Nė 64 vjetorin e lindjes sė Jusuf Gėrvallės

 

SIMBOLIKA E MBIJETESĖS DHE E PEIZAZHIT SINTETIK

 

Shkruan: Kadrush RADOGOSHI

______________________________________

 

1. Pas njėzet e pesė vjetėsh

 

      Letėrsia shqiptare nė Kosovė, e krijuar nė rrethanat e njė pushtimi tė egėr, nė pjesėn mė tė madhe tė saj, nuk u krijua si komoditet formal-estetik, por si kundėrvėnie e brendshme dhunės dhe terrorit fizik e shpirtėror. Atė, nė pjesėn dėrmuese tė saj e karakterizon ideali i lirisė. Shkrimtarėt tanė mė tė mirė, duke qenė tė frymėzuar nga ideali suprem i lirisė, u bėnė udhėheqės shpirtėrorė tė popullit e shpeshherė edhe udhėheqės tė drejtpėrdrejtė nė luftėn pėr liri kombėtare e barazi sociale. Duke qenė tė tillė u burgosėn, u torturuan, u izoluan (Adem Demaēi e shumė tė tjerė) e shpeshherė u mbytėn nė tortura (Fazli Grajēevci, Burgu i Prishtinės, 1964) apo u vranė. Kėshtu ndodhi me poetin Rexhep Elmazi nė vitin 1978 e katėr vjet mė vonė edhe me shokun e tij disa vjet mė tė ri Jusuf Gėrvallėn.

       Ndonėse kanė kaluar njėzet e pesė vjet qė kur u mbyll nė mėnyrė tė dhunshme jeta biologjike e tij, vepra e gjithanshme e tij nuk ėshtė botuar nė plotninė e saj dhe pa marrė parasysh interesimin sipėrfaqėsor tė shoqėrisė shqiptare pėr kėtė figurė emblematike dhe veprėn e tij, ajo nuk ėshtė studiuar sa e si duhet . Nė kėtė kontekst nuk mohohet kontributi i ēmueshėm i atyre qė sado pak janė pėrpjekur ta ndriēojnė jetėn dhe veprėn e Jusuf Gėrvallės. Nė kėtė kontekst spikat monografia ,,Fati i luleve” e Kadri Rexhės (Buzuku, Prishtinė, 1993) dhe parathėnia ,,Vepra letrare e Jusuf Gėrvallės e Sabri Hamitit nė librin me tė njėjtin titull (Ora, Prishtinė, 1992). Pas njėzet e pesė vjetėsh vepra letrare e publicistike e Jusuf Gėrvallės troket me forcė nė ndėrgjegjen tonė me aktualitetin e saj estetik , po edhe etik gjithsesi. Jeta dhe vepra e Jusuf Gėrvallės nuk kanė nevojė pėr glorifikim e mitizim , por pėr studim dhe vlerėsim objektiv shkencor.Ajo kėrkon vendin e vet nė rendin e vlerave tė kulturės sonė kombėtare.

 

2. Romani “Rrotull” dhe simbolika e mbijetesės

 

      Romani “Rrotull” u botua pas vrasjes sė autorit si vepėr postume (1983). Vepra ishte pėrfunduar pėr tė gjallė tė autorit e konkretisht nė vitin 1979. Se romani ėshtė i pėrfunduar e dėshmon vet struktura e tij, e cila pėr lexuesin e vėmendshėm dhe studiuesin nuk lejon tė ketė mėdyshje pėr tėrėsinė strukturore tė pėrfunduar. Titulli i romanit na e sugjeron qė nė fillim kodin shkrimor nė kėtė roman,i cili ndėrtohet nga logjika mitologjizuese, me gjuhėn e saj figurative simbolike Emėrtimi i fshatit apo toposi “ Vijuj “ ėshtė formuar nė bazė tė parimit simbolik dhe semantika e tij sugjeron esencėn mbi tė cilėn ndėrtohet retorika e romanit .Pos kėtij toposi nė roman hasen edhe topose tjera tė cilat janė reale si “ Bjeshkėt e Strellcit “, “ Podguri “, “Peja dhe zalli i saj “, “Maja e Ēiēavicės “.

      Kjo strukturė toposesh reale, me toposin e imagjinuar e simbolik nė mes, e plotėsuar me njė shumėsi peizazhesh tė tė gjitha llojeve, krijon hapėsirėn artistike tė romanit nė tė cilėn zhvillohet filli i holluar i jetės nė njė familje tė mbetur vetėm nė Ketė Avdinė fėmijė, pėrndryshe personazhi kryesor. Kjo strukturė e kufizuar ėshtė e mjaftueshme pėr ndėrtimin e ngrehinės artistike tė romanit, e cila paraqet njė model tė pėrgjithėsuar ekzistencial tė njeriut.

Personazhi i kėtij romani Ketė Avdija ėshtė figurė kryesore, jeta e tė cilit rrėfehet nga rrėfimtari i nėnkuptuar prej lindjes e gjer nė martesėn e tij dhe lindjen e vajzės e sidomos djalit. Keta ėshtė ekzemplari simbolik i ekzistencės dhe mbijetesės. Ai rritet pa prind, pas njė kohe edhe pa gjyshen qė i vdes dhe pa motrėn Gjylė qė i martohet. Vetėm lopa apo Murra ėshtė gjallesa e vetme e lidhur me fije tė pashkėputshme me Ketėn, e cila ia sigu-ron ekzistencėn. Jeta e tij has nė vėshtirėsi qėkur ishte nė djep, njė pjesė e tyre janė pasojė e thashethemnajės sė krijuar nga Dakė Skelja, qė nxiti talljen dhe pėrbuzjen e fshatarėve ndaj Ketės fėmijė. Kjo pėrbuzje e fshatarėve dhe guximi i Ketės pėr ta hequr nga shtiza pėrpara postė-komandės nė Strellc flamurin e pėrzishėm mbretėror pėr tė bėrė brekė e detyruan ta shesė Murrėn dhe tė shkojė nė kurbet, nė Austri, prej nga kthehet pas njė kohe, nė kullėn meremetuar nga fshatarėt, tė cilėt, nė njėfarė forme, e korrigjojnė gabimin qė kishin bėrė, duke ia dėmtuar kullėn. E tėrė kjo pėrbėn skeletin fabular tė romanit, i cili ka njė fabulė tė reduktuar nė maksimum. Fabula e reduktuar ka ndikuar drejtpėrdrejt nė ndėrtimin e tipit tė personazhit, i cili ėshtė mė tepėr simbolik se sa veprues apo bartės i fabulės sė njėmendtė romanore.

      Romani “Rrotull“i Jusuf Gėrvallės ėshtė roman i kodit simbolik. Logjika simbolike mbretėron nė tė gjitha nivelet e romanit nga makro struktura e romanit konstituent kryesor i sė cilės ėshtė personazhi Ketė Avdija, e gjerė te mikrostrukturat. Fati i kryepersonazhit dhe mbijetesa e tij ėshtė korniza kryesore e simbolikės ekzistenciale, e cila herė-herė arrin pėrmasat arketipore. Simbolika e flamurit tė grisur mbretėror pėr tė bėrė brekė pėr b... ėshtė shumė domethėnėse dhe sugjeron shkaktarin e tė gjitha tė kėqijave dhe kundėrshtimin, qė i bėhet atij me invencion tė jashtėzakonshėm.

 

3. Nostalgjia pėr peizazhin e vendlindjes

 

      Kur lexohet romani “ Rrotull “ i Jusuf Gėrvallės tė bie nė sy mbizotėrimi i peizazhit, i cili ashtu si nė poezinė e tij ėshtė peizazh i vendlindjes, i cili, si duket, Jusufit i ka munguar shumė, prandaj nuk duhet ndonjė angazhim i veēantė pėr tė kuptuar se peizazhi nė veprėn e tij ėshtė i motivuar nga njė ndjenjė e thellė dashurie dhe nostalgjie apo pėrmallimi pėr tė. Peizazhet nė romanin “Rrotull” kryesisht janė sintetike sepse janė tė lidhura me kontekstin shpirtėrorė tė personazhit, pra ato nuk janė pėrshkrime tė thjeshta tė natyrės , nuk janė deskriptive e as dekorative. Ato janė edhe mendim, edhe ndjenjė e caktuar, edhe simbol. Pra, ėshtė peizazh simbolik dhe simbolizon hapėsirėn ekzistenciale tė mbijetesės,ėshtė “korniza” brenda sė cilės ndodhė jeta.

      “Dielli ende s’e kishte shkapur cepin e buzės nga e puthura e kuqrremtė me majėn e Ēyēavicės. Qielli ishte i kthjellėt, ajri i tejdukshėm. Pas gjithė rrėmetit tė natės sė shkuar, kur desh qe shqepur duke derdhur ujė me bucelė, qielli tash dukej i prajshėm, i qetė e i virgjėr si fytyra e sė Bukurės sė Dheut, e cila nė pėrfytyrimet e djalit tash kishte marrė edhe njė pėrmasė tjetėr tė ēuditshme” (f . 247).

      Nė peizazhin simbolik tė Jusuf Gėrvallės fenomeni i shkuarjes nė kurbet dhe dhembja e pikėllimi qė krijon ajo jepet nė kontrast me natyrėn e bukur tė vendlindjes, qė braktiset... ,,Rrezet ar tė diellit tė porsalindur e kishin stėrpikur dhe e kishin veshur me njė napė tė hollė e tė brishtė pullazet e katundit, gjethet e pemėve e tė shelgjeve tė shpėlara nga shiu i natės sė kaluar kishin marrė njė shkėlqim tė jashtėzakonshėm”. Kjo pjesė e peizazhit pasohet nga pjesa tjetėr, qė fillon me njė lidhėz kundėrshtore dhe ėshtė nė raport kundėrshtie me tė, prandaj edhe emocioni i dhembjes e pikėllimit, edhe ndjenja e pasigurisė, kur shkohet nė kurbet, janė mė tė forta, mė tronditėse...,,Po tek kėmbėt e djalit ende nuk arrinin ato rreze, tek po e ndiqte shtegun e ngushtė, qė e kishte shkelur vjeshta (...). Vetėm pa Murrėn, sot kishte mbetur krejt vetėm. Duqėt nė krahė, dy monedha nė xhep...” (f. 248).

      Peizazhi sintetik i Jusuf Gėrvallės karakterizohet edhe nga trashėgimia mitike shqiptare. Nė baladat dhe nė epikėn legjendare shqiptare antropomorfizohet ēdo gjė, po sidomos zogjtė, tė cilėt shohin ēdo gjė dhe lajmėrojnė personazhet .Kėshtu ndodh edhe nė romanin ,,Rrotull” ku peizazhi ka karakter arketipor... “Shpendėt kasnecė nuk reshtnin ende, ia thoshin me atė zėrin e tyre tė ējerrė mėngjesorė, lajmėronin diēka tė re: ndoshta vetėm ditėn, ndoshta hapin e pasigurt, qė kishte marrė rrugėn jetike cepit tė greminės, rrugėn e kurbetit “ (f . 249).

 

(Nga libri "Semantika e bregut tjetėr", LSHK - Prishtinė, 2008)

 

*   *   *

 

UNĖ JUSUF GĖRVALLA

 

Shkruan: Kadrush Radogoshi

 

Dhembja i bie kitarės pa ndalė

Fijet e barit mbi varrin tim lotojnė 
Era gjėmon nė veshin e pritjes...

 

Gjithmonė e kam pritur ditėn e ardhme 
Nė fillim tė rrugės 
E kam kapur pėr dore 
Si foshnjėn e nėnės pranverė

Gjithmonė i kam buzėqeshur gėzimit 
Haresė ia kam hapur rrugėn 
Sa herė ia ka mbyllur pikėllimin 
Kam shushuritur me gjethet 
Kur i pėrkundte era...

 

I kam dashur njerėzit 
Edhe kur ndėrtonin ndonjė tempull adhurimi
Pėr shenjtėreshėn Liri 
Edhe kur i binin kitarės 
Me gishtėrinjtė e hollė tė erės
I kam dashur njerėzit.

 

Sa herė ėshtė zgjuar nė mua 
Gjyshi im Orfeu 
Ia kam thėnė kėngės 
Gjer nė kupė tė qiellit 
Nga ēdo tingull i saj 
Fluturonte njė bilbil.

 

Ia kam thėnė kėngės 
Ia kam thėnė... 
Unė Jusuf Gėrvalla...