Rruga jetėsore e shkrimtarit dhe atdhetarit Jusuf Gėrvalla

 

SFIDA E HEROIT

 

-          Pėr librin e Kadri Rexhės “Fati i luleve” - "Rruga jetėsore e shkrimtarit dhe atdhetarit Jusuf Gėrvalla“

 

Shkruan: Mr. Kadrush Radogoshi

_________________

 

     Shqiptarėt, tė mbetur jashtė kufijve tė shtetit shqiptar, qė nga viti 1913 e deri sot, pėrjetuan tmerre tė njėpasnjėshme tė shkaktuara nga pushtuesit sllav. Tetėdhjetė vjetėt e kėtij pushtimi janė edhe tetėdhjetė vjetėt e pėrpjekjeve per t'i bėrė ballė stuhisė shovene. Nė kėto pėrpjekje u dalluan, ata qe ecėn shtigjeve tė flijimit pėr idealin e lartė tė lirisė sė  atdheut. Kėto figura populli arriti  t’i pėrjetėsojė nė kėngė, por deri vonė nuk u shkruan libra pėr ta, shkaku ėshtė i thjeshtė s'mund tė botoheshin. Nuk ėshtė e rastit, pra, mungesa e monografive, biografive tė romanėsuara, romaneve kushtuar heronjve, qė i janė kundėrvėnė deri nė flijim pushtetit okupues. Kohėt e fundit filluan tė botohen libra, qė pretendojnė ta mbushin kėtė zbrazėtirė. Nė mesin e librave tė tillė spikat edhe monografia e Kadri Rexhės me titull: "Fati i luleve" dhe nėntitull "Rruga jetėsore e shkrimtarit dhe atdhetarit Jusuf Gėrvalla“.

 

     Lexuesi kosovar emrin e Kadri Rexhės e ka hasur ne feqet e shtypit tonė ditor e periodik gjatė viteve shtatėdhjetė me artikuj kushtuar figurave tė shqura tė historisė dhe kulturės sonė kombėtare, me artikuj bibliografikė, me recensione e herė pas herė edhe me poezi. Studimet pasuniverzitare, nė grupin e letėrsisė shqiptare i vijoi nė Prishtinė, tė cilat nuk arriti t'i kryente, sepse e burgosėn dhe e dėnuan me 3 (tre) vjet burg, ndėrsa pas daljes nga burgu, shkoi nė ekzil, nė Zvicėr. Kadri Rexha ishte ndėr shokėt mė tė ngushtė tė Jusuf Gėrvallės, prandaj tė dhėnat jetėsore pėr tė janė kryesisht korrekte duke e pamundėsuar shfaqjen e njė sėmundjeje tė shpeshtė pėr shkrimet e kėtij zhanri, atė tė mungesės sė fakteve, tė cilat shpeshherė, imagjinohen deri nė spekulim.

 

     Monografia e Kadri Rexhės i kushtohet shkrimtarit dhe heroit Jusuf Gėrvalla, portreti i tė cilit ėshtė vendosur ne mesin e dy portreteve tė prindėrve tė tij, babait Bardhosh Dinės dhe nėnės Ajshe, te bijes sė Jusuf Buzhalės nga Kryesheci, por qė me kohė banonte nė Pejė. Kėto tri portrete janė dhėnė nė sfondin e bashkatdhetarėve, tė ndeshur me pushtuesit serbomalazez, qė nga viti 1912-13, kur mė tepėr se gjysma e hapėsirės etnike shqiptare mbeti jashtė kufijve tė Shtetit shqiptar.

 

Drama tetėdhjetėvjeēare

 

     Duke i vendosur heronjtė e tij nė sfondin e ngjarjeve historike tė rreshtuara nė bazė tė rendit kronologjilk, Kadri Rexha, jo vetėm qė shkruan libėr pėr dramėn tonė tetėdhjetėvjeēare nėn pushtimin serb, por dėshmon se heronjtė e librit tė tij janė bij tė kohės, nė rrjedhat e sė cilės ndikuan me forcė. Historia shqiptare e dhenė pėrmes figurave, pėrmes njerėzve tė thjeshtė, tė cilėt me qėndresėn, me stoicizimin, me heroizmin e kundėrvenies ndaj politikės kolonialiste tė Serbisė, e ka tragjikėn, por edhe heroizmin e vet. Bardhosh Dina e Ajshe Gėrvalla janė shembuj tipik tė kėsaj qėndrese, tė kėtij stoicizmi.

 

     Bardhosh Dina, luftėar i lirisė qė nga viti 1912, ėshtė dhėnė nė kontekstin e ngjarjeve tronditėse pėr shqiptarėt: Lufta Parė Botėrore, krijimi i Jugosllavisė sė Versajės dhe ripushtimi i Kosovės, kolonizimi i saj me serbė e malazezė, shpėrnguljet pėr nė Turqi, vrajset masive, kundėrvenia e kaēakėve kolonizatorėve, Lufta e Dytė Botėrore dhe fundi i saj, Masakra e Tivarit, e Drenicės, e Gjilanit dhe masakra tė tjera anembanė Kosovės dhe viseve tė tjera shqiptare nė ish Jugosllavi. E dhėnė nė kontekstin e kėtyre ngjarjeve, figura e Bardhosh Dinės ta kujton portretin e kryengritėsit tė pėrjeteshėm shqiptar me pushkėn e gjatė "vazhdim i shtytllės vertebrale" tė shndėrruar nė arketip.

 

     Figura e nėnė Ajshes ishtė dhėnė me tė gjitha vlerat e larta morale, me tėrė tragjikėn dhe stoicizmin e saj. Ajo me mundime e sakrifica tė mėdha rriti djemtė e saj, Jusufin dhe Bardhoshin, tė cilėt, ashtu tė rritur, ia dhuroi atdheut, duke i murosur nė themelet e ndėrtesės sė lirisė kombėtare. Skena e takimit tė saj me Jusufm e Bardhoshin e vrarė, kam bindjen, se i tejkalon pėr nga pėrmasa tragjike edhe skenat mė tragjike tė kryeveprave botėrore qė nga Eskili, Sofokli e Euripidi e deri tek Shekspiri. Kjo skenė tragjike ėshtė e mbėshtjellur me njė forcė tė madhe morale, me njė dashuri tė madhe pėr atdheun dhe lirinė e tij. Ajo nuk ka nevojė pėr sedativė edhe pse i janė vrarė dy djem, edhe pse nuk ka mundesi t’i mbulojė me dheun e tokės nėnė. Me plot tė drejtė, autori i librit Kadri Rexha, kėtė nėnė e krahason me Kosovėn dhe fatin tragjik tė saj. Figura e nėnė Ajshes i ka tė gjitha tiparet e arketipit tė nėnės shqiptare, qė nuk mund ta thyejnė rrebeshet e jetės nėn robėri. Ajo edhe nė humbje ėshtė e madhe.

 

     Kadri Rexha rrėfen pėr heroin e tij kryesor Jusuf Gėrvallėn, pėr rrugėn e tij jetėsore qė nga lindja nė vitin 1945 e deri nė vrasjen e tij mė 17 janar 1982 nė fshatin Untengrupenbach rrethi i Shtutgartit, varrimin e tij, tė Bardhoshit e Kadri Zekės, duke pėrfunduar me njė informacion tė shkurtėr pėr familjen e Jusufit e tė Bardhoshit, e para e vendosur nė Tiranė, ndėrsa e dyta nė Zvicėr.

 

Jeta dhe vdekja qė nuk kundėrshtohen

 

     Figurėn e Jusufit autori e vėshtron nė kontekstin e ngjarjeve tronditėse pėr Kosovėn: Aksioni i armėve me tėrė veprimet makabre tė UDB-sė jugosllave nė krye me kriminelin Rankoviq, shpėrngulja e shqiptarėve pėr Turqi nė bazė tė marrėveshjes jugosllavo-turke, burgosja e Adem Demaēit dhe anėtarėve tė organizatės patriotike Lėvizja Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve nė vitin 1964, kremtimi i 500-vjetorit tė vdekjes sė heroit kombėtar Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut nė vitin 1968 dhe me demonstratat e kėtij viti nė tė cilat ishte edhe vetė pjesėmarrės... Burim tjetėr pėr formimin e Jusufit ishin rrėfimet pėr babanė dhe luftėn e tij tė pandėrprerė, pėrrallat qė ia rrėfente nėna dhe kėngėt qe ia kėndonte ajo, mėsuesi, shkolla, fshati, qyteti i Pejės, ku e kaloi rininė, thėnė troē, ishte kujtesa historike e popullit, e cila luajti rol vendimtar nė formimin e tij.

 

     Nė librin e Kadri Rexhės figura e Jusuf Gėrvallės jepet nė tė gjitha dimensionet e saj. Kjo figurė, poliedrike, siē e quan me tė drejtė autori, u shqua nė komponim dhe interpretim tė kėngėve duke arritur tė regjistrojė mbi 200 kėngė nė Radiotelevizionin e Prishtinės, tė cilat i fshinė barbarisht pas ikjes sė tij nė vitin 1979, u shqua nė publicistikė, nė pikturė, nė dramė, nė prozė, shkėlqeu nė poezi, u shqua nė kritikė letrare, nė kritikė muzikore, nė kritikė filmi e sidomos ushqua nė veprimtarinė patriotike, pėr tė cilėn e flijoi jetėn.

 

     Autori, nė kėtė libėr, e shtron dhe e argumenton tezėn se Kosova nuk ėshtė thjesht e okupuar, por ėshtė e kolonizuar dhe kolonizimi i saj ėshtė mė i ashpėr se kolonizimi qė e ka njohur Afrika dhe Azia. Kjo tezė ma kujton njė mendim tė Franc Fanonit tė shprehur nc librin e tij "Tė mallkuarit e botės", i cili do t'i pėrshtatej shumė figurės sė Jusuf Gėrvallės: "Pėrgjegjėsia e intelektualit tė kolonizuar nuk ėshtė pėrgjegjėsi pėrballė kulturės kombėtare, por pėrgjegjėsi e pėrgjithshme ndaj kombit nė tėrėsi... Tė luftosh pėr kulturėn kombėtare do tė thotė tė luftosh pėr ēlirimin e kombit, qė ėshtė amė materiale nė saje tė sė cilės bėhet e mundėshme kultura. Lufta kulturore nuk mund tė zhvillohet jashtė luftės kombėtare"...

 

     I vetėdijshėm pėr atdheun e kolonizuar, Jusuf Gėrvalla nė jetėn dhe veprėn e tij u udhėhoq nga ideali i lirisė. Pikėrisht ky ideal e krijoi sinoniminė nė mes tė jetės dhe tė veprės artistike tė tij. Pohimi i Kadri Rexhės se "... Jeta dhe vepra e Jusuf Görvalles nuk janė dy fenomene, qė e kundėrshtojnė njėra-tjetrėn, ashtu siē ka ditur tė ngjajė shpesh nė kohėra dhe nė mjedise tė caktuara", e argumenton plotėsisht tezėn se jeta dhe vepra e Jusuf Gėrvallės e pėrbėjnė njė sinonimi tė plotė JETA-VEPRA.

 

     Libri i Kadri Rexhės na kujton se letėrsia shqiptare, pjesa dėrmuese e saj, e krijuar nė rrethanat e njė pushtimi tė egėr e primitiv, nuk u krijua si komoditet estetik, por si kundėrvėnie e brendshme e kėtij populli antik dhunės dhe terrorit fizik e shpirtėror. Pra, letėrsinė shqptare nė veēanti e kulturėn nė pėrgjithėsi nė pjesėn dėrmuese tė saj, e karakterizon dėshira e shqiptarėve pėr tė jetuar tė lire nė trojet e tyre etnike, e karakterizon ideali i lirisė. Shkrimtarėt tanė mė tė mirė, tė frymėzuar nga ky ideal, u bėnė udhėheqės shpirtėrorė tė popullit e shpeshherė edhe udhėheqės tė dtejtpėrdrejtė nė luftėn pėr liri kombėtare e drejtėsi sociale. Duke qenė tė tillė shkrimtarėt tanė u burgosėn (Adem Demaēi, Zeqir Gėrvalla, etj,), iken nė ekzil (Ramadan Rexhepi, Kosovė Rexhė Bala, Mustafė Xhemaili, etj.), u mbytėn nė tortura apo u vranė (Fazli Graiēevci, Rexhep Elmazi, Jusuf Gėrvalla). Nė kontekstin prometeik tė letėrsisė shqiptare spikat figura e Jusuf Gervallės. Nė tėrė opusin e tij letrar, qoftė nė poezi, qoftė nė prozė apo dramė materializohet estetikisht ideali i lirisė, pa tė cilin jeta dhe vepra e njeriut nuk kanė vlerė. Poezia e Jusuf Gėrvallės, sė cilės i drejtohet shpesh autori i monografisė, nė rrafshin tematik ėshtė e gjėrė, nė rrafshin meditativ ėshtė e thellė, nė rrafshin emocional e sinqertė, e pėrjetuar thellė dhe e ngjyrosur me ngjyrat e njė shpirti sa te ndieshėm e lirik aq tė fortė e heroik, nė rrafshin estetik ėshtė krijuar nga njė penė e telentuar, qė nuk lind per ēdo ditė nė letėrsinė tonė. Ajo nuk ėshtė poezi e zhurmės patriotike, tė cilėn e shkruajnė patriotėt me prirje tė kufizuar poetike e nė rastet drastike edhe shprtrat e shitur te djalli, qė mundohen t’i fshehin mėkatet e tyre tė djeshme e tė sotme me masken e profetėve tė rremė, por poezi e sintezave tė mahnitshme ekzistenciale dhe dimensioneve profetike. Ėshtė shumė e qėlluar vėnia e titullit "Fati i luleve" dhe e vargjeve nė fillim tė librit:

 

“Lule, lule, ē’fat paski pasur

Gjithmonė tė njoma tė ndėrroni jetė

Sa mė tė bukura qė tė jeni rritur

Vdekja ju vjen mė shpejt”

 

     Motoja nė vargje pasohet nga nje moto tjetėr nė prozė, qė s'ėshtė asgjė tjetėr pos betim i Jusuf Gėrvallės pėr tė mos u tėrhequr kurrė nga rruga e ndritshme. Ky betim i Jusufit ta kujton betimin e njohur tė njėres nga figurat mė tė njohura  tė kombit, atė tė Hasan Prishtinės.

 

     Kadri Rexha shkruan me objektivitet pėr punėn poliliko-patriotike tė Jusuf Gėrvallės, e cila s'ka se si tė mos lidhet me punėn e tij publicistike, botimit tė revistave "Lajmėtari i lirisė" dhe "Zėri i Kosovės", shkrimeve, tė cilat dėshmojnė pėr publicistin e shquar, analistin e rrethanave politike dhe udhėheqėsin e Lėvizjes Kombėtare, e cila, kėrkesė tė parė e kishte krijimin e Republikės sė Kosovės nė ish Federatėn jugosllave, ndėrsa kėrkesė pėrfundimtare bashkimin kombėtar dhe krijimin e shtetit etnik shqiptar nė kufijt e vet tė natyrshėm.

 

     Ndėr figurat me tė cilat lidhet ngusht veprimtaria politiko-patriotike e Jusuf Gėrvallės e tė cilave u kushtohet vend i duhur nė libėr janė Bardhosh Gėrvalla, Kadri Zeka, Sabri Novosella, duke mos e lėnė anash Adem Demaēin, 1uftėtarin pėr lirinė kombėtare tė shqiptarėve tė Kosovės dhe tė viseve tė tjera shqiptare nė ish Jugosllavi, pėrkdndrazi, autori Kadri Rexha atė e konsidreon frymėzues kryesor dhe udhėheqės shpirtėror tė lėvizjes kombėtare.

 

     Monografra "Fati i lueve" e Kadri Rexhės ėshtė shkruarar nė bazė tė kujtimeve tė autorit, siē thotė nė Prolog, por edhe dokumenteve, qė ka pasur mundėsi t’i ketė. Ajo qė e shquan kėtė libėr ėshtė objektiviteti i autorit ndaj ngjarjeve dhe figurave qė trajton. Nė kėtė kontekst vlen tė pėrmendet njė mendim i Leonardos se pėrsosmėria e njė vepre varet nga besueshmėria me tė cilėn ėshtė rrėfyer realiteti, nga vėllimi, nga gjithanshmėria e tė paraqiturit, nga vėshtirėsitė e tejkaluara, nga pėrshtatshmėria e saj ndaj receptuesve, nga harmonia e saj si dhe nga pėrsosmėria e gjėrave tė cilat janė prezentuar. Lidhur me pėrseritjet e herėpasherėshme tė mendimeve, vlerėsimeve, pėrfundimeve, tė cilat mund tė konsiderohen e metė e kėtij libri, me kėnaqėsi i referohem filozofit antik Empedoklit, qė thoshte se nėse mendimi ėshtė i vlershėm pėr t'u treguar, atėherė ėshtė i vlershėm edhe pėr t'u pėrsėritur. ( “Rilindja”, 14 maj 1994 )