30 vjet nga dalja nė skenė e Jusuf Gėrvallės

 

     Nė muajin Prill tė vitit 1979 Ansambli Artistik i Radiotelevizionit tė Tiranės zhvilloi njė turne shumėditėshe nėpėr Kosovė. Kėnga, vallja dhe bisedat e lira me anėtarėt e Ansamblit asokohe kudo nėpėr Kosovė krijuan njė atmosferė tė papėrsėritshme zgjimi, entusiazmi dhe shprese tė madhe. Flaka e lirisė e ndezur pėrmes demonstratave masive nė nėntor tė vitit 1968 si dhe dhjetė vjet mė vonė gjatė manifestimeve me rastin e 100 vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, tashti, nėpėrmjet aktivitetit tė Ansamblit tė Radiotelevizionit tė Tiranės po merrte pėrmasat e njė zjarri vullkanik nė flakėt e tė cilit, nė Motin e Madh 1981, do tė fillonte djegia nė pėrmasa tė gjėra e kolonializmit serb nė trojet tona. Aktivitetin muzikor tė kėtij Ansambli, nga skena nė skenė, pėr fat tė ndėrsjellė, nė cilėsinė e gazetarit redaktor tė tė pėrditshmės „Rilindja“, e pėrcolli Jusuf Gėrvalla. Shkrimet e kėtij cikli menjėherė ranė nė sy tė cenzurės, ndėrkaq, nė saje tė kėmbėnguljes sė Shaban Hysenit, drejtorit tė RTP’sė, Jusuf Gėrvallės, si gazetar i papėrshtatshėm pėr regjimin, nuk do t’i lejohet tė shkojė nė Shqipėri pėr ta pėrcjellur pėr gazetė turnenė e Ansamblit Artistik tė RTV tė Prishtinės gjatė vjeshtės sė atij viti. (Nė dhjetor tė atij viti Jusuf Gėrvalla ishte i detyruar tė largohej nga Kosova) Veprimtaria artistike e Ansamblit si dhe atmosfera e krijuar asokohe nėpėr Kosovė, falė talentit dhe pėrkushtimit atdhetar tė Jusuf Gėrvallės, sot ruhet si dėshmi dhe si dokument nė gazetėn „Rilindja“. Nga seria e shkrimeve tė Jusuf Gėrvallės kushtuar turnesė sė Ansamblit Artistik tė Radiotelevizionit tė Tiranės nėpėr Kosovė, nė vijim, pėr lexuesit e www.pashtriku.org, po e sjellim artikullin e kopjuar nga veprimtari Abdullah Hoxha „Klodiana dhe nėntė pranverat e saj”, tė botuar nė gazetėn “Rilindja”, datė 21. 04. 1979, faqe 12.:

 

Fėmijėt e mitur - artistė tė mėdhenj

 

KLODIANA DHE NĖNTĖ PRANVERAT E SAJ

 

Shkruan: Jusuf Gėrvalla

_______________________________________________________________________________________________

 

     Nė vend tė luleve, njė falėnderim tė vogėl pėr Klodiana Skėnderin, e cila po na denjėson me artin e saj tė bukur nė koncertet e Ansamblit tė RTV Shqiptar nėpėr Kosovė. ( Lexoni: Momenti i Klodianės - Sh.B) Prezentimi i fėmijėve artistė para publikut, ka traditė tė gjatė. Kolona fėmijėsh tė talentuar, kanė defiluar pėrpara auditorit madhor nė role kėngėtarėsh, instrumentistėsh, aktorėsh, recitatorėsh etj, herė duke dashur t’ia ngrenė lart famėn familjes sė vet, herė nė krahė financimesh tė ndonjė mecene, e ndonjėherė edhe pėr tė siguruar njė kafshatė goje.

     Po arti qė kanė kultivuar ata, me pėrjashtim tek disa vigaj tė muzikės sė shekujve tė kaluar, mė sė shpeshti ėshtė pėrkufizuar nė njė aktivitet, tė cilin e bėn tė mundshėm bota e padjallėzuar e fėmijės dhe sharmi saj, dhe veēanėrisht instinkti i dashurisė prindore, e cili, edhe kur ke tė bėsh me vepra minore dhe me interpretime qė kanė fare pak nga artistikja, megjithatė, cyt njė begatim emocional fiktiv tė tė rriturit, begatimin qė prindi e krijon me imagjinatėn e vet, duke e lartėsuar punėn e fėmijės.

     Mendohet, madje, se edhe anėn atraktive, e edhe anėn e zhvillimit tė vlerave tė mirėfillta artistike, nė periudha tė ndryshme tė zhvillimit tė shoqėrisė dhe tė artit, shpesh i ka kondicionuar, pėr ēudi tė madhe, pikėrisht snobizmi i prindėrve, qė kanė dashur tė shquhen medoemos nga rrethi i vet, qoftė edhe duke shfrytėzuar talentin e fėmijėve.

     Po kur merr tė flasėsh pėr artisten nėntėvjeēare nė violinė, Klodiana Skėnderin, e cila po prezantohet nė skenat kosovare me Ansamblin artistik tė Radiotelevizionit tė Tiranės, qė gjendet nė njė turne shumėditėshe nėpėr krahinėn tonė, ėshtė fare e qartė se nuk bėhet fjalė, larg mendsh, pėr sigurimin e kafshatės sė gojės, pėr ngritjen e famės sė familjes, e aq mė pak pėr mecenė tė tipit tė atyre nga e kaluara.

     Njė mecenė, megjithatė ekziston: kujdesi i madh pėr zhvillimin e mbarė e tė gjithanshėm tė fėmijės, e sidomos pėr stimulimin nė shkallėn mė tė lartė tė prirjeve tė fėmijėve, e sidomos pėr art e pėr aktivitete tė tjera shpirtėrore e fizike. Ėshtė punė e vėshtirė, ndoshta e pamundshme, ta interpretosh ndrysh fenomenin e artit tė Klodianės, e cila mbiu dhe po zhvillohet me vrull nė njė vend tė vogėl, i cili s’ka shumė kohė qė e dėboi kėmbėn e pushtuesit shumėshekullore.

     Se nė njė fėmijė mund tė gjejmė me lehtėsi njė artiste madhore, e dėshmojnė koncertet e kėtyre ditėve tė Ansamblit artistik tė RTV Shqiptar, nė tė cilat Klodiana ekzekutoi nė mėnyrė tė denjė Koncertin pėr violinė dhe orkestėr tė Pjetėr Gacit: nė kėrkofsh tingull tė formuar, e ke, madje nė njė shkallė mėvetėsie tė dukshme; nė kėrkofsh pastėrti tingullore, e ke poashtu, tė kulluar; dhe, po kėrkove teknikė ekzekutimi, do ta gjesh fare lehtė nė luajtjen e parteve nga mė tė vėshtirat, edhe kur tempoja ėshtė shumė e gjallė!

     Po termin fenomen, Klodiana e mitur, na e demanton vetė me njė rezon prej njeriu tė pjekur: “Unė s’jam fenomen, nė vendin tim ka aq shumė moshatarė tė mi qė mė arrijnė e ma shkojnė mua!” Dhe ne i besojmė menjėherė, duke shtuar se kėshtu paskemi tė bėjmė gjithsesi me fenomen, po jo vetėm njė, me shumė muziktarė tė vegjėl fenomenalė, qė do tė donim t’i shihnim, t’i dėgjonim e t’u duartrokitnim me aq pėrzemėrsi e mahnitje, sikundėr po i duartrokasim tash Klodiana Skėnderit.

 

Tė falemi nderit, Klodianė, qė na denjėsove me artin tėnd tė mrekullueshėm!

__________________________________________________________

 

( Moderatori i pashtriku.org – 08. 08. 2010 )

_______________________________________________________________________________

 

JUSUF GĖRVALLA:

"BASHKJETESA" E XHELATIT ME VIKTIMĖN

 

…