Mendime rreth librit: „Fati i luleve“ tė shkrimtarit Kadri Rexha

 

________________________________________________________________________________________

 

HOMAZH TRIBUNIT TĖ POPULLIT

J U S U F  G Ė R V A LL A

 

Shkruan: Koēo Danaj

________________________________________________________________________________________

 

      Ėshtė njė fakt i pranuar prej tė gjithėve, se traditat patriotike atdhetare, kulturore, pėrbėjnė thesarin e paēmuar tė ēdo populli. Pėr mė tepėr, kjo ka vlerė pėr popujt qė janė akoma tė pushtuar. Njė prej kėtyre popujve ėshtė populli shqiptar qė vazhdon tė jetojė i pushtuar nė trojet e tij nga shovinizmi serbo-maqedonas. Pėr shqiptarėt, qė vazhdojnė ta kenė ėndėrr lirinė kombėtare, traditat e tė parėve tė tyre, janė tė domosdoshme, janė pjesė e strategjisė sė tyre pėr ēlirim kombėtar. Parė nė kėtė prizėm, libri monografi i Kadri Rexhės, „Fati i luleve“, plotėson njė boshllėk tė madh dhe i shėrben drejtpėrdretjė lirisė kombėtare tė shqiptarėve. Ai i kushtohet nė pamjen e parė, njė njeriu tė vetėm, Jusuf Gėrvallės. Por jeta dhe vepra e Jusufit, ishte e shkrirė dhe e njėsuar me jetėn dhe veprėn e njė populli tė tėrė pėr liri kombėtare. Prandaj nė thelb, ky libėr i kushtohet qėndresės heroike dhe luftės ēlirimtare tė popullit shqiptar. Nė dallim nga shumė monografi tė tjera, qė mė shumė merren me ngjarjet dhe pak me botėn e brendėshme tė atyre qė u dhanė jetė dhe u paraprinė kėtyre ngjarjeve, Kadri Rexha, nė monografinė e tij, ndjek njė rrugė tjetėr. Mė tė vėshtirė, por mė tė pėlqyeshme. Nė qendėr tė librit tė tij ėshtė Jusuf Gėrvalla, jeta e tij, bota e tij e brendėshme shpirtėrore, ėndėrrat e tij, jeta dhe lufta e tij. Kėsisoj, kjo monografi, bėhet mė jetėsore, mė e prekėshme, duke tė detyruar tė jetosh mė tė. Pas monografisė sė Nasho Jorgaqit pėr Qemal Stafėn, tė Spiro Dedes pėr Alqi Kondin, etj. kjo monografi, kushtuar njėrit prej heronjve mė tė shquar tė kombit shqiptar, Jusuf Gėrvallės, aq sa ē’i bėn nder heroit qė i kushtohet, po aq i bėn nder dhe autorit qė e ka shkruajtur atė. Duke e lexuar dhe rilexuar kėtė libėr, lexuesi, natyrshėm mediton pėr pėrmbajtjen e tij, pėr heroin e kėtij libri. Kush ishte ai?

 

I thjeshtė gjer nė madhėshti

 

     Lexoni librin e Kadri Rexhės dhe nė mend tė mbetet jeta e Jusufit. Njė jetė qė pak ndryshonte nga ajo e shumicės dėrmuese tė popullit tė cilit ai i pėrkiste. Njė jetė me halle. Halle familjare, pa shtėpi, pa mjetet e nevojshme pėr tė jetuar. Njė njeri, qė i duhej tė ēante vetė dallgėt e jetės kosovare. Njė njeri, qė pėr tė jetuar, pėr tė mbajtur familjen i provoi tė gjitha punėt, qė nga ajo e kėngėtarit, suflerit, pėrkthyesit, redaktorit, etj. Njė njeri, qė duhej tė pėrballonte, provokacionet dhe ndjekjet e policisė sekrete jugosllave. Halle mbi halle dhe vėshtirėsi mbi vėshtirėsi. Megjithatė, qėnroi. Megjithatė i pėrballoi dallgėt e jetės. Megjithatė, ky njeri i zakonshėm atėhere, nė jetėn politike dhe sociale tė Kosovės, sot ėshtė hero. Ėshtė tribun i popullit tė tij. Pėrse vallė. Pėr njė arsye tė thjeshtė. Ai kishte zemėr tė madhe. Por kishte edhe njė mendje tė madhe. Pushtuesit i duhej mendja e tij. Nė shpėrblim tė kėsaj ai do t’ja bėnte komode jetėn personale. Por pushtuesit nuk i duhej zemra e Jusufit. Ėshtė nė logjikėn e ēdo pushtuesi. Nga populli i cili kanė pushtuar, ata duan njerėz me zemėr tė vogėl. Me zemėr qė tė zėrė vetėm hallet personale. Prandaj ai nuk pranoi Jusufin nė hierarkinė e tij shtetėrore. Por, edhe Jusufi, prandaj nuk shkoi tek ai. Nė zemrėn e tij, nuk vlonin vetėm ndjenjat personale. Pėrkundrazi, ato qenė nė plan tė fundit. Nė zemrėn e tij, vlonin ndjenjat e njė populli tė tėrė, tė shtypur, tė masakruar dhe tė robėruar. Mendjen e tij tė ndritur, ai e vuri nė shėrbim tė ndjenjave qė zienin nė zemrėn e tij. Ndaj pati dhe vėshtirėsi nė jetėn personale, ndaj dhe nuk ishte ndėr tė preferuarit e pushtetit. Ndaj dhe nė pamjen e parė ishte njeri i zakonshėm. Por vetėm nė pamjen e parė. Sepse nė thellėsi tė kėtij njeriu, vlonte urrejtja ndaj pushtuesit, nė thellėsi tė kėtij njeriu, thurreshin planet e lirisė kombėtare, nė thellėsi tė kėtij njeriu, seleksionohej fara qė duhej tė mbillej anė e kėnd Kosovės, fara e lirisė. Prandaj atė mė shumė se sa skenat apo podiumet pėr tė mbajtur fjalime dhe pėr t’u dukur, e interesonin shokėt qė mendonin si ai, qė kishin tė njėjtėn zemėr si tė tij. Kadri Rexha, nėpėrmjet librit tė tij, tė mbush mėndjen pėr kėtė tė vertetė tė madhe. Pėr tė vėrtetėn qė ndan atdhetarin real nga atdhetari i salloneve, qė ndan tribunin popullor me partiakun e podiumeve, qė ndan prijėsin e popullit nga pushtetarėt e tij, qė ndan politikanin e paepur nga politikanėt dredharakė dhe matrapazė. Tė parėt nė jetėn e zakonshme janė njerėz tė thjeshtė, pa bujė e zhurmė, pa rrahje gjoksi e tam-tame gazetash. Ata janė tė shkrirė tek populli. Jusufi ka dhėnė shumė bukur kėtė sentencė: „Nė ballė tė kėtij populli, por edhe tek kėmbėt e tij“. Por dhe e realizojė mė mirė nga tė gjithė. Sa ishte gjallė, ai u kėndoi tė tjerėve, i kėndoi popullit tė tij. Pėr vete, nuk deshi kėngė. Sot kėnga i shkon pas. Sa ishte gjallė, ai kurrė nuk kėrkoi lavdi. Ėshtė lavdia qė sot e ndjek pas Jusuf Gėrvallėn. Tė dytėt janė ndryshe. Ata porositin kėngė sa marrin ndonjė post, ata porositin artikuj sa ngrihen nė pėrgjegjėsi. Ata kanė rreth vetes njė grup fanatikėsh, qė bredhin poshtė e lartė pėr t’u ngritur lavdinė. Por jeta dhe vepra e Jusufit, tė mėson njė gjė lidhur me kėtė kategori politikanėsh dhe „atdhetarėsh“. Pėr ata, kėnga zgjat sa zgjat posti i tyre. Lavdia zgjat sa zgjat karrigia e Partisė. Kaq dhe asgjė tjetėr. Ndėrsa pėr Jusufin dhe shokėt e tij, kėnga do tė rrojė, sa do tė rrojė populli shqiptar. Nė pėrjetėsi.

 

Atdhetari pluralist

 

     Pėrbėn njė fakt tė njohur prej tė gjithėve, se shumė njerėz nė Kosovė, qė e urrenin pushtuesin, krijuan njė sėrė organizatash patriotike me emra tė ndryshėm, por tė njėjta nė pėrmbajtje: Mobilizimin e popullit kundėr pushtuesit, organizimin e tij pėr tė fituar lirinė kombėtare. Si njeri i veprimit, dhe Jusufi, bėnte pjesė nė njė prej kėtyre organizatave. Por libri i Kadriut, evidenton njė problem tė madh dhe tė rėndėsishėm nė kėtė ēėshtje. Jo vetėm pėr kohėn kur punoi dhe luftoi Jusufi, por pėr ēdo kohė, veēanėrisht pėr kohėn e sotme, kur nė hapsirėn e kombit shqiptar ekzistojnė mbi 30-Parti dhe grupacione politike. Sipas librit, pėr t’i shpėtuar arrestimit dhe me pėlqimin e organizatės qė i pėrkiste, Jusufi kaloi nė emigracion politik nė Gjermani. Por edhe aty ai punoi me forca dhe energji shumė tė mėdha. Megjithatė, nė kėtė periudhė, nuk ėshtė kjo kryesorja. Nė kėtė periudhė, ai u shqua mė tepėr si njė atdhetar pluralist, qė mbi tė gjitha dhe nė ēdo gjė, dinte tė vinte interesat e kombit dhe jo tė organizatės qė i pėrkiste. Marrėdhėniet e tij gjatė kėsaj periudhe me elementė tė organizatave tė ndryshme, veēanėrisht me Kadri Zekėn, qė bėnte pjesė nė O.M.L.K., dėshmojnė qartė pėr atdhetarizmin e Jusufit. Jusufi dhe Kadriu i hynė njė rruge tė rėndė, por shumė tė domosdoshme: Bashkimit tė forcave nė njė front tė vetėm. Nė kėtė pikė, libri i Kadri Rexhės, dėshmon qartė, pėr njė mėsim tė madh, qė kanė nevojė ta kenė parasysh, ata qė marrin pėrsipėr, fatet e kombit. Bashkimi i tė gjitha forcave, drejt njė qėllimi tė vetėm, kėrkon qė udhėheqėsit dhe drejtuesit e partive dhe grupacioneve politke, secili tė bėjnė lėshime, tė lėshojnė pe, nė ēėshtje tė dorės sė dytė, pėr hir tė njė ēėshtjeje mė tė madhe, qė ėshtė ēlirimi kombėtar. Veprimtaria e Jusufit, dėshmon qartė, se aq sa ē’ishte njė atdhetar i madh, aq ishte njė pluralist i madh. Shėmbull pėr dje, por dhe shėmbull pėr sot, pėr tė gjithė ata qė e konsiderojnė vehten atdhetarė. Se sa ishte nė gjendje dhe sa ishte i pėrkushtuar Jusuf Gėrvalla, pėr ēėshtjen e bashkimit te tė gjitha forcave, tė interesuara pėr ēlirim kombėtar, dėshmon qartė libri i Kadri Rexhės. Edhe pse pėrpjekja e parė pėr bashkim nuk u realizua, ai nuk u tėrhoq nga bashkėpunimi. Nė tė kundėrtėn, e forcoi mė shumė atė. Vrasja e pabesė, i gjeti bashkė, Jusuf Gėrvallėn dhe Kadri Zekėn. Me gjakun e tyre ata nėnshkruan bashkimin. Ju takon tė tjerėve qė veprėn e tyre ta ēojnė mė lart.

 

Kosovės po i vriten djemtė

 

     17-Janari i vitit 1982. UDB’ja jugosllave, dhunon sovranitetin e njė vendi sovran, tė Gjermanisė. Nė mėnyrė tė pabesė, fshehurazi, ajo vret tre atdhetarė shqiptarė, njėrit prej tė cilėve, shteti gjerman, i kishte dhėnė tė drejtėn e strehimit politik. Fasada ishte bėrė gati, pėr tė fshehur krimin. Agjensia Tanjug, kėtė vrasje politke dhe makabre e paraqiti si njė larje hesapesh mes shqiptarėve. U pėrpoq t’i hiqte ngjyrimin politik. Por, autori, Kadri Rexha, me shumė korrektėsi i pėrmbahet tė vėrtetės historike. Atė qė fshehu Tanjugu, zyrtarisht e bėri tė qartė „Zėri i Popullit“, nė Shqipėri. Nė shkrimin e tij tė datės 20 Janar 1982, ishte vėnė ky titull. „Kosovės po i vriten djemtė nga serbomėdhenjtė“. Dhe nuk kishte si tė ndodhte ndryshe. Jusuf Gėrvalla dhe Kadri Zeka i kishin hyrė njė pune nga mė tė rėndat por nga mė tė lavdishmet, bashkimit. Por fjala „Bashkim“, ka qenė dhe ėshtė fjala qė nė asnjė mėnyrė, nuk ka pranuar dhe nuk pranon pushtuesi, tė materializohet tek shqiptarėt. Bashkimi i shqiptarėve, do tė thotė funddi i pushtimit dhe liria e shqiptarėve. Ėshtė njė mėsim i madh ky, qė del dhe vė nė mendime, kur lexon librin e Kadri Rexhės: „Fati i luleve“.

 

Heronjtė nuk duan vetėm lule

 

     Qė nga viti 1982, e deri mė tani, kanė kaluar 12-vjet. Para njė viti, Kadri Rexha, realizoi njė detyrė atdhetare, nxori nė dritė njė libėr kushtuar jetės dhe veprės sė njeriut tė thjeshtė, por madhėshtor, nė ėndrrėn, punėn dhe pasvdekjen e tij, Jusuf Gėrvallės. Sot, individė tė ndryshėm, grupacione dhe parti politike, flasin pėr Jusufin, nuk mungojnė tė vėnė dhe lule nė varrin e tij. Por ėshtė interesante njė dukuri. Asnjėherė nuk shkojnė bashkė, por veē e veē, tė ndarė e tė pėrēarė. Ndėrsa kur lexon librin e Kadriut, gjėja mė kryesore dhe preokupacioni mė i madh i Jusufit ishte bashkimi. Megjithė, kėta tė sotmit, thonė se nderojnė dhe pėrkujtojnė veprėn e Jusufit. Teksa lexuesi mbaron librin: „Fati i luleve“, njihet me jetėn dhe veprėn e atdhetarit tė madh Jusuf Gėrvalla, vetvetiu mėndon: Vallė, vetėm pėr lule kanė nevojė hereonjtė? Vallė vetėm pėr artikuj gazetash kanė nevojė heronjtė. Jeta dhe vepra e Jusuf Gėrvallės dhe shokėve tė tij, tė cilėn, autori i librit na jep shumė qartė, nuk kėrkojnė lule, nuk duan artikuj dhe pėrbetime. Nė tė kundėrtėn, duan punė vetmohuese, duan pėrkushtim atdhetar, duan bashkim te tė gjithė atyre qė janė tė vendosur pėr ēlirim kombėtar, duan realizimin e lajtmotivit tė jetės sė Jusufit: „Nė ballė tė kėtij populli dhe tė kėmbet e kėtij populli, flijimi dhe vdekja pėr realizimin e aspiratave tė tij, do tė na vijnė si pėrjetimi mė i bukur e mė fisnik nė gjithė jetėn. Dhe s’do tė ketė forcė qė tė na ndalė nė rrugėn tonė tė ndritshme“.

 

Pas „Fatit tė luleve“

 

     Figura e Jusuf Gėrvallės, ėshtė e gjėrė dhe e gjithanshme. Tek ai pleksen me njėra tjetrėn, politikani atdhetar, poeti, shkrimtari, kėngėtari i halleve tė popullit, etj. Kadri Rexha, nė librin e tij, nuk merr pėrsipėr t’i thotė dhe trajtojė tė gjitha. Libri duhet gjykuar pėr aq sa ka marrė pėrsipėr autori tė shtjellojė nė tė. Tė tjerėt apo vetė autori nė tė ardhmėn, le tė ulen apo tė shkruajnė pėr anė tė tjera tė personalitetit tė Jusuf Gėrvallės. Libri i Kadri Rexhės ėshtė njė copė e madhe shqiptarie. Le ta urojmė atė qė dhe nė tė ardhmėn t’u dhurojė njerėzve, sa mė shumė copa shqiptarie.

 

(„Zėri i Kosovės“, 15 nėntor 1994)

 

 

….