Nga shtypi i kohės

EKSKLUZIVISHT PĖR PASHTRIKU.ORG

     Nė prill tė vitit 1979, Revista „Ylli“ botoi artikullin me titullin ”Revista NIN” e Beogradit fsheh tė vėrtetėn mbi gjendjen e popullsisė shqiptare nė Jugosllavi”. Ishte ky njė artikull qė bėri jehonė shumė tė madhe nė Kosovė e nė tė gjitha viset shqiptare nė Jugosllavi. Ky shkrim, nė atė kohė, artikulon kulmin e luftės verbale-mediale nė mes Qendrės shoviniste serbe, (UDB-sė, NIN-it e Tanjugut) dhe ideatorėve tė politikės dhe diplomacisė shqiptare tė Tiranės. Revistėn „Ylli“ nga Biblioteka Kombėtare e nxjerr Kadri Rexha pėr t’ia dhėnė Jusufit. Nė njė ndejė nė banesėn e vet Kadriu e lexon kėtė artikull nė prani tė Jusufit dhe tė dhjetė shokėve tė tyre mė tė ngushtė, me ē’rast artikulli analizohet dhe komentohet hollėsisht. Me popullarizimin dhe pėrhapjen e ideve tė kėtij artikulli, nga gjiri i forcave tė organizuara nė Kosovė, mirret mė sė shumti Jusufi. Anėtarėt e Lėvizjes konkrete me emrin "Lėvizja Nacionalēlirimtare e Kosovės dhe Viseve Shqiptare nė Jugosllavi", me fjalė tjera Lėvizjes sė Jusuf Gėrvallės, mė 10 korrik 1979, nėpėr shumė qytete tė Kosovės shkruajnė parullėn "NINi rren - Ylli nuk rren". Tė arrestuarit e kėsaj Lėvizje, nė dhjetorin e vitit 1979,  Shefqet Jashari, Ramadan Pllana, Avdi Kelmendi, Avdyl Lahu, Skender Jashari, Isa Demaj, Sylejman Qyqalla dhe Hysen Gėrvalla, pas disa muajėsh dėnohen me njė burg total prej 38 vitesh. Njėra ndėr pikat rėnduese tė UDB-sė mbi anėtarėt e Lėvizjes ėshtė edhe propagandimi i artikullit tė „Yllit“, tė cilin pėr lexuesit po e sjellim nė vijim.  Faqja „Pashtriku.org“ ėshtė e vetmja faqe qė, pėr herė tė parė dhe nė mėnyrė tė plotė, pas 30 vjetėsh e riboton kėtė artikull shumė e shumė herė tė cituar. Asokohe ky artikull ngriti lartė  frymėn e qėndresės sė shqiptarėve nėn Jugosllavi dhe nė tė njėjtėn kohė propagandimi i hapur i tij mund tė konsiderohet si akti paralajmėrues i daljes sė Jusuf Gėrvallės nė skenėn djalėrisė atdhetare shqiptare dhe nė ballė tė luftės sė popullit  pėr liri dhe bashkim kombėtar.

LEXONI DITARIN E: JUSUF GĖRVALLĖS-1979

 

 

REVISTA "NIN" E BEOGRADIT FSHEH TĖ VĖRTETĖN MBI GJENDJEN E POPULLSISĖ SHQIPTARE NĖ JUGOSLLAVI!

 

Shkruan: Skėnder Osumi (*) Prill 1979

     Nė shkrimet qė ka botuar kohėt e fundit pėr Kosovėn revista e pėrjavshme "NIN" pėrpiqet tė minimizojė prapambetjen ekonomike tė kėsaj krahine dhe nė mėnyrė tė veēantė tė kombėsisė shqiptare dhe tė fshehė shkaqet e vėrteta tė kėsaj gjendjeje. Me qėllim qė tė sqarohet e vėrteta mbi prapambetjen e Kosovės, po botojmė kėtu disa tė dhėna tė marra nga shtypi dhe statistikat zyrtare jugosllave qė zbulojnė burimet dhe shkaqet e kėsaj prapambetjeje, tė cilat revista e Beogradit i lė nė heshtje.

     1

     Dihet se Kosova ėshtė njė zonė e begatshme me pasuri natyrore qė ka minerale tė shumta, toka pjellore shumė tė pėrshtatshme pėr bujqėsi si dhe njė popullsi aktive punėdashėse. Megjithatė Kosova si edhe viset me popullsi shqiptare nė Maqedoni dhe nė Mal tė Zi janė krahinat mė tė prapambetura tė Jugosllavisė. Kjo prapambetje ėshtė rrjedhim i politikės diskriminuese qė ndiqet ndaj kėtyre krahinave.

     Kosova ėshtė njė vend i pasur me minerale. Rezervat e saj tė qymyrit, tė zbuluara deri tani, arrijnė nė rreth 12 miliardė tonė dhe pėrbėjnė 64 pėr qind tė tė gjitha rezervave tė kėtij lloji tė Jugosllavisė. Nė kėtė krahinė gjenden gjithashtu 30 pėr qind tė rezervave energjetike tė tė gjithė Jugosllavisė, 24 pėr qind tė rezervave tė nikelit dhe tė hekurit, 67 pėrqind tė rezervave tė plumbit dhe tė zinkut, 28 pėrqind tė rezervave tė magnezit etj. Megjithėse disponon kaq pasuri tė mėdha minerale dhe energjetike dhe si pasojė kushte shumė tė favorshme pėr zhvillimin mbi kėtė bazė tė industrisė pėrpunuese, nė Kosovė njė gjė e tillė nuk ėshtė bėrė.

     Vendin kryesor nė ekonominė e saj e zėnė bujqėsia, industria nxjerrėse dhe ajo e pėrpunimit fillestar tė lėndėve tė para. Industria e lėndėve tė para minerale dhe ajo bazike japin 2/3 e prodhimit industrial. Po tė shtojmė kėtu peshėn e madhe tė industrisė tekstile qė zė 18 pėr qind tė prodhimit industrial tė Krahinės, atėherė formojmė njė ide tė plotė pėr zhvillimin e njėanshėm tė ekonomisė sė Kosovės, pėr strukturėn e saj tė gjymtuar. Kosova pėrdoret si njė burim qė furnizon me lėndė tė para e minerale tė papėrpunuara, me energji elektrike dhe me prodhime bujqėsore republikat e tjera tė Jugosllavisė. Nė tė njejtėn kohė ajo ėshtė kthyer nė njė treg pėr shitjen e mallrave tė gatshme tė kėtyre republikave.

     Objektet mė tė mėdha tė industrisė nxjerrėse tė Kosovės janė Kombinati "Trepēa" me qendėr nė Mitrovicė, me minierat e plumbit dhe tė zingut, me uzinėn e shkrirjes dhe rafinerinė e plumbit etj. si edhe Kombinati "Kosova" me qendėr nė Obiliq.

     Kombinati "Trepēa" ėshtė prodhuesi mė i madh i plumbit dhe i zingut nė Jugosllavi dhe njė ndėr tė parėt nė Evropė dhe nė botė. Minierat e tij po shfrytėzohen nė mėnyrė tepėr intensive. Nė vitin 1978 u nxorrėn rreth 700 mij tonė mineral plumb-zingu nga i cili njė pjesė shkrihet nė uzinėn e Mitrovicės ndėrsa pjesa tjetėr shkon si mineral nė uzinat e republikave tė Jugosllavisė.

     Kombinati "Kosova" qė pėrfshin minierat e qymyrgurit, termocentralet e Obiliqit etj. jep 30 pėr qind tė prodhimit industrial tė Kosovės. Nė kėto miniera nė vitin 1978 u prodhuan 8 milionė tonė qymyr. Ndėrsa termocentralet e Kosovės me njė fuqi tė instaluar prej 800 mijė kilovatėsh prodhuan gjatė vitit 1978,  3 miliardė e 485 milionė kilovatorė energji elektrike.

     Kėto burime minerale dhe energjetike nuk pėrdoren pėr zhvillimin e ekonomisė sė Kosovės, por shfrytėzohen kryesisht pėr tė plotėsuar nevojat e industrisė dhe tė ekonomisė tė republikave tjera, tė Serbisė, Kroacisė, Sllovenisė dhe Maqedonisė. Kosova ėshtė e detyruar tė furnizojė kėto republika me energji elektrike nė kohėn kur ajo ka vetė nevojė tė madhe pėr kėtė energji. Nga sasia e pėrgjithshme e energjisė elektrike qė prodhon Kosova mė shumė se 2/3 shfrytėzohet nga republikat e Jugosllavisė. Ndonėse Kosova ėshtė prodhuese e madhe e energjisė elektrike, sasia qė konsumon kėtu njė familje ėshtė me e pakėt se ajo qė konsumojnė familjet nė republikat dhe se mesatarja e Jugosllavisė. Mungesėn e madhe tė energjisė elektrike e ndjen sidomos fshati kosovar, i cili ende nuk ėshtė elektrifikuar plotėsisht. Nga 22 komuna tė Kosovės elektrifikimi ėshtė pėrfunduar vetėm nė 9 komuna. Nga rreth 1300 fshatra 250 janė fare tė paelektrifikuara. Qindra tė tjerė janė tė elektrifikuar vetėm pjesėrisht. Fshatra tė paelektrifikuara ka edhe nė komunat e Prishtinės dhe tė Mitrovicės qė janė qendrat kryesore tė Kosovės.

     Edhe qymyri dhe gazi i prodhuar nė Kosovė shkon nė njė masė tė konsiderueshme nė republikat e tjera. Nga 200 milion m3 gaz qė parashikohej tė prodhohej nė Kosovė nė fund tė vitit 1978, 148 milonė m3  ishte caktuar pėr Uzinėn metalurgjike tė Shkupit nė Maqedoni.  

     Minierat e "Trepēės" si dhe minierat e tjera qė janė kuēe tė ekonomisė sė Kosovės mbahen rigorozisht nėn kontrollin e Beogradit, nė institucionet e tė cilit janė pėrqėndruar tė gjitha studimet dhe analizat qė kanė tė bėjnė me ngritjen dhe shfrytėzimin e tyre.

     Kosova si njė krahinė kryesisht me karakter bujqėsor dhe blegtoral ka gjithēka tė nevojshme pėr zhvillimin e industrisė sė lehtė ushqimore e pėrpunuese. Megjithatė kjo e industrisė nuk ka gjetur zhvillim tė mjaftueshėm pėr shkak se produktet e saj bujqėsore e blegtorale shkojnė si lėndė e parė nė fabrikat e republikave tė Jugosllavisė. Nė shtypin kosovarė, nė tetor 1978 shkruhej kėshtu: "Kosova nuk e ka industrinė e pėrpunimit tė grurit. Prodhon vetėm bukė. Republikat e tjera vijnė e marrin miellin me 4-5 dinarė 1 kg dhe na e shesin neve nė Kosovė dhjetė herė mė shumė si biskota, fidhe, makarona etj." Kjo lloj ndarje apo siē e quajnė nė Jugollavi "specializim i punės" brenda shtetit jugosllav e ka vėnė Kosovėn dhe popullsinė e saj nė pozitė diskriminuese tė njė shkėmbimi ekonomik tė pabarabartė, joekuivalent. Prapambetja dhe struktura e pavolitshme e Kosovės kushtėzohet jo vetėm nga gjendja e trashėguar, sikurse pohojnė nė Beograd.  Kryesorja ėshtė politika e interesave tė ngushta tė kapitalit tė madh qė ndodhet kryesisht nė republikat e zhvilluara tė Veriut, tė cilat investojnė kreditė nė sektorėt qė nuk i leverdisin ekonomisė kosovare. Sikurse pohon shtypi kosovar, "Krahina, nė thelb mė tepėr i ėshtė pėrgjigjur nevojave tė industrisė sė zhvilluar nė vend (nė Jugosllavi), sesa zgjidhjes sė problemeve kyēe tė zhvillimit tė vet, si inkuadrimi i popullsisė sė aftė pėr punė dhe zgjerimi i akumulimit." Kjo ėshtė njė politikė e pėrhershme e ndjekur nė Jugosllavi dhe qė synon tė shfrytėzoj rezervat minerale dhe energjetike tė Kosovės duke e maskuar kėtė me thėnie tė tilla se gjoja ėshtė i "pavlefshėm mendimi qė nė Kosovė krahas industrisė nxjerrėse tė zhvillohet edhe industria pėrpunuese".

     2

     Pasojat e kėsaj politike shfrytėzuese dhe diskriminuese duken sidomos nė tė ardhurat pėr frymė tė popullsisė qė nė Kosovė janė nga mė tė ultat e Jugosllavisė. Mė 1957 arrinin nė 49 pėr qind tė mesatares sė vendit, ndėrsa pas 20 vjetėve ranė nė 33 pėr qind tė mesatares sė Jugosllavisė. Tė ardhurat kombėtare pėr frymė nė Kosovė janė 6 herė mė tė pakta se nė Slloveni. Sikurse rezulton nga tė dhėnat statistikore jugosllave gjatė viteve 1976-1978 prodhimi shoqėror i krahinės sė Kosovės ishte parashikuar tė rritej me njė ritėm vjetor 60 pėr qind mė tė lartė se mesatarja e Jugosllavisė. Nė fakt ky ritėm ka qenė 50 pėr qind mė i ulėt se kjo mesatare. Pra prirja e zhvillimit tė ekonomisė kosovare shkon nė tė kundėrtėn e parashikimeve tė bėra. Kjo ka ēuar nė atė qė tė thellohen edhe mė shumė dallimet e prapambetja e saj nė krahasim me ekonominė e republikave tė tjera. Ja dhe njė fakt tjetėr qė dėshmon pėr kėtė. Gjatė vitit 1978 ritmi i rritjes sė prodhimit industrial nė Kosovė ka qenė 4-5 herė mė i vogėl se ai i Serbisė.

     Shfrytėzimi i Kosovės duket edhe nė politikėn e investimeve. Nė Kosovė, si nė gjithė Jugosllavinė, po pėrhapet gjithnjė e nė shkallė mė tė gjerė sistemi kapitalist i dhėnies sė kredisė nga ana e bankave nė vend tė financimit buxhetor tė investimeve pėr zhvillimin e forcave prodhuese dhe tė aktiviteteve tė tjera. Shtypi kosovar vė nė dukje se "ekonomia e Kosovės ėshtė mbėshtetur dhe po mbėshtetet kryesisht nė shfrytėzimin e kredive tė fondit federativ dhe tė kredive ndėrkombėtare."

     Ky sistem ka bėrė qė mbi 90 pėr qind e mjeteve financiare qė janė pėrdorur nė ekonominė e Kosovės gjatė vitit 1978 t'u pėrkasin bankave jugosllave dhe atyre tė huaja dhe vetėm 7,7 pėr qind tė vijnė nga tė ardhurat e Kosovės. Mirėpo bankat, qofshin ato jugosllave apo tė huaja bėjnė investime kryesisht nė objekte me karakter tregtar, turistik ose nė objekte tjera qė janė shumė rentabile dhe sigurojnė fitime tė mėdha. Kreditė jepen me kamatė tė lartė dhe afate tė shkurtėra. Kjo mėnyrė kreditimi e kufizon shumė mundėsinė e investimeve dhe pengon zhvillimin ekonomik tė Kosovės.

     Shtypi kosovar shkruan se aftėsia riprodhuese e akumuluese e Krahinės po zvogėlohet nga viti nė vit ndėrsa borxhet e saj po shtohen shumė. Mė 1978 kreditė e papaguara u shtuan dhe arritėn shumėn 2,4 miliardė dinarė. Vetėm si kamatė pėr kreditė mė 1978 Kosova pagoi 1 miliardė dinarė. Po tė shtojmė kėtu edhe humbjet nė industri qė mė 1978 arritėn nė 1 miliardė e 630 milionė dinarė, atėherė bėhet e qartė se pėrse vetėm 7,7 pėr qind e investimeve financohen nga burimet e vet Kosovės. Edhe ato pak fonde qė ishin destinuar pėr investime janė realizuar vetėm 40 pėr qind. E ndodhur pėrballė kėsaj gjendjeje Kosovės iu desh tė marrė kredi tė reja. Kėshtu mė 1978 pėr ēdo 100 dinarė tėinvestuar ajo kishte 140 dinarė borxhe.

     Kosova dhe popullsia e saj shfrytėzohet jo vetėm nga borgjezia jugosllave, por edhe nga ajo e shteteve imperialiste e socialimperialiste nėpėrmjet kapitaleve qė investojnė kėtu, kryesisht nė formėn e huave. Mė 1978 Banka ndėrkombėtare pėr rindėrtim dhe zhvillim i akordoi Jugosllavisė njė kredi tjetėr prej 100 milion dollarėsh nga e cila 40 milionė dollarė iu dhanė Kosovės. Deri nė fund tė vitit 1978 sipas marrėveshjeve ajo duhej tė merrte nga SHBA njė kredi prej 140 milionė dollarėsh. Nė Kosovė ka filluar tė futet kapitali i socialimperializmit sovjetik i cili u angazhua, sipas marrėveshjes sė 1978 t'i jap firmės "Feronikelit" nė Gllogovc njė kredi prej 34 milionė dollarėsh. Krerėt e Kosovės qė kanė deklaruar se "Kosova ėshtė e hapur pėr botėn e jashtme", i kanė ofruar firmave kapitaliste tė Francės, RF Gjermane, Austrisė, Italisė si dhe vendeve tė Evropės Lindore qė tė bėjnė investime kreditive pėr shfrytėzimin e minierave e sidomos tė qymyrit tė saj. Prapa kėtyre kredive fshihet synimi i kapitalit tė huaj pėr tė shfrytėzuar pasuritė natyrore tė Kosovės.

     Prapambetja ekonomike reflektohet edhe nė prapambetjen teknike-shkencore tė Kosovės. Pėr kėtė dėshmon edhe fakti se 95 pėr qind e projekteve tė atyre pak objekteve qė ndėrtohen nė kėtė Krahinė i bėjnė ndėrmarrjet e projektimit qė ndodhen jashtė saj, nė republikat e tjera. Po kėshtu 45 pėr qind e kėtyre objekteve ndėrtohen nga firmat jugosllave.

     Politika e "gėrshėrės" sė ēmimeve qė vendosen nga qendra ėshtė mjeti mė i preferuar qė zbaton borgjezia jugosllave pėr tė nxjerrė fitime sa mė tė mėdha. Prodhime tė tilla si drithi, energjia elektrike, qymyrguri etj. i mirren Kosovės me ēmime mė tė ulta dhe tė pandryshueshme. Shtypi kosovar duke bėrė fjalė pėr humbjet e industrisė nxjerrėse tė "Trepēės" e minierave tė tjera shkruan se "kjo industri ėshtė vėnė nė regjimin e kontrollit rigoroz tė ēmimeve tė ulta".

     Ndėrsa ēmimet e prodhimeve industriale qė vijnė nė Kosovė nga republikat ngrihen vazhdimisht. Kosova ėshtė e privuar nga kjo e drejtė dhe nuk mund tė ngrej ēmimet e prodhimeve kryesore tė saj qė u shet republikave duke u vėnė kėshtu nė pozita krejt diskriminuese. Gjatė vitit 1978 vazhdoi grindja midis Kosovės dhe Maqedonisė pėr shkak se Maqedonia ia merrte energjinė elektrike me ēmim shumė tė ulėt, nėn nivelin e atij jugosllav. Njė politikė e tillė nė caktimin e ēmimeve i sjell humbje tė mėdha ekonomisė sė Kosovės dhe ka ulur shumė shkallėn e akumulimit tė saj. Gjatė vitit 1977 nė Kosovė dolėn me humbje 132 ndėrmarrje me njė shumė tė pėrgjithshme prej 1 miliardė e 250 milionė dinarėsh. Ndėrsa nė vitin 1978 numri i ndėrmarrjeve me humbje u rrit nė 161 dhe shuma e humbjes nė 1 miliardė e 638 milionė dinarė qė ėshtė 35 pėr qind mė e madhe se ajo e vitit 1977.

     Politika e ēmimeve qė ndjek Federata dhe republikat ndaj Kosovės dhe qė i ka shkaktuar humbje ndėrmarrjeve kosovare bėnė qė nė fakt njė pjesė e madhe e tė ardhurave kombėtare tė krijuar me mundin dhe djersėn e punėtorėve kosovarė tė rishpėrndahet dhe tė shkojė nė favor tė republikave. Po tė shikohet buxheti federativ dhe ai i republikave del se gjoja janė kėto qė kompensojnė buxhetin e Kosovės. Nė realitet ėshtė ekonomia e Kosovės ajo qė u jep tė ardhura republikave tė tjera dhe buxhetit federativ.

     Tregu kosovar nė njė masė tė konsiderueshme ėshtė nė duart e 200 firmave tregtare tė republikave tė Jugosllavisė qė kanė nė Kosovė pėrfaqėsitė e tyre dhe rreth 600 njėsi tregtare nga tė cilat 200 nė Prishtinė. Shtypi kosovar shkruan se "qėllimi i tyre ėshtė tė vjelin sa mė shumė para dhe pa pritur muzgun t'i dėrgojnė nė republikat jashtė Kosove". Krahina nuk ka tė drejtė t'u vėrė tatime firmave jokosovare qė sigurojnė nė Kosovė qindra milionė dinarė fitime.

     Tregtia e jashtme e Kosovės sikurse ajo e tėrė Jugosllavisė ka defiēite tė mėdha. Sipas tė dhėnave tė Entit tė Statistikave tė Beogradit, Jugosllavia ka njė defiēit tė madh tregtar qė arrin nė 79 miliardė dinarė. Mė 1977 bilanci negativ i tregtisė sė jashtme tė Jugosllavisė arriti 4 miliardė dollarė, ndėrsa rezervat nė devizė ishin vetėm 2,8 miliardė dollarė. Nga ana e vet tregtia e jashtme e Kosovės mė 1978 pati njė defiēit prej 1 miliardė e 184 milionė dianrėsh.

     Njė nga tiparet e jetės ekonomike tė Kosovės ėshtė edhe zgjerimi i zejtarisė private. Shtimi i dyqaneve dhe punishteve private inkurajohet me anė tė ligjit. Mė 1977 nė Kosovė kishte 5086 punishte artizanale private ku shfrytėzohen mijėra punėtorė...  Nė mjaftė raste pronarė tė ndėrmarrjeve tė tilla kapitaliste, sidomos tė atyre hoteliere janė "biznismenėt ilegalė" qė punojnė nė sekstorin e ashtuquajtur shoqėror ("vetėadministrues").

     3

     Ekonomia bujqėsore, qė ėshtė sektori mė i prapambetur i ekonomisė sė Kosovės, ndodhet nė njė krizė tė rėndė qė ėshtė pasojė e varfėrimit tė familjeve fshatare dhe e thellimit tė polarizimit klasor nė fshat. Prodhimi bujqėsor ka ardhur gjithnjė duke rėnė. Megjithėse me tė merret gjysma e popullsisė, ajo jep sot vetėm 20,9 tė prodhimit shoqėror.

     Nė bujqėsinė kosovare, si nė gjithė ekonominė jugosllave, zotėron prona private. Ka njė copėzim shumė tė madh tė pronave, numri i parcelave individuale arrin nė 1840 000. Sektori privat nė bujqėsi ka nė duart e veta 88 pėr qind tė tokave tė punueshme tė Kosovės, rreth rreth 310 mijė ha tokė, 95 pėr qind tė fondit tė bagėtisė dhe 5/6 e mekanikės bujqėsore. Nga 10 000 traktorė qė u pėrdorėn mė 1978 e qė pėrgjithėsisht kan fuqi tė vogėl, mė shumė se 8000 janė pronė e fshatarėve tė pasur. Pėr tė inkurajuar sektorin privat, bankat jugosllave japin kredi pėr ngritjen e "minifermave" bujqėsore dhe blegtorale, pėr tė blerė tokė, bagėti. Deri mė sot Banka e Kosovės ka akorduar kredi pėr ngritjen e 580 fermave tė fshatarėve tė pasur.

     Vendin kryesor nė bujqėsinė e Kosovės e zė kultura e misrit, rreth 62 pėr qind e tokave tė mbjella. Shtypi kosovar shkruan se bujqėsia kosovare ka rendimentin mė tė ulėt nė Jugosllavi. Edhe blegtoria qė jep 33 pėr qind tė prodhimit tė pėrgjithshėm bujqėsor ka njė rendiment shumė tė ulėt. Bagėtitė e sidomos lopėt janė tė racave tė dobėta. Bujqėsia vazhdon tė ketė humbje tė mėdha. Mė 1978 humbjet nė prodhimet bujqėsore ishin gati tre herė mė tė mėdha se mė 1977. Kulturat pranverore mė 1978 patėn njė humbje prej 40-70 pėr qind. U vol vetėm 35 pėr qind e prodhimit tė parashikuar tė lulediellit. Tė korrat e misrit ishin 70 pėr qind mė tė pakta se parashikimi.

     Nė Kosovė nuk tregohet interesim pėr bujqėsinė. Mungon sistemi ujitės, mekanika bujqėsore etj. Edhe ato mjete mekanike qė ekzistojnė nuk shfrytėzohen si duhet. Kosova ka mė pak kuadro bujqėsore nga tė gjitha viset e Jugosllavisė: ndėrsa Jugosllavia ka 1 specialist bujqėsor pėr ēdo 270 ha tokė, nė Kosovė ka 1 specialist pėr 700 ha tokė.

     Mungesa e interesimit tė qarqeve drejtuese jugosllave pėr ekonominė bujqėsore ka ēuar nė braktisjen e bujqėsisė. Sipas tė dhėnave tė shtypit kosovar, gjatė viteve 1968-1978 gjysma e popullsisė sė fshatrave ishte nėn ndikimin e emigracioneve tė jashtme, tė pėrhershme ose tė pėrkohshme. Edhe pse Kosova ėshtė njė krahinė me toka shumė pjellore, me njė bujqėsi me tradita tė mira, me bujq punėdashės, si rezultat i krizės sė thellė bujqėsore qė e ka mbėrthyer, ajo u detyrua qė nė vitin 1978 tė blejė jashtė mijėra ton misėr pėr nevojat e popullsisė.

      4

     Akoma mė tė prapambetura janė viset me popullsi shqiptare nė Maqedoni dhe Mal tė Zi. Nė prapambetje tė theksuar ndodhen komunat e Tetovės, Dibrės, Gostivarit, Kumanovės etj. pėr ēka shkruan vetė shtypi maqedonas. Investimet e parashikura pėr vitet 1976-1980 pėr komunėn e Tetovės nuk po realizohen. Nga 2,5 miliardė dinarė qė duhej tė realizoheshin nė 2 vjet e gjysmė, u realizuan vetėm 764 milionė ose 30 pėr qind e shumės sė parashikuar. Shtypi maqedonas e shpjegon kėtė gjoja me "aftėsitė e pakta akumuluese tė kėsaj komune".  Investimet qė janė bėrė nė komunėn e Dibrės kanė pėr qėllim tė shfrytėzojnė burimet energjetike dhe lėndėt e saj tė para bujqėsore e blegtorale. Energjia elektrike e prodhuar nė hidrocentralin "Spile" tė Dibrės pėrbėn 1/3 e energjisė elektrike tė tė gjithė Maqedonisė, megjithatė nė kėtė komunė si edhe nė komunat tjera me popullsi shqiptare ka ende shumė fshatra tė paelektrifikuara.

     Edhe nė fushėn e ekonomisė ndiqet njė politikė e thekėsuar diskriminuese ndaj kombėsisė shqiptare. Punėtorėt dhe personeli inxhiniero-teknik i atyre objekteve industriale qė janė ndėrtuar nė komunat e Tetovės, Dibrės, Gostivarit etj. janė kryesisht tė kombėsisė maqedonase. Dibra, Tetova, Gostivari etj. kanė kushte tė mira pėr bujqėsi e blegtori megjithatė kėto degė kanė mbetur tė pazhvilluara dhe me rendimente shumė tė ulėta. Eshtė pakėsuar sidomos numri i krerėve tė bagėtisė.

     Nė viset me popullsi shqiptare tė Malit tė Zi, nė Ulqin, Tivar, Tuz, Krajė, Guci etj. nuk ka asnjė fabrikė apo objekt tė rėndėsishėm industrial.  Ishte parashikuar tė ndėrtohej njė fabrikė pėr punime tė drurit nė Ulqin por edhe kjo nuk u realizua. Tokat e Ulqinit nė Mal tė Zi pėrmbyten nga Buna, ndėrsa sipėrfaqe tė tjera tė mėdha nuk punohen. Edhe fusha e Ulqinit me 4 mijė ha tokė pothuajse lihet e papunuar nė kohėn kur mijėra ulqinakė braktisin vatrat e tyre. Qindra familje fshatare tė viseve me popullsi shqiptare tė Malit tė Zi nuk kanė dritė elektrike. Shtypi kosovar shkruan se vetėm nė Triesh e Tuz ka 800 shtėpi tė paelektrifikuara.

     5

     Papunėsia dhe emigracioni ekonomik janė plagė tė rėnda pėr Kosovėn dhe viset me popullsi shqiptare tė Maqedonisė dhe tė Malit tė Zi. Sipas statistikave kosovare popullsia e aftė pėr punė nė Kosovė pėrbėn 52 pėr qind tė popullsisė sė pėrgjithshme, dmth rreth 800 000 frymė. Nga kjo popullsi deri nė fund tė 1978 ishin nė marrėdhėnie pune nė sektorin e ashtuquajtur "vetadministrues", vetėm 156 mijė vetė nga tė cilėt 30 mijė janė gra. Rreth 117 mijė janė tė zėnė me punė nė sferėn ekonomike, ndėrsa pjesa tjetėr nė administratėn shtetėrore, organizatat shoqėrore, nė arsim-kulturė etj.

     Shkalla e zėnies me punė e popullsisė sė Kosovės ėshtė shumė e ulėt, mė e ulėta nė tėrė Jugosllavinė. Mė 1978 nė Slloveni ishin nė marrėdhėnie pune 40,3 pėr qind e popullsisė, kurse nė Kosovė vetėm 10 pėr qind. Siē del nga shtypi kosovar edhe struktura kombėtare e njerėzve tė zėnė nė punė ėshtė diskriminuese pėr shqiptarėt. Nė Kosovė i takon qė tė jetė nė marrėdhėnie pune 1 nė ēdo 4-6 malazezė e zerbė dhe 1 nė ēdo 18 shqiptarė.

     Papunėsia dhe emigracioni ekonomik nė Kosovė kanė marrė pėrmasa tė mėdha. Nė fund tė vitit 1978 ishin regjistruar pėr tė kėrkuar punė rreth 65 mijė vetė. Shtypi kosovar shkruan se numri i tyre ėshtė shumė mė i madh sepse ka shumė tė papunė tė tjerė qė nuk regjistrohen nė zyrat e punės. Shumica e tė papunėve, rreth 70 pėr qind janė tė rinj, nėn 30 vjeē. Njė pjesė e mirė e tyre, 30 pėr qind janė punėtor tė kualifikuar, tė rinj me shkollė tė mesme e tė lartė. Me mijėra janė ata qė kanė 3 vjet e lart qė janė regjistruar dhe presin tė gjejnė punė. Midis tė papunėve ka edhe gra, megjithėse gratė nė shumicėn e tyre, 90 pėr qind merren me punė shtėpijake dhe nuk regjistrohen pėr tė kėrkuar punė.

     Komuna e Tetovės nė Maqedoni dallohet pėr nga numri i shqiptarėve tė papunė qė arrin nė 4500 vetė, nė kohėn kur sillen e vendosen nė punė punėtorė maqedonas nga vise tė largėta. Po kėshtu nė Gostivar mė 1978 ishin tė regjistruar 2000 tė papunė. Papunėsia shtohet mė shumė duke futur sistemin e punės jashtė orarit. Gjatė vitit 1978 nė Kosovė punuan me orar tė zgjatur 51 865 punonjės.

     Papunėsia ka detyruar popullsinė e Kosovės, tė viseve me popullsi shqiptare tė Maqedonisė dhe tė Malit tė Zi, tė shkojnė pėr punė jashtė shtetit, nė vendet e Evropės  e sidomos nė Gjermaninė Perėndimore, nė Belgjikė, Austri etj. Sipas tė dhėnave jo tė plota, numri i shqiptarėve qė kanė emigruar nga Kosova jashtė trojeve amėtare arrin nė 100 mijė vetė nga tė cilėt 40 mijė nė Jugosllavi dhe 60 mijė nė Evropė. Mijėra tė tjerė kanė emigruar nga viset me popullsi shqiptare tė Maqedonisė dhe tė Malit tė Zi. Vetėm nga komunat e Tetovės, Gostivarit, Strugės, Kumanovės kanė emigruar rreth 16 mijė shqiptarė, ndėrsa nga Ulqini 4000. Sikurse thekeson shtypi kosovar numri i shqiptarėve qė kanė shkuar me punė tė pėrkohshme jashtė Jugosllavisė ėshtė edhe mė i madh, por njė pjesė e tyre nuk shkon me anė tė zyrave tė posaēme qė janė ngritur nė Jugosllavi, por nė mėnyrė individuale.

     Faktet e mėsipėrme vėrtetojnė plotėsisht se prapambetja e madhe e Kosovės dhe e viseve tė tjera me popullsi shqiptare tė Maqedonisė dhe tė Malit tė Zi ėshtė pasojė e politikės diskriminuese dhe kolonizuese qė ndiqet ndaj popullsisė shqiptare.

( * ) Marrė nga YLLI, Revistė politiko-shoqėrore dhe letraro-artistike 4 (222).  Prill 1979

_______________________________________________.

LEXONI: DOSJA GĖRVALLA & KADRI ZEKA