Mozaiku politik i mėrgatės shqiptare

 

ORGANIZATAT POLITIKE SHQIPTARE NĖ EVROPĖ 1979 – 1985

 

Pėrmbajtja e lėndės:

 

-          Jusuf Gėrvalla nuk e ka njohur Metush Krasniqin nė cilėsinė e kryetarit tė LNĒKVSHJ;

-          Lidhja Sabri Novosella - Jusuf Gėrvalla;

-          Po Jusuf Gėrvalla?

-          Tezat e OMLK-sė rreth Fronit Popullor pėr Republikėn e Kosovės;

-          LNĒKVSHJ dhe PKMLSHJ, bisedimet nė Ankara;

-          Prishja e Sabri Novosellės me Xhafer Shatrin;

-          “Zėri i Kosovės”, Suedi;

-          “Zėri i Kosovės”, organ i LNĒKVSHJ-sė;

-          “Zėri i Kosovės”, organ i Grupit Komunist tė Riza Salihut;

-          “Zėri i Kosovės”, organ i LNĒKVSHJ-sė, i drejtuar nga Jusuf Gėrvalla;

-          “Zėri i Kosovės”, organ i LRSHJ-sė;

-          “Zėri i Kosovės”, organ i Grupit Revolucionar tė Xhafer Shatrit;

-          Kronologji e shkurtėr ngjarjesh nė jetėn e organizatave nė mėrgim

 

*  *  *

 

          Shkruan: Xhafer DURMISHI

          Suedi, 16 Janar 2008

 

Jusuf Gėrvalla nuk e ka njohur Metush Krasniqin nė cilėsinė

 e kryetarit tė LNĒKVSHJ

 

          Nga tri fotografi tė botuara nė “Zėri”, tė Sabri Novosellės, Metush Krasni­qit dhe Jusuf Gėrvallės, fitohet pėrshtypja se LNĒKVSHJ ėshtė udhėhequr nga treshi Sabri-Metush-Jusuf. Jusuf Gėrvalla nuk e ka njohur Metush Krasniqin nė cilėsinė e kryetarit tė LNĒKVSHJ. Nė qoftė­ se shėrbehemi, pėr hir tė qartėsisė, me gjeometri, nuk ka ek­zistuar trekėndėshi Sabri-Metush-Jusuf, dhe as segmenti Metush-Jusuf, pra lidhja e drejtpėrdrejt Metush Krasniqi-Jusuf Gėrval­la. Kėtė nuk e pohon drejtpėrdrejtė as Sabriu, por pėrpiqet ta parash­troj nė mėnyrė indirekte: “Pėr kėtė Jusufi e njoftonte vazhdimisht degėn e LNĒKVSHJ nė Turqi dhe Metush Krasniqin, kryetarin e Lėvizjes nė Kosovė”.

 

( Foto – Jusuf Gėrvalla, Metush Krasniqi dhe Sabri Novosella )

 

          Pėr tė painformuarin citati i tillė duket i kthjellėt dhe tė lenė pėrshtypjen se lidhja e drejtpėrdrejtė Metush-Jusuf ka ekzistuar. Pėr ata qė formulimin e tillė e kuptojnė se lidhja ka ekzistuar, ky ėshtė njė mashtrim. Pėr ata qė e dinė kėtė, e ky ėshtė njė numėr i vogėl, Sabriu nė frazėn e vetė e ka gatuar mbrojtjen. Jusufi e njohtonte degėn nė Turqi (sė pari pra-shėnim i Xh.D.) dhe Metush Krasniqin, kryetarin e Lėvizjes nė Kosovė (sė dyti - shėnim i Xh.D.). Del se tė painformuarit, 99,9 % e lexuesve gėnjehen, ndėrsa pėr tė informuarit ėshtė mburoja: Jusufi kishte lidhje me kryetarin Metush Krasniqi, por kjo lidhje ishte nėpėrmjet Sabri Novosellės, i cili informohej sė pari, e qė ky pastaj e njoftonte kryetarin nė radhė tė dytė. Jusuf Gėrvalla nuk ka pas kurrė lidhje me Metush Krasniqin. Pėr kėtė nuk ka asnjė dėshmi. Pasi qė nuk ekziston asnjė letėr, asnjė artikull, asnjė udhėzim me vlerė qė ka qenė i njohur nė Gjermani apo dikund tjetėr, kjo duhet tė merret si e pavėrtetė. Ai qė do ta nxjerrė Metush Krasniqin si kryetar tė Lėvizjes, duhet tė sjellė fakte. Nė njė bisedė me Jusufin nė verėn e vitit ’81 lidhur me udhėheqė­sinė e Lėvizjes, ai thotė: “Sabriu ėshtė kryetari i Lėvizjes”. Kaq pėr (jo) lid­hjen Metush Krasniqi-Jusuf Gėrvalla.

 

Lidhja Sabri Novosella - Jusuf Gėrvalla

 

          Kjo lidhje ka ekzistuar, dhe si reale ėshtė mė lehtė tė ilustro­het me shembuj tė shumtė. Ta shohim nga afėr! Sabri Novosella ėshtė ai i cili i ka ofruar anėtarėsim Jusuf Gėrvallės nė LNĒKVSHJ. Jusufi pranon menjėherė me kėnaqėsi tė madhe. Ėshtė meritė e Sabri Novosellės qė duke e organizuar Jusuf Gėrvallėn nė LNĒKVSHJ bėri qė energjitė dhe talenti i tij tė derdhen e tė kanalizohen menjėherė nė mėnyrė tė drejtpėrderejtė pėr ēėshtjen e popullit shqiptarė nė ish-Jugoslla­vi. Pėrveē Sabriut, Jusufi nuk ka njohur asnjė kuadėr mė tė lart, as personalisht e as pėrmes ndonjė vepre. Natyrisht se Sabriu i ka fol Jusufit se ekziston Komiteti Qendror,­ Kryetari e gjėra tė tjera.

 

          Nė dhjetor tė vitit 1979 Sabriun pėr t'iu shmang ndjekjes e burgosjes, rrethanat e qesin nė Turqi, ndėrsa Jusufi, pėr arsye se Bardhosh Gėrvalla punonte nė Gjermani, shkoi nė Gjermani. (Sabri Novosella dhe Jusuf Gėrvalla e lėshuan Kosovėn pothuaj njėkohė­sisht.) Nėnvizoni, jemi nė mesin e dhjetorit 1979. Prej dhjetorit 1979 e deri nė Mars 1981 Jusuf Gėrvalla nuk ka asnjė lidhje tė vetme me Sabri Novosellėn, e lere mė me Metush Krasni­qin. Si e udhėhoqėn LNĒKVSHJ, Sabri Novosella e Metush Krasniqi prej dhjetorit 1979 e deri nė mars 1981?

 

Po Jusuf Gėrvalla?

 

          Dalja e Jusufit jashtė si personalitet i njohur, bėri jehonė tė madhe nė Kosovė. Jehona ishte e ngjashme edhe nė Gjermani. Ai u kontaktua nga Ibrahim Kelmendi i cili i kėrkoi ndihmė pėr nxjerrjen e “Bashkimit” si organ i Frontit tė Kuq Popullor. Ibrahim Kelmendi vetė e kishte nxjerrur vetėm njė numėr nė verėn e vitit 1979. Jusufi i ofroi ēdo ndihmė Ibrahimit, duke i lėnė nė dispozicion artikuj tė shumtė tė cilėt Ibrahimi i zgjidhte sipas dėshirės. Jusufi i nxori dhe pėrgatiti 3 numra tė “Bashkimit”, nga gjithsejt katėr sa dolėn. Vetėm pas dy muajsh, nė shkurt 1980, nė Gjermani Jusufi nxori numrin e dytė tė “Bashkimit”. Nė maj 1980 nxori numrin e tretė dhe nė janar 1981 numrin e fundit tė “Bashkimit”.

 

Gazeta “Bashkimi” – organ i Frontit tė Kuq Popullor

 

          Nė fillim tė vitit 1981 Jusufi e ndėrpreu bashkėpunimin (nė nivelin apo nė cilėsinė e redaktorit dhe ideologut tė Frontit tė Kuq) me Ibrahim Kelmendin, ēka bėri qė Bashkimi tė mos dali mė.

 

          Nė gusht 1980 doli numri i parė i “Lajmėtarit tė lirisė”. “Lajmėtari i lirisė” doli gjithsejt nė tre numra. Nr.1, gusht 1980, nr.2, tetor 1980, nr.3 janar 1981. Nė njė pyetje tė drejtpėrdrejtė Jusuf Gėrvallės, pse e ke nxjerrė “Lajmėta­rinė e lirisė” pa e pėrzier atė me organizatėn tė cilės i takonte, Jusufi pėrgjigjet: “Unė nuk kamė pas lidhje me LNĒKVSHJ e me KQ, unė nuk kamė marrė asnjė direktivė pėr tė nxjerrė ndonjė gazetė. Kam vepruar kėshtu qė tė mos mundet nesėr tė mė thotė dikush se me kėnd u more vesh qė e nxore gazetėn nė emrin e LNĒKVSHJ-sė”.

 

( Revista nr.2 e “Lajmėtarit tė Lirisė” )

 

          Se ka dal njė revistė me emrin “Lajmėtari i lirisė”, Sabri Novosella e ka marrė vesh kah fundi i janarit 1981, d.m.th. pasi qė janė nxjerrė tė gjithė numrat dhe ėshtė ndėrprerė dalja e tij.

 

          Prej gjysmės sė dhjetorit 1979 deri nė gjysmėn e janarit 1982, pėr kėtė kohė sa Jusufi e Sabriu ishin njėkohėsisht nė mėrgim, (25 muaj), kanė qenė nė kontakt vetėm 10 muaj, d.m.th. 40% tė kohės. Gjatė 25 muajve, pėrveē shumė trakteve, thirrjeve e artikujve, Jusufi herė pjesėrisht e herė tėrėsisht punoi nė nxjerrjen e 4 gazetave tė ndryshme:

 

-          “Bashkimi”: shkurt 1980, maj 1980, janar 1981,

-          “Lajmėtari i lirisė”: gusht 1980, tetor 1980, janar 1981,

-          “Liria”: nr 3, maj 1981, nr. 4-5 korrik / gusht 1981,

-          “Zėri i Kosovės”: nėntor 1981, janar 1982.

 

          Pra prej 11 numrave tė gazetave nė tė cilat pati dorė nė nxjerrjen e tyre, vetėm 2 ishin tė LNĒKVSHJ-sė, tė asaj organizate nė tė cilėn ai ishte anėtar. Puna e tij pėr LNĒKVSHJ nė mėrgim nga aktiviteti i tij i gjithmbarshėm ėshtė vetėm 18,18%. LNĒKVSHJ dhe OMLK Jusuf Gėrvalla- Kadri Zeka.

 

Foto: Jusuf Gėrvalla + Kadri Zeka

 

          Nė tetor 1980, dy muaj pas numrit tė parė tė “Lajmėtarit tė lirisė” filloi dalja e revistės “Liria”, organ i Marksistė-Leninistėve tė Kosovės, qė pati si rrjedhim edhe njohjen e Kadri Zekės me Jusuf Gėrvallėn. Ata duhet tė jenė takuar nė mes tė shkurtit 1981. Por nuk ėshtė e vėrtetė se ata filluan menjėherė bisedimet pėr bashkim. Pra fjalėt e Sabriut, se menjėherė pas kontaktit tė Jusufit me Kadriun filluan bisedimet pėr bashkim nuk janė tė vėrteta. Tė pa vėrteta janė edhe fjalėt se ai e njoftonte LNĒKVSHJ-nė nė Turqi dhe kryetarin Metush Krasniqi. Ėshtė pikė­risht mungesa e ēfarėdo kontakti me LNĒKVSHJ-nė, ajo qė Jusuf Gėrvalla nuk mund tė bėnte kurrfarė bisedimesh pėr bashkim. Por fakti qė ai nuk mund tė zhvillonte bisedime pėr bashkim nuk do tė thotė se edhe nuk bėnte punė pėr bashkim. Ai Kadri Zekės i ofroi ndihmė ashtu siē i kishte ndihmuar mė parė Ibrahim Kelmen­dit. Ia la nė disponim disa artikuj Kadri Zekės qė tė zgjedhė pėr numrin e tretė tė “Lirisė”, i cili doli nė maj 1981, nėn mbikėqyrjen teknike tė Jusuf Gėrvallės, i cili e radhiti dhe bėri tė gjithė punėn grafike e teknike pėr nxjerrjen e numrit tė tretė. Jusufi gjithashtu organizoi dėrgimin e kėtij numri nė Kosovė, duke e angazhuar pėr kėtė punė shokun e vetė tė ngushtė Haxhi Berishėn nga Prapaqani, i cili ka futur me mijėra ekzemplarė tė kėtij numri nė Kosovėn e mbushur me forca tė mėdha ushtarake e me atmosferėn e orės policore.

Gazeta „Liria“ Organ i OMLK-sė

 

          Pranvera e vitit 1981 edhe nė Evropėn Perėndimore shkoi nė shenjėn e demonstratave tė ndryshme e tė njė aktiviteti intensiv nė pėrkrahje tė demonstratave tė Kosovės. Tek nė mars 1981, pas 15 muajve, Sabriu mori kontakt me Jusufin dhe menjėherė filloi tė diskutoj me tė pėr ēėshtjen e nxjerrjes sė “Zėrit tė Kosovės” si organ i LNĒKVSHJ-sė.

 

          Jusufi pėrgatiti teknikisht numrin 4-5 tė “Lirisė”, qė doli nė korrik 1981, dhe kontribuoi me artikuj. Edhe nė kėtė rast ai i dha detyrė Haxhi Berishės ta marrė pėrsipėr futjen e kėtij numri tė dyfishtė nė Kosovė. Kėsaj radhe, prej anės sė Kadri Zekės, ndihmės e shok i tij i rrugės u caktua Hasan Mala. Ēėshtja e bashkimit u aktualizua pas pushimit tė demonstra­tave nė mėrgim, aty kah mesi i korrikut, kur  numri 4-5 i “Lirisė” doli nga shtypi. Pėr njė nevojė tė bashkimit flitej e bėhej shumė fjalė. Nė pritje tė njė bashkimi u vendos qė tė mos dilet me “Zėrin e Kosovės” si organ i LNĒKVSHJ-sė.

 

Tezat e OMLK-sė rreth Fronit Popullor pėr Republikėn e Kosovės

 

          Nė shtator erdhėn Tezat rreth Fronit Popullor pėr Republikėn e Kosovės tek Jusufi. Jusufi ishte parimisht 100 % me tezat qė shtroheshin. Ai i shtypi (radhiti) nė makinėn e tij tė shkrimit, i shumėzoi, i dėrgoi njė numėr ekzemplarėsh Kadri Zekės nė Zvicėr dhe vet i shpėrn­dau nė krejt rrethin e Shtutgartit. Bashkimi shikohej si njė ēėshtje dite, bisedat dukej se do tė ishin vetėm formalitet me njė pro­cedurė shumė tė shkurtė. Jusufi kurrė nuk do tė pėrshkruante (radhiste) ato teza e t’i shpėrn­dante sikur tė mos pajtohej pikė pėr pikė me pikėpam­jet e tyre.

 

          Sabriu vazhdon: “Unė dhe Bardhoshi dolėm me qėndrimet e Organizatės qė pėrfaqėsonim: Tė bashkohemi nė njė organizatė tė vetme e cila mund tė quhej Lėvizja pėr Republikėn Shqiptare nė Jugosllavi”. Jusufi nuk ka pėrgatitur asgjė me shkrim pėr bisedimet e Stam­bollit tė tetorit 1981, as Bardhoshit nuk i ka thėnė asnjė fjalė pėr ndonjėfarė Lėvizje pėr Republikė. Jusufi ėshtė pajtuar me germėn dhe me frymėn e tezave rreth Frontit pėr Republikė, ashtu si ai i ka lexuar ato dhe si ua ka pėrcjellė vetė tė tjerėve. Tezat Jusufi i ka kuptuar nė kėtė formė:

 

-          Formimi i partisė pararojė e cila do ta udhėheqė Frontin,

-          Nė parti do tė hyjnė kuadrot mė tė formuar dhe mė tė dėsh­muar.

Kėtė lloj interpretimi e ka lėnė tė nėnkuptohet Kadri Zeka gjatė kontakteve me Jusufin. Nė Stamboll, gjatė bisedimeve Kadriu jep sqarimin e vetė konkret e lakuriq se si duhet lexuar tezat:

 

-          Jo parti pararojė e pėrbėrė nga anėtarė tė organizatave tė tjera, por vetėm nga radhėt e OMLK-sė,

-          vetėm anėtarėt e OMLK-sė janė marksistė, komunistė tė formuar,

-          organi­za­tat tjera tė tillė nuk ka, prandaj tė tjerėt - nė Front pėr Republikė, nėn udhėheqjen e OMLK-sė.

 

         Bardhoshi u kthye aty kah 9 tetori 1981, mė saktėsisht njė ditė para se tė hapej panairi i librit i Frankfurtit. Rrugės pėr nė panair na u dha rasti sė pari ta dėgjojmė Bardhin tė tregoj pėr takimin e Stambollit. Bardhoshi tregoi se bisedimet nė mes Sabri Novosellės e Kadri Zekės sa i pėrket bashkimit ishin tė shkurta, dhe u ndėrpre­nė shumė shpejt pasi Kadri Zeka tha se nuk ka ardhė tė bisedoj pėr bashkim.

 

          Thelbin e bisedimeve ai e tregoi me kėto fjalė:

Sabri Novosella: Mund tė fillojmė bisedimet pėr ēka jemi mbledhur, bisedimet pėr bashkimin e organizatave nė njė tė vetme?

Kadri Zeka: Ne jemi pėr krijimin e njė fronti nė bazė tė kėtyre tezave, i cili do tė udhėhiqet nga OMLK!

SN: Ne kemi menduar se do tė vish pėr ēėshtjen e bashkimit tė organizata­ve. Ėshtė ēėshtja e kėtyre bisedime­ve pėr shkak tė tė cilave ne e kemi pezulluar nxjerrjen e “Zėrit tė Kosovės” qe disa muaj!

KZ: Unė nuk kam autorizime me bisedua pėr bashkimin mė shumė se ajo qė thash, e qė ėshtė nė teza!

SN: Atėherė pse ke ardhur?

KZ: Qė tė shihemi!

SN: Sa pėr t’u parė, mua mė shumė mė ka marrė malli pėr familjen time qė nuk i kam pa qe dy vjetė.

Bardhi vazhdon, se, menjėherė pas mbylljes sė bisedimeve u vendos qė tė fillohet me nxjerrjen e “Zėrit tė Kosovės”, si organ i LNĒKVSHJ-sė.

Jusufi u befasua nga mosrezultati i takimit, por edhe ishte i kėnaqur qė gjėrat ishin qartėsuar. Puna nė nxjerrjen e “Zėrit tė Kosovės” qe e shpejtė dhe numri i parė doli pas njėzet ditėsh, pra nė fillim tė nėntorit 1981.

Ėshtė paradoksale se si nė bisedime qenka arsyetuar njė qėndrim i pėrpiktė ndaj Republikės para dikujt qė nuk ka ardhur as tė zhvilloj bisedime, pėrveēse t'i komentoj e sqaroj tezat rreth Frontit, e vetėm pas njė ore tė jepet direktiva pėr nxjerrjen e njė gazete krejt nė kundėrshtim me atė qė ėshtė mbrojtur nė bisedime.

Nė bisedimet e Stambollit roli pėrēarės i Bujar Hoxhės nuk ka qenė vendimtarė pėr rrjedhėn e tyre.

 

LNĒKVSHJ dhe PKMLSHJ, bisedimet nė Ankara

 

          Rruga ime nė Turqi mė 13 shkurt 1982, nė radhė tė parė ka qenė pėr ta informuar Sabriun pėr gjendjen e krijuar pas atentatit tė 17 janarit dhe pėr tė planifikuar punėn e ardhshme. Sabriu thotė se Shtabi i partisė me Abdullahun nė krye, me gjithė gjėrat qesharake e budallallėqet e tyre ēmohet shumė nga diplomacia shqiptare e Bujar Hoxha. Ne do tė bisedojmė me ta pėr bashkim. Mos ta nėnēmojmė gjendjen, pėrkundėr budallallėqe­ve qė ke me i dėgjuar nga goja e tyre, mund tė ndodhė qė tė vij deri te bashkimi.

Udhėheqja e Partisė pėrbėhej nga:

- Abdullah Prapashtica, Kryetar i Partisė Marksiste Leniniste Shqiptare nė Jugosllavi (PKMLSHJ),

- gruaja e tij (e cila do tė zgjidhej) kryetare e organizatės sė gruas,

- Osman Osmani, sekretar,

- Faton Topalli, kryetar i organizatės sė rinisė dhe nip i Ab­dullahut.

I vetmi prej tyre qė din diēka, thotė Sabriu, ėshtė Fatoni, por si nip i Abdullahut nuk guxon tė ketė mendime tė pavarura.

Dhe me tė vėrtetė kur u takuam mė vonė dukej se Fatoni ishte nė aso pozite tė keqe ku e kishte vu Abdullahu sa nuk di se a mund tė gjendet ndonjė rast i ngjashėm tjetėrkund. Vuajtja dhe mundimi i Fatonit qėndronte nė atė se ai shpesh ngatėrrohej dhe e kishte vėshtirė se si ta thirrte Abdullahun; shoku Kryetar apo dajė.

Thelbi i aktivitetit tė partisė nė gjithė “modestinė” e vetė ishte ky:

- Partia ėshtė autore e kėrkesės Kosova Republikė dhe organizuese e demonstratave tė vitit 1981,

- Abdullahu, nė cilėsinė e inspektorit tė sigurimit shtetėror, ka pas mundėsinė ta studioi aktin e Adem Demaēit. Pėr kėtė arsye Adem Demaēi i takon PKMLSHJ-sė, ai ėshtė ideologu i saj.

- Kriteri kryesor pėr zgjerimin e radhėve tė partisė janė lidhjet familjare,

- Partia ka nxjerrė organin e vetė “Revolucioni”, nė tė cilin Kryetari i partisė dhe sekretari i saj shpallen heronj tė popullit, si dhe organin e rinisė “Atdheu”,

- Partia i ka shkruar KQ tė LKJ-sė dhe e ka thirrė nė bisedime nga pozita tė barabarta,

Prandaj, vazhdohet me stilin e “modestisė”,

- ēdo gjė e mirė nga demonstratat e vitit 1981 janė vepėr e popullit, ndėrsa pėr pasojat merr pėrgjegjėsinė partia,

- tė gjithė ata qė kanė luftuar pėr bashkim kombėtar janė njerėz tė komprometuar nga pikėpamja e Kosovės Republikė, dhe si tė tillė duhet tė tėrhiqen mėnjan ose t'i vihen nė dispozicion politikės, e shtabit tė partisė, i cili ka dalė jashtė t'i bashkoi organizatat nė PKMLSHJ.

 

Pjesėmarrėsit e bisedimeve nė Ankara mė 17 shkurt 1982: Xhafer Durmishi dhe Sabri Novosella- LNĒKVSHJ dhe Abdullah Prapashtica-PKMLSHJ

 

          Ndaj budallallėqeve tė kėtyre kalorėsve tė situatave, unė reagova ashtu siē ishte e natyrshme pėr tė reaguar. Pėrkundėr tė gjithave ne do tė duhej tė bisedonim me ta. Pas tri ditė bisedash nė Adapazar, nė mbrėmjen e 16 shkurtit u nisėm me Sabriun pėr nė Ankara, atje ku ishte vendosur udhėheqja e PKMLSHJ-sė. Sė pari nė Ankara, nė paraditėn e 17 shkurtit, takuam Bujar Hoxhėn dhe biseduam pėr gjėra tė pėrgjithshme. Ai e dinte se ne do tė bisedonim pėr bashkimin. Ai shtroi njė pyetje tė drejtpėrdrejtė: Pse unė isha kundėr asaj qė organizata e krijuar tė quhet parti, dhe shtoi mė pas: “Bashkohuni!”

Ndėrhyrja e tij kishte njė peshė. Por kryesorja ishte ajo qė ne (unė e Sabri Novosella) nuk ishim kundėr bashkimit, ndėrsa “motivi kryesor” i udhėheq­jes sė partisė pėr dalje jashtė, thuhej se ishte pikė­risht qė t'i bashkoj organiza­tat. D.m.th. ekzistonte baza pėr fillimin e bisedimeve pa kushte, me mundėsi pėr marrje vendi­mesh, pa u fshehur pas mungesės sė autorizimeve.

 

Prishja e Sabri Novosellės me Xhafer Shatrin

 

          Ardhja e Sabriut nga Turqia nė Evropėn Perėndimore nuk ishte ndonjė ēėshtje e shpėtimit tė vijės sė Lėvizjes. Sabriu ishte mėrzitur vetėm nė Turqi dhe donte tė vinte nė Perėndim. Si refugjat politik nė Turqi ai e kishte shumė vėshtirė tė merr pasaportė. Xhafer Shatri ia dėrgoi disa vėrtetime e dokumen­te pėrmes lidhjeve qė kishte me Ramadan Osmanin nė Malmo tė Suedisė, dokumente e ftesa pėr vizitė nė Suedi, tė cilat qenė vendimtare qė Sabriut t’i jipet pasaporta e leja pėr tė udhėtuar. Pėrgatitjet pėr sigurimin e dokumenteve tė udhėtimit Sabriu i ka bėrė pothuajse gjatė gjithė vitit 1983. Kėto m'i thotė Xhafer Shatri, kur po pėrgatisnim numrin e dytė tė “Zėrit tė Kosovės”, nė mars 1983 nė banesėn e tij nė Gjenevė. Ai disa herė u shprehė nė formėn: “Ta shpėtoj­mė Sabriun nga shkretinat e Anadollit”.

 

          Nė fillim tė nėntorit 1983 Sabriu erdhi nė Gjenevė te Xhafer Shatri dhe dukej sikur “moti ishte i kthjellt” e ēdo gjė do tė jetė mirė. Sidomos qėndrimi i tyre ndaj diplomacisė shqiptare ishte pika mė unike. Sabriu sheh se, pėr gjithė ato kontakte qė ishin krijuar pėrmes adresės sė “Zėrit” nė Biel Bienne, ai ishte i painformuar dhe e ndjen veten tė mėnjanuar. Divergjenca tė tjera lindin edhe pėr atė se, nė historinė e Lėvizjes pėr Republikė cila datė ėshtė mė e rėndėsish­me: 17 shkurti apo 15 maji 1982. Pikė tjetėr fėrkimi ishin edhe bisedimet e tetorit 1981 tė Stambollit me Kadri Zekėn, ku Sabriu e paska paraqitur Xhafer Shatrin si anėtar tė organizatės sė vetė dhe krejt lindjen e OMLK, vetėm si rezultat tė kėputjes sė lidhjeve me LNĒKVSHJ-nė.

 

          Sabriu e akuzon Xhafer Shatrin nė Gjenevė dhe akuzat i shpėrndan pėrmes telefonit tė tij. Akuzat e Sabriut pra nuk ishin ndonjė kritikė, por akuza tė vrazhda qė kishin pėr qėllim shkarkimin e Xhafer Shatrit si drejtues tė “Zėrit tė Kosovės”, qėrimin e hesapeve me te nė stilin “ose-ose”. Nė akuzat e tilla Sabriu mbeti i vetmuar, sepse ato nuk i pranoi askush.

 

           Nga procesverbali i mbajtur prej Ibrahim Kelmendit, del se Xhafer Durmishi, lidhur me fjalėt qė lėshonte diplomacia shqiptare kundėr Xhafer Shatrit nė vende tė ndryshme tek shumė njerėz e jo vetėm tek Sabriu, i cili u bė zėdhėnės i tyre, thotė: “Nuk jam pėr atė qė tė bazuar nė Shqipėrinė tė akuzohen shokėt”.  Ky qėndrim i imi ndaj intrigave tė diplomacisė shqiptare figuron edhe nė letrėn e Sabri Novosellės tė 16 janarit 1984, dėrguar mua e Faridin Tafallarit. Xhafer Durmishi dhe Faridin Tafallari nuk e pranuan propozimin e Ibrahim Kelmendit pėr pėrjashtimin e Sabriut nga Lėvizja, dhe kėshtu erdhi tek njė thyerje e re, thotė Sabriu nė shkrimin e tij. Pikėpamjet e ndryshme e diametralisht tė kundėrta tė Xhafer Durmishit me Ibrahim Kelmendin kanė qenė rregull dhe votimi i ndryshėm nė kėtė pikė nuk ishte diēka e re. As Xhafer Shatri nuk ishte pėr thellimin e acarimeve pėr faktin e thjeshtė se sulmi i Sabriut mbeti i pa efekt. Kjo nuk do tė thoshte se do tė vazhdonte loja sikundėr nuk ka ndodhur asgjė.

 

          Sabriu ishte i vetmi tė cilit i ngutej, ishte i vetmi qė kishte interes qė pėrēarjen ta ēoi deri nė shkėputje. Vetė sulmi i tij nuk kishte qenė i atij lloji pėr tė lėnė ndonjė urė lid­hjeje. Ai ishte i interesuar pėr kėtė sepse pas atyre sjelljeve, ai kurrė mė nuk do tė mund tė preten­donte pėr ndonjė vend me rėndėsi nė Lėvizje. Prandaj ai vazhdoi me disa  “komunikata”, “proklamata” e “qarkore” pėr tė cilat vazhdimisht e ngarkon diplomacinė shqiptare.

 

          Fushata kundėr meje prej diplomacisė shqiptare, e as ndonjė fjalė e mirė prej tyre (nėse ėshtė thėnė ndon­jėherė) kurrė nuk kanė pas ndikim nė vendimet e mia. Fushatat e periferisė (me periferi nėnkuptoj edhe intrigat e PPSH) nuk luajnė asnjėherė ndonjė farė roli, nė qoftė se ata qė ulen nė njė tavolinė janė unik dhe i mbajnė fjalėt edhe pas pėrfundimit tė mbledhjeve.

 

          Komunikatat, qarkoret, njė gazetė qė doli nė Bruksel si organ i njė dege tė Lėvizjes, pa marrėveshje me udhėheqjen dhe pikėpamjet e ndryshme sollėn deri tek shkėputja. Arsyeja qė edhe unė u largova nga Xhafer Shatri e Ibrahim Kelmendi ishin pikėpamjet krejtėsisht tė kundėrta lidhur me qėndrimin ndaj klubeve shqiptare e ēėshtjeve organizative, pikė nė tė cilėn Xhafer Shatri e Ibrahim Kelmendi mendonin njėsoj. Pėr shkak tė kėtyre dallimeve unė kisha kėrkuar dorėheqje nga Qendra Ekzekutive e Lėvizjes, qysh nė korrik 1983 e qė nuk ishte pranuar.  

 

“Zėri i Kosovės”, Suedi

 

          “Zėri i Kosovės” qė ka dalė nė Suedi, pėr ndryshim nga shumė gazeta tė asaj kohe- pikė qendrore nė politikėn e saj nuk e ka pas in­formatėn bardhė e zi, por tė pėrpunoj qėndrimet ndaj

- taktikės pėr Kosovėn Republikė,

- klubeve shqiptare, qė kanė qėndruar jashtė Lėvizjes,

- punės ilegale e legale,

- metodave reale dhe atyre aventuriere,

- ēėshtjeve tė organizimit,

- punės pėr nxjerrjen e njė gazete,

 

          Me fjalė tjera ta pėrshkruaj jetėn e asaj organizate nga e cila ėshtė mundėsuar dhe kushtėzuar dalja e tij. Pėr kėtė edhe ka pasur shumė kritika nė adresė tė tij. Por ato gjithmonė kanė qenė nga njė krah mė i majtė e “revolucionar”. Epitetet kanė qenė: likuidatorė, revizionistė, republikan, dorėsh­trirės etj.

 

          Nga procesverbali i mbledhjeve nė banesėn e Hasan Malės dhe nga letra e Sabriut e 16 janarit 1984, del se unė nuk i kamė pas kurrė pėr busull pėshpėritjet e Bujar Hoxhės, Ibrahim Qavollit dhe as tė Engjell Kolanecit, dhe kam pasė guxim me u deklarua pėr to, edhe pse dihej se atė proces Sabriu ia dėrgonte Ibrahim Qavollit, nė konsullatėn shqiptare tė Stambollit. Botkuptimet e mia politike, pikėpamjet e mia mbi zhvillimin historik janė konstante materialiste pėrkundėr furtunave e stuhive kaq tė forta duke filluar prej dyfytyrėsisė e deri tek njėqindėfytyrėsia.

 

          Numri i parė i “Zėrit tė Kosovės”, me adresė nė Suedi, doli nė qershor 1984. Kjo gazetė doli pėrafėrsisht njėherė nė muaj gjer nė korrik 1985. Nė fillim tė shkurtit 1985 Sabri Novosella, pėr shkaqe e teke tė veta, ndoshta i penduar pėr prishjen e tij me Xhafer Shatrin u distancua krejtėsisht nga gazeta “Zėri i Kosovės” me adresė nė Suedi. Pėr kėtė ai njoftoi shokėt nė Shtutgart e Zurich. Nė prill apo maj 1985 Sabriu iu mbėshtetė Hysen Gėrvallės, i cili u bashkua me atė pjesė tė Lėvizjes qė kishte qendrėn nė Zvicėr. Nga kjo rrjedhė se thėnia e Sabriut “urdhnova me e ndalė gazetėn nė Suedi” ėshtė falsifikim i tė vėrtetės.

Numri i parė i “Zėrit tė Kosovės”, me adresė nė Suedi - qershor 1984

 

          Pohim tjetėr i Sabriut lidhur me “Zėrin” qė dilte nė Suedi: “...e jepte bekimin diplomacia shqiptare pėr ēdo numėr tė orga­nit”. Unė nuk di asnjėherė se si reagonte diplomacia shqiptare ndaj gazetės. Ata janė interesuar shumė se ēfarė po shkruhet dhe kontaktonin vazhdimisht me tė gjithė ata qė kishin tė bėnin me gazetėn, por kurrė drejtpėrdrejt me drejtuesit e gazetave. Sipas logjikės sė tyre ai qė drejton gazetėn duhej vetė tė merrte iniciativėn pėr t'i takuar. Nė pranverėn dhe verėn e vitit 1985 thirrjet e kritikat e diplomacisė shqiptare se unė “punoj krye nė veti e pa u konsultuar” kanė qenė monotone.

 

          Numri i fundit i “Zėrit tė Kosovės”, Suedi, doli nė korrik 1985. Nė kėtė numėr paralajmėrohej ndėrrimi i emrit tė gazetės dhe emrit tė organizatės pėr tė zhduk pėrzierjet qė bėheshin me atė nė Zvicėr. Pas botimit tė kėtij lajmi, tė gjetur para njė situate tė re, shokėt nė Gjermani e Zvicėr dėrguan katėr veta nė Stockholm dhe e morėn makinėn e shkrimit me tė cilėn ishte nxjerrė gazeta. Pra, ai i cili nuk ėshtė nė gjendje pėr ta filluar e pėr ta mbajtė gjallė njė gazetė ai kurrė nuk pyetet as kur me e ndėrpre atė.

 

“Zėri i Kosovės”, organ i LNĒKVSHJ-sė

 

           Nė vitin 1979 nė statutin e LNĒKVSHJ-sė, thuhet organ i saj ėshtė “Zėri i Kosovės”. Se si duket ky organ para nėntorit tė vitit 1981, kur doli numri i parė, i nxjerrur nga Jusuf Gėrvalla, unė nuk e di dhe nuk kam takuar asnjė njeri qė mund ta qes nė tavolinė organin e lartpėrmendur. Pėr kėtė arsye ekzistenca e njė gazete me emrin “Zėri i Kosovės” si organ i LNĒKVSHJ-sė, pėrderisa tė mos vėrtetohet e kundėrta mbetet njė trillim, njė ēėshtje qė nė mungesė faktesh s'ka se si tė besohet. 

 

“Zėri i Kosovės”, organ i Grupit Komunist tė Riza Salihut

 

          Nė fillim tė vitit 1980 nė Kosovė ka qarkulluar njė fletushkė e “Grupi komunist Zėri i Kosovės” qė ėshtė nxjerrė nga Riza Salihu nė Shtutgart. Nė verėn e vitit 1980 Sabri Novosella lajmėrohet nė Stamboll pėr fletushkėn e Grupit Komunist “Zėri i Kosovės” pėr ēka ai dėshiron t'i sigurohet shpejt njė kopje qė ta dėrgoj nė konsullatėn shqiptare tė Stam­bolit dhe t'ua dėshmoj atyre tetekėve se shokėt e Sabrisė dhe Komiteti Qendror me Kryetarin e vetė nuk hanė bukė badihava.

 

          Po nė verėn e 1980 Jusuf Gėrvalla takohet me Riza Salihun. Nė bisedė e sipėr Rizahu e pyet Jusufin se ēfarė organi nxjerr organiza­ta e juaj. Kur Jusufi i pėrgjigjet se organ i LNĒKVSHJ ėshtė “Zėri i Kosovės”, Riza Salihu dėshpėrohet e revoltohet shumė dhe e prishė bisedėn me Jusufin. Mė vonė kur Jusufi merr kontakt me Sabriun, nė njė ndėr letrat e para i thotė se emri “Zėri i Kosovės” nuk ėshtė i pėrshtatshėm pėr organizatėn tonė pasi tė njėjtin emėr e pėrdorė Riza Salihu pėr grupin e tij. Sabriu i thotė se “Zėri i Kosovės” i grupit tė Riza Salihut ėshtė diēka tjetėr nga “Zėri i Kosovės” i LNĒKVSHJ-sė.

 

“Zėri i Kosovės”, organ i LNĒKVSHJ-sė, i drejtuar nga Jusuf Gėrvalla

 

( kliko KETU )

 

          Dalja me “Zėrin e Kosovės” si organ i LNĒKVSHJ-sė ishte planifikuar nė verėn e vitit 1981, por bisedimet me OMLK-nė e qė nxirrte revistėn “Liria” e pezulluan kėtė punė gjer nė nėntor 1981, kur doli numri i parė i saj. Nė janar 1982 doli numri i dytė. Vetura e Bardhosh Gėrvallės nė tė cilėn u vranė vėllezėrit Gėrvalla e Kadri Zeka ishte e mbushur me kėtė numėr i cili posa kishte dalė nga shtypshkronja. Mu pėr kėtė, pėr aktivistėt e rrethit tė Shtutgartit kjo gazetė mori njė pėrmbajtje shumė mė tė thellė se sa qė kishte pasur pėrpara.

 

“Zėri i Kosovės”, organ i LRSHJ-sė

 

          Nė bisedimet e Ankaras tė 17 shkurtit 1982 shtrohet pyetja se ēfarė emri tė ketė gazeta e LRSHJ-sė. Pėr shkak tė ngjarjes sė 17 janarit, para se tė shkojmė nė bisedimet e 17 shkurtit ishim marrė vesh me Sabriun qė tė mbrojmė emrin “Zėri i Kosovės” pėr organizatėn e bashkuar, e cila u quajt LRSHJ me propozim tė Osman Osmanit. Kur Sabriu ua propozoi “Zėrin e Kosovės”, shokėve tė partisė u qitshin sytė xhixha. Kurrsesi- thanė ata nė fillim. Ne kemi nxjerrė dy organe, “Revolucionin” si organ tė partisė dhe “Atdheun” si organ tė rinisė qė kanė luftuar pėr republikė dhe po heqim dorė nga emri i tyre pėr hir tė bashkimit, kurse ju kėrkoni ta mbajmė emrin e “Zėrit tė Kosovės”, emėr i cili ėshtė i komprometuar me kėrkesėn pėr bashkim e pėr luftė kundėr Jugosllavisė. Parimisht ata kishin tė drejtė, por nga ato qė kishin thėnė se kishin bėrė kishte aq mendje­madhėsi tė paskrupullt, kėshtu qė ne nuk besonim aspak se organe tė tilla kanė ekzistuar, bashkėbiseduesit nuk shfaqnin ato cilėsi qė do ta mbushnin mendjen se kanė qėndruar pas ēfarėdo gazete qė meriton pėr t'u zėnė nė gojė.

 

          Shokėt e partisė u treguan mosmirėnjohės dhe nuk ia dinin aspak pėr faleminderit Sabriut qė e kishte gjet emrin pėr organin e Lėvizjes, duke lėnė tė nėnkuptohej se bisedimet pėr bashkim nuk ishin drekė nrikulli­jash pėr t'ia ngjitė emrin njė foshnje. Por meqė ne nuk u lėshuam pe nė kėtė pikė ata u pajtuan me kėtė, apo thėnė mė drejtė u detyruan tė pajtohen.

 

          Unė e Osman Osmani u kthyem nė Gjermani mė 22 shkurt 1982. “Zėri i Kosovės”, numri i tretė, ishte nė fazėn pėrfundimtare. Unė pritja se ai do tė dali si organ i LRSHJ-sė. Ndėrrimi nė kokėn e organit nga LNĒKVSHJ nė LRSHJ ishte njė ēėshtje tepėr e thjesht. Osman Osmani ndėrhyni duke thėnė: “Le tė del edhe ky numėr si organ i LNĒKVSHJ-sė nė mėnyrė qė armiku tė mos kujtoj se mbas atentatit u shkatėrrua LNĒKVSHJ”. Ne nė rrethin e Shtutgartit nuk e kundėrsh­tuam nė kėtė pikė. Por e gjithė kjo ishte njė dredhi e intrigė e cila kishte pėr qėllim tė vonon ēėshtjen deri mė 14 e 15 maj nė mėnyrė qė aty tė shtrohej prapė ēėshtja e emrit tė gazetės pėr LRSHJ. Pra nė kėtė pikė ku ata vetėm nuk kishin mundur tė bėnin asnjė ndryshim, shpresonin tani mė  14 e 15 maj se me ndihmėn e Xhafer Shatrit do tė bėnin ndėrrimin e emrit tė organit. Xhafer Shatri, si pėrfaqėsues i OMLK-sė dhe i revistės “Liria” kishte arsye shumė mė tė mėdha qė tė kėrkonte njė emėr mė neutral se sa “Zėrin e Kosovės”, pėr LRSHJ. Por emri i “Zėrit tė Kosovės” nuk u ndryshua as mė 15 maj, pėrkundėr faktit se ishte e vetmja pikė qė u diskutua.

 

“Zėri i Kosovės”, organ i Grupit Revolucionar tė Xhafer Shatrit

 

          Mė vonė, nė vitin 1984 Xhafer Shatri shkroi njė artikull, sipas tė cilit njė gazetė qė ka dalė me emrin “Zėri i Kosovės” diku nė vitet 1970 ka qenė organ i Grupit Revolucionar.  

 

Kronologji e shkurtėr ngjarjesh nė jetėn e organizatave nė mėrgim

 

Verė 1979: Ibrahim Kelmendi nxjerr numrin e parė tė “Bashkimit”, organ i Frontit tė Kuq.

Dhjetor 1979: Jusuf Gėrvalla arratiset nga Kosova dhe shkon tek vėllai i tij Bardhoshi nė Gjermani, nė Shtutgart.

Shkurt 1980: Jusuf Gėrvalla nxjerr numrin e dytė tė “Bashkimit”.

Maj 1980: Jusuf Gėrvalla nxjerr numrin e tretė tė “Bashkimit”.

Gusht 1980: Jusuf Gėrvalla nxjerr numrin e parė tė “Lajmėtarit tė lirisė”.

Tetor 1980: Jusuf Gėrvalla nxjerr numrin e dytė tė “Lajmėtarit tė lirisė”. Nė Zvicėr del numri i parė i “Lirisė”, organ i OMLK-sė.

Dhjetor 1980: Del numri i dytė i “Lirisė”.

Janar 1981: Jusuf Gėrvalla nxjerrė numrin e fundit tė “Bashkimit”, tė katėrtin me radhė, dhe ndėrprenė bashkėpunimin me Ibrahim Kelmendin, nė cilėsinė e Redaktorit tė “Bashkimit” dhe tė ideologut tė Frontit tė Kuq Popullor. Del numri i tretė dhe i fundit i “Lajmėtarit tė lirisė”.

Maj 1981: Jusuf Gėrvalla ndihmon dhe bėnė pėrgatitjen teknike tė numrit tė tretė tė “Lirisė” dhe organizon dėrgimin e saj nė Kosovė.

Prill-Maj-Qershor 1981: Punė e madhe praktike pėr organizimin e tetė demonstratave nė qendra tė ndryshme tė Evropės nė pėrkrahje tė demonstratave tė Kosovės nė Pranverėn 1981.

Korrik 1981: Jusuf Gėrvalla ndihmon me artikuj dhe pėrgatitė teknikisht numrin e dyfishtė 4-5 tė “Lirisė” dhe organizon dėrgimin e saj nė Kosovė.

Shtator 1981: Dalin Tezat rreth Frontit pėr Republikė, tė OMLK-sė.

Tetor 1981: Nė Stamboll mbyllen pa rezultat bisedimet pėr bashkim nė mes Sabri Novosellės dhe Kadri Zekės. Me propozim dhe me kėrkesė tė Sabri Novosellės, Jusuf Gėrvalla fillon tė nxjerrė “Zėrin e Kosovės” si organ tė LNĒKVSHJ-sė.

Nėntor 1981: Del numri i parė i “Zėrit tė Kosovės”, i  LNĒKVSHJ-sė.

Janar 1982: Del numri i dytė e “Zėrit tė Kosovės”, i LNĒKVSHJ-sė.

 

Nė Untergrupenbah, nė mbrėmjen e 17 janarit 1982 nga armiqtė e popullit shqiptarė vriten vėllezėrit Gėrvalla dhe Kadri Zeka.

 

ZiK-u Nr.3, Mars 1982 i botuar pas vrasjes sė Jusuf Gėrvallės

 

5 shkurt 1982: Varrosen vėllezėrit Gėrvalla e Kadri Zeka, nė varrezat kryesore tė Shtutgartit.

17 shkurt 1982: Nė orėt e vona tė natės pėrfundojnė bisedimet pėr bashkim nė mes LNĒKVSHJ-sė e PKMLSHJ-sė nė Ankara. Nė bisedime marrin pjesė Sabri Novosella, Xhafer Durmishi, Abdullah Prapashtica, Osman Osmani dhe Faton Topalli.

Mars 1982: Del numri i “Zėrit tė Kosovės”, (pas atentatit tė 17 janarit) nėn drejtimin e Xhafer Durmishit.

3 prill 1982: Demonstratė e shqiptarėve nė Bon.

24 prill 1982: Demonstrata e parė shqiptare nė Vjenė.

14 maj 1982: Nė Biel Bienne takohen Xhafer Shatri, Osman Osmani dhe Xhafer Durmishi. Pėrkundėr kėrkesave tė Osman Osmanit e Xhafer Shatrit pėr ndryshimin e emrit tė organit, “Zėri i Kosovės” mbetet organ i LRSHJ-sė. Nė takim ndahen detyrat, ku Xhafer Durmishi ngarkohet tė vazhdoj me nxjerrjen e organit tė Lėvizjes. Pjesėrisht me shkrime dhe me pėrgatitjen e plotė teknike merret gjer nė mars 1983.

Takimi i 14-15 majit 1982 ėshtė i pari dhe i fundit ku ishte e pranishme ajo pjesė qė rridhte nga PKMLSHJ-ja.

Qershor 1982: Del nė Shtutgart numri i parė i “Zėrit tė Kosovės” si organ i Lėvizjes pėr Republikė. ( ZiK-u, Organ i LRSHJ-sė, Nr.1 Qershor 1982 )

26 qershor 1982: Demonstratė e koordinuar shqiptare nė Bern dhe Sydnay tė Australisė, nė ditėn e fillimit tė punimeve tė Kongresit XII tė LKJ.

Dhjetor 1982: Demonstrata mė jehonėmadhe deri atėherė (e para e mbajtur nė njė ditė pune) nė Gjenevė, mė 10 dhjetor 1982, me rastin e ditės pėr tė drejtat e njeriut.

Janar 1983: Mbledhje nė banesėn e Hafiz Gagicės. Marrin pjesė: Xhafer Shatri, Hasan Mala, Ibrahim Kelmendi, Xhafer Durmishi. Zgjidhet Qendra Ekzekutive (emėr i propozuar prej Xhafer Shatrit) e Lėvizjes. Ndahen kėto detyra:

 

Xhafer Shatri- nxjerrjen e gazetės,

Faredin Tafallari- arkėtar,

Hasan Mala- lidhjet me Kosovėn,

Ibrahim Kelmendi- lidhje me organizata tė jashtme,

Xhafer Durmishi- ēėshtjet organizative nė mėrgim, relacionet me klubet shqiptare.

 

Mars 1983: Del numri i dytė i (pėr vitin 1983) “Zėrit tė Kosovės” nė Gjenevė nga Xhafer Shatri e Xhafer Durmishi, dhe pas pėrfundimit tė punimeve bėhet njė mbledhje e Qendrės Ekzekutive. Hasan Mala dhe Faridin Tafallari votojnė pėr pikėpam­jet e Xhafer Durmishit lidhur me qėndrimin ndaj klubeve shqiptare nė mėrgim.

Korrik 1983: Nė njė shtėpi malore nė Zvicėr bėhet njė tubim i madh i aktivistėve mė tė dalluar tė Lėvizjes nė Evropė si dhe pėrfaqėsues klubesh. Merret njė vendim pėr themelimin e njė Bashkėsie tė klubeve shqiptare dhe demaskohet puna intriguese e PKMLSHJ-sė. Nė mbledhjen e Qendrės Ekzekutive qė mbahet pas tubimit, Xhafer Durmishi kėrkon dorėheqje pėr shkak tė pikėpamjeve tė kundėrta me Ibrahim Kelmendin e Xhafer Shatrin nė ēėshtjen e klubeve shqiptare dhe punėn e tyre.

Nėntor 1983: Sabri Novosella vjen nga Turqia nė Gjenevė te Xhafer Shatri dhe pas disa ditėsh i bėnė njė varg akuzash. Akuzat e Sabri Novosellės hidhen poshtė nga tė gjithė.

Mars 1984: Mbledhje nė Gjenevė ku marrin pjesė Xhafer Shatri, Ibrahim Kelmendi, Faridin Tafallari, Haxhi Berisha dhe Xhafer Durmishi.

Qershor 1984: Del “Zėri i Kosovės” nė Suedi. Gjatė vitit 1984 dalin 5 numra.

Korrik 1985: Del numri i fundit i “Zėrit tė Kosovės” nė Suedi. Gjatė vitit 1985 dalin 8 numra. Pjesa mė e madhe e atyre qė e kanė pėrkrahė kėtė gazetė u aktivizuan nė partitė e ndryshme demokratike tė Kosovės.

 

          P. S - Kėtė shkrim e kamė kryer nė maj tė vitit 1992. Ka qenė i paraparė si reagim ndaj njė shkrimi tė Sabri Novosellės botuar nė “Zėri”, por “Zėri” e ka cunguar dhe ka botuar vetėm njė pjesė tė vogėl tė tij.  Autori