Nė 65 vjetorin e Lindjes sė Jusuf Gėrvallės

 

JUSUF GĖRVALLA

D R A M A

P R O C E S I

___________________________________________________________________________

PERSONAZHET:

SAMI BREGU

NAIM BALA (Sabri Novosella)

TOMĖ NDREU

GJYQTARI

PROKURORI

VELI NEZA

E BURGOSURA

ROJA

HETUESI I

HESTUESI II

IMITATORI

NĖNA PREJ PUBLIKU

ZĖRI NGA TELEFONI

Policė, burra, gra (prindėr), nė gjykatore. Ngjarja ndodh nė Prishtinė

___________________________________________________________________________

PAMJA E PARĖ

NAIMI

(Nė shirit tė magnetofonit) "Kjo qė rrugėn time, prej njė njeriu tė thjeshtė e tė pėrvuajtur, po e lidhni me rrugėn e ndershme tė patriotit tonė tė madh, mė bėnė nder. Por, e vėrteta ėshtė se kurrė nuk kam plakur asnjė orė me tė.

HETUESI I

(Nė shirit tė magnetofonit) Natyrisht ju kanė mjaftuar nga disa minuta. E dimė si kanė shkuar takimet tuaja: "shpejt, shkurt, konciz!"

NAIMI

(Nė shirit... ) Unė them se nuk kam pasur kurrfarė takimesh me tė, as me njeri tjetėr nga ata qė kėrkoni ju!

HETUESI II

(Hyn bashkė me imitatorin)

S'bėnė tė mashtrohemi me kėto imitime tė shkrimit tė tyre nga grafologu ynė. Ē'shkarravitje!

IMITATORI

Ata janė tė regjur dhe do t'i bien nė fije.

HETUESI I

Punė e madhe. Kush ēan kokėn pėr ata, nėse e pranon materialin prokurori!

HETUESI II

S'e pranon. Mund tė na dalin telashe mė vonė nė gjyq. Ai rrobaqepėsi ka njė kokė qė s'bėhet, kushedi se ēdo tė bėjė nė gjykim. Mund tė nxitet publiku.

IMITATORI

Mė duket se publik nuk do tė ketė. Por edhe njė imitim si ky nuk na shpie gjėkundi.

HETUESI I

Po atėherė, e ta dėrgojmė te grafologu nė Beograd!

HETUESI II

Jemi pėr ngut. Tė provojmė njėherė me imitimin e zėrit nga magnetofoni. Ėshtė material mė bindės pėr publikun dhe demoralizues pėr tė burgosurit!

HETUESI I

Ta provojmė, ta provojmė...

HETUESI II

Unė shkova. Kanė sjellė tė arrestuar tė rinj.

IMITATORI

Pse s'thua punė tė re, na doli shpirti ditė e natė!

HETUESI I

Ndashtė, kėshtu do tė kėpusim nė rrėnjė kopukėt!

HETUESI II

Ka mundėsi tė gabojmė. Nė krizėn e sotme, mund t'u bėjmė edhe shėrbim rebelėve.

HETUESI I

Si po mendon?

HETUESI II

Mund tė ketė diēka tė vėrtetė nė atė mendimin e tyre.

HETUESI I

Pėr ēfarė mendimi e ke fjalėn?

HETUESI II

"Njė nga shenjat mė tė mira pėr suksesin e luftės sonė dhe pėr afrimin e fitores, janė burgjet e mbushura pėrplot revolucionarė e patriotė", thuhet kėshtu nė ato shkresurinat e tyre?

HETUESI I

Vetėm le tė mendojnė kėshtu. Me rėndėsi ėshtė qė kėrbaēi ynė kurrė s'ka ngrėnė kaq mish rebelėsh. Dhe kur ka qenė mė i qetė se tash populli?

IMITATORI

Pas ēdo qetėsiaka rrezik pėr shtrėngatė.

HETUESI II

Mua kjo nuk mė pėlqen fort. Kam frikė mos bluhet nė heshtje ndonjė gjė ndaj kėtyre kokėshtretėve?

HETUESI I

Mė nė fund, pėr kėto le tė ēajnė kokėn atje lart nga na kanė urdhėruar (kah imitatori). Atėherė pra na mbetet t'ia imitojmė zėrin kėtij... Urdhėrin e kemi qė tė sigurojmė patjetėr sė paku njė deklaratė tė vyeshme prej tyre...

IMITATORI

Pėrpiqemi.

(del Hetuesi II)

NAIMI

(Nė shirit) "Unė nuk them se nuk kam pasur kurrfarė takimesh me tė dhe as qė njoh njeri tjetėr nga ata qė kėrkoni ju! Mund tė mė mbytni po deshėt, por, ja ku jua them sheshit: edhe po tė kisha ndenjur me tė unė kurrė..."

HETUESI II

(Nė shirit) Do tė flasėsh, bir i bushtrės!

HETUESI I

Ti po e di ē'rėndėsi ka pėr ne njė deklaratė. E ke pėr detyrė tė bėsh ēmos. (del Hetuesi I)

IMITATORI

(Inēizohet nė shirit) Njė kohė jemi takuar nė shtėpinė e Sami Bregut. Pastaj kur na u duk se shtėpia po pėrgjohej, takoheshim nė natyrė...

(Perdja)

*   *   *

PAMJA E DYTĖ

(Nė gjyq)

PROKURORI

... Nė njė kohė tė konsolidimit tė madh tė forcave tona socialiste, ATA janė bashkuar pėr agjitacion e propagandė armiqėsore kundėr integritetit tė vendit tonė, me qėllim qė tė pėrmbysin tė mbėrrimet e vetėqeverisjes socialiste dhe tė popullit tonė punonjės... Prandaj nė cilėsinė e prokurorit publik tė Qarkut tė Prishtinės, nga ky gjyq i ndershėm kėrkoj dėnimin e merituar pėr tė akuzuarit: Sami Bregu, i lindur nė Ferizaj mė 1939, profesor nė Fakultetin Filozofik nė Prishtinė, Naim Bala, rrobaqepės nga Prishtina, Tomė Ndreu, bujk nga fshati Bishtazhin, para arrestimit me punė tė pėrkohshme nė botėn e jashtme.

GJYQTARI

Siē e kemi parė nga materialet e shqyrtuara nė seancat e dritashme, ne kemi pėrpara njė grup njerėzish qė janė deklaruar nė mėnyrė tė rrezikshme kundėr sistemit dhe realitetit tonė tė vetėqeverisjes socialiste dhe kundėr integritetit territorial tė Jugosllavisė. ATA, ndonėse u pėrkasin strukturave tė ndryshme shoqėrore, pėrfaqėsojnė mendime tė afėrta, gati identike. Kjo do tė thotė se tė akuzuarit, pa pėrjashtim, janė zhytur thellė nė rrugėn e tyre armiqėsore. Ne bėmė pėrpjekje tė mėdha qė ATA tė ndjekin rrugėn si i ka hije rregulli i kėtij gjyqi. Ashtu do tė kish pasur mundėsi tė gjejmė edhe ndonjė rrethanė lehtėsuese pėr ta. Por pėrpjekjet tona shkuan huq. Megjithatė, tė vetėdijshėm se nė mesin e tyre ka njerėz qė kanė rėnė viktimė e veprimtarisė sė disa personave qė janė pėrgjigjur edhe mė herėt pėr vepra armiqėsore kundėr popullit dhe shtetit, ne do t'ua japim tė akuzuarve edhe njė shans. Le tė kujdesen, nga ky ēast, pėr pozitėn e tyre...

 Si thoni ju i akuzuari, Sami Bregu, a ėshtė detyrė e intelektualit dhe e njeriut tė ndershėm t'i shėrbej atdheut apo tė luftojė pėr shembjen e tij?

SAMIU

T'i shėrbej atdheut, me pėrpjekje mbinjerėzore dhe pa u lodhur kurrė.

GJYQTARI

Mė vjen mirė qė po e dėgjoj nga goja juaj! Si bėnė atėherė qė ju, me gjithė kėtė mendim tė drejtė, ju vetė keni vepruar pėr shembjen e atdheut tonė, madje keni shtyrė edhe njerėz tė tjerė nė rrugėn tuaj tė gabuar e tė rrezishme?

SAMIU

Kėta shokė kėtu, unė as nuk i njoh, nė qoftė se kanė punuar si unė, nuk ėshtė faji im. Kurrė nuk mund tė jemi tė sigurt kush do tė bėhej me ne dhe kush do tė na pėrbuzė. Varet nga morali dhe drejtėsia e njeriut e sidomos nga kushtet e pėrgjithshme jetėsore...

GJYQTARI

Nuk di sa e lehtėson kjo pozitėn tuaj edhe sikur tė besonim se nuk keni kontaktuar me ta, autoriteti juaj prej intelektuali tė njohur dhe puna juaj rrėnuese kundėr atdheut i ka shtyrė ata, drejtpėrdrejt apo tėrthorazi, tė vihen nė shėrbim tė armikut tė brendshėm e tė jashtėm.

SAMIU

Nuk di kė quani ju atdhe? Sa pėr Atdheun tim, nė qoftė se kėta vėllezėr kanė punuar ashtu siē i ngarrkon aktakuza, atėherė e ēmoj lartė punėn e tyre dhe besoj se atdheu do t'i shpėrblej herdokur!

PROKURORI

Ne njė ardhe kemi - Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė. Dhe kush ēohet kundėr saj ka bėrė tradhti tė rėndė.

NAIMI

Atdheun tuaj mbajeni pėr vete... Dihet cili ėshtė Atdheu i vasalit!

GJYQTARI

Qetėsi!

SAMIU

Ēuditem, qė kur ju kėshtu prokuror?!

PROKURORI

Si - qė kur!

SAMIU

Ka disa shokė tė cilėve nganjėherė, u pėlqen t'i kujtojnė ditėt e maturės nė gjimnaz. Ata s'ia qėllojnė dot, ē'doli kėshtu qė ju shtyri tė merrni pėrsipėr njė detyrė si kjo dhe t'i shkelni tė gjitha bindjet dhe pikėpamjet tuaja tė pėrparshme!

NAIMI

Ē'na shtyri? Njė sorrė me shumė emra: oportunist, renegat, tradhtar!...

PROKURORI

Mbylle gojėn! A lejohet kėshtu, shoku gjyqtar, tė fyhet kaq rėndė njeriu nė cilėsinė time dhe i tėrė gjyqi?!

SAMIU

More, fshehu ti nė daē prapa zanatit tėnd, nė daē prapa kėtij gjyqi tė okupatorit, tradhtia mbetet tradhti dhe ajo paguhet shtrenjtė.

GJYQTARI

I akuzuari Naim Bala ju i keni mohuar kontaktet tuaja me irredentistin e rrezikshėm Adem Demaēi para se ai tė binte nė burg pėr herė tė tretė, mė 1975?

NAIMI

Po.

GJYQTARI

Ne ju kuptojmė, por kemi nė dorė njė material qė e dėshmon nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme tė kundėrtėn e asaj qė thoni ju.

NAIMI

Tė shohim ēfarė ēorbe na keni zier tash.

GJYQTARI

Nė interesin tuaj ėshtė qė tė thoni tė vėrtetėn, e cila mund t'ju ndihmoj.

NAIMI

Tė vėrtetėn, gjithmonė vetėm tė vėrtetėn!

IMITATORI

(Nė shirit) "Pos meje, me Adem Demaēin janė takuar edhe Sami Bregu, Besnik Mema, Arben Gega..."

HETUESI II

(Nė shirit) Ku i mbanit takimet?

IMITATORI

(Nė shirit) "Njė kohė jemi takuar nė shtėpinė e Sami Bregut. Pastak kur na u duk se shtėpia po pėrgjohej, takoheshim nė natyrė..."

NAIMI

Ē'mjeshtėri! Po pranoj se metodat i keni tė pėrsosura. Po kjo nuk dėshmon gjė tjetėr pos njė mjerim tė aparatit tuaj tė fėlliqur!

PROKURORI

Kjo e bėnė edhe mė tė rėndė situatėn tuaj. Nė vend qė t'i pėrmbaheni rregullit dhe tė thoni haptaz para kėtyre njerėzve atė qė keni thėnė pas shpinės sė tyre, ju, ktheheni dhe sulmoni gjyqin e Jugosllavisė vetėqeverisėse!

SAMIU

... I cili ėshtė gjyq i dhunės e i gėnjeshtrės me bisht dhe tė cilit ne nuk jemi tė marrė t'i bindemi si ju shkon mendja juve!

GJYQTARI

Qetėsohuni, shoku prokuror! I akuzuari Sami Bregu tė keni kujdes si shpreheni. Mė nė fund, ky ėshtė gjyqi i vetėm, para tė cilit ju duhet tė pėrgjigjeni dhe si revolucionarė qė  thoni vetes duhet ta dini se "disiplina ėshtė njė virtyt qė shpreh nė cilėsi tė lartė njerėzore dhe revolucionare". Kėshtu thuhej nė materialet tuaja, qė supozojmė t'i keni lexuar edhe ju?

NAIMI

Pėr shkelje tė nderit dhe tė disiplinės mund t'ju akuzoj unė juve. Punė mė tė pandershme s'keni mundur tė bėni se sa duke imituar zėrin tim nė magnetofonin tuaj tė fėlliqur. Por unė nuk zemėrohem as ligem. Kjo tregon qartė sa nevojė tė ngutshme keni ju pėr njė deklaratė, tė cilėn, mė nė fund ua kėrkon edhe Beogradi. E paskeni imituar mirė zėrin tim. Ju lumtė! E dyta, ky nuk ėshtė gjyq i vetėm, ky ėshtė gjyqi juaj. Po nderin tim, disiplinėn dhe pėrgjegjėsinė time i kam pėr gjyqin e vėrtetė, atė tė popullit. Ja atje, nėdritaret tuaja, me shami nė dorė, populli qanė hallin e bijėve tė vet, sot, nesėr, pa shami, do tė kujdeset si t'jua bėjė varrin juve!

GJYQTARI

I akuzuar, jua marr fjalėn? Gjyqi nuk lejohet tė bėhet tribunė pikėpamjesh anarkiste, informbyroiste, irredentiste me tė cilat ju kanė helmuar "prijėsit" tuaj... Le tė vijė dėshmitari Veli Neza! (E sjellin dėshmitarin)

PROKURORI

I akuzuari Naim Bala a e njihni kėtė njeri?

NAIMI

Po e njoh.

PROKURORI

(Dėshmitarit) Na e thuani ju lutem ēka dini pėr kontaktet e Naim Balės me irredentistin Adem Demaēi dhe me tė akuzuarin Sami Bregu?

VELI NEZA

Ademi ka qenė disa herė nė dyqanin e Naimit.

PROKURORI

Si e dini?

VELI NEZA

Me Naim Balėn jemi fqinjė tė parė nė dyqanet.

PROKURORI

Pos nė dyqan, a i keni parė tė takohen edhe gjetiu?

VELI NEZA

Kam dėgjuar se Naimit i kanė shkuar edhe nė shtėpia ata.

GJYQTARI

Nuk na intereson kėtu ēka keni dėgjuar, por ē'keni parė dhe ē'dini me siguri?

VELI NEZA

E pra, jo.

GJYQTARI

Ēka jo?

VELI NEZA

Tjetėrkund s'i kam parė.

PROKURORI

Kurse nė dyqan po?

VELI NEZA

Si urdhėroni!

NAIMI

Kur? ... Atėherė ...

GJYQTARI

I akuzuar mos flisni pa leje!

NAIMI

Mė falni por unė jam avokat edhe i vetėvetes. Desha tė pyes fqinjin tim kur mė ka parė? Mė mirė, kur ka pas nevojė pėr t'ia dredhur unė dorėn?

PROKURORI

Ē'po dėrdėllisni kėshtu?

NAIMI

Pyetni atė!

GJYQTARI

S'ka nevojė.

NAIMI

Jo pra, se pėrndryshe do t'ju tregonte ē'e ka shtyrė tė flasė pėr mua ēka ėshtė e s'ėshtė. Do t'ju tregonte se ē'kishte ndėrmend tė bėnte, me dhunė, nė terrin, mes dy dyqaneve tona, me atė vajzėn e re, sė cilės ia kishte mbyllur gojėn sa tė mos mund tė kėrkonte ndihmė.

PROKURORI

Ah, profkar tuaja!

NAIMI

Po, pra. Ky ėshtė njė delikuent i rėndit tė posaēėm. Dhe, tė tillėt ju i ruani si sytė e ballit. Sepse, i keni harē pėr t'i bėrė mashė qė tė gjurmoni me ndihmėn e tyre njerėzit e ndershėm. Kjo ėshtė praktika e gjyqeve tuaja tė fėlliqura, qė i jep dorė shumimit tė delikuencės, tė cilin do ta rreshtoni nė radhėt e spiunėve...

GJYQTARI

Shqyrtimin e vazhdojmė nė seancėn e pasditės.

(Perdja)

* * *

PAMJA E TRETĖ

(Korrifori i banesės sė gjyqtarit)

GJYQTARI

Nuk jua di aspak pėr nder pėr punėn qė me keni ngarkuar. Ju dija pėr mi, e ju po ma merrni shpirtin.

ZĖRI NGA TELEFONI

Ē'ėshtė ky shqetėsim?!

GJYQTARI

Ėshtė dashur njė prokurori, sidomos hetuesit tė mbledhin material mė tė mirė, Ka rrezik tė pėsojmė keq...

ZĖRI NGA TELEFONI

Si do qė tė bėhet gjykimi njė pėrfundim duhet tė ketė. Ju kėtė e dini. Nė ju dalshin vėshtirėsi tė reja, nxjerreni fare jashtė publikun, t'i lini vetėm familjet e tė akuzuarėve! Mos lejoni asesi t'ju marrin nėpėr kėmbė. Jeni gjyq, pastaj i keni edhe organet tuaja.

GJYQTARI

Si urdhėroni, por jua them si mikut, do tė kemi vėshtirėsi...

ZĖRI NGA TELEFONI

Veproni nė pėrputhje me urdhėrat qė keni marrė nga lart.

GJYQTARI

Si urdhėroni!

(Perdja)

* * *

PAMJA E KATĖRT

(Qeli burgu)

ROJA

Erdhi koha tė shkojmė, bijė.

E BURGOSURA

Vetė e sata do tė jem?

ROJA

Vetė e pesta.

E BURGOSURA

Kaq pak? Po tė tjerat, kur do t'i nxjerrin nė gjyq?

ROJA

Pak nga pak. Nuk kanė guxim t'ju gjykojnė me shumicė. Gjithė punėn e mbajnė nė fshehtėsi tė madhe...

E BURGOSURA

A di gjė sa janė krejt?

ROJA

Kėshtu si ti? Kėtu nja shtatėdhjetė. Nė Mitrovicė ka gjithashtu vajza. Thonė se atje e kanė burgosur njė klasė tė tėrė bashkė me profesorin e tyre.

E BURGOSURA

Po djem, a ka shumė?

ROJA

Shumė, bijė, shumė! Por mos mė pyetė mė gjatė.

E BURGOSURA

Bukur! Shumė, thua?

ROJA

Shumė... Sa nėna kanė mbetur me duar nė gji?

E BURGOSURA

Ti mos u mėrzit baba i ndershėm. Kjo ėshtė fjalia mė e mirė qė ke mundur tė ma thuash. Burgjet plot - liria nė derė! Kėshtu mė kanė thėnė shokėt dhe kėshtu duhet tė jetė.

ROJA

Ja edhe njė fjalė, njė letėr!

E BURGOSURA

Gėzohu, baba i ndershėm! (Lexon nga pusulla):

- Mbahu motėr! Jemi mė tė fortė se asnjėherė. Armiku ynė i egėr po bie nė provim. Rroftė populli shqiptar i lirė e i bashkuar!"

 ROJA

Tė shkojmė tash, bijė. Tė prift... Ju priftė e mbara!

E BURGOSURA

Oh, baba i ndershėm, ky ėshtė gjerdeku im mė madhėshtor!

(Perdja)

* * *

PAMJA E PESTĖ

(Nė gjyq)

PROKURORI

Si nė traktet e afishet qė kanė shpėrndarė, ashtu edhe nė materialet e tjera tė shkruara e nė deklaratat e tyre verbale, qėndron njė armiqėsi e madhe ndaj gjithė asaj qė ka krijuar ky popull, duke e pėrqafuar me vullnetin e vet tė mirė rrugėn e socializmit vetėqeverisės dhe tė realitetit tonė. Lidhur me tė akuzuarit dhe me tė gjithė ata qė kanė sulmuar sistemin tonė, populli e tha fjalėn e vet dhe pėr tė gjithė kėrkoj dėnime tė rėnda. Sikur tė udhėhiqeshim nga kėrkesat kėmbėngulėse tė masės, tė akuzuarit qė i kemi pėrpara do t'i dėnonim sipas procedurės sė shkurtėr. Por, kjo pėrjashtohet vetvetiu. Ne kemi gjyqet tona dhe s'kemi nevojė tė dalim jashtė suazave tė kushtetutės e tė gjyqit. Mirėpo nga tė akuzuarit kemi pengesa tė dukshme, nė shqyrtimin e ēėshtjes kontestuese. Ata, me ndėrhyrjet dhe pėrgjigjet e tyre tė pakontrolluara na detyrojnė qė kėtij procesi t'i biem mė shkurt, do tė thotė, duke bėrė thjeshtėsimin e elementeve tė vetėkuptueshme...

SAMIU

Po tė kishim mbrojtje ajo do tė thoshte se ju po hyni nė kompetencat e gjyqit. Dihet se prokurori ėshtė juridikisht vetėm njė palė sikur edhe ne. Dhe nuk ēuditem aspak pse nuk ju ndėrhyn gjyqtari. Nga pėrvoja e disave, ky gjykim, si tė gjithė gjykimet politike tė shqiptarėve deri mė sot, ėshtė fare formal. Sepse, teshat na janė prerė nė Beograd, nė tė ashtuquajturėn udhėheqje kolektive.

GJYQTARI

I akuzuari Sami Bregu, jua marr fjalėn. Mos ndėrhyni pa leje. Mbrojtjen do t'ua siguronte vetė gjyqi, por e keni refuzuar.

SAMIU

Natyrisht, s'mė duhet mbrojtje pėr njė vepėr qė s'e kam bėrė, sidomos njė mbrojtje qė do tė mė siguroni ju, pėr tė mė gremisur edhe mė lehtė. Nėse mė jepni leje tė vazhdoj, do tė pyesja prokurorin: A e kishte ndėrmend fare, kur foli pėr kėrkesat e popullit, atė babanė qė paska kėrkuar t'oa dėnojnė sa mė rėndė tė birin sipas gazetės "Politika" tė Beogradit.

PROKURORI

Atė edhe shumė tė tjerė.

SAMIU

Si ata artikujt e "Rilindjes", ku thuhet se vetė populli e dėnoi me vdekje Selim Talin pse vrau njė "pjesėtar tė kombėsisė tjetėr"? Si ata artikuj! Ku populli e dėnon veprimtarinė e Adem Demaēit? Kėto profka nuk janė as pėr lojė fėmijėsh. Pyetni gjyqin e popullit atje poshtė, tė shohin ē'po thuhet?...

NJĖ NĖNĖ NGA PUBLIKU

E dimė kėtė mirė, ē'po thotė populli!

GJYQTARI

Qytetarė, qetėsi, se do tė zbrazim sallėn!

NĖNA NGA PUBLIKU

Pse pak tė zbrazur e keni? Doni t'ua hani kokėn pa dėshmitarė bijve tanė mė tė mirė qė mezi i ngritėm me mundin, djersėn dhe gjakun tonė...

SAMIU

Nė atė gazetė thuhej qartė se gjykimi do tė bėhej nė kushte tė jashtėzakonshme, sepse ka rrezik qė tė dalin e tė na vrasin babaaallarėt tanė!...

NĖNA NGA PUBLIKU

Kėta m'i vraftė ... reja! Ē'na e nxinė jetėn bigari hak!... (Me vrazhdėsi njė polic don ta nxjerrė jashtė salle).

Shporru pjellė e keqe! Vij vetė, dhe nuk ndahem nė kėtė moshė nga bijtė e mi. (Ju drejtohet gjyqtarit dhe prokurorit). Ēfarė nėne paska qenė ajo qė ju rriti pėr t'ia ngrėnė kokėn vėllait pėr hatėr tė hasmit!

SAMIU

Kėshtu na gjykon ne populli.

GJYQTARI

Qetėsi!

NAIMI

Mjerė ju bastardė, kur t'i ndėrrojmė rolet. Kur t'iu nxjerrim ne para gjyqit tė vėrtetė tė popullit!

GJYQTARI

Ne kėtu i kemi edhe organet.

PROKURORI

I akuzuari Tomė Ndreu! Ju nė tubimin e punėtorėve tanė me punė tė pėrkohshme nė botėn e jashtme mė 24 maj 1978 nė Munih keni deklaruar haptazi sa vijon: "Deri kur do tė vazhdojnė mbi ne shantazhet e organeve tė Sigurimit? Lėre qė na keni shitur si krah pune te kapitalistėt dhe i mbushni arkat me deviza qė i sjellim ne kėtij vendi duke ēuar jetė qeni nė dhe tė huaj, larg familjes e vendlindjes, por edhe kur shkojmė nė shtėpi pėr t'u ēlodhur sadopak dhe pėr tė hequr pėr disa ditė ndryshkun e jetės kurbetēare, na thirrni nė polici: Jo a e ke parė filanin, jo ē'bėnė fisteku, jo fol mė mirė se nuk ta japim pasaportėn..." A ėshtė e vėrtetė?

TOMA

E vėrtetė?

PROKURORI

Pastaj: "Ku e merrni tė drejtėn tė na futni nė evidencat e tė zėnėve nė punė. Ne jemi tė zėnė nė punė te gjermani, jo nė shtėpi! Nė shtėpinė tonė merret me punė i huaji. Keni bėrė prej nesh njė ushtri dyqindmijėshe nizamėsh tė pėrjetshėm, kėndej na quani punėtorė tė pėrkohshėm, vetėm e vetėm qė t'i zbrazni trojet tona dhe tė shkretoni nėpėr to si t'ua dojė qejfi, mė zi se ēetnikėt e Drazhės e tė krajlit...!" A po e pohoni kėtė!

TOMA

Nė tėrėsi. Kush paska qenė ai pehlivan qė ka shėnuar aq shpejt e aq saktė?!

NAIMI

Mikrofoni nė jakėn e konsullit jugosllav!

GJYQTARI

I akuzuar, mos folni pa leje!

PROKURORI

I akuzuari Tomė Ndreu, a e dini se deklarata juaj e mėsipėrme ėshtė sulm i drejtpėrdrejtė mbi realitetin tonė socialist dhe mbi punėn e organve tona tė sigurimit?

TOMA

E di.

PROKURORI

A qėndroni prap nė pozita tė njejta?

TOMA

Jo.

PROKURORI

A do tė thotė kjo se keni pėr tė shtuar, apo eventualisht pėr tė ndėrruar gjė nė deklaratėn tuaj tė deritashme.

TOMA

Si urdhėroni!

PROKURORI

Urdhėroni pėr cilėn deklaratė e keni fjalėn?

TOMA

Pėr tė gjitha gati...

PROKURORI

Ku ishit mė herėt? Gjyqtari bėri disa herė apel, i vetėdijshėm se jo tė gjithė tė akuzuarit kanė hyrė me vetėdije tė plotė nė kėtė lojė tė rrezikshme e naive.

TOMA

Ende mė mbante inati nga dajaku qė hėngra gjatė hetimeve...

GJYQTARI

I akuzuar lidhur me ndėshkimet fizike ju keni folur edhe mė parė dhe ne kemi pasur pėr detyrė ta vėrtetojmė deklaratėn tuaj. Komisioni i mjekėve ngul kėmbė se juve, posaēėrisht as qė ju kanė prekur me dorė.

NAIMI

Rroftė kėrbaēi - hekur e rrip!

GJYQTARI

I akuzuar, mos flisni pa leje!

TOMA

Komisioni ėshtė komision. S'do mend qė e di punėn mė mirė se unė...

PROKURORI

Urdhėroni pra! Flisni!

TOMA

Unė atėherė mendoja se duhet ta zbrazė sidokudo atė pak vrer, qė tė lidhet nė gjoks nga jeta e vėshtirė larg familjes e atdheut. Njeriu ndien nevojė ta shkarkojė kohė pas kohe barrėn e rėndė tė jetės. Unė si njeri i thjeshtė, mė heret njė bujk i paditur dhe pastaj njė argat i vetmuar nė dhe tė huaj, nuk dija as se si dhe ku mund tė shkarkohej ajo barrė. Mallkoja dhe s'dija kė po mallkoj, fatin tim? Por, kėtė fat e ndanin me mua edhe shumė tė tjerė si unė, prandaj i lash mallkimet. Qyqja qė kur u kurdis dynjaja, atė punė bėnė - vajton rremb mė rremb, po bota e shurdhės s'ia veshin. Pastaj rruga e madhe e jetės mė pėrpoqi me hallexhinj tė tjerė. Vajtonin edhe ata, por, si naiv qė isha, mė dukej se vaji i tyre nuk ishte i pashpresė si imi. Njerėzit marrin nga njėri-tjetri dhe unė domosdo merrja diēka prej tyre, dhe njė ditė pash se nuk po mallkoja fatin tim, por villja kundėr dikujt qė mė dukej se na e kishte zėnė diellin. Ky ishte mashtrimi im dhe pėr kėtė pendohem thellė dhe e lus kėtė gjyq tė ketė parasysh pendesėn time.

GJYQTARI

(I drejtohet daktilografistit triumfalisht) Shėnojeni!... Natyrisht qė gjyqi do tė ketė parasysh kėtė gjest fisnik.

PROKURORI

A kam leje shoku gjyqtar? (Merr nga gjyqtari shenjėn e aprovimit) A keni gjėsend pėr tė shtuar i akuzuari Tomė Ndreu?

TOMA

Po. Ju lutem ta futni nė procesverbal... Unė isha njė kokėshkretė. Mendoja se loja ku po mė "futni" ende nuk ishte aq e "rrezikshme". Tani po e shoh se kam qenė njė egėrsi, i lig, qė kėrkon shesh pėr tė ruajtur shėndetin e vet me britma e tė vjellja kundėr njė armiku... (Ndalet. I shikon tė akuzuarit me radhė me njė domethėnie tė thellė dhe me njėfarė akuze tė fshehtė. Gjyqtari nxiton pėr t'i dhėnė zemėr qė tė vazhdoj)

GJYQTARI

Vazhdoni, vazhdoni ...

TOMA

Dhe lufta kundėr kėtij armiku, mendoja unė i shkreti, bėhet duke zhburrėruar veten me fjalė. Dhe flisja. Kam folur ē'mos. Aq sa thuhet e s'thuhet nė letrat qė i ka ky "gjyq i nderuar", tani po e shoh qė shokėt e mi paskan ditur ta ruajnė veten (unė nuk i zbulova nga inati qė mė lindi kundėr dajakur... Mė falni gjatė hetimeve) prej kėsaj kokės sime tė mjerė. Prandaj, pendohem thellėsisht... Kėtė ēast e tutje, unė nuk do tė sillem nė mėnyrė egoiste pėr t'i zbrazur nė mes tė rrugės, vajtimet qyqare, tė cilave s'ua vė veshin bota... Kurrė mė nuk do tė shikoj se si t'ia lehtėsoj vetes barrėn. Ja edhe kėtė do t'ia di pėr nder sa tė mė rrah zemra nė krahror qė mė solli nė vete

PROKURORI

I pėrmendėt shokėt qė "paskan ditur ta ruajnė veten", mos keni ndėrmend tė ndėrroni qėndrimin, e tė kallzoni konkretisht?

GJYQTARI

Nuk ėshtė nevoja kėtu, shoku prokuror. Ka kohė...

TOMA

Jo, shoku gjyqtar, pasi nisa dua ta mbaroj. Nė mė lejoftė "gjyqi i nderuar" dua t'i kallzoj tė gjithė shokėt, por janė shumė dhe druaj s'do tė mund t'i pėrmend tė gjithė me emra. Shokėt e mi janė tė gjithė ata qė luftėn pėr liri nuk e kuptojnė si mundėsi pėr ta zbrazur helmin dhe pezmin e vet nė ajėr, me aq fuqi sa ka njė pickim mize nė shpatullėn e buallit, dhe dashurinė e atdheut e kanė tė atillė qė tė bėn ta harrosh vetveten...

PROKURORI

Me gjithė vullnetin e mirė, ju kuptojmė si duhet dhe do ta kemi ndėrmend gjestin tuaj tė mirė, por kėto fjalė nuk kanė si tė hynė nė procesverbal dhe nuk na ndihmojnė pėr tė dalė konkretisht te ēėshtja kontestuese. Na e thuaj sė paku njė emėr.

GJYQTARI

Ju thash se nuk ėshtė nevoja, shoku prokuror. Mos insistoni!

TOMA

Janė shumė. Emrat ua di njė pakice. Por tė gjithė mund tė pėrmblidhen me njė emėr tė vetėm. Shoku im ėshtė gjithė ai shqiptar-punėtor, fshatar, zejtar, intelektual popullor, i cili ėshtė ngritur deri nė atė shkallė tė ndershme revolucionare sa ēėshtjen e ēlirimit kombėtar e klasor nga nacional-shovinizmi jugosllav, ēėshtjen e bashkimit tė shenjtė me Nėnėn Shqipėri, nuk e merr si punė, qė mund tė bėhet apo qė mund tė pres pėr mė vonė, por si luftė qė duhet tė marrė zjarr me dhembje, me ngut, me alarm...

(Perdja)

© Pashtriku.org

......

     Nė vjeshtėn e vitit 1980, veprimtarėt Remzi Ademaj, Hysen Gega dhe Faridin Tafallari, me rastin e 28 Nėntorit - Ditės sė Flamurit, i kėrkojnė Jusuf Gėrvallės ta shkruaj njė dramė, e cila do tė shfaqet nė mbrėmjen festive. Jusufi e shkrun dramėn ”Procesi”, por, pėr shkaqe tė ndryshme,  drama nuk u pėrgatit pėr t’u shfaqur atė vit. Ishin aktivistėt e Brukselit nė krye me Enver Hadrin, tė cilėt pėr herė tė parė kėtė dramė e pėrgatitėn dhe e vunė nė skenė. ( Moderatori i pashtriku.org, 01. 10. 2010)

...