Adem Jashari simbol i kombit

 

FLIJIMI I JASHARAJVE, MBOLLI NĖ LĖNDINĖN E LOTĖVE SHPRESĖN E EPOKĖS SĖ KASTRIOTĖVE

 

( Shikoni kėtu ata u shndėrruan simbol kombit )

 

1 - 2 - 3 - 4 - 5 - 6

------------------------------------------------------

 

     Shkruan: Dilaver GOXHAJ *

     Tiranė, 01. XII. 2007

 

Adem Jashari simbol i kombit

 

     Rėndėsia e aktit tė Adem Jasharit dhe e familjes sė tij, Adem Jasharit iu atribuan funksionet e Komandantit tė Pėrgjithėshėm tė Luftės Ēlirimtare tė Kosovės dhe tė ushtrisė sė asaj lufte, si dhe u krahasua me legjendat, nga qė ai iu kundėrvu dhe luftoi me armė tė thjeshta dore, njė ushtrie tė tėrė, e armatosur me armėt mė klasike dhe mė moderne tė kohės. Njėkohėsisht, duke u ndeshur me ushtrinė e njė kombi tjetėr dhe kulturėn e atij kombi, Adem Jashari u shndėrrua nė simbol i kombit tė tij, duke u shėrbyer tėrė shqiptarėve si shėmbėlltirė e heroit kombėtar.

 

     Adem Jashari dhe familja e tij luftuan, pėr tė mos e lėnė pushtuesin e armatosur deri nė dhėmbė ta shkelte atė shtėpi - kėshtjellė, duke luftuar deri nė pikėn e fundit tė gjakut tė pjestarit tė fundit tė asaj famileje. Nė kėtė mėnyrė, ajo familje, me veprėn e saj heroike na u imponua tėrė shqiptarėve qė ta radhisim atė nė elitėn mė tė ndritur tė kombit tone, duke u shndėrruar kėshtu nė Familje fisnike.

     Adem Jashari dhe familja e tij vepruan mė mirė se ē'mund tė veprojnė trupat elite tė ēdo ushtrije, ndaj dhe gjithė kombi shqiptar buēiste: UĒK, UĒK !, thirrje tė cilat e shumuan dhe e shėnjtėruan atė ushtri.

 
     Pėrmėndja e ēdoherėshme e emrit tė Adem Jasharit nga gjithė luftėtarėt e lirisė dhe pėrdorimi i portretit tė tij nė ēdo tubim tė shqiptarėve nė botė, qė u solidarizuan me luftėn ēlirimtare, ishte miratim unanim popullor i qindra-mijėra zėrave tė unifikuar nė njė fjalė tė vetme: Adem Jashari - Simboli i Komandantit tė Pėrgjithėshėm i UĒK-sė.

 
     Nė se rrjedha e ngjarjeve e solli qė Sėrbia, me tėrė ushtrinė e saj, qė kish nė Kosovė, rrethoi dhe vrau Adem Jasharin dhe familjen e tij nė Drenicė, nė qėndrėn mė kryengritėse tė Kosovės, kjo nuk do tė thotė se populli shqiptar dhe UĒK-ja e tij, qė lindi me shpejtėsinė e njė bumi pas atij akti heroik, t'i mohonin atij tė qėnėt Komandant i Pėrgjithėshėm i asaj lufte e i asaj ushtrije, e cila u shndėrrua nė ushtri e tėrė shqiptarėve idealistė tė fundshekullit tė njėzetė, tė cilėt, rreziku i shpopullimit tė Kosovės shqiptare prej sėrbėve, i detyroi tė vinin nga tė gjitha trojet dhe diaspora shqiptare drejt Kosovės, drejt asaj pjese shqiptare, e cila ka qėnė pushka e parė sa herė ėshrė rrezikuar kombi ynė. Ky akt masiv e frymėzoi poetin Visar Zhiti tė thurrte vargjet: ata ecėn karvan pėr tė pėrsėritur mes veti betejėn e Kosovės.

 
     Kushdo qė e gjeti veten nė radhėt e UĒK-sė, nuk ishte e nevojshme tė mbante fjalime, pasi nuk mund tė thoshte asgjė, asnjė fjalė inkurajuese pėr asnjėrin nga luftėtarėt e saj, tė cilėt qėndronin krah njėr-tjetrit tė gatshėm tė sulmonin pėr tė shqyer dhe djallin, pasi ata e kishin simbolin, ai ishte Adem Jashari. Si i tillė, ky qėndrim i popullit shqiptar nė Kosovė dhe i UĒK-sė, dhe kjo luftė ēlirimtare, rivendosėn lidhjet e ngushta midis gjithė shqiptarėve, nė tėra viset e banuara prej tyre si dhe tė atyre nė botėn perėndimore. Qėllimi urgjent i asaj lufte, e cila thithi tėrė shqiptarėt idealistė, ishte: Ndalimi i shpopullimit tė Kosovės shqiptare dhe largimi i kolonizatorėve sėrbė prej saj.

 
     Akti i tij e ktheu kujtesėn e kėtij popull prapa, tek rrėnjėt shpirtėrore pėr t'u frymėzuar dhe pėr tė vėnė regullin e nevojshėm pėr tė ecur drejt sė ardhmes, duke e shtyrė kėtė popull drejt njė civilizimi tė vėrtetė, jo vetėm tė kėsaj pjese fatkeqe shqiptare, qė quhet Kosovė, por tėrė kombin shqiptar.


     Ai akt na zgjoi mendimet dhe shpirtėrat tanė qė nga periudha e Rilindjes Kombėtare, pėr me shiku jo vetėm drejt Tiranės, por me pa edhe mė prapa nė kohė, ndoshta pamė pėrsėritjen e aktit madhor tė Lidhjes Famėmadhe tė Prizėrenit, tė veprės sė shqiptarėve nė Vlorėn e vitit 1912, apo ndoshta u zbatua te mėndja e jonė teoria e relativitetit tė Ajnshtajnit dhe pamė pėr njė moment kulturėn tonė ilire mijėra vjeēare, ku misteri shpirtėror ėndėrroi si njė ftesė e pėrtejshme me njė mėnyrė tė shikimit shumė tė arsyeshėm tė gjėrave tė botės sė tjetėrsuar perėndimore, i cili na mundėsoi t'i shohim e t'i njohim rrėnjėt tona, duke na bėrė romantikė dhe nostalgjikė pėr ato rrėnjė tė herėshme ilire, pasi atmosfera intelektuale e Sėrbisė dhe ajo e pacifizmit shqiptar, tė cilat ishin dominuese nė atė periudhė kohore, nuk mund ta linin popullin shqiptar nė Kosovė t'i njihte ato zhvillime.

 
     Duke u shndėruar nė simbol kombėtar, Adem Jashari bėri bashkimin e familjeve shqiptare, tė njerėzve me bindje tė ndryshme politike e ideologjike si dhe tė gjithė shqiptarėt e feve tė ndryshme, bėri lidhjen e sė kaluarės heroike me tė tashmen e robėruar , bėri prezantim kompakt tė shoqėrisė shqiptare nė Kosovė dhe mė gjerė.

 
     Simboli Adem Jashari u dha kurajo tė menjėherėshme tė gjitha fijeve tė shprtit njerėzor shqiptar, mė shumė se mijra leksione propagandistike, qė veēse prekin lehtė sipėrfaqen e tij. Kjo ėshtė arsyeja pse simbolet shpallen heronj kombėtarė, sepse ata, nė njė epokė tė caktuar e mbushin popullin e tyre me shpresė, kur ai e ka humbur atė; i heqin frikėn, kur ai sundohet nga ajo; i forcon besimin nė luftėn e tij dhe nė fitore, kur ai e ka humbur atė si dhe i kultivon dashurinė pėr kombin e vetė, kur ka filluar t'i vijė turp se i pėrket atij kombi. I tillė u bė Adem Jashari.

     Lufta e Adem Jasharit dhe e tėrė families sė tij ndodhi nė njė moment kur Kosova po shpopullohej dhe nė tė po mbeste vetėm ajo pjesė e popullsisė shqiptare, e cila mund tė sllavizohej fare lehtė dhe qė nuk e shqetėsonte njė fenomen i tillė. Aq mė shumė qė shumica e inteligjencės dhe e politikanėve nė Prishtinė punonin nė atė drejtim.


Lufta e Jasharajve ndodhi kur Kosova ndodhej nė

njė gjėndje agonije


     Lufta e Prekazit ndodhi kur po bėhej zėvendėsimi gradual i popullsisė shqiptare nė Kosovė, qė po detyrohej tė largohej, duke sjellė familje sėrbe prej Bosnjė Hercegovinės, prej Kroacisė, prej Shkodre dhe prej Sėrbisė, tė cilat vendoseshin fillimisht nė tokat shtetėrore, tė cilat u ishin marrė mė herėt shqiptarėve.

     Lufta e Jasharajve ndodhi kur Kosova ndodhej nė njė gjėndje agonije, ku vetėm njė rigjenerim i brendėshėm mund ta shpėtonte atė nga vdekja qė po i vinte fshehtas e pa u ndjerė. Dhe shpėtimi i erdhi. Ai akt e mundėsoi Kosovėn tė gjente nė vetvete forca pėr tė kryer njė ripėrtėritje tė thellė shoqėrore, politike dhe ushtarake, ndėrkohė qė shteti amė, ishte raskapitur nga ngjarjet e vitit 1997, ishte varfėruar nė kulm, ushqehej me ndihma humanitare tė Evropės dhe, si i tillė, qėndronte i pafuqishme jo kundrejt njė lufte me Sėrbinė, qė nuk mund ta pėrballonte, por edhe kundrejt akuzave tė ndryshme shpifėse tė Sėrbisė, se gjoja shteti amė ishte nxitėse dhe armatosėse e shqiptarėve nė Kosovė. Kjo situatė e pengonte edhe mė tepėr Kosovėn pėr tė realizuar mbijetėsen. Kėsaj situate tė vėshtirė kombėtare i erdhi nė ndihmė Adem Jashari dhe tėrė familja e tij, tė cilėt bėnė njė pėrmbysje tė vėrtetė, tė pabesueshme dhe tė paritur pėr momentin, por qė ishte domosdoshmėri tė ndodhte, duke e nxjerrė kombin nga ajo gjėndje e vėshtirė psikologjike dhe tė rrezikėshme.

 
     Ai akt heroik bėri tė mundur qė, popullata shqiptare nė Kosovė tė mos tulatej nga masakra e sėrbėve kundėr Jasharajve, sikundėr na ndodhi nė vitin 1946 nė Drenicė. Pėrkundrazi, tashti na ndodhi e kundėrta, ngritja e bujshme nė luftė e kėtij populli tė Kosovės sė lashtė luftarake, e cila, pėr shumė shqiptarė dhe tė huaj dukej se po jepte shpirt dhe po shkonte drejt fundit tė saj. Kėtij populli, me tė kaluar luftarke, por i gufosur nga propaganda e gjithanėshme dhe e fuqishme pacifiste, i duhej njė shkundje nga pėrgjumja. Te akti i Jasharajve ai gjeti forca tė triumfonte mbi njė armik, i cili jo vetėm qė kish qėnė e ish superior ndaj shqiptarėve, nė tė gjitha drejtimet: ushtarake, diplomatike dhe ekonomike, por ai pat krijur te popullsia shqiptare e kėtushme edhe mitin e paprekshmėrisė sė mundėshme tė policit e ushtarit sėrb e jo mė tė ushtrisė sė tij. Pėr thyerjen e kėtij miti dhe pėr kundėrvėnien e shqiptarėve kundėr asaj ushtrie, pėrballjen me Sėrbinė kriminale tė militarizuar totalisht, ndikoi sė pari, qėndrimi heroik i Adem Jasharit dhe i familjes sė tij nė Prekaz tė Drenicės, pjestarėt e sė cilės u flijuan pothuajse komplet nė interes tė atij zgjimi kombėtar.


     Pėr realizimin me sukses tė kėsaj pėrballje ushtarake, tė inicuar nga Adem Jashari, kontriboi shumica e popullit shqiptar qė banon dhe kish banuar nė trojet e veta nėn ish Jugosllavi, i cili e vuri tėrė potencialin e vet financiar dhe pjesėrishtė atė njerėzor nė interes tė kėsaj lufte, pėr t'ua mundėsuar atyre qė rrėmbyen armėt, tė kapėrcenin dispropocionet e mėdha qė ata kishin kundrejt policisė dhe ushtrisė sėrbe. Ky kontribut financiar ishte aq i shpejtė dhe me pėrmasa aq tė mėdha, sa, pothuajse tė gjitha qarqet politike e financiare tė botės, tė tė gjitha krahėve, tė majta, tė djathta e tė qėndrės, nuk mundėn ta besonin dhe ta konceptonin dotė, pasi nuk e njihnin nė tė vėrtetė patriotizmin dhe karakterin e vėrtetė tė shqiptarėve dhe, si rjedhojė, ata ranė viktimė e propagandės sėrbo-sllave, duke e akuzuar UĒK-nė si organizatė e financuar nga qarqe tė dyshimta e tė dėnueshme, dyshime qė i kanė edhe sot shumė prej atyre qarqeve politike dhe shumė shtete tė ndryshme, pėr fat tė keq edhe qarqe tė shumta shqiptare.

 
     Ai shndėrrim i shpejtė e masiv i njė pjese tė madhė tė shqiptarėve nė Kosovė, nga njė popull luftarak nė njė popull ushtarak, dhe armatosja e shpejtė e tyre, bėri tė mundur kundėrvėnien trimėrisht tė tij, fillimisht kundėr forcave tė pėrforcuara tė policisė sėrbe dhe mė vonė kundėr ushtrisė tė Sėrbisė, nė njė atmosferė urrejtjeje dhe masakrash sėrbe tė panjohura as nė periudhėn e nazi-fashizmit gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Si e tillė, ai veprim dhe ajo urrejtje ndaj shtypjes sė pashoqe sėrbe shkaktoi, pėr herė tė parė nė historinė e Kosovės, njė kryengitje tė pėrgjithėshme tė armatosur e tė organizuar, ku asnjė shtresė kompakte e caktuar e kėtij populli nuk kaloi me armikun, sikundėr na pat ndodhur nė tė gjitha kryengritjet dhe luftrat e mėparėshme pėr ēlirim e tė drejta, dhe si e tillė, kjo luftė u bė prelud pėr shndėrimin e saj nė njė luftė mbarė shqiptare. (Kuptohet, flasim pėr shtresa tė caktuara dhe jo pėr individė tė caktuar, kolaboracionistė, pasi tė tillė pati jo pakė edhe nė kėtė luftė). Edhe pse kolaboracionistėt dhe Sėrbia u munduan ta shndėronin luftėn tonė nė luftė civile, ose tė paktėn nė luftė midis shqiptarėve dhe serbėve tė Kosovės, nuk ia arritėn dot qėllimit. Si ėshtė e mundur, do tė pyesė lexuesi? Nuk ia arritėn dot atij qėllimi pasi shumica e radhėve tė UĒK-sė ishin intelektualė; pėr kėtė tė bind vetėm fakti qė 82% e asaj ushtrije ishin me arsim tė mesėm e tė lartė. Edhe sikur tė tentonte ndonjė komandant tė bėnte reprezalje, nuk e lejonin tė tjerėt, pasi ishin intelektualė me horizont dhe humanė. Gjė qė kėtė masivitet intelektualėsh nuk e kish policia dhe ushtria serbe, ndaj masakruan dhe hapėn 450 varre masive, ndėrsa UĒK-ja as edhe njė tė tillė. U lutem, mė gjeni njė ushtri tjetėr tė ngjashme me UĒK-nė qė tė jetė kaq e pastėr! Dhe, fatkeqėsishtė, pse UĒK-ja ishte e tillė, ndaj dhe u tradhėtua.


     Madje mund tė themi se pėr herė tė parė nė historinė e luftrave dhe kryengritjeve tė kėtij populli bėhet komandant dhe simbol i luftės njė fshatar i thjeshtė, njė Garibald shqiptar, i panjohur publikisht deri atėherė, i pambėshtetur nga asnjė forcė politike legale shqiptare, gjė qė i dha asaj lufte njė ideologji tė veēantė: ideologjinė kombėtare shqiptare.

 
     Si e tillė, ajo luftė nxorri dhe krijoi njė ushtri me tė vėrtetė apartiake. Njė fakt i tillė ishte fare i pazakontė nė historinė tonė moderne kombėtare, ndaj dhe tė gjitha forcat politike legale mbarėshqiptare, ose qėndruan indiferente ndaj asaj lufte dhe ndaj asaj ushtrije, ose i sulmuan ato, duke u ngjitur epitete nga mė tė ndryshmet, pėr tė mos e lėnė popullin qė ta mbėshteste luftėn dhe t'i bashkohej UĒK-sė. Nė kėto vorbulla ra pothuajse edhe njė pjesė e konsiderueshme e inteligjencės shqiptare, me pėrjashtim tė dishepujve tė saj, tė cilėt numurohen me gishta. Mos ekzistenca e njė udhėheqjeje politike nė krye tė asaj ushtrie pati edhe pasoja negative.

 
     Ajo luftė dhe ajo ushtri patėn edhe njė veēori tjetėr, se komandanti i saj, pėr herė tė parė, pas Skėndėrbeut, zbret personalisht nė fushėn e betejės, nė epiqėndėr tė vullkanit, dhe nuk rri nė pikėn e vrojtimit tė saj apo nė vendkomandė, por u angazhua drejtpersėdrejti nė luftė, madje i pari, pa iu dridhur qerpiku i syrit, duke qėnė i bindur se nuk kish pėr tė vdekur (dhe nė tė vėrtetė nuk ka vdekur pasi u shėndrua nė simbol), gjė qė i turpėroi dhe njėkohėsisht i la pa nder tė gjithė poltikanėt shqiptarė tė atėhershėm, qė na hiqeshin si baballarėt dhe shpėtimtarėt e kombit, por qė i serviloseshin pa dinjitet ēdo emisari politik e diplomatik tė huaj, sado i rėndomtė qė tė ish, kur bisedohej pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare.

 
     Akti i Adem Jasharit i bėri politikanėt tanė idhnakė e xhelozė, ndaj edhe u munduan dhe po mundohen ta kalonin e ta kalojnė nė heshtje aktin heroik tė Adem Jasharit dhe tė familjes sė tij, duke u hakmarrė turpėrisht ndaj atij akti pėrmes heshtjes, ndėrkohė qė populli e shėnjtėroi atė dhe aktin e tij, duke krijuar Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės dhe duke e furnizuar atė me gjithēka qė ai popull kish.

 
     Shėmbulli i Adem Jasharit dhe i familjes sė tij jo vetėm qė e trimėroi popullin shqiptar nė Kosovė, pėrfshi edhė atė pjesė qė deri atėhere ishte e gatėshme tė shkombėtarizohej, por njėkohėsishtė e bindi atė se lufta e nisur ndaj serbwve dhe tėrė mbėshtetjes sllave, duhej tė mbėshtetej tėrėsisht nė forcat e tij edhe pse mund tė ishte e gjatė dhe, si e tillė, ajo arriti tė gėzonte respektin dhe mbėshtetjen jo vetėm tė kombit tė tyre, por edhe tė shumė popujve tė tjerė.

 
     Kėtė pėrfundim shqiptarėt nė Kosovė e nxorrėn nga vetė fakti se, kur vetėm njė familje mundi tė luftonte heroikisht me rreth 6 - 7 mijė forca ushtarako-policore sėrbe, duke i shkatuar me qindra humbje, po njė popull i tėrė? Pra, Adem Jashari u shndėrrua nė ndėrmjetės, nė shpėtimtar, nė konfirmim i shpėtimit tė popullit tė tij; u shndėrrua nė mėshirim i lirisė sė tij dhe tė gjitha kėto e shndėrruan atė nė simbol tė Luftės Ēlirimtare tė Kosovės dhe tė kombit shqiptar, nė simbol tė Komandantit tė Ushtrisė tė asaj lufte, aq i nevojshėm dhe aq adekuat pėr momentin.

 
     Edhe pse raporti midis UĒK-sė dhe armikut ishte shumė i thellė dhe nė favor tė armikut, njė me dymbėdhjetė nė njerėz dhe absolut pėr serbėt nė armatime e mjete, ēlirimtarėt nė Kosovė, duke patur si shėmbėll lufte, heroizmin e Adem Jasharit, e sfiduan vdekjen, luftuan me egėrsi pėr ta shmangur me ēdo kusht fundin fatkeq tė Kosovės. Vetė Adem Jashari me guximin dhe burrėrinė e tij, u bė shėmbėll jo vetėm pėr familjarėt e tij luftėtare tė rrethuar, por pėr tėrė kombin shqiptar. Ai qėndroi nė ballė tė asaj rezistence, deri nė ēastin e fundit, i bindur se vdekja e tij kurrė nuk do ta varroste kauzėn e tij. Me luftėn e tij trimėrore bėri qė tė deshtonin shumė sulme tė sėrbėve tė shumtė, por pas 36 orė luftimesh tė pandėrprera, ku armiku pėrdori tė gjitha llojet e armėve, pėrfshi edhe tanket, kur u rrafshuan tėrė muret mbrojtėse tė kullave tė Jasharajve, Ademi vendosi tė kryente aktin e fundit heroik, duke dalė jashtė kullės pėr t'u hedhur mbi tankun qė po iafrohej pragut tė shtėpisė sė Jasharajve, duke vdekur ashtu siē e dėshironte: duke luftuar. Ky akt u pėrsėrit nga qindra luftėtarė tė UĒK-sė, duke u hedhur me mina dhe granata poshtė tankeve sėrbe pėr tė mos i lejuar tė depėrtonin nė zonat tona tė lira, ku ishte grumbulluar popullsia shqiptare.

 
     Akti i Adem Jasharit, duke u shndėrruar nė simbol, tregoi njėkohėsisht edhe nevojėn e bashkimit rreth kėtij simboli, pra tregoi nevojėn e unitetit tė Kryengritjes sė Armatosur, e cila ishte nė prag tė shpėrthimit tė saj e qė deri atėherė nuk ishte unike, pavarėsisht se ai unitet, si rrjedhojė e pacifizmit ndikues, ēaloi edhe mė vonė. Nė tė plasariturat e atij uniteti futėn pyka shumė armiq e bashkpuntorė tė tyre. Historia e tė gjitha luftrave ēlirimtare apo kryengritjeve ka treguar se , sado tė fuqishme dhe masive tė jenė ato, po qe se atyre do t'u mungoi uniteti, ato mbyten shumė shpejt, sado pėrmasa kolosale qė mund tė marrin, mėsim ky i paditur ose i pa pėlqyer nga shumė liderė politikė e ushtarakė shqipatrė.

 
     Kjo dukuri u vu re verėn e vitit 1998. Megjithatė ajo luftė krijoi njė ēarė madhe midis Sėrbisė dhe sllavizmit, nga njėra anė dhe botės demokratike nga ana tjetėr. Si e tillė, ajo e ēarė e madhe i mundėsoi kėtij popullit tonė bėrjen me aleatė kombit shqiptar dhe ardhjen ndihmė tyre edhe nga ata popuj apo organizma ndėrkombėtare nuk i kishim parashikuar kurrė.


Akti i Jasharajve tregoi se populli shqiptarė ėshtė popull fisnik


     5 Marsi i ēdo viti do tė pėrkujtohet jo vetėm nga populli shqiptar i Kosovės, por nga populli i tėrė trojeve shqiptare; jo si dita e rėnies heroike e Heroit Adem JASHARI dhe e fisit tė tij, por si dita e bashkimit e kombit shqiptar dhe si dita simbol e heroizmit shqiptar. Ishte luftimi me veēori legjendare i JASHARAJVE, ai qė korigjoi karakterin e shqiptarėve dhe i renditi ata ndėr kombet mė tė fisnikėruar, dhe ja pse : Adem JASHARI dhe fisi i tij, duke u vetėflijuar nė mėnyrė heroike, i tha popullit shqiptar nė Kosovė : Mos tė pėrulemi, por tė qėndrojmė, se ky ėshtė kodi moral i shqiptarit, ndryshe do tė bėhemi pluhur.

     Adem JASHARI i tha popullit tė tij : Mos dėgjo moral nga imoralėt dhe mos i beso ata. Adem JASHARI turpėroi propagandėn nėnshtruese tė deriatėhershme shqiptare, pavarėsisht se pak si vonė, por qė e nxorri atė fallco. Ai unifikoi mendimin e njė pjese tė madhe tė popullit shqiptar nė Kosovė se LIRIA fitohet dhe kurrė nuk dhurohet. Adem JASHARI doli kundėr verbėrisė ku ishin zhytur shumė analistė, politikanė e intelektualė shqiptarė, zyrtarė e jo zyrtarė tė tė dy anėve, pėr ardhmėrinė e Kosovės. Kur e shef sot se, ajo propagandė pat ngjallur heshtjen e tėrė elitės shqiptare dhe frenimin e politikės atdhetare, del edhe mė madhėshtore figura e Adem Jasharit dhe na bėn qė tė pozicionohemi drejt pėr ēėshtien e Kosovės dhe atė shqiptare, ende tė pazgjidhura pėrfundimisht Deri nė rėnien heroike tė Adem Jasharit dhe fisit tė tij kish pak njerėz, qė ishin gati tė vdisnin pėr lirinė e Kosovės, e cila stimulohej nga e ashtu quajtura "kujdes", qė provokonte propaganda pacifiste. Flijimi i Jasharajve i dha Kosovės me mijra njerėz tė gatshėm tė sakrifikoheshin pėr Kosovėn.

 
     Adem JASHARI zėvėndėsoi palaēot patriotė me atdhetarėt e vėrtetė. Ai i nxorri jashtė mode pacifistėt pa ngjyrė kombėtare, duke i thėnė popullit tė tij se edhe luftėtari mė i thjeshtė ėshtė mė i vlefshėm se ēdo ministėr,deputet, politikan e se ēdo intelektual qė ka haruar ēėshtien kombėtare. Ademi i tha popullit shqiptar nė Kosovė se po prite ndėrshmėri nga njerėz tė lindur me vese, do tregohesh se tė ka humbur mėnēuria.

 
     JASHARAJT, duke u ndeshur me njė ushtri tė tėrė, ngjallėn shpresėn tek tė gjithė shqiptarėt e vėrtetė se fitoria e lirisė ėshtė e mundur, dhe i bėri ata tė gatshėm t'i ktheheshin pėrfitimit moral; u trgoi atyre rrugėn se si ta restauronim ne shqiptarėt moralin e humbur ose tė zvetėnuar nė dekadėn e fundit tė shekullit tė XX. Ata i dhanė mundėsinė popullit shqiptar nė Kosovė tė hidhte pėrpara njė hap tė madh moral, qė kishte gati njė shekull qė nuk e kishte hedhur dhe, ai e bėri atė. Nė kėtė mėnyrė, mund tė themi se Jasharajt e shėruan racėn shqiptare nga rreziku i zhbėrjes dhe i shndėrimit nė popull raja.

 
     JASHARAJT e shpėtuan popullin shqiptar tė Kosovės nga turbullimi qė e kish pėrfshirė atė, ku edhe tė qėnėt shiptar ishte vėnė nė pikėpyetje nė ndėrgjegjen e tij. Jasharajt me vetflijimin e tyre u ngritėn kundėr asaj pjese tė popullit tonė qė kish marrė rrugėn e shkombtarizimit e tė shpopullimit paqėsor vullnetar tė Kosovės e tė tėra trojeve shqiptare, duke u shndėruar nė sinonim tė qėndresės sė kombit shqiptar.

 
     Adem JASHARI dhe fisi i tij rrėmbyen pushkėn dhe u flijuan familiarisht nė njė kohė qė gjithė kombin shqiptar e kish kapur njė ves i keq e i pa parė kurrė nė shekullin e njėzetė, ethet e fitimit tė parasė. Ata ranė heroikisht qė tė mos rezikohej ngrehina morale e kombit shqiptar. Dhe, siē e pamė gjithė, vepra e tyre e bėri efektin. Ngrehina morale e popullit tonė jo vetėm nuk u rrėzua, por ajo mahniti tėrė njerėzimin.

 
     JASHARAJT u ngritėn kundėr njė kaste caktuar politike kriminale Kosovė, por edhe trojet e tjera tona, dėshėronte e dėshiron vdekien e Kosovės e kombit tonė pėr motive nga ultat, duke e shėndruar Kosovėn dhe tėrė kombin tonė popull endacak, njė popull pa ardhme, duke e ēuar atė drejt katastrofės.

 

·        Autori ėshtė ushtarak nga Tirana, ishte pjesėmarrės aktiv Ushtrinė Ēlirimtare Kosovės i njohur me pseudonimin Shpėtim Golemi.

 

----------------------------

 

„ADEM JASHARI, LUFTA DHE RĖNDĖSIA E VEPRĖS SĖ TIJ“