Pėrjetėsia e dėshmorėve

 

TĖ GJALLA KANĖ MBETUR MĖSIMET DHE VEPRA E DĖSHMORĖVE

 

Shkruan: Ismet Rashiti - Zvicėr, 15. 01. 2010

 

 

     Ēdo fillim viti na pėrkujton mė shumė se ēdo ditė tjetėr, janarin e vitit 1982. Janarin  e dhembjes dhe krenarisė kombėtare. Na sjell pikėrisht nė datėn e 17-tė  janarit tė mbrapsht tė motit 1982, kur si vetėtima u pėrhap lajmi pėr vrasjen tinzare tė Jusuf Gėrvallės, Kadri Zekės dhe Bardhosh Gėrvallės. Nė natėn e errėt, rreth orės 22, nė fshatin Untergrupenbach afėr Shtutgardit tė Gjermanisė, mbi veturėn BMW 315, me numėr regjistrimi HN-CY 353, u shkrepėn plumba  tė pabesė mbi  trupat e tre pishtarėve tė lirisė, tre udhėheqėsve e ideologėve tė lėvizjes ilegale shqiptare. Gjaku i ngrohėt shqiptar shkriu acarin e skuqi borėn e madhe tė ati viti, e cila si me dashje pėrpiqej ti humbiste gjurmėt e krimit. Njė dhembje e madhe e kishte pėrshkuar gjithė popullin shqiptarė. Kjo dhembje mė tepėr rėndonte mbi mėrgatėn shqiptare, e cila sapo kishte nisur hapat e parė tė njė organizimi tė pavarur nga ambasadat ish jugosllave, duke u bėrė kėshtu njė krah i fuqishėm i luftės ēlirimtare nga okupatori shekullor serb. E tėrė mėrgata sikurse tė gjithė shqiptarėt kudo nė botė atė natė mbetėn pa frymė, pa fjalė, por jo edhe pa shpresė sepse tė pavdekshe ishin mėsimet e tre udhėheqėve. Ndonėse tė vetėdieshėm pėr rrezikun e madh qė mund t’i priste, siē edhe ndodhi, Jusufi, Kadriu e Bardhoshi hapėn gjoksin e dolėn nė ballė tė demonstratave e tubimeve pėr Republikėn e Kosovės. Nga ana tjetėr pėrmes shtypit, trakteve dhe takimeve tė shumta me organizata e parti tė vendeve evropiane, e informonin opinionit mbi gjendjen e rėnd nė Kosovė.

 

 

     Mė tepėr se ēdo kend tjetėr, krismat makabre tė kėti janari tragjik,  i kishin goditur familjet e tyre bashk me radhėt e organizuara, brenda dhe jasht Kosovės. Atė natė drejt Shtugardit ishin nisur qindra bashkveprimtarė tė cilėt nuk mund ta fshihnin dhembjen e madhe qė i kishte kapluar. Disa nga ta qanin si fėmijė, tė tjerėt  tė  zverdhur nė fytyrė, pėrmbaheshin. Nė orėt e hershme tė mėngjesit, shumė prej tyre arrijnė pran familjes Gėrvalla. Tė tjerėt i kishte zėnė orteku i borės nė rrugė. Kishte edhe tė tillė qė nga dhembja dhe koha e keqe me borė e akull, kishin bėrė ndeshje rrugės drejt Shtudgardit. Nė ditėn  e 18 janarit 1982, familjet Zeka e Gėrvalla nuk ndiheshin tė vetmuara. Nga Zvicra tė parėt mbrrinė bashkshortja e sapomartuar dhe bashkveprimtarja e Kadriut, Saime Isufi, bashk me Hasan Malėn, Nexhmedin Ahmetajn, Shefket Musliun, Ilaz Krasniqin. Nga Gjeneva, shoku i celulės, Kadri Avdullahu bashk me Elfi Agushin, Enver Avdullahun, Shaqir Shabanin e tjerė. Nga Cyrihu po atė natė ishin nisur veprimtarėt, Rashit Rashiti, Arif Ifrizi, Rexhep Halimi, Ragip Rexhepi, ndėrkaq nga Friburgu studenti nga Presheva, Hasan Kadriu, njėri nga njerzit mė tė dashur tė Kadri Zekės. Edhe nga Dyzeldorfi, Boni, Frankfurti, Parisi e Brukseli kishin vėrshuar miqė e patriotė tė shumtė drejtė Shtudgardit. Dhembja ishte e madhe, por mė e madhe ishte forca pėr ta pėrballuar bashkarisht kėtė humbje tė pakompenzueshme.

     Nga Kosova kishte mbrri, Nėnėlokja Ajshe.  Kjo grua zemėrmadhe para se t’i pėrqafonte djemtė e sajė, tė parin e mori ngryk Kadriun, duke ju drejtuar me kėto fjalė: „Kadri loke, nėna jote nuk ka pasur mundėsi me ardhė. Unė jam edhe nėna jote!“ Pastaj, e fortė si shkėmbi i pėrqafon djemtė e saj tė dashur, Jusufin e Bardhoshin. Nga Kosova, pas shumė vėshtėrishė,  poashtu kishin mbrri vėllezrit e Kadri Zekės, Shaipi dhe Taipi bashk me veprimtarin e ilegales, tė riun, Ahmet Isufin. Edhe kėta nė vend qė tė pranonin ngushllime, u jepnin forcė shokėve dhe miqėve tė shumtė qė kishin ardhur tu bėnin nderimet e fundit tre dėshmorėve tė lirisė. Nė mes dy vėllezėrve tė gjakut ishte vendosur trupi i vėllaut tė idealit, Kadriut me shikimin nga Atdheu i tij i dashur.

     Nga tė katėr anėt filluan protestat e shqiptarėve. Kudo shprehej hidhrimi i papėrmbajtur, revolta e papėrshkruar. Kėrkohej zbulimi i atentatorėve. Kėshtu ndodhi edhe nė demonstratėn e 26 janarit tė udhėhequr nga Saime Isufi, nė tė cilėn pjesmarrėsit njėherėsh, u betuan se do ta vazhdojnė luftėn e drejtė nė bazė tė mėsimeve tė tyre.Tri javė pas atentatit politik, mė 5 shkurt 1982, nė praninė e qindra bashkatdhetarėve, miqėve e shokėve tė idealit, Jusuf Gėrvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gėrvalla, u mbuluan me dheun e varrezave tė  Shtudgardit me bindjen se njė ditė, jo tė largėt do tė kthehen nė tokėn e dashur tė Atdheut tė cilėn e merituan pėrjetsisht. Pėr herė tė fundit, u nda bashkorganizatori i orėve tė para, Ibrahim Kelemendi.  Dhembja e madhe pėr tre martirėt e lirisė sė Kosovės, nuk u pushoi pėr asnjė ēast gjatė kėtyre njėzet e tetė viteve. Nuk do tė pushoi asnjėherė, gjeneratė pas gjenerate. Pėr ēdo pėrvjetorė, varret e tyre nė Shtudgard, i vizituan mijėra bashkatdhetarė. I kujtonin me dashuri e respekt udhėheqėsit e tyre tė dashur dhe   frymėzoheshin nga vepra e tyre se si duhet punuar pėr lirinė dhe Pavarsinė e Kosovės.

 

 

     Bora e madhe e ati janari tragjik, u shkri shpejt. Nė tokėn e Untergrupenbachut mbetėn vetėm gjurmėt e paharruara e tė pashlyera tė gjakut mė tė mirė shqiptar. Thonė qė edhe toka  edhe guri edhe  hėna edhe lisi mund tė shohin e tė jenė dėshmitarė. Por, nė kėtė rast dishka e veqant ka ndodhur. Vrasėsit e Jusufit, Kadriut e Bardhoshit ende nuk dihen. Pėr zbardhjen e kėti akti tė shėmtuar e tė pabesė sot e asaj dite nuk po bėhet dishka konkrete. Po heshtin kompetentėt, profesionistėt. Ēuditrisht po heshtin  edhe toka edhe guri edhe hėna edhe lisi. Asgjė e vėrtetė, asnjė argument konkret  rreth kėsaj vrasje, pėrpos njė „tymnaje“ fjalėsh inkopetente e tė papėrgjegjėshme nga gjysumanalfabetė tė cilėt po e mjegullojnė edhe mė tepėr tė vėrtetėn e heshtur. Njė gjė ėshtė e sigurt: Ata u vranė nga armiqtė e popullit shqiptarė.

     Pėr Jusufin, Kadriun dhe Bardhoshin tė gjalla kanė mbetur mėsimet dhe vepra e tyre. Si dje edhe sot mėrgata shqiptare i kujton me respekt e dashuri tė madhe. Bashkverpmtarėt e tyre, ata qė i kanė njohur nga afėr dhe ata qė kanė lexuar dhe janė frymėzuar nga vepra tyre, kudo thonė fjalė miradie. „ Jusufi, Kadriu dhe Bardhoshi, vėrtetė kanė qenė tė pėrkushtuar ndaj ēėshtjes kombėtare shqiptare. Me penė dhe organizim tė mirėfillt ata ia dolėn ti bashkojnė bashkatdhetarėt rreth qėllimeve tė pėrbashkėta, reth luftės pėr liri e pavarėsi. Pavarėsisht se u pėrkisnin tri organizatave tė ndryshme tė gjitha thirrjet i lėshonin nė emėr tė punėtorėve shqiptarė“. Kėshtu thonė dėshmitarėt e vitit historik 1981 qė patėn rast ti njohin nga afėr.

     Meqenėse Kadri Zeka ka jetuar nė Zvicėr dhe me kohė kishte dalur hapur nė ballė tė bashkatdhetarėve, duke qenė i lidhur shumė me ta, kudo flitet me admirim pėr figurėn e tij. „Kadri Zeka (Zeqa) vėrtetė ka qenė njeri i madh, i afėrt dhe shumė bindės nė fjalėn e tij. Ato qė i fliste e ka pasur zakon ti argumentonte me fakte. Ka qenė njeri shumė modest dhe i afėrt me tė gjithė njerzit. Ka qenė i urtė, i kulturuar dhe i sjellshėm me miqtė, ndėrsa ka qenė i ashpėr dhe i pakompromis me pushtuesit dhe tradhėtarėt e vendit“, evokojnė kujtime tani pas kaq shumė vitesh shumė nga veprimtarėt e asaj periudhe nė Gjenevė e Cyrih.

     Edhe tani pas njėzet e tėtė vitesh tė rėnies nė krye tė detyrės pėr bashkimin e organizatave nė njė tė vetme, kujtimi dhe nderimi pėr dėshmorėt Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gėrvalla ėshtė madh, i papėrshkrueshėm dhe i freskėt si lulet tė cilat bashkatdhetarėt pėr ēdo vit, u vendosnin   pran varreve tė tyre nė Shtugard. Rėnia nė krye tė detyrės, pak para se ta nėnshkruanin aktin e marrėveshjes pėr bashkimin e organizatave me ngjyrė, e vulosėn me gjakun e tyre, duke u bėrė shembull i unitetit dhe bashkimit gjithshqiptar, pavarsisht pėrcaktimeve organizative.

     Pėr dy dekada rresht, trupat e pajetė tė Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit, u prehėn nė varrezat e Shtudgardit. Pėr ēdo vit, bashkatdhetarė tė shumtė nga mbarė Evropa, i vizitonin dhe vendosnin kurora lulesh tė freskėta mbi varret e tyre. Nga viti nė vit lėvizja kombėtare shqiptare sa vinte e zgjėrohej mė shumė, deri sa kulmoi me daljen nė skenė tė UĒK-sė qė solli fitorėn pėrfundimtare dhe ēlirimin e Kosovės. Udhėrrėfyes i tė gjitha kėtyre zhvillimeve politike e ushtarake,  padyshim kanė qenė mėsimet dhe largpamėsia politike e organizative e Jusufit, Kadriut e Bardhoshit dhe pastaj krismat e Rexhep Malės e Nuhi Berishes nė zemėr tė Prishtinės tė cilat para shumė vitesh paralajmėruan se ky popull dhe ky vend ka zot. Dhe ashtu siē thanė e vepruan kėta ideolog e luftetarė tė lirisė para shumė vitesh, ashtu edhe doli e bė realitet.

 

 

     Mė 24 shkurt tė vitit 2002, eshtrat e tre marirėve tė Kosovės qė nuk u tretėn nė dheun e huaj, u kthyen nė Kosovėn e tyre tė dashur. Nė Kosvėn e ėndrrave dhe idealeve kombėtare. I tėrė populli i priti krahapur me nderime tė mėdha bijtė e tij tė cilėt tėrė jetėn ia kushtuan ēlirimit dhe bashkimit kombėtar.

     Sot, Jusuf e Bardhosh Gėrvalla prehen nė Dubovikun e tyre tė dashur, pran Blinit tė cilit i kėndoi me aq shumė dashuri Jusufi. Kadri Zeka shkoi ballėlartė te shokėt e idealit, nė varrezat e dėshmorėve nė Gjilan e tij me tė cilin krenohej, po aq sa krenohej me tė gjitha trojet   bashkuara shqiptare. Muajtė  janarė  vinė e shkojnė  ēdo vit, duke sjellur nė kujtesėn e popullit shqiptar ditėlindjen e pėrjetshme tė tre pishtarėve tė lirisė. Kudo nė botėn shqiptare, e veqmas mėrgata jonė liridashėse, i kujton ma mall e dashuri tė pashuar kėta tre yje, ndriqimi i tė cilėve nuk do tė shuhet kurrė.

     I tėrė populli dje me tė drejtė u kishte ngritur lapidar nė zemėr, tani ėshtė momenti qė dikush tė mendoi pėr ngritjen e njė lapidari nė zemėr tė Prishtinės nė shenjė bashkimi e uniteti tė popullit shqiptarė, ashtu siē ditėn tė bashkohen, Jusufi, Kadriu e Bardhoshi. Le tė shpresojmė se dikujtė nga institucionet shtetėrore sa mė shpejt do ti shkoi ndėrmend njė gjė e tillė!