Me rastin e 97 vjetorit tė Shpalljes sė Pavarėsisė tė Shqipėrisė

 

RRUGĖTIMI I SHQIPĖRISĖ DERI TE SHPALLJA

E PAVARĖSISĖ NĖ VLORĖ - MĖ 28.XII.1912

Autor: Sheradin Berisha

=================================================================================

- Ismail Qemali

- Isa Boletini mė 29 nėtor 1912 nė Vlorė

- Rezoluta e Kuvendit tė Vlorės dhe nėnshkruesit e aktit tė Pavarėsisė

- Akti i ngritjes sė Flamurit (1913) nė Ballkonin e shtėpisė ku u mbajt Kuvendi

- Kartolina e parė shqiptare kushtuar aktit tė Shpalljes sė Pavarėsisė

- Lapidari i pavarėsisė

=================================================================================

 

P ė r m b a j t j a

 

·       Lėvizja xhonturke dhe ideja pėr Autonominė e Shqipėrisė;

·       Synimet e “Aleancės  ballkanike” pėr copėtimin e tokave shqiptare;

·       Nė Kuvendin e Shkupit u vunė gurėthemelet e  Pavarėsisė sė Shqipėrisė;

·       Rrugėtimi misionar  i delegacionit tė Shkupit -  pėrgatitja e Kuvendit gjithėkombėtar;

·       Rrugėtimi diplomatik i Ismail Qemalit nga Stambolli deri te zbarkimi  i tij nė Durrės;

·       Rrugėtimi i karvanit tė Ismail Qemalit nga Durrėsi pėr nė Vlorė;

·       Shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė nė Kuvendin e Vlorės mė 28.XI.1912;

·       Kush e pėrfaqėsoi Kosovėn… nė Kuvendin e Vlorės?;

·       Kush e nėnshkroi aktin e pavarėsisė sė Shqipėrisė nė Vlorė?;

·       Kush e pėrbėnte Qeverinė e parė tė shtetit shqiptar?;

·       Ēka i shkruan, Kryetari i qeverisė shqiptare Ismail Qemali - nė njė Letėr, shteteve tė Fuqive tė Mėdha?

 

*    *    *

Lėvizja xhonturke dhe ideja pėr Autonominė e Shqipėrisė

 

      Dihet mirėfilli se nė fund tė shekullit XIX, nė Stamboll lindi lėvizja nacional-borgjeze e turqve tė rinj qė veten e quanin xhonturq. Kjo lėvizje vepronte pėrmes Komitetit tė fshehtė “Bashkim e Pėrparim” (Ittihad ve Terakki) dhe drejtohej kundėr pushtetit absolutist tė sulltan Abdyl Hamitit II.

    Nė kėto zhvillime, lėvizja kombėtare shqiptare, pėr tė krijuar kushte tė favorshme nė luftėn pėr autonominė e Shqipėrisė dhe pėr tė larguar rrezikun e copėtimit tė tokave shqiptare, u bashkua me lėvizjen e turqve tė rinj. Nė pranverėn e verėn e vitit 1908 nė shumė  qytete tė Shqipėrisė, si  nė Ohėr, Prespė, Strugė, Manastir, Shkup, Gjirokastėr, Shkodėr, Prizren, Ferizaj, Mitrovicė etj, krahas komiteteve kombėtare ”Pėr lirinė e Shqipėrisė” u formuan edhe komitetet xhonturke ”Bashkim e Pėrparim”.1

      Zgjerimi i veprimtarisė sė komiteteve xhonturke nė Shqipėri e nė Maqedoni u dha mundėsi turqve tė rinj tė fillonin kryengritjen. Nė rrethanat kur administrata Osmane nė Rumeli (ku pėrfshiheshin edhe katėr vilajetet shqiptare) ishte shthurur dhe zotėr tė situatės ishin bėrė xhonturqit, si edhe pėrballė rrezikut tė njė sulmi tė ushtrisė kryengritėse kundėr Stambollit, Sulltan Abdyl Hamiti II u detyrua tė pranonte, natėn e 23/24 korrikut, shpalljen e kushtetutės sė vitit 1876 dhe rivendosjen e rendit kushtetues. 2

      Shpallja e Kushtetutės sė Hyrietit (lirisė) u prit me gėzim e entuziazėm edhe nga populli shqiptar, i cili vunate prej shekujsh nėn sundimin e autokracisė sė sulltanėve. Mirėpo ky entuziazėm nuk zgjati shumė. Qysh nė zgjedhjet e para pėr parlamentin  turk, qė i shpallėn xhonturqit me 15 shtator 1908, sipas ligjit elektoral nuk njiheshin popujt joturk dhe tė gjithė banorėt e Perandorisė u shpallėn ”osmanlinj”.3

       Meqenėse revolucioni xhonturk nuk solli lirinė e premtuar pėr shqiptarėt dhe popujt tjerė tė shtypur, pėrkundrazi forcoi Perandorinė Osmane, duke e centralizuar edhe mė shumė pushtetin qėndror, lėvizja kombėtare nė krye me Ismail Qemalin, Hasan Prishtinėn, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Dervish Himėn, Ēerēiz Topullin etj, gjatė viteve 1909-1911 organizuan kryengritje tė armatosur gjithandej viseve etnike shqiptare, tė cilat u shtypėn me gjak nga ekspeditat ushtarake xhonturke.

     Pėr t“i joshur krerėt shqiptar, sulltani ju ofronte edhe  pozita tė larta ministrore. Kėshtu, nė vitin 1909, Ismail Qemali refuzoi dy herė rresht postin e Ministrit tė Drejtėsisė dhe me pas atė tė Ministrit tė Brendshėm tė Perandorisė* dhe nė njė takim tė drejtpėrdrejt qė pati ai me Sulltanin ia komunikoi qėllimin pėr: Shpalljen e Autonomisė sė Shqipėrisė nga Perandoria Osmane dhe emėrimin e njė shqiptari  nė krye tė shtetit tė ri qė pritej tė lindėte. Kėtė ide dy vjet me vonė (1911), Ismail Qemali nuk hezitoi t'ia pėrsėriste edhe Vezirit Qamil Pasha, por Veziri ndonėse nuk ishte plotėsisht nė dijeni tė zhvillimeve qė priteshin tė ndodhnin nė viset shqiptare, kėmbėnguli qė Shqipėria tė mbetej pjesė e Perandorisė.4

      Fillimi i luftės italo-turke (nė fund tė shtatorit 1911) krijoi kushte tė favorshme pėr vazhdimin e kryengritjes shqiptare. Kėshtu mė 12 janar 1912 nė Stamboll u mbajt njė mbledhje e krerėve tė lėvizjes kombėtare, kuu vendos qė nė 4 Vilajetet shqiptare tė organizohet njė kryengritje e pėrgjithshme. Aty u vendos qė kryengritja tė fillonte nė Kosovė e pastaj tė zgjerohet edhe nė krahinat tjera tė Shqipėrisė. Hasan Prishtina u ngarkua, tė organizonte kryengritjen e pėrgjithshme, fillimisht nė Kosovė..., ndėrsa Ismail Qemali tė siguronte armė dhe pėrkrahjen diplomatike nga shtetet evropiane pėr kėtė rrugė tė nisur. 5

 

Synimet e “Aleancės  ballkanike” pėr copėtimin e

 tokave shqiptare

 

      Kryengritja e pėrgjithshme shqiptare dhe lufta italo-turke (nė Jemen...), i dhanė goditje tė reja sundimit pesė shekullorė turk nė Ballkan. Nga kėto zhvillime, ndonėse gjatė verės sė vitit 1912 perandoria turke, po i numėronte javėt e fundit nė Ballkan, nė zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare do tė inkuadrohen edhe fuqitė e mėdha. Austro-Hungaria..., duke e kuptuar funksionin historik tė Shqipėrisė si digė para zgjerimit sllavė, filloi t'i bėjė trysni Turqisė qė tė tregojė mė tepėr mirėkuptim pėr 14 kėrkesat e parashtruara tė shqiptarėve.6

      Konti austro-hungarez  Berthold, (ministri i jashtėm) u propozoi Fuqive tė Mėdha qė tė ndėrmarrin masa pėr decentralizimin e Turqisė evropiane nė aspektin etnik, ku do tė pėrfshiheshin edhe katėr vilajetet shqiptare, Vilajeti i Kosovės, i Shkodrės, i Manastirit dhe Vilajeti i Janinės.

      Kėtė propozim e kundėrshtoi fuqishėm Rusia, e cila me planet e saj ogurzeza, synonte qė tėrė Ballkanin ta bėnte sllave-ortodokse dhe pėr fat tė keq nė kėtė drejtim ajo kishte pėrkrahjen e Francės dhe tė Anglisė.7 Pėr kėtė ēėshtje, reagoi edhe Porta e Lartė, e cila deklaroi se ēėshtja shqiptare ėshtė “ēėshtje e brendshme e Turqisė” dhe pėr tė dėshmuar kėtė gjė ,pėrfaqėsuesit turk, ndryshuan rrėnjėsisht  konkluzat e marrėveshjes tė arritur me krerėt shqiptar, mė 18 gusht 1912 nė Shkup.8

    Dhe kėto marifetllėqe i hapėn rrugė formimit tė aleancave tė shteteve ballkanike (Serbisė, Malit tė Zi, Bullgarisė dhe Greqisė) pėr pushtimin dhe coptimin e tokave shqiptare. Planet serbe pėr njė “luftė kundėr Turqisė”, kishin filluar me bisedat e fshehta me Bullgarinė. Diplomacia ruse nė krye me carin Nikollajin e II, ishte shumė e interesuar qė sa mė parė tė nėnshkruhet aleanca luftarake nė mes Bullgarisė e Serbisė, pėr ndarjen e Shqipėrisė etnike. Pėr kėtė qėllim, qarqet sunduese bullgare u ndaluan edhe krerėve bullgaro-maqedonas tė krahinės sė Maqedonisė qė tė bashkpunojnė dhe tė pėrkrahin kryengritjen e Pėrgjithshme Shqiptare tė vitit 1912.9

     Pas njė vargė takimesh (qė kishin nisur qysh nė tetor 1911) midis kryeministrit serb Milovanoviq dhe atij bullgar Geshov, me ndihmėn e Rusisė, mė 13 mars 1912, Serbia lidhi njė aleanc “Traktat miqėsie” me Bullgarinė, ku si synim parėsor kishin kundėrshtimin e formimit tė ēfarėdo shteti shqiptarė nė Ballkan dhe coptimin e tokave shqiptare. Njė aneks sekret i kėtij traktati parashikonte veprime eventuale tė pėrbashkėta kundėr Perandorisė Osmane, ku parashihej qė Serbisė t“i takonte mbarė territori nė veri tė maleve tė Sharrit. Krahas bisedimeve serbo-bullgare u zvilluan edhe bisedimet bullgaro-greke, tė cilat pėrfunduan mė 29 maj 1912  me nėnshkrimin e njė marrėveshjeje mbrojtėse nė rast sulmi nga ana e Turqisė.10

     Kėsaj aleance, pas bisedimeve tė carit rus me Kral Nikollėn iu bashkua edhe Mali i Zi. Kėto shtete ortodokse tė "aleancės..." pėrfundimisht ,nė emėr tė luftės kundėr "robėrisė osmane" nė tetor 1912 filuan luftėn e parė ballkanike pėr pushtimin dhe coptimin e tėrsisė sė tokave shqiptare.

 

Nė Kuvendin e Shkupit u vunė gurėthemelet e

Pavarėsisė sė Shqipėrisė

 

      Pėr ta alarmuar faktorin e brendshėm dhe tė gjitha kancelaritė e fuqive tė mėdha, pėr rrezikun qė po i kanoset popullit shqiptar  dhe trojeve etnike shqiptare, mė 14 tetor 1912 nė Shkup, nė shtėpinė e atdhetarit Sali Gjuka, Komiteti “Shpėtimi” qė nė popull njihej si ”Komiteti i Shpėtimit Kombėtar” dhe organizata ”Shoqėria e Zezė pėr Shpėtim” mbajtėn njė Kuvend tė jashtėzakonshėm. Nė kėtė kuvend, tė kryesuar nga Nexhip Draga, morėn pjesė: Mit“hat Frashėri, Sali Gjuka, Rexhep Mitrovica, Nexhip Draga, Bedri Pejani etj. Pasi u konkludua se ”Turqia po i numėronte ditėt e fundit nė Ballkan...” u morėn kėto vendime:

1.   Me ia drejtue njė proklamacion Fuqive tė Mėdha;

2.   Me formue njė delegacion pėr mi shkėputė Malet e Shkodrės prej lidhnisė qė patėn ba me Malin e Zi (Malėsia e Shkodrės ishte lidhur me Malin e Zi pėr luftė tė    pėrbashkėt  kundėr forcave osmane nė Shkodėr).

3.   Ky delegacion ka me pas edhe njė kompetencė tė plotė pėr t“u marrė vesh me krahinat e tjera tė Shqipnisė pėr tė shpėtue atė prej rrezikut tė coptimit.”11

     Nė zbatim tė kėtyre vendimeve, Kuvendi mė 16 tetor 1912 nė Shkup ia dorėzoi konsullatės austro-hungareze dhe gjermane njė proklamatė, ku thuhet: ”...Serbia ,Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi kanė shpallur luftė me qėllim tė zgjerimit  tokėsorė ose pėr pėrhapjen e ndikimit politik, prandaj edhe ne shqiptarėt po rrokim armėt pėr tė mbrojtur tokėn tonė. Pėrveē kėsaj vemė nė dijeni Fuqitė e Mėdha se nuk do tė njohim emėrtime tė tilla si ”Stara Serbija” (Serbia e vjetėr”dhe “Epir”, ose forma politike dhe administrative tė posaēme lidhur me disa pjesė pėrbėrėse tė atdheut tonė”. Ndėrkohė edhe pėrfaqėsuesve diplomatik rus, francez, anglez dhe atyre italianė u ėshtė dorėzuar njė proklamatė me vulė tė ”Shoqėrisė sė Zezė pėr Shpėtim”, nė tė cilėn thuhet: ”Shqipnia i ka rrokur armėt jo pėr me forcue dominacionin e Turqisė nė Ballkan, por pėr me i dalė zot tanėsisė tokėsore e lirisė sė Shqipnisė. Pra, qysh prej sodit po ju deklarojmė se sido qė tė jetė fati i armėve, shqiptarėt nuk kanė me pranue pėr katėr vilajete veē se njė formė politike e njė formė sundimi, dmth njė formė tė vetme qeverisjeje”.12 Pra, kėto dokumente dėshmojnė qartė se nė Kuvendin e Shkupit u vunė themelet e Pavarėsisė sė Shqipėrisė.

 

Rrugėtimi misionar i delegacionit tė Shkupit -  pėrgatitja

e Kuvendit gjithėkombėtar

 

      Kuvendi i Shkupit caktoi edhe njė delegacion, i cili u ngarkua  tė pėrgatisė terenin pėr mbajtjen e njė Kuvendi gjithėkombėtar. Pas kėtyre aktiviteteve, mė 16 tetor 1912 anėtarėt e delegacionit tė zgjedhur nė Kuvendin e Shkupit: Mit“hat Frashėri, Sali Gjuka, Rexhep Mitrovica dhe Bedri Pejani, e lanė Shkupin dhe me  tren u nisėn pėr nė Mitrovicė dhe prej aty deri  nė Pejė udhėtuan me njė qerre tė mbuluar.13 Nė rrugėn nga Peja pėr nė Gjakovė, delegatėt takojnė reth 200 burra, qė shkonin nė luftė pėr mbrojtjen e Pejės. Nė fshatin Carrabreg, takohen me prijėsin Bajram Curri. Nė Gjakovė takojnė edhe Isa Boletinin, qė sapo kishte ardhur nga fronti i Prishtnės.14 Madje nė Pejė e Gjakovė,... kishin marrė nėnshkrime nga paria, duke i autorizuar ata qė tė vendosnin pėr tė mirėn e Shqipėrisė nė emėr tė Kosovės.

      Nga Gjakova, ky delegacion kalon nė krahinėn e Hasit dhe nė fshatin Letaj qėndrojnė njė natė. mė pastaj hidhen nė krahinėn e Lumės dhe nė fshatin Arnė takojnė prijėsin lumjanė Ramadan Zaskoci.15 Disa ditė i kalojnė nė Reē, Mirėditė, te kulla e Oroshit, ndėrsa nė  Abat tė Mirditės takuan  imzot Preng Doēin.16 Nga Mirėdita delegacioni rrugėton dhe ndalon nė Luginėn e Fanit, nė Rubik, Krujė, nė Valias nė ēifligun e Abdi bej Toptanit dhe pasataj shkojnė nė Tiranė, pastaj ndalojnė nė Durrės prej nga pas disa ditėsh  nisen pėr nė Elbasan.17

     Kėtij delegacioni prej katėr vetėsh, nė Durrės * iu bashkua Dom Nikollė Kaēorri, Mustafė Asimi Kruja e Abdi bej Toptani. Kėta atdhetarė kudo qė shkuan ngritėn zėrin pėr rrezikun e copėtimit tė Shqipėrisė, duke i dhėnė kėshtu frymė idesė pėr thirrjen e njė Kuvendi Gjithėshqiptar.

      Sipas kujtimeve tė Eqerem bej Vlorės, kusheri i Ismail Qemalit dhe njėri nga figurat e njohura tė politikės sė mėvonshme shqiptare, mėsohet se qė nė fillim tė korrikut 1912 nė Shqipėri qenė ngritur komitete pėr pavarėsinė e Shqipėrisė dhe se kusheriri i tij, Syrja bej Vlora kishte mandatin e popullit tė Vlorės pėr njė Kuvend Kombėtar, qė nė muajin gusht 1912. Ismail Qemali duhej tė ishte nė kontakt tė vazhdueshem me ta, nisur edhe nga faktin se nė muajin qershor - korrik, ai kishte qėndruar pak ditė nė Vlorė.18 Delegacioni prej 8 anėtarėsh tashmė pėrbėnin Komitetin e Pėrkohshėm tė Shqipėrisė, pėr pėrgatitjen e Kuvendit pėr Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, para se tė shkilej Shqipėria nga forcat e “aleancės ballkanike”.

 

Rrugėtimi diplomatik i Ismail Qemalit nga Stambolli

                           deri te zbarkimi  i tij nė Durrės

 

      Zhvillimet e luftės sė parė Ballkanike, tė shpallur nė tetor 1912 nga shtetet ortodokse tė "Aleancės ballkanike" e qė kishin pėr qėllim copėtimin e tokave shqiptare, pėrshpejtuan aktivitetin diplomatik tė Ismail Qemalit.

      Kėshtu, mė 3 nėntor 1912 Ismail Qemali i shoqėruar nga Luigj Gurakuqi...,arriti nė Bukuresht tė Rumanisė, pėr t“u takuar fillimisht me komunitetin shqiptar qė vepronte atje. Nė Bukuresht gjetėn njė situatė krejt tė ndryshme nga ajo qė sundonte nė Stamboll. Kryeqyteti rumun ishte pėrfshirė nga euforia dhe tė gjitha organizatat shqiptare qė vepronin atje, qenė tė vendosura pėr pavarėsinė e Shqipėrisė (shkėputjen e plotė tė saj nga Turqia).

      U desht fare pak kohė, qė Ismail Qemali dhe delegacioni i tij, ta kuptonin se Turqia ishte pėrfundimisht e humbur dhe se pavarėsia e plotė nga Turqia ishte e vetmja zgjidhje. Pėr mė tepėr, komuniteti shqiptar i Bukureshtit, kishte filluar ta konsideronte kėtė akt si tė kryer tashmė.

Patriotėt shqiptarė nė Bukuresht me kohė kishin pėrgatitur flamurin kombėtar, i cili do tė ishte simboli i shtetit shqiptar si dhe njė bandė (korė) muzikore, qė do tė kėndonte himnin kombėtar.19

     Pas disa konsultimesh  mė 5 nėntor nė Hotelin "Kontinental" tė Bukureshtit, u mbajt mbledhja e pėrfaqėsuesve tė komunitetit  shqiptarė dhe tė delegacionit nė krye me Ismail Qemalin qė kishte ardhur nga Stambolli.

Nė kujtimet e pjesėmarrėsve tė kėsaj mbledhjeje, qė jetuan  deri vonė, thuhet se: mbledhja vendosi njėzėri pėr pavarėsinė e Shqipėrisė dhe ngarkoi Ismail Qemalin dhe delegacionin e tij tė kontaktonte pėrfaqėsuesit diplomatikė tė Fuqive tė Mėdha dhe tė merrte aprovimin e tyre pėr kėtė vendim. 20

      Nė kujtimet e tij Sejfi Vllamasi, tregon se nė momentin e largimit nga Bukureshti, Kristo Meksi i la nė dorė Ismail Qemalit njė ēek prej 500 mijė frangash ari, dhuratė e Kryeministrit rumun Taqe Junesku.21

       Dy ditė mė vonė (7 nėntor) delegacioni i plotėsuar edhe me katėr pėrfaqėsues tė kolonisė shqiptare tė Bukureshtit, u nis pėr nė Vjenė. Ismail Qemali me delegacioni shqiptarė sapo kishte mbėrritur nė Vjenė, mori njė telegram nga miku i tij i vjetėr, konti Andrasay, ku e ftonte qė tė vijė nė Budapest pėr t“u takuar me diplomatė Austro-hungarez. Mė 8-9 nėntor nė Budapest I.Qemali do tė takohet me kontin Hadik ish-nėnsekretar shteti dhe me Ministrin e jashtėm tė Austro-Hungarisė z.Graf Berthold, njėrin nga njerėzit mė tė fuqishėm tė diplomacisė evropiane. Nė kėto takime pasi u vu nė pah rreziku i coptimit tė Shqipėrisė nga shtetet fqinje, Austro-Hungaria u shpreh e gatshme ta nxiste dhe ta mbėshteste Pavarėsinė e Shqipėrisė. Konti Handik e siguroi z.Qemali se Qeveria e tyre kishte biseduar edhe me qeveritė italiane e gjermane pėr kėtė qėllim dhe sė bashku nuk e shihnin me sy tė mirė njė shtrirje tė Malit te Zi dhe Serbisė nė jug tė Ballkanit .22

      Gjatė muajit tetor dhe gjysmės sė parė tė nėntorit 1912 ushtria turke nė Ballkan ishte shpartalluar nė tė gjitha frontet, ndėrsa trupat ushtarake serbe, malazeze dhe greke qė pėrbėnin “aleancėn ballkanike”, pėrmes operacioneve shfarosėse ndaj shqiptarėve, kishin hyrė thellė nė tokėn shqiptare. 23 Meqė ngjarjet zhvilloheshin me shpejtėsi nė Shqipėri, delegacioni shqiptarė bėri pėrpjekje qė sa mė parė tė nisen pėr nė atdhe, qė tė mbahet  kuvendi kombėtar pėr shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Me kėrkesėn e Ismail Qemailit, diplomatėt austro-hungarez delegacionit shqiptar ia premtuan njė vapor pėr tė zbarkuar nė Durrės.24

      Delegacioni shqiptar me tu kthyer nė Vjenė (nga Budapesti), pati takime me Ambasadorin italian (Avana) dhe me ambasadorin anglez. Mė 18 nėntor 1912, delegacioni mbėrriti nė Triesht dhe po atė ditė Ismail Qemali i drejtohet me njė telegram komitetit pėrgatitor pėr shpalljen e Pavarėsisė, dhe kėrkon qė tė sigurohet pjesėmarrja e pėrfaqėsuesve tė popullit, pėr Mbledhjen e Kuvendit Kombėtar qė mendohej tė mbahet nė Durrės ose nė Vlorė. Nė kėtė telegram thuhej: "Mbledhja e pėrfaqėsuesve nė Durrės apo Vlorė ėshtė shumė e rėndėsishme. I thirrni tė gjithė. Gjersa tė arrij unė, mbani qetėsinė e ruani bashkimin. Ēėshtja jonė politike ėshtė siguruar pėrfundimisht”.25

     Mė 19 nėntor 1912, Ismail Qemali, pėrpara nisjes pėr nė Durrės, gazetės italiane “Piccolo”,i deklaroi, se: "Shpallja e pavarėsisė ėshtė e pashmangshme. Ne duam t'i paraqesim Evropės faktin e kryer. Do tė krijohet njė qeveri e pėrkohshme dhe ndoshta, unė do tė jem kryetar. Ju siguroj se pėr idenė e pavarėsisė jemi tė gjithė nė njė mendje".26

      Nė mbrėmjen e 19 nėntorit 1912, pėrfundimisht delegacioni shqiptar nė krye me Isamail Qemalin, me vaporin austriak "Baron Bruck" nga Trieshta niset drejt brigjeve tė Shqipėrisė dhe zbarkoi nė Durrės.

 

Rrugėtimi i karvanit tė Ismail Qemalit nga

Durrėsi pėr nė Vlorė

 

        Ndonėse ishte menduar qė ngritja e Flamurit tė bėhet mė 22 nėntor nė qytetin e lashtė tė Durrėsit, me qėllim qė tė evitonin lėvizjet e mėtejshme nėpėr Shqipėrinė e trazuar nga lufta, situata nė kėtė qytet ishte shumė mė ndryshe nga ē'pritej. 27 Ato ditė, deti ishte bllokuar nga flota greke dhe kompromisi i dhespotit Jakov me Myftiun e qytetit e pamundėsuan ngritjen e flamurit dhe mbajtjen e njė kuvendi tė parashikuar nė Durrės.

       Pėr shkak tė gjendjes sė nderė qė mbretėronte nė qytet, po atė ditė Ismail Qemali i lajmėroi telegrafisht tė gjitha qytetet qė delegatėt e tyre t'i nisin pėr nė qytetin e tij tė lindjes nė Vlorė. Ato ditė, meqė forcat serbe pėrparonin shpejtė drejt Shqipėrisė sė Mesme, rrethet patriotike tė Elbasanit (mė 25 nėntor), tė Tiranės e Durrėsit (mė 26 nėntor), tė Kavajės, tė Peqinit dhe tė Lushnjės mė 27 nėntor, ngritėn flamurin kombėtar, pa pritur mbledhjen e Kuvendit tė Vlorės .28

      Delegacioni nė krye me Ismail Qemalin pas 2-3 ditėsh tė qėndrimit nė Durrės, duke iu shmangur rrugės kryesore sė bashku me delegatėt e Shqipėrisė sė Mesme niset pėr nė Vlorė. Duke zbritur majės sė Ardenicės, nga faqja perėndimore, delegatėt nga Elbasani qė udhėtonin nė drejtim tė Fierit, takojnė karvanin e kalorėsve, qė vinte nga Durrėsi me delegatėt e Bukureshtit, Durrėsit, Tiranės,  Shkodrės, Kavajės etj me nė krye Ismail Qemalin. Aty Mit`hat Frashėri takoi Ismail Qemalin, ”i cili kalėronte me njė kalė myzeqeje tė bardhė” dhe Luigj Gurakuqin. Kalojnė sė bashku Semanin e fryrė nga ujėrat e vjeshtės sė tretė, me njė lundėr, apo govatė tė flashkėt qė vente e vinte nga njė breg nė tjetrin pėr t“i bartur kalorėsit e lirisė.29

      Sipas kujtimeve tė Eqrem Bej Vlorės, gjatė rrugėtimit tė karvanit tė Ismail Qemalit pėr nė Vlorė, ”gjenerali i divizionit turk Kara Sait Pasha, qė kontrollonte zonėn midis Lushnjės, Fierit dhe Beratit, si pararojė tė pjesės tjetėr tė armatės sė Vardarit, qė po vinte prapa nė rrėmujė (e shpartalluar), dha urdhėr tė arrestohej Ismail beu me tė gjithė kolonėn e tij; pėr kėtė arsye karvani nuk u fut nė Lushnjė, por e kaloi natėn nė Ēermė, nė ēifligun e Dervish bej Biēakut. Mirėpo gjatė natės komanda e trupave turke nė Berat, nėn trysnin e pėrfaqėsuesve shqiptarė ndryshoi mendim”30 (hoqi dorė nga arrestimi-vėrejtja ime).

     Nga vendi i quajtur Mifol, delegacioni i Ismail Qemalit udhėton me dy karroca 31 dhe pas shumė peripetive, nė pasditen e 27 nėntorit 1912 arrijnė nė Vlorė. Situata nė Vlorė ishte krejt e ndryshme nga ajo e Durrėsit. Populli vlonjat me kėtė rast i bėri pritje madhėshtore delegatėve tė ardhur nga disa krahina tė Shqipėrisė. Ismail Qemali pėr kėto momente nė kujtimet  e tij do tė shkruaj: ”Njė zjarr i shenjtė patriotizmi kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe populli me pėrshėndeste kudo me entuziazėm dhe gėzim”.32 Delegatėt e ardhur nga shumė vise tė Shqipėrisė..., u vendosėn nė shtėpinė e Xhemil bej Vlorės, kushėri i Ismail Qemalit.33

 

Shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė nė Kuvendin e

Vlorės mė 28.XI.1912

 

      Meqenėse anijet luftarake greke i qenė afruar portit tė Vlorės dhe me tė drejt i druhej ndonjė sulmi tė forcave greke, por edhe pėr shkak tė pėrparimit tė pandaluar tė ushtrisė serbe nė verilindje tė vendit, pa arritur ende pėrfaqėsuesit e disa krahinave, nė mbrėmjen e 27 nėntorit delegatėt  qė ndodheshin nė Vlorė vendosėn tė nesėrmen tė mblidhnin Kuvendin Kombėtar, pėr  ta shpallur pavarėsinė e Shqipėrisė.34 

 

Kush e pėrfaqėsoi Kosovėn…nė Kuvendin e Vlorės?

 

       Kosova..., duke qenė e pushtuar nga ushtria serbo-malazeze, nė Kuvendin e Vlorės u pėrfaqėsua nga Sali Gjuka, Bedri Pejani dhe Rexhep Mitrovica, tė cilėt kishin ardhur nga Kuvendi i Shkupit, ndėrsa njė ditė mė vonė (mė 29 nėntor) nė Vlorė mbėrriti Isa Boletini dhe delegatėt tjerė, si: gjeneral Mehmet Pashė Deralla, Hasan Hysen Budakova, Tafil Boletini, Dervish Mitrovica, Zejnel Begolli, Halim Musė Bajgora, Ahmet Ali Llapi, Riza beg  Gjakova, Vehbi Dibra, Hajdin Draga etj. Ndėrkaq udhėheqėsit tjerė tė Kosovės qė ishin caktuar si delegatė tė kuvendit, si: Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha etj. nuk erdhėn, sepse nė fillim tė nėntorit ishin kapur nga forcat serbe nė Shkup dhe mbaheshin tė burgosur nė kėshtjellėn e Kalemedanit nė Beograd. Edhe Bajram Curri i nxėnė me luftimet nė Malėsinė e Gjakovės nuk arriti dot tė vijė nė kuvend.35

      Kuvendi i hapi punimet, mė 28 nėntor 1912 nė orėn 14 pasdite, po nė shtėpinė e Xhemil bej Vlorės.36 Kryetar i Kuvendit u zgjodh Ismail Qemali ndėrsa sekretar Luigj Gurakuqi. Nė fjalėn e shkurtėr qė mbajti Ismail Qemali para 40 delegatėve, tė pėrcjellur me duartrokitje tė gjata e brohoritje entuziaste ”Rroftė Shqipnija e Lirė”, foli pėr tė kaluarėn e Shqipėrisė nėn sundimin osman dhe pėr luftrat e shqiptarėve pėr tė fituar tė drejtat e tyre. Ai vuri nė dukje se nė rrethanat e krijuara nga Lufta Ballkanike e vetmja udhė shpėtimi ishte ndarja e Shqipėrisė nga Turqia”.37

      Propozimi i kryetarit pėr Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, u miratua njėzėri nga delegatėt. Nė Rezolutėn e Pavarėsisė me titull "Nė Vlonė mė 15/28 tė vjeshtės sė tretė 1328/1912”, tė cilėn e lexoi sekretari i parė i kuvendit Luigj Gurakuqi, thuhet: “Pas fjalėve qė tha Z. Kryetari Ismail Kemal Beu, me tė cilat tregoi rrezikun e math nė tė cilin ndodhet sot Shqipėria, tė gjithė delegatėt me njė zā venduan qė Shqipėria me sot tė bāhet nė vete, e lirė e e mosvarme". 38

       Ndėrkaq, gjithė emocionet e kėtij akti historik i pasqyron mė sė miri origjinali i Procesverbalit, i cili fatkeqėsisht kishte humbur nė vitin 1937. 39 Dokumentin e shpalljes sė Pavarėsisė e botoi gazeta ”Pėrlindja e Shqypnies” organ i Qeverisė sė Pėrkohshme tė Vlorės, si dhe Lef Nosi nė pėrmbledhjen e dokumenteve historike.40

         Nė njė letėr me titull “Si u bė Kongresi i Vlorės” Mit“hat Frashėri dėrguar mikut tė tij Kristo Luarasit, shkruan:  ”Kongresi u ēel mė 28 tė kėtij muaji dhe ishin 47 delegatė nga ēdo an“e Shqipėrisė, vise tė shkelura dhe tė pashkelura. Sot janė 65, se kanė ardhur edhe nga krahina tė tjera. Kėtė ditė, pra, ora 14.30, me zė tė pėrgjithshėm u proklamua independenca e Shqipėrisė dhe Flamuri u ēel nė portėn e shtėpisė ku ishim mbledhur (...) Salla e madhe nė shtėpinė e Xhemil Bej Vlorės ishte mbushur plotė dhe delegatėt kishin zėnė vendet rreth tri tryezave tė mėdha tė vėna afėr e afėr...”41

 

Kush e nėnshkroi aktin e pavarėsisė sė

Shqipėrisė nė Vlorė?

 

     Sipas  shėnimeve tė Mustafa Merlika Krujės, pjesėmarrės nė kėtė kuvend, del se Rezolutėn e Shpalljes sė Pavarėsisė tė Shqipėrisė e nėnshkruan tė gjithė tė pranishmit nė Kuvend,e ata ishin:

Ismail Kemal (Qemali);

Kaēorri (Dom Nikoll Kaēorri);

Abdul Aziz Vehbi (Vehbi Dibra, ish-myftiu i Dibrės e aty e mbrapa myftiu i pėrgjithshėm pėr myslimanėt e Shqipnisė sė pamvarme);

J.Karbunara;

Elmas Boco;

Vehbi Harēi;

Qazim Kokoshi;

J.Minga;

Rexhep Mitrovica;

A.Rruēi;

Abdi (Toptani);

Abas Dilaver (Qelkup-a);

Mid“hat Frashėri;

Shefqet Daju;

Zihni Abas Kanina;

Xhelal (Kopernacka);

Hajredin Cakrani;

Qemal Elbasani (Karaosmani);

Iljas Vrioni;

Salih Gjuka;

Dhimitėr Berati;

Dhimitėr Emanuel (Mborja?);

Dimitri Zografi;

Murat Toptani;

Pandeli Cale;

Luz (Luigj) Gurakuqi;

Bedri Pejani;

Spiro (don) Ilo;

Thanas Floqi;

Lef Nosi;

Dr.H.Myrteza;

Nuri (Sojliu);

Mustafa Asim Kruja;

M.Ferid Vokopola;

Ymer (Deliallisi);

Xhemaledin (Xhemal Deliallisi);

Nebi Sefa Lushnja;

Zuhdi Ohria, ndėrsa 2 emra janė tė palexueshėm...”42

 

   Pra, kėtė akt e nėnshkruan vetėm delegatėt qė ishin tė pranishėm nė kuvend, por jo edhe ata qė erdhėn me vones nė Vlorė (Isa Bolentini me delegatėt nga Kosovė etj ).43  Pas kėtij akti tė rėndėsishėm nė historinė e popullit tonė, nė orėn 15 e 12 minuta pasdite, Ismail Qemali nė murin e ballkonit tė shtėpisė ku u mbajt kuvendi e vendosi Flamurin kombėtar, po atė Flamur qė zbukuronte podiumin e Hotelit "Kontinental" nė Bukuresht, nė mbledhjen e 5 nėntorit, me pėrfaqėsuesit e kolonive shqiptare atje . 44 Ndėrkaq, pėrveē kėtij versioni, Eqrem bej Vlora, nė kujtimet e tij - thotė se flamuri qė u ngrit mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė, ishte njė flamur qė e mbaja nė shtėpi si kujtim, tė dhuruar solemnisht (mė 1909) nga njė pinjoll i familjes Kastrioti (don Aladro Kastrioti) me banim nė Paris.45

 

Kush e pėrbėnte Qeverinė e parė tė shtetit shqiptar?

 

    Kuvendi Kombėtar i Vlorės pas vendimit historik tė shpalljes sė Pavarėsisė, u mor me organizimin shtetėror. Qysh nė mbledhjen e tij tė parė, kuvendi vendosi pėr krijimin e qeverisė sė parė tė pėrkohshme. Dhe mė 4 dhjetor 1912 Kuvendi zgjodhi pėrbėrjen e plotė tė Qeverisė, ku pėrveē Ismail Qemali - kryetar, nė tė bėnin pjesė:

-         Dom Nikollė Kaēorri - Nėnkryetar;

-         Myfit Bej Libohova - Ministėr i  Brendshėm;

-         Gjeneral Mehmet pashė Deralla - Ministėr i Luftės;

-         Abdi bej Toptani - Ministėr i Financave;

-         Dr.Petro Poga - Ministėr i Drejtėsisė;

-         Dr.Luigj Gurakuqi - Ministėr i Arsimit;

-         Mit`hat Frashėri - Ministėr i Punėve Botore;

-         Pandeli Cale - Ministėr i Bujqėsisė dhe

-         Lef Nosi - Ministėr i Postė-telegrafeve.46

     Po atė ditė Kuvendi zgjodhi edhe njė pleqėsi prej 18 anėtarėsh nė krye me myftiun Vehbi Dibra. Kuvendi kombėtar i Vlorės punimet e veta i pėrfundoj mė 7 dhjetor 1912.47

 

Ēka i shkruan Kryetari i qeverisė shqiptare Ismail Qemali

- nė njė Letėr shteteve tė Fuqive tė Mėdha?

 

   Me aktin e Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, Kryetari i Qeversisė sė Pėrkohshme Ismail Qemali, mė 29 nėntor me njė letėr i njofton gjashtė Fuqitė e Mėdha: Anglinė, Italinė, Austro-Hungarinė, Francėn, Gjermaninė dhe Rusinė.

Nė kėtė letėr Kryetari i Parė Shqiptar, ndėr tė tjera shkruan:

   “Kam nderin t’i njoftojė Shkėlqesitė tuaja se delegatėt e tė gjithė krahinave shqiptare, pa dallim feje, tė mbledhur dje nė Asamblenė Kombėtare nė qytetin e Vlorės, shpallėn Pavarėsinė e Shqipėrisė dhe kanė ngritur njė Qeveri tė Pėrkohėshme. Shqiptarėt po gėzohen qė munden tė hynė nė familjen e popujve tė lirė tė Orientit, duke mos pasur pėr qėllim tjetėr veē se tė jetojnė nė paqė dhe harmoni me tė gjithė shtetet fqinje, shpresojmė se ky ndryshim i jetės politike dhe kombėtare i Qeverisė sė Pėrkohėshme tė Shqipėrisė, ka pėr t’u njohur prej qeverive tuaja dhe evropiane.

Kryetari i Qeverisė sė Pėrkohėshme Ismail Qemali- Vlorė”

         Po ashtu pėr kėtė vendim tė marrė nė Kuvendin e Vlorės Ismail Qemali i njofton edhe shtetet ballkanike, Rumaninė, Malin e Zi, Serbinė, Bullgarinė, Greqinė dhe Turqinė, duke kėrkuar nga ata qė ta njohin (pranojnė) aktin e Pavarėsisė si vullnet politikė tė Kombit Shqiptar *, por fatkeqėsisht as Fuqitė e Mėdha dhe as monarkitė ballkanike nuk e njohėn Pavarėsinė e Shqipėrisė.48 Pėrkundrazi ushtritė e “Aleancės Ballkanike” i vazhduan luftimet nė tokat shqiptare pėr t“i pushtuar dhe aneksuar ato.

 

*    *     *

R e f e r e n c a t

 

1 Historia e Popullit Shqiptar II, Tiranė 2002, fq.370, 374.

2 Po aty

3 Po aty

* Nė prill tė vitit 1909 kur Sulltani i fundit turk Abdyl Hamiti II, nga presionet e shumta  pėr vezir tė ri kishte emruar Xhevat Pashėn, dhoma e deputetėve tė Parlamentit turk pėr Kryetar tė Parlamentit do ta zgjedh Ismail Qemalin.(Nga kujtimet e Sulltanit Abdyl Hamiti II, botuar nė librin e Mishel de Gres "Sulltani i fundit", e qė nė shqip e botoi "Plejad" nė Tiranė

4 Gazeta - Korrieri, Tiranė, mars  2004

5 ASHSH-Instituti i historisė ”Historia e popullit shqiptar” (II), Tiranė 2002-Toena, fq.463.)

6 Historia e  Popullit Shqiptarė, II Tiranė, 1965 fq.341 /Ajet Haxhiu: ”Hasan Prishtina” fq.75.

*Nė memorandumin prej 14 kėrkesash, qė quheshin si ”14 kėrkesat e Hasan Prishtinės” kėrkohej qė:

1.Nėnpunėsit qė do tė emrohen nė Shqipėri duhet tė dinin gjuhėn shqipe e zakonet e vendit;

2.Shėrbimi ushtarak tė kryhej vetėm nė Shqipėri e Maqedoni me pėrjashtim tė kohės sė luftės;

3.Tė hartohen e vihen nė zbatim ligje, duke u bazuar nė ligjet e vendit;

4.T“u jepen shqiptarėve armėt e nevojshme dhe moderne;

5.Tė hapen shkolla reale nė tė gjitha qendrat e prefekturave tė Kosovės, Manastirit, Shkodrės e Janinės, qė kanė njė popullsi prej 300 000 frymėsh e tė hapen shkolla bujqėsore dhe tė vihen nė programin e mėsimeve gjuha shqipe;

6.Tė hapen shkolla teknologjike moderne nė vende ku ėshtė e nevojshme;

7.Tė lejohet nė Shqipėri hapja dhe themelimi i shkollave private;

8.Tė mėsohet gjuha e vendit nė shkolla fillore, qytetėse e nė gjimnaze;

9.T“i jepet rėndėsi e posaqme tregėtisė, bujqėsisė e punėve botore;

10.Tė vihet nė veprim organizimi i krahinave;

11.Tė shpallet amnistia e pėrgjithshme;

12.Tė tregohet kujdes mė i madh se pėrpara pėr ruajtjen e zakoneve dhe traditave kombėtare;

13.Qeveria turke tė jap dėmėshpėrblime pėr shtėpitė e prishura nga ana e ushtrisė dhe

14.Tė nxirren para gjyqit anėtarėt e kabineteve tė Haki e Said Pashės.

7 Instituti i historisė -  “Kosova 20/21”, Prishtinė 1998/1999, fq. 143 Gazeta”Obzor” - Zagreb 21.XI.1912  / Edith Durham ”Njėzetvjet ngatėrresa ballkanike”, Tiranė 1944, fq.99

8 Dr.Xh.Shala - Marrėdhėniet shqiptaro - serbe 1912-1918, Prishtinė 1990,, fq.36; /Dr.J.Bajraktari: Roli i Kosovės nė Pavarėsinė e Shqipėrisė, Koha Ditore 28.II.2002, fq.23; Historia e Popullit Shqiptar, libėr i cituar mė lartė.

9 Konferenca shkencore, Shkup 23/24.XI.2002

10 Historia e Popullit Shqiptar (II) Botimi Toena, Tiranė 2002, faqe.502

11 Sh.Braha: Beteja e Drinit kundėr agresionit serb (nėntor 1912), Prizren 2000, fq.31; /Sh.Braha: Gjenocidi serbomadh dhe qėndresa shqiptare, (1844-1990), Gjakovė 1991, fq.135.

12 A.Haxhiu:Hasan Prishtina dhe lėvizja patriotike e Kosovės, Tiranė 1968, fq.96-97./Shqiptarėt nė rrjedhat ballkanike,Prishtinė 1996-fq.59

13 U.Butka - Gjeniu  i kombit, Drier 2000, fq. 48-49

14 Po aty

15 Po aty

16 Po aty

  *imzot Preng Doēi ishte pjesėmarrės aktiv i Lidhjes Shqiptare tė  Prizrenit, themelues i shoqėrisė letrare “Bashkimi” nė Shkodėr dhe bashkautor i Fjalorit tė ri tė shqipes tė vitit 1908 dhe tė alfabetit tė bashkimit tė paraqitur prej tij nė Kongresin e Manastirit.

17 Po aty

* Gjatė rrugėtimit pėr nė Durrės, delegacioni i Shkupit nė krye me Mit“hat Frashėrin, shoqėrohet nga  Avdi e Refik bej Toptani. Nė Durrės takohen me Mustafa Krujėn, Dr.Neki Libėhovėn, Stefan Kaēulinin, Mahmud Beshirin, Salih Nivitzėn e dom Nikollė Kaēorrin. Pa humbur kohė nė kryepeshkopatėn katolike mbahet njė mbledhje dhe pasi analizohet gjendja e rėndė politike nėpėr tė cilėn po kalonte Shqipėria, Avdi beg Toptani lexoi nji letėr qė kishte marrė prej Syreja bej Vlorės, me tė cilėn ai sugjeronte mbledhjen e nji kuvendi gjithkombėtar, sa mė shpejt tė jetė e mundur. Ideja pėr mbajtjen  e nji kuvendi gjithėkombtar u pa krejtsisht e arsyeshme. (Kujtimet e Mustafa Merlika  Krujės “Tė shpallėt e Pamvarsisė”)

 -Atdhetarėt e mbledhur nė Durrės ,e pėrgatitėn edhe njė Memorandum tė cilin do t“ia dėrgojnė Perandorit tė Austro-Hungarisė Franz Jozefit I-rė.

"Shumė tė vėshtira e tė rrezikshme janė kėto ditė pėr ne shqiptarėt e pėr nanėn tonė Shqipėrinė qė tė katėr shtetet e Ballkanve po dojn me e pėrpi e me coptu".

Me kėto fjalė imzot Nikollė Kacori e fillonte Memorandumin dėrguar Perendorit tė Mbretit tė Austro Hungarisė Franz Jozefit I.

   Nė kėtė memorandum prezentohet e vėrteta mbi Shqipėrinė dhe i kėrkohej ndihmė mbretit tė Austro Hungarisė qė shteti shqiptar mos tė gllabėrohet nga sfingsat sllavė, grek e turq. Kėtu kėrkohej qė tė njihet shteti shqiptar "nė katėr vilajetet e Shqypnisė me Kosovė, Manastir, Shkodėr e Janinė". Kėtu jipej edhe numri i shqiptarėve qė jetonin nė vitin 1912, mbi tre milionė frymė, dhe qysh atėherė u kėrkua qė Shqipėria me katėr vilajetet tė jetė neutrale siē ishin Zvicra dhe Belgjika. Pėrveē imzot Nikollė Kacorrit, nėnshkrues tė kėtij memorandumi janė edhe zotėrinjtė, Mustaf Asim Kruja, Rexhep Mitrovica, Fuad Toptani, Abdi Beu, Murat Toptani, Sali Gjuka dhe Bedri Pejani.

Ky memorandum mbanė datėn 12.XI.1912, vetėm gjashtėmbdhjetė ditė para  shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė nė Vlorė.

18 Gazeta :Korrieri ,Tiranė mars 2004

19 Po aty

20 B.Fevziu - "Udhėtimi i panjohur i Flamurit", Koha Ditore 28.XII.2000, fq.8

21 Po aty

22 Po aty

23 Historia e Popullit Shqiptar (II)  Botimi Toena, Tiranė 2002, faqe.509

24 Gazeta ,Korrieri ,Tiranė-mars 2004

25 Gazeta Korrieri, Tiranė-mars 2004 /Bardhosh Gaēe - “ Flamuri i Skėnderbeut nė shtėpinė e Vlorajve”

26 Po aty

27 Po aty

28 Historia e Popullit Shqiptar  II (Botimi i tretė), Prishtinė 1979 fq.351

29 U.Butka - Gjeniu  i kombit ,Drier 2000, fq.60

30 Eqrem bej Vlora, Kujtime, Vėllimi i parė 1885 - 1912 , fq.315.

31 Po aty

32 Historia e Popullit Shqiptar  II (Botimi i tretė) Prishtinė 1979, fq.351

   Historia e Popullit Shqiptar (II) Botimi Toena, Tiranė 2002, fq.510

33 Gazeta Korieri, mars 2004

34 Po aty

35 ASHSH- "Kosova nė vėshtrimin enciklopedik", fq.105

   Historia e Popullit Shqiptar (II) Botimi Toena, Tiranė 2002, fq.510

36 Nė tė vėrtet Kuvendi nė Vlorė ishte mbledhur qysh nė orėt e paradites sė 28

   nėntorit, me shpresėn se Isa Boletini me shpurėn  e tij, qė ndodhej rrugės pėr

   Vlorė do tė mbėrrinte nė kohė.

37 Historia e Popullit Shqiptar (II) Botimi Toena, Tiranė 2002, fq.511

   - Sipas fletores (gazetės) ”Flamuri”, botuar nė korrik-Shėndre 1952, Nr.31-36,  fq.3, Romė, dhe simotrės sė saj “Besa”, nānduer 1954, Nr.15, Istanbul, Ismail Qemali nė kuvendin e Vlorės ka thėnė (po sjellim origjinalin):

"Shqiptarėt nuk e kanė harruem kurrė as gjuhėn e as kombsin'e tyne, dhe prova mā e mira janė pėrpjekjet dhe kryengritjet qi kanė bāmė herė mbas here e sidomos ndėr kėto katėr vjett e fundit pėr tė ruejtun tė drejtat e zakonet e veta. Qeverija othomane nuk e kuptoi kurrė interesėn e saj e nuk deshi kurrė t'u shpėblejė me tė mirė Shqiptaret shėrbimet e mėdhį qi i kishin bāmė. Tashti vonė pati rrėfyem nji farė deshiri qi tė merrej vesht me popullin t'onė. Por prap nuk vûni tė gjithė vullnetin e mirė e nuk muer tė gjitha masat e nevojshme pėr tė kėnaqun e paqsuem Shqiptarėt. Qe ndėr kėto rrethana qi plasi lufta me katėr Pushtetet balkanike, tė cilat kėrkojshin prej saj reforma e tė drejta pėr vllaznit e tyne tė nji kombi e tė nji bese. Por kėto, si panė se lufta po u vente mbarė, e harruen qėllimin e parė e u muerėn vesht pėr coptimin e pjestimin e mbretnisė e pra edhe tė Shqipnisė. Shqiptarėt, tė cilėt kishin marrė pjesė nė kėtė luftė mā fort si tė zott e vêndit e pėr tė shpėtuem veten e tyne se si ushtarė, kur e panė se ushtrija e Tyrqisė u mund e s'po mûjte me qėndruem mā, nxituen me marrė masat qi u impononte gjêndja pėr tė shpėtuem vêndin e vet. Kėshtu u bā qi un u nisa nga Stambolli e, mbasi u mora vesht edhe me Shqiptarėt e Bukureshtit, vota nė Vjenė, ku fillova kontaktet me ato Pushtete tė mėdhį qi kanė interesa mā tė gjalla nė Balkan. E mbasi nuk mbetej mā asnji shpresė me e shpėtuem Shqipninė me armė, e vetmja udhė shpėtimi ishte tė shkėputunit e saj prej Tyrqije. Ky mendim u pa me vênd edhe nga an'e Pushteteve tė mėdhį e sidomos nė Vjenė e nė Romė. Vetėm Rusija mund tė mbahet pakėz e ftohėt nga shkaku i fqije t'anė slavė, por as ajo nuk e mohon kombsinė shqiptare..."(Kujtimet e Mustafa Merlika Krujės ”Tė shpallėt e Pamvarsisė”)

38 U.Butka - Gjeniu i kombit, Drier 2000, fq.63 /Historia e Shqipėrisė  dhe e Shqiptarėve, Prizren 2001 /Nga kujtimet e Mustafa Krujės ”Tė shpallėt e Pamvarsisė”

39 Askush nuk e di se ku gjendet origjinali i aktit tė shpalljes sė pavarėsisė ,firmosur nė mbasditen e 28 nėntorit 1912 nė Vlorė. Tė gjitha hulumtimet e bėra nga studiues tė apasionuar, humbasin nė vitin e largėt 1937. Sipas studiuesit Artan Lame, kopja origjinale ishte mė 1937, pronė e Lef Nosit, edhe ai firmėtar i aktit dhe njė koleksionist i apasionuar nga Elbasani. Me rastin e 25 vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė, Mbreti Zog pėrgatiti disa kopje tė aktit me ngjyra dhe ja shpėrndau ato firmetarėve, qė kishin mbetur gjallė. Mė 1944, Lef Nosi u pushkatua si kolaboracionist, ndėrsa koleksioni i tij, kryesisht u shkatėrrua. Deri me 1944, ai dispononte nė Bankėn Shqiptare njė kasetė sigurie, nė tė cilėn duket se ruante edhe dokumentin me tė vlefshėm tė historisė sė shqipėrisė. Nuk dihet se cfarė ėshtė bėrė me kasetėn dhe nuk dihet se cfarė ėshtė bėrė me aktin origjinal tė shpalljes sė Pavarėsisė.

40 Nuk ekziston asnjė fotografi,qė tė dokumėntojė aktin e shpalljes sė pavarėsisė,pėrveē procesverbalit. Fotoja e vetme qė tregon Ismail Qemalin me flamur nė dorė, ėshtė bėrė njė vit me vonė (28.XI.1913), me rastin e njė vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė.

41 U.Butka, vepra e cituar, fq.62 /Lumo Skendo “Si u bė Kongresi i Vlorės“ Letėr Kristo Luarasit, 1912.

42 Nga kujtimet e Mustafa Merlika Krujės”Tė shpallėt e Pamvarsisė”

43 Deri mė sot, askush nuk mund tė thotė se sa kanė qenė firmetarėt e aktit tė pavarėsisė. Numri i firmave nė fund tė tekstit nuk pėrputhet me numrin e delegatėve qė pėrmenden nė organin zyrtar te kohės, "Pėrlindja e Shqipėnisė". Kjo ėshtė vetėm njėra anė. Jo te gjithė ata qė kannė firmosur kanė arritur tė identifikohen. Sė paku katėr firma nė turqisht dhe disa tė tjera nė shqip nuk dihet se tė kujt janė. Mė shumė se 9 firma nė total nuk identifikohen dot.

44 Z.Celaj - Nėntdhjetėvjetori i Pavarėsisė sė Shqipėrisė” - Koha ditore, 27.11.2002, fq.4/ *Sipas shpjegimit zyrtar "Flamuri qė I.Qemaili ngriti nė ballkonin e shtėpisė sė tij u qėndis nga korēarja Marigo Pozio, qė jetonte atė kohė nė Vlorė. Marigoja e qėndisi atė brenda natės". Ndėrkaq disa burimet venė nė pah, se Flamuri qė I.Qemali ka ngritur nė Vlorė, prej Bukureshtit e ka sjellur Spiridon Ilo, anėtar i delegacionit tė Bukureshtit, i cili e ka mbajtur me vete gjatė gjithė udhėtimit. S.Ilo meqė ishte djali i tezės i Marigo Pozios, mbrėmjen e 27 nėntorit ka bujtur nė shtėpinė e saj nė Vlorė dhe sipas dėshmive, M.Pozio ka qėndisur brenda natės vetėm theket e flamurit dhe zbukurimet e shqiponjės.

45 E.bej Vlora - Kujtime ,Vėllimi i dytė 1912-1925,fq.14

   -Kėtė pohim tė Eqrem bej Vlorės e vėrtetojnė plotėsisht disa dokumente (letėrkėmbime) qė janė gjetur nė maj tė vitit 2004 nė arkivin e ministrisė sė jashtme tė Shqipėrisė.

  Nė arkivin e kėsaj ministrie ekzistojnė:

 1.Dokumenti i Qeverisė shqiptare i vitit 1930, ku ka marrė njė vendim tė rėndėsishėm qė flamurin e ngritur nė Vlorė ta kthente nė njė material muzeal

2. letra zyrtare ministrisė sė brendshme tė Shqipėrisė (asokohe ministėr ishte Musa Juka) nė tė cilėn sqaron se flamuri, qė Ismail Qamali e ka ngritur nė Vlorė ishte pronė private e Eqrem bej Vlorės...

 3. Letra e z.Rauf Fico, ministėr i jashtėm i Shqipėrisė, dėrguar z.Eqrem bej Vlora qė atėkohė ishte zyrtarė i qeverisė shqiptare nė Athinė, ku kėrkohet qė ta dorėzon flamurin pėr ta vendosur nė muzeun kombėtar.

 4. Letėr-pėrgjigjja e z.Eqrem bej Vlora, i cili ndėr tė tjera, me keqardhje thotė,  se ai flamur nuk ekziston mė dhe sqaron: Flamuri qė ishte ngritur mė 28.XI.1912 nė Vlorė, nga shtėpia e tij ishte marrė pėr t“u ruajtur nga zonja Delvina dhe nė vitin 1914, ėshtė djegur bashkė me gjėsendet tjera nė shtėpinė e saj, nga forcat rebele greke ”vorio-epirote”.

46 U.Butka - vepra e cituar, fq.64. /E.bej Vlora - Kujtime, vepra e cituar mė lartė, fq.10 / Historia e Shqipėrisė dhe e Shqiptarėve, Prizren 2001, fq.164

47 Qeveria e Ismail Qemalit, qė doli nga Kuvendi i Vlorės, qėndroi nė detyrė deri mė 22 janar 1914. Nga kjo ditė e deri nė ardhjen e Princ gjerman  Vilhelm Vid, mė 7 mars 1914, funksionet qeverisėse i mori pėrsipėr Komisionin Ndėrkombėtar i Kontrollit (KNK) i formuar nga Fuqitė e Mėdha.

48 Historia e Shqipėrisė dhe e Shqiptarėve, Prizren 2001 ,fq.164. Xh.Shala - Marrėdhėniet Shqiptaro - serbe 1912 -1918, Prishtinė 1990, fq.98-100.