A IKĖN LEJLEKĖT E VERĖS

SHTATĖ NET NĖ DUBOVIK

 

Shkruan: Jusuf Gėrvalla

 

( fragmentare )

I dėgjoj do kėmbanė asnjė pirg pėrbri
vetėm bar e hithėr anė lugjesh livadhe
e njė qyqe vjeshte tash mė kot gjėmon
i dėgjoj do zėre frymėsh qė s’janė mė
njė hije dhe njė kėrrutė qė pėrvidhet
tatpjetė shtegut pėr nė log, o vėlla

kjo ėshtė rrjedhė e ngadalshme e verės
se dimėr bėn tash pėrmbi ballin tim
po erdhe edhe njė herė mė thot mani plak aty
thuaje mė mirė me fjalė thuaje jetėn tėnde
se tash nė mesin tonė vetėm si hije kaluron
tash jemi bashkė tė buzėqeshur e tė dėlirė
si dita e re si biseda jonė pėr pemėt
si tė isha larg jush e mendoni se jam me ju
aq i lumtur e i hutuar pas fluturave nė lule
a s’qenka ky njė mashtrim i ēiltėr si purpur
si kur kėrcehet lumi i turbullt ditės me shi
pas hapit tim tash vjen vala e kthjjellėt
drita qė do tė ndizet buzė mbrėmjes nė odė
po deshėt ju barinj bota ka mė shumė shkėlqim
sesa klorofil blerimi i gunės suaj tė zhgėrryer
merrni nga fjala ime veē atė qė s’ėshtė ndarje
s’po ju pėrshėndes pėr tė funddit herė nė kėtė fushė
veēse nė fundin tim po vij tė vėrtetė e tė shėndoshė
si sėmundje prej sė cilės nė shtrat do tė vdes
nė bar nė anije a nė botė ndoku krejt esull
ndėr mend s’e pata tė bėhem poet i ēmendur
urtėsi, qartėsi do t’i kem fjalė tė para
nė ngushticė do tė jem me ju, pėr ju nė festė
do tė kėndoj. Kėto kėngėt e mia janė zė i butė
i fushės, i bagėtisė, i dėllinjave tė livadhit tonė

 

DITA


po merrja frymė mes lulesh e polipash
nė poret e lėkurės shihja ujė e dritė
mė pėshpėrisnin gjithė urat e planetit
ndėrsa flija shthurur buzė lumit tim
njė dorė e ngathtė njė dorė fryme mė zgjoi
digjej njė dru i njomė arat e bukės avullonin
fėmija mė i trazuar nga shiu qė solli vjeshtėn
fjeti nė prehėrin e butė tė nėnės tokė
e tash mė tregojnė pėr gjithė magjitė e ditės
tė lidhura si njė jetė dhe si njė gotė verė
mė tregojnė pėr gjumin tim dhe pritjet
pėr njė ēast drunjtė lėshojnė hije mesdite
tani ēdo rrudhė e ballit tim dėshmon
se po ngryset
po prapa shpine sėrish diēka si frymė na zgjon
  
KA AKOMA POETĖ
 
ka njerėz qė akoma dinė se dielli ndrit
mes akullnajash nė shpirt mes muresh tė qytetit
ka njerėz qė akoma ia dinė ngjyrėn lules
mes drizash tė malit mes sendesh tė vjetra
ka akoma njerėz qė dinė se kafshėt kanė ekzistuar
mes nesh mes drunjsh e ujėvarash mes xhunglash
ka njerėz qė ėndėrrojnė akoma ka njerėz
qė dinė si piqet rrushi n’hardhi si perėndon
njerėz qė kurrgjė s’dinė qė akoma prekėn me kėngė

e zgjohen me frymė zgjohen kėta njerėz tė shqetėsuar
ka njerėz qė tėrė ditėn fluturojnė ēudi
ka njerėz qė gjithė natėn flenė nėn ujėvara
lumit i besojnė si njeriut e flenė nganjėherė edhe pas dreke
njerėz me ballė tė ēiltėr me shokė shumė e tė dashur
e femra qė i dashurojnė
ka njerėz tė ēuditshėm sot kudo nė botė
ka varre pėr kėta njerėz nė tokėn e shkelur tė Kilit
  
PLUHUR E NGJYRĖ
 
Sytė e tu qiell ēerdhe e lumė i pakapėrcyeshėm
ndėrsa jam pėrgjumur pėrmbi tavolinė
im vėlla dhe fėmijėria ime pemėn e kanė vjelė
kanė korrur kallinj
ime ėmė ka zier ftonj
shelgjet kanė vajtuar
si poeti sentimental nė vjeshtė
- po asgjė s'ėshtė zverdhur.
Duart e tua pushim diēka si ujė zgjojnė
ndėrsa kam ecur shtegut rrėzė mali krejt vetėm
nė njėrin krah shkurre zogjsh
nė tjetrin gėshtenjat
dhe gjarpėrinj.
Im vėlla tė ka dashur tė ka marrė dhe tash nuk je
as ti as ai s'jeni dridhmė plot fletė
nga fluturimi yt tash vetėm ngjyrė
dhe pluhur ka mbet'.
Tash po vij
fėmijė qė buzėqesh mbi krahun e nėnės kur pret
para shitores qumėshtin - tash po vij i pikėlluar
nė shportėn time pemė e fletė
dhe shije gjumi.
Kur tė zgjohem do tė iki
tash po vij nė prehrin tėnd, mėmė
tokė e zezė e lapidar, bajame e verdhė.
Dashuri e paluar si arni nė arkė
oh s'mund ta them
as ta rrėmbej.
Tash po vij
por di se nė ngjyrėn e pelhurės vetėm pluhur
mbi buzėgazin tėnd tė shtrenjtė.
  
FLETĖ TESTAMENTI
 
nė zgjimin tim tė heshtur tė mė ngurosin
nė flijimin tim tė begatshėm tė verės
nė nisjen time nė fillimin tim tė ri
nė gjumė shekujsh me ndėrrime tė mė zgjojnė
le tė mė puthė rrezja e qartė ngazėllyese
e druvarit tė fjetur nė rudinė
myshku le tė jetė gjithmonė i blertė mbi gurė
emėr tė mos ketė e shkronja le tė flasė
nė gjuhėn e vjetėr tė kafshės sė zezė
guaca e kėrminj le tė vijnė pėr dasmė
mbi rrasėn time
le tė shtrihen edhe ata si dy yje
ftohtė le tė bėjė verės e verės verė
e me njė pikė ujė verdhėsisė sė barit tim
le t'i mėshirohen
vėrmeni atje tek do tė tregojė guri pėr udhėn
deri te shtėpia ime bėrė me dru e kashtė
le tė thyhet ēdo pasqyrė qė ka ballsamosur
ballin tim e mėrrolėn e ēastit plot mllef
se ja tek po zgjohet er' e re e dashurisė sė tokės
se jam i parrezikshėm kaq i pafuqishėm
mumje pėrfytyrim qė krahasohet me rrahun
tek do tė mė vini pėrsėri ju pas
le tė mė lėnė tė fle qetė si pranė stufe
dimrit tė madh tė dashurisė sime
nuk do tė pėrpėlitem s'do tė rrotullohem
s'do tė shplohem natėn nuk do tė kollitem
me fjalėt e mia le tė mė mallkojnė
nė rrasėn time atė rrasė tė zezė tė ftohtė
nė duart qė i kam prekur le tė mė lėshojnė
rrjedhės tė qetė tė fatit qė pret
shigjet' e mėrisė le tė bjerė mbi dhe
nė shkretėtirėn e moskuptimit le tė fiket
kurrė tė mos vijnė kur unė nuk i pres
ata qė tėrė jetėn i prita, tė dashurit
ē'po flas kėshtu pash zotin?
  
LAPIDARI
 
Askund nuk e gjetėn. Nėpėr botė. Askund.
Nuk e ndeshėn me yllin nė ballė a me shenjė.
Nė shkronjat e tij prej guri dikur moti zbuluan –
e qe ku janė tash – tėrfurk, shat e hėnėz uji tė qetė
se vdiq thonė pa plagė.
Pėrmbi kokė i rrudhet guri i bardhė e mbi tė lart
yll’ i zjarrtė polar.
Nė mesditė aty kullot kali i bardhė.
Hije i bėn ka disa vjet njė pjeshkė qė motin tjetėr
do tė bjerė e tharė. Atje kur tė shkosh bėn vapė.
Gjyshja e ruan nė njė pėrrallė
e natėn tek ecėn mbi dysheme ngadalė ngadalė
qė tė mos na zgjojė,
ne fėmijėt e fjetur qė ėndėrrojmė tė mitur,
e fik kandilin nė mur e na e ndez yllin nė ballė.
Atij qė dehej me erė baruti tash i ēel nė asht luleshqerra.
E Bukura e Dheut u zgjua jerm dhe e krijoi me duar.
Ta kujton zjarrin e fikur.
E krahason me trimin mė tė madh dhe kujton
mos ėshtė Gjeto Basho Muja.
S’ka oxhak t’ia rrėzojnė rrufetė dhe jeton amshuar.
Po tė mos kish qenė ai s’paskėshin gjuhė pėrrallat.
Tash e gjakojnė me kėngėt e tyre poetėt.
Gjaku i tij ėshtė dashuria lumin ka damar.
  
BALADĖ PĖR SHEVARIN
 
( fragmentare )


nė secilin hark tė kohės fle nga njė fjalė
e zgjohet nėpėr motet trishtuese si zgjohet batica
nėpėr kriporet e botės nėpėr kepe tė shpresave
nėpėr pirgjet e rrėzuara nėpėr tė gjitha shtigjet
asnjė njeri lule asnjė lule njeri nuk lindet
edhe dielli pret lindjen tėnde edhe shiu tė rigojė
ėshtė njė bėrrakė kjo botė ėshtė njė bėrrakė planeti
plot hurdha ujėrash qė s’ecin pėrplot humbella
plot pusi ujqish pėrplot fjalė pelimi
ėshtė njė fushė beteje njė apokalipsė
dhe pret njė kopsht t’i rritet bari prej fjalės sate
dhe pret njė ujėvarė tė degėzohet prej qielli nė tokė
pėr gjeneralėt e zi gjithmonė ka pasur bukė kjo botė
dhe s’ka bukė pėr poetėt si ti pos varre
ėshtė dashuri kjo botė rritet prej fjalėsh tuaja
si tė paska zbritur nė ballė tėrė nuri i yjeve
mund tė ngjajė tė zgjohet orkida e butė e fjalės sate
ti do ta kėndellėsh botėn me fjalėn prej buke
liri ish poezia jote dashuri emri yt
mesdita mė e ndritshme dhe pala mė e bukur e tokės
kur zgjohet gjithė fauna e flora uji e algjet
e t’i kėndojnė kėngėt tuaja e tė thurrin ditirambe
cili ishte i plaguar: kaprolli apo ti mė vetull
ti ishe si shevari mė i njomė ti ishe ylli polar
secili dashnor nė fjalėn tėnde ka imagjinuar nimfėn
secili ushtar nė fjalėn tėnde ka pritur fundin e luftės
secili pirg i lartė nė fjalėn tėnde ka pritur t’i ecė ora
secila shkretėtirė e botės nė fjalėn tėnde ka ndier shije uji
secili dru nė mal ka pritur tė gjelbėrohet nga vera jote
po ti si sofėr solemne nė gazmendin e botės u shtrove
pėr varfanjakun e uritur diku buzė Andeve jetike
pėr indianin e regjur nė kamxhik gjahtarėsh tė skalpit
pėr nėnėn e mjerė qė pėrpin pezmin kur s’ka gji pėr fėmijėn
ti ishe i vetmi Promete i gjallė dhe tė rrėmbyen
kolosėt qė i ke miq tė fjalės qė janė mes nesh po s’frymojnė
dhe vlon pėrsėri uji e ngrin nė Alaskė
prej detit tėnd dalin sėrish polipe e algje tė blerta
mes rrugėve tė planetit ndonjė shtegtar poet si ti
ndonjė hije tjetėr ndonjė fjalė ngushėllimi
nė sallat e ngrohta do tė recitojnė nėn strehė zogjtė
sepse nė secilin hark tė kohės fle nga njė fjalė
dhe zgjohet nga njė fjalė ndėr mote trishtuese si zgjohet batica...
a ikėn lejlekėt e verės sate vėrtet apo e gjithė kjo frymon
ms gishtėrinjve tanė mes mrumeve tė dheut mes nesh
i gjallė pėrsėri si fjala i madhėruar pėrsėri si vepra
secili njeri qė dashurohet sonte bie tė prehet me emrin tėnd
secili njeri qė ėndėrron sonte ka rrugė tė largėta
secili njeri qė zgjohet sonte nė gojė ka emrin tėnd
po ti qėndron mes lulesh as tokėn e premtuar s’ta dhanė
re diku ka edhe qiell edhe yje edhe xhevahire edhe ti je
nė fjalėt e Lorkės nė turmėn e shqetėsuar kokė pirgu
secila rrufe mbi ty bie ēdo dafinė pėr ty thuret
asnjė ditė mė e gjatė se vrgu yt pėr liri
se ja si tė ka zbritur nė ballė gjithė nuri i yjeve
mund tė ngjajė tė zgjohet pėrsėri orkida e fjalės sate
pėr t’i marrė gjithė lulet pėr t’i tretur gjithė brengat
t’i rrėzojė gjithė kėshtjellat dhe zogjtė e plumbit nė qiell
t’i rrėzojė tė gjithė tymtarėt e armėpunishteve
e t’i ndalė lumenjtė nė strofuj hidrocentralesh tė larta
se fjala jote bėn ēudira lules i jep ngjyrė
ngjyrave u jep shkėlqim amshimit kuptim lirie
po ti ja si rri mes kujtimesh tingull mes fjalėve plot lyrė
ja si rri i gjallė nė duart e secilit si pėrmendore
 
(
Janar 2010. Pėr “Pashtriku.org”, pėrgatiti: K. Rexha )