Nė pėrvjetorin e 28’tė tė rėnies sė heronjve: Kadri Zeka,

Jusuf e Bardhosh Gėrvalla

 

TRE GURĖ NĖ KALANĖ E REPUBLIKĖS SĖ KOSOVĖS

 

Shkruan: Saime Isufi - Zvicėr,  13 janar 2010

 

 

     Nodhemi nė pėrvjetorin e 28-tė tė rėnies sė heronjve pėrjetėsisht tė paharruar: Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gėrvalla. Kėta tre heronj tė kombit i vrau dora e zezė e Beogradit nė Untergrupenbach (rrethi i Shtutgartit), mė 17 janar tė vitit 1982, duke i ndarė fizikisht nga ne, por kurrė jo shpirtėrisht, sepse ideali i tyre nuk u vra asnjėherė; pėrkundrazi u bė shkėndijė e pashuar nė zemrėn e popullit e tė rinisė sė Kosovės; u bė flakadan nė rrugėn drejt lirisė e pavarėsisė sonė.

     Qė nga ajo kohė e acartė e 17 janarit tė vitit 1982, kanė kaluar plot 28 vjet dhe pėr kėta tre heronj tė paharruar qė rrugėn pėr ēlirimin e atdheut na e bėnė dritė dhe i patėm kudo pranė me veprėn e tyre tė pėrjetshme, ėshtė shkruar shpesh: ėshtė shkruar shumė; do tė shkruhet e shkruhet pandėrprerė; pėr t’i kujtuar; pėr tė mos e harruar veprėn e tyre sė pari ne, pastaj edhe brezat e ardhshėm… Me tė drejtė vepra e tyre dhe e dėshmorėve tjerė tė kombit, pėrkujtohet me manifestime tė llojllojshme kulturore, tė cilat kanė vendin e tyre nė aktivitetin shumėkulturor e tradicional, tė njohur nė pėrmasat gjithėkombėtare si „Flaka e janarit“.

     Veprimtaria e tyre atdhetare qė pėrfshinė shumė fusha tė aktiviteteve ėshtė bėrė objekt memoaresh, shkrimesh, studimesh e qasjesh nga mė tė ndryshmet. Bashkėvepritmarėt e tyre por edhe analitikėt e zhvillimeve tė kohės, madje edhe tė gjeneratave mė tė reja, kanė parė te kėta burra nismėtarėt e njė epoke tė re nė historinė e trojeve shqiptare tė mbetura nėn robėrinė sllave.

     Pėr t’u njohur mė mirė me heronjtė Kadri, Jusuf e Bardhosh dhe pėrkushtimin e tyre deri nė fund pėr ēėshtjen e Atdheut, do tė kemi parasysh shembullin mė tė mirė tė veprimtarisė sė tyre tė pėrbashkėt, pavarėsisht se ata u pėrkisnin organizatave tė ndryshme qė vepronin atėherė nė ilegalitet tė thellė, duke nxjerrė organet: „Liria“ e „Lajmėtari i lirisė“. „Trimi gjen trimin“, thotė njė fjalė e urtė dhe Kadriu, Jusufi e Bardhoshi gjetėn njėri-tjetrin, pavarėsisht se vepronin nė ilegalitet tė thellė, nė kushtet e atėhershme tė domosdoshme pėr njė veprim tė tillė, pas demonstratave tė vitit  1981 nė Kosovės, kėta tre bij, dolėn hapur nė mesin e punėtorėve tanė mėrgimtarė dhe i organizuan e mobilizuan pėr pėrkrahje e solidarizim tė demonstratave gjithėpopullore tė Kosovės, bashkė me kėrkesat e drejta tė popullit tonė tė shprehura nė kėto demonstrata, duke organizuar kėshtu demonstratėn e parė nė Bernė, mė 11 prill tė Pranverės 1981.

     Kadriu, Jusufi e Bardhoshi, i udhėhoqėn demonstratat e njėpasnjėshme qė organizuan me mėrgimtarėt nė qytete tė shumta tė Evropės, duke njoftuar kėshtu opinionin botėror pėr karakterin, qėllimin dhe kėrkesat e popullit tė Kosovės, tė cilat Beogradi i pėrgėnjeshtronte, me qėllim tė dhėnies sė karakterit tjetėr, me atė qė kishin nė fakt. Kadriu, Jusufi e Bardhoshi duke marrė mbi supe hallet e popullit, nuk pushuan sė vepruari ditė as natė. Nė Zvicėr, nė Gjermani, nė Belgjikė e gjetiu, masa mėrgimtare ishte lidhur shpirtėrisht me ngjarjet e Kosovės dhe po jepte kontributin e saj nė shenjė solidariteti me kėrkesat e popullit tė Kosovės. Frut i gjithė punės aktive dhe veprimtarisė sė palodhshme nė mesin e mėrgimtarėve patriotė, qė sollėn te njė mobilizim i paparė ndonjėherė nė masėn e mėrgimtarėve, janė mundi, djersa, kontributi dhe pėrkushtimi deri nė flijim i Kadriut, Jusufit e Bardhoshit.

     Kadriu nuk u ndal kurrė: sa nė Zvicėr, sa nė Gjermani, sa nė Belgjikė, sa nė Austri e gjetiu udhėhoqi demonstratat e mėrgimtarėve, duke mbajtur fjalime tė zjarrta dhe duke dėrguar peticione nė emėr tė punėtorėve protestues, shovinistėve tė Beogradit, duke ua bėrė me dije se: „Demonstratat mė tė reja qė shpėrthyen kėto ditė nė Kosovė, i treguan qartė armikut se populli ynė nuk ka ndėrmend tė gjunjėzohet as para dėnimeve fashiste qė po u bėhen njerėzve tanė nė gjyqet titiste, nė proceset e shumta tė kurdisura nga udbashėt e Herleviqit“.

     Jusufi me penė nė dorė shkroi pėr agimet e bardha kosovare dhe duke patur besim nė drejtėsinė e luftės popullore: „Tė bashkuar si njė grusht i vetėm, me njė ide tė qartė pėr detyrat dhe me njė pėrkushtim serioz pėr realizimin e tyre…ne do t’i japim shtytje tė re luftės sonė tė drejtė e cila po shpejton hapin nga dita nė ditė dhe nga ēasti nė ēast.“ Bardhoshi i qėndroi gjtihmonė pranė tė vėllait, duke ndihmuar dhe koordinuar bashkėrisht veprimtarinė.

     Kadriu, Jusufi e Bardhoshi, si udhėheqės nė mesin e mėrgimtarėve, veprimtarinė e tyre  e zhvilluan tė bashkuar, si njė e tė pandarė. Ky bashkim i tyre, nuk do tė shkonte larg dhe do tė ēonte nė bashkimin e organizatave. Kjo ishte domosdoshmėri e kohės, andaj udhėheqėsit tanė u pėrkushtuan pėr tė ndėrmarrė njė hap tė tillė. Pėr kėtė qėllim Kadri Zeka do tė udhėtonte nė Gjermani, mė 12 janar 1982, do tė takohej me vėllezėrit Gėrvalla dhe do tė bashkoheshin pikėrisht mė 17 janar 1982. Dhe pikėrisht kėtė natė, kur ata po bėheshin gati tė jepnin sihariēin e madh, UDB-a u zuri pritė dhe i vrau qė tė tre. Ata ranė por rėnia e tyre e pėrbashkėt nė krye tė detyrės, u bė simbol bashkimi ashtu siē ishte edhe veprimtaria e tyre e pėrbashkėt. Nė themelet e forta tė punės sė tyre u rrit e u forcua Lėvizja qė ēoi nė formimin e UĒK-sė dhe deri nė ēlirimin e Kosovės: ėndėrr e tre pishtarėve tė lirisė, Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gėrvalla.

 

*   *   *

Pas rėnies sė tre bijve tė Kosovės, nė mėrgim, e tronditur, por edhe krenare pėr

veprėn e tyre tė pėrbashkėt nė interes tė Atdheut e tė Kosovės, shkrova kėtė poezi:

 

 

Tre bijve tė Kosovės

 

Tre djem tė Kosovės, tre bashkėluftėtarė

I bashkoi lufta, u bėnė tė pandarė.

S’ishin tė tre t’njė nėne, vetėm dy nga ata

I treti ish nga nėnė tjetėr, por iu bė vėlla.

 

Se kėrkonte Kosova vėllezėr sa mė shumė

Se i duheshin asaj, njerėz tė pagjumė.

Dhe doli Jusufi, vėllau i madh me penė

Kadriu e Bardhoshi e tronditėn dhenė.

 

Pa zėrin e Kadriut si do tė ndiente bota?

Pa penė tė Jusufit, ēfarė do tė thoshte Kosova ?

E nė vend tė Bardhoshit kush do tė ligjėronte ?

Nga ju vėllezėr, Kosova shpėtimin kėrkonte !

 

Lufta ju kaliti shokė revolucionarė

Ju heronjtė mė tė ri tė Kosovės luftėtarė

Shembėlltyra juaj nxitje ėshtė pėr ne

Nė rrugėn qė na shpie drejt botės sė re.