Fati i Flamurit tonė historik!

________________________________________________________________________________________

 

KUSH E DOGJI FLAMURIN

E ISMAIL QEMALIT?!

 

( Shkruan: Sheradin Berisha )

 

__________________________________________________________________________________________

 

Marigo Pozio dhe Flamuri historik i Ismail Qemalit

 

      Pėr shumė vjet nė historiografinė shqiptare ka dominuar versioni zyrtar se, flamuri qė Ismail Qemali ngriti mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė, u qėndis nga korēarja Marigo Pozio, e cila atėkohė jetonte  nė Vlorė, dhe pėr mė tepėr  ėshtė thėnė se ajo e qėndisi flamurin brenda natės. Por, si duket ky version i shndėrruar nė mit, kohėve tė fundit nuk i kėnaq tė gjitha interpretimet tjera qė bėhen nga historianėt tanė. Po t“i referohemi kujtimeve tė Eqrem bej Vlorės (kushėri i Ismail Qemalit), del se Marigo Pozio Flamurin  e ka qėndisur disa ditė pas mbajtjes sė Kuvendit tė Vlorės, duke u bazuar nė flamurin e tij personal, tė cilin e kishte ngritur Ismail Qemali - mė 28 nėntor 1912 nė Vlorė.

 

*  *  *

        Njė version tjetėr qė spikatet nė kujtimet e pjesėmarrėsve tė Kuvendit tė Vlorės ėshtė, se flamuri qė u ngrit nė Vlorė ishte po ai, i njejti qė e zbukuronte podiumin e Hotelit „Kontinental“ nė Bukuresht, nė mbrėmjen e 5 nėntorit 1912, gjatė takimit qė mbajti Ismail Qemali me komunitetin shqiptar nė Rumani. Nė kėtė takim realisht u vendos qė Shqipėria tė shpallė Pavarėsinė e plotė nga Perandoria Osmane, e cila pas kryengritjes sė pėrgjithshme shqiptare tė verės 1912 po i numronte ditėt e fundit nė Ballkan. Dhe, kjo do tė ndodhė 23 ditė mė vonė, saktėsisht mė 28 Nėntor 1912 nė Kuvendin e Vlorės. Sipas kėtij versioni, tė gjitha burimet pėrmblidhen nė njė pikė, se Spiridon Ilo (Pėrfaqėsues i komunitetit shqiptar nė Bukuresht) e kishte marrė Flamurin nga kryeqyteti rumun dhe gjatė udhėtimit me delegacionin e Ismail Qemalit pėr nė Shqipėri, do ta mbante tėrė kohėn me vete, nė gji. Nė kėtė kontekst, ndonėse Spiridon Ilo ishte djal i tezes sė Marigo Pozios, ai mė 27 nėntor 1912, (kur karvani i Ismail Qemalit erdhi nė Vlorė), natėn do ta kaloi nė shtėpinė e saj nė Vlorė. Dhe thuhet se, Marigo Pozio brenda natės i ka qėndisur vetėm theket e flamurit (por jo krejt flamurin), qė e kishte sjellur z.Ilo nga Bukureshti.

 

 

Foto: Ėshtė fjala pėr kėtė flamur, i vizatuar nga Spiridon Ilo

 

 

     Ndėrkaq, Vangjo Ilo (djali i Spiridon Ilos) nė kujtimet e tij, thotė, se: flamuri qė ka sjellė i ati i tij nga Bukureshti nė Vlorė, ishte i stampuar, jo i qėndisur dhe pėrmasa ka qenė njė metėr me 80 cm. Ky flamur nuk ishte i qėndisur me fije ari siē ėshtė pohuar deri mė tani, por ka pasur thekė tė verdha, tė cilat siē u tha mė lartė, i ka qėndisur Marigo Pozio.

 

*  *  *

      Ekziston edhe njė version tjetėr pėr sjelljen e flamurit nė Vlorė, e, qė lidhet me emrin e Marigo Pozios. Shpeshherė nė mesin e komunitetit shqiptarė qė jetonė nė SHBA, ėshtė pėrfolur se, flamuri qė u ngrit nė Vlorė ėshtė qėndisur nė Boston tė Masacusets. Pėr kėtė ēėshtje madje ka shkruar edhe gazeta „Dielli“ qė botohet nė Amerik.  

        Nė njė shkrim tė Qerim Panaritit thuhet, si vijon:

        “Ne e dėrguam flamurin nga Bostoni nė Korfuz njė vit mė parė se tė ngrihej nė Vlorė nga z. Ismail Qemali (nė vitin 1911). Tė gjitha shpenzimet pėr qėndisjen, paketimin dhe dėrgimin e flamurit u bėnė nga shoqėria jonė Besa-Besė.“ Nė vijim z.Panariti thotė se: “Detyra e mbajtėsit tė flamurit ju ngarkua z. Naēi Nuēi, ish mėsues i gjuhės sonė shqipe nė Korēė dhe mė pas, pas ndalimit tė shkollės, ai punoi si instruktor nė njė shkollė tregėtare nė Korfuz dhe ndihmonte tregėtarėt Shqiptarė." Z. Naēi ishte njė mik i ēiftit tregėtar Pozio nga Vlora tė cilėve ua besoi flamurin qė ta shpinin nė Vlorė dhe ta mbanin fshehur derisa t'ju kėrkohej nga patriotėt, tė cilėt kishin vendosur qė Shqipėrinė ta ndanin nga Turqia. Flamuri ishte i tėri mėndafsh i kuq rrethuar me thekė ari dhe nė mes kishte shqiponjėn me dy krerė nė ngjyrė tė zezė. Shtiza mbajtėse qe prej bambuje dhe i lyer me ar nė majėn e sė cilės gjendej njė shqiponjė me dy koka prej fildishi…“  

        Pėr hollėsi tė tjera, se si Marigoja e solli flamurin nė Vlorė, ka shkruar edhe shtypi nė Tiranė, bazuar nė rrėfimin e kryetarit tė shoqėrisė shqiptaro-amerikane Koli Rodhe. Aty vihet nė pah se, Marigo Pozio nga Oēishti i Korēės (grua e njė tregėtari vlonjat), ndonėse ato ditė ndodhej nė Korfuz, nė pamundėsi qė ta fuste njė mashkull flamurin nė Shqipėri (pėr shkak tė pengesave tė mėdha doganore nga autoritetet turke), kėtė gjė e bėri Marigo Pozio, e cila e mbėshtolli brenda veshjeve tė sipėrme dhe e solli nė Vlorė.

 

Si e dogjėn grekėt flamurin historik, mė 1914 nė Delvinė?!

 

     Pėrveē versioneve, tė shpėrfaqur mė lartė, ekzistojnė tashmė edhe argumente tjera pėr kėtė ēėshtje. Eqrem bej Vlora, nė kujtimet e tij, thotė se, flamuri qė u ngrit mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė nga Ismail Qemali, ishte njė flamur personal, pronė private e tij, qė e mbante nė shtėpi si kujtim, tė dhuruar solemnisht nė vitin 1909 nė Paris, nga njė pinjoll i familjes Kastrioti, don Aladro Kastrioti. Dhe kėtė pohim tė Eqrem bej Vlorės e vėrtetojnė tashmė disa dokumente (letėrkėmbime) qė janė gjetur, nė maj tė vitit 2004, nė arkivin e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė.

 

 

Foto: Eqrem bej Vlora

 

 

    1. Nė dokumentin e parė thuhet se, nė vitin 1930 qeveria shqiptare ka marrė njė vendim tė rėndėsishėm, qė flamurin e ngritur nė Vlorė (mė 28.XI.1912) ta kthente nė njė material muzeal dhe pėr kėtė qėllim, prefekturės sė Vlorės i drejtohet me njė letėr zyrtare, ku i kėrkohej ta  gjejė atė flamur dhe ta sjellin nė Tiranė pėr ta vendosur nė Muzeun Kombėtar. Nė vitin 1930 pothuaj se tė gjithė protagonistėt ishin gjallė, pėrfshirė kėtu edhe Marigo Pozion.

    2. Ndėrkohė, Prefektura e Vlorės i dėrgon njė letėr zyrtare ministrisė sė brendshme tė Shqipėrisė (ministėr i brendshėm ishte Musa Juka) nė tė cilėn sqaron se flamuri, qė Ismail Qamali e ka ngritur nė Vlorė ishte pronė private e Eqrem bej Vlorės, ashtu siē thotė edhe vet Eqrem bej Vlora nė kujtimet e tij. Sė kėndejmi, kjo prfekturė kėrkonė nga ministria, qė t“i drejtohet zyrtarisht Eqrem bej Vlorės, i cili asokohe ishte zyrtarė i qeverisė shqiptare (mbretėrisė zogiste) nė Athinė.

    3. Zoti Rauf Fico, ministėr i jashtėm i Shqipėrisė, i dėrgon njė  letėr z.Eqrem bej Vlora nė Athinė, dhe kėrkon dorėzimin e  flamurit, pėr ta vendosur nė muzeun kombėtar nė Tiranė. 

    4. Ndėrkohė, Eqrem bej Vlora, organit zyrtarė ia kthen pėrgjigjen me njė letėr prej tri faqesh. Nė letėr ai, pasi e falėnderon ministrinė e jashtme, qė mė nė fund ėshtė kujtuar pėr ta kthyer flamurin e ngritur nė Vlorė, nė material muzeal, me keqardhje thotė, se ai flamur nuk ekziston mė!

    Mė poshtė nė letėr, z.Vlora thekson se ky flamur, pas pėrfundimit tė Kuvendit tė Vlorės - mė 28 Nėntor 1912, u rikthye nė shtėpinė e tij dhe ka vazhduar ta mbajė atė si tė shenjtė. Mirėpo, nė vitin 1914 kur nė Vlorė hynė forcat rebele tė Shqipėrisė sė Mesme, nga frika se do ta gjenin flamurin (sepse shtėpitė e bejlerėve shqiptar qė kishin orientime perėndimore u dogjėn tėrėsisht), zonja Delvina, njė grua patriote qė kishte qėndruar nė shtėpinė e tij, gjatė largimit nga Vlora pėr nė Delvinė e merrė me vete edhe flamurin historik tė Kuvendit tė Vlorės. Znj.Delvina gjatė tėrė kohės kėtė flamur e ruante me kujdes tė veēantė (si sytė e ballit) sė bashku me gjėsendet e saja pesonale.

    Nė kėtė situatė tė nderė, kur nė itin 1914, hynė nė jug tė Shqipėrisė, forcat greke „vorio - epirote“, tė cilat pretendonin bashkimin e kėsaj pjese shqiptare me Greqinė, sulmojnė Delvinėn dhe meqė familja Delvina ishte nė shėnjestėr pėr t“u persekutuar, detyrohet tė shpėrngulet nė Korfuz, duke lėnė gjithēka kishin nė shtėpinė e tyre. Gjatė operacioneve pushtuese, ushtria greke, pasi kishte plaēkitur, djegur e shkretuar pothuajse tėrėsisht Delvinėn, ia vuri flakėn edhe shtėpisė sė delvinajve, dhe me kėtė rast, sė bashku me gjėsendet e mbetura brenda nė shtėpi u dogjė edhe flamuri historik.

 

Si pėrfundim

 

     Duke u bazuar nė kėto dokumente arkivore, tashmė duket se janė zbehur tė gjitha versionet tjera qė kanė tė bėjnė me fatin e flamurit historik, i cili mė 28 Nėntor 1912 qe ngritur nga Ismail Qemali nė ballkonin e shtėpisė, ku u mbajt Kuvendi gjithėkombėtar, dhe u shpallė Pavarėsia e Shqipėrisė nė kufijt e saj Etnik.

 

 

 

© Pashtriku.org, Nėntor'2011

 

.