Pjesė e shkėputur nga ditari i Saime Isufit - Bules

 

DUKE KUJTUAR ATĖ NATĖ TĖ TRISHTUAR JANARI

 

Shkruan: Saime Isufi - 17 janar 2010

 

 

    17 janar 1982. Ora po afron 22. 00.

    Kadriu akoma nuk ėshtė kthyer; nuk po kthehet.

    Pse po vonohet?!...

    Plaku fillon tė shqetėsohet.

    Fillon tė shėtisė nėpėr dhomė me duar nė xhepa dhe nga shqetėsimi i dalin fjalėt:

    - « Sot kėshtu e nesėr nuk e dimė se si… »

    Dhe nuk i tha vetėm njėherė kėto fjalė, por disa herė.

    Ai po parandjente kobin qė nė kėto ēaste po ndodhte larg nesh; nė Gjermani, nė Untergrupenbach. (Qė u shoftė nga harta ky emėr, qė mė shkaktoi dhimbjen mė tė madhe nė jetė !)

    S’vonon pak dhe bie telefoni.

    - « Bule, jam unė Ibrahimi (*), ėshtė kthyer Zeqa?»

    - Jo, i them nuk ėshtė kthyer akoma.

    Mė thotė:

    - «Do tė kthehet, sepse sot ishim bashkė« dhe mbyll telefonin.

    Qetėsi…

    Plaku vazhdon tė ecė nėpėr dhomė i shqetėsuar, por nuk ipet;

    nuk do tė mė shqetėsojė.

    Vazhdon tė thotė:

    - «Sot kėshtu e nesėr nuk e dimė se si!» …

    Prap bie telefoni.

    Prap paraqitet Ibrahimi.

    Pyet prap nėse ėshtė kthyer Kadriu.

    Unė i them prap se nuk ėshtė kthyer.

    Ai e dinte se ēfarė kishte ndodhur, por nuk donte tė mė shqetėsonte atė natė tė trishtueshme.

    Unė nuk duroj pa e pyetur se ēfarė ka?!

    Por ai nuk ma thotė lajmin e zi.

    Kėrkon numrin e Hasan Malajt. (Ai nuk e dinte se Hasan Malaj ishte me mua). Kėtu dyshova se diēka paska ndodhur, pasi po kėmbėngulte tė merrte numrin e Plakut dhe sigurisht ta njftonte pėr gjėmėn qė kishte ndodhur, pėr atentatin e kryer.

    E shqetėsuar, por edhe e vendosur kėrkova tė ma thoshte atė qė kishte ndodhur, sepse pėr tė mirė nuk bėhej telefonatė aq vonė.

    I shashė tekstualisht :

    - «Mė thuaj ēfarė ka ndodhur, sepse edhe po tė ketė ndodhur gjė, nuk kemi ēfarė tė bėjmė ».

    Megjithė insistimin tim, ai nuk mė tha gjė dhe unė nuk ia dhashė numrin e Hasanit. Atėherė i them Plakut tė marrė nė telefon tek vėllai i Ibrahimit nė Gjermani, sepse telefonatat e Ibrahimit nė kėtė kohė janė tė dyshimta dhe me gjasė ka ndodhur diēka.

    Ngrihet Plaku, tė marrė nė telefon vėllain e Ibrahimit, por hutohet; nuk i punon dora, nuk i punon mendja  tė formojė numrin. Pas disa pėrpjekjesh dhe derisa erdhi pak nė vete, mori nė telefon Mustafėn.

    Sabrija, gruaja e Mustafės paraqitet nė telefon.

    Plaku e pyet:

    - «ēfarė ka ndodhur?»

    Nė atė heshtje dhe me veshėt nė krah, dėgjoj Sabrijen tek thotė nė telefon:

    - «Zeqa i vdekur, pėr ata dy nuk dimė… »

    Unė nuk bėrtita, nuk ulėrita…

    U rashė me duar gjunjve qė po mė dridheshin dhe s’po i frenoja dot…  

    Plaku u pėrpoq tė pėrmbahej para meje dhe duke menduar se nuk i dėgjova fjalėt e Sabrijes, mė tha :

    - «Kadriu qenka sėmurė, duhet tė shkojmė nė Gjermani ».

    Plak, - i thashė, unė i dėgjova fjalėt qė i tha Sabrija, por nuk kam ēfarė tė bėj. Ai duke u pėrpjekur ta zbuste situatėn dhe shqetėsimin tim, mė thoshte se nuk tha ashtu siē thua ti; nuk e dėgjove mirė etj…

    I kuptoja pėrpjekjet e tij pėr t’iu shmanguar tė vėrtetės…

    Filluan telefonatat duke vazhduar tėrė natėn.

    Secili jepte versionin e tij, si dhe ēfarė kishte dėgjuar.

    Gjėma kishte ndodhur, por se deri nė ē’shkallė kishte arritur tė zgjerohej krimi, nuk e dinim dhe nuk e ditėm derisa arritėm nė shtėpinė e vėllezėrve Gėrvalla…

    Pa zbardhur dita e 18 janarit 1982, u nisėm drejt Gjermanisė me Plakun, Nexhmedinin, Shefketin dhe Qamilin. Nga trishtimi e shqetėsimi rruga na u zgjat shumė.

    U zgjat edhe pėr faktin se humbėm disa herė drejtimin pėr nė cak.

    Plaku duke mbajtur gjoksin nga trishtimi dhe duke ndjerė dhimbjen e madhe pėr shokun e idealit e tė luftės, thoshte rrugės :

    - «Ah Ēekan, Ēekan, ēfarė shokėsh ke, nuk janė nė gjendje as tė tė gjejnė ku je?»

    Nexhmedini nė anėn tjetėr qante me dėnesė …

    Ngaqė e «tepruan» u thashė :

    - «Mjaft mė, doni tė mė ēmendni?!»

    Rrugės e trishtuar edhepse dėgjova qartė Sabrijen kur tha se Zeqa i vdekur, pėr ata dy nuk dimė, prap se prap kisha shpresa se mund tė ishte gjallė; se kishte nevojė pėr ndihmėn time dhe nuk i ndodhesha pranė… 

    Mendoja pse nuk e mori me vete revolen kur i thashė, ta kishte me vete pėr ēdo rast, (revolen tė cilėn na kishin dhuruar veprimtarėt e Gjenevės nė dasmėn tonė, tė mbajtur para dy javėsh, mė 2 janar 1982), por edhe ai mė kishte thėnė se nuk mund ta merrte, sepse mund tė kontrollohej nė kufi dhe t’i shkonte rruga huē...

    E ku nuk mė shkonte mendja…

    Udhėtimi zgjati njėqind vjet…

    Arritėm nė shtėpinė e Gėrvallajve.

    Ishin mbledhur njerėz.

    Suzana qė nė derė ma dha lajmin e zi nė mėnyrė aq direkte, sa s’do ta harroj kurrė:

    - «Hajde nuse, hajde, qė tė tre tė vdekur!»

    Ishte goditje e rėndė, sepse nuk ishte vetėm Kadriu ai qė kishte ndėrruar jetė dhe do t’i mungonte veprimtarisė sonė, por ishin edhe dy veprimtarė tė denjė tė Kosovės dhe kėshtu Lėvizja pėsoi humbje tė madhe.

    Ishte pėr tė luajtur menē nė ato ēaste.

    Kėshtu e pėrjetuan veprimtarėt e tre dėshmorėve humbjen e tyre. Kėshtu e pėrjetova edhe unė, anipse Kadriun e kisha edhe bashkėveprimtar por edhe shok jete…

    Hymė brenda.

    Suzana filloi tė fliste, tė tregonte se si pikėrisht atė mbrėmje Kadriu dhe dy vėllezėrit ishin aq tė lumtur e gazmor si asnjėherė tjetėr.

    Se si Kadriu doli tė mė merrte nė telefon e tė mė thoshte se nuk mund tė kthehej atė natė…

    Ai e dinte se do tė merakosesha, sepse armiku nuk do tė flinte…

    Prandaj doli tė mė njoftonte…

    Sepse dinte tė respektonte…

    Doli tė fliste, por nuk foli dot atė natė, sepse plumbat e kishin goditur rėndė, duke ia mbyllur gojėn pėrjetė.

 

 

( … )

 

(*) Ėshtė fjala pėr Ibrahim Kelmendin, shokun mė tė afėrt tė Jusufit, Kadriut e Bardhoshit.