VRASJA E POETIT

 

Shkruan: Ndoc Papleka *

 

( Kushtuar Jusuf Gėrvallės )

 

Tė vranė, he i qėlloftė moti

ata njerėz mė tė zinj se nata!

 

Kur tė mori plumbi parė

u dogj njė pishė nė maje tė Sharit.

Kur tė mori plumbi i dytė

doli nga varra njė tufė pėllumba

dhe u nis fluturim pėr Pejė.

Kur tė mori plumbi i tretė

gjaku yt pikėloi mbi botė

- mbrėmė vranė Jusuf Gėrvallėn!

 

Kur tė dalin gjethet e reja

do tė ulet qyqja nė degė tė blirit

por s'do tė thotė: "kuku Jusuf!"

ti nuk je baba i pa djalė

as nuk je vėlla i pa vėlla.

 

Sot je vėlla me ata qė s'vdesin,

je vėlla me brezat qė vijnė,

se gjakun tėnd ia fale diellit!

Tė vranė natėn, he i qėlloftė moti,

pa i puthur edhe njėherė fėmijėt,

pa e mbaruar vjershėn e re,

pa i mbushur dhe njėherė sytė

me re e zogj qė vijnė nga Jugu

pa kafshuar edhe njė mollė Peje...

Agimi qė shkrepi mbi dėborė

kishte kuqėlimin e gjakut tėnd.

* * *

 

KUSH ĖSHTĖ NDOC PAPLEKA?

    Ndoc Papleka, u lind mė 1945 nė Lekbibaj (Tropojė). Ka kryer studimet e larta pėr gjuhė e letėrsi dhe ka punuar si mėsues, redaktor, skenarist etj. Ka nisur tė shkruajė poezi shumė herėt. Libri i tij i parė me poezi ėshtė: "Zėri Im". Me pas vijnė vėllimet me poezi "Ecim";  Njatjeta, diell! - Shtëpia Botuese "Naim Frashëri" 1976; Aleksandėr Moisiu Djepi i klithmave - Rilindja 1982; Rrathët e Lisit - "Naim Frashëri" 1984; Gjaku i tokës - Shtëpia Botuese "Naim Frashëri" 1985; Gjethnaja në trup - Shtëpia Botuese "Naim Frashëri" 1990; I miri prej monunit - "Naim Frashëri" 1993; Kulte, rite, magji në traditën orale - Botimet Toena, 1999 etj.