Nė 64 vjetorin e lindjes sė Jusuf Gėrvallės

 

KROI SI TOPOS POETIK

 

Shkruan: Prof. Dr. Agim Vinca

_____________________________________

 

(Dy fjalė pėr poezinė “Kroi” tė poetit Jusuf Gėrvalla)

 

      Kjo poezi nuk ėshtė botuar nė rubrikėn “Albumi poetik”. Nuk mund tė botohej nė atė kohė. Kurrsesi. Autori i saj, poeti i talentuar lirik dhe revolucionari Jusuf Gėrvalla, qe vrarė nga policia e fshehtė jugosllave tok me tė vėllanė, Bardhoshin dhe shokun e tyre, Kadri Zekėn, nė afėrsi tė Shtutgartit nė Gjermani mė 17 janar tė vitit 1982. Baladė pėr vdekjen e J. G. - do tė shkruajė shkrimtari ynė i madh, I. Kadare. Emri i Jusuf Gėrvallės dhe i Adem Demaēit, qė tė dy krijues tė talentuar dhe atdhetarė tė shquar, njėri i vrarė me atentat, tjetri i ngujuar nė burg njė jetė tė tėrė, ishin nė atė kohė emrat mė tė lakuar nė mesin e studentėve tė UP-sė dhe tė rinjve shqiptarė nė pėrgjithėsi. Ata ishin simbol qėndrese dhe udhėrrėfyes nė luftė pėr liri; ishin idhuj tė vėrtetė nė jetė dhe nė krijimtari.

      Kėtyre tė dyve u duhet shtuar edhe njė emėr tjetėr; emrin e prijėsit tė Pranverės shqiptare tė ’81-shit - Hydajet Hysenit, edhe ky poet, qė shkruante poezi nė ilegalitet dhe botonte, tok me shokėt e vet tė “ilegales”, pėrmbledhjen klandestine Kėngėt e lirisė, pjesėn dėrrmuese tė vjershave dhe poemave tė sė cilės e pėrbėnin pikėrisht krijimet e tij.

 

 

Jusuf Gėrvalla

(1943-1982)

 

KROI

 

Tė kanė parė ėndėrr njerėzit e planetit tjetėr

Ty qė bėn dashuri tė fshehtė me natėn e pėrlotur

Si njeriu i frikuar. Gjėmon. Si njeriu.

Ia ke ftohur shalqirin plakut njė ditė vere

Ia ke parė gjinjtė Trėndelinės.

S’kanė ardhur te ti tė tė pinė por qė t’i shohin vashat.

Nuk je ngrirė nė dimėr.

S’ke shteruar verės.

Fije e hidhur e kujtimit tė fėmijėrisė.

 

Nė ty kam larė duar e faqe.

 

Tė kanė parė ėndėrr njerėzit e planetit tjetėr

Tė duan zogj e tė dehur.

Kurrė s’ke fluturuar nė vendet e Jugut.

 

Buzė teje ėshtė gjunjėzuar trimi plagėt i ka larė.

Thonė: tė ndeshemi te kroi.

Ditėve tė hershme marsit na i lag kėpucė e ēorapė.

Vjeshtės nuk tė zverdhin gjithė gjethet e rėna.

Je vetullngrysur.

Hyjnitė tė kanė gjetur nė njė guacė oqeani e tė kanė sjellė kėtu nė zemėr tė fshatit

- arterin ta kanė lidhur me bjeshkėn

e s’i ke frikė tėrmetit.

 

Ti mė sė shumti ke dėgjuar pėrralla pėr etjen.

Ua di tė vėrtetėn shekujve po s’ke gjuhė tė thuash.

S’mund tė helmojnė.

Natėn pinė ujė nė ty drenushat.

Askėnd nuk e pret

As ushtarin - hasretin e nėnės.

Anės sate prehet nė flladin e verės

Bilbili i Mjedės.

Gjatė tėrė verės tė zbukurojnė lulet.

Tė vijnė njerėz e bletė.

Tė ndihet gurgullima edhe kur fashiten tokė e qiell

Kur s’ndihet frymėmarrja e kafshėve.

Kur digjet ndonjė kullė e lartė

Tė pinė trerėt e shkrumbuar.

 

Ka mbetur nė ballin tėnd tė gdhendur

Dor’ e mjeshtrit desariot

- e myshku ka folur me gjuhė tė lagėshtisė

sė pėrmortshme. Asnjėherė s’ke lėnguar nė reumė

- asnjėherė s’je dehur.

Pa tė nė bjeshkė pėr ujė do tė na shkonin vashat

e do tė hutoheshin pas mėzatit tė verės

tė djegura nė krah ato do tė ktheheshin

si fluturat nė vapė

e do tė dėnesnin me ngashėrim.

 

 

      Kroi ėshtė njė nga toposet kryesore tė poezisė shqipe. Thonė: tė ndeshemi te kroi. Aty zė fill dashuria, jeta bashkėshortore, vazhdimėsia, shpeshherė edhe drama e tragjedia. Vasha dhe Trimi i kėngėve popullore, veēanėrisht heronjtė e lirikės sė dashurisė, takohen rėndom te kroi. Personazhet emblematike tė De Radės, Rina dhe Milosao, aty shkėmbejnė tė parat shikime. Te kroi lind dashuria e tyre e pavdekshme. Te kroi merr flakė Zadja e Camajt pėr njė djalė malėsor. Shkreli i Bulzave, duke ecur gjurmėve tė mėsuesit tė tij, pi ujė po ashtu nga ky krua jetik - kroi i cemtė i bjeshkėve tė Rugovės. Dhe ja, kroi rrjedh - dhe, madje, me njė bukuri e muzikalitet tė rrallė - edhe nė vargjet e autorit tė Kanjushės sė verdhė.

      Ajo qė e dallon poezinė e Jusufit nga vargjet e shumta idilike kushtuar kroit nė poezinė shqipe ėshtė trajtimi i tij jo vetėm si objekt natyror, por edhe si relikt kulturor; si arketip. Krijues me kulturė tė gjerė leximi, qė, krahas krijimtarisė origjinale, merrej edhe me pėrkthime, madje edhe tė teksteve tė autorėve si Jejtsi e Kishi, Jusuf Gėrvalla ishte nė kontakt me rrjedhat e letėrsisė moderne dhe nuk mund ta trajtonte ndryshe temėn e kroit, toposin e tij, pos si njė simbol polivalent.

       “Je hero i verės kur shterin puset” - thotė poeti duke iu referuar nevojės ekzistenciale tė ujit si burim i jetės dhe “Anės sate prehet bilbili i Mjedės”, duke e plotėsuar kuadrin me evokimin e poemės sė njohur Vaji i bylbylit, tė njėrit nga poetėt emblematikė tė shqipes, Ndre Mjedės.

       Simbolika e ujit nė poezi ėshtė e lashtė sa edhe vetė poezia. Ajo haset qė nga Bibla e Homeri e gjer tek Lorka, Elioti, Apolineri, Ungareti e mjeshtėr tė tjerė tė lirikės moderne.

      Motivi i ujit ėshtė i lidhur pazgjidhshmėrisht me motivin e etjes. Kėshtu ndodh edhe nė poezinė e Jusufit. Njėri nga vargjet kyēe dhe mė tė bukura tė poezisė sė tij ėshtė vargu:  “Ti mė sė shumti ke dėgjuar pėrralla pėr etjen”. Uji dhe etja janė dy pole tė jetės, tė ekzistencės nė kėtė planet. Banorėt e planeteve tė tjera e ėndėrrojnė kroin jetik, sa real, aq edhe imangjinar tė poetit dukagjinas, nė ballin e tė cilit ka mbetur dora e mjeshtrit desariot.

      Rrėfimi i poetit pėr kroin e vendlindjes ėshtė i thjeshtė dhe i pastėr si uji i tij. Dhe doemos edhe i freskėt. Si tekst poetik ai i detyrohet imazhit konkret, po aq sa edhe figuracionit tė pasur e tė paim- ponueshėm poetik.

 

* Nga libri „Kėnga e hapur“ (antologji e komentuar), 2005

 

 

PSALM PĖR JUSUF GĖRVALLĖN

 

Shkruan: Agim Vinca

 

Qiellit tė vrugėt tė Kosovės
Me shenjėn e shenjtė nė krye
Fluturon kanjushė e verdhė
Fluturon e s’bie!
1999