|
Pėrvetėsimi
i trashėgimisė shqiptare nga kisha ortodokse serbe! |
|
SI U SHNDĖRRUAN
KISHAT KATOLIKE SHQIPTARE NĖ KISHA ORTODOKSE SERBE?! Shkruan: Dr. sc. Enver Rexha ( * ) Duke pasur parasysh se territori i
sotėm i Kosovės ėshtė njė vend i banuar qysh nga kohėt e lashta, qė nga
iliroarbėritshqiptarėt, vend nė tė cilin nėpėr kohė janė zhvilluar ngjarje
tė rėndėsishme historike, kuptohet vetvetiu se, pothuajse ēdo kulturė e
lashtė qė ka kaluar nėpėr kėtė trevė, pėrveē kulturės vendėse, ka lėnė edhe
gjurmėt e saj. Gjatė rrugės sė tij tė zhvillimit historik, populli shqiptar
ka krijuar monumente tė shumta dhe tė qėndrueshme arkitekturale, artistike,
historike, etnografike etj. Me gjithė hulumtimet nga ekspertėt qė janė bėrė
edhe kohėve tė fundit nė kėtė drejtim, tė cilat dihen dhe nė masė edhe tė
publikuara, mendoj se janė tė pakta dhe ende jo tė plota. Rezultatet e
deritanishme nė kėtė drejtim, njoftojnė se, njė numėr i monumenteve tė
trashėgimisė kulturore tė Kosovės qė nga kohėt e lashta tė ekzistencės sė
tyre qė janė zbuluar nuk do tė kenė vetėm rėndėsi kombėtare shqiptare,
por ato nė shumė aspekte i kapėrcejnė edhe kufijtė, me ērast hyjnė nė
historinė e kulturės botėrore. Kosova, sot paraqet njė burim tė
begatshėm tė trashėgimisė materiale dhe shpirtėrore tė periudhave tė ndryshme
historike, duke filluar qė nga parahistoria e deri nė ditėt tona tė cilat
veēohen pėr nga vlerat, cilėsitė dhe rėndėsia historike e tyre. Njėherit, ato
tregojnė pėr rrjedhėn dhe vazhdimėsinė e jetės njerėzore, formacioneve
kulturore, qytetėrimeve etj., tė popullatės sė kėtij vendi. Nė fondin e
kėtyre veprave tė trashėgimisė bėjnė pjesė edhe objektet sakrale, tė kultit,
tė realizuara nėpėr periudha kohore. Ne nė kėtė punim do tė fokusohemi kryesisht
nė monumentet e kultit, nė kishat dhe manastiret katolike e ortodokse, nė
zhvillimin e tyre gjatė periudhės mesjetare dhe mė pas. Po ashtu, do tė
pėrqendrohemi kryesisht nė propagandėn e Akademisė sė Shkencave dhe
historiografisė serbe tė cilat duke u nisur qė nga shekulli XIX-XX e nė
vazhdim deri nė ditėt e sotme, nuk zgjedhin mjete qė nė punimet e tyre
shkencore tė shumta tė paraqesin qėndrimet, tendencat pėr pėrvetėsimin e
monumenteve tė kultit tė krishterėkishave dhe manastireve ortodokse qė
ekzistojnė sot nė Kosovė, duke u prononcuar se janė tė tyre.Pėr mė
tepėr, qėndrimet pseudoshkencore e propagandistike tė historiografisė
serbe paraqiten me tezat se: ēdo gjė nė aspektin e monumenteve dhe tė
trashėgimisė kulturore sot nė Kosovė ėshtė kinse trashėgimi serbe ose
kulturė serbe; shqiptarėt nuk kanė asnjė gjurmė tė trashėgimisė
kulturore, pėrveē Kullave, tė cilat kinse i ndėrtuan pas ardhjes dhe
vendosjes sė tyre nė trevat e Kosovės gjatė shek. XVIII-XIX; shqiptarėt
pėrjashtohen nga ēdo e drejtė mbi tokėn e shenjtė serbe tė Kosovės ku
gjinden qindra monumente shpirtėrore tė shtetit mesjetar serb, e plot
qėndrime tė afėrta me kėto, na shtyn qė tė merremi me kėtė studim. Tė dhėnat historike tregojnė se, trevat
ilire (shqiptare) kanė hyrė nė literaturėn sakrale pikėrisht qė nga koha e
Apostolit Shėn Pali (shek. I), nga i cili kemi dėshminė: Kėshtu prej Jerusalemit rreth e pėrqark
deri nė Ilirik e kam kryer plotėsisht detyrėn time tė pėrhapjes sė lajmit tė
gėzueshėm mbi Krishtin. Me zyrtarizmin e krishterimit, sipas Ediktit tė
Milanos mė 313, kur organizimi kishtar u legalizua edhe nė trevėn e Dardanisė
(Kosovės, E.R.), kuptojmė se pėrmes statusit tė veēantė administrativ e
juridik, Dardania, do tė ketė edhe qendrėn e Ipeshkvisė ose Mitropolinė tė
sanksionuar me Koncilin e Nikesė tė vitit 325. Siē dihet, pas ndarjes sė
Perandorisė romake nė lindje dhe nė perėndim, mė 395, Iliriku
administrativisht bėn pjesė nė Perandorinė e Lindjes, ndėrsa nė pikėpamje
kishtare do tė mbetet nėn influencėn e Romės. Gjatė shekullit IV-VI organizimi
kishtar nė Iliri mori hov tė madh sa qė dihet se vetėm nė Dardani (Kosovė,
E.R.) u ngritėn 5 deri nė 7 ipeshkvi. Nė kohėn e perandorit Justinian
(525-565) fillon njė epokė e re nė jetėn e kishės Dardane. Perandori
Justinian e riorganizoi kishėn dhe nė kėtė mėnyrė krijoi njė provincė tė re
tė pavarur kishtare sė cilės i dha njė rol tė rėndėsishėm nė kėtė pjesė tė
Perandorisė. Perandori Ilir, Justiniani, gjatė vitit 535 e shpalli novelėn e
XItė, me tė cilėn vendin e vet tė lindjes, Justinianėn e Parė, e
shndėrroi nė qendėr tė madhe kishtare me njė hapėsirė tė gjerė tė territoreve
tė Perandorisė ku pėrfshihen: Dardania, Dacia Mediterania, Dacia Ripensis,
Mysia, Prima, Prevalitana, Maqedonia e Panonia Secunda. Nė kuptimin e sotėm gjeografik, Justiniana
e Parė nėn ekzarkatin e saj kishte Serbinė, Sremin Lindor, Bullgarinė
Perėndimore, Maqedoninė Veriore, Kosovėn dhe Malin e Zi. Mė pas, me invadimin
e barbarėve (sllavo-avar) nė trevat ballkanike do shihet se asokohe do
ndėrronte edhe harta kishtare e Dardanisė. Nga kjo kohė do tė shohim se kisha
e Dardanisė mė vonė do tė bėhet gjithnjė element mė i fortė krishterizues
edhe i ardhėsve sllavė nė Gadishullin Ballkanik qė nga shek.VII-Xtė. Gjatė
kėsaj periudhe pėsojnė dėme tė mėdha selitė ipeshkvore e arkipeshkvore siē janė:
Justiniana Prima, Shkupi, Justiniana Seconda (Ulpiana, E.R), Nishi e
Remesiana. Gjatė kėtyre invadimeve do tė ndėrpriten lidhjet pėrkohėsisht edhe
me Papatin, pėr tu shkėputur pėr njė kohė tė gjatė sidomos nė shekullin
VIII, kur Iliriku Lindor do tė shohim se do ti bashkėngjitet
Konstantinopojės. Por, do dihet gjithashtu se, jashtė ndikimit tė
kishės bizantine mbeti edhe pėr njė kohė Ipeshkvia e Shkupit dhe e
Prizrenit. Kėtej Justiniana Prima, deri nė vitin 732, ishte qendėr kishtare
nėn juridiksionin e Romės. Pas kėsaj periudhe, nė kohėn e perandorit bizantin
Leonit IIItė, ipeshkvitė e Ilirikut u shkėputėn nga vartėsia e Romės duke iu
nėnshtruar qendrės sė Konstantinopojės. Ndryshime tė dukshme nė vijim do tė
ndodhin edhe gjatė kohės sė sundimit bullgar (893-971) nė kėto treva, kur
Ipeshkvia e Prizrenit do tė gjendet nėn pėrbėrjen e kishės bullgare. Pas vitit 971,
territori i Ipeshkvisė sė Prizrenit do ti takonte Arkipeshkvisė sė Bizantit
deri nė vitin 976. Me formimin e Perandorisė bullgare tė Samuilit, territori
nė fjalė, prapė do tė gjendet nėn juridiksion e Mitropolisė sė Ohrit,
qė aso kohe, ishte shpallur kishė e pavarur mitropolite nė rangun e
Patrikanės. Pas rėnies sė Perandorisė sė Samuilit mė 1018, perandori bizantin
Vasili IItė, Patrikanėn e Ohrit e uli nė rangun e Mitropolisit, por ia la
pavarėsinė mbi 31 dioqeza. Kėshtu, nė bulėn e Vasilit tė IItė
(1020) pėrmendet edhe Ipeshkvia e Prizrenit, qė tregon se, asokohe ipeshkvia
gjendet nėn juridiksionin e Arkipeshkvisė sė Ohrit. Ipeshkvia e Prizrenit aso
kohe, ishte e rangut tė tretė dhe pėrfshinte territore: Hvosnen, Leskovcin,
Deēanin, Pejėn. Selia e Peshkopatės sė Prizrenit ishte kisha e Shėn Prenės.
Nė Kartėn e Stefan Deēanit (burimi shek. XIV, E.R) thuhet se, kisha e Shėn
Prenės (nė Prizren) ka ekzistuar qė nga kohėrat e mbretėrve tė stėrlashtė.
Dėshmia e dytė e shkruar e vitit 1204 ėshtė ajo e cila tregon se, qė nga koha
kur perandori bullgar Kalojani (1197-1207), ripushtoi shumė territore nga
sundimi bizantin, kuptohet edhe territore tė Kosovės, ekzistonin
ipeshkvitė e Shkupit dhe tė Prizrenit. Mė pas, gjatė zgjerimit tė
shtetit nemanjidė tė Rashkės (Sipas historiografisė serbe, Rashka ėshtė
bėrthama e shtetit mesjetar serb) nė drejtim kah jugu prej fillimit tė
shekullit XIII-XIV, do tė okupohen dhe territoret e sotme tė Kosovės qė dihet
se do gjinden nėn sundimin e tyre pėr njė kohė. Nė kėtė drejtim, nemanjidėt
do tė formojnė kishėn ortodokse tė tyre, e cila siē do tė shohim do tė
pavarėsohet nė vitin 1219 prej kryepeshkopatės autoqefale tė Ohrit. Duke u
shpallur e pavarur ajo do tė vendoset me seli nė Zhiēė tė Rashkės. Okupimi i
trojeve tė sotme tė Kosovės asokohe nga nemanjidėt, qė pason gjatė disa
decenieve nė shek.e XIIItė, solli padyshim njė keqėsim tė ndjeshėm, jo vetėm
fizik, politik e ekonomik, por edhe nė shkatėrrimin kulturor e fetar. Kėtij
pėrkeqėsimi i kontribuoi edhe mė tepėr transferimi i selisė autoqefale
kishtare tė Rashkės nga Zhiēa nė Pejė, pra nė trevat e Kosovės. Kjo ndodhi nė
fund tė shekullit tė XIIItė, ku pas njė sulmi tė vitit 1290 nga tributė
tatarė dhe kumanė digjet Manastiri i Zhiēės. Kuptohet se, Peja nuk ka qenė
seli e vetme ose e pėrhershme e Patrikanės sė Rashkės qysh pretendohet.
Manastiri i Zhiēės ishte rindėrtuar e dihet se patriku Spiridon dhe
trashėgimtari Danillo e kanė pasur selinė atje. Aso kohe, gjithashtu kuptohet
se, kishat mė tė hershme serbe ishin ndėrtuar nė territorin e ngushtė tė
Rashkės: Studenica (afėr Novi Pazarit), Malisheva (afėr kufirit tė Bosnjės),
Sopoēani (Novi Pazar) etj. Kjo shtrirje e kishave pėrkon me territorin e
shtetit mesjetar tė Rashkės, qė pėrshkruhet nga autori bizantin i shekullit
tė Xtė [K. Porfyrogjeneti si dhe burime tė tjera]. Duke pasur parasysh pushtimin e
territoreve shqiptare, gjatė dy-tre brezave tė sundimit tė nemanjidėve, qė
arrijnė tė shtrihen nė territorin e sotėm tė Kosovės, do tė kuptohet se,
qendra kishtare e tyre ishte ende jashtė Kosovės. Vetėm gjatė shekullit tė
XIVtė, tė dhėnat tregojnė se, me rastin e ndėrtimit tė Manastirit tė
Graēanicės, tė Deēanit dhe tė Kryeengjujve (Arkangjelit) nė Prizren, treva e
sotme e Kosovės mund tė thuhet se kishte njėfarė rėndėsie si qendėr e
Peshkopisė sė Rashkės. Si pasojė, me forcimin e mė tejmė tė pushtetit
Nemanjid nė kėtė territor, pra duke filluar nga shekulli i XIVtė, atėbotė
zgjerohet edhe kisha ortodokse e Rashkės nė kėtė trevė, me tė gjitha tiparet
qė i zotėronte kisha ortodokse bizantine: ligjet bizantine, veprat
teologjike, literatura didaktike, artet, zejet, me tė cilat jeta kishtare
pasurohej me objekte tė domosdoshme nga arkitektura, piktura kishtare e deri
tek veshjet e etėrve. Pushteti Nemanjid nė territoret e sotme
tė Kosovės, nė veēanti gjatė shekullit tė XIVtė, do tė zbatojė njė politikė
qė synonte asimilimin e popullsive vendėse tė trevave tė pushtuara. Si mė tė
efektshėm nė kėtė drejtim zgjodhėn represionin dhe persekutimet nė lėmin
fetar. Prandaj, edhe sundimtarėt nga Dinastia e nemanjidėve mbanin lidhje tė
ngushtė me kishėn ortodokse, pėr tė cilėn ndėrtuan (rindėrtuan) shumė kisha e
manastire, jo vetėm nė territorin e Rashkės, por edhe nė ato ku shtrihej
pushteti i tyre. Kuptohet se fshatrat asokohe pėrfshihen nė prona kishtare
e qė pjesa mė e madhe e popullsisė fshatare tė Kosovės gjatė shekullit tė
XIVtė, ishte e detyruar ta lidhte fatin me kishėn ortodokse. Pėrqafimi i
ortodoksisė nga vendėsit-arbėrit (shqiptarėt), dėshmohet nga listat e
banorėve, ku krahas klerit katolik tė cilėsuar me apelativ qė pėrdoret edhe
sot nė gjuhėn shqipe: prift, dom, abat, pėrmenden edhe klerikėt ortodoks tė
cilėsuar si: pop, pope, papas dhe kalluxher.
Ndėrkaq, pjesa e popullatės sė qyteteve, pra jashtė pronave kishtare pėrmes
kolonistėve raguzanė, gjermanė e italianė qe e influencuar dhe e lidhur me
kishėn romake. Nė dokumentin e papės Benedikti i XItė tė vitit 1303 ndėr
pesė famulli katolike nė trojet e nemanjidėve pėrmenden edhe famullia e
Trepēės (de Trepezo) dhe e Graēanicės (de Grazaniza). Nė njė dokument qė
pason nga Papa Kelmenti i VIII-tė i vitit 1346 kuptojmė se ipeshkvi i
Kotorrit ka pasur tė drejtė kujdesi mbi famullinė e Prizrenit, Novobėrdės,
Janjevės dhe Trepēės. Dokumentet e kohės dėshmojnė se Stefan
Dushani, pėrdori tėrė aparatin e forcės pėr zbrazjen e trojeve shqiptare me
pretekstin se, po i ndiqte katolikėt e padėgjueshėm arbėrorė. Edhe pse nė
kushte tė tilla, arbėrit, i bėn qėndresė tė vendosur pushtimit dhe shtypjes
sė Nemanjidėve. Ajo shprehet sidomos me kryengritjen e madhe tė vitit 1332 qė
pėrfshiu trevat e lumit Buna (Barbana). Kryengritjes do ti
bashkėngjitet edhe bujari Dhimitėr Suma, e nė vazhdim nė vitin 1334 shohim
kryengritjen edhe nė rrethin e Prizrenit. Presioni dhe dhuna e egėr qė
ushtrohej nė trevat arbėrore do tė merret vesh edhe nė zyrėn e Papatit.
Kėtej, Papa Klementi i VI-tė nė vitin 1346, i shkruante Stefan Dushanit se:
disa mbretėr tė Rashkės, paraardhės tė juaj, kuvendet dhe kishat... i
pėrvetėsuan nė kohėn e vet e qė edhe tani ju i mbani tė pushtuara. Prandaj,
Papa kėrkonte nga Dushani, qė ti lejojė ipeshkvit tė Kotorrit pėr ti
mbledhur kontributet e caktuara kishtare nė ... famulli (krishtere). Politika
diskriminuese e pushtetit tė Rashkės e sidomos e periudhės sė Dushanit ndaj
popullsisė arbėrore dhe tė tjerėve tė konfesionit katolik mori pėrmasa tė
gjera, dhe u institucionalizua e u sanksionua edhe me ligj. Konkretisht, njė
politikė e tillė u fiksua nė tė drejtėn mesjetare, nė Kodin e Stefan
Dushanit, tė vitit 1349. Mjafton tė shikohen dispozitat e neneve 6,
7, 8 dhe 9, dhe tė konstatohet diskriminimi drejtuar kundėr popullatave jorashkase.
Katolicizmi sipas Kodit nė fjalė, ėshtė herezi latine. Mė tej mund tė
lexohet: ... nė qoftė se ndokush nuk dėgjon tė konvertohet e tė kthehet nė
besimin e vėrtetė (siē e quanin ata ortodoksinė) ai do tė dėnohet me vdekje.
Klerikėt heretikė (tė konfesionit katolik) tė njė komuniteti tė huaj qė
pėrpiqen tė bėjnė predikimin do tė kapen, do tė dėrgohen nė miniera ose do tė
dėbohen. Kishat heretike (katolike) ... do tu besohen klerikėve tė besimit
tė vėrtetė.... Nė rast se gjendet njė klerik latin qė pėrpiqet ta
konvertojė njė tė krishterė (ortodoks) nė besimin latin, ai do tė dėnohet me
vdekje.... Nė rast se gjendet njė besimtar latin qė ėshtė martuar
fshehurazi me njė grua ortodokse, ai duhet tė pagėzohet sipas mėnyrės
ortodokse, e nė rast se nuk dėgjon tė pagėzohet, atij do ti merret gruaja,
fėmijėt e shtėpia, do tė katandiset nė mjerim e do tė detyrohet tė
emigrojė... (M.Purkoviq). Tė ashtuquajturit nene antiheretike tė kėtij
Kodi, sanksionojnė qė tė gjithė shtetasit e mbretėrisė rashkase, anėtarėt e
komunitetit tė huaj duhej tė ripagėzoheshin nė kishėn e tyre. Veprimtarinė e
tillė antikatolike tė Dushanit e pėrshkruan edhe G. de Boulogne, legat i
Papės nė Padovė, nė letrėn e dėrguar mbretit tė Hungarisė dhe tė Venedikut,
ku shkruan: Stefan Dushani me dhunė i kthen nė fenė e vet besimtarėt e tij
katolikė, se i pagėzon me kundėrshtim dhe jashtė ēdo dispozite dhe ligji tė
kishės (Gasper Gjini). Por siē theksuam dhe mė lart, edhe
pėrkundėr tė gjitha masave ndėshkuese dhe ndjekjeve tė shumėllojta e
keqpėrdorimeve qė ushtrohen ndaj popullatės dhe kishės katolike sidomos
gjatė shek. tė XIV-tė, ajo do tė rezistojė dhe qėndrojė. Autorėt serbė M.
Joviq, V. Koraq dhe tė tjerė na tregojnė se gjatė shek. tė
XIV-tė, nė territorin e sotėm tė Kosovės gjinden ose ekzistojnė komunat
katolike dhe qytetet me kishat e tyre. Komuna katolike numėrohen: Prizreni
(tri kisha katolike), Trepēa (dy kisha katolike), Novobėrda (dy kisha
katolike), Janjeva (njė kishė katolike). Ndėrsa vendet qė kishin kishė
katolike ishin: Graēanica, Belasica (Vrh Lab - sot vendburimi i lumit Llap nė
veri tė Podjevės) dhe Prishtina. Nė kėtė drejtim edhe pas vdekjes sė
Dushanit, ngjarjet nuk rridhnin aspak nė tė mirė pėr banorėt e
atėhershėm tė Kosovės. Nė skenėn politike nė territoret e Kosovės do tė
mbizotėrojė pėr tė mirė situata pėr arbėrit - shqiptarėt, tek kur kėta do tė
pėrfshihen nė shtetin mesjetar arbėror tė Balshajve. Ėshtė fakt i njohur nė
literaturėn historiografike, qė territori i sotėm i Kosovės njohu
sundimin e Balshajve nga viti 1372-1385. Pasi qė e forcuan pushtetin e tyre,
Balshajt nė vitin 1369 nėpėrmjet peshkopit tė Shasit i kėrkuan Papa Urbanit
tė V-tė miratimin pėr konvertimin e tyre nga feja ortodokse nė atė katolike.
Pjesa dėrmuese e popullsisė sė zotėrimeve tė tyre qė shtriheshin nė trevat e
Shqipėrisė (L. Maltezi) ishte katolike. Me kėtė hap, Balshajt, synonin ti
pėrshtateshin edhe nė pikėpamje fetare mjedisit shoqėror tė arbėrve, duke
hedhur tej ēdo mbeturinė tė sundimit tė nemanjidėve qė i largonte nga
popullsia vendėse arbėrore. Arsyet e tilla, na bėjnė tė mund tė konstatohet
se, pėr Balshajt, ortodoksia kishte qenė njė fe e imponuar nė kushtet kur
kanė qenė nėn presionin dhe okupimin sllav. Ata vepruan nėn maskėn e saj
derisa arritėn kulmin e fuqisė sė tyre politike pėr tė shmangur ēdo goditje
tė mundshme nga ata dhe kisha e tyre (P. Bogdani). Sundimi i Balshajve nė
Kosovė pati pasoja tė drejtpėrdrejta edhe nė drejtim tė kishės sė Rashkės. Tė dhėnat tregojnė gjendjen e rėndė tė
kishės sė Rashkės, institucion ky ideologjik dhe politik i shtetit nė fjalė.
Klerikėt rashkas kėtė periudhė e cilėsuan si njė furtunė tė vėrtetė, sepse
nė mėnyrėn banditeske dhe me sulme u rrėmbyen pasuritė e saj deri tek froni
i shenjtė i patrikut dhe ofiqet apostolike. Kisha e Rashkės gjatė kėsaj
periudhe ishte e anatemuar (pėr shkak tė shpalljes sė Patrikut tė Rashkės nė
vitin 1346 nga Stefan Dushani nė mėnyrė tė pa ligjshme, pra pa lejen e
Patrikanės sė Bizantit nė Kostantinopojė, E.R.). Pėr tė penguar asgjėsimin qė
i kanosej, kisha e Rashkės, u orvat tė pajtohet me Patrikanėn Bizantine. Edhe
pse si duket u njoh si kishė e pavarur nga Patrikana Bizantine, ēėshtje
diskutabile pėr tė cilėn flitet se a ishte krejt e pa varur ose jo, pozita e
saj nė trevėn e Kosovės aso kohe ishte e dobėsuar shumė. Pėr shumė arsye
Balshajt nuk lejuan qė qendra e saj tė mbetet si mė parė nė Pejė dhe as nuk
pranuan qė kuvendi i kishės sė Rashkės tė mblidhej aty (1375). Prizreni u
konsiderua si qyteti nga ku mund tė kontrollohej mė mirė veprimtaria e saj,
ndaj edhe kėtu u caktua qendra e re. Madje, pėr herė tė parė nė historinė e
kishės sė Rashkės u vė nė postin e udhėheqėsit kishtar jo njė klerik i tyre
pra rashkas, por njė klerik bullgar, Jefreni. Masat e tjera radikale qė
lidhen gjatė sundimit tė Balshajve nė pjesė tė territorit tė Kosovės bėn qė
kisha rashkase e dobėsuar tė ketė bėrė zhvendosjen e qendrės sė Patrikanės
nga Prizreni nė Zhiēė tė Rashkės. Kjo ka ndodhur sigurisht para Betejės sė
Kosovės tė vitit 1389. Po ashtu dihet se nga fundi i shek. tė XIV-tė dhe
fillimi i atij tė XV-tė, pėrveē familjes Balshaj qė zotėronte toka arbėrore,
krahas tyre do fuqizohen dhe familjet arbėrore tė Kastriotėve dhe
Dukagjinėve, tė cilat do shohim se do zotėronin territore tė
tyre. Kėto dy familje do shihet qė do tė veprojnė dhe sundojnė edhe treva
arbėrore tė territorit tė sotėm tė Kosovės (sidomos Rrafshin e Dukagjinit dhe
Prizrenin) gjithnjė deri nėn rėnien e gjithė vendit nėn Perandorinė Osmane
(1455-1461). Nė kėtė drejtim aspiratat e
historiografisė, Akademisė sė Shkencave, Kishės Ortodokse dhe Qeverisė Serbe,
edhe nė ditėt e sotme, pretendojnė pėr pėrvetėsimin e monumenteve
arkitektonike tė trashėgimisė kulturore tė Kosovės - objekteve tė kultit tė
krishterė kishave dhe manastireve. Kėto objekte i quajnė tė tyre, me pretekst
se, kinse ato janė ndėrtuar nga mbretėrit e tyre gjatė mesjetės, kur
ata paskan sunduar territoret e sotme tė Kosovės. Dihet dhe nuk ėshtė ēėshtje
kontestuese se, qė nga sundimi nemanjidas, sidomos nga koha mbretėrve:
Millutinit (1282-1321), Stefan Deēanit (1321-1331), Stefan Dushanit
(1331-1355), dhe nė kohėn e sundimtarit tė fundit tė kėsaj Dinastie Uroshit
tė Vtė (1355-1371), territori i sotėm i Kosovės do tė gjendet nėn pushtimin
nemanjid tė shtetit tė Rashkė, pra nėn pushtetin politik e fetar tė tyre.
Sundimtarėt nė fjalė duke forcuar pushtetin politik tė tyre, njėkohėsisht
forcuan edhe atė kishtar, bėnė qė edhe disa qytete mesjetare tė Kosovės ti
pėrdorin si seli tė pėrhershme tė tyre. Nė kėtė drejtim edhe objektet e
kultit, siē do tė shohim, nė masė tė madhe do ti adaptojnė pėr vete. Nė anėn
tjetėr, duke punuar nė kėtė drejtim, sidomos duke iu referuar burimeve
historike dhe studimeve serioze qė kanė tė bėjnė me kėtė ēėshtje, del dhe
ėshtė mirė e qartė se, kėtu kemi tė bėjmė me pėrvetėsimin nemanjidas tė
monumenteve tė kultit tė krishterė iliro-arbėror si dhe ato romake e
bizantine. Monumentet kryesore tė kultit tė krishterė nė Kosovė, tė cilat sot
konsiderohen kisha ose manastire ortodokse nemanjidase serbe, siē
pretendohet pothuajse nė tė gjitha shkrimet e historiografisė serbe, siē
ėshtė: Manastiri i Deēanit, Graēanicės, Kisha e Shenjtorėve Mihail e Gabriel
dhe kisha e Zojės Prene nė Prizren, Patrikana e Pejės, Kisha e Shtjefnit nė
Banjė tė Mitrovicės, del tė jenė monumente tė moēme iliro-arbėrore. Duke
pasur parasysh kėtė qė u tha, nga studiues seriozė, askush nuk e mohon faktin
se kishat dhe manastiret nė fjalė janė ndėrtuar, rindėrtuar ose meremetuar
mbi themelet e monumenteve tė moēme tė periudhės romake e bizantine. Nga e gjithė kjo qė u tha, dhe pėr mė
tepėr duhet tė dihet edhe se, monumenti i parė kishtarė i rindėrtuar nga
nemanjėt e Rashkės nė territoret e sotme tė Kosovės ėshtė kisha e Pejės. Nė
gjysmėn e shekullit tė XIIItė, thuhet se, u ndėrtua kisha e apostujve
nė Pejė. Kjo kishė sot gjendet nė kuadėr tė kompleksit tė Patrikanės sė
Pejės. Edhe kjo kishė siē do shohim mė poshtė, del tė jetė rikonstruktuar nė
ndėrtim tė vjetėr, sė cilės iu dha forma e ndonjė kishe tė kohės. Nė fasadat
e kėsaj kishe shihet mėnyra romanike e punimit, me gurė tė imtė e tė
gdhendur, elemente kėto tė stilit perėndimor romanik, stili romaniko-gotik,
qė mund tė themi se stili nė fjalė do tė paraqitet edhe tek tė gjitha
objektet e karakterit sakral tė ndėrtuara nė Kosovė gjatė mesjetės sė
zhvilluar. Pėr ndėrtimin e kishės sė Shenjtorėve tė Apostolit nė Pejė, e cila
ndėrtohet diku nė gjysmėn e shekullit tė XIIItė, tė dhėnat tregojnė se me tė
ndėrtuar, nė tė vėrtetė, vazhdohet njė kishė e vjetėr dhe e ruajtur mirė e
tipit tė ashtuquajtur bazilikė trekishtare, qė koha e ekzistimit tė saj nuk
dihet. Ndėrtuesit e punojnė atė sipas programit tė kishave tė Rashkės. Qė
kisha nė fjalė u rindėrtua njoftojnė kėta autorė: Gj. Boshkoviq, M. QanakMediq,
B. J. Gjuriq, S. Qirkoviq, V. Koraq dhe Gj. Jankoviq. Tė dhėnat tregojnė edhe se, Manastiri i
Graēanicės, sipas njoftimeve burimore historike dhe gjetjeve arkeologjike
gjatė viteve 1957, 1963 dhe 1964 tė zhvilluara nga ekspertė serbė, ėshtė njė
bazilikė e ndėrtuar midis shekullit tė VI-tė dhe XI-tė. Kjo bazilikė ishte
qendėr e ipeshkvisė sė Ulpianės Dardane. Pas rrėnimit tė saj, mbi themelet e
Anijatės sė Mesme u rindėrtua njė kishė kushtuar zojės sė bekuar tė
Graēanicės. Ka tė ngjarė se po kjo kishė tė pėrmendet nė letrėn e Papa
Benediktit tė XItė, tė vitit 1303, si kishė famullitare katolike. Mbi kėtė
kishė, kuptohet se mbreti nemanjid Millutini, rindėrtoi Manastirin e
Graēanicės rreth vitit 1316. Se kjo kishė u ndėrtua nė themelet e vjetra tė
njė bazilike bizantine, qė themelet e saja nuk janė shfrytėzuar tėrėsisht, na
njofton studiuesi serbė V. Koraē. Njoftime se kjo kishė ishte rindėrtuar
gjejmė edhe tek punime tė autorėve tė tjerė si: V. Vuliq, P. Mijoviq,
D. Bogdanoviq, V. Markoviq, M. Kashanin dhe Gj. Jankoviq. Gjithashtu edhe pėr Manastirin e
shenjtorėve Mihail dhe Gabriel tė Prizrenit, gjejmė dėshmi nga autori S.
Nenadoviq dhe nga libri i botuar prej grup autorėsh Kosovo nekad i danas,
se ai ėshtė ndėrtuar mbi njė kishė tė moēme Dardane tė periudhės sė
antikitetit tė vonė. Rindėrtimi ėshtė bėrė rreth vitit 1348-1352. Nė
kompleksin e Manastirit gjendet Kėshtjella e Epėrme, Kisha e Shėn Kollit dhe
Kisha e Shenjtorėve. Sdo mend se kėtė kompleks tė kultit e shfrytėzuan
banorėt e ritit ortodoks, si arbėrit ashtu edhe serbėt. Arkeologėt nė
rrėnojat e kėtij Manastiri kanė zbuluar fragmente interesante tė artit
bizantin, romakė dhe gotikė (F. Dranēolli). Ajo qė tėrheq mė tepėr
vėmendjen ėshtė mozaiku, qė nuk ka ndonjė paralele me ndonjė mozaik nė Serbi,
veēse mė shumė i ngjan mozaikut nė pagėzoren e Katedrales Santa Maria tė
Firencės (J. Dranēolli). Nė kishėn e kėtij Manastiri dihet se ruhet edhe
varri i kryezotėriut arbėror, Strazimir Balsha nga viti 1372 (G. Tomoviq dhe
R. Grujiq). Edhe me ndėrtimin e manastirit tė Kryeengjujve (Arkangjelit) afėr
Prizrenit, qė do tė ngrihet nga mbreti Stefan Dushani (1331-1355), tė dhėnat
tregojnė se, aty ekzistonte njė objekt fetar i vjetėr dhe se nė rrėnojat e
tij u ngrit manastiri i ri. Pra, manastiri ekzistonte edhe para se Dushani ta
rindėrtonte. Mbėshtetje pėr kėtė dhanė: revista e sipėr theksuar
Pravoslavlje, S. Novakoviq dhe Vl. Ēoroviq. Nė kėtė drejtim, ėshtė e njohur se
mbreti Millutin nė vitin 1307 pėrvetėsoi edhe kishėn katedrale Zoja Prene nė
Prizren. Sipas hulumtimeve arkeologjike e historike tė materialit relevant,
supozohet se kisha e Shėn Prenės nė Prizren kishte katėr faza tė zhvillimit.
Hulumtimet e para u bėnė nga S. Nenadoviq, i cili konstaton ripėrtėritjen e
bazilikės sė vjetėr e cila ngrihet nė themelet e njė kishe bizantine tė
shekullit tė IXtė ose X-tė. Ai ka konstatuar dy faza tė ndėrtimeve para
kohės sė rindėrtimit tė shekullit tė XIVtė dhe fazėn e rindėrtimit tė vitit
1306-1307. Se kjo, ishte ndėrtuar mbi themelet e objektit tė vjetėr njofton
edhe autori Gj. Jankoviq. Edhe nė Kartėn e Stefan Deēanit (burim mesjetar
serb i shek. tė XIV-tė) thuhet se: Kisha e Shėn Prenės ka ekzistuar qė nga
kohėrat e mbretėrve tė stėrlashtė. Hulumtuesi S. Nenadoviq qė udhėhoqi punėt
rreth restaurimit dhe konservimit tė saj (1950-1952) thekson prezencėn e
fragmenteve mė tė vjetra dhe tė monumenteve tė krishterimit tė hershėm: ...
duhet tė parashohim se kjo kishė ndoshta ėshtė ndėrtuar mbi njė tempull edhe
mė tė vjetėr, sepse nuk janė zhvilluar hulumtimet nė atė masė qė tė jemi tė
sigurt se nėn kėtė kishė tė vjetėr nuk ekzistojnė themele edhe mė tė vjetra.
Po ashtu edhe J. Jastrebov, konfirmon faktin se, ky manastir ėshtė i kohės
para serbe. Pėr rindėrtimin e kishės sė Prenės mbi themelet e njė tempulli
pagan duhet cekur se, kryepeshkopi Danillo (jetoi nė shek. e XIVtė) e quan
mbretin Millutin ndėrtimtar dhe ripėrtėrirės tė tempujve tė rrėzuar dhe tė
rrėnuar. Fakti mbi ekzistimin e kishės sė mėhershme, tregohet nga mbishkrimi
i vendosur aty ...e ripėrtėriu qė nga themelet mbreti Stefan Uroshi... (S.
Nenadoviq). Ndikimet e stilit tė ndėrtimit
perėndimor do tė shihen mė sė miri edhe nė Kishėn e Manastirit tė Deēanit ose
siē edhe quhet Pandakratori, e rindėrtuar ose ndėrtuar gjatė sundimit tė
Stefan Deēanit dhe Dushanit (1327-1335). Karakteristika kryesore e kėtij
objekti ėshtė stili romanik i ndėrtimit qė tregon A. Stefanoviq. Sipas tė
dhėnave, Manastirin e Deēanit e ndėrtoi arkitekti shqiptar At Vita Kuēi -
Cuci me 18 skulptorė e gurskalitės. Manastiri i Shėn Stefanit ose Bajska qė
gjendet nė Banjė tė Mitrovicės, u rindėrtua nga mbreti Millutin. Murimi i tij
u realizua gjatė viteve 1312-1317. Sipas autorit D. Bogdanoviq, ėshtė e
mundur qė kėtu edhe mė herėt tė kishte ekzistuar njė manastir. Se ky objekt
ishte rindėrtuar mbi themelet e njė tempulli tė vjetėr mbėshtetet dhe nga
autorėt V. Markoviq, A. Stefanoviq e po ashtu dhe nga revista e Patrikanės
Serbe Pravoslavlje qė botohet nė Beograd. Po ashtu, kemi tė dhėnat qė
tregojnė edhe pėr njė numėr mjeshtėrish - skulptorėsh tė shquar shqiptarė tė
ndėrtimit tė kishave qė veēoheshin asaj kohe, siē janė: Miho (Mikel) Tivarasi
i shekullit tė XIVtė, Gjin Aleksi dhe Mark Nikollė Gega etj. Mbėshtetje pėr qėndrimet tona qė
paraqiten gjatė gjithė kėtij punimi, se kishat dhe manastiret ortodokse u
rindėrtuan ose mė mirė tė themi, u adaptuan me ndėrhyrje gjatė ri-ndėrtimeve
pėr tu transformuar nga stili katolik nė at ortodoks, siē kuptohet nga
shumica e rasteve tė sipėrtheksuara, do tė gjejmė edhe tek disa studiues
serbė qė shquhen me punimet e tyre pėr kėto ēėshtje. Gj. Sljepēeviq, tregon
se: nemanjidėt, sundimtar tė Rashkės nuk patėn dije pėr ndėrtime as tė
kishave e as tė manastireve, ata vetėm i shfrytėzuan objektet dhe kulturėn
bizantine duke qenė njė herėt kopjues dhe imitues tė tyre. Kjo, sipas
autorit, tregohet edhe me selit (rezidencat) e pėrkohshme tė mbretėrve
tė tyre qė do tė lėvizin gjatė gjithė periudhės sė sundimit. Ata, nuk kishin
njė vend (qendėr, qytet apo pallat) tė pėrhershėm. Shefi i katedrės pėr
arkeologji mesjetare nė Beograd, Dr. Gj.Jankoviq, thekson se, sa ėshtė e
ditur Kosova, Mali i Zi dhe Hercegovina janė territoret qė mė sė shumti kanė
kisha qė shėrbenin nė vazhdimėsi qė prej njėmijė (1000) vjetėsh. Nga kėto,
kemi objekte tė ndėrtuara qysh gjatė shek. tė VItė dhe tė VIItė ose ato tė
shek. tė IXtė dhe tė XItė, siē janė edhe kisha nė Lipjan, Graēanicė dhe
Zonja Prene (Ljevishka) nė Prizren. Akademiku, D.Bogdanoviq, tregon se, dy
qytete bizantine qė i okupoi Stefan Nemanja, Prizreni dhe Lipjani, qė
aso kohe ishin qendra fetare. Kur arkimandriti Sava e organizoi kishėn
autoqefale rashkase, at e ndan nė dhjetė (10) ipeshkvi, e nga ato tri(3)
gjendeshin nė territoret e sotme tė Kosovės. Zhvillimi i territorit tė
sotėm tė Kosovės, sipas autorit, si qendėr shpirtėrore e popullit
serb gjatė mesjetės mbėshtetet me pėrqendrimin e madh tė kishave dhe
manastireve. Ai vazhdon, deri sot nuk mund tė dihet se sa kisha kanė qenė ose
janė ruajtur nga epoka para-nemanjide, sepse kėrkime, hulumtime sistematike
si dhe arkeologjike nuk janė kryer, duke shtuar, numėr bukur i madh i kishave
nemanjide (rashkase) sigurt se janė ngritur nė themelet e vjetėr tė tempujve
bizantinė. Njohėsi i mirė i kėtyre ēėshtjeve, V. Markoviq, na tregon se,
historia e kishave dhe manastireve ortodokse siē shkruhet dhe pėrshkruhet nga
tradita dhe historiografia serbe, nuk lėnė tjetėr, veē tė kuptohet se,
veprat-ndėrtimet e fundit, ato nemanjide, tė janė ngritur mbi llogarinė e tė
parave. Kėshtu, nemanjidėve i pėrshkruhen shumė manastire, tė cilat janė
shumė ma tė vjetra se koha e tyre. V. Markoviq, tregon edhe se, mbreti
Millutini (1282-1321) nuk ndėrtoi asnjė manastir tė ri, ai vetėm i rindėrtoi
manastiret e vjetra e tė lėna. Pėr kėtė, historiografia jonė e vjetėr dhe e
re e paraqesin Millutinin si themelues-ndėrtues i shumė manastireve.
Karakteristikė e kohės sė tij ėshtė se, Millutini rindėrtoi shumė manastire
nė territoret qė okupoi nga Bizanti, mė shumė se sa nė territoret e vjetra
serbe. Historiani, St. Stanojeviq, thekson qė edhe para Stefan
Nemanjės, nė kufijtė me Rashkėn kishte bukur shumė manastire dhe udhėheqės
fetarė dhe nuk fillon krejt me Nemanjėn, siē donė ta paraqesin
historiografėt tanė... Autori, V. Petkoviq, vjen nė pėrfundime se,
fiset serbe (sllave, E. R.) qė nga ardhja dhe vendosja e tyre nė kėto
territore (ballkanike) e deri nė shek. e XVIIItė, shėnuan lėvizje tė mėdha.
U ndėrtuan dhe rindėrtuan kisha e manastire e pėr ēka nuk mundemi tė
pohojmė e vėrtetojmė se kėto vepra janė ekskluzive serbe. Nė kėtė drejtim, siē potencuam edhe mė
sipėr, kemi tė bėjmė me propagandėn pseudoshkencore serbe e cila tenton qė
territorin e Kosovės ta paraqet si qendėr shpirtėrore tė popullit serb
gjatė mesjetės, qė sipas tyre, mbahet me numrin e madh tė konceptuar tė
kishave serbe dhe manastireve nė kėtė territor. Duhet theksuar edhe tendencat
e njė pjese tė madhe tė autorėve tė historiografisė serbe, qė tentojnė me tė
dhėna tė argumentojnė se, selia e kishės ortodokse e Rashkės do tė bartet nė
Pejė gjatė gjysmės sė shekullit tė XIIItė, mė konkretisht kinse qė nė vitin
1253, nga Zhiēa, selia e arkipeshkvisė kalon nė Pejė. Mirėpo, nė kėtė drejtim
duke iu referuar po tė dhėnave tė autorėve serbė, theksohet qė Peja tek nė
decenien e fundit tė shekullit tė XIIItė bėhet qendėr ose seli e
arkipeshkvisė sė Rashkės. Sipas tyre, selia e arkipeshkopatės pas sulmeve
mongole dhe djegies sė Zhiēės mė 1284 bartet nė Pejė. Sipas tė tjerėve, selia
e kishės kalon nga Zhiēa nė Pejė tek nė decenien e fundit tė shekullit tė
XIIItė kur sulmohet nga tatarėt dhe kumanėt qė e plaēkitin dhe e djegin, tė
cilėt i hakmerren Rashkės pėr njė sulm qė udhėhoqi ndaj tyre mbreti Millutin
(V. Jankoviq). Po ashtu, edhe autorė tė tjerė mbėshtesin faktin se tek nė
fund tė shekullit tė XIIItė, pas pėsimit tė Zhiēės, Peja bėhet seli e re e
arkipeshkopatės rashkase (V. Boshkoviq, S. Qirkoviq). Nė kėtė drejtim
tendencat janė qė pjesėt e territorit tė Kosovės sė sotme, konkretisht treva
e Drenicės paraqitet si Drenica mali i dytė i shenjtė serb. Lidhur me kėtė
ėshtė interesant tė pėrmendim se, autori thekson qė nė shekullin e XIVtė nė
trevėn e Drenicės gjendeshin 13 manastire dhe 5 kisha (T.Vukanoviq). Po ky
autor mė pas, duke theksuar se kinse me rezultatet e tija hulumtuese tė
vendbanimeve, tė cilat bazohen nė tė vėrtetėn shkencore nxjerr pėrfundime
se: nė trevėn e Drenicės sė sotme kanė ekzistuar gjithsej 9 manastire dhe 42
kisha, d.m.th. bie nė konfuzion nė librin e njėjtė. Po ashtu, vlen tė
theksojmė propagandėn nacionaliste tė kishės ortodokse serbe qė gjithherė
ishte veēuar dhe veēohet pėr kah falsifikimi dhe spekulimet lidhur me
ēėshtjen nė fjalė. Sipas hartuesve tė librit Memorandumi pėr Kosovė e Metohi
i botuar nga kisha ortodokse serbe, theksohet se: Kosova e Metohija, Tokė
e shenjtė e popullit serb, pėr ne paraqet atė, qė pėr popullin hebre
paraqet Jerusalemi. Pėr kėtė, mė sė miri dhe mė sė forti dėshmojnė mė se
1300 kisha dhe manastire qė gjenden atje. Po kėshtu edhe autorė tė tjerė
mbėshtesin kėto qėndrime duke theksuar se: Hapėsira e krahinės jugore tė
Serbisė mbulohet me 1300 kisha dhe manastire me emrin zyrtar Kosovo (me
Metohinė e cila qė nga viti 1968, me dėshirėn e shqiptarėve kosovarė hiqet
nga zyrtariteti, dhe mė pastaj nga komunikimi politik ditor), qė nė gjuhėn
serbe ėshtė simbolike, fjala mė me rėndėsi e cila pas emrit tė Zotit, emrit
tė Shėn Savės (themeluesit tė kishės ortodokse serbe nė shekullin e XIIItė),
shėnon njėkohėsisht edhe identitetin kulturor e nacional tė tė gjithė
popullit serb (D. Bogdanoviq). Propaganda nė kėtė drejtim vazhdohet: ... nė
territorin e Kosovė e Metohisė..., populli ortodoks serbė dhe kisha e saj
kanė 1300 kisha e manastire nga shekulli i XII-tė deri nė atė tė XXtė, tė
punuara gjatė tetė shekujve... (Novosti, Beograd, 2004). Po ashtu theksohet
se sipas evidencave nė trevėn e Kosovės duhet tė ketė aty afėr 200 objekte tė
ruajtura ose tė shkatėrruara, por nė tė vėrtetė ka mė shumė sikur tė numėroheshin
dhe hulumtoheshin lokalitetet arkeologjike tė paidentifikuara (gėrmadhat e
kishave). Sipas A. Urosheviq, gjendja e tė pamurit tė kėsaj treve (ėshtė
fjala pėr Kosovėn) nė mesjetė flet pėr njė numėr tė madh gėrmadhash tė
kishave, mbetje tė kishave tė vjetra dhe sipas tij, shenja tė tilla kishte
pothuajse nė tė gjitha fshatrat, edhe serbe e shqiptare, ndėrsa nė disa
fshatra janė edhe nga dy e mė shumė gėrmadha tė kishave (A.Urosheviq). Edhe
D.Bogdanoviq, shprehet se, sipas hulumtimeve arkeologjike vėrtetohet se nė
territorin e Kosovės ishin 1300 kisha e manastire e monumente tjera serbe. Tė dhėnat e tilla si mė lart, tė
ndėrtuara dhe tė udhėhequra nga historiografia e edhe nga politika ditore e
qeverisė serbe, pra, mundohen tė mbėshtesin konceptin mbi monumentet e kultit
tė krishterė qė ekzistojnė nė Kosovė duke rritur numrin impozant qė shihet,
pėr ēka dhe Kosova sipas tyre paraqet vlera tė jashtėzakonshme. Pėr tė
sqaruar mė mirė ēėshtjen lidhur me ndėrtimin dhe rindėrtimin e objekteve
fetare nė territorin e Kosovės nė periudhėn nemanjide, ofrojmė dhe tė dhėnat
qė tregojnė se, mbreti Millutin (1282-1321) rindėrtoi afėr 30 manastire, nė
mes tė cilave nė territorin e Kosovės vetėm tri, nė Prizren, Bajskė dhe
Graēanicė. Mbreti Stefan Deēani (1321-1332) ndėrtoi vetėm Deēanin. Gjatė
periudhės sė Dushanit u ndėrtua Manastiri i Shėn Arkangjelit (M. Kashanin,
revista Pravoslavlje). Gjatė periudhės Osmane, burimeve qė dalin aso kohe,
tė cilat i paraqesim nga M.Kashanin, tregohet se, qė nga periudha e patrikut
Makarije nė gjysmėn e shek. tė XVItė, u ngritėn nga gėrmadhat dhe u
rishkruan-vizatuan pėrsėri me qindra kisha nė territoret e sunduara nga
Osmanėt (mendon nė Kosovė, Serbi dhe Sanxhak). D. T. Batakoviq duke u
thirrur nė burime osmane (regjistrat osmanė) tregon se gjatė shek. tė XVtė
dhe XVItė ekzistonin dhjetė deri katėrmbėdhjetė tempuj ortodoksė qė ishin
aktiv. Udhėheqėsit e kishės ortodokse tė Pejės (1557-1766) duke u mbėshtetur
nė traditėn mesjetare tė sundimtarėve nemanjid dhe shtetit tė Rashkės, tani
me njė territor mė tė madh se i tyre, rindėrtuan kultet e vjetra dhe vendosėn
edhe tė reja. U bė jetėsimi - funksionimi i kishave dhe manastireve, ku vetėm
nė Kosovė u ndėrtuan njėzetė (20) kisha tė reja, ndėrsa shumė nga tė vjetrat
u aftėsuan duke edhe u rishkruar-vizatuar (D. T. Batakoviq, R.Samargjiq, Gj.Sljepēeviq).
Defterėt osmanė pėr Sanxhakun e Vushtrrisė - Prishtinės (njėsi
administrativo-politike territoriale nė Perandorinė Osmane), tė viteve
1490-1491, 1525-1526, 1530-1531, 1544-1545 dhe 1561 tregojnė se ishin tė
evidentuar 42 manastire dhe 11 kisha, ndėrsa nė at tė Prizrenit shėnohen 2
manastire dhe 15 kisha (D. Batakoviq). Do tė jetė interesante tė
paraqesim tė dhėnat qė na ofron episkopi Artemije (Radosavljeviq) i
Prizrenit, i cili nė shkrimet e tija publikuar nė Raspeto Kosovo, kur flet
pėr rrezikun dhe dėmet e kishave dhe manastireve qė gjinden nė Kosovė gjatė
luftės sė vitit 1999, paraqet edhe regjistrin mbi njė numėr tė tyre. Nga ky
regjistėr del tė jenė kisha dhe manastire tė ndėrtuara gjatė periudhave:
nėntė tė shek. tė XIVtė; nėntė tė shek. tė XVtė dhe XVItė; pesė tė shek.
tė XIXtė dhe pesėdhjetė e tri (53) qė janė ndėrtuar nė shek. e XXtė. Kėto
tė dhėna nga ky regjistėr i paraqitėm me qėllim qė tė tregojmė se njė numėr i
kishave janė tė periudhės Osmane e ēka ėshtė ma me rėndėsi, kėtu qartė shihen
se pesėdhjetė e tri (53) kisha janė tė evidentuara qė janė ndėrtuar nė shek.
e XXtė. Kėtu, shohim qė kishat e shekullit tė XXtė, janė kisha thjesht
politike. Kėto kisha politike do tė ndėrtohen nga Serbia me qėllimin pėr tė
arsyetuar para botės se, Kosova ėshtė tokė e tyre. Por gjithė bota tani e
dinė se, Kosova u pushtua nga Serbia nė vitin 1912-1913 dhe
Serbisė ju qel rruga pėr ndėrtimin e numrit kaq tė madh tė kishave
gjithnjė deri nė vitin 1999, kur Kosova do tė jetė jashtė saj. Pėr tė vėrtetuar se me tė vėrtetė
qėllimet, qėndrimet dhe tė dhėnat e historiografisė serbe, janė pretenduese,
qėllim-kėqija e nacionaliste, tregon numri i madh e i pa argumentuar i paraqitur
pėr monumentet e krishtera ortodokse - kishave dhe manastireve qė kinse kanė
ekzistuar nė Kosovė, qė sipas tyre sillen prej 1300 e herė-herė deri nė
1500 objekte. Pėr kėtė mendojmė sigurt se, nuk ka as burime historike e as
studime qė mbėshteten nė fakte, se kishte aq shumė kisha nė kėtė trevė aso
kohe e as sot, pėrveē konstruksioneve me prapavijė politike. Pėr kėtė,
lirisht vijmė nė pėrfundime se, shkrimet e tilla janė falsifikim i
qindpėrqindtė i realitetit historik e shkencor. Pėr fund, si bazė tė fortė e
argumentuese e gjithė qėndrimeve tona tė paraqitura nė kėtė punim, ofrojmė
dėshmitė mbi gjendjen reale tė monumenteve tė trashėgimisė kulturore, qė
tregojnė saktėsisht se sa ėshtė numri i kishave dhe manastireve tė
krishtera nė Kosovė qė karakterizohen nė radhėn e monumenteve kulturorehistorike.
Po paraqesim tė dhėnat e sakta qė ruhen nė dokumentacionin e Entit Krahinor
pėr Mbrojtjen e Monumenteve tė Kulturės, Prishtinė, tė vitit 1990 (sot,
Instituti i Kosovės pėr Mbrojtjen e Monumenteve tė Kulturės). Tė dhėnat
nga arkiva e kėtij institucioni, na tregojnė dhe vėrtetojnė qė: nė territorin
e Kosovės sot, janė tė evidentuara 183 objekte (tė tipave dhe gjinive
tė ndryshme), kisha tė krishtera, kryesisht ortodokse, prej tė cilave 126
sosh kanė tretman monumenti, ndėrsa 57 objekte janė vetėm tė evidentuara (tė
dhėnat marrė nga Dr. Fejaz Dranēolli). Objektet nė fjalė janė tė regjistruara
nė regjistrin qendror tė monumenteve nė kėtė institucion dhe nga kėto
monumente, mund tė themi se, njė numėr i tyre i takojnė stilit
bizantino-kosovar, posbizantin si dhe tė karakterit lokal (F. Dranēolli). Kėto tė dhėna tė fundit i theksuam me
qėllim, sepse tregojnė se treva e Kosovės gjatė mesjetės e mė vonė, nuk ishte
epiqendra e veprimtarisė sė kishės ortodokse tė Rashkės - Serbisė siē
pretendohet nga historiografia serbe, ēėshtje qė dėshmohet nga tė dhėnat e
sipėrpėrmendura. Si pėrfundim, theksojmė se, kultura materiale e arbėrve
gjatė mesjetės e mė pas shqiptarėve nė territoret e Kosovės ishte pre e
sundimeve tė huaja, nė rastin tonė atij mė ekstrem - tė Rashkės gjatė
mesjetės. Theksuam se, nė Kosovė gjatė kohės kanė bashkėjetuar shumė
monumente tė kultit, si katolike, ortodokse qė shėrbenin aso kohe si pėr
arbėrit-shqiptarėt ashtu edhe pėr popullatėn tjetėr qė asokohe dhe sot jeton
nė kėtė vend. Nga tė dhėnat qė theksuam shihet se kisha ortodokse rashkase -
serbe, pėrvetėsoi shumė nga kėto monumente tė kulturės, kisha e manastire
vendėse iliro-arbėrore ku ndėrtoi dhe rindėrtoi mbi to, siē u pa sidomos
gjatė shekullit tė XIVtė, kisha tė quajtura mė vonė tė veta, duke i
shndėrruar ato nė kisha ortodokse. Kėtej kultura materiale e Kosovės ndėr
shekuj u shkatėrrua, u plaēkit duke vazhduar me tendencat (qė nuk ndalėn as
nė ditėt e sotme) pėr tu pėrvetėsuar nė forma tė ndryshme siē i paraqitėm.
Kėto qėndrime i paraqesim, me qėllim tė tregojmė se, Serbia dhe
historiografia e saj pothuajse pa pėrjashtime, pretendon edhe sot tė qėndrojė
me kėto parime: qė Kosova ėshtė Djep i serbizimit, Tokė e shenjtė serbe,
selia e kishės ortodokse serbe dhe qėndrime tė tjera antishkencore e jo
humane, qė sipas argumenteve shkencore nuk qėndrojnė, e pėr mė tepėr lėnė
pasoja tė dėmshme nė raportet e sė ardhmes ndėrmjet popujve. Sot numri i
objekteve sakrale mesjetare, tė kishave katolike, bizantine e ortodokse
paraqesin gjurmė tė kulturės materiale tė dikurshme qė e karakterizojnė
kulturėn materiale tė popullit tė Kosovės e mė gjerė. Duke i hedhur poshtė qėndrimet dhe
tendencat qė paraqiten prej historiografisė serbe, nga tė dhėnat e
sipėrshėnuara, sot mund tė themi se, nė Kosovė kemi monumente tė kultit tė
krishterė qė janė ndėrtuar nėpėr kohė qė nga antika e deri mė sot, dhe jo
vetėm ato tė krishtera, katolike e ortodokse tė mesjetės, por edhe duke
vazhduar me monumentet kulturore islame qė sot i kemi njė numėr tė madh tė
tyre, sot i trajtojmė pėr trashėgimi tė kulturės vendėse dhe ato i takojnė
popullit dhe qytetarėve qė jetojnė dhe veprojnė nė Kosovė, pa bėrė dallime tė
trashėgimisė kulturore nė asnjė aspekt. Nė kėtė drejtim do tė shtojmė edhe
mendimin se, ėshtė obligim shoqėror, intelektual, institucional e shtetėror,
qė monumentet e trashėgimisė kulturore, ēfarėdo qofshin ato, tė mbrohen,
konservohen, restaurohen etj., tė mbahen nė jetė, sepse i takojnė kulturės
materiale dhe shpirtėrore tė njerėzimit, nė rastin tonė popullatės vendėse tė
Kosovės dhe kulturės universale botėrore. Pėr fund, kishte me qenė mirė ti
tregojmė edhe historishkruesve serbė, ēėshtje pėr tė cilėn jam i bindur qė e
dinė por nuk e theksojnė dhe shkruajnė, se, tė dhėnat historike dėshmojnė qė
iliroarbėritshqiptarėt, gjatė historisė jetuan dhe vepruan nė kėto treva
dhe mė gjerė qė nga kohėt e vjetra, dhe mundėn tė mbijetonin pushtuesit dhe
sunduesit e ndryshėm, si ata romakė, bizantinė, sllavė, osmanė dhe serbė deri
nė kohėn e sotme. Gjatė kėsaj kohe, dėshmohet se, mbijetoi dhe
njė pjesė e monumenteve tė trashėgimisė kulturorehistorike e tyre (duke
pėrfshirė nė kėtė kuadėr edhe, kishat e krishtera, kishat dhe manastiret
ortodokse si dhe objektet e kulturės islame - xhamitė, teqetė etj.) tė cilat
qenė ndėrtuar nėpėr kohė e qė njė pjesė mbijetuan deri mė sot. Po kėta,
iliroarbėritshqiptarėt, gjatė kohės, kanė pranuar kulturėn fetare tė
besimit tė krishterė mė se dhjetė shekuj (prej shek.tė Irė deri nė shek. e
Xtė). Mė pas, ata do tė gjinden pjesėrisht edhe nėn ndikimin e krishterė
ortodoks bizantin pėr afro tre shekuj (shek. i Xtė dhe i XIIItė),
afėr dy shekuj nėn trysninė e kishės ortodokse sllaverashkase (XIIItė e
XIVtė) e qė vazhdon me pranimin e fesė islame qė nga (shek. i XVtė dhe i
XIXtė). Gjatė kėtyre shekujve rrugėtimi, populli shqiptar pėrqafoi tri
konfesione si, atė katolike, ortodokse dhe islame. Konfesionet qė
bashkėjetuan tek populli shqiptar e qė i besojnė dhe sot, i bėjnė qė edhe
monumentet fetare tė trashėguara gjatė historisė ti respektojnė, mirėmbajnė
dhe vlerėsojnė si pjesė e pa ndarė e kulturės sė tyre. * ) Autori ėshtė
Koordinator Shkencor nė Institutin Arkeologjik tė Kosovės.
|