Tre Yjet e Pavdekėsisė

 

ME TRE YJET E PAVDEKĖSISĖ NĖ ATO VITE TĖ STUHISHME...

 

Shkruan: Faridin Tafallari - 15. 01. 2010

 

 

    Kėto ditė (janar 2010) doli nga shtypi libri "Tre Yjet e Pavdekėsisė" i Faridin Tafallarit, i cili edhe njėherė shtjellon fakte qė kanė tė bėjnė me Jusufin, Kadriun e Bardhoshin. Nė kėtė libėr Faridin Tafallari shkruan poashtu pėr pėrjetimet e tija gjatė punės dhe takimeve me Jusufin, Kadriun e Bardhoshin. Njė aspekt tjetėr qė e bėnė kėtė libėr jashtėzakonisht interesant ėshtė fakti se nė te pėr herė tė parė botohen tė plota shumė letra tė Jusuf Gėrvallės, tė shkruara nė Gjermani. Pos letrave tė Jusufit libri pėrmban edhe shumė artikuj nga shtypi ilegal i kohės. Libri i ka 320 faqe. E botoi Shtėpia botuese 'Klan', Tiranė.

 

*  *  *

Sa pėr ilustrim po botojmė kėtė pjesė  qė ėshtė marrė nga libri i Faridin Tafallarit:

"Ato ditė, me rastin e  vrasjes tragjike, nga dora gjakatare e UDB’sė, e tre YJEVE,  Jusuf e Bardhosh Gėrvallės dhe Kadri Zekės, LNĒKVSHJ pėrgatiti dhe shpėrndau  traktin :

 

JEMI MĖ TĖ FORTĖ ... !

 

     Mė 17 janar 1982, nė orėn 22,30, nė Untergruppenbach ( afėr Shtutgartit) ranė pėr tė mos vdekur kurrė, nga bandat kriminale tė UDB’sė titiste tre shokėt tanė tė pandarė nė luftėn tonė pėr tė drejta dhe liri. Ishin kėta shokė : 1) Jusuf Gėrvalla - 36 vjeēar, 2) Kadri Zeka ( Zeqa) - 28 vjeēar, 3) Bardhosh Gėrvalla - 31 vjeēar

      UDB’ja titiste e Beogradit me terrorin e tyre pėr tė mos lėnė shqiptar mbi faqen e dheut tonė, edhe kėsaj here vrau me dinakėri, siē e ka zakon, nė mes tė natės, kėta tre shokė, tė cilėt deri nė momentin e fundit tė jetės sė tyre nuk kursyen asgjė pėr ēlirimin e popullit tonė nga zgjedha titiste e Beogradit.

     Ju, tė dashur bashkatdhetarė nė mėrgim, e keni parė punėn e tyre tė pakursyer gjatė demonstratave tė vitit tė kaluar. Ata i patėm nė ballė tė ēdo detyre ku na prinin me flamurin e lirisė dhe me fjalėt e tyre tė arta. Ne fjalėt e tyre i dėgjonim me vėmendje, tė cilat na jepnin forcė nė rezistencėn e luftės kundėr shovinistėve tė tėrbuar jugosllavė. Kėta tre shokė u lindėn bashkė me skamjen dhe mjerimin e popullit tonė. Por kur u rritėn, i thanė atdheut: - Jo atdhe, ty nuk tė lemė nė skamje e mjerim, qė pasuritė e tua t’i shfytėzojė Serbia ; jo, popull ynė, ty duhet tė tė ēlirojmė patjetėr, sepse na linde e na rrite dhe hallet tua do t’i marrim mbi supet tona. E morrėn kėtė barrė mbi vete dhe me pėrpjekje e sakrifica tė mėdha e mbajtėn me nder, derisa rrodhi gjak nė dejet e tyre!

     Ata tė dashur bashkatdhetarė mėrgimtarė, na treguan mė sė miri kush ishin shovinistėt e tradhėtarėt e cili ishte populli ynė, trim dhe i pamposhtur, ata na mėsuan si ta donim e ta mbronim atdheun tonė tė shtrenjtė. Por ata na treguan edhe rrugėn drejt lirisė. Dhe ne mėrgimtarėve na bėnė me dije se paraja e kurbetit ėshtė e njomur me djersė e lot, ėshtė e idhtė si pelini.

     Prandaj tė dashur vėllezėr mėrgimtarė, fjalėt dhe porositė e tyre duhet ēmuar   e ēuar nė vend!  Ata kanė rėnė...por kanė mbetur yje tė pashuar!

     Ne nė kėto momente nuk guxojmė tė dėshpėrohemi e tė mposhtemi! ( Armiku, i cili i vrau tradhėtisht dėshiron ligshtimn tonė ). Prandaj gjėma dhe vajtimi nuk zėnė vend, dhembjen duhet ta shndėrrojmė nė forcė! Trimat nuk qahen, po nderohen ashtu siē e meritojnė. Nė kėto momente duhet tė forcohemi, tė mposhtim dhembjen, tė bashkohemi si njė grusht i vetėm pėr tė ēuar idealet tona deri nė realizimin e plotė tė tyre.

     As UDB – ja e Beogradit dhe as ndonjė fuqi tjetėr ēfarėdo qoftė nė botė nuk mund ta zhdukė farėn tonė, edhe shqiptari i fundit do ta kėrkojė llogarinė pėr gjakun qė u derdh, pėr njerėzit qė u vranė. Vėllezėr, lufta jonė do tė fitojė mbi armėt e banditėve kriminelė qė po i zbrazin kundėr nesh, pa menduar se kėtė qė po mbjellin, do ta korrin njė ditė, se gjarpėrinjtė e helmuar tė gjakut tonė, do tė gjejnė vdekjen, nė luftėn tonė tė drejtė.

     Kosovė, qėndro krenare, se bijtė e tu ranė dėshmorė, pėr tė mos vdekur kurrė! Ne menduam se do tė bashkohemi nė Kosovėn e lirė, pranė nėnave, t’jau shėrojmė plagėt, por ja, nė vend qė t’i kthehemi Kosovės me grushtin lart, po kthehemi theror, me porosinė e fundit : Lufta duhet vazhduar....!  “

POPULLI  DO JU MARRĖ  HAKUN!

VDEKJE ARMIQVE - LIRI POPULLIT!

LUFTA JONĖ ĖSHTĖ E DREJTĖ DHE DO TĖ FITOJĖ ! 

KOSOVA - REPUBLIKĖ!"

 

     Ky trakt i LNĒKVSHJ, i shkruar nė shtėpinė e Jusufit, nuk u nėnshkrua nė emėr tė Lėvizjes sė Jusufit, pėr tė mos prekė e as lėnduar nė mėnyrėn mė tė vogėl askėnd, duke pasur parasysh ngjarjet e bisedimet, qė ishin zhvilluar mė parė nė mes tė organizatave.

     Mė 5 shkurt ėshtė bėrė varrimi i tė vrarėve.

     Mė 13 shkurt Xhafer Durmishi shkon nė Munchen nė mėnyrė, qė nga aty tė udhėtoj pėr nė Turqi, pėr t'i raportuar Sabri Novosellės mbi gjendjen e krijuar nė Untergruppenbach dhe Lėvizjen e Jusufit. Dhe mė 22 shkurt 1982 Xhaferi kthehet nga Turqia nė shtėpinė e Jusufit nė Untergruppenbach, ku gjen tė gjithė shokėt e Jusufit nga rrethi i Shtutgartit, dhe gjithashtu Saime Isufin, Hasan Malėn, Ibrahim Kelmendin, etj., ashtu siē i kishte lėnė para se tė nisej pėr rrugė.

     Mė datėn, 24 apo 25 shkurt Xhafer Durmishi shkruan kėtė NEKROLOGJI, pėr TRIMAT , e vrarė nė tragjedinė e 17 janarit tė kobshėm.

 

NEKROLOGJI

 

    Jusuf Gėrvalla lindi mė 1 tetor 1945 nė Dubovik afėr Pejės. Shkollėn fillore e kreu nė Pejė, ku vazhdoi mėsimet nė shkollėn e qytetit. Studimet albanologjike i kreu nė Prishtinė. Nė Univesitetin e Prishtinės kreu shkallėn e tretė, por pėr shkaqe qė dihen nuk pati kohė t'i nėnshtrohet provimit tė diplomės mbi studimin e veprės sė Nolit.

    Punoi si gazetar, njėherė nė "Flakėn e Vėllazėrimit" e mė vonė nė "Rilindje". Mė 1975 aktiviteti i tij patriotik bie nė sy edhe mė tepėr, i cili kishte zanafillėn qė para demonstratave tė vitit 1968. Nė vitin 1975 pranohet anėtar i Lėvizjes Nacinalēlirimtare tė Kosovės dhe Viseve tė tjera Shqiptare nė Jugosllavi (LNĒKVSHJ).

    Fushata e arrestimeve nė vitin 1979, nuk e kurseu as Jusufin. Por kėsaj here u shpėtoi kthetrave tė UDB-ės. Emigroi nė Gjermaninė Federale ku i punonte i vėllau. Nė Gjermani aktivitetin e tij e zhvilloi me njė hov tė madh, hov i cili i kaloi shumė caqe. Ishte drejtues i Komitetit tė LNĒKVSHJ pėr Evropėn Perendimore. Me plotė suksese redaktoi dhe udhėheqi revistėn patriotike "Lajmėtari i Lirisė", e cila bėri aq jehonė tek shqip-tarėt e Kosovės. Ishte anėtarė i KQ tė LNĒKVSHJ. Aktivitet tė bujshėm zhvillon sidomos pas demonstratave tė Pranverės 1981. Si anėtarė i KQ, ai ishte edhe kryeredaktor i organit qendror tė LNĒKVSHJ  "Zėri i Kosovės", detyrė nė tė cilėn ishte deri nė ēastin e vdekjes.

    Jusuf Gėrvalla u vra nė mbrėmjen e 17 Janarit tė vitit 1982, afėr banesės sė tij nė Untergruppenbach, por emri i tij do tė jetoj pėrherė nė zemrėn e popullit dhe do tė shėrbej si frymėzim pėr tė gjithė luftėtarėt e lirisė.

    Bardhosh Gėrvalla, djali i tretė nė familjen Gėrvalla, lindi  nė Dubovik mė 24 shkurt 1951. Si i ri sė bashku me familjen, pėr tė siguruar ekzistencėn shkoi nė Jesenicė, ku edhe mori shkollimin fillor dhe tė mesėm nė gjuhėn sllovene. Nė Universitetin e Prishtinės studioi gjuhėn angleze. Mė 1974 shkon nė Gjermani si punėtor social ku pati rastin tė njihet me shumė mėrgimtarė. Nė kėto kontakte erdhi nė shprehje bujaria e tij, qėndrimi burrėror dhe i prerė para padrejtėsive tė ndryshme qė iu bėhen punėtorėve tanė  nga kapitalistėt e ndryshėm.

    U bė mbėshtetja mė e fortė e Jusufit nė  vazhdimin e punės patriotike jashtė atdheut. Anėtar i LNĒKVSHJ ishte nga viti 1977. Pėr meritat e mėdha dhe besnikėrinė ndaj atėdheut u zgjodh sekretar i degės sė LNĒKVSHJ pėr Gjermaninė Perendimore. Bardhosh Gėrvalla si shumė bashkatdhetarė shkoi me mall tė Kosovės, sepse pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij e kaloi larg saj. Vdiq, duke e mundur vdekjen,  mė 17 Janar 1982 si luftėtar i pakompromis pėr tė drejtat e popullit shqiptar nė Jugosllavi. Bardhoshi (Besniku) do tė jetoj pėrgjithmonė nė zemrėn e popullit.

    Kadri Zeka lindi mė 25 prill 1953 nė fshatin Poliēkė. U shkollua nė Gjilan, ndėrsa shkollimin e lartė e vazhdoi nė  Prishtinė ku punoi si gazetar i Radio Televizionit tė Prishtinės. Aktiviteti i tij patriotik u hetua mė 1978 kur ai largohet nga atdheu dhe shkon pėr nė Zvicėr dhe merr azil politik. Ishte anėtar i njė organizate motėr. Atė mbrėmje ndodhej tek vėllezėrit Gėrvalla pėr bisedime, tė cilat bėhen nė mes luftėtarėve, shokėve tė idealit. Kadri Zeka vdiq si burrė, qė luftoi pėr lirinė e Kosovės. Edhe Kosova do ta ēmoj punėn e tij dhe do t'i jep vendin e merituar nė mesin e bijėve tė saj.

 

17 shkurt 1982

Redaksia e revistės 'Liria'"

 

     Kjo Nekrologji e shkruar nga Xhafer Durmishi, fillimisht dhe nga i tėrė teksti duket se ėshtė pėrpiluar nga pozitat e LNĒKVSHJ, dhe ka qenė mendimi i tij ta nėnshkruaj LNĒKVSHJ. Pėr kėtė e tregon mė sė miri fjalia ku pėr Kadri Zekėn thuhet se : "Ishte anėtar i njė organizate motėr". Redaksia e ”Lirisė” do ta kishte tė pamundur ta quante personin e vetė kryesor (Kadriun) anėtar tė njė organizate motėr. Por duke qenė nė shtėpinė e Jusufit, Xhaferi e ka tė pamundur, (pėr hir tė Jusufit), me e shfrytėzue epėrsinė e vendit dhe me e nėnshkrue LNĒKVSHJ. Pėr kėtė arsye ia jep Saime Isufit, qė ta lexoj dhe i kėrkon leje, qė ta nėnshkruaj nė emėr tė Redaksisė sė revistės “Liria”, me bindje tė plotė se po tė ishte gjallė Jusufi, ashtu kishte me veprue. Saime Isufi, pasi e lexon, e jep pajtimin qė Nekrologjia tė nėnshkruhet nė emėr tė Redaksisė sė revistės “Liria”. Me kėtė pajtohet edhe Ibrahim Kelmendi. Kėshtu nėnshkruhet dhe kėshtu shpėrndahet. Xhaferi e zgjedhė pėr datė tė pėrpilimit pikėrisht 17 shkurtin 1982, kur ai me pseudonimin Skenderi, nė kėtė datė, nė kryeqytetet osmane ka takuar osmanėt. Me kėtė Skenderi ka dashtė tė tregojė se pėrderisa ai ka takuar osmanėt nė Perandorinė osmane, “zotė shtėpie” nė shtėpinė e Jusufit ka qenė Redaksia e “Lirisė” dhe jo nė gjysėm por nė maje tė shtizės ka value flamuri i “Lirisė”.

     Prej momentit tė vrasjes e deri nė pėrfundim tė tė pamunit, kjo Nekrologji ėshtė i vetmi dokument qė ėshtė lėshuar nė emėr tė njė organizate, dhe atė nė emėr tė OMLK e revistės  “Liria”.

     Kjo Nekrologji dėshmon se, pothuajse 20 ditė pas varrimit ka ekzistue (pėrkundėr dyshimeve e hidhėrimeve me vend e pa vend) njė atmosferė e mirė nė Untergruppenbach dhe nė shtėpinė e Jusufit i ėshtė dhėnė moral e forcė njėri tjetrit. Saimja e Hasan Mala janė larguar nga e pamja, kah 5 marsi 1982 d.m.th. fiks njė muaj ditė, pas ditės sė varrimit. Nė kulmin e atij dėshpėrimi tė  madh dhe tė asaj dhėmbje qė nuk po njihte kufi, pėr humbjen e Jusufit tė Madh, Bardhoshit e Kadriut, “zotėria e tij”, Ibrahim Kelmendi, na kėndonte pa pra kėngėn e Shote Galicės!!? ... Dhe ka vazhduar tė qėndroj aty, deri kah 15 marsi ... dhe nuk ka pas ndėrmend tė shkoj nė shtėpi tė vet, derisa Suzana, nuk ka mund ta duroj mė dhe i ka thėnė nipit tė Jusufit, Haxhi Berishės nga Prapaqani, ta pėrjashtojė nga shtėpia!!!

 

*  *  *

     Pas kryerjes sė tė pames, pas 15 marsit ėshtė botuar "Zėri i Kosovės", nr 3 i marsit, nė emėr tė LNĒKVSHJ, mė 3 prill ėshtė organizuar demonstratė nė Bon dhe nė Untergruppenbach, nė emėr tė punėtorėve kosovarė nė Perėndim, ėshtė shkruar thirrja pėr demonstratėn e Vjenės, pėr datėn 24 prill  tė vitit 1982. "

 

( ... )