i Lirisė», «Liria» dhe «Zėri i Kosovės». Me shkrimet e tija u dėshmua si luftėtar i pa kompromis pėr liri e pavarėsi, angazhohet pėr aspiratat e drejta tė popullit tė vet duke kristalizuar drejt kėrkesat qė u shtruan pėr Kosovėn Republikė. Me argumente dėshmoi para Evropės pėr shtypjen dhe shfarosjen qė po i bėhej kombit shqiptar, qysh nga viti 1978, nga shovinizmi serb, me faktografi tregohej se kėto shtypje tė egra po i bėheshin edhe sot popullit shqiptar nga shovinistėt fqinjė dhe disa herė edhe nga diplomacitė evropiane tė kohės.

 
          Nė prag tė ngjarjeve tė mėdha historike, tė demonstratave tė marsit dhe tė prillit tė vitit 1981, Jusufi, nėpėrmjet revistės «Lajmėtari i Lirisė» do tė shkruaj: «po bėhet gati populli pėr hakmarrjen e vet tė madhe! ) Do tė derdhim edhe pikėn e fundit tė gjakut tonė dhe do tė ngadhėnjejmė mbi armiqtė e mbi tradhtarėt e ēdo ngjyre. Dita e lirisė po afrohet. Po vjen dita qė armiku e tradhtari tė japin llogari pėr krimet e poshtėrsitė e bėra mbi popullin tonė…Vetėm tė bashkuar e tė vendosur, me besėn e madhe shqiptare, do tė arrijmė nė fitoren tonė tė sigurt… »

 
          Jusufi punonte ditė e net pėr bashkimin dhe shkrirjen e tė gjitha organizatave, si jashtė ashtu edhe brenda atdheut, nė njė Lėvizje gjithėkombėtare. Pėr kėtė kishte punuar mė sė shumti me Kadri Zekėn, udhėheqėsi i Grupit Marksist Leninist tė Kosovės, OMLK-nė. Ata si udhėheqės arritėn qė tė organizojnė demonstrata nė qytete tė ndryshme tė Evropės Perėndimore. Mė 11 prill tė vitit 1981 para ambasadės jugosllave nė Bernė, mė 18 prill nė Cyrih, mė 25 prill nė Shtutgart, mė 9 maj nė Mynih, pastaj janė mbajtur demonstrata para pėrfaqėsisė sė OKB-sė nė Gjenevė, nė Suedi, Francė, Belgjikė, e nė vende tė tjera.

 
          Pėrveē shkrimeve, fjalimeve, peticioneve, memorandumeve, parullave dhe materialeve tė ndryshme nė gjuhė tė huaja bashkėpunimi i Jusufit me Kadri Zekėn do tė shihet edhe me publikimin e revistės «Liria». Nė kohėn kur bisedimet rreth ēėshtjes sė bashkimit, Jusufi fillon tė publikojė revistėn «Zėri i Kosovės», (numri i parė i saj doli organ i LNCKVSHJ-sė) nė nėntor tė vitit 1981, numri i dytė nė janar tė vitit 1982, botohet pas vrasjės sė Jusufit, Kadriut e Bardhoshit. Ky angazhim dhe biseda pėr bashkim mes Jusufit dhe Kadriut do tė ndėrpritet vetėm me vdekjen e tyre.

 

          Vrasja ndodhi mė 17 janar tė vitit 1982, rreth orės 22.15 minuta nė Untergrupenbach afėr Shtutgartit nė Gjermani. Nga plumbat e armikut mizor mbetėn tė vdekur Kadriu dhe Bardhoshi, i cili e drejtonte automobilin, i plagosur pėr vdekje me tre plumba nė gjoks qėndron gjallė dhe i fortė Jusufi edhe pesė orė tė plota. Nė pyetjen e policisė sekrete gjermane se kush kishte shtėnė mbi ta, ai me vetėdije dhe bindje tė plotė ishte pėrgjigjur se ata i kishte vrarė policia sekrete jugosllave, e quajtur UDB-ja. Edhe nė spital kur u shtrua e kishte ndjekur hija e zezė gjakatare e cila ndillte vdekjen e Jusufit , kirurgu Vidiq, qė ishte me origjinė jugosllave bėnte ēmos qė pacienti tė mbetej nėn mėshirėn e plumbave qė e kishin goditur nė gjoks, ashtu edhe ndodhi. Jusuf Gėrvalla vdiq mė 18 janar tė vitit 1982 rreth orės 03.00 tė mėngjesit.

 
          Sot duke pėrkujtuar kėto figura tė ndritshme kombėtare, tė nderojmė emrat dhe veprat e tyre duke u pėrpjekur pėr ta jetėsuar detyrėn e madhe qė na e shtruan ata, si tė gjithė dėshmorėt tjerė para e mbas tyre, sepse kėshtu duke pėrmbushur kėtė obligim historik atyre ua mundėsojmė qė tė pushojnė tė qetė nė gjirin e tokės mėmė. Them kėtė sepse edhepse Sebia e larguar, me forcė nga UĒK-ja e nga forcat e NATO-s mė 1999, nuk ndalet sė kėrcėnuari pėr luftė tė re nė Kosovė, gjithnjė mbreh dhėmbėt dhe shantazhon haptas para neve e para faktorit ndėrkombėtar pėr njė luftė pėr ta rikonolizuar Kosovėn. Uji fle armiku nuk fle! Se Jusufin dhe Kadriun nuk e dallonin as nuk e pengonin asnjė ngjyrė a pikėpamje politike, «dallim» qė mundohen ta trumbetojnė edhe sot ca zėra tė mekur pseudopatriotė, e vėrtetoi edhe vdekja e tyre. Ja se ēka thonė pishtarėt e kohės pėr ngjyrat dhe dallimet e tyre:

 
    - Kosova nuk ka nevojė pėr disa zėra tė ngritur, po ka nevojė pėr njė zė tė fuqishėm. (Jusufi)


    - Vetėm bashkimi i tė gjithė shqiptarėve pa dallim feje, klase a pikėpamjesh politike mund tė shpėtojė atdheun tonė nga kthetrat e pėrgjakshme tė armiqve. T’i bashkojmė grushtet e zemrat tona nė kėtė luftė tė shenjtė. (Kadriu)

 
          Pra kjo dėshmon se ata kishin njė mendim qė dėshmon se ideal thelbėsor i tė gjithė luftėtarėve ishte ēlirimi kombėtar. Ky shembull dhe kjo rrugė mbetet gjithmonė aktuale. Emri dhe vepra atdhetare e Jusuf Gėrvallės me shokė mbetėn yje tė pashuara pėr liri e bashkim kombėtar dhe do t’i kujtojmė gjithmonė, si tė gjallė, nė kujtesėn dhe shpirtin tonė!


Jusuf Gėrvalla me shokė – yje tė pashuara!