„Vrasje nė Shtutgart“, njė libėr kushtuar jetės dhe veprimtarisė atdhetare tė dėshmorit Kadri Zeka

 

Njė „vrasje nė Shtutgart“,

mė 17 janar 1982

 

“Kadriu ka njė meritė tė veēantė pėr botimin e gazetės “Liria”. Nė vitin 1980 ka bėrė pėrgatitjen teknike dhe ka siguruar botimin e gazetės, dhe jo vetėm botimin, por edhe shpėrndarjen e saj ndėr mėrgimtarėt tanė nė Zvicėr fillimisht e mė tej edhe nė Gjermani e gjetkė, pėr ta sjellė deri nė Kosovė, nė ēdo skaj tė saj. Ai ka organizuar atje dhjetėra veprimtarė tė Organizatės, kurse nė vitin 1981, ka qenė nė ballė tė demonstratave qė u bėnė nė Zvicėr, Gjermani, Belgjikė etj., nė mbėshtetje tė demonstratave tė Kosovės.” ( Mehmet Hajrizi )

 

Shkruan: Saime Isufi - 22. 05. 2009

__________________________________

Ballina e librit: Vrasje nė Shtutgart

 

     Vepra „Vrasje nė Shtutgart“ ėshtė shkruar nga shkrimtari, publicisti dhe gazetari Apostol Duka. Kjo vepėr doli nga shtypi nė janar tė kėtij viti dhe u promovua nė vendbanimin e dėshmorit, nė Gjilan, pikėrisht mė 17 janar 2009, nė pėrvjetorin e 27’tė tė rėnies sė Kadri Zekės nė Gjermani, nė afėrsi tė Shtutgartit. Jo pa qėllim autori i vė titullin “Vrasje nė Shtutgart”. Secili nga ne kur dėgjon fjalėn Shtutgart, vrasje nė Gjermani, vrasje e trefishtė, na shkon mendja menjėherė tek vrasja makabre qė bėnė kriminelėt e UDB-sė nė Untergrupenbach, afėr Shtutgartit, mė 17 janar tė vitit 1982, duke vrarė tre atdhetarėt e mėdhenj tė kombit tonė Kadri Zeka dhe vėllezėrit Gėrvalla.

 

Foto: Njė kolazh fotografish pėr vrasjen e Shtutgartit

 

     Kadri Zeka, deri nė momentin e vrasjes, aktivitetin e tij atdhetar e patriotik e zhvillonte nė Zvicėr, pra nė mesin tonė, nė mesin e bashkatdhetarėve nė tė gjitha kantonet e Zvicrės, duke filluar nga St. Galleni, aty ku jetonte, pėr tė vazhduar nė Cyrih, Bern, Basel, Biel, Solothurn, Lozanė e deri nė Gjenevė. Pėrveē Zvicrės, aktivitetin e tij, sidomos pas demonstratave tė popullit nė Kosovė nė pranverėn e vitit 1981, Kadriu do ta zgjeronte nė tė gjitha shtetet e Evropės, duke organizuar e bashkuar bashkatdhetarėt nė protesta e demonstrata tė fuqishme, duke njoftuar opinionin ndėrkombėtar pėr kėrkesat dhe tė dretjat tė shtruara nga populli i Kosovės nė demonstrata. Nė kėtė rrugė po pėrgatitej edhe mėrgata pėr beteja tė ardhshme, e cila ēoi deri tek mobilizimi i mėrgatės nė luftė tė armatosur me armiqtė serbomėdhenj, nė Luftėn Ēlirimtare tė Kosovės.

 

     Autori i librit, Apostol Duka, siē shprehet nė libėr, filloi tė shkruaj krejt rastėsisht njė libėr pėr Kadriun, nga se kishte dėgjuar tė jetė shkruar shumė pak, nė krahasim me punėn qė kishte bėrė Kadri Zeka pėr atdheun e tij. „Rasti ėshtė mbret i botės”, shkruan autori, duke aluduar nė rastėsinė e lindjes sė idesė pėr tė shkruar librin nė fjalė. Autori nė kėtė nismė jo tė qartė plotėsisht, takoi dhe mori njė mori intervistash me famljarė e bashkėpunėtorė tė Kadriut, gjė qė nuk e kishte pritur. Aktiviteti dhe lidhjet e veprimtarsisė sė Kadriut e ēonin autorin nė momente dhe njerėz tė paparashikuar. Pėr tė shkruar veprėn, ai do tė drejtohej tek familjarėt dhe prej tyre do tė merrte lidhjet me bashkėveprimtarėt e Kadriut, vargu i tė cilėve ishte i pafund; si i atyre nė Kosovė por dhe nė diasporė.

 

Foto: Cyrih - 18 prill 1981: Kadri Zeka duke folur para demonstruesve

 

     Nė kopertinėn e librit ėshtė vendosur njė pikturė e titulluar „Kosova martire“ e cila i shkon njė atdhetari tė martirizuar siē ishte Kadri Zeka. Nė faqen tjetėr ėshtė vendosur piktura e veprimtarit Emrush Xhemajli, nė tė cilėn figura e Kadriut me gazetėn „Liria“, dhe „Tezat e Frontit Popullor pėr Republikėn e Kosovės“, paraqitet e plotėsuar dhe lexohet shumė qartė: rruga drejt lirisė dhe bashkimi i tė gjithė shqiptarėve nė njė front tė vetėm.

 

     Nė hyrje libri ka dy poezi: „Varrezat“ kushtuar varrezave tė dėshmorėve dhe tjetra kushtuar dėshmorėve Kadri Zeka, Rexhep Malaj, Nuhi Berisha e Zijah Shemsiu. Poezia titullohet: „E shkruar nė ēastet e fundit“ dhe nis e mbaron kėshtu:

 

Aty ku shpaloset flamuri me pala,

Pushon Rexhep Mala,

Aty ku fryn era dhe dehet e ēmendet veriu,

Po prehet Nuhiu

Dhe dheu rėnkon, dhe dridhet flamuri me theka,

Pushoni, pushoni,

Po fle Kadri Zeka.

Dhe plagėt i dhembin, dhe thekshėm vikat nė acar:

“Zija Shemsiu, si mundet, si mundet,

Qė s’paska akoma njė varr?!...“

 

     Pas poezive, libri shoqėrohet me njė fotografi. Nė fotografi ėshtė shtatorja e dėshmorėve Rexhep Malaj e Nuhi Berisha e vendosur nė qendėr tė Gjilanit dhe para shtatores babai i Nuhi Berishės, gruaja e Rexhep Malės e veprimtari Ilmi Ramadani. Me tė gjithė kėta emra Kadri Zeka e ka tė lidhur qoftė direkt (si me Rexhep Malajn e Ilmi Ramadanin), por edhe indirek (i frymėzuar dhe i betuar pėr tė vazhduar rrugėn e tij, Nuhi Berisha), veprimtarinė e tij atdhtare.

 

Foto: Shtatorja e dėshmorėve Rexhep Malaj e Nuhi Berisha nė Gjilan

 

     Autori shkruan se si vendosi tė shkruaj njė libėr pėr dėshmorin Kadri Zeka; se si kishte dėgjuar pėr Kadri Zekėn; kishte shkruar ndonjė rresht me rastin e vrasjes bashkė me vėllezėrit Gėrvalla, por jo mė shumė. Tė tjerat, pra pėr jetėn dhe veprėn e dėshmorit do tė mėsonte nga intervistat e familjarėve dhe tė bashkėpunėtorėve tė tij tė ngushtė. Apostol Duka librin e ka bėrė kryesisht me intervistat e familjarėve dhe tė bashkėveprimtarėve tė Kadriut. Autori u ka mbetur besnik intervistave tė dhėna, duke mos ndėrhyrė fare nė to, qoftė nė  aspektin e tė folmes dialektore, por edhe tė tė dhėnave ndonjėherė tė pasakta tė tė intervistuarve.

 

     Nė intervistat e vėllezėrve tė dėshmorit, shprehet dashuria e tyre pėr vėllain e vogėl, mbėshtetja qė i japin ata vėllait nė veprimtarinė e fshehtė pėr atdheun, por njėkohėsisht edhe shqetėsimi i madh i tyre pėr vėllain, pas rrezikimit tė tij. Ai po kėrkohej nga organet e UDB-sė tė burgosej dhe ishte detyruar tė kalonte nė ilegalitet dhe familja nuk dinte vendndodhjen e tij pėr disa muaj, pėr shkak tė veprimtarisė ilegale qė zhvillohej nė atė kohė. Nga intervistat e mėtutjeshme me vėllezėrit e Kadriut, pėrshkruhen me hollėsi bastisjet, ndjekjet e burgosjet e familjarėve, si ajo e Tap Zekės, i cili humbi njėrėn veshkė nga torturat ēnjerėzore qė ushtruan kriminelėt nė Burgun Qendror nė Beograd; por edhe kėrcėnimi i hapur qė iu bė babait e vėllezėrve tė Kadriut nė atė kohė nga udbashi Selim Brosha se “Kadri Zekėn do ta vrasim!” Edhe pėrkundėr kėtyre presioneve, familja gjithmonė qėndroi nė anėn e Kadriut dhe kjo nuk qe e lehtė pėr atė kohė.

 

Lexo: Dėshmorėt Jusuf e Bardhosh Gėrvalla dhe Kadri Zeka

 

     Duke qenė se nė fillim tė librit janė vėnė intervistat me vėllezėrit, ata nuk janė kursyer por kanė dhėnė me pėrkushtim ēdo hollėsi qė ka tė bėjė me jetėn e Kadriut qė nga lindja, fėmijėria, shkollimi, studimet, puna si mėsues dhe gazetar nė Radio Prishtinė. Me mbėshtjejen qė i dha familja duke qenė e ndėrgjegjshme pėr punėn atdhetare qė bėnte Kadriu, ajo do tė ishte edhe krenare mė vonė pėr birin e saj dėshmor, i cili tani nuk ishte mė vetėm i familjes Zeka, por bir i gjithė Kosovės.

 

     Libri do tė vazhdojė me intervistat e bashkėveprimtarėve tė dėshmorit, nga tė cilat del qartė vepritmaria patriotike e atdhetare e tij. Vlen tė pėrmenden fjalėt e Mehmet Hajrizit nė kėtė vepėr se: “Kadriu ka njė meritė tė veēantė pėr botimin e gazetės “Liria”. Nė vitin 1980 ka bėrė pėrgatitjen teknike dhe ka siguruar botimin e gazetės, dhe jo vetėm botimin, por edhe shpėrndarjen e saj ndėr mėrgimtarėt tanė nė Zvicėr fillimisht e mė tej edhe nė Gjermani e gjetkė, pėr ta sjellė deri nė Kosovė, nė ēdo skaj tė saj. Ai ka organizuar atje dhjetėra veprimtarė tė Organizatės, kurse nė vitin 1981, ka qenė nė ballė tė demonstratave qė u bėnė nė Zvicėr, Gjermani, Belgjikė etj., nė mbėshtetje tė demonstratave tė Kosovės.”

 

     Nė vepėr ėshtė edhe intervista e Hydajet Hysenit, shok i ngushtė i rinisė sė hershme dhe i veprimtarisė ilegale i cili nėnvizon se “… jeta dhe vepra e tij (pra e Kadri Zekės, shėn. imi) ka qenė pjesė shumė e rėndėsishme e gjithė veprimtarisė sė Organizatės sonė”. Flasin pastaj veprimtarėt Berat Luzha, Fazli Avdullahu. Xhafer Shatri del me artikullin “Gjurmėt e njė krimi tė madh”, i cili flet pėr rrethanat dhe aktorėt e mundshėm tė vrasjes sė Kadri Zekės dhe vėllezėrve Gėrvalla, pėr tė vazhduar mė pas me fjalėt e Hasan Malajt, figurės qendrore tė Lėvizjes dhe aktivitetit nė mėrgatė dhe bashkėpunėtorit mė tė afėrm tė Kadri Zekės. Pas Hasan Malajt vijnė kujtimet e veprimtarėve Bejtullah Tahiri, Haqif Krasniqi, njė punėtor veprimtar shumė aktiv nė Zvicėr, duke u pėrmbyllur kėshtu pjesa e intervistave, kujtimeve tė familjarėve dhe bashkėpunėtorėve, pėr tė vazhduar pastaj me fjalėt e gruas dhe vajzės sė dėshmorit Rexhep Malaj.

 

Kėnga: Kadri Zeka, djalė kosove

 

     Duhet pėrmendur se autori, duke patur nė epiqendėr figurėn e Kadriut, sepse libri do tė duhej t’i kushtohej kushtimisht atij, sikur ka rrėshqitur ngapak nga ky mision, duke futur pjesė ose intervista ndoshta tė panevojshme, ndonjėherė edhe tė dhėna tė pasakta dhe qė nuk i pėrkasin apo nuk e kanė vendin nė njė libėr tė tillė  (gjithmonė duke patur parasysh se vepra do tė shkruhej pėr Kadriun). Mė vonė vijnė artikujt dhe fjalimet e Kadri Zekės. Artikujt tė botuar nė shtypin ilegal tė asaj kohe, ndėrsa fjalimet tė mbajtura nė demonstratat e mėrgimtarėve nė vitin 1981 nė disa shtete tė Evropės, (vetėm atė vit, pra mė 1981, janė organizuar nėntė demonstrata me bashkatdhetarėt) nė ballė tė tė cilave ishte gjithmonė Kadri Zeka me fjalimet e tij tė zjarrta dhe vėllezėrit Gėrvalla.

 

     Pėrmbylljen e librit, “Vrasje nė Shtutgart », autori do ta bėjė, pas intervistave tė pafund me familjarė dhe bashkėpunėtorė tė dėshmorit, duke u njohur kėshtu mė mirė me jetėn dhe veprimtarinė e Heroit tė tij, me fjalėt: “..si prijės dhe luftėtar i vijės sė parė i Lėvizjes sė madhe Ēlirimtare pėr lirinė e Kosovės”.

 

K A D R I   Z E K A

NJERI I MENDIMIT TĖ THELLĖ POLITIK DHE I VEPRIMIT KONKRET KOMBĖTAR