Nė 64 vjetorin e lindjes sė Jusuf Gėrvallės

MUSTAFĖ XHEMAILI: JUSUF GĖRVALLA, MĖSUESI MĖ I MIRĖ NĖ

RRUGĖN TIME KRIJUESE

            Nė atė kohė, poezitė me pėrmbajtje dhe frymė tė thekėsuar kushtrimi pėr liri, ose me simbole tė thekėsuara kombėtare qė aludonin hapur pėr ēlirim kombėtar, ishte shumė vėshtirė, por edhe krejt e pamundur pėr t'i botuar. Unė skruaja nė kėtė mėnyrė qė nga viti 1976, e veēanėrisht nė vitet 1977-1980.

      Gjatė asaj kohe kam njohur poetin, gazetarin, kėngėtarin dhe revolucionarin Jusuf Gėrvalla, tash dėshmor i kombit. Nė bisedat tona kemi folur gjatė pėr pozicionin e poezisė sė re shqipe nė Kosovė. Pikėrisht "mosguximi" i krijuesve, siē e quanim ne nė biseda, tė cilat shpesh shndėrroheshin nė debate, pėr tė shkruar e botuar poezi e letėrsi qė u flisnin nevojave tė kohės: ēlirimit dhe lirisė sė Kosovės; padrejtėsive qė i ishin bėrė nėpėr histori, por edhe paaftėsisė sonė pėr tė bėrė mė shumė pėr tė, kishin shkaktuar njė llojė "hermetizmi" apo "rrėshqitje" kah ky lloj "izmi" i disa poetėve nė Kosovė. Kėtė e vėrtetonim edhe ne, kur shpeshherė "detyroheshim" qė tė pėrdornim shumė metafora, parabola, simbole e mbisimbole nė poezi pėr tė thėnė diēka, pėr tė pėrhapur njė mesazh, njė kumt.

      Me Jusuf Gėrvallėn filluam njė bashkėpunim tė mirė nė lėmin e krijimtarisė. Ai sa kishte botuar librin "Kanjushė e verdhė" dhe me kėnaqėsi tė veēantė ma dhuroi me autografin e tij si njė vetėtimė mbi qiellin e Kosovės. Unė e lexova me njė frymė dhe nė bisedat tona ia citoja mesazhet e kanjushės sė verdhė, duke biseduar mė shumė pėr metaforėn dhe simbolin nė poezi.

      Nė vitin 1978 e pėrgatita njė dorėshkrim me poezi pėr botim me titull "Sportelet e padukshme". Ia dhash Jusuf Gėravllės pėr ta lexuar dhe dhėnė mendimin e tij, mundėsisht me shkrim, pėr vlerat e dorėshkrimit, mundėsinė e botimit apo qė tė mos botohej fare. Ai e mori me interesim tė veēantė. Tė nesėrmen u takuam pėrsėri nė "Rilindja" ku ai ishte redaktor. Mendimin e tij pėr dorėshkrimin tim (dorėshkrimi im i parė), e kishte bėrė me shkrim, tė nėnvizuar vende-vende ku ai kishte menduar se poezitė janė mė tė qėlluara, tė cilave ua kishte shėnuar edhe titullin nė fillim tė reēensionit.

      Njė fletė A4, tė shkruar me lapės, me njė shkrim tė rregullt, ma lėshoi miqėsisht nė dorė bashk me dorėshkrimin. Ai i pėrsėriti ato qė i kishte pas shkruar nė letėr, por shumė mė me pasion duke shprehur njė optimizėm tė madh pėr pozinė time dhe mundėsit e mia pėr krijimtari. Mua mė habiste, por edhe mė mbushte me guxim me ato qė m'i thoshte. Sikur diēka tė lashtė shumė tė lashtė e fisnike mė zgjonte nė qenien dhe vetėdijen time. Ai mė tha disa herė se dorėshkrimi mund tė botohet si i tillė, por unė mė vonė iu pėrmbajta udhėzimeve tė tij qė i kishte shkruar nė reēensionin miqėsor pėr librin tim tė parė. Megjithatė pjesa mė e madhe e poezive tė kėtij dorėshkrimi u botuan nė librin "Netėve tė verės", mė 1982.

      Reēensionin nė dorėshkrim tė Jusuf Gėrvallės e ruaj ende nė bibliotekėn time me njė pėrkujdesje tė veēantė. Nė kėtė botim ai paraqitet pėr herė tė parė i skanuar nga origjinali dhe i shkruar pėr botim. Unė gjithashtu e kam ndier gjithmonė dhe e kam pranuar se, nė fakt, Jusuf Gėrvalla, qe mėsuesi im i vėrtetė i poezisė, krritiku im mė i mirė, mė i pakompromis dhe mė i vlerėshmi nė rrugėn time krijuese.

      Unė nuk e dija se ēfarė do tė ndoshte mė vonė. Pastaj mėsova se ai kishte qenė i organizuar nė Lėvizjen ilegale tė Kosovės. Mė 1979, i ndjekur nga policia dhe UDB, ai u detyrua ta lė Kosovėn dhe u arratis nė Gjermani.

      Lajmin pėr vrasjen e Jusufit, bashkė me vėllaun Bardhoshin dhe Kadri Zekėn, nga shėrbimi i fshehtė i Serbisė (UDB) tė kryer nė Untergrupenbah tė Gjermanisė, e mėsova nga Haki Leci, kolegu im i punės nė TVP. Hakiu erdhi njė tė hėnė tė janarit 1982 tė mė vizitoj nė Komogllavė. Unė isha i sėmurė dhe i shtrirė duke lėnguar rėndė nga njė ftohje dimri qė e kisha fituar gjatė qėndrimit tim njėjavorė nė fshatin Tanushė kur xhirova njė dokumentar pėr Televizionin e Prishtinės. Ai mė ngushlloi, sepse e dinte se e kisha shok Jusuf Gėrvallėn dhe isha shoqėruar gjatė me tė. Unė u pėrmbajta para tij, sepse isha i organizuar dhe militoja nė Lėvizjen Ilegale tė Kosovės. Posa shkoi Hakiu, mbylla derėn e dhomės me ēelės dhe nė vetmi tė plotė qava, qava, qava...

      Mė vonė kur jam arratisur nga Kosova, kam shkruar e redaktuar shumė pėr Jusufin. Si nė artikuj, ashtu edhe nė intervistat e mia, jam pėrpjekur ta paraqes tė plotė figurėn prej militanti tė jashtėzakonshėm tė Jusuf Gėrvallės, duke e thekėsuar rolin e madh e tė veēantė qė kishte ai nė luftė pėr lirinė kombėtare tė Kosovės.

      Kėto qė po i shkruaj kėtu, njihen pėr herė tė parė, por nuk janė tė plota. Nė njė rast tjetėr, mbase, do tė dalin tė plota tė gjitha takimet me Jusuf Gėrvallėn qė pata nė vitet shtatėdhjeta. Pikėrisht tek kėto biseda, diskutime e debate e ka lindjen "Dorėshkrimi nga dheu".

      Ato qė mė kishin ndodhur dhe qė kisha pėrjetuar unė nė shoqėri me Jusuf Gėrvallėn, nė vitet shtatėdhjeta, jo pse nuk kam dashur t'i publikoj (sigurisht tė dobishme pėr t'u njohur nga opinioni), por para prioriteteve tjera nė propagandėn e luftės pėr lirinė e Kosovės, gjatė viteve tetėdhjeta dhe nėntėdhjeta tė shekullit qė shkoi, dhe pėrballė veprės sė tij, mė dukeshin tė parėndėsishme dhe tė vogla pėr kohėn. Nė fakt, ky ishte njė gabim imi.

      Nė vitin 1985 pata nisur tė shkruaj njė poemė pėr Jusuf Gėrvallėn. Atė e pėrfundova vetėm mė 1993, e cila u botua njė pjesė nė "Rilindja", Prishtinė ("Bujku") dhe e plotė nė gazetėn e pėrditshme "Fokus", qė botohej nė Cyrih. Nė kėt botim, gjithashtu, kjo poemė botohet e plotė. 

Libri i pėrket Nėnė Fatimes.

Marrė nga hyrja e pėrmbledhjes "Dorėshkrimi nga dheu".

"Ku ėshtė zhvilluar lufta mė e guximshme qė mbahet mė sė shumti mend? A doni t'u tregoj ku dhe kur? Nė hartat e botės nuk do ta gjeni; Ajo ėshtė zhvilluar nė mes nėnave tė burrave apo tė atyre qė kanė pretenduar se janė burra." Mustafė Xhemaili

"Mustafė Xhemaili, pa e shkruar asnjė poezi qė do tė kishte motiv dhe figurė kryesore Nėnėn, ka arritur tė ngre pėrmendoren mė tė bukur letrare qė dikur e diku ka mundur t’i bėhet Nėnės. E Fatime Xhemaili e ka merituar kėtė." Xhemal Ahmeti