26 vjet nga vrasja e Vėllezėrve Gėrvalla e Kadri Zeka

 

JUSUF GĖRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" *

 

        Shkruan: Xhafer SHATRI

        Pashtriku.org, 17. I. 2008

 

        17 janari i vitit 1982, dita kur u vranė Vėllezėrit Gėrvalla e Kadri Zeka ėshtė njė datė e trishtė nė historinė e shqiptarėve. Edhe pse kanė kaluar 20 vjet (tani 26 vjet - Sh.B), ajo ditė mbetet pėrgjithnjė e freskėt me zinė e saj jo vetėm pėr familjet, por edhe pėr njė numėr njerėzish qė kanė qenė tė lidhur shpirtėrisht e organizativisht me ta. Fjala ėshtė pėr pjesėtarėt e brezit qė i vuri kazmėn Jugosllavisė sė fuqishme, vetėm me njė synim: tė ēlirohet Kosova dhe territoret e tjera shqiptare nė kėtė ish-shtet.

Foto: Jusuf Gėrvalla, Bardhosh Gėrvalla e Kadri Zeka


        Nėse ju rastis tė vizitoni ndonjėrin prej kėtij brezi do tė shihni se nėpėr banesa akoma i mbajnė portretet e martirėve qė i vrau UDB-ja nė Untergruppenbach. Ato portrete prej kohėsh kanė statusin e ikonave. Pėr mė tepėr janė pjesė e rritjes, formimit dhe burrėrimit tė fėmijėve tė tyre. Ky brez ende pyet dhe pyet: pse edhe pas kaq vjetesh, ky krim i shtetit serb, i kryer nė mes tė Evropės, ka mbetur i pandriēuar, ndėrkohė qė nė inatet ndėrshqiptare pėrplot emra janė lakuar si vrasės tė mundshėm apo tė sigurt?

 

1. Njė Lėvizje e re pėrballė njė shteti tė vjetėr

 

        Nė Kosovė, menjėherė pas demonstratave tė vitit 1981, pati filluar nė pėrmasa tė pabesueshme, radiologjia e diferencimit politik qė nėnkuptonte terrorizimin psiqik, largimin nga shkolla e nga puna, arrestimin, torturėn dhe burgimin e gjatė. Shėrbimet jugosllave pėrmes arrestimeve i kishin dhėnė njė grusht tė rėndė Lėvizjes pėr pavarėsi, mijėra njerėz ndodheshin nėpėr burgje civile ose ushtarake; mbikėqyrej ēdo gjo gjė e ēdo kush. Elita politike duke qenė e papėrgatitur pėr kėto rrethana dhe e pėrēarė nuk mundi t'a pėrballojė presionin serb qė mėtonte nėnshtrimin definitiv tė shqiptarėve. Nė anėn tjetėr intelegjencia duke qenė krejt e papėrgatitur dhe e pambrojtur u struk para rrezikut evident, kėshtu qė politikėn e shqiptarėve filluan ta bėjnė tė rinjtė, qė ende ishin me njėrėn kėmbė nė fėmijėri. Dhe kjo nuk ishte njė politikė e madhe: aty kėtu ndonjė trakt, ndonjė parullė, ndonjė revoltė e shkruar nė letėr, nė mur ose nė asfalt, po qė pėrēonte njė measazh tė fuqishėm: kurrė nuk do tė mund tė na nėnshtroni!


        Nė kėto rrethana mėrgata shqiptare pėrbėnte njė eshalon tė veēantė tė Lėvizjes pėr pavarėsi. Pėrparėsia e saj ishte se ajo ishte larg veprimit tė drejtpėrdrejtė tė aparatit shtetėror, ishte prezente nė vend, sepse njė pjesė e madhe e mėrgimtarėve qarkullonin rregullisht brenda e jashtė, kishte kontakte familjare e personale… Roli i saj ishte ndier nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė prag, gjatė dhe pas demonstratave tė vitit '81 pėrmes shtypit qė pėrgatitej jashtė dhe shpėrndahej brenda, pėrmes krijimit tė rrjetit tė organizimit etj.

 

        I vetėdijshėm pėr rėndėsinė e mėrgatės shqiptare sektori i kryesisė sė Jugosllavisė qė koordinonte aktivitetin e gjithė sistemit tė shėrbimeve informative civile e ushtarake, e qė atėherė udhėhiqej nga slloveni Stane Dollanc, u pėrcaktua pėr njė grusht shkallmues qė do t'i jipej mėrgatės, nė mėnyrė qė ajo tė shfaktorizohej njėherė e mirė.

 

        Nė kėtė vijė u organizua dhe u ekzekutua vrasja e Vėllezėrve Gėrvalla dhe e Kadri Zekės. Atentati u krye nė kohėn kur krejt aparati shtetėror i Jugosllavisė ishte pėrqėndruar nė Kosovė dhe nė territoret e tjera shqiptare; atėherė kur Kosovės po i dėrrmoheshin njėra pas tjetrės tė gjitha tė drejtat dhe institucionet vetanake qė ishin fituar me shumė pėrpjekje e flijime.

 

        Atentati pati pasoja tė rėnda sepse u krye kur shumė prijės tė Lėvizjes pėr pavarėsi, qė vepronin ilegalisht ose gjysmilegalisht ishin arrestuar dhe kundėr tyre ishin kryer ose pėrgatiteshin proceset politike. Veē tė tjerash, kjo vrasje shkaktoi tronditje tė mėdha edhe pėr faktin se u krye nė njė periudhė destabilizimi e krize tė thellė politike nė gjithė hapėsirat shqiptare. Ngjarjet e Kosovės nė Shqipėri patėn efekt tė drejtpėrdrejtė, sepse ēuan deri te konflikte tė pėrgjakshme nė vetė udhėheqjen e shtetit pėr politikėn qė ishte ndjekur apo qė do tė ndiqej aty e tutje. Kėto trandje madje ndikuan nė fundin tragjik tė kryeministrit tė atėhershėm Mehmet Shehu.


        Duhet pasur gjithashtu parasysh se atentati nė Gjermani ishte edhe pėrballje e organeve tė shtetit jugosllav me organet e shtetit shqiptar, sepse nė rrethanat qė ishin krijuar nė Kosovė pėr politikėn e Shqipėrisė viktimat e atentatit ishin gurė me peshė nė luftėn politike e diplomatike qė do tė bėhej aty e tutje.

 

2. Mozaiku politik i mėrgatės shqiptare nė fillimvitet tetėdhjetė

 

        Nė atė kohė nė mėrgim vepronin shumė organizata. Qė nė krye duhet nėnvizuar se mėrgata e vjetėr ishte rraskapitur madje edhe dėrrmuar nė pėrballjet e shėrbimeve jugosllave me ato shqiptare qė ishin bėrė brenda saj. Por objekt i kėsaj trajtese do tė jenė ato grupime qė mund tė kishin njė ndikim nė rrjedhėn e ngjarjeve nė Kosovė. Atėherė nė Evropėn Perėndimore, konkretisht nė Gjermani e Zvicėr vepronin:

 

  1. Besėlidhja Kombėtare Shqiptare, e drejtuar nga Emin Fazlia. Mė 10 tetor 1981 UDB kishte vrarė nė Bruksel, bashkėpunėtorin e tij tė ngushtė Vehbi Ibrahimi, nėnkryetar i Besėlidhjes, ndėrsa nė Fraknfurt kishte plagosur rėndė bashkėpunėtorin tjetėr, Rasim Zenelin. Ky ishte njė grupim politik me orientim tė djathtė dhe bashkėpunonte me mėrgatėn kroate.
  2. Grupi komunist "Zėri i Kosovės", njė qerthull qė drejtohej nga Riza Salihu.
  3. Fronti i Kuq Popullor, udhėhiqej nga Ibrahim Kelmendi, dhe nxirrte gazetėn "Bashkimi" (janė botuar 3 numra). Kjo gazetė shpėrndahej edhe nė Kosovė.
  4. Organizata Marksiste Leniniste e Kosovės qė nxirrte gazetėn "Liria" (janė botuar 6 numra). Kėtė organizatė nė mėrgim e udhėheqte Kadri Zeka. OMLK prej vitesh kishte aktivistėt e saj nė Zvicėr.
  5. Lėvizja Nacional ēlirimtare e Kosovės dhe e Viseve tė tjera Shqiptare nė Jugosllavi (LNĒKVSHJ), tė cilėn nė Evropėn Perėndimore e ka udhėhequr Jusuf Gėrvalla. Fillimisht Jusufi ka ndihmuar substancialisht nxjerrjen e gazetės "Bashkimi", pastaj ka nxjerrė gazetėn "Lajmėtari i Lirisė" (gjithsej tre numra), sė fundi filloi tė nxirrte si organ tė LNĒKVSHJ-sė gazetėn "Zėri i Kosovės".

 

Foto: Gazetat e organizatave politike nė perėndim

 

        Pas shpėrthimit tė demonstratave tė vitit '81 u bėnė pėrpjekje pėr bashkimin e disa prej kėtyre organizatave, konkretisht mes atyre qė kishin udhėheqje politike brenda, pra OMLK-sė dhe LNĒKVSHJ-sė.


        Pėrpjekjet pėr bashkim janė bėrė nė Kosovė dhe nė mėrgim. Bisedimet pėr bashkimin e organizatave janė vonuar e vėshtirėsuar pėr shkak tė veprimit nė ilegalitet dhe tė rrethanave qė u krijuan pas arrestimeve tė mėdha gjatė gjithė vitit tė demonstratave. Njė takim i mbajtur nė Stamboll, nė tetor tė vitit 1981, e nė tė cilin kishin marrė pjesė nė njė anė, Kadri Zeka si pėrfaqėsues i OMLK-sė, dhe nė anėn tjetėr Sabri Novosella e Bardhosh Gėrvalla, si pėrfaqėsues tė LNĒVSHJ-sė kishte dėshtuar jo vetėm pėr shkak tė dallimeve konceptuale. Bisedimet pėr bashkim tė kėtyre organizatave nuk mund tė pėrjashtoheshin nga rrethanat shqiptare dhe rajonale, sepse organet e shtetit shqiptar pas disa dėshtimeve nė pėrballjet me shėrbimet jugosllave, pėrpiqeshin ta konsolidojnė apo thėnė mė mirė ta kontrollojnė Lėvizjen e Kosovės pėr pavarėsi. Nė treshin qė u vra shteti shqiptar shihte shtyllat e rėndėsishme tė mbajtjes gjallė tė qėndresės nė Kosovė.

 

        Megjithatė aktivistėt e kėtyre dy organizatave jashtė, konkretisht Vėllezėrit Gėrvalla dhe Kadri Zeka kanė bashkėpunuar ngushtė nė nxjerrjen e gazetave, nė organizimin e demonstratave dhe manifestimeve tė ndryshme. Sipas burimeve tė besueshme nė prag tė vrasjes janė bėrė pėrpjekje fort serioze pėr bashkim dhe ai duhet tė ketė qenė shumė afėr.

 

3. Uniteti i veprimit

 

        Jusuf Gėrvalla dhe Kadri Zeka janė takuar pėr herė tė parė nė mėrgim, nė fillim tė vitit 1981. Prej atėherė dhe gjer nė vrasjen e tyre ata kanė vepruar bashkė nė shumė drejtime: nė pėrgatitjen dhe publikimin e shtypit ilegal, konkretisht tė gazetės "Liria", nė organizimin e manifestimeve dhe demonstratave nė mbėshtetje tė kėrkesave tė Lėvizjes Studentore nė Kosovė.

 

        Demonstratėn e parė e kanė organizuar nė Bernė tė Zvicrės mė 1 prill 1981, njė javė mė vonė njė demonstratė tjetėr nė Zürich, mė 25 prill kanė organizuar njė demonstratė nė Stutgart. Me kėtė rast janė hetuar agjentėt jugosllavė duke fotografuar demonstruesit. Disa aktivistė tė udhėhequr nga Bardhosh Gėrvalla i kanė zėnė ata nė flagrancė dhe u kanė marrė aparatin. Nė mesin e "fotografėve" kishte qenė dhe njė shqiptar (BH), nėpunės i konsullatės jugosllave nė Stutgart, pėrndryshe gjatė viteve shtatėdhjetė inspektor i UDB-sė, i ngarkuar pėr mbikqyrjen e Qendrės sė Studentėve. Mė 9 maj kanė organizuar njė demonstratė nė Dusseldorf. Mė 13 qershor 1981, u organizua njė demonstratė nė Bruksel.

  
        Me kėtė rast nė formė tė njė peticioni konkretizohen kėrkesat politike:

 

  1. Kosovės t'i njihet statusi i Republikės nė kuadėr tė federatės;
  2. Popullit tonė t'i njihet e drejta pėr vetėvendosje;
  3. Tė lirohen pa kusht tė gjithė tė burgosurit politikė shqiptarė dhe tė kthehen nė Kosovė tė burgosurit e tjerė;
  4. Tė mos plaēkiten pasuritė e Kosovės nga republikat jugosllave, por ato t'i shfrytėzojė Kosova pėr zhvillimin dhe pasurimin e vet;
  5. T'i njihet e drejta e festimit tė festave kombėtare dhe e pėrdorimit tė lirė tė flamurit kombėtar, nga tė gjithė shqiptarėt nė Jugosllavi;
  6. Kushte mė tė mira pune e jetese pėr nxėnėsit e studentėt kosovarė, trajtim tė barabartė me studentėt e universiteteve tjera tė Jugosllavisė;
  7. Sigurimin e punės pėr tė papunėt dhe inkuadrimin e mėrgimtarėve nė vendlindje;
  8. Lirinė e fjalės dhe shtypit;
  9. Tė pezullohet vendimi pėr shtetrrethim dhe ora policore;
  10. Tė tėrhiqen tė gjitha forcat policore e ushtarake tė sjellura nga jashtė;
  11.  Autorėt e krimeve tė shėmtuara tė nxirren para gjyqit tė popullit, pėr tė marrė dėnimin e merituar.

 

        Krahas organizimit tė demonstratave Vėllezėrit Gėrvalla dhe Kadri Zeka kanė vepruar edhe nė shtrirjen e rrjetit tė organizimit brenda dhe jashtė. Njė rėndėsi tė veēantė i kanė kushtuar shkatėrrimit tė klubeve qė kontrolloheshin nga pėrfaqėsitė jugosllave. Falė kėtij aktiviteti prej vitit 1981 e tutje klubet jugosllave nuk janė frekuentuar mė nga mėrgimtarėt shqiptarė. Veē klubeve janė prishur dhe diskredituar njė vistėr manifestimesh qė regjimi i organizonte jashtė me qėllim tė joshjes dhe manipulimit tė mėrgimtarėve shqiptarė.

 

4. Pse u krye atentati?

 

        Veprimtaria e gjithanshme e Vėllezėrve Gėrvalla dhe e Kadri Zekės pengonte nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė shėrbimet jugosllave jashtė dhe brenda. Ata ishin njė trio e kompletuar, qė njė lėvizjeje atdhetare i duhet shumė kohė pėr ta krijuar: Jusufi ishte njė penė e fortė e me emėr nė Kosovė, Kadriu ishte jo vetėm gazetar i mirė, por sidomos organizator efikas me pėrvojė shumėvjeēare nė organizimin ilegal, Bardhoshi fliste shumė mirė gjermanishten e anglishten dhe ishte komunikator i talentuar. Qė tė tre ishin tė rinj dhe tė mbrujtur me njė idealizėm e gatishmėri pėr ēdo flijim.

 

        Mirėpo, pėrballė tyre ata kishin njė shtet tė fortė e me shumė mundėsi. Jugosllavia prej themelimit tė saj, pra qė mė 1918 e tutje, ka zhvilluar njė luftė tė pamėshirshme kundėr oponentėve tė kėtij shteti, konkretisht kundėr pėrfaqėsuesve tė popujve qė nuk kishin pranuar tė futen nėn tutelėn serbe. Prijėsit mė me peshė tė kroatėve, maqedonėve dhe shqiptarėve, qė i janė kundėrvėnė politikės serbe, janė ndjekur nė vazhdimėsi dhe janė luftuar me tė gjitha mjetet nga eskadronet speciale serbe.


        Prej atėherė e gjer mė sot sektorėt mė tė pėrgatitura tė shėrbimeve informative serbe kanė qenė ato qė kanė luftuar kundėr mėrgatės kroate, shqiptare etj. Format e luftės kanė qenė tė nduarduarshme: pėrcjellje e pėrgjime hap pas hapi, intriga e pėrēarje, kėrcėnime dhe eleminime fizike. Kjo praktikė ka vazhduar edhe mė me kėmbėngulje pas Luftės sė Dytė Botėrore. Disa dhjetėra prijės kroatė janė vrarė nė atentate spektakulare nga mė tė ndryshmet dhe nga mė tė ēuditshmet. Struktura tė tėra tė shėrbimeve informative qė janė kontrolluar nga serbėt kanė funksionuar jashtė. Kėto struktura kanė pasur fonde marramendėse, pėrmes tė cilave kanė depėrtuar jo vetėm nėpėr "organizatat armiqėsore", por edhe nė struktura shtetėrore tė vendeve tė ndryshme dhe nė organizata e institucione ndėrkombėtare me peshė.

 

        Shėrbimet serbe me dekada kanė vepruar tė papenguara nėpėr shumė vende perėndimore, ku pėrmes parave, femrave, shantazhit etj. kanė qenė fort tė pranishme edhe nė qendra themelore tė vendimmarrjes. Frytet e kėtij aktiviteti Beogradi do t'i korrė sidomos gjatė viteve nėntėdhjetė, kur pa ndonjė pengesė serioze do ta pėrgjakė keq Kroacinė, do ta masakrojė Bosnje e Hercegovinėn dhe pėrmes njė apartheidi tė hapur e brutal do ta mbajė Kosovėn nė zgripc tė ekzistencės. Ndikimi i nėndheshėm i Serbisė u rrėnua vetėm kur Beogradi, faqe tėrė botės, u pėrpoq ta asgjėsojė krejt popullin e Kosovės.

 

        Nė kėtė kuptim pėrballja e mėrgatės sė re politike tė Kosovės (qė ishte pa asnjė mbėshtetje politike, qė nuk kishte arritur tė ketė as ndikimin mė tė vogėl nė mediat e fuqishme perėndimore, qė kishte njė gjendje financiare katastrofike) me strukturat e shėrbimeve jugosllave ishte tmerrėsisht e pabarabartė. Lėvizja shqiptare kishte vetėm njė epėrsi: idealizmin e pakufishėm, i cili mund tė mbijetojė vetėm nė aspiratėn e pėrjetshme pėr tė qenė dhe pėr tė jetuar tė lirė.

 

        Me njė fjalė, shėrbimet serbe kanė pėrcjellė gjithė aktivitetin e mėrgatės shqiptare nga brenda dhe nga jashtė, sepse ky ka qenė njė organizim qė posa kishte filluar tė vėrė rrėnjė dhe infiltrimi i provokatorėve nuk ka qenė i pamundshėm. Kėshtu qė pėrcjellja e Vėllezėrve Gėrvalla dhe e Kadri Zekės nuk ka qenė ndonjė problem i madh pėr UDB-nė. Lėvizjet dhe aktivitetet e tyre kanė qenė publike:

28 Nėntorin, ditėn e Flamurit e kanė festuar nė rrethinėn e Ludwigsburgut. Aty Jusufi e Kadriu kanė pasur njė debat tė drejtpėrdrtejtė (pyetje-pėrgjigje) me bashkatdhetarėt.

Mė 2 janar ėshtė martuar Kadri Zeka me Saime Isufin. Nė dasmė kanė marrė pjesė rreth 50 aktivistė nga Zvicra dhe Gjermania. Ne dasmė kanė qenė edhe vėllezėrit Gėrvalla.

Mė 13 janar 1982 Kadri Zeka ka udhėtuar me tren pėr Gjermani. Konkretisht nė Dusseldorf, ku ka ndejtur gjer mė 16 janar. Po atė ditė ka udhėtuar pėr nė rrethinėn e Stutgartit, konkretisht nė Bernhausen, ku Vėllezėrit Gėrvalla kishin organizuar shfaqje tė filmave shqiptarė me njė rreth bashkatdhetarėsh. Aty kanė ndejtur deri pas mesnatės. Nė banesėn e Vėllezėrve Gėrvalla, nė rrugėn Habichthöhe, nr. 40, nė Untergruppenbach, qytezė afėr Heilbronn-it kanė arritur kah ora 3 e mėngjesit. Atė natė nuk kanė fjetur fare. Gjatė ditės kanė planifikuar aktivitetet e mėtejme. Nė mbrėmje kanė dalė nga ora 22:00 me veturėn e Bardhit, njė BMW 316 ngjyrė e gjelbėr me targė HN-CY 353.

 

5. Neve na vrau UDB-ja jugosllave!

 

        Lagjja ku kanė banuar Vėllezėrit Gėrvalla ka qenė njė lagje e qetė e banuar kryesisht me mėsues, mjekė, inxhinierė. Nė njėrėn hyrje tė rrugės, nė anėn e majtė ka pasur shumė garazha, gjithashtu edhe pėrballė banesės dykatėshe tė familjes Gėrvalla ka pasur tė tilla. Ndėrkaq nė fillim tė kthesės atėherė ka qenė nė ndėrtim e sipėr njė shtėpi trekatėshe. Siē ėshtė konstatuar mė vonė, agjentėt e shėrbimeve sekrete jugosllave prej asaj ndėrtese kanė pėrcjellė jo me ndonjė drojė tė veēantė banesėn e familjes Gėrvalla, hyrjet, daljet etj…Atė kohė ka pasur jo pak indikacione se po pėrgatitet eliminimi i Vėllezėrve Gėrvalla dhe i Kadri Zekės. Nata e 17 janarit 1982 ka qenė shumė ftohtė e me shumė borė. Vėllezėrit Gėrvalla dhe Kadri Zeka kanė dalur nė atė kohė, siē i kanė thėnė shoqes sė Jusufit, Syzana Gėrvallės pėr ta bėrė njė telefonatė nga njė kabinė e njė fshati fqinj. Ndoshta pėr tė evituar pėrgjimin.


        Nga shtėpia kanė dalė rreth orės 22:00. Kanė hyrė nė garazhė, kanė hipur nė veturė, tė cilėn e ka ngarė Bardhoshi. Pėr tė dalė nga garazha nė rrugė, vetura pėr shkak tė borės ėshtė dashur tė ngitet sė prapthi deri nė krye tė hyrjes sė rrugės, pra rreth 30 metra. Nė krye tė kthesės vetura ėshtė lakuar majtas pėr tė pasur hapėsirė pėr kthim dhe dalje nė rrugė. Ky manovrim ėshtė bėrė mu pėrballė shtėpisė nė ndėrtim, ku kanė qenė tė fshehur vrasėsit.

 

       Kėta tė fundit kanė parė daljen e veprimtarėve shqiptarė nga banesa pastaj hyrjen nė garazh dhe janė bėrė gati pėr tė ekzekutuar atentatin. Kur vetura ka ardhur sė prapthi pėrballė shtėpisė nė ndėrtim, vrasėsit kanė qenė prapa saj. Sipas dėshmitarėve kanė qenė dy vrasės, njėri ka eliminuar Bardhosh Gėrvallėn duke e qėlluar 6 herė, ndėrkaq tjetri ka vrarė Kadri Zekėn qė ishte nė ulėsen e pėrparme, nė anėn e djathtė. Pastaj e kanė plagosur pėr vdekje Jusuf Gėrvallėn qė ishte ulur nė ulėsen e prapme. Dhe janė larguar pasi kishin zbrazur 12 plumba. Ndėrkaq vetura ka vazhduar tė ecė pėrpara gjersa ėshtė ndalur nė derėn e njė garazhi pėrballė.

 

( Faksimil i shkėputur nga "Heilbronner Stimme" 19.01.1982: (X) Banesa e vėllezėrve Gėrvalla,  () Shtėpia ku kanė qėndruar vrasėsit dhe shigjetat nė rrugė tregojnė lėvizjen e makinės  nga momenti i daljes prej garazhės e deri te pėrplasja e tij nė garazhėn tjetėr pas aktit tė ekzekutimit.)

( Shikoni skemėn  KĖTU )

 

        Ndėrkohė njė fqinj, gjerman, ka informuar familjen Gėrvalla pėr gjėmėn. Syzana Gėrvalla e ka gjetur tė shoqin gjallė, duke mbajtur plagėt me dorė. Ai e ka pyetur pėr Bardhin e Kadriun se a janė gjallė dhe i tregon se ka parė njė njeri tė gjatė qė ka shtėnė mbi ta, por nuk e ka njohur. Pastaj i ka lėnė porositė e fundit gruas sė tij. Pas gjysmė ore vjen ndihma e shpejt nga Heilbronni. Pas intervenimit kirurgjikal, nė ora 3 tė mėngjesit tė datės 18 janar 1982 edhe Jusuf Gėrvalla jep shpirt. Por para se tė vdes Ai arriti t'i thotė policisė gjermane: Neve na vrau UDB jugosllave! Kjo fjalė e atdhetarit dhe poetit Juusuf Gėrvalla, e shqiptuar me frymėn e fundit do tė sfidojė gjithė makinerinė jugosllave tė dezinformimit.

 

Foto: Vrasja e Jusufit, Bardhit dhe Kadriut

 

6. Praktikat e ekzekutimit

 

        Vendimi pėr ekzekutimin e kundėrshtarėve politikė, normalisht ėshtė marrė nė nivelin mė tė lartė tė vendit. Fillimisht shėrbimet informative kanė mbledhur tė gjitha tė dhėnat e mundshme pėr viktimėn e ardhshme: adresėn (vendi ku banon, kati, fqinjtė, zakonisht ėshtė pėrgjuar telefoni nė atė mėnyrė qė nė bodrum ose nė gypat ku janė vėnė telat e telefonit kanė instaluar mikrofonėt), sjelljen (ku dhe me kė rri, ku punon, me ēka udhėton, me kė praktikon hyrjedalje, etj., etj.). Tė gjitha kėto tė dhėna janė konkretizuar edhe me vizatime ekspertėsh e fotografi.


        Pasi ėshtė analizuar dosja ėshtė caktuar ekipi i atentatorėve dhe i mbėshtetėsve pėranash, shlyerėsit e gjurmėve tė mundshme. Krahas kėsaj janė pėrgatitur edhe dezinformatat, tė cilat i ka pėrhapur rrjeti agjenturor para dhe pas atentatit. Nė kėtė veprimtari pėrfshihen edhe letrat e telefonatat anonime drejtuar organeve gjyqėsore, mediave dhe personaliteteve tė ndryshme. Synimi ėshtė qė jo vetėm tė fshehen gjurmėt, por edhe tė futet konfuzion sa mė i madh dhe krimi politik tė paraqitet si qėrim hesapesh nė mes rivalėve politikė apo si qėrim hesapesh nė mes pėrfaqėsuesve tė nėntokės etj. etj.


        Kėshtu ndodhi edhe me rastin e atentatit kundėr Vėllezėrve Gėrvalla e Kadri Zekės. U ngrit njė pluhur i tillė dezinformatash sa qė nuk errėsoi vetėm mėrgatėn por edhe krejt Kosovėn. Ky pluhur vazhdon tė ndotė ambientin politik shqiptar edhe sot pas njėzet vitesh nga atentati. Lakohen emra njerėzish, kryesisht shqiptarė. Nė kėtė ka ndikuar edhe bashkėfajėsia e organeve gjermane pėr kėtė rast, sepse ato menjėherė pas atentatit madje edhe pėrmes shtypit nxorėn dhe arrestuan si tė dyshmitė kryesor pėr atentatin njė refugjatė shqiptar nga Kosova, konkretisht Riza Salihun, duke publikuar nė media edhe fotografinė e tij, gjė qė dėshmon se sektori i UDB-sė pėr dezinformim, kishte kryer punėn nė mėnyrė tė pėrkryer.

 

Kopja: Gazeta"Heilbronner Stimme" - 30.01.1982

 

         Riza Salihu, njė refugjat entuziast nga Mushtishti i Therandės, krahas aktivitetit atdhetar ka qenė i angazhuar, si jo pak tė rinj tė Kosovės, edhe nga ana e Ambasadės shqiptare nė Vjenė, ku ishte qendra e sigurimit tė shtetit pėr Evropėn Perėndimore, pėr tė propaganduar politikėn e shtetit shqiptar dhe pėr tė informuar pėr ēdo gjė qė sheh e qė dėgjon, jo vetėm nė mjediset e mėrgatės shqiptare nė Gjermani.

 

         Nė kėtė veprimtari Rizah Salihu si duket ka qenė edhe mė tepėr si i pėrpiktė e i pėrkushtuar. Shkas pėr arrestimin e tij ka qenė fakti se ai gjoja i ka hapur kutinė postare (Postfachun) Jusuf Gėrvallės, pėr ta kontrolluar dhe pėr tė informuar Qendrėn e Sigurimit shqiptar nė Vjenė. Jusufi gjoja e ka kuptuar kėtė dhe i ka informuar shokėt e tij? Apo se policia gjermane e ka ndalur me njė rast dhe i ka gjetur njė revole… Se Riza Salihu mund tė ketė pasur konflikte me grupet e tjera politike nė mėrgim kjo nuk ėshtė pėr t'u ēuditur, sepse nxitja e grindjeve dhe pėrēarjeve nė mėrgatė ka qenė njė metodė klasike e sigurimit shqiptar pėr ta kontrolluar edhe mėrgatėn e Kosovės, e cila ditė e mė tepėr fitonte nė peshė me rolin dhe mundėsitė e saj. Rizah Salihun organet hetuese gjermane e mbajtėn nė burg rreth 5 muaj. Por Riza Salihu nuk ka qenė i implikuar nė vrasjen e vėllezėrve Gėrvalla dhe Kadri Zekės, ai mė tepėr ka rėnė viktimė e veprimeve speciale tė UDB-sė gjatė fshehjes sė gjurmėve tė krimit nė Untergruppenbach.

 

Foto: Riza Salihu

 

        Fillimisht policia e Baden Würtembergut formoi njė komision special ku duhet tė kenė qenė tė angazhuar rreth 40 persona. Qė nė ditėt e para policia publikoi pėrshkrimin e mundshėm tė vrasėsve duke premtuar edhe njė shpėrblim prej 10 mijė DM pėr dėshmi tė besueshme. Nė kėrkesėn e policisė pėr bashkėpunim jipen edhe kėto tė dhėna:

 

„Tė dielen, mė 17 janar 1982, rreth orės 22 h15 i kanė vrarė vėllezėrit Gėrvalla dhe shokun e tyre Kadri Zekėn. Gjatė daljes sė tyre nga garazhi dy persona kanė shtėnė me armė mbi ta. Ka tė dhėna tė besueshme se vrasėsit janė sjellur nėpėr Untergrupenbach tė paktėn prej datės 10 janar 1982. Ata duken si mė posht: I dyshimti i parė: Rreth 30 vjeē, i gjatė 180-183 cm. I fuqishėm. Ka nė kokė njė kapelė tė kthyer nė majė. Pallto tė shkurt ngjyrė kafe me jake tė mbylltė, pantollona tė kuq e tė ngushtė, ēizme tė gjata me njė rreth leshi tė bardhė lart. I dyshimti i dytė: ka rreth 25 vjet, ėshtė mė i thatė dhe mė i vogėl se i pari. Ai ishte i veshur me tesha ngjyrė tė mbylltė. Nė kokė kishte njė kapulaēė tė leshtė me njė topth nė majė.“


Krahas kėtij informacioni, policia kishte publikuar gjithashtu edhe fotografinė e veturės me tė cilin mund tė jenė arratisur vrasėsit. Fjala ėshtė pėr njė Citroén CX2000 ngjyrė tė ēelur. Pėr dėshmitarėt e mundshėm ishte dhėnė edhe telefoni i policisė: 07131 104 2205.   ( Shiko k
ėrkesėn e policisė KETU )

 
        Pas nėntė muaj hetimesh, kur dosja 08/15 kishte rreth 30 vėllime dokumentacion, por asnjė tė arrestuar me akuzė tė argumentuar, autoritetet gjermane vetėm mund tė pohojnė se "kjo ėshtė njė vrasje politike e kryer nga vrasės profesionistė dhe se dyshohet se njė apo mė shumė shėrbime tė fshehta drejtpėrdrejt apo tėrthorazi kanė marrė pjesė nė tėrheqjen e kėmbėzave tė revoleve tė kalibrit 7.65 mm" (Heilbronner stimme, datė 1 tetor 1982).

 

7. Kush i vrau Vėllezėrit Gėrvalla dhe Kadri Zekėn?

 

        Ėshtė e njohur se UDB-ja si armė pėr atentate ka pėrdorur revolet "Bereta" tė kalibrit 7.65mm. Pas vdekjes sė Titos kupola e shėrbimeve informative, ka qenė e pėrqėndruar nė duart e Stane Dollancit, anėtar i Kryesisė sė RSFJ-sė. Ministėr i Punėve tė Brendshme ka qenė gjenerali partizan Franjo Herleviq, me kombėsi kroate. Me ardhjen e Dollancit nė Kryesi, shėrbimet informative ndryshojnė dukshėm metodat e veprimit. Njėra prej ndryshimeve ėshtė ajo se UDB fillon tė angazhojė nėntokėn jugosllave, shtyllat e mafisė, pėr tė eliminuar kundėrshtarėt politikė jashtė.

 

Foto: Stane Dollanc dhe Zheljko Razhnjatoviq - Arkan

 

        Sipas shumė burimeve del se atentatin nė Untergruppenbach e ka kryer Zheljko Razhnjatoviq, i njohur me nofkėn Arkan. Ky ishte bir i njė oficeri tė lartė tė KOS-it (Shėrbimi ushtarak i kundėrzbulimit) me kombėsi malazez. Ai qė krejt i ri u mor aktivisht me delikuencė: rrahje, vjedhje, plaēkitje, pėrdhunime. Duke qenė nė vuajtje tė dėnimit ai ikėn nga burgu dhe del jashtė, ku kryen vepra spektakulare krimi. Arrestohet, por arrin tė ikė nga burgjet mė tė njohura tė Suedisė, Belgjikės dhe Zvicrės. Nga kriminel me renome ndėrkombėtare Arkani, me insistimin personal tė Stane Dollanc-it bėhet oficer me ndikim tė fortė i shėrbimeve serbe.


        Ka indikacione se nė kėtė krim ka qenė i implikuar edhe krimineli tjetėr, pėrndryshe bosi i mafisė sė Frankfurtit, Ljubo Zemunac. Kėta tė dy, njė vit mė vonė, e kanė ekzekutuar afėr Munihut edhe personalitetin e njohur kroat Stjepan Gjurekoviq, duke e masakruar edhe me sopatė. Gjatė viteve nėntėdhjetė Arkani do tė jetė grushti i hekurt i regjimit serb kundėr popullsisė civile nė Kroaci, nė Bosnje dhe nė Kosovė. Ai ka udhėhequr njėsitė e ushtrisė qė kishin nė pėrbėrje kriminelėt mė tė regjur e mė katilė tė nėntokės serbe. Edhe sot, pas kaq vitesh, policia gjermane zhvillon hetime lidhur me krimin nė Untergruppenbach. Gjykata e kėtij vendi tė madh evropian akoma nuk ka nxjerrė nė bankė tė zezė organizatorėt, vrasėsit apo pjesėmarrėsit e ēfarėdo niveli nė kėtė atentat.


        Por nuk duhet harruar se shėrbimet informative gjermane, duke qenė ndėr mė seriozet e mė profesionalet nė botė dhe mė depėrtueset nė Evropėn Juglindore e dijnė saktėsisht gjithė zinxhirin dhe gjithė personat e implikuar nė kėtė vrasje tė shumėfishtė, e cila e qiti nė tė dy gjunjtė Lėvizjen e Kosovės pėr Pavarėsi.

 

        Ėshtė udhėheqja politike gjermane ajo qė bart pėrgjegjėsinė pse nuk ka ngritur kurrė zėrin pėr kėtė krim tė shėmtuar. Eshtė vetėm njė pėrjashtim: menjėherė pas atentatit njė deputet i partisė Socialdemokrate, aso kohe nė opozitė, pati shtruar njė pyetje nė parlamentin federal se a qėndrojnė shėrbimet serbe prapa kėtij atentati. Asgjė mė shumė. Pėr mė keq as autoritetet lokale nuk denjuan familjen Gėrvalla, qė kishte kėrkuar strehim politik nė kėtė vend, me njė telegram ngushėllimi.


        As mediat gjermane nuk i kushtuan rėndėsinė qė pritej atentatit nė Untergruppenbah. Bėn pėrjashtim vetėm revista prestigjioze Der spiegel, e cila menjėherė pas vrasjes botoi njė artikull, nė tė cilin pa asnjė hezitim drejtoi gishtin drejt burimit tė kėtij krimi, duke e ngarkuar me pėrgjegjėsi UDB-nė jugosllave. … Dhe dihet se nė kėtė organ diabolik kanė punuar dhe jo pak shqiptarė dhe ka nė mesin e tyre qė e dijnė saktėsisht se si dhe kush i ka vrarė Vėllezėrit Gėrvalla e Kadri Zekėn, se si dhe kush e ka vrarė Rexhep Malėn e Nuhi Berishėn, se si ėshtė qitur nė kurth Zija Shemsiu, se si dhe kush i ka eliminuar Afrim Zhitinė dhe Fahri Fazliun…, qė e dijnė se cilėt kanė qenė urithėt e policisė politike nėpėr organizatat ilegale tė Kosovės jashtė dhe brenda… etj., etj. Por deri mė sot asnjėri prej tyre nuk e ka ēelur thesin. Dhe kjo flet shumė, flet pėr mungesė ndėrgjegjeje, madje edhe pėr bindje se kanė vepruar drejt… Flet pėr shoqėrinė kosovare, e cila ka mbamendje kaq tė cekėt, flet pėr elitėn politike shqiptare dhe pėr moralin e saj tė dyshimtė… Sepse ajo nė bėrrylimet pėr pushtet gati fiktiv harroi 20 vjetorin e vrasjes nė Untergruppenbach dhe detyrimin e saj qė nė njėrin prej shesheve kryesore tė kryeqytetit t'u ngrisė njė pėrmendore tė pėrbashkėt atyre qė ishin ndėrgjegja e kombit, atyre qė u flijuan pėr kėtė ditė tė madhe… Dhe njėherit tė rezervojė dy pėllėmbė toke te varrezat e dėshmorėve e t'i vendosė aty eshtrat e kėtyre Burrave qė nderuan Kombin.

 

·        Ky shkrim pėr herė tė parė ėshtė botuar nė revistėn „Pasqyra“ - Viti IV, janar 2002.