Fjala pėrshėndetėse e Alessandro Castriota Scanderbeg’ut, nė Festivalin

e Filmit tė shkurtėr Artistik, Prishtinė - shtator 2008

 

Skėnderbeu, shpėrndau dritėn nė errėsirėn mesjetare

 

Flet: Alesandro Castriota Scanderbeg

 

============================================================

·       «Ndonėjherė pyes veten i ēuditur nėse mund tė ketė sot ndonjė njeri mė tė gjallė se Skėnderbeu ! » ( Fan Noli )

 

    Do tė desha tė falenderoj sė pari zotin Blerim Gjoci pėr ftesėn qė mė bėri pėr tė marrė pjesė nė kėtė festival si edhe tė falenderoj pėrpara jush miken time Edlira Dedja, qė si gjithmonė, mė shoqėron nė tokat ku ka shkelur mė parė paraardhėsi im, ashtu si dikur Virgjili, qė shoqėroi mikun e tij Dante nė thellėsitė e ferrit, tė cilin e pėrshkroi me aq art nė « Komedinė Hyjnore ».

 

   E bėj kėtė krahasim, mbasi pėr mendimin tim, nė shekujt e fundit, tokat shqiptare kanė pėrjetuar vuajtjet e ferrit. Por nga ana tjetėr, shpresoj se nga ky ferr ngjarjesh tragjike, qė pėrfshiu deri nė prag tė mijėvjeēarit mė tė ri Kosovėn dhe Shqipėrinė, tė gjindet rruga e ėndėrruar nė shekuj prej shqiptarėve, qė tė ēon nė parajsėn e paqes, lirisė, qetėsisė dhe lumturisė sė kėtij populli tė martirizuar padrejtėsisht nga historia. Dhe pėr tė mbrritur nė krye tė kėsaj rruge tė vėshtirė, e gjithė kjo varet nga ne. E gjithė kjo varet nė vullnetin tonė. Ashtu si dikur Skėnderbeu, qė me vullnetin e tij tė pakrahasueshėm shpėrndau dritėn nė errėsirėn mesjetare. 

 

    Do tė desha t’ju kėrkoj falje qė nuk mund t’ju drejtohem nė gjuhėn shqipe. Parardhėsi im, Skėnderbeu e fliste nė mėnyrė perfekte gjuhėn e tij.  E pėrveē saj, ai fliste po aq mirė edhe turqishten, arabishten, greqishten, italishten, bullgarishten, hungarishten dhe gjuhėn serbe. Mesa duket, unė nuk kam mundur ta trashėgoj nga stėrgjyshi im kėtė virtut. Nė mėnyrė perfekte flas vetėm gjuhėn italiane. Por mund tė them se kam veti tė tjera, pėr tė cilat mund tė mburrem : kėndoj, luaj nė piano, recitoj apo luaj nė skenė, pra jam njė artist.…

 

    Por edhe nė kėtė drejtim, kam pėrshtypjen se paraardhėsin tim legjendar nuk kam mundur ta lė mbrapa, mbasi ai ishte njė artist i paarritshėm. Ai ishte interpretuesi mė i madh i rolit tė tij unik nė historinė e botės dhe tė qytetėrimit, mbasi diti t’i veshė personazhit tė tij petkat e njėrės prej figurave mė tė mėdha qė ka njohur njerėzimi deri nė ditėt e sotme. Ai diti ta interpretojė deri nė perfeksion rolin e prijėsit dhe gjeniut, duke mundur tė kthejė faqen e historisė botėrore drejt lirisė, pėrparimit dhe emancipimit.

 

    Pėr kėtė arsye, dua t’ju them me sinqeritet se ėshtė shumė e vėshtirė  tė mbash peshėn e trashėgimtarit tė njė njė njeriu tė tillė. Ēfarėdo gjėje qė unė  bėj apo mund tė mbrrij nė jetė, do tė jetė pėrherė njė « hiē » pėrpara madhėshtisė sė Tij.

 

    Skėndėrbeu ishte njė artist i madh e pėr tė, lufta mund tė quhet vėrtet « art ». Por kjo s’ka tė bėjė me faktin se lufta quhej ende njė art nė botėn barbare tė antikitetit. Si pioner i kohėve moderne, ku koncepti i luftės ėshtė njė barbari dhe art mund tė quhet vetėm rruga qė tė ēon drejt paqes, lufta e Skėnderbeut u ngrit nė art, mbasi do ti paraprinte pikėrisht kėsaj epoke tė re.

 

    Skėnderbeu s’mund tė mbėshtetej asnjėherė vetėm tek forca, mbasi kundėrshtari i tij ishte shumė herė mė i fortė numerikisht dhe mė i organizuar ushtarakisht. Dihet qė nė atė periudhė, ushtria otomane ishte makina luftarake mė e fuqishme nė rajon.  Pra pėr tė vepruar e pėr t’iu kundėrvėnė kėtij pėrbindėshi tė pathyeshėm, qė kishte paralizuar Azinė e njė pjesė tė madhe tė Europės, Skėnderbeu duhej tė vepronte duke njohur nė mėnyrė perfekte, sė pari vetveten, limitin e njerėzve tė tij, e mė pas armikun e tij, deri nė detaje.

 

    Ja pėrse Skėnderbeu ishte njė gjeni dhe njė artist. Artisti vjen pas tė qėnit njeri. Dhe Skėnderbeun njeri e njohim tė gjithė. Tė gjithė e dimė se ai i donte ushtarėt, i donte njerėzit e tij. Dashuria ishte pėr tė arma  mė e fuqishme, shumė mė e fuqishme se shpata apo topat e rėndė. Pa marrė parasysh pasuritė e tij, ai qėndronte i thjeshtė, nuk vishej kurrė nė mėnyrė lluksoze, por pretendonte qė ushtarėt e tij tė vishnin uniformat mė tė mira; i stimulonte personalisht tė gjithė luftėtarėt, mbasi i njihte njė pėr njė tė 3.000 njerėzit qė pėrbėnin ushtrinė e tij: vizitonte me dhimsuri tė gjithė tė plagosurit, bėnte dhurata tė ēmuara  pėr ata qė tregonin trimėri nė betejė, duke i falenderuar pėrpara tė gjithėve, duke mos kursyer fjalėt e mirėnjohjes karshi tyre ; i falte tė gjithė ata qė pendoheshin pėr tradhėtinė ndaj tij, deri duke u falur jetėn atyre qė kishin tentuar vrasjen e Tij.

 

    Pra Skėnderbeu ishte njė njeri i mbushur me dashuri. Ishte pikėrisht kjo dashuri pėr njerėzit dhe tokėn e tij, ishte dhe dashuria qė njerėzit kishin pėr tė, sekreti dhe arti i fitores mbi armiqtė e tij, superiorė nė numėr e nė forca.

 

    Njė gjė tė tillė nuk e gjejmė tė shkruar nė librat e historisė. Librat e historisė radhisin data, evenimente, tė vdekur, beteja, rezultate, numra, trashėgimtarė tė froneve tė ndryshėm, princa, mbretėr, kompllote, por nuk pėrshkruajnė asnjėherė ndjenjat e brėndshme tė heronjve dhe pėrjetimet e tyre.  Dhe njeriu qė mundi tė mbrijė majat e artit ushtarak, njeriu qė e ktheu nė art luftėn pėr lirinė e vėndit tė tij, ishte Skėnderbeu, i cili e ēau rrugėn e vėshtirė tė fitores me fluksin e pamatė tė dashurisė dhe pasionit prej shqiptari tė vėrtetė, prej atdhetari tė pashoq.

 

·       Ishte Shqipėria e tij ajo qė i ushqente kurajon, ndershmėrinė, zemėr- gjerėsinė, gjeninė taktike e dipllomatike, forcėn pėr tė pėrballuar ēdo lloj kundėrshtari.

·       Ishte Shqipėria e tij ajo qė i dhuroi kapacitetin e tij tė jashtėzakonshėm si dhe dhuntinė pėr tė falur.

·       Dhe pėr mendimin tim, ishte pikėrisht kjo dhunti qė e radhit Skėnderbeun nė « heronjtė e kohėve moderne ».

·       Ishte pikėrisht kjo dhunti, mjeshtėria mė e lartė artistike e tij.

 

    Jeta e tij ishte si kalvari i njė filmi kryevepėr. Dhe kur shikojmė njė kryevepėr, mund tė qajmė, mund tė na dridhet mishi nga mallėngjimi, por mbi tė gjitha, marrim njė leksion tė madh mbi jetėn. Kėshtu mund tė konsiderohet edhe jeta e Skėnderbeut, njė leksion i gjallė dhe i apasionuar pėr mbarė njerėzimin, si ligjarata e tė gjithė mjeshtrave tė mėdhenj.

 

    Ky ishte Skėnderbeu artist. Skėnderbeu qė shkroi me shpatėn e tij fatin e Botės sė Re. Dhe Skėnderbeu ishte shqiptar e pėr kėtė ju duhet tė jeni krenarė, mbasi ndjenja e paqes dhe lirisė buron nė gjenetikėn e kėtij kombi krenar.

 

    Shkrimtari i madh i viteve 900’ Fan Noli ka shkruar : «Ndonėjherė pyes veten i ēuditur nėse mund tė ketė sot ndonjė njeri mė tė gjallė se Skėnderbeu ! »

 

&

 

·       Alessandro Castriota Scenderbeg, ėshtė stėrnip i heroit tonė kombėtar Gjergj Kastriotit - Skenderbeut. Ai e vizitoi pėr herė tė parė Kosovėn, i shoqėruar nga artistja jonė e madhe Edlira Dedja ( vajza e shkrimtarit tonė tė shquar Bedri Dedja ). Alessandro, nė kėtė Festival Artistik ishte president i jurisė.

 

*   *   *

Flet Alessandro Castriota Scanderbeg: 

 SHQIPĖRIA  MĖ KA BĖRĖ PĖR VEHTE