Me rastin e 26 vjetorit tė themelimit tė ”Lėvizjes pėr

Republikėn Shqiptare nė Jugosllavi”

 

D  O  K  U  M  E  N  T

 

Nga mbledhja e pėrbashkėt nė nivel tė pėrfaqėsuesve tė

KQ tė LNĒKVSHJ dhe PKMLSHJ

 

   Nė orėn 21.10 tė datės 17 shkurt 1982 (nė Ankara – vėrejtja ime) filluan bisedimet pėr bashkimin e organizatave motra, LNĒKVSHJ dhe PKMLSHJ, gjegjėsisht pėr shkrirjen e kėtyre dy organizatave nė njė tė vetme.

   Organizatėn e LNĒKVSHJ e pėrfaqėsojnė anėtarėt e KQ Mėrgimi (Sabri Novosella) dhe Shpendi (Xhafer Durmishi).

   Organizatėn e PKMLSHJ e pėrfaqėsojnė Kushtrimi (Abdullah Prapashtica) dhe Halimi (Osman Osmani), anėtar tė KQ. Nė kėtė mbledhje merr pjesė edhe anėtari i KQ tė PKMLSHJ Qemali (Faton Topalli) si pėrfaqėsues i kėtyre bisedimeve.

   Pas afėr tre muajsh bisedime dolėm me propozime konkrete.

   Pėrfaqėsuesi i PKMLSHJ Halimi (Osman Osmani) doli me kėtė propozim; tė bėhet shkrirja e dy organizatave nė njė tė vetme me emrin ”LĖVIZJA PĖR REPUBLIKĖN SHQIPTARE NĖ JUGOSLLAVI” (LRSHJ).

   LRSHJ tė ketė njė platformė, program e statut tė vetėm, njė KQ, njė organ (revistė, gazetė) qendrore.

   LRSHJ do tė formoj organizatat e veta tė brendshme; tė gjitha organizatat qė i ka njė Republikė Federative Jugosllave.

    Pėrfaqėsuesi i LNĒKVSHJ Shpendi (Xhafer Durmishi) deklaroi:

   -Pajtohem qė organizata nė fjalė (LRSHJ) tė ekzistoj si e tillė deri nė momentin kur tė realizohet kėrkesa pėr formimin e Republikės.

    Pėrfaqėsuesi i PKMLSHJ Kushtrimi (Abdullah Prapashtica) deklaroi:

   -Pajtohem me propozimin e dhėnė pėr bashkimin e organizatave tona dhe pėr mėnyrėn e organizimit tė cilėn e parashef ky propozim. Gjithashtu jam i mendimit qė organizata nė fjalė (LRSHJ) tė ekzistoj deri te arritja e kėrkesės sė klasės punėtore dhe popullit shqiptar nė Jugosllavi, pėr konstituimin e Republikės Socialiste Shqiptare nė Jugosllavi.

    Pėrfaqėsuesi i LNĒKVSHJ Mėrgimi (Sabri Novosella) deklaroi:,

   -Duke pasur parasysh qė propozimi i bėrė nga Halimi (Osman Osmani) dhe i pėrkrahur nga Shpendi (Xhafer Durmishi) e Kushtrimi (Abdullah Prapashtica), kam bindjen se i plotėson kėrkesat e forcave patriotike revolucionare dhe tė popullit shqiptar qė jeton nė Jugosllavi; pajtohem plotėsisht me kėtė propozim dhe shtoj; qė tė dy komitetet e organizatave tė mėparshme tė pėrbėjnė komitetin e LRSHJ kurse udhėheqėsia e Komitetit Qendror tė zgjidhet nė njė mbledhje tė ardhshme.

   Tė formohet njė komision nga anėtarėt e kėtij komiteti pėr pėrpilimin e programit dhe statutit tė LRSHJ.

   Pasi qė deri nė momentet e fundit tė jetės sė tij qė ra nga plumbat e shovinistėve serbomėdhenj e redaktoi dhe udhėhoqi me plot sukses e edhe pas tashit do tė punohet me atė teknikė tė pėrsosur tė Jusuf Gėrvallės, propozoi qė organi i LRSHJ tė mbaj emrin ”Zėri i Kosovės”.

 

V   E   N   D   I   M

 

          I mbledhjes sė pėrbashkėt tė pėrfaqėsuesve tė dy organizatave motra patriotike revolucionare LNĒKVSHJ dhe PKMLSHJ

 

         1. Organizata e formuar nga dy organizatat e mėparshme LNĒKVSHJ dhe PKMLSHJ tė quhet Lėvizja pėr Republikėn Shqiptare nė Jugosllavi (LRSHJ).

         2. Organizatat e brendshme do tė organizohen simbas shembullit tė republikave tjera tė Federatės Jugosllave.

         3. Mė vonė tė formohet komisioni nga anėtarėt e KQ pėr pėrpilimin e tezave tė programit dhe statutit tė LRSHJ.

         4. Nė KQ tė hyjnė anėtarėt e dy KQ tė mėparshme nė pėrbėrje tė plotė.

         5. Udhėheqja e KQ tė zgjdhet nė mbledhjen e ardhshme tė KQ.

         6. Organi i LRSHJ tė jetė ”Zėri i Kosovės” pasi ky emėr shpreh zėrin e Kosovės, kurse organi i Rinisė tė quhet ”Republika”.

        

         Qemajli (Faton Topalli)

         Shpendi (Xhafer Durmishi)

         Halimi (Osman Osmani)

         Kushtrimi (Abdullah Prapashtica)

         Mėrgimi (Sabri Novosella)

 

         17 shkurt 1982

 

* * *

·        Ky bashkim i bėrė nė Ankara pati bekimin e pėrkrahjen e Bujar Hoxhės, kėshilltar i Enver Hoxhės pėr ēėshtje tė Kosovės, e bir i Kadri Prishtinės, amanetin e veprėn e tė cilit, i biri, pas 58 vitesh ia pėrcillte kohės.

www.pashtriku.org / 17 shkurt 2008

 

 

Kush ishte Kadri Prishtina

( 1878-1925 )

 

    Jurist, atdhetar e burrė shteti. Lindi nė Prishtinė. Arsimin e lartė e mori nė Stamboll. Bashkė me Hasan Prishtinėn, Bajram Currin, Sali Nivicėn, Hysni Currin etj. ishte njė nga themeluesit e kryetar i Komitetit ”Mbrojtja Kombėtare e Kosovės” (1918-1924) me seli nė Shkodėr.

    Ky komitet iu kushtua veēanėrisht organizimit dhe drejtimit tė Luftės Nacionalēlirimtare tė popullsisė shqiptare tė Kosovės e tė viseve tjera kundėr zgjedhės sė pushtuesve serbomėdhenj duke themeluar degė tė veta e mbajtur lidhje tė vazhdueshme me prijėsit e lėvizjes sė armatosur.

    Ushtroi pėr njė kohė profesionin e avokatit dhe ishte njėri ndėr tė parėt qė vuri themelet e jurisprudencės shqiptare.